Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shtypi francez, artikull për Shqiperinë: Korrupsioni mbetet shqetësues

    Shtypi francez shkruan për Shqipërinë. Trafiqet dhe korrupsioni, hezitimi i investitorëve të huaj, varfëria në zonat rurale, deri te situata politike apo ftesa për anëtarësim në NATO. Zhvillimet dhe problematikat në vendin e shqiponjave vijnë në faqet e të përditshmes “LES ECHOS” në artikullin “Shqipëria përtej klisheve”.


    FRANCE- Shqipëria me problematikën dhe zhvillimin e saj pasqyrohet në shtypin francez. Një artikull i gazetarit Yves Bourdillon, “SHQIPËRIA PËRTEJ KLISHEVE”, në gazatën “Les Ekos”, tregon vështirësitë që has vendi që nga trafiqet e deri tek korrupsioni. “Trafiqe të të gjitha llojeve, kapje nga mafia, mbretërim i armëve të zjarrit... vendi i shqiponjave po shkëputet me vështirësi nga një reputacion i errët. Korrupsioni mbetet shqetësues, ndërsa investitoret e huaj hezitojnë”, thuhet në artikullin e gazetarit francez.
    Volumi i investimeve të huaja për banor është më i ulëti në rajon. Një plagë tjetër, ekonomia “gri” që vazhdon të përbëjë një të tretën e GDP-së. Niveli i çmimeve nëpër dyqane nuk është në koherencë me pagën mesatare zyrtare prej 200 eurosh në muaj. Në zonat malore të Veriut, 45 për qind e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë, që vlerësohet në tre dollarë në ditë. korrupsioni mbetet në nivele shqetësuese edhe pse situata duket se është përmirësuar me një indeks prej 2,9 këtë vit kundrejt 3,5 që ishte vitin e kaluar në studimin e referencës së Transparency International. Por, problemi kryesor për investitorët e huaj ashtu si për shqiptarët nuk është aq korrupsioni sesa pasiguria mbi të drejtën e pronës deri në pikën sa “askush s’i jep dot zgjidhje, përderisa shumica e pronave mund të kontestohen. artikulli e pershkruan situaten politike si të qetësuar ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 2005-ës. Instiktet autoritare të Sali Berishës janë frenuar nga nevoja për të punuar brenda një koalicioni prej pesë partish- thekson me tej gazetari francez. Megjithë vështiresitë e mëdha thuhet në artikull vendi më i varfëe në Evropë përveç Moldavisë dhe Kosovës, mendon të hyjë në Bashkimin Evropian pas afro 10 vjetësh, ndërsa ka marrë ftesën për tu anëtarësuar në NATO.


    (a.r-news24/balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Balkanweb/News24, si media teresisht e njeanshme dhe megafon i Edi Rames, ka zgjedhur nga ky shkrim vetem pjeset ku flitet keq per Shqiperine dhe i ka nxjerre jashte kontekstit shume gjera, duke mos i cituar te plota fjalite, por te shkeputura.

    Nderkohe qe shkrimi i gazetarit francez, i botuar tek Les Echos, eshte pozitiv per Shqiperine dhe zhvillimet ekonomike, politike, te rendit etj., i paraqet pozitivisht.

    Ti zotnia qe e ke hapur kete teme, duhet te heqesh dore njehere e mire ne hapjen e temave per Shqiperine.

    Me poshte po sjell shkrimin te perkthyer ne shqip, marre nga RD-ja.


    Shqipëria përtej klisheve


    Nga Yves Bourdillon

    Vendi i shqiponjave po shkëputet me vështirësi nga një reputacioni i errët që kishte krijuar më parë. Shqipëria po evolon duke ngjitur radhët. E stabilizuar politikisht, ajo është pajisur me një shtet të së drejtës dhe po ringrihet në sajë të dinamizmit të ndërmarrjeve të saj të vogla dhe të mesme. Madje vendi i ish-diktaturës paranojake ka marrë ftesën për të hyrë në NATO. Megjithatë, korrupsioni mbetet shqetësues, ndërsa investimet e huaja hezituese.

    Aq më keq për amatorët e stereotipeve. Karrocat me kuaj, apo 4x4 luksoze të ngarkuara me armë, drogë apo qenie njerëzore nuk i gjen më në rrugët e Tiranës. Në vend të tyre shikon nëpunës që shkojnë në punë, ndërsa funksionarët e lartë të shpjegojnë se vendi i tyre, gjithsesi një ndër më të varfërit në Evropë, përveç Moldavisë dhe Kosovës, mendon të hyjë në Bashkimin Evropian pas afro 10 vjetësh. Gjithsesi, ai ka marrë ftesën për të hyrë deri në prill 2009 në NATO, që Franca sapo e ka njoftuar, se do të bashkohet shumë shpejt me komandën e saj të integruar.


    Një ndjenjë sipërmarrjeje e shfrenuar


    "Kjo Kore e Veriut, alla italiane, ra përpara 17 vjetësh. Një përjetësi. Në atë kohë, duhej të rrije dy orë në radhë për të blerë qumësht. Shteti impononte emrat që mbaronin me "a" për vajzat dhe me "i" për djemtë. Të dëgjoje një radio të huaj mund të dënoheshe deri në 10 vite burg. Kishte më pak se 1000 autovetura gjithsej në të gjithë vendin, ndërsa pagat shkonin në rreth 10 euro në muaj", kujton Genc Liskëndaj që krijoi në 1993 CCS-në, një kompani informatike që vlen sot 10 milionë dollarë. Ky pronar i ri shpreh kënaqësinë për linjën pro biznesit që ndjek qeveria aktuale e qendrës së djathtë, e drejtuar nga Sali Berisha. "Të gjithë shqiptarët duket se posedojnë një restorant, një garazh, një dyqan të vogël ose janë gati të kenë një të tillë", përmbledh Dan Berg, drejtor i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë. Shkurt, Shqipëria me një popullsi me moshë mesatare 28 vjeç, është një vend relativisht i ri. Për ta provuar, supermarketi i parë "alla perëndimor" u hap vetëm në 2005-n nga grupi Euromax, i krijuar jo shumë kohë më parë nga një i ri i diplomuar për gjeologji, Saimir Mane. "Të gjitha studimet e tregut ishin negative", kujton ai, "por ditën e inaugurimit autostrada u tejmbush nga klientët e parë...". Pasojë e kësaj ndjenje sipërmarrjeje të shfrenuar dhe e transfertave të një diaspore prej dy milionë personash - të ardhurat e 3,5 milionë shqiptarëve u rritën me 2,5 herë brenda 10 vjetësh, pa çekuilibre makroekonomike, edhe pse eksportet mbulojnë vetëm një të tretën e importeve të fryra nga posta, energjia dhe agroushqimoret. Borxhi i jashtëm mbetet i kufizuar, inflacioni afro 4 për qind në sajë të një Banke Qendrore vigjilente. Nevoja për rindërtim është e madhe pasi infrastruktura e trashëguar nga regjimi i Enver Hoxhës është në gjendje të mjerueshme. Por, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe të BERZH-it, ato janë në rrugën e rindërtimit dhe kanë si qëllim të jenë objekt i njërës prej valës së fundit të privatizimeve në Evropë.


    Potencial i fortë turistik


    Kështu, aeroporti i Tiranës, që i është dhënë me konçesion një grupi gjerman, është fringo i ri. Rrjeti hekurudhor, me një linjë të vetme, jo i lidhur me Greqinë apo Maqedoninë, pritet të zgjerohet. Paradoks për një vend malor, tuneli i parë në historinë e vendit do të ndërtohet në kuadër të rinovimit të aksit Tiranë-Kosovë, ku ecja me mbi 25 km/orë është e rrezikshme. Për herë të parë që prej 25 vjetësh, një central termoelektrik prej 100 megavatësh është parashikuar të ndërtohet në Vlorë. Ndërsa Suezi hedh hipotezën e ndërtimit të hidrocentalit të Ashtës. Energjia e siguruar nga hidrocentralet përbën 92 përqind të energjisë së vendit, një faktor situate jo i qëndrueshme në periudha thatësire, që vitin e kaluar çuan në ndërprerje deri në 12 orë në ditë në zonat rurale. Kompania publike e energjisë KESH, është, dhe kjo është e vërtetë, e keqadministruar. Fatura e mbuluar nga shteti për të mbuluar humbjet vjetore mund të jetë ekuivalente me buxhetin e Shëndetit Publik. Rrjeti i saj i shpërndarjes do të privatizohet këtë vit. Kjo infrastrukturë e re do t'i mundësojë vendit të shfrytëzojë pasuritë e tij natyrore në industrinë e lehtë, tekstile, lëkurë, çimento apo nxjerrjen e kromit si dhe në turizëm. Vendi i shqiponjave ka në fakt një nga bregdetet e fundit të virgjëra të Mesdheut, të një natyre që mund të çojë në një "shpërthim" të numrit të vizitorëve, aktualisht 600000 në vit, kryesisht "udhëtues".


    Klima politike, e qetë


    Situata politike është qetësuar ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 2005-ës. Asnjë nga 11 formacionet e përfaqësuara në Parlament nuk është ksenofob apo antievropian. Ndërsa një shoqëri e gjallë civile përmbush detyrën e saj me vigjilencë sipas shembullit të lëvizjes rinore "Mjaft". Së fundi, në planin diplomatik, pa neglizhuar marrëdhënien e saj të privilegjuar me Uashingtonin (150 ushtarë shqiptarë luftojnë në Afganistan), Shqipëria është integruar në hapësirën evropiane, siç e ilustron edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Unionin në vitin 2006. Në Ballkan "armiqësitë e djeshme ia kanë lenë vendin bashkëpunimit rajonal", nënvizon Sali Berisha. Kështu, pavarësia e Kosovës e shpallur në shkurt është pranuar nga shumica e fqinjëve të saj.


    Bankat e huaja po vendosen në vend


    Megjithë këtë stabilitet dhe dinamizëm ekonomik, firmat e huaja nuk është se po vërshojnë. Volumi i investimeve të huaja për banor është më i ulti në rajon. Vetëm sektori financiar, me një potencial të fortë për shkak të një përqindjeje të ulët bankarizimi, ka tërhequr grekë, gjermanë, italianë, austriakë apo francezë, të cilët kontrollojnë pothuaj të 17 bankat lokale, nënvizon Herni Maus de Rolley, drejtor i degës lokale të "Societe Generale", një nga tre ndërmarrjet franceze të vendosura në Shqipëri.

    Reputacioni i Shqipërisë vuan pa dyshim ende nga pamjet e tmerrshme të shkurtit 1997 gjatë falimentimit të "skemave piramidale", atyre mashtrimeve që pllakosën një numër vendesh pas daljes së tyre nga komunizmi. Kursimet e gjysmës së popullsisë, dy miliardë dollarë u zhdukën, ndërsa përleshjet në vend shkaktuan 2000 të vdekur, duke çuar në rrëzimin e qeverisë së parë dhe grabitjen e arsenalit ushtarak të vendit. Armët e zjarrit ishin në atë kohë aq të shumta në numër saqë shërbenin si monedhë këmbimi. Autoriteti i shtetit u rivendos vetëm pas ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare që drejtohej nga Italia.

    Që nga ajo kohë, Shqipëria paraqitej si një vend i rrezikshëm dhe si strofulla kryesore e mafiozëve dhe trafikantëve të Mesdheut. Gjithsesi, të gjithë vëzhguesit e takuar në vend e vlerësojnë këtë opinion si të ekzagjeruar. "Ka zëra që flasin për pastrim parash pas ndërtimit të kantiereve, por këto fonde vijnë thjesht dhe kryesisht nga transfertat e diasporës, që përbëjnë një të gjashtën e GDP-së", vlerëson njëri prej tyre, përpara se të shtojë se "ndihet më i sigurt në rrugë në Shqipëri sesa në Paris". Krimi i madh shqiptar që kontrollonte më parë "korridorin jugor" të trafikut të heroinës është "zhvendosur" në Evropën Perëndimore. Ndërsa ironia e slloganit dikur në modë: "Të dashur turistë gjermanë, ejani në Shqipëri, sepse makinën e keni aty tashmë", duket se e ka humbur aktualisht forcën. "Përsa i përket korrupsionit ai mbetet, sigurisht shqetësues, si në të gjithë Ballkanin dhe është në një nivel më të lartë se në Bullgari, por jo në përmasa të pabesueshme", vlerëson Saimir Mane. Kryeministri Sali Berisha konfirmon në një intervistë dhënë gazetës "Les Echos" se i "ka ndryshuar rregullat e lojës duke shkurtuar burokracinë. Mund ta regjistrosh një biznes brenda disa ditësh vetëm me një mesatare prej një euro, në sajë të hapjes së një sporteli unik për procedurat". Ekzistojnë vetëm 62 liçensa apo autorizime aktiviteti që rregullojnë jetën e ndërmarrjeve kundrejt 160 të tillave më parë. "Ndërsa tre të katërtat e tregjeve publike nuk ishin objekt i tenderave, kjo procedurë është tashmë e detyrueshme edhe kur është fjala për shuma mbi 2000 dollarë". Sali Berisha vlerëson kështu se i ka zgjidhur konfliktet e interesave publik-privat, ndërsa dikur një ministër mund të posedonte monopolin e importit të prodhimeve bujqësore.

    Drejtoresha e OJQ-së "Citizen Advocacy Office", Mariana Papa e pranon se "situata është përmirësuar me një indeks prej 2,9 këtë vit kundrejt 3,5 që ishte vitin e kaluar në studimin e referencës së Transparency International, por se ai mbetet shumë shqetësues", përderisa 70 përqind e shqiptarëve e pranojnë se kanë dhënë rryshfet gjatë vitit në vazhdim.


    Ekonomia informale


    Një plagë tjetër është ekonomia "gri" që vazhdon të përbëjë një të tretën e GDP-së. Niveli i çmimeve nëpër dyqane nuk është në koherencë me pagën mesatare zyrtare prej 200 eurosh në muaj. Kështu, qeveria nisi vitin e kaluar një plan spektakolar për vendosjen e "taksës së sheshtë" prej 10 përqind mbi të ardhurat dhe mbi fitimet. Kjo taksë, një nga më të ultat në Evropë, i ka nxitur kompanitë informale të regjistroheshin duke përmirësuar në mënyrë spektakolare grumbullimin e taksave. Veç të tjerash, çdo pagë mbi 300 dollarë cash është e ndaluar, një revolucion ky në një vend që deri në 2005-n, edhe vetë administrata i paguante nëpunësit e saj me lekë në dorë. Gjithsesi, nëse rënia e ekonomisë "gri" u mundëson punonjësve t'i vlerësojnë më mirë të drejtat e tyre, ajo nuk sjell reduktim të pabarazive, padrejtësive dhe as të mjerimit. Në zonat malore të Veriut, 45 përqind e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë, që vlerësohet në tre dollarë në ditë. Ndonjëherë, shteti i së drejtës zëvendësohet me "Kanunin", një ligj zakonor i Mesjetës, i ngritur mbi gjakmarrjen që detyron qindra familje të jetojnë të mbyllura. Në mungesë të institucioneve të specializuara të kreditit dhe parcelave me sipërfaqe jo të mjaftueshme, fshatarët praktikojnë bujqësinë "e vjetër", shumë pak rentabël, megjithëse plotësisht "bio". Papunësia, sigurisht e rënë në 13.5 përqind në nivel kombëtar, pasi arriti në 40 përqind gjatë krizës së 1997-s, mbetet ende shumë e lartë në rajonet e varfëra. E shoqëruar me investime të pamjaftueshme në arsim, varfëria i shtyn një numër të madh të rinjsh shqiptarë të emigrojnë në mënyrë ilegale në Itali, ku janë një milion, apo në Greqi, edhe pse ka pak kohë që po shihet një kthim në vend. Për të penguar trafiqet dhe emigracionin klandestin drejt botës, Sali Berisha miratoi në 2005-n një zgjidhje radikale, por që e koordinuar me patrullat e marinës italiane, pati një efekt të menjëhershëm. Deri shtatorin e ardhshëm, çdo lundrim me motobarkë në ujërat shqiptare të detit Adriatik është i ndaluar!


    Rilindja e të drejtës së pronës


    Shpata e Damokleut. Në fakt, problemi kryesor për investitorët e huaj, ashtu si edhe për shqiptarët, nuk është aq korrupsioni sesa pasiguria mbi të drejtën e pronës deri në pikën sa "askush s'i jep dot zgjidhje, përderisa shumica e pronave mund të kontestohen nga ndonjë që zhvarros ndonjë çertifikatë të përpara nëntorit 1944", nënvizon një vëzhgues. Një shpatë Damokleu që shpjegon përse ClubMed vazhdon të hezitojë të vendoset në jug të vendit. E drejta e pronës u hoq në fakt totalisht gjatë regjimit komunist, një heqje kaq radikale saqë legjitimimit të këtij koncepti pranë popullsisë, iu desh kohë pas rënies së komunizmit. Rikthimi i pronave të grabitura, që gjithsesi kërkoi tri deri në katër vjet, po ecën me vështirësi, shpjegon Shaban Memia, Drejtori i ALUIZN-it, Agjencia për Urbanizimin, Integrimin e Zonave Informale, e krijuar para dy vjetësh. Afro një e treta e shqiptarëve posedojnë tituj të vjetër pronësie sepse, për t'u çuditur, kadastra nuk ishte zhdukur. Ata gjenden ndonjëherë në situata paradoksi, pasi kanë ndërtuar paralelisht mbi një terren të grabitur dikur. Sigurisht është e paimagjinueshme të rrafshohen ndërtimet moderne apo të "dëbohen pronarët informalë të pas 1991-it", në avantazh të "pronarëve të përpara 1945". Shteti mendon t'u propozojë këtyre të fundit, me ndihmën e Bankës Botërore, një zhdëmtim në para, me çmimin e tregut aktual, ose dhënien e një pasurie të patundshme publike. Sipas një ligji të kohëve të fundit, 29 ndërtesa, 72000 ha pyje dhe 17000 ha tokë bujqësore do t'u jepen atyre. Por, miliona dosje që duhen trajtuar kërkojnë teorikisht dy miliardë dollarë. Një pjesë e kostos së programit do të financohet nga e drejta e regjistrimeve që do të vilen kur pronat informale të legalizohen, - vlerëson Shaban Memia, - për këtë duhet mbështetur tek fotot satelitore, sepse një numër i këtyre ndërtimeve janë vendosur nëpër rrugë që nuk ekzistojnë ligjërisht.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Korrupsioni tashme eshte futur ne kuluren ekonomike te shqiptarit. Dicka qe nuk behet me te mire behet me ane te korrupsionit. Ky tashme eshte nje rregull qe jo vetem nuk skandalizon njeri, por quhet si mese i arsyeshem dhe nese nuk e praktikon merr targen : budall 1723 A .

    Jo vetem korrupsioni eshte i pranishem ne cdo sektor te jetes,por kam pershtypjen se cdo perpjekje per te luftuar korrupsionin do shikohet shtrember nga vete shoqeria.
    Vetem nje shtet i forte qe te thyen brinjet mund ta luftoje korrupsionin me sukses,por sipas te gjitha gjasave edhe per nja 20 vjet nuk duket e ska per tu pranuar ndonje qe te thyen brinjet.
    E vetmja gje qe me ben cudi e pyes veten eshte sesi ka mundesi qe nje popull i cili ka ndertuar kulturen e vet mbi nderin te bjere kaq poshte ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Asnjerin nuk e besoj
    Na jepni linkun ta lexojme vete

  5. #5
    E ca pret te beje gazeta e Bolinos pash zotin. Nxjerrin vetem pjesen qe ju intereson te paraqesin dhe ose sulmojne ose nuk e paraqesin fare pjesen qe ju 'rrezikon' supremacine mafioze mbi Shqiperine. Eh mer zot kur lejohen te shijne Bollano e Bolino ne ate vend... dhe me keq kur ka qe ju behen dhe megafone vullnetare ...

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Ç'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1189
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 17:52
  3. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 15:23
  4. Ja kush e varros pavaresine e Kosoves dhe demton Shqiperine
    Nga Shën Albani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •