Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 244 prej 244
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Pėr: Iniciacioni i Krishtere

    Gjiatė kėsaj kohe sė iniciacionit tė krishterė,

    ne mėsojmė frikėn e Hyjit dhe qėndresėn nė shėrbimin e tij,

    si edhe t’i pėrvetėsojmė fjalėt e Hyjit, stilin e tij tė veēantė,

    figurat shpirtėrore dhe parafytyrimet e gjėrave tė ardhshme.



    Hyji e krijoi njeriun, qė nė fillim, me qėllim qė ta mbushte me dhuratat e
    veta, i zgjodhi patriarkėt pėr t’u dhėnė atyre shėlbimin, e bėri gati me kohė njė
    popull qė t’i mėsonte t’i shėrbejnė Hyjit ata qė nuk e njihnin, e vendosi
    shėrbesėn e profetėve pėr t’i edukuar njerėzit qė ta kenė nė vetvete Shpirtin dhe
    t’i gėzohen bashkimit me Hyjin. Ai, qė nuk ka nevojė pėr askėnd, ua dhuroi
    bashkėsinė me vetvete atyre qė kishin nevojė pėr tė. Pėr ata qė i pėlqyen e
    vizatoi ndėrtesėn e shėlbimit, sikurse do ta bėnte ndonjė arkitekt. Ai vetė u bė
    prijės pėr ata qė nuk e njihnin rrugėn nė Egjipt. Atyre qė e takuan nė shkretėtirė
    u dha njė ligj shumė tė pėrshtatshėm. Atyre qė hynė nė tokėn e premtuar u dha
    njė trashėgim tė denjė. Mė tė fund, pėr ata qė kthehen tek Ati, e preu viēin e
    majmė dhe ua dha atyre petkun mė tė bukur. Kėshtu, nė mėnyra tė ndryshme, e
    bėri gati njerėzimin pėr “simfoninė” e madhe tė shėlbimint.
    Shėn Gjoni nė Zbulesė thotė: “Zėri i tij porsi ushtima e ujėrave tė mėdha”
    (Zb 1, 15). Dhe pėrnjėmend janė tė shumtė ujėrat e Shpirtit tė Hyjit, sepse Ati
    ka pasuri tė pakufi. Fjala, duke kaluar nėpėr kėto ujėra, me bujari u dha
    ndihmėn e vet atyre qė i nėnshtroheshin, duke pėrcaktuar pėr ēdo krijesė njė ligj
    tė pėrshtatshėm dhe me vend. Kėshtu ia dha popullit ligjet pėr ta ngritur
    tabernakullin, pėr ta ndėrtuar tempullin, pėr t’i zgjedhur levitėt, po ashtu edhe
    pėr flitė, kushtimet e pastrimet e ēdo gjė tjetėr pėr shėrbesėn e kultit.
    Ai, me tė vėrtetė, s’kishte asnjė nevojė nevoje pėr kėto gjėra. Qė nė amshim
    ėshtė plot me ēdo tė mirė, pasi nė vetvete e ka ēdo erė tė mirė dhe parfum tė
    ėmbėl, edhe pėrpara se tė vinte Moisiu. Por deshi ta edukonte popullin, i cili
    vazhdimisht prirej tė kthente te idhujt, dhe ta bėnte gati, me ndihma tė
    shumėllojshme, qė tė qėndronte nė shėrbesėn e Hyjit duke e tėrhequr me anė tė
    gjėrave dytėsore tek ato parėsore, me figura tek e vėrteta, me gjėra tė
    pėrkohėshme tek ato tė amshuara, me ato trupore tek ato shpirtėrore dhe me ato
    tokėsore tek ato qiellore, sikurse i qe thėnė Moisiut: “Kujdes, punoje sipas
    gjedhes qė tė ėshtė dėftuar nė mal” (Dal 25, 40).
    Dhe vėrtet, nė ato dyzet ditė, ai mėsoi t’i pėrvetėsojė fjalėt e Hyjit, stilin e tij
    tė veēantė, figurat shpirtėrore dhe parafytyrimet e gjėrave tė ardhshme, sikurse
    thotė edhe Pali: “Tė githė pinė tė njėjtėn pije shpirtėrore: pinin nga qeta
    shpirtėrore qė i pėrcillte: qeta ishte Krishti” (1 Kor 10, 4). Dhe pėrsėri, duke
    folur pėr gjėrat e pėrcaktuara nga ligji, shton: “Tė gjitha kėto u ndodhėn atyrė
    qė tė shėrbejnė si shembull e u shkruan pėr mėsimin tonė, pėr tė cilėt arriti
    mbarimi i botės” (1 Kor 10, 11). Pra, me anė tė figurave Izraeli mėsonte ta
    druajė Hyjin dhe tė qėndrojė nė shėrbesėn e tij. Pėr kėtė arsye, ligji ishte pėr ta
    njėkohėsisht njė rregull jete dhe njė profeci e gjėrave tė ardhshme.

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Pėr: Iniciacioni i Krishtere

    Frika e vėrtetė e Zotit mėsohet,

    dhe shumė udhėt ēojnė tek ajo.

    Udha e fundit ėshtė Jezusi qė tha;

    Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta.

    Iniciacioni i krishterė na ēon tek Ai.



    “Lum njeriu qė e druan Zotin, qė ecėn udhėve tė tija” (Ps 128 /127/, 1).
    Gjithmonė kur nė Shkrimin shenjt flitet pėr frikėn e Zotit, duhet ta kemi
    parasysh se kjo nuk gjendet kurrė e vetme, sikur tė na mjaftonte pėr plotėsinė e
    fesė, por i shtohen ose i paravendosen shumė vlera tė tjera.
    Nga kėto kuptohet thelbi dhe pėrsosmėria e frikės sė Zotit, ashtu si e mėsojmė
    nga ēka thuhet nė Fjalėt e Urta tė Salomonit: “Nėse do ta vėsh nė veprim
    kuptimin e nėse do ta ftosh pjekurinė, nėse do ta kėrkosh porsi argjendin, nėse
    do ta lypėsh porsi visarin, veē atėherė do ta kuptosh frikėn e Zotit” (Fu 2, 3-4).
    Kėtej shihet se nėpėr sa shkallė arrihet tek frika e Zotit.
    Para sė gjithash, pasi ta kemi lypur dhuratėn e urtisė, duhet qė veprėn e
    thellimit t’ia besojmė krejtėsisht dhuratės sė kuptimit, me tė cilin e kėrkojmė
    dhe e shqyrtojmė urtinė. Veē atėherė do tė mund ta kuptojmė frikėn e Zotit. Me
    siguri, mėnyra e rėndomtė e arsyetimit tė njeriut nuk ecėn kėshtu nė lidhje me
    frikėn.
    Frika mbahet prosi druajtja, tė cilėn e pėrjeton dobėsia njerėzore, atėherė kur
    druan qė tė pėsojė atė qė s’do tė donte t’i ndodhte. Kjo lloj frike lind nė ne me
    keqardhjen pėr ndonjė faj, kundrejt tė drejtės sė mė tė fuqishmit, ose nė sulm tė
    mė tė fortit, pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje, kur tė hasim nė ndonjė egėrsirė,
    ose, nė fund tė fundit, pėr pėsimin e ēdo tė keqeje.
    Kjo nuk ėshtė frika qė po mėsohet kėtu, sepse rrjedh nga dobėsia natyrore.
    Dhe nė lidhje me kėtė frikė, ēka duhet tė kemi frikė nuk ėshtė aspak objekt dhe
    lėndė thellimi, sepse gjėrat e pėrfrigueshme vetvetiu na shtijnė tmerr.
    Ndėrsa pėr frikėn e Zotit kėshtu shkruhet: “Ejani, o bij, e mė dėgjoni: do t’jua
    mėsoj frikėn e Zotit” (Ps 34 /33/, 12). Pra, mund ta mėsojmė frikėn e Zotit sepse
    dikush na e mėson. Kjo lloj frike nuk pėrbėhet nga trembja natyrore dhe
    spontane, por ėshtė gjė qė jepet dhe merret porsi njė mėsim. Nuk bartet nga
    dridhja e natyrės, por fillon tė mėsohet me zbatimin e urdhėrimeve, me veprat e
    njė jete tė pafajshme, me njohjen e sė vėrtetės.
    E enjte – JAVA II E KRESHMEVE 7
    Nga ana jonė, frika e Hyjit qėndron krejtėsisht nė dashuri, dhe dashuria e
    pėrsosur e pėrkryen kėtė frikė. Detyra e veēantė e dashurisė sonė ndaj Hyjit
    ėshtė dėgjesa e kėshillimeve tė tija, nėnshtrimi urdhėrimeve tė tija, besimi ndaj
    premtimeve tė tija.
    Ta dėgjojmė, pra, Shkrimin shenjtė qė thotė: “E tani, o Izrael, ēfarė kėrkon
    Zoti, Hyji yt, prej teje? Kėrkon qė ta druash Zotin, Hyjin tėnd, tė ecėsh udhėve
    tė tija, ta duash e t’i shėrbesh Zotit, Hyjit tėnd, me gjithė zemrėn tėnde e me
    gjithė shpirtin tėnd, t’i mbash rregullat e urdhėrimet e Zotit, qė po t’i jap unė
    sot pėr tė mirėn tėnde” (Lp 10, 12-13).
    Tė shumta janė udhėt e Zotit, edhe pse Ai vetė ėshtė udha. Por kur flet pėr
    veten quhet udha dhe e tregon edhe arsyen pėr tė cilėn quhet ashtu: “Askush nuk
    shkon tek Ati pos nėpėr mua” (Gjn 14, 6).
    Pra, duhet ta kemi parasysh problemin e shumė udhėve tė mundshme, dhe t’i
    ēmojmė shumė elemente qė, tė vėnė nė dijeni nga shumė arsye, tė mund ta
    gjejmė atė udhė tė vetme tė jetės sė pasosur e cila ėshtė e pėrshatshme pėr ne.
    Vėrtet, janė udhė nė Ligjin, udhė nė Profetėt, udhė nė Ungjijtė, udhė nė
    Apostujt, udhė edhe nė veprat e ndryshme tė Mėsuesve. Lum ata qė ecin nė to
    me frikėn e Hyjit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ribaldi : 25-02-2016 mė 06:33

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Pėr: Iniciacioni i Krishtere

    Besėlidhja e Zotit

    Nė kohėn e iniciacionit tonė tė krishterė, ne tė mjerėt, tė paaftyė pėr tė shpėruar veten,

    mėsojmė kushtet pėr tė hyrė nė besėlidhjen me Zotin. Kushte e para ėshtė qė tė mėsojmė

    dhe pėrvetsojmė dekalogun dhe ligjet e tjera nėpėrmjet tė cilėve Zoti na tregon rrugėn.


    Besėlidhja e Zotit


    Moisiu, nė Ligjin e Pėrtėrirė, i thotė popullit: “Zoti, Hyji ynė, bėri me ne njė
    besėlidhje nė Horeb. Kėtė besėlidhje Zoti nuk e lidhi me etėrit tanė, por me ne,
    qė jemi sot kėtu, me tė gjithė ne qė jemi gjallė.” (Lp 5, 2-3).
    Por pėrse nuk e lidhi besėlidhjen me etėrit e tyre? Sepse “ligji nuk ėshtė
    dhėnė pėr njeriun e drejtė” (1 Tim 1, 9). Etėrit e tyre ishin tė drejtė, ata tė cilėt e
    mbanin tė shkruar nė zemrat dhe nė shpirtrat e tyre virtytin e urdhėrimeve, sepse
    e donin Hyjin, qė i pati krijuar, dhe ruheshin nga ēdo padrejtėsi ndaj tė afėrmit;
    pėr kėtė arsye nuk qe e domosdoshme tė kėshillohen me ligje permirėsuese, pasi
    e kishin nė vetvete drejtėsinė e ligjit.
    Por kur kjo drejtėsi e dashuri ndaj Hyjit ra nė harresė, madje u shua
    krejtėsisht nė Egjipt, Hyji, pėr mėshirėn e vet tė madhe kundrejt njerėzve e
    shfaqi vetveten duke bėrė qė tė dėgjohej zėri i tij. Me fuqinė e vet i priu popullit
    jashtė nga Egjipti, me qėllim qė njeriu tė bėhej pėrsėri nxėnės dhe ndjekės i
    Hyjit. I ndėshkoi tė padėgjueshmit qė tė mos e pėrēmonin atė qė i pati krijuar.
    Pastaj, e ushqeu popullin me manėn, qė ta merrte njė shujtė shpirtėrore, siē
    kishte thėnė Moisiu nė Ligjin e Pėrtėrirė: “Tė ushqeu me manė, qė s’e njihje ti
    as etėrit e tu. Kishte pėr qėllim ta vėrtetonte se pėr tė jetuar njeriut nuk i
    mjafton buka, por lypet edhe secila fjalė qė del prej gojės sė Zotit” (Lp 8, 3).
    Ia dha si urdhėr dashurinė ndaj Hyjit dhe ia shtiu nė mend drejtėsinė qė duhet
    pasur ndaj tė afėrmit, qė njeriu tė mos jetė i padrejtė dhe i padenjė pėr Hyjin. Nė
    kėtė mėnyrė, e bėnte gati njeriun, me anė tė urdhėrimeve, pėr miqėsinė me vete
    dhe pėr mirėkuptimin me tė afėrmin. Tė gjitha kėto ishin pėr tė mirėn e vetė
    njeriut, ndėrsa Hyji s’kishte nevojė pėr asgjė qė mund t’i vinte prej njeriut. Kėto
    gjėra e bėnin tė pasur njeriun sepse i jepnin ēka atij i mungonte, d.m.th.
    miqėsinė e Hyjit, por Hyjit nuk i sillnin asgjė, sepse Zoti s’kishte nevojė pėr
    dashurinė e njeriut.
    Njeriu, pėrkundrazi, u pėrjashtua nga lumturia e Hyjit, tė cilėn nuk mund ta
    fitonte nė asnjė mėnyrė tjetėr pos nėpėr atė nderim qė atij i pėrket. Pėr kėtė
    arsye Moisiu i thotė popullit: “Zgjidhe, pra, jetėn, qė tė jetosh ti e
    trashėgimtarėt e tu, e duaje Zotin, Hyjin tėnd, dėgjo zėrin e tij, qėndroji besnik,
    sepse ai ėshtė jeta jote, gjatėsia e ditėve tė tua” (Lp 30, 19-20).
    Me qėllim qė ta bėnte gati njeriun pėr kėtė jetė, Zoti, ai vetė, i tha fjalėt e
    Dekalogut pėr tė gjithė, pa dallim. Pėr kėtė arsye mbetėn tė vlefshme edhe pėr
    ne, pasi u zhvilluan dhe u pasuruan, pa ndryshime dhe shkurtime, kur ai erdhi nė
    trup.
    Pėr sa u pėrket rregulloreve tė kufizuara brenda gjendjes sė lashtė tė
    skllavėrisė, ato i qenė pėrcaktuar popullit nga Zoti nėpėr Moisiun nė mėnyrė tė
    pėrshtatshme pėr mėsimin dhe formimin e tyre. Kėtė e thotė vetė Moisiu: “Po ju
    mėsoj urdhėrimet e rregulloret, si mė urdhėroi Zoti, Hyji im” (Lp 4, 5).
    Pra, ēka u qe dhėnė atyre pėr atė kohė skllavėrie dhe si figurė u shfuqizua me
    besėlidhjen e re tė lirisė. Kurse ato rregullore qė i pėrkasin natyrės dhe janė tė
    pėrshtatshme pėr njerėz tė lirė janė tė pėrbashkėta pėr tė gjithė dhe u fuqizuan
    me dhuratėn e madhe e bujare tė njohjes sė Hyjit Atė, me privilegjin e adoptimit
    si bij, me dhėnien e dashurisė sė pėrsosur dhe tė ndjekjes besnike tė Fjalės sė tij.

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Pėr: Iniciacioni i Krishtere

    Iniciacioni i krishterė: njė kohė pėr tė kuptuar kush ėshtė me tė vėrtetė Hyji,

    Nė kohė pėr ta lavdėruar si Ai meriton,

    njė kohė pėr ta pėrvetėsuar jetėn e tij.



    I urti mos tė mburret nė menēurinė e vet, as trimi nė trimėrinė e vet, as
    pasaniku nė pasurinė e vet (krh. Jer 9, 22-23). Por atėherė cila ėshtė mburrja
    e vėrtetė, dhe nė ēfarė ėshtė i madh njeriu? Thotė Shkrimi shenjt: Nė kėtė le
    tė mburret ai qė mburret: nėse ti e kupton se unė jam Zoti.
    Madhėria e njeriut, lavdia e tij dhe shkėlqimi i tij qėndrojnė nė kėtė: ta njohė
    atė ēka ėshtė me tė vėrtetė e madhe, tė bashkohet me tė dhe ta kėrkojė lavdinė
    prej Zotit tė lavdisė. Thotė apostulli: “Kush mburret le tė mburret nė Zotin”, dhe
    e thotė nė kontekst qė pason: “Krishti Jezus u bė pėr ne dije, drejtėsi, shenjtėrim
    dhe shpėrblim, qė, siē thotė Shrimi shenjtė, kush mburret le tė mburret nė Zotin”
    (1 Kor 1, 30).
    Mburrja e pėrkryer dhe e plotė nė Hyjin gjėndet atėherė kur njė njeri nuk
    krenohet pėr drejtėsinė e vet, por mirė e di se ėshtė zhveshur nga drejtėsia e
    vėrtetė dhe kupton se ėshtė bėrė i drejtė vetėm me anė tė fesė nė Krishtin.
    Pikėrisht nė kėtė gjė mburret Pali, i cili e pėrēmon drejtėsinė e vet dhe e kėrkon
    atė qė vjen prej Hyjit nėpėr Jezu Krishtin, d.m.th. drejtėsinė nė fe. E njeh
    Krishtin dhe fuqinė e ringjalljes sė tij, merr pjesė nė mundimin e tij, i pėrshtatet
    vdekjes sė tij, qė tė mund ta arrijė ringjalljen nga tė vdekurit.
    Bie poshtė ēdo mendjemadhėsi dhe ēdo krenari. O njeri, asgjė s’tė ka mbetur
    qė tė mund tė krenohesh, sepse mburrja jote dhe shpresa jote janė tė vendosura
    nė tė, qė tė mbarojė gjithēka ėshtė e jotja dhe ty tė mund tė jepet jeta e
    ardhshme nė Krishtin. Qysh tani i kemi frytet e para tė asaj jete, gjendemi nė tė
    dhe jetojmė tashmė krejtėsisht nė hirin dhe nė dhuratėn e Zotit. Hyji ėshtė ai qė,
    sipas mirėsisė sė vet, “ndikon nė ju qė tė doni e tė veproni” (Fil 2, 13).
    Dhe pėrsėri ėshtė Hyji qė, me anė tė Shpirtit tė tij, e zbulon urtinė e vet tė
    paracaktuar pėr lavdinė tonė.
    Hyji na jep forcė e fuqi nė lodhje. “U mundova tė veproja mė shumė se tė
    gjithė ata - thotė Pali - njėmend, jo vetėm unė, por edhe hiri i Hyjit me mua” (1
    Kor 15, 10).
    Hyji shpėton prej rreziqeve pėrtej ēdo shprese njerėzore. “Ne - thotė - e
    pranuam vendimin e vdekjes, qė shpresa jonė tė mos themelohej mė nė ne, por
    vetėm nė Hyjin qė ngjall tė vdekurit. Ai na shpėtoi prej aso vdekjeje dhe do tė
    na shpėtojė; nė tė e kemi vėnė shpresėn, ai edhe mė tutje do tė na shpėtojė” (2
    Kor 1, 9-10).
    Njohja jote, o Hyj, ėshtė drejtėsi e pėrsosur, njohja e pushtetit tėnd ėshtė
    rrėnja e pavdekėsisė.
    Kjo ėshtė jeta e pasosur: qė tė njohim ty, njė tė vetmin Hyjin e vėrtetė, dhe
    atė qė dėrgove, Jezu Krishtin.

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •