Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 194
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 64-74: DIJA E BESIMIT DHE ARSYEJA FILOZOFIKE.


    74. Vėrtetimi i frytshmėrisė sė njė marrėdhėnie tė tillė ofrohet nga pėrvoja personale e teologėve tė mėdhenj tė krishterė qė u bėnė tė njohur edhe si filozofė tė mėdhenj, duke na lėrė shkrime tė njė vlere aq tė lartė spekuluese, saqe ėshtė e drejtė tė rradhiten karshi mėsuesve tė filozofisė antike.
    Kjo vlen qoftė pėr Etėrit e Kishės, ndėr tė cilėt duhen pėrmendur tė paktėn emrat e Shėn Gregor Teologut, dhe e Shėn Augustinit, qoftė pėr Doktorat e Mesjetės, ndėr tė cilėt del nė pah treshja e madhe: Shėn Anselmi, Shėn Bonaventura, dhe ShėnTomė Aquini.
    Marrėdhėnia e frytshme ndėrmjet filozofisė dhe Fjalės sė Zotit shfaqet edhe nė kėrkimin e guximshėm qė kanė bėrė filozofė tė mėvonshėm, ndėr tė cilėt mė pėlqen tė pėrmend, nė ambientin perėndimor: John Henry Newman, Antonio Rosmini, Jacques Maritain, Etienne Gilson, Edith Stein dhe pėr atė lindor studiues tė nivelit tė Vladimir S. Solov’ev, Pavel Florenskij, Petr J. Caadaev, Vladimir Lossky.
    Padyshim qė, duke iu referuar kėtyre autorėve, karshi tė cilėve mund tė pėrmendim edhe emra tė tjerė, nuk kam pėr qėllim tė mbėshtes ēdo aspekt tė mendimit tė tyre, por vetėm tė parashtroj shembuj domethėnės tė njė rrugėtimi kėrkues filozofik qė ka fituar pėrparėsi tė mėdha nga ballafaqimi me tė vėrtetat e besimit.
    Njė gjė ėshtė e sigurtė: kujdesi ndaj itenerarit shpirtėror tė kėtyre mėsuesve vetėm se i sjell dobi zhvillimit tė kėrkimit tė sė vėrtetės dhe pėrdorimit nė shėrbim tė njeriut tė rezultateve tė arritura.
    Duhet shpresuar qė kjo traditė e madhe filozofiko-teologjike tė gjejė nė tė ardhmen vazhduesit dhe kultivuesit e saj pėr tė mirėn e Kishės dhe tė njerėzimit.

    Torrkerry

  2. #102
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Sipas kendveshtrimit tim, besimi dhe arsyeja s'kane asgje te perbashket.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 75-79: GJENDJE TĖ NDRYSHME TĖ FILOZOFISĖ.

    75. Sikurse del nė pah nga historia e marrėdhėnieve ndėrmjet besimit dhe arsyes, tė pėrmendura shkurtimisht mė sipėr, mund tė dallohen gjendje tė ndryshme tė filozofisė nė lidhje me besimin e krishterė.
    Njė gjendje e parė ėshtė ajo e filozofisė krejtėsisht tė pavarur nga Zbulesa ungjillore: ėshtė gjendja e filozofisė e cila ėshtė konkretizuar historikisht nė kohė tė ndryshme, qė i kanė paraprirė lindjes sė Shėlbuesit dhe pas saj, nė krahinat qė ende nuk ishin mbėrritur nga Ungjilli.
    Nė kėtė gjendje, filozofia shfaq aspiratėn e ligjshme pėr tė qenė njė nizmė autonome, qė zhvillohet sipas ligjeve tė saj, duke pėrdorur vetėm fuqinė e arsyes.
    Megjithatė, vetėdijen e caqeve tė mėdha pėr shkak tė brishtėsisė sė natyrshme tė arsyes njerėzore, kjo aspiratė duhet mbėshtetur dhe pėrforcuar.
    Angazhimi filozofik nė fakt, si kėrkim e tė vėrtetės nė rrafshin natyror mbetet tė paktėn tėrthorazi i hapur ndaj mbinatyrorės.

    Mė shumė, edhe kur vetė diskutimi filozofik pėrdor koncepte dhe argumenta filozofikė, kėrkesa e njė autonomie korrekte tė mendimit duhet respektuar.
    Argumentimi i zhvilluar sipas kritereve tė rrėpta racionale, nė fakt, ėshtė njė garanci pėr arritjen e rezultateve universalisht tė vlefshme.
    Edhe kėtu vėrtetohet parimi sipas tė cilit hiri nuk shkatėrron, por pėrkryen natyrėn: parimi i besimit qė angazhon intelektin dhe vullnetin, nuk shkatėrron, por pėrkryen vullnetin e lirė tė ēdo besimtari qė pranon nė veten e tij ēka ėshtė zbuluar.

    Nga kjo aspiratė e drejtė largohet nė mėnyrė tė prerė teoria e tė ashtuquajturės filozofi “e ndarė”, qė zhvillohet nga shumė filozofė modernė.
    Mė shumė se sa pohimin e njė autonomie tė drejtė tė filozofisė, ajo pėrbėn mėtimin e njė vetmjaftimi tė mendimit qė bėn qė ajo tė dalė qartėsisht nė pah e paligjshme: tė mohosh ndihmėn e tė vėrtetės qė rrjedh nga zbulimi hyjnor, do tė thotė nė fakt t’i pengosh vetes mundėsinė e hyrjes nė njė njohje mė tė thellė tė sė vėrtetės, nė dėm tė vetė filozofisė.

    Torrkerry

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin
    Sipas kendveshtrimit tim, besimi dhe arsyeja s'kane asgje te perbashket.
    Personi qe arsyeton dhe personi qe beson eshte nje.
    Zoti qe e ka pajsur njeriun me arsyen, e ka vendosur ne te nje deshire te madhe
    per ta njohur ate qe e ka krijuar.
    Une te pyes: cfare eshte per ty arsyeja?
    Cfare eshte per ty besimi?

    Torrkerry

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    me falni. Kam bere nje gabim. E anuloj krejt kete postim.
    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 11-11-2008 mė 07:44 Arsyeja: GABIMISHT KAM KOPIUAR DY HERE.

  6. #106
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    E perseris,besimi dhe arsyeja skane asgje te perbashket
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 75-79: GJENDJE TĖ NDRYSHME TĖ FILOZOFISĖ.


    76.Njė gjendje e dytė e filozofisė ėshtė ajo qė shumė e thėrrasin me emrin filozofia e krishterė.
    Emėrtimi nė vetvete ėshtė i ligjshėm, por duhet sqaruar: nuk duhet nėnkuptuar me kėtė term aludimi i njė filozofisė zyrtare tė Kishės, pasi besimi nuk ėshtė si i tillė njė filozofi.
    Me kėtė emėrtim dėshirohet tė tregohet tė filozofuarit e krishterė, njė spekulim filozofik i konceptuar nė bashkim jetėsor me besimin.
    Nuk ėshtė referim thjesht ndaj njė filozofie tė pėrpunuar nga tė krishterėt, tė cilėt nė kėrkim e tyre nuk kanė dashur tė kundėrshtojnė besimin.
    Duke folur pėr filozofi tė krishterė nėnkuptohet pėrqafimi i trė gjithė atyre zhvillimeve tė rėndėsishme tė mendimit filozofik qė nuk do tė kryeshin pa ndihmėn, e drejtėpėrdrejtė apo tė tėrthortė, tė besimit tė krishterė.

    Dy janė ndėrkohė aspektet e filozofisė sė krishterė: njė subjektiv, qė qėndron nė pastrimin e arsyes nga ana e besimit.
    Si virtyt teologal, ai e ēliron arsyen nga mendjemadhėsia, tundim i mirėfilltė nė tė cilin filozofėt kanė rėnė lehtė.
    Vetė shėn Pali dhe Etėrit e Kishės dhe mė afėr nesh filozofė si Pascal dhe Kirkėgaard e kanė dėnuar.
    Nėpėrmjet pėrvujtėrisė, filozofi fiton edhe guximin e pėrballimit tė disa ēėshtjeve qė vėshtirėsisht do tė mund tė zgjidheshin pa shqyrtuar tė dhėnat qė merren nga Zbulesa.
    Tė mendohet pėr shembull, ēėshtjet e tė keqes dhe tė vuajtjes, tė identitetit personal tė Zotit dhe tė pyetjes mbi kuptimin e jetės apo mė dretėpėrdrejtė, pyetja metafizike rrėnjėsore: “Pse ėshtė diēka?”.

    Kemi mė pas, aspektin objektiv, qė prek pėrmbajtjen: Zbulesa parashtron qartėsisht disa tė vėrteta qė, megjithėse ėshtė e mundur pėr arsyen t’i pėrqaset natyrshėm, ndoshta nuk do tė ishin zbuluar kurrė prej saj, nėse ajo do tė ishte braktisur nė vetvete.
    Nė kėtė horizont sillen ēėshtje si koncepti i njė Zot personal, i lirė dhe krijues, qė ka pasur aq shumė rėndėsi pėr zhvillimin e mendimit filozofik dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr filozofinė e qėnies.
    Kėtij rrafshi i pėrket edhe realiteti i mėkatit, ashtu sikurse shfaqet nė dritėn e besimit, e cila ndihmon nė njė impostim filozofik tė pėrshtatshėm tė ēėshtjes sė tė keqes.
    Edhe konceptimi i njeriut si njė qėnie shpirtėrore ėshtė njė veēanti e mirėfilltė e besimit: shpallja e krishterė e dinjitetit, e barazisė dhe lirisė sė njerėzve ka ndikuar sigurisht mbi reflektimit filozofik qė modernet kanė kryer.
    Mė afėr nesh mund tė pėrmendet zbulimi i rėndėsisė qė ka pėr filozofinė ngjarja historike, qendėr e Zbulesės sė krishterė.
    Jo rastėsisht, ajo ėshtė bėrė qendra e njė filozofie tė historisė, qė paraqitet si njė kapitull i ri i kėrkimit njerėzor tė sė vėrtetės.

    Ndėr elementėt objektivė tė filozofisė sė krishterė hyn edhe nevoja e hulumtimit tė racionalitetit tė disa tė vėrtetave tė pranishme nė Shkrimin Shenjtė, sikursė mundėsia e thirrjes mbinatyrore tė njeriut dhe gjithashtu vetė mėkati i rrjedhshėm.
    Janė detyra qė ngacmojnė arsyen qė tė pranojė se ekziston diēka e vėrtetė dhe racionale shumė mė pėrtej kufijėve tė ngushtė, brenda tė cilėve ajo mund tė ishte mbyllur.
    Kėto ēėshtje nė fakt zgjerojnė rrafshin e racionales.

    Duke spekuluar mbi kėto pėrmbajtje, filozofėt nuk janė bėrė teologė, pasi nuk kanė kėrkuar kuptimin dhe pėrfigurimin e tė vėrtetės sė besimit duke u nisur nga Zbulesa.
    Kanė vazhduar tė punojnė mbi hapėsirėn e tyre tė veēantė dhe me metodologjinė e tyre krejtėsisht racionale, por duke zgjeruar hetimin e tyre nė rrafshe tė reja tė sė vėrtetės.
    Mund tė thuhet se pa kėtė ndikim ngacmues tė fjalės sė Zotit, njė pjesė e mirė e filozofisė moderne dhe bashkėkohore nuk do tė ekzistonte.
    Realiteti ruan tė gjithė dukshmėrinė e tij, megjithė konstatimi zhgėnjyes tė braktisjes sė ortodosisė (besnikėrisė) sė krishterė nga ana e jo pak mendimtarėve tė kėtij shekulli tė fundit.

    Torrkerry

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin
    E perseris,besimi dhe arsyeja skane asgje te perbashket
    Personi eshte racionalis naturae individua substancia. Une, ti, te gjithe jemi nje unitet personal, nje realitet ekzistues qe ka nje kuptim ne vetveten. E qenesishme eshte per personin nje aftesi qe e quajme arsyen, nepermjet te ciles jemi te vetedijshem per qenien tone dhe per ekzistimin tone si edhe per ekzistimin reale e gjerave jashte nesh. Me nje fjale tjeter ēdonjeri prej nesh, ne unitetin personal te tij, duke qene e vetdijshem per veteveten e per gjithēka qe ekziston dhe e rrethon, arrin ta njohe vetveten e gjerat qe ekzistojne, e pikerisht duke perdorur arsyen, ēdonjeri prej nesh mund te arrije ta njohe edhe krijuesin(pse ekzistojme,dhe pse ekzistojne)...Ekzistoj, nuk me kam bere vete, pra dikush tjeter me ka thirrur ne ekzistence...
    Ekzistojne shume lloj njohjeje, secila me objektin e vet, metodologjine e vet,
    qellimet e veta...Matematika, fizika, biologjia, filozofia, teologjia...
    Ekzistojne njohuri qe i arrijme nepermjet eksperimenteve, e njohuri qe i arrijme nepermjet "besimit" (fakti qe nena ime me donte eshte me i sigurt per mua, qe fakti se atomi eshte pjesa me e vogel e pandare e materies (ne fakt...)
    Te dy lloj njohjeje ndodhine ne brendesine e atij realiteti personal qe eshte ēdonjeri prej nesh. Edhe ti i perdore ne jeten tende shume njohuri qe nuk vijne nga nje eksperiment, por nga nje ekzperience ekzistenciale. Edhe per ty, edhe nese i mohon ato, keto njohuri jane me te shumta e me rendesishme se sa ato njohuri qe vijne nga nje eksperiment shkencor.
    Ne fillim e temes gjitha keto jane shpjeguar me mire.
    Faleminderit qe e favorizon nje dialog, jo nje debate, per te kuptuar me mire ēka eshte shume e rendesishme, madje edhe e veēante per natyren tone njerezore.
    Te pershendes.

    Torrkerry

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA” :

    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 75-79: GJENDJE TĖ NDRYSHME TĖ FILOZOFISĖ.


    77. Njė gjendje tjetėr domethėnėse e filozofisė del nė pah, kur ėshtė vetė teologjia ajo qė thėrret nė ndihmė filozofinė.
    Nė tė vėrtetė, teologjia ka pasur dhe vazhdon tė ketė nevojė pėr ndihmėn e filozofisė.
    Duke qenė vepėr e arsyes kritike nė dritėn e besimit, puna teologjike ka si parakusht dhe kėrkon nė tė gjithė hulumtimin e saj, njė arsye tė edukuar dhe tė formuar nga pikėpamja konceptuese dhe argumentuese.
    Teologjia, pėrveē kėsaj, ka nevojė pėr filozofinė si bashkėbiseduese pėr tė vėrtetuar mundėsinė e tė lexuarit brendėsor dhe tė vėrtetėn universale tė pohimeve tė saj.
    Jo rastėsisht Etėrit e Kishės dhe teologėt e mesjetės iu referuan filozofive jo tė krishtera pėr njė funksion tė tillė shpjegues.
    Ky fakt historik tregon vlerėn e autonominė qė filozofia ruan edhe nė kėtė gjiendje tė tretė, por njėherėsh shfaq shndėrrimet e nevojshme dhe tė thella qė duhet tė pėsojė.

    Pikėrisht nė kuptimin e njė ndihme tė domosdoshme dhe fisnike qė filozofia e quajt qysh nė kohėn e Etėrve tė Kishės Ancilla teologiae.
    Titulli nuk iu vesh pėr tė treguar njė nėnshtrim servil apo njė rol krejtėsisht funksional ndaj teologjisė.
    U pėrdor pėr kuptimin me tė cilin Aristoteli fliste pėr shkencat eksperimentuese si “shėrbėtore” tė filozofisė sė parė”.
    Shprehja, sot vėshtirėsisht e pėrdorshme, pikėrisht pėr shkak tė parimeve tė autonomisė qė pėrmendėm, ka shėrbyer gjatė historisė pėr tė treguar marrėdhėnien e domosdoshme ndėrmjet dy shkencave dhe pamundėsinė e njė ndarieje tė tyre.

    Nėse teologu nuk do tė pranonte tė pėrdorte filozofinė, do tė rrezikonte tė bėnte filozofi pa dijen e tij dhe tė mbyllej nė struktura mendimi pak tė pėrshtatshme pėr inteligjencėn e besimit.
    Filozofi nga ana e tij, nėse do tė pėrjashtonte ēdo kontakt me teologjinė, do tė ndjehej i detyruar tė uzurponte pėr llogari tė tij pėrmbajtjet e besimit tė krishterė, sikurse ka ndodhur me disa filozofė tė krishterė.
    Nė njė rast apo nė tjetrin, do tė pėrvijohej rreziku i shkatėrrimit tė parimeve bazė tė autonomisė qė me tė drejtė ēdo shkencė do t’i ketė tė garantuara.

    Gjiendja e filozofisė qė e shtjelluam kėtu, pėr shkak tė pasojave qė sjell nė inteligjencėn e Zbulesės, vendoset sėbashku me teologjinė mė drejtpėrdrejtė nėn autoritetin e Magjisterit dhe tė shoshitjes sė tij, sikurse u paraqit pak mė parė.
    Nga tė vėrtetat e besimit nė fakt rrjedhin kėrkesa tė caktuara qė filozofia duhet tė respektojė nė momentin nė tė cilin hyn nė marrėdhėnie me teologjinė.

    Torrkerry

  10. #110
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    torrkerry, po i bie shkurt, te arsyetosh per njeriun eshte te vere ne pune llogjiken gje ka,pak apo shume, ndersa te besosh (ne anen fetare) eshte ta maresh edhe ate pak llogjike, ta lyesh me benzine e ti vesh flaken. Cte duhet arsyeja,kur mund te besosh verberisht ne ca libra mijravjecare te shkruash nga sdi se kush????

    Ky eshte kendeshtrimi im. Ciao
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diesel Industry : 13-11-2008 mė 11:19
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •