ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 46.
MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.
c)Drama e ndarjes ndėrmjet besimit dhe arsyes.
46. Ashpėrsimet mė ndikuese janė tė njohura dhe tė dukshme, sidomos nė historinė e Perėndimit.
Nuk ėshtė e tepėrt tė pohosh, qė njė pjesė e mirė e mendimit filozofik modern u zhvillua duke u larguar shkallė-shkallė nga Zbulesa e krishterė, derisa mbėrriti nė kundėrvėnie tė hapur.
Nė shekullin e kaluar, kjo lėvizje preku kulmin e saj.
Disa pėrfaqėsues tė idealizmit janė pėrpjekur nė mėnyra tė ndryshme tė shndėrrojnė besimin dhe pėrmbajtjet e saj, deri edhe misrterin e vdekjes dhe tė ngjalljes sė Jezu Krishtit, nė struktura dialektike tė konceptueshme nė mėnyrė racionale.
Kėtij mendimi i janė kundėrvėnė forma tė ndryshme humanizmi ateist, tė pėrpunuara filozofikisht, qė e kanė paraqitur besimin si tė dėmshėm dhe tjetėrsues pėr zhvillimin e arsyeshmėrisė sė plotė.
Nuk kanė pasur frikė tė paraqiteshin si religjione tė reja duke krijuar bazėn e shestimeve, qė nė planin politik dhe shoqėror, kanė shpėrthyer nė sisteme totalitare traumatike pėr njerėzimin.
Nė rrafshin e kėrkimit shkencor u bė gjithnjė e mė e detyrueshme njė mundėsi pozitiviste qė, jo vetėm u largua nga ēdo referim ndaj vizionit tė krishterė tė botės, por mbi tė gjitha la tė bjerė referimi ndaj vizionit metafizik dhe moral.
Pasoja e gjithė kėsaj ėshtė se disa shkencėtarė, pa asnjė referim etik, rrezikojnė tė mos kenė mė nė qendėr tė interesit tė tyre pėrsonin dhe tėrėsinė e jetės sė tij.
Por ka edhe mė shumė: disa prej tyre, tė vetėdijshėm pėr potencialin e rrėnjosur nė progresin teknologjik, duket sikur i dorėzohen, pėrveēse logjikės sė tregut edhe tundimit tė njė fuqie demiurge mbi natyrėn dhe mbi vetė qėnien njerėzore.
Si pasojė e krizės sė racionalizmit, hodhi shtat nė fund nihilizmi. Si filozofi e asjėsė ai arrin tė ndikojė njė yshtje tė tijėn te bashkėkohėsit tanė.
Ndjekėsit e tij teorizojnė kėrkimin si qėllim nė vetvete, pa asnjė shpresė dhe mundėsi pėr tė mbėrritur qėllimin e tė vėrtetės.
Nė interpretim nihilist, ekzistimi ėshtė vetėm njė rast pėr ndijime dhe pėrvoja, nė tė cilat e kalueshmja ėshtė parėsore.
Nihilizmi ėshtė nė zanafillėn e asaj mendėsie, sipas tė cilės nuk duhet marrė mė asnjė angazhim pėrfundimtar, sepse gjithēka ėshtė e kalueshme dhe jo pėrfundimtare.
Torrkerry
Krijoni Kontakt