Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43

    Gjeografia për fëmijë

    Jam duke punuar në një përmbledhje të pyetjeve që pak a shumë mund të i shtron fëmija, e që prekin lëmin e gjeografisë. Për të pasuruar këtë forum dhe me qëllim të mbledhjes së pyetjeve të fëmijëve mbi natyrën në përgjithësi po e hapë këtë temë. Për të më kuptuar më saktë se për çka është fjala, në pjesën e më poshtme po paraqes disa pyetje-përgjigje të përmbledhjes. Shpresojë që moderatorët do të më ndihmojnë në korniza të mundësive të tyre.


    Çka, pse, si, kush ?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dan : 15-07-2008 më 19:23 Arsyeja: s'po di si me lidhë pjesen e më poshtme
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pune e mir do jem me juve sukses per ket punê....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Cili yll është më afër diellit?
    Vërtetimi i ekzistimit të planetëve jashtë sistemit tonë për shkak të largësisë është i vështirë. Ylli më afër diellit quhet Proksima Centauri dhe është katër vit-drite larg. Rrezes së dritës së lëshuar nga Proksima Centauri, i nevojitet katër vite që të mbërrijë në tokën tonë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  4. #4
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Si lindi toka?
    Dielli dhe planetët e tij, përafërsisht kanë lindur në të njëjtën kohë. Më parë pluhuri dhe gazi silleshin në një pikë të gjithësisë si një mjegull e cila me kalimi e kohës bëhej gjithnjë e më e dendur. Pjesa më e madhe e kësaj mjegulle sillej përreth qendrës së diellit ndërsa pjesa tjetër e mbetur përreth qendrave të planetëve.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  5. #5
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është hëna?
    Trupat qiellor që sillen rreth planetëve quhen hënëza. Hëna - prej të cilës janë quajtur edhe trupat tjerë të tillë, sillet rreth tokës dhe ikja e saj pengohet nga forcat tërheqëse të tokës. Ngjashëm me hënën tonë janë edhe hënëzat e planetëve tjera - Merkuri dhe Afërdita nuk kanë hënëza. Llogaritet që Saturni të ketë së paku 22 hënëza.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dan : 15-07-2008 më 19:30 Arsyeja: harrova
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  6. #6
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    A është hëna e moçme sa toka?
    Po. Hëna ka lindur në të njëjtën kohë sikurse dielli dhe planetët e sistemit diellorë, pra diku para 4,6 miliard viteve. Në fillim ishte si mjegull, pastaj mori formën e një bosi të guacave të zjarrta që dal-ngadalë me ftohjen e tij u ngurosën në formën që ne sot e njohim. Si duket koha e ftohjes ishte më e shkurtë se ajo e guacës së Tokës pasi që Hëna është më e vogël se Toka.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  7. #7
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Sa është e madhe toka?
    Toka për nga madhësia është planeti i pestë në sistemin diellorë. Nëse e pështjellim atë me një konopë atëherë për të prekur skajet e tij, njëri tjetrin, ai konop duhet të jetë i gjatë 40 705 kilometra - distanca Prishtinë-Gjakovë është 88km. Edhe pse perimetri i tokës është më i madh se ai i Merkurit, Marsit apo Afërditës, ky perimetër është shumë i vogël në krahasim me atë në Jupiter. Perimetri i Jupiterit është 318 herë më i gjatë se i tokës çka d.m.th se hapësira që zë Jupiteri mjafton që në të futeshin që të gjitha planetët tjera.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  8. #8
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    A është toka e rrumbullakët?
    Jo. Por gati e rrumbullakët. Ngjashëm me portokallin, edhe polet e saja janë të shtypura aq sa e bëjnë që ajo të jetë një rrumbullak i shtypur. Kjo shtypje është në të vërtet tërheqja që shkaktohet nga forcat e brendshme me pikë nisje në qendër të rrumbullakut e të cilat shkencëtarët i quajnë forca centrifugale.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  9. #9
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është ekuatori?
    Ekuatori është krijesë e mendjes së njeriut. Ekuatori është një marrëveshje sipas së cilës është paramenduar një vizë rreth mesit të tokës. Kjo vizë e paramenduar është pika fillestare e gjerësisë gjeografike d.m.th. shkalla zero e gjerësisë. Pikat e këtij rrethi janë pikat më të largëta nga qendra e tokës të cilat kur të vendosen njëra pas tjetrës formojnë një unazë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  10. #10
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është poli?
    Poli është pika qendrore e njërës nga anët e kundërta. Dy anët e tokës, ajo veriore dhe ajo jugore e kanë nga një qendër të tillë.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  11. #11
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka janë tropet?
    Tropet janë hapësirat më të ngrohta të planetit, për shkak se këto anë i rrahin më së shumti rrezet e diellit.
    Tropet shtrihen diku 2600 kilometra larg ekuatorit, në veri e në jug të tij. Në veri rreth gjerësisë gjeografike veriore 23 27' V, dhe në jug nga pika në gjerësinë gjeografike lindore 23 27' L.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  12. #12
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Sa "gjon e gatë" është toka?
    Nga poli në pol 12 719, dhe në ekuator 12 756 kilometra. Dallimi është për shkak se në pole ajo është e shtypur.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  13. #13
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Çka është boshti?
    Nëse e fut lapsin anë e përtej një portokalli, e ke krijuar boshtin e portokallit rreth së cilit do të qarkullojë portokalli. Për tokën lapsi yt është i vogël, dhe natyrisht që nuk ka një gjë të tillë, mirëpo një gjë e tillë është e parafytyruar ashtu si vijëz që lidhë polet drejt për drejtë. Ky bosht, në krahasim me trajektoren, vijen nëpër të cilën lëvizë toka gjatë qarkimit të diellit, ka një pjerrtësi prej 23,5 shkallëve.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  14. #14
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Është toka e veçantë?
    Për ne është e shenjtë. Në sistemin diellorë është planeti i vetëm në të cilin janë dhënë të mirat për fillimin e jetës. Së paku ashtu besojmë ne.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  15. #15
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Ke pyetje, ke përgjegje nga Hipi dhe Planeti.

    Tung-tung!!!

    Adresa elektronike e Planetit është : http://sq.wikibooks.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Planeti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dan : 15-07-2008 më 19:56 Arsyeja: që të mbesim në rrjedha
    Hipi Zhdripi nga Wiki

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fëmijë punojnë e lypin në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •