ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :
KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.
A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.
64. Fjala e Zotit i drejtohet ēdo njeriu, nė ēdo kohė dhe nė ēdo skaj tė tokės: njeriu ėshtė filozofi nga natyra e tij.
Teologjia nga ana e saj, si njė pėrpunim i reflektuar dhe shkencor i inteligjencės sė kėsaj fjale nė dritėn e besimit, qoftė pėr disa zhvillime tė saj, qoftė edhe pėr tė pėrmbushur detyrat e saj tė posaēme, nuk mund tė mos hyjė nė marrėdhėnie me filozofitė e pėrpunuara gjatė shekujve.
Pa dashur t’u tregoj teologėve metodologji tė veēanta, gjė qė nuk i pėrket Magjisterit, dėshiroj tė sjell ndėr mend disa detyra tė mirėfillta tė teologjisė, nė tė cilat referimi ndaj mendimit filozofik bėhet i detyrueshėm pėr shkak tė vetė natyrės sė Fjalės sė Zbuluar.
Torrkerry
Krijoni Kontakt