Një nga teknologjitë më premtuese për zëvendësimin e elektronikës tradicionale është ajo hibride. Qarqet e integruara hibride përbëhen nga kombinimi i disa llojeve të teknologjive si: mikro, nano dhe molekulare. Megjithëse kjo fushë e studimit është ende në fazat fillestare, një metodë e re tregon rrezultate premtuese. Kjo metodë lejon vendosjen e 100 miliard bitave për centimetër katror.

Hulumtuesit Italian, Gianfranco Cerofolini dhe Danilo Mascolo nga STMicroelectronics, kanë analizuar gjendjen e tanishme të teknologjive të nevojitura duke arritur tek një zgjidhje e cila lejon prodhimin në shkallë të lartë të çipave hibrid. Metoda e tyre e prodhimit fillon me një pajisje mikroelektirke të silikonit, që e kontrollon një nanoshufër në të cilën çdo vend-takim përmban deri më 10,000 molekula. Këto molekula individuale e luajn rolin e pajisjeve memorike mbasi që mund të kalojnë në dy gjendje (duke i koduar bitat). Molekula ka aftësi ta kap një elektron duke e ruajtur gjendjen dhe duke e "ndalur shkrimin". "Fshierja" e informatës bëhet duke e lëshuar elektronin përmes "tunelimit elektronik". Tunelimi elektronik është efekt i mekanikës kuantike. Tunelimi i lejon elektronit ta ndryshon pozitën pa kaluar në hapësirën mes pikës A dhe B.

Një nga sfidat më të mëdha për ekipin hulumtues janë çmimi i prodhimit dhe shkalla.