Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 194
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.

    64. Fjala e Zotit i drejtohet ēdo njeriu, nė ēdo kohė dhe nė ēdo skaj tė tokės: njeriu ėshtė filozofi nga natyra e tij.
    Teologjia nga ana e saj, si njė pėrpunim i reflektuar dhe shkencor i inteligjencės sė kėsaj fjale nė dritėn e besimit, qoftė pėr disa zhvillime tė saj, qoftė edhe pėr tė pėrmbushur detyrat e saj tė posaēme, nuk mund tė mos hyjė nė marrėdhėnie me filozofitė e pėrpunuara gjatė shekujve.
    Pa dashur t’u tregoj teologėve metodologji tė veēanta, gjė qė nuk i pėrket Magjisterit, dėshiroj tė sjell ndėr mend disa detyra tė mirėfillta tė teologjisė, nė tė cilat referimi ndaj mendimit filozofik bėhet i detyrueshėm pėr shkak tė vetė natyrės sė Fjalės sė Zbuluar.

    Torrkerry

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.

    65. Teologjia organizohet si njė shkencė e besimit nė dritėn e njė parimi tė dyfishtė metodologjik: auditus fidei dhe intellektus fidei.
    Me tė pari ajo hyn nė zotėrim tė pėrmbajtjes sė Zbulesės ashtu silurse janė tė shpalosura nė mėnyrė tė pashkallėzuar nė Traditėn e Shenjtė, nė Shkrimin e Shenjtė, dhe nė Magjisterin e Kishės.
    Me tė dytin, teologjia i pėrgjigjet kėrkesave tė mirėfillta tė mendimit nėpėrmjet pėrsjatjes spekuluese.

    Pėr sa i pėrket pėrgatitjes pėr njė auditus fidei korrekt, filozofia i sjell teologjisė kontributin e saj tė veēantė nė ēastin kur shqyrton strukturėn e njohjes dhe tė komunikimit personal dhe nė mėnyrė tė veēantė, format e ndryshme tė gjuhėsisė.
    Po aq e rėndėsishme ėshtė ndihma e filozofisė pėr njė kuptim sa mė koherent tė Traditės kishtare, tė prononcimeve tė Magjisterit dhe tė pohimeve tė mėsuesve tė mėdhenj tė teologjisė: nė fakt kėta shprehen shpesh me koncepte dhe forma mendimi tė ndryshuara prej njė tradite tė caktuar filozofike.
    Nė kėtė rast teologut i kėrkohet jo vetėm tė shtrojė koncepte dhe terma me tė cilėt kisha pasqyron dhe pėrpunon mėsimin e saj, por edhe tė njohė thellė sistemet filozofike qė nė ēdo rast kanė ndikuar qoftė mbi nocionet e veēanta, qoftė mbi terminologjinė, pėr tė mbėrritur nė interpretime tė sakta dhe koherente.

    Torrkerry

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    66. Pėr sa i pėrket intellectus fidei, duhet pasur parasysh, parasėgjithash, qė e vėrteta hyjnore, “qė na ėshtė parashtruar nė Shkrimet e Shenjta, tė interpretuar ashtu si duhet nga doktrina e Kishės” gėzon njė mundėsi kuptueshmėrie logjikisht aq koherente saqė parashtrohet si njė dije autentike.
    Intellectus fidei e shpalos kėtė tė vėrtetė jo vetėm duke kuptuar strukturat logjike dhe konceptuese tė pohimeve qė artikulojnė mėsimin e Kishės, por gjithashtu, dhe kryesisht, duke vėnė nė dukje domethėnjen e shėlbimit qė pohime tė tilla pėrmbajnė pėr individėt dhe pėr njerėzimin.
    Nga bashkėsia e kėtyre pohimeve, besimtari arrin tė njohė historinė e shėlbimit, e cila e ka kulmin e saj nė personin e Jezu Krishtit dhe nė misterin e tij pashkėror.
    Ai merr pjesė nė kėtė mister me pranimin e tij me anė tė besimit.

    Teologjia dogmatike, nga ana e saj, duhet tė jetė nė gjendje tė artikulojė kuptimin universal tė misterit tė Zotit Njė dhe Tre dhe tė ekonomisė sė shėlbimit qoftė nė mėnyrė narrative, qoftė, mbi tė gjitha, nė formė argumentuese.
    Domethėnė, duhet tė bėjė kėtė gjė me anė tė shprehjeve konceptuese, tė formuluara nė mėnyrė kritike dhe tė komunikueshme pėr tė gjithė.
    Pa ndihmėn e filozofisė, nė fakt, nuk mund tė ilustrohet ēka pėrmban teologjia, si pėr shembull gjuha qė duhet pėrdorur pėr tė folur pėr Zotin, marrėdhėnie pėrsonale nė brendėsinė e Trinisė, vepra krijuese e Zotit nė botė, marrėdhėnia midis Zotit dhe njeriut, identiteti i Krishtit qė ėshtė Zot i vėrtetė dhe njeri i vėrtetė.
    Tė njėjta vėrejtje vlejnė edhe pėr tema tė ndryshme tė teologjisė morale, ku ėshtė i menjėhershėm pėrdorimi i koncepteve si psh: ligji moral, ndėrgjegja, liria, pėrgjegjėsia personale, faji etj., qė e marrin pėrkufizimin e tyre nė nivelin e etikės filozofike.

    Ėshtė e nevojshme atėherė qė arsyeja e besimtarit tė zotėrojė njohje natyrore, tė vėrtetė dhe koherente tė gjėrave tė krijuara, tė botės dhe tė njeriut, qė janė edhe objekt i zbulimit hyjnor, edhe mė shumė akoma, ajo duhet tė jetė nė gjendje ta artikulojė njė njohje tė tillė konceptuese dhe argumentuese.
    Teologjia dogmatike spekuluese, ndėrkohė, ka si parakusht dhe pėrfshin njė filozofi tė njeriut, tė botės, mė rrėnjėsisht akoma tė qėnies, tė themeluar mbi tė vėrtetėn objektive.

    Torrkerry

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    67. Teologjia themelore, pėr shkak tė karakterit tė veēantė qė ka si disiplinė me dėtyrėn pėr t’i dhėnė arsye besimit (Pjet 3,15), duhet tė marrė mbi vete detyrėn e pėrligjes dhe tė shpalosjes sė marrėdhėnies ndėrmjet besimit dhe reflektimit filozofik.
    Vetė Koncili II i Vatikanit, duke iu referuar mėsimit paulin (Rom 1,19-20), ka tėrhequr vėmendjen mbi faktin qė ekzistojnė tė vėrrteta qė nuk mund tė njihen nė mėnyrė tė natyrshme, domethėnė filozofikisht.
    Njohja e tyre pėrbėn njė parakusht tė nėvojshėm pėr tė pranuar zbulimin hyjnor.
    Duke studiuar Zbulesėn dhe besueshmėrinw e saj sė bashku me aktin pėrkues tė besimit, teologjia themelore duhet tė vėrtetojė se si, nė dritėn e njohjes sė besimit, dalin nė pah disa tė vėrteta qė arsyeja i kap nė rrugėtimin e saj autonom tė kėrkimit.
    Kėtyre tė vėrtetave besimi i jep plotėsi dhe kuptim, duke i orientuar drejt pasurisė sė misterit tė zbuluar, tek i cili gjejnė qėllimin e tyre tė fundėm.
    Le tė mendohet pėr shembull njohja natyrore e Zotit, mundėsia pėr tė dalluar zbulimin hyjnor nga dukuri tė tjera apo pranimi i besueshmėrisė sė tij, mundėsia e gjuhės njerėzore pėr tė folur nė mėnyrė domethėnėse dhe tė vėrtetė edhe pėr ēka ėshtė pėrtej pėrvojės njerėzore.

    Nga tė gjitha kėto tė vėrteta, mendja ėshtė udhėhequr drejt ekzistimit tė njė rruge realisht pėrgatitėse tė besimit, qė mund tė pėrfundojė me pranimin e zbulimit, pa lėnė prapa parimet dhe autonominė e saj.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė, teologjia themelore duhet tė vėrtetojė pėrputhjen e ngushtė ndėrmjet besimit dhe nevojės sė tij thelbėsore pėr t’u shpalosur nėpėrmjet njė arsyeje qė ėshtė nė gjendje tė japė pėlqimin e saj plotėsisht e lirė.
    Besimi do tė dijė kėshtu “t’i tregojė nė plotėsi rrugėtimin njė arsyeje qė kėrkon sinqėrisht tė vėrtetėn. Nė kėtė mėnyrė besimi, dhuratė e Zotit, edhe pse nuk ka themelin e tij te arsyeja, sigurisht nuk mundet pa tė: nė tė njėjtėn kohė, shfaqet domosdoshmėria pėr arsyen qė tė bėhet e fuqishme me ndihmėn e besimit, pėr tė zbuluar horizontet nė tė cilat e vetme nuk do tė mund tė mbėrrinte”.

    Torrkerry

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    68) Teologjia morale ndoshta ka nevojėn mė tė madhe pėr ndihmėn e filozofisė.
    Nė Besėlidhjen e Re, nė fakt, jeta njerėzore ėshtė mė pak e rregulluar nė bazė tė ligjeve se sa nė tė Vjetrėn.
    Jeta sipas Shpirtit i ēon besimtarėt drejt njė lirie dhe pėrgjegjėsie qė shkojnė pėrtej vetė Ligjit.
    Ungjilli dhe shkrimet e apostujve, megjithatė, parashtrojnė qoftė parime tė pėrgjithshėm tė jetės sė krishterė, qoftė mėsime dhe ligje tė posaēme.
    Pėr t’i zbatuar nė rrethana tė veēanta tė jetės individuale dhe shoqėrore, i krishteri duhet tė jetė nė gjendje ta angazhojė deri nė fund ndėrgjegjen e tij dhe fuqinė e arsyetimit tė tij.
    Me fjalė tė tjera, kjo do tė thotė qė teologjia morale duhet t’i referohet njė vizioni filozofik tė drejtė tė natyrės njerėzore dhe tė shoqėrisė si dhe tė parimeve tė pėrgjithshme pėr njė vendim etik.

    Torrkerry

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    69. Mund tė kundėrshtohet qė nė situatė aktuale, mė shumė se sa filozofisė, teologu duhet tė kėrkojė ndimė ndonjė formė tjetėr tė dijes njerėzore, siē janė historia dhe sidomos shkencat, tė cilave iu admirojmė shvillimet e jashtėzokonshme tė kohėrave tė fundit.
    Tė tjerė pastaj, si pasojė e njė ndjeshmėrie nė rritje, kundrejt marrėdhėnies ndėrmjet besimit dhe kulturės, mbėshtesin se teologjia duhet t’i drejtohet, kryesisht, dijeve tradicionale, mė shumė se sa njė filozofie me origjinė greke dhe eurocentrike.
    Tė tjerė ende, duke u nisur nga njė konceptim i gabuar i pluralizmit tė kulturave, thjesht mohojnė vlerėn universale tė pasurisė filozofike tė pranuar nga Kisha.

    Kėto nėnvizime, ndėr tė tjera tashmė tė pranishme nė mėsimet konciliare, pėrmbajnė njė pjesė tė sė vėrtetės.
    Referimi ndaj shkencave, i dobishėm nė shumė raste, pasi lejon nje njohje mė tė plotė tė objektit tė studimit, nuk duhet tė ēojė nė harresėn ndėrmjetėsinė e nevojshme tė njė reflektimi filozofik tė mirėfilltė, kritik dhe i prirė drejt universales, i nevojshėm gjithashtu pėr njė shkėmbim tė frytshėm kulturash.
    Ēka mė shtyn tė nėnvizoj ende ėshtė detyrimi i mosndaljes nė njė rast tė vetėm dhe konkret, duke lėnė pas detyrėn parėsore qė ėshtė shfaqja e karakterit universal tė pėrmbajtjes sė besimit.
    Pėrveē kėsaj, nuk duhet harruar se ndihma e veēantė e mendimit filozofik lejon tė dallosh nė konceptimet e ndryshme tė jetės apo tė kulturės, “jo ēka mendojnė njerėzit, por kush ėshtė e vėrteta objektive”.
    Jo opinionet e ndruyshme njerėzore, por vetėm e vėrteta mund tė jetė ndihmė pėr teologjinė.

    Torrkerry

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.

    70. Mė pas, tema e marrėdhėnies me kulturat ka nevojė pėr njė reflektim tė veēantė, edhe pse nuk mund tė jetė sosės, pėr shkak tė pasojave qė rrjedhin qoftė nė drejtimin filozofik, qoftė nė atė teologjik.
    Proēesi i takimit dhe i ballafaqimit me kulturat ėshtė njė pėrvojė qė Kisha e ka pėrjetuar qysh nė fillimet e predikimit tė Ungjillit.
    Urdhėri qė Krishti u jep dishepujve qė tė shkojnė nė ēdo vend, “deri nė skajin mė tė largėt tė tokės”, pėr tė pėrēuar tė vėrtetėn e zbuluar prej Tij, e ka vėnė bashkėsinė e krishterė nė gjendje qė tė vėrtetojė shumė shpejt vlerėn universale tė shpalljes dhe pengesat qė rridhnin nga larmia e kulturave.
    Njė pjesė e Letrės sė shėn Palit drejtuar tė krishterėve nė Efez, jep njė ndihmė tė vlefshme pėr tė kuptuar se si bashkėsia e parė e ka pėrballuar kėtė problem. Shkruan Apostulli: “Por tani nė Jezu Krishtin, ju qė ishit larg, erdhet ngjat nė sajė tė gjakut tė Krishtit. Pėrnjėmend Ai ėshtė Paqja jonė, Ai qė prej dy popujve bėri njė e pėrmbusi murin ndarės d.m.th. armiqėsinė – nė trupin e vet” (Ef 2,13-14).

    Nė dritėn e kėtij teksti reflektimi ynė zgjerohet nė shndėrrimin qė u krijua tė Paganėt kur ata arritėn nė besim.
    Pėrballė thesarit tė shėlbimit, tė kryer nga Krishti, rrėzohen pengesat qė ndajnė kulturat e ndryshme.
    Premtimi i Zotit nė Krishtin u parashtrohet tė gjithėve: nuk ėshtė mė i kufizuar nė veēantinė e njė populli, tė gjuhės sė tij dhe tė zakoneve tė tij, por e shtrirė te tė gjithė si njė pasuri tek e cila gjithkush mund tė marrė lirisht.
    Nga vende dhe tradita tė ndryshme tė gjithė janė thirrur nė Krishtin qė tė marrin pjesė nė bashkėsinė e familjes sė bijve tė Zotit.
    Krishti u lejon dy popujve qė tė bėhen “njė”.
    Ata qė ishin “larg” vijnė “afėr” falė risisė sė pėrmbushur me misterin pashkėror.
    Jezusi rrėzon muret e ndarjes dhe kryen bashkimin nė mėnyrė origjinale dhe supreme nėpėrmjet pjesėmarrjes nė misterin e tij.
    Ky bashkim ėshtė aq i thellė saqė Kisha mund tė thotė sėbashku me Shėn Palin: “Nuk jemi mė tė huaj e mėrgimtarė, por jeni bashkėqytetarė tė shenjtėrve dhe anėtarė tė familjes sė Hyjut” (Ef 2,19).

    Nė njė fjali kaq tė thjeshtė pėrshkruhet njė e vėrtetė e madhe: takimi i besimit me kulturat e ndryshme nė fakt i ka dhėnė jetė njė realiteti tė ri. Kulturat, kur janė thellėsisht tė rrėnjosura te njerėzorja, mbartin nė veten e tyre dėshminė e hapjes sė mirėfilltė tė njeriut ndaj universales dhe pėrtejshmėrisė.
    Ndėrkohė, ato paraqesin pėrqasje tė ndryshme tė sė vėrtetės, qė dalin nė pah me njė dobi tė padyshimtė pėr njeriun, tė cilit i vėnė pėrpara vlera tė afta pėr ta bėrė gjithnjė e mė njerėzor ekzistimin e tij.
    Pėr sa kulturat i referohen vlerave tradicionale tė lashta, mbartin nė vetveten – edhe pse nė mėnyrė tė tėrthortė, por jo mė pak reale – referimin ndaj shfaqjes sė Zotit nėpėrmjet natyrės, sikurse kemi parė tashmė duke folur pėt tekstet sapienciale dhe pėr mėsimin e Palit.

    Torrkerry

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.

    71. Duke qenė nė marrėdhėnie tė ngushtė me njerėzit dhe historinė e tyre, kulturat ndajnė tė njėjtat dinamika sipas tė cilave shprehet koha njerėzore.

    Rrjedhimisht vihen re shndėrrime dhe zhvillime si pasojė e takimeve qė njerėzit zhvillojnė dhe komunikimit tė ndėrsjelltė tė modeleve tė tyre tė jetės.
    Kulturat marrin ushqim nga komunikimi i vlerave, dhe gjallėria e jetesa e tyre e kanė themelin nė aftėsinė e hapjes pėr pranimin e rinisė.
    Cili ėshtė shpjegjimi i kėtyre dinamikave?
    Ēdo njeri gjendet brenda njė kulture, varet nga ajo, dhe ndikon mbi tė.
    Ai ėshtė njėherėsh bir dhe atė i kulturės nė tė cilėn ėshtė zhytur.
    Nė ēdo shprehje tė jetės sė tij, ai sjell me vete diēka qė e dallon nga krijimi: hapjen e tij tė vazhdueshme ndaj misterit dhe dshirėn e tij tė pasosur pėr misterin.
    Ēdo kulturė, si pasojė, ka tė ngulitur nė vetveten dhe lejon tė duket prirja drejt njė pėrmbushjeje.
    Mund tė thuhet pra se kultura ka nė vetvete mundėsinė e pranimit tė zbulimit hyjnor.

    Mėnyra nė tė cilėn tė krishteret jetojnė besimin, ėshtė e pėrshkuar nga kultura e ambientit rrethues dhe ndihmon nga ana e tij nė modelimin shkallė tė pėrvijimeve tė saj.
    Tė krishterėt i sjellin ēdo kulture tė vėrtetėn e pandryshueshme tė Zotit, qė ai ka zbuluar brenda historinė dhe brenda kulturės sė njė populli.
    Pėrgjatė shekujve vazhdon tė rindodhė ngjarja nė tė cilėn qenė dėshmitarė shtegtarėt e pranishėm nė Jeruzalem ditėn e Rrėshajėve.
    Duke dėgjuar apostujt, pyetnin veten: “Kėta njerėz qė flasin, athua vallė nuk janė tė gjithė Galileas? Po si atėherė secili prej nesh i dėgjon duke folur nė gjuhėn e vet amtare? Partė, medė, elamitė, banorė tė Mesopotamisė, tė Juedesė, tė Kapadokisė, tė Pontit e tė Asisė, tė Frigjisė e tė Panfilisė, tė Egjiptit e tė krahinave tė Libisė rreth Cirenes, njerėz tė ardhur nga Roma, Judenj e proselitė, kretas e arabė – tė gjithė ne po i dėgjojmė duke shpallur veprat e madhėrueshme tė Hyjit nė gjuhėt tona amtare”(Vap 2,7-11).
    Shpallja e Ungjillit nė kultura tė ndryshme, ndėrsa kėrkon nga destinatarėt e saj hyrjen nė besim, nuk u ndalon atyre ruajtjen e njė identitetit tė tyrin kulturorė.
    Kjo kulturė, duke i dhėnė pėrparėsi asaj ēka nė tė ėshtė e pashpalosur drejt njė shpalosjeje tė plotė nė tė vėrtetėn.

    Pasojė e kėsaj ėshtė se njė kulturė nuk mundet kurrė tė bėhet kriter gjykimi e aq mė pak kriter i fundėm vėrtetėsie ndaj zbulimit tė Zotit.
    Ungjilli nuk ėshtė kundėr kėsaj apo asaj kulture silurse, duke u takuar me tė, tė donte ta privonte nga ēka i pėrket dhe ta detyronte tė merrtė forma jashtėsore qė nuk i pėrshtaten.
    Nė tė kundėr, shpallja qė besimtari sjell nė botė dhe nė kultura ėshtė njė formė e vėrtetė ēlirimi nga ēdolloj ērregullimi qė ka sjellė mėkati dhe nė tė njėjtiėn kohė ėshtė i thirrur nė tė vėrtetėn e plotė.
    Nė kėtė takim, kulturat jo vetėm qė nuk privohen nga asgjė, por pėrkundrazi stimulohen qė t’i hapen rinisė sė tė vėrtetės ungjillore pėr tė marrė njė nxitje drejt zhvillimeve tė mėtejshme.

    Torrkerry.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    72. Fakti qė misioni ungjillizues ka takuar sė pari filozofinė greke, nuk pėrbėn nė asnjė mėnyrė njė tregues pėrjashtues ndaj pėrqasjeve tė tjera.
    Sot, ndėrkohė qė Ungjilli hyn nė kontakt me hapėsira kulturore qė deri tani kanė qenė jashtė rrafshit tė rrezatimit tė krishterimit, inkulturimit i dalin detyra tė reja. Probleme analoge me ata qė Kishės iu ka dashur tė pėrballojė nė shekujt e parė, i shfaqen sot brezit tonė.

    Mendimi im shkon pa dashur nė tokat e Lindjes, aq tė pasura me tradita religjoze dhe filozofike shumė tė lashta.
    Ndėr to, India zė njė vend tė veēantė.
    Njė vrull i fuqishėm shpirtėror e ēon meditimin indian drejt kėrkimit tė njė pėrvojė qė, duke ēliruar shpirtin nga kushtėzimet e kohės dhe tė hapėsirės, ka vlerė absolute.
    Brenda dinamizmit tė kėsaj pėrvojė ēlirimi, gjenden sistemet e mėdha metafizike.

    U takon tė krishterėve tė sotėm, parasėgjithash atyre tė Indisė, detyra qė tė nxjerrin nga kjo pasuri e vyer elementėt qė pėrputhen me besimin e tyre, kėshtuqė tė rrjedhė njė pasurim i mendimit tė krishterė.
    Pėr kėtė punė shoshitėse qė merr frymėzim nga Deklarimi Koinciliar Nostra aetate, ata duhet tė kenė parasysh disa kritere.
    I pari ėshtė ai i universalitetit tė shpirtit njerėzor, kėrkesat themelore tė tė cilit janė njėsoj nė kultura tė ndyshme.
    I dyti rrjedh nga i pari, dhe ėshtė ky: kur Kisha hyn nė kontakt me kultura tė mėdha qė mė parė nuk i kishte arritur ende, nuk mund tė lėrė pas krahėsh ēka ka pėrvetėsuar nga inkulturimi nė mendimin greko-latin.
    Tė refuzosh njė trashėgimi tė tillė do tė thotė tė shkosh kundėr sheshtimit tė provanisė sė Zotit qė prin Kishėn nė ēdo kohė pėrgjatė rrugėve tė historisė.
    Ky ėshtė njė kriter pėr Kishėn e ēdo kohė edhe pėr atė tė nesėrmen, qė do tė ndjehet e pasuruar nga pėrvetėsimet e kryera nė pėrqasjen e sotshme me kulturat orientale dhe do tė gjejė brenda kėsaj trashėgimie tregues tė rinj pėr tė hyrė nė njė dialog tė frytshėm me ato kultura qė njerėzimi do tė dijė t’i japė lulėzim nė rrugėtimin drejt tė ardhmės.
    Sė treti, duhet tė ruhemi nga pėshtjellimi i mėtimit tė ligjahėm tė veēantisė dhe tė origjinalitetit tė mendimit indian me idenė qė njė traditė kulturore duhet tė mbyllet brenda ndryshmėrisė sė saj dhe tė pohohet duke ju kundėrvėnė kulturave tė tjera, ēka do tė ishte nė kundėrshtim me vetė natyrėn e shpirtit njerėzor.

    Sa u tha kėtu pėr Indinė vlen edhe pėr trashgiminė e kulturave tė mėdha tė kinės, tė japonisė dhe tė vendeve tė tjera tė Azisė, sikurse edhe pėr pasuritė e kulturave tradicionale tė Afrikės, tė pėrēuara sidomos nėpėrmjet gojėtarisė.

    Torrkerry

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    73. Nė dritėn e kėtyre shtjellimeve, marrėdhėnia qė duhet vendosur me tė drejtė ndėrmjet teologjisė dhe filozofisė duhet tė shenjohet nga qarkimi.
    Pėr teologjinė, pikėnisje dhe burim zanafillės duhet tė jetė gjithėnjė Fjala e Zotit e zbuluar nė histori, kurse objektivi i fundėm duhet tė jetė inteligjenca e saj qė thellohet hap pas hapi me pasimin e brezave.
    Pasi nga ana tjetėr, Fjala e Zotit ėshtė e vėrtetė, pėr njė kuptim sa mė tė mirė tė saj nuk mund tė mos jetė i dobishėm kėrkimi njerėzor i tė vėrtetės, domethėnė tė filozofuarit, i zhvilluar nė respektim tė ligjeve tė tij.
    Nuk duhet fjalė vetėm pėr pėrdorimin nė diskutimin teologjik, tė njėrit apo tė tjetrit koincept apo pjesė tė njė sistemi filozofik; vendimtar ėshtė fakti qė arsyeja e besimtarit tė ushtrojė aftėsinė e saja tė reflektimit nė kėrkim tė sė vėrtetės nė brendėsi tė njė lėvizjeje qė duke u nisur nga Fjala e Zotit, pėrpiqet tė arrijė nė njė kuptim sa mė tė mirė tė saj.
    Ėshtė e qartė atėherė, qė, duke lėvizur brenda kėtyre dy poleve –fjala e Zotit dhe njė njohje sa mė e mirė e saj – arsyeja paralajmėrohet dhe nė njė farė mėnyrė udhėhiqet qė ta shmangė shtigje qė mund ta shpien jashtė tė vėrtetės sė zbuluar dhe pėrfundimisht jashtė tė vėrtetės sė pastėr dhe tė thjeshtė: ajo pėrkundrazi stimulohet qė tė hulumtojė rrugė qė e vetme as nuk do t’i kishte rėnė ndėrmend se mund t’i pėrshkonte.
    Nga kjo marrėdhėnie qarkuese me fjalėn e Zotit filozofia del mė e pasuruar, sepse arsyeja zbulon horizonte tė reja dhe tė padyshimta.

    Torrkerry

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •