Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Thaçi, Surroi e Shala, 160 mijë euro paga...

    Thaçi, Surroi e Shala, 160 mijë euro paga...



    - I pari Shala: 55 mijë euro pagë bruto që nga themelimi i Grupit Negociator

    - Thaçi deri tash ka marrë 52 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator
    - Surroi: 52 mijë euro pagë bruto...



    Burim Etemaj

    Prishtinë, 14 qershor



    Hashim Thaçi, Veton Surroi dhe Blerim Shala që nga formimi i Grupit Negociator e deri në maj të 2007-s, kanë marrë së bashku pagë bruto nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 160 526. 38 euro (njëqind e gjashtëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë euro e tridhjetë e tetë centë).


    Vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 52 631. 60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).


    Edhe kryetari i Partisë Politike, ORA, Veton Surroi, sikurse Thaçi, duke e llogaritur edhe pagën 2 631. 58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 52 631. 60 euro (pesëdhjetë e dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e gjashtëdhjetë centë).


    Kurse koordinatori Blerim Shala, ka përfituar tremijë euro më shumë në krahasim me Hashim Thaçin e Veton Surroin.


    Shala që nga fillimi i punës së tij në Grupin Negociator, duke e llogaritur edhe pagën 2 631. 58 euro bruto për pesë muajt e parë të 2007-s, nga Qeveria e Kosovës, ka përfituar 55 263, 18 euro (pesëdhjetë e pesëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tri euro e tetëmbëdhjetë centë).



    Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë që nga formimi i Grupit Negociator



    Krye opozitari i Kosovës, Hashim Thaçi, që në ditët e para i përgjigjet pozitivisht thirrjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugovës, për t’u inkuadruar në Grupin Negociator të Kosovës. Thaçi nuk ka hezituar që të shkoi edhe në shtëpinë e Rugovës, në Velani, për t’i mbajtur takimet e Grupit Negociator. Për shkak të fuqisë politike krahasuar me kolegët tjerë, fjala e Hashim Thaçit, shpeshherë konsiderohet si vendimtare në marrjen e vendimeve politike. Ai gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005 ka marrë pagë bruto nga qeveria 7 894. 74 euro (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).
    Hashim Thaçi vetëm për vitin 2006, ka përfituar nga Qeveria e Kosovës 31 578, 96 euro (tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë).
    Numri një i opozitës, për punën si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).



    Surroi 52 mijë euro pagë bruto...



    Veton Surroi, i rikthyer në mënyrë aktive në politikë viteve të fundit, ka arritur që të bëhet pjesë e barabartë me anëtarët tjerë në Grupin Negociator të Kosovës. Surroi edhe pse në këtë javë gjatë një interviste për “Epokën e re” është shprehur i mërzitur në këtë grup, ai, megjithatë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2005, ka marrë pagë të barabartë me Hashim Thaçin, 7 894. 74 euro bruto (shtatëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër euro e shtatëdhjetë e katër centë).


    Ndërsa, gjatë gjithë vitit 2006, ai ka marrë 31 578, 96 euro bruto.
    (tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë).
    Veton Surroi sikurse të gjithë anëtarët tjerë në Grupin Negociator, edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).



    I pari - koordinatori, Blerim Shala, 55 mijë euro pagë bruto..


    Editori i së përditshmes “Zëri”, Blerim Shala, në gjysmën e dytë të shtatorit 2005, emërohet nga ish-presidenti Rugova, koordinator i grupeve punuese për bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.


    “Për organizim, përshpejtim të punës dhe mobilizim të ekspertëve nga të gjitha partitë politike, shoqëria civile dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, kam emëruar Blerim Shalën, një figurë e respektuar jopartiake, që t’i bashkërendojë përpjekjet e grupeve të punës”, - është thënë në deklaratën e zotëri Rugovës, të lexuar nga ish-zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti.
    Emërimi i Shalës, nga Rugova, nuk është pritur edhe aq mirë, madje Veton Surroi në disa raste atë e ka quajtur edhe “postier” (informues i ndërkombëtarëve).
    Pavarësisht akuzave dhe kritikave të herëpashershme Shala vazhdon ta kryejë punën e koordinatorit. Blerim Shala, gjatë periudhës shtator- dhjetor 2005, nga Qeveria e Kosovës ka përfituar 10 526. 32 euro bruto (dhjetëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë euro e tridhjetë e dy centë).


    Kurse gjatë gjithë vitit 2006, ai ka marrë pagë bruto hiq më pak se 31 578, 96 (tridhjetë e njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë euro e nëntëdhjetë e gjashtë centë)
    Blerim Shala edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).



    VIJON: “Epoka e re” vazhdon publikimin e fakteve për pagat e Skënder Hysenit, Lutfi Hazirit, Jakup Krasniqit, Ylber Hysajt, Ardian Gjinit, Naim Jerliut... Por kjo nuk është e tëra... ka edhe shumë e shumë fakte të tjera).



    ----------------------------------------------------------------------------------



    HAPI I PARË: Në ditën kur “Epoka e re” e ka publikuar pagën që merr si anëtar i Grupit Negociator, kryeministri Çeku, ndërton shtëpi për familjen e një dëshmori në Drenicë

    Asistenti i Kolë Berishës: “Ju lutem, mos bëni hajgare...”



    Në ditën (e enjte), kur “Epoka e re” e ka publikuar vlerën e pagave që merr si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar publikisht se së shpejti në Drenicë nga kjo pagë do të ndërtojë shtëpi për një familje të dëshmorit apo të ndonjë invalidi të luftës së UÇK-së. (Shih informatën e Kosovanews në faqen 5). Por, si do t’ia bënin negociatorët tjerë?


    Në telefonin zyrtar të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, është lajmëruar një asistent i tij, i cili nuk ka pranuar që ta përmendë emrin.


    I pyetur nga gazeta në lidhje me mundësinë e kontaktimit me Kolë Berishën, për të marrë prononcim nëse edhe ky i fundit do ta ndjekë rrugën e kryeministrit Çeku, asistenti i Berishës, në vend të përgjigjes është shprehur në këtë mënyrë: “Bravo i qoftë kryeministrit... por, ‘Epoka e re’, para se ta bëjë publike pagën e kryetarit Berisha, është dashur të kontaktojë me të... ju lutem, mos bëni hajgare...”.


    Kurse, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga gazeta, ka qenë e pamundur të kontaktohen edhe anëtarët tjerë të Grupit Negociator të Kosovës.



    E VEÇANTË: “Epoka e re” në disa vazhdime sjell fakte dhe dëshmi origjinale për shpenzimet marramendëse (paga, udhëtime, telefon) të anëtarëve të Grupit të Unitetit dhe vartësve të tyre (3)


    Sejdiu, Çeku dhe Berisha, 126 mijë euro paga...


    - Prin Kola, me 46 mijë euro

    - Sejdiu deri tash ka marrë 40 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës
    - Çeku, 39 mijë euro pagë bruto, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator



    Burim Etemaj


    Prishtinë, 13 qershor



    Tre negociatorët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku dhe Kolë Berisha së bashku deri më tash kanë marrë pagë bruto nga qeveria, në vlerë prej 126 972.27(njëqind e njëzet e gjashtëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy euro e njëzet e shtatë centë).
    Vetëm kryesuesi i Grupit Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiu, që nga inkuadrimi i tij, në këtë grup, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë nga Qeveria e Kosovës 40 789. 49 euro bruto (dyzetmijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë euro e dyzetë e nëntë centë).


    Edhe Agim Çeku, si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës, që nga marsi i vitit 2006, kur e zëvendëson Bajram Kosumin, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka përfituar 39 473.07 euro bruto (tridhjetë e nëntëmijë euro e katërqind e shtatëdhjetë e tri euro e shtatë centë).


    Në krahasim me Sejdiun dhe Çekun, anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Kolë Berisha, që nga themelimi i Grupit Politiko Strategjik, duke e llogaritur edhe pagën 2 631.58 euro për pesë muajt e parë të 2007-s, ka marrë 46 709.71 euro bruto (dyzetë e gjashtëmijë e shtatëqind e nëntë euro e shtatëdhjetë e një cent).

    Sejdiu deri tash ka marrë 40 mijë euro pagë bruto si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës

    Fillimisht Fatmir Sejdiu gjatë muajve shtator-dhjetor 2005, në atë kohë punëtor i Ekipit Negociator të Kosovës, ka marrë pagë bruto nga Qeveria e Kosovës 1 315.79 euro (njëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë euro e shtatëdhjetë e nëntë centë) .


    Kurse, për tre muajt e parë të janarit të 2006-s, ai po ashtu ka përfituar pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtë qind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).


    Disa muaj më vonë, pasi që e zëvendëson ish-presidentin Rugova, në Grupin Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiut, i ngrihet edhe paga mujore.


    Në periudhën prill-dhjetor 2006, si kryesues i negociatorëve, ai merr pagë bruto nga qeveria hiq më pak se 23 684. 22 euro (njëzet e tremijë e gjashtë qind e tetëdhjetë e katër euro e njëzet e dy centë).


    Fatmir Sejdiu edhe gjatë vitit 2007 vazhdon për çdo muaj të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631. 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).



    Çeku, 39 mijë euro pagë bruto, që nga inkuadrimi i tij në Grupin Negociator



    I inkuadruar në politikë me rekomandim të amerikanëve, Agim Çeku, pasi që lëshon postin e Komandantit të Përgjithshëm të TMK-së, emërohet kryeministër i Kosovës dhe, më pas, i bashkohet Sejdiut, Berishës, Thaçit e Surroit, në Grupin Negociator.
    Agim Çeku, në Grupin Negociator, e trashëgon gjendjen e krijuar më herët nga kolegët... dhe, pasi që nuk gjen mbështetje nga negociatorët tjerë për t’u mos u paguar për punën e bërë, megjithatë, edhe ky fillon të marrë pagë nga Qeveria e Kosovës të cilën edhe sot e drejton. Çeku si anëtar i Grupit Negociator, gjatë muajve mars-dhjetor 2006, ka përfituar pagë bruto 26 315.08 euro( njëzet e gjashtëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë euro e tetë centë).


    Edhe Agim Çeku si anëtar i Grupit Negociator, ende vazhdon të marrë pagë bruto në vlerë prej 2 631.58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë).


    Prin Kola, me 46 mijë euro



    Asnjë fije me keq në aspektin financiar nuk qëndron anëtari tjetër i Grupit Negociator të Kosovës, Kolë Berisha.


    Berisha fillimisht i angazhuar si anëtar i Grupit Politik Strategjik, gjatë muajve shtator-dhjetor 2005, nga Qeveria e Kosovës, ka marrë pagë bruto në vlerë prej 5 921.04 (pesëmijë e nëntëqind e njëzet e një euro e katër centë).


    Ndërsa, gjatë muajve janar-mars 2006, ai ka përfituar pagë bruto në vlerë prej 3 947.36 (tremijë e nëntë qind e dyzetë e shtatë euro e tridhjetë e gjashtë centë).
    Por, edhe Berishës sikurse edhe Fatmir Sejdiut, i ngrihet paga nga muaji prill 2006, pasi që në Grupin Negociator të Kosovës e zëvendëson Nexhat Dacin. Kolë Berisha gjatë periudhës prill-dhjetor 2006, ka marrë pagë bruto 23 684.22 euro (njëzet e tremijë e gjashtë qind e tetëdhjetë e katër euro e njëzet e dy centë). Pa llogaritur pagën që i takon si kryetar i Kuvendit, Kolë Berisha, vazhdon të marrë për çdo muaj (2007) nga 2 631, 58 euro (dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e një euro e pesëdhjetë e tetë centë), si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës.



    Kjo "histori" e vjedhjes se buxhetit të Kosovës vazhdon të tregohet nga "Epoka e Re" në numrat e ardhshem)...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ca deshen keta re? Mos deshen qe njerezit te punojne pa lek fare?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe pa lek fare mund te punohet per atdheun or ti shoq..

    sic ka punue.. hm.. sdi ke te permend..
    psh faik konica.. e plot tjere.. apo mithad frasheri..

    apo gjergj fishta..

    po ne kosove.. ka nje tradite.. te te rruajturit te parase.. qe e trashegojne nga koha e titos..kur kosovaret u mesuan te notojne ne para..

    por epoka ska hall paresh te buxhetit..

    per te kuptuar se dikush ka dhimbsuri per buxhet te atdheut.. duhet pa se sa dhimbsuri ka per gjak te atdheut.. pra per jetet e pjestareve te atdheut.. dhe epoka (pra gazeta) per fatin e keq te atdheut dirigjohet nga kupola qe ka perpiluar listat per likujdim te pjestareve te atdheut dhe i ka mbrojtur ningjat ekzekutuse.. qe kan vra pjestar te atdheut.. dhe ka shpifur ndaj atdhetareve e ka pergatur psiqikisht falangat vrasese te atdhetareve..

    pra epoka e ketyre etemave.. nuk ka hall buxheti te shtetit te kosoves..

    ceshtja eshte se ata ..pra kupola vrasese polpoto-enveroiste qosiste qe qendron mbas epokes.. ka frike se mos thaqi po i del doret.. me kto afrimo-perqafimet me ldk e me berish topat.. e se pastaj mund te marrin zemer te friksuarit e te belbezojne.. kush e vrau xhemen.. kush e vrau drinin.. kush e vrau bardhylin..sabaheten.. ahmetin krasniq.. etjetj..

    mirpo thaqo kupi shpejt ka me ja dhan garantine ketyre se.. ata jan po ata.. qe ishin..

    pa merak shoke..

    sikurse meto gjinush edvinet.. qe kan ckane por prap bashk jane..

    krimi te bashkon..

    pa merak o burim etemi.. se thaq e surro.. ne nji po.ce do pjerdhin..

    po cka me rendesi ne cka shkruan epoka..
    ata pranojne.. se ish rugova qe udhehoqi proceset per pamvaresi..
    pra epoka ha merden ( bajgat) qe ka ba vete dikur..
    te bafshin mir oj epokzeza e krimit..





    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-07-2008 më 04:42

  4. #4
    Nuk paskan ndonjë rrogë marramendse që të bëhet problem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte marramendese ne fakt por rrogat shihen me metod krahasuese..

    dhe enveri rrogen nuk e kish te madhe.. thone 20 000 leka e kish ne bordero.. kurse mehmetri 15 000 ne bordero.. mirpo nuku thot gje shifra..

    ishin nje batalon me sherbetore qe punonin per enverin e qe paguheshin nga poplli.. po nejse hallall do i kish sikur te mos kish qeruar milet per nje llaf goje..e degdisur burgjeve mijra atdhetare te vlefshem..

    nejse..

    mir beri rugova qe i angazhoj sejdiun.. thaqin shalen e surroin e tj.. ne grupet negociatore..
    ish nje pune qe duhej bere.. dhe e ben pak a shume mire..
    per kete duhen pergezuar personat pjesmarres..

    por puna e rrogave duhet pare..sepse mesuesi ne kosov ka rrogen 100 euro.. 150 deri ne 170 euro..me sa e di une..

    e kur mesuesi paguhet mire..punon me mire..e kemi gjeneratat e reja te mesuara me mire..

    kosova e vogel duhet te kete solidaritet te madh..
    le ti ngece ne fyt buka atij qe e ka me hile..
    cdo burre te shohe.. se.. a ka kojshia me hanger..
    cohu gru e shiko a po kan me shti gja ne goj thmijt e halles zylfie..
    jo valla nuk kan.. cu pra e coja nji xhamper me u mbath e do buk e do suxhuk e do killo mill e zetin.. hajt se nuk na mbarohen..
    cdo katund cdo lagje cdo qytez keshtu me solidaritet kristiano islam.. e njerzoro demokrato atdheta-roist.. te veprojn derisa te ndreqen gjanat..

    mos kujtoj kush se ka vlere se ka 7 pompa benzini.. e 4 villa 3 katshe.. e mercedes 100000 eurosh.. ne se kojshia.. mledh hislla ne rrug e fusha..me i ba jemek fmijve..

    burrnia ska brina.. ketu duket..
    gandi i madh eshte shembulli se si duhet te jetoj nje politikan.. nje zyrtar po dhe nji biznesmen..

    billi gejci dha 30 miliard dallers.. per te luftuar varferine..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    epoka e re mire ja ka ba qe ka dhene keto shifra edhe pse me kete ketyre emrave te politikes kosovare ju ka ndihmu qe te fshehin parat qe hargjojn politikanet tane ne emer te hargjimeve tjera qe bejne .po ata te gjithe jane bere milionera shum shpejt ne emer te popullit dhe ne kurrizin e demtuar te popullit te kosoves.populli thot ai qe eshte nen dardhe hane dardha e keta hajnat tane po mundohen edhe rrenjet e dardhes tia hane.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    biligi

    perse nuk i tregove te ardhurat e te gjithve antarve te ishe grupit negociator more gayetari i tanjugut
    por ske faj ti se per qe je specialist i falcifikimeve te mbajn ende ne pun mediat serbe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    edhe pa lek fare mund te punohet per atdheun or ti shoq..
    Ky koncept eshte i panjohur per...


    Lexova reagimin e bere ne Koha Ditore para dy-ditesh ndaj vendimit qe Deputetve te Kuvendit te Kosoves te iu paguhen nga 500 Euro dhe puntorve Administrative nga 300 ose 350 Euro, nuk jam i sigurte sa ishte, per zellin e tyre te treguar rreth punes shtese se bere rreth pavarsise se Kosoves.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Pershendetje.............Jam shum dakort per leket qe marrin ne driten e diellit, biles jam i ides qe te marrin edhe ma shum............jane njerez qe po drejtojn nje vend dhe meritojn qe t'bajn ni jet dinjitoze nga ana ekonomike.

  10. #10
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Pershendetje.............Jam shum dakort per leket qe marrin ne driten e diellit, biles jam i ides qe te marrin edhe ma shum............jane njerez qe po drejtojn nje vend dhe meritojn qe t'bajn ni jet dinjitoze nga ana ekonomike.
    Krejt ne rregull Skendo, meritojne nje page dinjitoze. Askush nuk eshte kunder kesaj.

    Por, nese nje njeri qe e quan veten patriot, atdhetar, intelektual ne mision nga Zoti per te shpetuar Kosoven e bla bla; me shume i merr sesa i jep Kosoves, atehere pushon te jete atdhetar. Prandaj edhe Brari tha se per vend mund te punohet edhe pa kundershperblim. Ketu eshte krejt poenta.

    Le te marrin, le te vjedhin sepse askush nuk pret dic ndryshe se shoqerine e mentalitetin Kosovar e ka gelltitur degjenerimi; Kosoven te gjithe e quajne vend i Tenderve dhe Pompave Benzines, por, te pakten te lene dic edhe per tjeret.

    Mendoj se nuk eshte shume te kerkojme nje fije ndergjegje e nje cike integritet nga politikanet tone. Lloji me i rrezikshem i njerzve jane ata parveny.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  11. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Krejt ne rregull Skendo, meritojne nje page dinjitoze. Askush nuk eshte kunder kesaj.

    Por, nese nje njeri qe e quan veten patriot, atdhetar, intelektual ne mision nga Zoti per te shpetuar Kosoven e bla bla; me shume i merr sesa i jep Kosoves, atehere pushon te jete atdhetar. Prandaj edhe Brari tha se per vend mund te punohet edhe pa kundershperblim. Ketu eshte krejt poenta.

    Le te marrin, le te vjedhin sepse askush nuk pret dic ndryshe se shoqerine e mentalitetin Kosovar e ka gelltitur degjenerimi; Kosoven te gjithe e quajne vend i Tenderve dhe Pompave Benzines, por, te pakten te lene dic edhe per tjeret.

    Mendoj se nuk eshte shume te kerkojme nje fije ndergjegje e nje cike integritet nga politikanet tone. Lloji me i rrezikshem i njerzve jane ata parveny.
    Me shtangu perhkrimi yt qe i ben politikaneve kosovar..............m'duket me t'vertet e papranueshme qe ne Kosov te ket nis korrupsioni kaq shpejt, kur akoma aj vend ka nevoj per nacionalizem dhe per njerez qe duhet tu tregojn te hujve se jan te zotet te ecin perpara vet.............kaq shpejt vazhdun edhe aty interesat ekonomike, lufta per para dhe korrupsioni??........Por s'besoj qe kosovaret do e lan venin e tyne te shkoj drejt k'saj rruge, ata tregun se qen t'zotet me ba gjana shum ma t'veshtira se kjo.....un kam besim, du t'kem besim.

Tema të Ngjashme

  1. Gjoba e re kundër gazetës kombëtare ''Bota Sot''
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 03:34
  2. Gjyqi i Millosheviç: Ai mund ta vuajë dënimin në burg në Rusi
    Nga Sokoli në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  5. Tendencat E Njohura Të Veton Surroit
    Nga Albanino në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-09-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •