Dy nxenes (djem 11 dhe 12 vjecar) te shkolles Alsager ne Angli raportohet te jene denuar, sepse nuk iu falen (apo luten) allahut gjate nje demonstrimi te lutjes ne nje ore te caktuar mesimore.
Prinderit jane fyer nga kjo denese, qe erdhi per shkak te mosdeshires se dy djemve per te marre pjese ne demonstrime praktike te adhurimit te allahut. Ata thane se detyrimi i femijeve per te marre pjese ne kete ushtrim ne shkolle, perfshire ketu edhe nevojen per veshjen e kapeles islamike, perben nje shkelje te te drejtave te njeriut.
Nje prind, Sharon Luinen, tha: "Kjo s'eshte e drejte - po tejkalohet masa. Une e kuptoj se ata (nxenesit) duhet te mesojne rreth feve te tjera. Kete edhe e pranoj, por denesat per mospjesemarrje ne praktika lutjesh muslimane eshte e tepert.
T'i detyrosh ata te adhurojne allahun, i cili nuk eshte ai qe adhurojne, eshte e gabuar dhe, ajo qe me goditi me teper, ishte se u kishin pohuar nxenesve se po tregoheshin te pasjellshem."
Nje prind tjeter, Karen Williams, pohoi: "Une jam jashtezakonisht e xhindosur qe ma detyruan vajzen te marre pjese ne ato praktika dhe nuk e konsideroj aspak te pranueshme.
S'e kam problem qe t'i mesojne femijes tim fete e tjera, pasi nje cope informacioni nuk ben dem. Por, jo vetem qe u detyruan te faleshin, por mesuesi i kish detyruar, gjithashtu, te shihnin edhe nje film te shkurter dhe iu ish drejtuar pas filmit: 'Tani, do dalim jashte e t'i lutemi allahut'.
Me tej, te dy djemte u denuan dhe te gjithe femijet e tjere nuk arriten te benin pushimin (e drekes), per shkak te mesuesit.
Jo vetem qe u detyruan, por vajzen time e qortuan se nuk po e praktikonte sakte."
[...]
Nje deklarate nga Keshilli i kontes Cheshire, ne emer te shkolles, thote: "Drejtori i shkolles, David Black, kontaktoi menjehere autoritetet, pasi shqyrtoi ankesat (e prinderve).
Ne po bejme hetime dhene rrethanat emergjente dhe prinderit do te informohen ne perputhje me to.
Te arsimosh femijet me besime te feve te tjera eshte pjese e kurrikules te shumellojshme, bazuar mbi idene se njohuria eshte e domosdoshme per te kuptuarit.
Ne presim qe te tilla mesime (praktika fetare) te percillen me nje sens ndjeshmerie."
Krijoni Kontakt