Enveri Ja Shiti Titosllavisė Kosovėn Dhe Iliridėn nė atė kohė, dhe pėr keto ka Fakte Historike.
Tė Gjithė Shqipėtarėt Anembanė Trojeve Shqiptare E Kanė Ngrėnė Nga Enveri Edhe Ky ėshtė Fakt Historik
Enveri Ja Shiti Titosllavisė Kosovėn Dhe Iliridėn nė atė kohė, dhe pėr keto ka Fakte Historike.
Tė Gjithė Shqipėtarėt Anembanė Trojeve Shqiptare E Kanė Ngrėnė Nga Enveri Edhe Ky ėshtė Fakt Historik
Dullė Suma dhe Kosova
Dulla nuk e shiti Kosovėn ,por ua la sėrbėve si dhuratė ,se ata ia bėnė atė punė ( ia rihnin sumėn ) si ishte mė sė miri, maleve tė Shqipėrisė .
P.S.
Ja se ēka mė paskan shkruar kėta zagarėt e kupės - hashimit dhe dullės atje nė Panel tė antarit .
Mė kėsi qenėsh rrugaēė ( pjellė heterogene ) ,dulla mbajti pushtetin aq kohė .
Kreu i Kuvendit tė... 30-09-2008 17:32 _PDK_ ta rrast kupa ty
Kreu i Kuvendit tė... 29-09-2008 21:53 Llapi ja rrofsh kupes topat haaaaaa
Ja dhe printi i portalit ,qė mos thonė ata, si zakonisht se rejmė.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DriniM : 14-10-2008 mė 20:34
Enverizmi dhe Kosova
Njė fotografi e Kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės,lajmėrimet nė gazeta pėr pėrkujtimin e 100 vjetorit tė lindjes nga njė Klub politik, dhe disa shkrime kanė rikthyer nė debatin publik edhe njėherė figurėn e Enver Hoxhės. Kush ėshtė Enver Hoxha dhe ēka pėrfaqėson ai pėr Kosovėn? Si duhet kuptua fotografia e tij nė bibliotekėn e njė politikani tė rėndėsishėm tė Kosovės? Kėto pyetje natyrshėm nxisin pėrgjigje tė ndryshme, qė vijnė nga perspektiva tė ndryshme interpretuese.Pėr Enver Hoxhėn dhe karakterin e regjimit tė tij ėshtė shkruar shumė. Personalisht mendoj se pėrcaktimin mė tė mirė tė regjimit enverist e ka dhėnė Arshi Pipa duke e kualifikuar si njė regjim qė ėshtė formalisht marksist, minimalisht leninist dhe nė thelb stalinist,me njė sasi tė vogėl maoizmi.Enverizmi ėshtė stalinizėm,madje njė formė kokėfortė e tij qė nuk pranon assesi reformime ideologjike. Vetė Hoxha ndjehej krenar me kėtė fakt. Na quajnė stalinist dhe me kėtė mendojnė se na fyejnė, pėrkundrazi na bėjnė nderė, thoshte ai. Stalini ėshtė njeriu qė ngriti nė sistem institucional thėnien e hershme tė Leninit se ne komunistėt terrorizmin e konsiderojmė si njė metodė normale tė luftės politike. Si rezultat kemi kampet e pėrqendrimit, Gulagun Stalinist, ku humbėn jetėn dhe u persekutuan miliona njerėz qė regjimi i konsideronte si kundėrshtarė. Duke qenė ideologjikisht identik me tė, enverizmi i pėrdorė tė gjitha metodat e stalinizmit, nė funksion tė fuqizimit tė pushtetit. Pas prishjes me Moskėn dhe deri nė vdekje brenga e vetme e Hoxhės ka qenė si tė ruaj pushtetin e tij personal. Ēdo gjė tjetėr ka qenė nė funksion tė kėsaj brenge.Shtypja e kryengritjes hungareze dhe asaj ēekosllovake nga rusėt,Koreja dhe Vietnami,mjaftuan qė Hoxha tė ndėrtoj njė sistem tė paranojės kolektive nė Shqipėri. Kjo ishte paranoja e pushtimit nga superfuqitė armike.Si rezultat, dihet, se si vendi u militarizua deri nė ekstrem, populli u bė popull ushtar dhe vendi u bunkerizua. Miti i lashtė pėr Gjergj Elez Alinė u bė doktrinė ushtarake. Pėr regjimin Bajlozi nuk vjen mė vetėm nga deti, por nga tė gjitha anėt, prandaj nė ēdo cep duhet vendosur nga njė Gjergj Elez nė formėn e njė bunkeri pėr tė ndaluar armikun qė vjen tė na e marrė nderin. Pjesė e kėsaj paranoje ishte miti pėr Shqipėrinė si njė kėshtjellė e rrethuar nga armiqtė. Ismail Kadare do tia kushtojė dy romane kėtij miti: Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur dhe Kėshtjellėn. Nė tė parin lexojmė rrėfimin pėr disfatėn e madhe tė njė ushtrie tė huaj armike nė tokėn shqiptare, e cila pas vitesh dėrgon njerėzit e saj pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve tė vrarė. Mesazhi politik ėshtė i qartė : kush guxon tė prekė Shqipėrinė do ti lėrė kockat aty pavarėsisht ēfarė fuqie ėshtė. Ndėrkaq tė Kėshtjella gjejmė rrėfimin se si fuqia mė e madhe kohės Perandoria Osmane humbet me turp para njė fortese shqiptare tė rrethuar. Ky letrarizim i mitit tė regjimit ishte nė funksion tė propagandės zyrtare, e cila pėrpiqej ti bindte shqiptarėt se ata do tė mund tė dalin fitimtar edhe nėse vjen puna tė ballafaqohen me njė invadim ushtarak nga revizionizmi sovjetik apo imperializmi amerikan. Nacionalizmi i Enver Hoxhės lind nė kontekstin e frikės sė tij permanente pėr humbjen e pushtetit si rezultat i ndonjė invadimi nga jashtė. Ai fillon tė flasė pėr Kosovėn nga perspektiva e kėsaj frike dhe nga mendimi pėr ndėrtimin e mburojės militare pėrreth Shqipėrisė. I vetėdijshėm se pėrgjatė njė pjese tė madhe tė kufijve tė vendit jeton njė popullatė shqiptare Hoxha nisi konstruimin e idesė se kjo popullatė mund tė shėrbente si mburoja e parė kundėr invadimit tė huaj. Para se tė arrinin pushtuesit tė bunkerėt e tij, pse tė mos hasnin mė parė nė rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve qė jetonin nė Jugosllavi. Kjo ėshtė prapavija e nacionalizmit shqiptar tė Hoxhės dhe e diskursit tė tij patriotik pėr Kosovėn. Nuk ekziston asnjė arsye tjetėr e interesimit tė tij pėr Kosovėn. Nė Kosovė kulti i tij ka qenė rezultat i dy faktorėve: shtypjes jugosllave dhe propagandės zyrtare tė Tiranės, e cila depėrtonte nė Kosovė pėrmes valėve tė televizionit shtetėror. Kjo propagandė e paraqiste Shqipėrinė si vendin me tė lumtur nė botė. Ishte kohė komunizmi dhe njerėzit ende besonin se nė tokė mund tė jetėsohej parajsa. Efektet e kėsaj propagande ishin tė plota aq sa grupet nacionaliste shqiptare nė Kosovė, qė bėnin pėrpjekje kundėr pushtetit jugosllav, e bėnė enverizmin pjesė tė domosdoshme tė ideologjisė sė tyre, e cila ishte njėkohėsisht nacionaliste dhe komuniste.Ėshtė e kuptueshme pse kėto grupe nuk mund tė kishin asokohe ide demokratike dhe liberale. Pėr to ekzistonin vetėm dy alternativa: Tito ose Enveri. Regjimi jugosllav i ndoqi, i vrau apo i persekutoi qindra anėtarė tė kėtyre grupeve. Ata qė janė gjallė ende sot nė kohėn postkomuniste ballafaqohen me dilema morale pėr bindjet e tyre tė dikurshme, e kėto janė dilema tė brendshme tė tyre. Kanė vuajtur dhjetėra vite burg nė emėr tė Enver Hoxhės dhe tash ballafaqohen me tė vėrtetėn e regjimit tė tij totalitar. Rrjedhimi i kėsaj situate ėshtė i qartė: distancimi i kėtyre tė persekutuarėve kosovarė nga Enver Hoxha ėshtė i barabartė me distancimin e tyre nga vetė vuajtja e tyre. Hedhja e Enver Hoxhės nė koshin e plehrave do tė thotė edhe hedhje e vuajtjes sė tyre nė tė njėjtin vend. Nuk e ka provuar por me siguri duhet tė jetė shumė e vėshtirė tė tė thotė dikush se ke vuajtur kot dhjeta vite burg nė duart e UDB-sė. Tia mohosh dikujt tė kaluarėn ėshtė po aq e rėndė sa edhe tia mohosh tė ardhmen. Nė kėtė kontekst duhet kuptuar simpatia e tė persekutuarve nė fjalė pėr figurėn e Enver Hoxhės.Unė e kuptoj mė shumė si vetėrespekt pėr vuajtjen e tyre se sa pėr figurėn e tij. Nėse ėshtė diēka mė shumė, nė kuptimin e ideve politike, atėherė duhet tė shikohen faktet, e ato na thonė se Enver Hoxha ishte njė nga diktatorėt me tė vrazhdė tė botės komuniste,historia e tė cilės ėshtė shndėrrimi i njė ideali tė madh nė njė krim tė madh.
Blerim Latifi-Autori ėshtė Kėshilltar i Kryeministrit
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Edhe Blerimi i ka majt qirin Enver sumes.
Gjithmone titizmi dhe titistet u perpoqen me te gjitha forcat dhe te gjitha mjetet, ta nenshtronin Shqiperine dhe Enver Hoxhen.
Enver Hoxha besonte ne komunizem, por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit te tij. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari.
Akuza e pare: Enver Hoxha, sipas disa patrioteve te 1990-tes e shiti Kosoven! Ta pranojme per nje ēast kete sipas logjikes se tyre dhe te vazhdojme:
Enver Hoxha, nuk kishte mundesi, qofte me 1944 apo qofte me 1945, as ta shiste dhe as ta blinte Kosoven, siē pretendojne sot njerez qe ose nuk kane lexuar gje nga historia, ose mbajne kete qendrim per interesa pushtetore apo interesa te tjera qe ata i dine me mire. Enver Hoxha nuk ishte tregetar ne ate kohe, po partizan qe kishte dale malit per te ēliruar vendin. Historikisht trojet shqiptare ishin coptuar nga fuqite e medha europiane dhe boterore per interesa te tyre pragmatiste apo zonash influence. Ja shkurtimisht kronologjia historike e ketij copetimi:
- 1878-Kongresi i Berlinit vendosi coptimin e trojeve shqiptare, qe ishin akoma nen sundimin e Perandorise Turke. Flota nderkombetare e fuqive te medha ne brigjet e Ulqinit, u kujdes qe Mali i Zi te merrte pronat qe i ishin falur.
- 1913-Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendosi perfundimisht, te lere jashte shtetit te ri shqiptar, gjysmen e trojeve te tij. Komisioni ndekombetar i kufijve u caktua per ekzekutimin e ketij vendimi.
- 1919-Konferenca e Versajes la ne fuqi vendimin e Londres. Disa personalitete politike dhe shoqerore shqiptare, coptimin e trojeve shqiptare dhe perkrahjen e Serbise e lidhin vetem me Rusine. Qe Rusia ka qene aleate e sllaveve tė jugut, kjo nuk diskutohet. Por nuk ka qene vetem ajo. Ketyre personaliteteve, do tju kujtojme vetem nje detaj nga konferenca e Versajes e vitit 1919. Po ti lexojne arkivat e kesaj konference, do te shohin se frymezuesi dhe inspiruesi i krijimit tė mbretėrise serbo-kroato-sllovene, qe me 1927, u quajt Jugosllavi, ishte nje francez. Kryeministri i Frances, i quajturi Zhorzh Klemanso, i mbiquajtur Tigri. Eshte ky Klemanso, qe me shaka, Serbine e quante "Ēakalli i fitoreve tona". Dhe ne kompensim te kesaj, ne Beograd, dhe sot e kesaj dite, ekziston nje pėrmendore qė ka kete epitaf: "Ne e duam Francen, sepse dhe ajo na do ne".
- 1945-Konferenca e Jaltes, krijoi harten e re te Europes pas shkaterrimit te fashizmit. Gjysma e trojeve shqiptare, mbeti perseri nen Jugosllavi. Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-tes e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Ruzvelt-President i Amerikes, Josif Visarionoviē Stalin- Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Ēurēill-Kryeminister i Britanise. Ne keto kushte Enver Hoxhes, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare ,te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetem nje rruge; besimi se komunizmi e socializmi do ta zgjidhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperise ekzistuese.
Akuza e dyte: Enver Hoxha, gjate Luftes nacional-ēlirimtare, tradhetoi interesat e popullit shqiptar, sepse nuk ndoqi, porosite e Ballit Kombetar, per te bere aleance me pushtuesit, por ndoqi rrugen e luftes se armatosur per ēlirimin e vendit nga pushtuesit. Kete rruge , teoricienet e sotem te pluralizmit shqiptar, dhe mbeturinat e bashkepuntoret e armiqve tradicional te Shqiperise, e quajne tradheti kombetare dhe quajne sllavo-komunizem. Keto predikime dhe teorizime, zene fill, me intervistat e disa prej krereve te Ballit Kombetar, duke vazhduar me vone me konkluzionet e disa "analisteve", te cilet nga lartesite e viteve 1990-te, filluan te jepnin leksione strategjie dhe taktike, se si duhej vepruar me 1941-shin. Ish-kreret e Ballit dhe njekohesisht bashkepunetore te fashizmit, ngrene tezen se komunistet shqiptare, u futen ne lufte kunder fashizmit, vetem kur u futen ruset. Le te pranojme prap per nje ēast logjiken e tyre dhe le te ecim sipas kesaj logjike. Fillimisht do ta shtroja nje pyetje: Mire qe Enver Hoxha u fut ne lufte kur u futen ruset, po pse ata nuk u futen ne lufte kur u futen anglo-amerikanet?. Ne dhjetor 1941, aviacioni japonez, sulmoi dhe shkaterroi bazen e fuqishme te amerikaneve ne Perl-Harbur. Lufta e dyte boterore nuk ishte lufte komuniste, por lufte antifashiste. Perse kreret e Ballit nuk u futen ne lufte kur dhe aleatet e tyre ne bindje te njejta ideologjike, u futen dhe moren pjese ne te, por shetisnin kafeneve te Tiranes, nenshkruanin mareveshje me italianet siē ishte protokolli Dalmaco-Kelcyra. Bashkepunuan hapur me gjermanet duke marre pjese ne qeverine kuislinge dhe ne lufte te hapur kunder luftes antifashiste. Logjika kombetare te thote se ne ate kohe, kauzen e popullit e tradhetuan ato grupacione politike qe pranuan bashkepunimin me pushtuesin. Te gjithe te tjeret monarkiste, komuniste, apo jo komuniste, qe luftuan kunder pushtuesit ishin dhe mbeten ne sherbim te kauzes se popullit.
Enver Hoxha perpunoi, konceptin pėr lirine kombetare te shqiptareve, i dha perparesi ēlirimit dhe lirise kombetare, dinjitetit dhe personalitetit kombetar. Lirine e individit ai e pa ne funksion dhe ne varesi te lirise sė vendit, apo per fitimin e lirive dhe te drejtave kombetare. Ai ishte per ēdo lloj cungimi tė lirise se individit, kur vinte puna per ēlirimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e lirise kombetare, deri ne sakrificen me te larte: dhenien e jetes. Me kete Enver Hoxha shprehte dhe mbronte nacionalizmin e tij.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
A po e merr vesh qe je "persona non grata "Ketu ne FSH.
Llapi, ketu nuk ashete fjala titista-enverista, me keto aresyetime vetem muned te merren tru shpelamit si ti e disa ma te zi se ti, qe ua ka terru syt ideologjia enveriste mbi ate kombetare.
titistat dhe enveri em enveristat qe jan pjella titiste, hakeshin kryet e vete si qe e kan deshmua cdohere per interesa tyne te poshtra kan shite interesin nacional kombetar, dhe me pastaj jan mundua te ja han kryet njeni tjetrit
titista,enverista,mehmedista , derrista jan te nje brumi sllavo rus qe na aredhen me ane titas e stalinit, kur sosi tiata me enverin,kur si vynete me, enveri e kethej ka stalini, i duhej stalinit per ta nxjerr jashet loje titan me ane te kelyshit vete enverit.
Si ore Llap nuk ek fakete, vetem qorri smund me i pa!
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Muhamet Mjeku: Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Saturday, 06-12-2008, 11:30pm (GMT+1)
hajriz demaku, luftėtar i Brigadės sė Drenicės
Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Nga Muhemet Mjeku
Luftėtari i thjeshtė i Shaban Polluzhės, hajriz demaku, kumton: “Partizanėt nga Shqipnia na i pritėm si vllazėn dhe u besuam kur na thanė se luftojnė pėr bashkimin e Kosovės me Shqipninė, por ata na ēarmatosėn, na nėnshtruen dhe ia dirėzuan Kosovėn si mollė tė qėrueme Serbisė.”(1)
Kjo kullė nė Arbri tė Poshtme nė periferi tė zonės sė lirė. Nė kėtė bedem bėhej rezistencė e vendosur. Aty ishin fshatarėt nga Abria qė luftonin nė kuadėr tė vorcave shqiptare. Pėr shkak se ishte nė shėnjestėr tė vazhdueshme tė partizano-ēetnikėve, nė kullė u ndėrmorėn masa qė ajo tė jetė objekt prej nga do tė niseshin sulmet. Kullės iu hapėn shumė frengji, nė mėnyrė qė tėrė territori tė jetė nėn kontrollė, sidomos pjesa perėndimore dhe ajo jugore. Nga kjo kullė, siē dėshmon hajriz demaku, likuidohet njė brigadė malazeze, krimet e sė cilės ishin tė njohura nė Drenicė. Pas humbjeve qė kishin pasur, partizanėt angazhojnė forca tė reja, por prapė thyhen.
Pėr tė hyrė nė kėtė zonė, “flamurin“ po e merrte Malė Sadiku me luftėtarėt e tij. I vetėdijshėm se me forcė nuk do tė mund tė arrinte qėllimin, ai do t’i fusė nė sprovė metodat e tij mashtruese. Siē thekson Demaku, i cili ishte nė front gjatė tėrė kohės, Malė Sadiku dėrgon disa njerėz gjoja pėr t’u marrė vesh me Muharrem Smakajn. Ai kishte lansuar parullėn se duhej tė ndalej lufta shqiptarėt me shqiptarė. Muharremi me shokė dke mos njohur fare kėtė njeri, pranon qė tė hynte nė bisedime. Mala tashmė nis katėr pėrfaqėsuesit e tij, kurse nė anėn tjetėr pėrgatit batalionin qė tinėzisht ta marshonte drejt kullės sė Hadakut dhe, derisa mbaheshin bisedimet, tė shfrytėzonte rastin pėr t’i sulmuar forcat nė kullė. Skenari i tij dėshton, pasi qė luftėtarėt e Shaban Palluzhės nga kulmi i kullės po kontrollonin hapėsirėn territoriale tė kėsaj pjese tė Drenicės.
Po i kontrollonin edhe lėvizjet e Malės. Me tė hetuar lėvizjen e forcave tė tij nė drejtim tė kullės, pasi atyre u lejohet tė afrohen, ato sulmohen nga luftėtarėt e Muharrem Smakajt ku nga prita vriten shumė “partizanė tė Batalionit tė dytė tė Brigadės sė Parė tė Kosovė e Metohisė. Nė kullė likuidohen edhe katėr pėrfaqėsuesit e Malė Sadikut qė ishin dėrguar kinse pėr bisedime.
Pas dėshtimeve tė njėpasnjėshme, armiqtė imponojnė luftėn nė rajonin e Abrisė sė Epėrme. Por tani rezistenca shqiptare bėhet nga kulla e Halim e Ukė Ymerit. Kėtu ishin tė vendosur luftėtarėt e Rifat Malokut nga Samadrexha e Vushtrrisė dhe luftėtarėt nga Abria. Ky front u mbajt pa u tundur fare derisa mirret qėndrimi qė Brigada e Shaban Palluzhės nė mungesė tė bukės, tė kalojė nė pjesėn tjetėr tė Drenicės.
Gjatė zhvillimit tė luftimeve nė Abri tė Epėrme, thotė Tahire Demaku, u detyruam t’i lėshonim shtėpitė dhe me fėmijė ngrykė (fjala ėshtė pėr shkrimtarin dhe publicistin, Daut Demakun) shkuam nė shtėpitė e Idriz Misftarit. Gjatė rrugės, preokupimi im ka qenė se si ta mbroja foshnjėn pesėmuajshe nga plumbat qė shkrepnin nga tė gjitha anėt. Ishte kohė e vėshtirė. Mungonte ushqimi, veshmbathja dhe gjithēka tjetėr. Nė njė situatė tė tillė, fėmijėt ishin pjesa mė e dhembshme. Ēėshtja ishte se si tė mbijetonim. Ekzistonte droja se e keqja qė po vinte mund tė ishste mė e madhe, kujton Tahirja ato ditė tė luftės nė atė dimėr tė egėr tė vitit 1945. (2)
[1] hajriz demaku, diskutim nė sesionin shkencor organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinė, 26.06.2005 me temėn “Ripushtimi jugosllav i Kosovės”; si dhe Uran Butka: “LUFTA CIVILE NĖ SHQIPĖRI 1943-1945”, Shėpia Botuese Drier, 2006, f. 578.
[1] Muhamet Mjeku: “KOSOVA NĖ DIMRIN E VITIT 1945”, New York, 2002, f. 126-128.
Krijoni Kontakt