Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 244
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Iniciacioni i Krishtere

    Cdo jave do te shkruaj dicka. Pas disa vite do te kemi materalin per nje njohuri afersisht komplete e besimit tone. Kini durim, mos beni komente duke nisur nga historia apo nga nuk di cka. Merni nje fjale te tekstit propozuar, te pershtatshme per te sqaruar dicka te momentit tend shpirteror. Mund te marrim pjese edhe jo katolike qe deshirojne ta njohin me mire katolicizmi.

    Tema e kesaj jave eshte;

    Pervoja (eksperienca) e njerzimit



    Pas gjith bashkjeteses me Krishtin, pas fatkesqesive te Kalvarit, dhe misterit te Pashkeve, Apostujt akoma nuk kishin kuptuar shume cka ne lidhje me Krishtin. Ne fakte (cfr. Pervoja (eksperienca) e njerzimit



    Pas gjith bashkjeteses me Krishtin, pas fatkesqesive te Kalvarit, dhe misterit te Pashkeve, Apostujt akoma nuk kishin kuptuar shume cka ne lidhje me Krishtin. Ne fakte (cfr. Vap. 1,6) ata akoma i kerkojn qe Ai te ndertoj mbretrin e Israelit, ashtu si ishte konceptuar nga te gjithe, nje mbreteri toksore te fuqishme politike; edhe pse ne ato qaste kishin mbetur edhe pak ore deri ne ngritjen e Tij ne qiell!
    Nese ate akoma nuk e kishin kuptuar, perse vazhdonin ta ndiqnin? E ne mes te tyre kishte njerez qe kishin lėnė gruan, femijet, shtepin, barkat dhe rrjetat, zyret dhe tregun. Perse e ndiqnin?
    Perse Krishti ishte bere qendra e tyre afektive.
    Si ka mundesi?
    Krishti ishte i vetmi ne fjalet e te cilit ndjehej e perfshire e gjithe pervoja e tyre humane, te gjitha nevojat e tyre konsideroheshin seriozisht, ndjeheshin te sjellur para drites atehere kur ishin te pavetedishem dhe konfuz; keshtu, per shembull, pikerisht ata qe besonin se kishin nevoje vetem per buken e gojes, filluan te kuptonin se "jo vetem nga buka njeri jeton”.
    Krishti i paraqitet atyre pikerisht keshtu, si dikush qe ne menyre te befasishme ju vjen ne ndihme, i ndihmon ata, spjegon problemet e tyre, i sheron madje edhe nese ata jane te gjymt ose te verbere, e sheron shpirtin, u pergjigjet egzigjencave te tyre, dhe brenda pervojes se tyre ….Po cilat jane pervojat e tyre? Pervojat e tyre, nevojat e tyre, egzigjencat e tyre jane vete ata, ata njereze atje, vete umanateti i tyre.
    Krishti, pra, arrin pikerisht ketu, te sjellja ime si nejri, tek une qe pres dicka sepse ndjehem i pamjaftueshem; Ai me eshte bashkuar, i eshte pergjigjur kerkeses sime origjinale.
    Per te takuar Kirshtin, pra ne mbi te gjitha duhet qe seriozisht te paraqesim problemin njerzor.
    Ne duhet qe parasegjithash ti hapemi vete vehtese, qe do te thote qe te vetedisohemi gjallerisht per pervojen tone, te shohim me simpati njerzoren qe eshte ne ne, duhet te marrim parsysh ajo qe ne jemi me te vertet. Te marresh parasysh do te thote te marresh seroizisht ate qe ne ndjejme, gjithcka, te befasojm te gjitha aspektet, duke kerkuar te gjith kuptimin.
    Duhet te kemi shume kujdes, sepse shume lehte ne nuk nisemi nga pervoja e jone e vertet, do te thote nga pervoja ne tersine e saj dhe thjeshtesn e saj. Ne fakt ne shpesh e identifikojm pervojen pjeserisht , duke e reduktuar dhe cunguar, siq ndodhe shpesh ne fushen afektive, ne te dashuruarit, ose ne enderrat per te ardhmen.
    Dhe akoma me shpesh ne e perzijem pervojen me paragjykime ose skema mbase edhe ne menyre te pavetedishme te asimilaur nga ambijenti. Prandaj ne, ne vend qe te hapemi me nje qendrim qe eshte ne pritje, si nje vemendje e sinqerte, te mvarshmeris, qe thellsishte pervoja kerkon qe te ndiqet, ne i imponojm pervojes kategori dhe shpjegime qe e bllokojne dhe e ngushtojn, duke mendura se keshtu po e zgjedhim problemin. Miti qe « progresi shkencore nje dite do te arri te rregulloj te gjitha problemet tona” eshte formula moderne e kesaj hamendjej, nje hamendje e eger dhe thumbuese: dhe si e tille nuk merr parasysh as pervojat tona te verteta, madje nuk e din se cilat jane nevojat tona; refuzon qe te vereje pervojen me syrine e kjart, dhe te pranoje njerzoren me te gjitha kerkesat e saj. Prandaj civilizimi i sotem na bene te levizim verberisht ne kete pervoj te hamendjes acaruese dhe ne nje deshperim te erret.

    Meditim i mbare. torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 07-07-2008 mė 07:24

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Perse Krishti ishte bere qendra e tyre afektive.


    Me duket se jane fjale shume te qarta.
    Kur flasim per besimin, nuk e bejme me historine e katolicizmi qe hyri ne Shiperi 1400 vjet perpara Myslymanizmit, nuk do flasim per te vertetat qe duhet te pranojme edhe nese i tejkalojne mundesite e inteligjences tone, sepse jane mistere, nuk flasim me per urdherimet e Zotit dhe te kishes qe duhet te kryejme. Do flasim per dashurine, per nje lidhje afektive per te cilen ne dashuri varremi prej Krishtit.
    Eshte dicka e re.
    Me simpati. crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 07-07-2008 mė 10:25

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E mirė ėshtė qė tė kemi parasysh ēka ka shkruar Papa Gjon Pali nė letrėn Besimi dhe arsyeja nė numrin 2 (Shiko temėn nė Komunitetin Katolik): Nė misterin e Pashkėve Kisha ka marrė dhuratėn e tė vėrtetės sė fundme MBI JETEN E NJERIUT. E nėnvizoj sepse mendojmė shpesh vetė qė kemi marrė dhuratėn ta njohim Zotin e misterėt e botės tjetėr.

    Nė kėtė kontekst kam medituar edhe n.22 e GEZIMI DHE SPRESA (pėrkthimi i Imzotit Prelės). E kopjoj sepse flet pėr misterin e njeriut e pėr zbulesėn e kėtij misteri.

    “Misterin e njeriut e kuptojmė qartas vetėm nė misterin e fjalės sė mishėruar. Adami, njeriu i parė,domethėnė ishtge figura e parė e atij qė do tė vinte, tė Krishtit Zot.
    Krishti, Adami i ri, duke shpallur misterin e Atit, dhe tė dashurisė sė tij, PLOTESISHT ZBULON EDHE NJERIUN edhe vetė njeriut dhe ia dėfton lartėsinė e thirrjes sė tij.
    Nuk ėshtė, pra, kurgjė befasuese qė tė vėrtetat qė u paraqitėn mė parė, gjėjnė nė Tė (=Krishtin) burimin e vet dhe nė Tė arrijnė kulmin e vet.
    Ai, i cili “ėshtė shėmbellesė e Hyjit tėpapashėm”(Kol 1,15), Ėshtė edhe njeriu i pėrsosur, i9 cili iu ka kthyer bijve tė Adamit pėrngjasimin e Hyjit; kjo shėmbėllesė u shtrembtua shi me mėkatine parė. Pasi qė natyra e njeriut nė Tė ishte e pėrvetėsuar dhe e paprishur, kėshtu ajo edhe nė ne u lartėsua nė dinjitet tejet tė lartė. Duke u mishėruar Biri i Hyjit, nė njė mėnyrė ai u bashkua edhe me ēdo njeri”.



    Priten pyetje, komente, thellime, kontributin tuaj edhe me qellim qe tė pėrgatitet nė vazhdim njė libėr i vogel si ndihmė pėr iniciacionin e krishter pėr tė rriturit.
    Nėse njihni dike qė dėsiron tė pagėzohet, dini qė mund tė fillojė duke mėsuar kėtė temė e duke dhėnė kontributin e vet me pyetjet e veta, me komentet e veta, me verejtjet e veta.

    Nuk duhet tė shkruaj vetė unė.

    torrkerry

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga postimi i pare:
    "Krishti ishte i vetmi ne fjalet e te cilit ndjehej e perfshire e gjithe pervoja e tyre humane, te gjitha nevojat e tyre konsideroheshin seriozisht".

    Me vertet, nje njeri behet i vetedishem per veten e vet, ne rastin e nje nevoje. Kam uri, nuk ndjhem rehat e duhet te kerkoj ushqim...Edhe femija ndjhet rehat ne barkun e nenes e ne momentin i lindjes i shokuar qan me gjitha forcat, per te thene shqetesimin dhe dhembjen e tij. Eksperienca e pare qe bejne eshte eksperienca e dhembjes e pas kesaj te nje dore qe na vjen ne mdihme. Nje nevoje, nje mungese, nje dhembje...jane si nje alarm, si nje zile qe na njoftome qe jemi gjalle.
    Kur rritemi nuk na mjaftojne me as buka as ngrotesia e dashurise amerore. Nevojat jane me e forta, me ekzigjente, dhe me...njerezore: kemi nevoje te kuptojme vetveten; qe kjo mund te ndodhe, kemi nevoje per nje shoqeri; njerezit e shoqerise sone nuk jane gjithe njelloj sepse disa na korespondojne me shume, disa me pak, me disa kemi deshire te kalojme tere diten, me disa as nje minute; keni nevoje per dashurine e vertete qe eshte e mundshme vetem kur nje lidhje eshte pa interes; kemi nevoje per disa pergjigje disa pyetjeve perfundimtare: pse linda? pse jetoj? cili eshte qellimi i jetes time? A ka nje Zot?
    Jemi gjithmone ne kerkim e ketyre pergjigjeve, por gjate kerkeses bejme eksperincen qe disa prej te afermeve tane na ndihmojne me shume, disa me pak, e disa na pengojne ne perpjekjet tona.
    Beselidhja e re eshte per ne nje deshmi, qe na vjen nga njerez te denje per besim, qe pas nje bashkejetese tre vjetore me Krishtin, kane bere eksperiencen se ky person u pergjigjej te gjitha nevojave te tyre, edhe atij te nje shelbimi rrenjesor se personit te tyre. Mund te flasim me vertet per nje rilindje, per nje nderrim personal, per nje rini te rifituar fale miqsise se Krishtit. Per te arritur ne kete pike, kemi nevoje per shume kohe, per nje lodhje e vazhdueshme, por jemi te sigurt, te mesuar nga eksperiencat e apostujve, qe kjo do te ndodhe edhe poer ne.
    Por tani jemi thirrur te marrim seriozisht jeten tone, duke qene te vetedishem per nevojat tona. Sa me shume kuptojme se nevojat tona materiale nuk jane me te rendsishme per ne e sa me shume do te jemi te vemendshem per nevojat tona si persona e sa me shume te arrijm t'ia japim atyre nevojave shpirterore nje emer, sa me shume kerkojme e gjejm nje shuarje ketyre nevojave, mund te themi se jemi ne ecje te realizimit se qenies tone.

    torrkerry

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga ketekizmi i Kishes.


    I. Dėshira pėr Zotin
    27 Dėshira pėr Zotin ėshtė e brendashkruar nė zemrėn e njeriut, sepse njeriu ėshtė krijuar nga Zoti dhe pėr Zotin; dhe Zoti nuk pushon sė tėrhequri njeriun te vetja dhe vetėm nė Zotin njeriu do ta gjejė tė vėrtetėn dhe lumturin qė kėrkon pa pushim:
    Arsyeja mė e lartė e dinjitetit tė njeriut qėndron nė thirrjen e tij pėr t’u bashkuar me Hyjin. Qė nė lindjen e vet njeriu ėshtė i thirrur pėr dialog me Hyjin: dhe nė tė vėrtetė njeriu ekziston vetėm sepse Zoti nga dashuria e ka krijuar dhe nga dashuria e ruan kurdoherė, dhe nuk jeton plotėsisht sipas sė vėrtetės po tė mos e njohė lirisht Zotin dhe po tė mos e lėshojė veten nė dorė tė Krijuesit tė vet1.
    28 Nė rrjedhėn e historisė sė tyre e deri nė ditėt tona, njerėzit e kanė shprehur nė mėnyra nė mėnyra tė ndryshme kėrkimin e Zotit, nėpėrmjet besimit dhe sjelljeve tė veta fetare (lutje, flijime, kulte, meditime, etj.). Pavarėsisht nga dykuptimėsitė qė mund tė kenė, kėto forma shprehjeje janė kaq unike saqė njeriu mund tė pėrkufizohet si njė qenie fetare:
    Prej njė njeriu Zoti krijoi mbarė gjininė njerėzore, qė ta banonte mbarė sipėrfaqen e dheut. Pėr ta caktoi rendin e kohėve dhe kufijtė e vendbanimit tė tyreė ta kėrkojnė Hyjin e nė ndonjė mėnyrė tė mund ta gjejnė. Ai nuk ėshtė larg asnjėrit prej nesh. Sepse nė Tė jetojmė, lėvizim e jemi...(Vap 17, 26-28).
    29 Por kjo «lidhje intime dhe jetėsore me Hyjin»2 mund tė harrohet, mund tė shpėrnjihet dhe mund tė mbėrrijė deri aty ku mohohet haptas nga njeriu. Qėndrime tė tilla mund tė kenė zanafilla nga mė tė ndryshmet3: kryengritjen kundėr sė keqes nė botė, mosnjohjen ose indiferencėn fetare, shqetėsimet pėr kėtė botė dhe pėr pasurinė4, shembullin e keq tė besimtarėve, rrymat e mendimit nė kundėrshtim me fenė, dhe mė nė fund prirjen e njeriut mėkatar pėr t’u fshehur, nga frika, para Zotit5 dhe pėr tė ikur para thirrjes sė tij6.
    30 «Le tė galdojė zemra e atyre qė kėrkojnė Zotin» (Ps 105 3). Nė qoftė se njeriu mund ta harrojė ose mos ta pranojė Zotin, Zoti nuk lodhet duke thirrur ēdo njeri pėr ta kėrkuar, nė mėnyrė qė tė jetojė dhe tė gjejė lumturinė. Por njė kėrkim i tillė kėrkon nga njeriu tė gjitha pėrpjekjet e intelektit tė tij, njė vullnet tė sinqertė «njė zemėr tė drejtė», gjithashtu dhe dėshmimin e tė tjerėve qė ta drejtojmė kah kėrkimi i Zotit.
    Ti je i madh, o Zot, dhe shumė i denjė pėr t’u lėvduar; i madh ėshtė virtyti yt dhe dituria jote ėshtė e pallogaritshme. Dhe njeriu dėshiron tė tė lavdėrojė, njė grimcė e krijimit tėnd qė mban me vete fatin e tij tė vdekshėm, qė mban mbi vete provėn e mėkatit tė vet dhe provėn qė ti u bėn ballė krenarėve. E megjithatė, njeriu, kjo grimcė e gjithėsisė sė krijuar nga ti, do tė tė lavdėrojė. Ti vetė e nxit tė kėnaqet me lavdet e tua, sepse pėr vete na krijove dhe zemra jonė nuk gjen pushim deri sa tė pushojė nė ty7.


    torrkerry

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Sot ju propozoj nje hap tjeter ne iniciacionin e krishtere, dicka qe duhet te kemi parasysh, si nje baze, si nje themelim, ne ecjen tone se krishtere.

    Priten gjithmone pjetje, komente, verejtje nga ana juaj.

    VETMIA



    Nga situata e Apostujve e pershkruar ne Vap. 1,9: “Dhe kur i tha keto fjale, nder sy te tyre u ngrit ne qiell dhe nje re menjehere ua zuri para syve te tyre”, na vije nje sugjerim mjaft i rendesishem; Krishti shkoj dhe ata mbeten aty, pezull, me goje hapur – shpresa e tyre iku -, dhe mbi ta bie vetmia, ashtu si bie terri i ftohet mbi toke kur dielli perendon. Sa me shume qe zbulojm nevojat tona, aqe me shume e kutojm se ne nuk mund ti plotsojm vete, dhe as njerzit e tjere si ne, nuk mund te bejne kete.
    Kuptimi i pafuqis e shoqeron gjdo pervoj njerzore serioze. Eshte ky kuptim i pafuqis qe gjeneron vetmine. Vetmia e vertete nuk vjen nga fakti qe ne jemi fizikisht vetem, por ajo vjen athere kur ne e kuptojm qe nje problemi tone themelor nuk mund ti gjejme zgjidhje as ne dhe as te tjeret.
    Mund te thuhet shume mire se kuptimi i vetmis, linde ne vete zemren e gjdo angazhimi serioz me njerzoren tone.
    Gjithe ket mund ta kuptoj mire ai i cili ka besuar se ka gjetur zgjidhjen e nje nevoje te madhe ne dikend apo ne dicka: dhe kur kjo i zhduket, largohet, ose e zbulon se eshte i paafte. Jemi vetem me nevojat tona, me nevojen tone qe te jemi dhe te jetojm thellesisht. Si nje i vetmuar ne shkretire, e vetmja gje qe mund te bejem eshte qe te presim qe dikush te vije. Dhe sigurisht nuk do te jete njeriu ai qe do te gjeje zgjidhjen; sepse per tu zgjidhur jane pikrisht nevojat e njeriut.

    torrkerry

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Komenti

    Nė tekste qė kam shkruar deri tani, gjinden shpesh herė fjalė si nevoja, ekzigjenca,
    pyetje. Pra njeriu, i krijuar qė tė jetojė nė paqė dhe lumturi, nuk ndjhet mirė, rehat, nė paqe dhe nė lumturi, kur ėshtė nė shqetėsimin pėr shkak tė kėtyre nevojave, ekzigjenca, pyetjeve. E kėrkon njė zgjidhje. Kjo ėshtė shumė e thjeshtė nė qoftė se behet fjalė pėr nevoja trupore. Kam etje, pij ujin; kam uri, haj bukė; jam i lodhur, flej gjumė… I pėrgjigjesh njė nevoje trupore varet nga njė gjė e pėrshtatshme nė lidhje me kėtė nevojė.
    Nė njė moment tė hiostorisė sė botės, njė “materie” ka filluar tė jetė e vetėdijshme pėr vetveten, sepse filloi tė jetė e paijsur me njė aftėsi tė veēante qė ne sot e quajmė “arsye”. Kjo materie e vetėdijshme per vetvetem nė sot e quajmė “NJERI”, shenjat e prezences sė kėsaj aftėsie nė njeriut jane e panumerta dhe i studiojnė shumė skenca: paleontologjia, arkeologjia, antropologjia, parahistoria…kėrkojnė gjurmat tė veēanta qė njeriu ka lėrė nė botė sepse nė tė filloi tė jetė e pranishme kjo aftėsi.
    Kėto gjurma janė njė deshmi e pakundėrshtueshme qė nga momenti i parė tė pranisė se kėsaj aftėsie, njeriu ka filluar tė ndjejė nevojat shpirtėrore, nevoja mė tė larta e filloi tė kėtė pyetje qė i pėrkasin natyrėn e tij mė tė thelle, me probleme mbi kuptimin e jetės sė tij, duke kuptuar edhe se pėrgjigja, zgjidhja e kėtyre problemeve nuk i gjen nė vetveten, sepse ėshtė njė karaktėr i natyrės sė tij varėsia nga njė tjetėr. Kam pėrdorur fjalėn “varėsia”, do tė kisha pasur mundėsi ta pėrdor fjalėn “lidhje”, do tė kisha pasur mundesi tė them se gjitha kėto eksperinca tė brendshme varėsie janė pjesė e kustetutės tonė njerėzore, janė tė pashmangshme vetėm pėr faktim qė jemi njerėz, pra ato pėrbėjnė diēka, njė tėrėsi qė mund ta quajmė “ndjeshmėri fetare”: Shumė pjetje me karakter ekzistencial, qė gjithė se bashku kallėzojnė pėr njė nevoje sė njė kuptimi tė plotė qė ndjejmė, pėr faktin qė jemi njerėz e qė nuk na len rehat, e zgjidhja e tė cilės parashikon ekzistencėn e lidhjen me dike tjetėr.

    Ngadalėngadalė, pėr njė kohė tė gjatė, duke na mbeshtetur nė njė antropologji filozofike serioze, pra, do tė pėrballojmė me ato probleme njerėzore pėrt tė cilat duhet tė jemi tė vetdishėm pėrpara qė tė pėrballohemi me problet e fesė: pra, me problemin e ndjesisė fetare, me problemin e kuptimit tė Zotit nė njeriun e kohės tonė.

    torrkerry

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Me ndihmė tė Shkollės sė komunitetit tė levizjes “Bashkim dhe ēlirim”.
    Do tė analizojmė pėr shumė ditė atė qė e kam quhajtur “Ndjeshmėri fetare”, njė tėrėsi pyetjesh, ndjenjash, nėvojash…qė janė lidhur ngushtė mė natyrėn tonė njerėzore, mė mirė me kustetutėn tonė njerėzore. Nuk ėshtė e mundur tė kemi nė mendjen tonė pėrfityrimin e njė njeriu duke mos pasur parasysh kėto gjėra.
    Pėrpara qė tė hymė drejtėpėrdrejtė nė temėn e ndjeshmėrisė fetare, duhet tė sqarohen disa idetė. Do ta bėjmė duke studiuar tre premisa.
    E para ėshtė realizmi, e dyta ėshtė arsyeshmėria dhe e treta ėshtė njė fjalė e qarte mbi dinamizmin mes realitetit (objekti) e personit (subjektit)qė bėn eksperiencėn.

    1. Diēka pėr premisėn e para: realizėm.

    a) Pėr se bėhet fjalė?

    Pėr sa i perket premisės sė parė, dua tė citoj si pikė afrimi, nje faqe nga libri “Reflektime mbi ecurinė e jetės”:

    “Nė rehatinė e jetės moderne qė tė dobėson nervat, tėrėsia e rregullave qė i japin qėndrueshmėri jetės ėshtė qullosur...pjesa mė e madhe e lodhjes qė impononte bota kozmike janė zhdukur dhe bashkė me to ėshtė zhdukur edhe pėrpjekja krijuese e personalitetit.... Kufiri qė i ndan tė mirėn nga e keqja ėshtė zhdukur,...ndarja mbizotėron kudo...Pak vėzhgim dhe shumė arsyetim tė ēojnė nė gabim. Shumė vėzhgim dhe pak arsyetim tė shpien tek e vėrteta”.

    Kėtu autori, Aleksis Karrel, pėrdor gjuhėn e atij qė i ėshtė kushtuar kurdoherė njė tipi tė caktuar studimi shkencor (le tė kujtojmė se ai,qė nė moshėn fare tė re, fitoi ēmimin Nobel pėr mjekėsinė): Fjala “arsyetimi” mund tė zėvendėsohėt me dobi me fjalėn “dialektikė nė funksion tė njė ideologjie”.

    Nė tė vėrtetė, vazhdon Carrel-i – “epoka jonė ėshtė epokė ideologjish, e cila, nė vend qė tė mėsojė nga realiteti nė tė gjitha tė dhėnat e tij, duke ndėrtuar mbi tė, pėrpiqet tė sajuar nga intelekti: nė kėtė mėnyrė ngadhėnjimi i edeologjive i vė vulėn shkatėrrimit tė qytetėrimit”.


    b) Metoda e kėrkimit imponohet nga objekti: njė meditim mbi pėrvojen vetjake.

    Mirė pra! Pėr ēdo hėtim serioz tė ēdo ngjarjeje a “send” kėrkohet realizėm. Me kėtė shprehet nevoja urgjente qė tė mos privilegjojmė ndonjė skemė qė tashmė e kemi tė gatshme nė mendje, nė krahasim me vėzhgimin e plotė, tė apasionuar, me kėmbėngulje, tė faktit, tė njarjes reale.

    Shen Agostini, me lojė fjalėsh, thotė: “Unė kėrkoj pėr ta ditur diēka, jo pėr ta menduar”. Njė shpallje e tillė tregon njė qėndrim tė kundėrt me atė qė e hetojmė mė lethė te njeriu modern. Sepse, po ta dimė diēka, mund tė themi edhe se e mendojmė; por shen Agostini na thotė se e kundėrta nuk ėshtė e vėrtetė: sepse tė mendosh diēka do tė thotė tė bėsh njė ndėrtim intelektual, ideal, dhe tė pėrfytyruar qė ne kemi nė lidhje me atė send, por, ama, shpesh herė i bėjmė njė privilegj tė tepruar kėtij tė menduari, nga i cili, pa e kuptuar mirė as nė vetė – ose, pėr mė tepėr, duke justifikuar qėndrimi qė po pėrcaktoj tani – projektojmė mbi faktin atė qė ne mendojmė pėr tė.
    Pėrkundrazi, njė njeri me mend nė kokė, kėrkon tė dijė si ėshtė njė fakt: vetėm duke e ditur si ėshtė, dhe vetėm atėherė, mundet edhe ta mendojė.

    Pėr kėtė, me Carrel-in dhe shen Agostinin kėtu insistohet duke pohuar se edhe pėr sa i takon pėrvojės fetare, mbi tė gjitha ka rendėsi tė dihet ē’ėshtė ajo, me ēfarė kemi tė bėjmė.
    Sidoqoftė ėshtė e qartė se, me parė se ēdo gjė tjetėr , duhet tė pohojmė se kemi tė bėjmė pikėrisht me njė fakt, madje pėr faktin statistikisht mė tė pėrhapur nė veprimtarinė njerėzore. Nė tė vėrtetė nuk ka veprimtari njerėzore me shtrirje me tė gjerė se ajo qė kemi filluar ta quhajmė “pėrvojė ose ndjenja fetare”. Kjo i parashtron ēdo njeriu njė pyetje pėr ēdo gjė qė ai bėn, prandaj ėshtė njė pikė shikimi mė e gjerė se asnjė tjetėr.

    Pyetja qė shtron ndjenja fetare, - sikundėr do ta shohim mė tutje - ėshtė kjo: “Cfarė kuptimi ka ēdo gjė qė ekziston?”. Dhe duhet ta pranojmė qė ėshtė fjala pėr njė dhėnė qė del nė pah nė sjelljen e ēdo njeriu tė tė gjitha kohėrave, dhe qė ka prirje tė pėrfshijė tė gjithė veprimtarinė njerėzore.

    Prandaj, nė qoftė se ne duam ta dimė si ėshtė ky fakt, ku qėndron kjo ndjenjė fetare, problemi i metodės na bėn tė impenjohemi menjėherė pa asnjė ngurrim. Pra pyetja e metodės ėshtė kjo: “Si do ta pėrballojmė njė dukuri tė tillė, qė tė jemi tė sigurt se do tė arrijmė ta njohim mirė?”.

    Pėr kėtė, zakonisht njerėzit i besojnė asaj qė thonė tė tjerėt, apo kėrkojnė mendimin e atyre qė kanė njė peshė nė shoqėrinė: p.sh. filozofėt, ata qė kanė njė emėr... Artistoteli, Platoni, Kanti, Poper, njė personazhė e aktualitetit. Mund tė bėjmė edhe kėshtu, por ama, tė pėrdoresh mbi tė gjitha, kėtė metodė, nuk ėshtė e drejtė. Pėr kėtė ēeshtje themėlore tė ekzistimit tonė, nuk mund tė lėshojmė veten tonė nė dorė tė tė tjerėve e nė pikėpamjet tė tyre, p.sh. duke pėrvetėsuar opinionin mė tė pėrhapur ose ato ndjenja me tė cilat ėshtė i mbushur dhe qė pėrcaktojnė ajrin qė thithim.

    Realizmi kėrkon qė, pėr tė vėzhguar njė objekt nė njė mėnyrė tė atillė qė tė arrijmė ta njohim, metoda tė mos jetė diēka e pėrfytyruar, e menduar, e organizuar ose e sajuar nga subjekti, por tė jetė diēka qė imponohet nga objekti.

    Njė sh.: Sikyr unė tė ulėsha pėrpara njė sallė plot me njerėz, mbi tryezė tė kisha njė bllok shėnimesh, qė, duke folur, e shoh me bisht tė syrit, dhe i bėj pyetje vetes, ē’ėshtė vallė ajo bardhėsi qė mė vret sytė, mund tė mė vinin nė mendje gjėrat mė tė ndryshme: mund tė jetė akullore e derdhur, njė copė kėmishė, etj...

    Porse, metoda pėr tė ditur pėr se bėhet fjalė, mė imponohet nga vetė sendi. Prandaj nuk mund tė them se do tė mė pėlqente mė fort tė vihesha e tė sodisja njė objekt tjetėr tė kuq nė fund tė sallės ose sytė e njė personi nė reshtin e parė: por tė doja me vėrtet tė njihja atė objekt tė bardhemė, do tė detyrohesha patjetėr tė ul kokėn dhe t’ia ngul sytė mirė pėr ta parė si duhet. Metoda pėr ta njohur imponohet nga objekti, pra nga blloku shėnimesh.

    Edhe njė herė, kjo do tė thotė se metoda pėr tė njohur njė objekt mė diktohet nga vetė objekti, nuk mund tė pėrcaktohet nga subjekti, nga unė. Sikur nė vend tė bllokut tė shėnimeve, pėr tė cilin fola pak mė lart, tė bėnim hipotezėn se mund tė hidhnim njė sy pėrvojės fetare, si dukuri, edhe nė kėtė rast do tė na duhej tė thoshim se metoda pėr ta njohur duhej tė na sugjerohej nga ajo dukuri fetare.
    Tani, ē’tip dukurie ėshtė pėrvoja fetare? Ajo ėshtė njė dukuri qė ka tė bėjė me njerėzoren, e prandaj nuk mund tė trajtohet si njė dukuri gjeologjike ose meteorologjike.

    Ėshtė diēka qė ka tė bėjė me personin. Si duhet tė sillemi atėherė? Meqėnėse kemi tė bėjmė mė njė fenomen qė ndodh brenda meje, qė i takon ndėrgjegjės time, unit tim si person, atėherė duhet tė reflektoj mbi vetveten. Kam nevojė pėr njė hetim mbi vetveten, njė hetim ekzistencial.

    Pasi tė kem pėrfunduar kėtė hetim, atėherė do t’i krahasoj me dobi tė madhe rezultatet me ato qė shprehin mendimtarėt dhe filozofėt pėr kėtė ēeshtje.
    Kėshtu, pa njė ballafaqimi tė tillė, do tė pasurohen tė dhėnat qė kam nxjerrė, pa pasur rrezik qė tė pranoj si pėrcaktim njė mendim tė huaj. Po tė mos nisemi nga njė hetim ekzistencial, do tė ishte njėlloj sikur ta kėrkonim nga dikush tjetėr vėrtetėsinė e njė dukurie qė jam duke e jetuar umė vetė.
    Kjo, po tė mos ishte njė pėrforcim, pasurim, ose kurdėrshtim qė vjen pas njė reflektimi tė bėrė personalisht, do tė bėnte qė mendimi i dikuit tjetėr tė zinte vendin e punės qė mė takon mua ose do tė bėhej pėrēues i njė opinioni tjetėrsues nė mėnzrė tė pashmangshme.

    Pėr njė ēeshtje me rėndėsi pėr jetėn time e pėr fatin tim do ta pėrvetėsoja, pa asnjė qėndrim kritik, njė pėrfytzrim tė diktuar nga tė tjerėt.


    torrkerry

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Njė koment
    Jam gjithėmonė duke shkruar diēka tė rendėsishme pėr tė kuptuar ēfarė ėshtė ndjeshmėria fetare, e si ajo ėshtė nė fillim e ēdo zhgjedjje personale serioze, pra edhe pėr besimin. Pėrkujtoj qė flitet pėr njė eksperiencėn personale e qė, pėr faktin qė objekti lidhet me njė eksperiencėn personale, metoda me tė cilėn duhet tė jemi nė kėrkim, duhet tė jetė e pėrshtatshme pėr tė studiuar njė eksperiencė tė tille. En passant, kur nė forumėt shkruan besimtarėt myslyman, ka verejtje pėr “kontradikta” nė Biblėn e shpesh bėhet fjalė pėr data qė nuk korrespondoinė...Apo bėhet fjalė pėr gėnjeshtrat qė gjindhėn nė Biblėn (pėr shembull Jezusi do tė kishtė gėnjyer ose mastruar kur thoste: “Gjithēka do tė kėrkoni nė lutje, do ta keni” e flitet nė njė temė pėr njė pasuri tė madhe, e nė njė temė tjetėr pėr kthimin e Gostivasrit nė besim protestant). Mė duket se problemi i datave ėshtė objekti i historisė e duhet tė studiohet me metodat e historisė: probleni i pasurisė ėshtė objekti i shkencės bankare e duhet tė studiohet me metodat e pėrshtatshme; problemi i kthimit, i regjishtrimit nė njė fe ėshtė objekti i statistikės. Problemi i besimit tė njė personi ėshtė njė problem tė ndėrgjegjes, lidhur me njė eksperiencė personale tė brendshme, e pra nė kėtė nivelin duhet tė studiohet. Bibla ėshtė historia e shelbimit, pra e atyre pėrpjekjet qė njerėzimi, i frymėzuar prej Zotit, ka bėrė pėr tė gjėtur njė pėrgjigje pyetjeve pėrfundimtare pėr tė cilėt kemi shkruar, dhe deshmia qė vetėn nė marrėdhenje tė gjallė me Hyjin e Abrahamit, Izakut dhe Jakobit gjindhet njė zgjidhje.

    torrkerry

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shkolla e Komunitetit nė vazhdim.

    c) Pėrvoja ka nė vetveten njė vlerėsim.

    Por ajo qė kemi thėnė deri tani ėshtė vetėm fillimi i rrugės qė do tė ndjekim, sepse, pasi kemi zhvilluar njė hetim ekzistencial, ėshtė e domosdoshme tė dimė tė japim njė gjykim pėr sa i pėrket rezultateve tė njė hetimi tė tillė mbi veten tonė.

    Tė shmangėsh tjetėrsimin nė ato qė thonė tė tjerėt, nuk na lejon tė heqim dorė nga njė gjykim mbi ato qė kemi gjetur nė vetvete gjatė hetimit, sepse, pa njė aftėsi vlerėsimi, njeriu nuk mund tė bėjė asnjė pėrvojė.

    Do tė doja tė saktėsja faktin se fjala “pėrvojė” nuk do tė thotė vetem “tė provosh”:
    Njeriu “me pėrvojė” nuk ėshtė ai qė ka mbledhur shumė “pėrvoja” - fakte dhe ndjesi – duke bėrė, siē thuhet, mizėn buall. Nga njė grumbullim i tillė pa kriter, lindin shpesh shkatėrrimi dhe shuarja e personalitetit.

    Eshtė e qartė se pėrvoja pėrputhet me faktin qė “porovohet diēka”, por mbi tė ghitha pėrputhet me gjykim qė jepet mbi atė qė provohet. “Personi ėshtė, para sė gjithash, vetėdije. Prandaj ēka karakterizon pėrvojėn, nuk ėshtė aq tė bėrėt, vendosja e disa marrėdhėnieve me realitetin si fakt mekanik... Ajo qė karakterizon pėrvojėn ėshtė tė kuptuarit e njė gjėje, zbulimi i kuptimit tė kėsaj. Pėrvoja sjell me vete, pra, kuptimin me zgjuarėsi tė gjėrave”.

    Njė gjykim kėrkon njė kriter nė bazė tė tė cilit veprohet. Dhe, pėr pėrvojėn fetare, duhet tė pyesim veten, pasi kemi bėrė hetimin, se ēfarė kriteri duhet zbatuar pėr tė gjykuar pėr ato qė kemi gjetur gjatė reflektimit mbi vetveten.

    torrkerry

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Mėsim pėr njė jetė tė krishtėre. Shkolla e komunitetit (vazhdim).

    d) Kritere pėr vlerėsimin.

    Atėherė, le tė pyesim vete: cili ėshtė kriteri qė na lejon tė gjykojmė pėr atė qė na ndodh nė vetvete?
    Dy janė mundėsitė: ose kriteri nė bazė tėė tė cilit gjykojmė atė qė shohim nė veten tonė ėshtė I marrė nga jashtė vetės sonė, ose ky kriter mund tė gjendet brenda vetes tonė.
    Nė rastin e parė, do tė binim nė situatėn tjetėrsuėse qė kemi pėrshkruar mė parė. Edhe po tė kishim bėrė njė hetim ekzistencial nė vetė tė parė, duke refuzuar pra t’ju drejtoheshim hetimeve tė bėra nga tė tjerėt, por nga tė tjerėt tė merrnin kriteret pėr tė gjykuar veten, rezultati tjetėrsues nuk do tė ndryshonte. Do tė benim nė kėtė mėnyrė qė kuptimi I asaj qė jemi tė varej nga diēka qė ėshtė jashtė nesh.

    Kėtu ama mund tė mė bėhej njė kundėrshtim I zgjuar: meqėnėse njeriu, para se tė jetė nuk ishte, nuk ėshtė e mundur qė t’i japė vetvetes njė kriter gjykimi. Megjithatė ky kriter ėshtė diēka qė “jepet”.

    Tani, qė ky kriter ėshtė brenda nesh (imanent) nuk do tė thotė qė ja japim vetes: ėshtė i thithur nga vetė natyra jonė, d.m.th. na jepet bashkė me natyrėn tonė (ku me fjalėn natyrė nėnkuptojmė nė njė mėnyrė mjaft tė qartė fjalėn Perėndi, me njė fjalė shnjėn e origjinės fillestare tė unit tonė).

    Vetėm kjo mund tė kuptohet si njė zgjidhje metodologjike e arsyeshme, jo tjetėrsuese.

    Kriteri pėr tė gjykuar kėtė reflektim mbi vetėqenien njerėzore duhet tė jetė pra brenda strukturės origjinale tė personit.

    torrkerry

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shkolla e komunitetit pėr tė na pėrgatitur pėr njė jetė tė krishterė, qė tė jemi “gjithmonė tė gatshėm t’ i japim pėrgjegje gjithsecilit qė prej nesh kėrkon arsyen e shpresės qė ėshtė nė ne, por me butėsi dhe nderim tė duhur, me ndėrgjegje tė mirė...” (khs.1Pt. 3, 15-16).

    e) Pėrvoja fillestare.
    Tė gjitha pėrvojat e qenies njerėzore dhe tė personalitetit tim kalojnė nėpėrmjet kontrollit tė njė “pėrvoje qė vjen nga origjina, (qė ėshtė e hershme, qė ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e kustetutės njerėzore)”, qė pėrbėn ballafaqimin tim me gjithēkanė. Nė njėfarė mėnyrė mund tė themi se ajo ėshtė shkruar nė natyrėn tonė njerėzore. Ajo qė ēdo njeri ka tė drejtėn dhe dėtyrėn tė mėsojė, ėshtė mundėsia dhe zakoni tė krahasojė ēdo propozim me kėtė “pėrvojė fillestare” tė vetėn.
    Ku qendron kjo pėrvojė fillestare nga origjina? Kemi tė bėjmė me njė kompleks kėrkesash dhe gjėrash evidente me tė cilat njeriu ballafaqohet kur bėn krahasimin me gjithēka qė ekziston.
    Natyra e shtyn njeriun qė tė bėjė njė krahasim tėrėsor me vetveten, me tė tjerėt, me gjėrat, duke e pajisur – si vegėl e njė ballafaqimi tė tillė tėrėsor – me njė tufė qartėsish dhe kėrkesash origjinale, aq shumė origjinale, sa ēdo gjė qė njeriu thotė dhe bėn, varet nga ato.
    Kėtyre mund t’u jepen shumė emra; mund tė pėrmblidhen me shprehje tė ndryshme (si: kėrkesė pėr lumturi, kėrkesė pėr vėrtetėsi, drejtėsi, etj...). Janė megjithatė, si njė shkėndijė qė ndez motorin njerėzor: pėrpara atyre nuk ekziston asnjė lėvizje, asnjė dinamikė njerėzore.
    Ēdo veprim i personit, nga mė i rėndomti dhe i pėrditshmi deri tek mė i peshuari dhe plot me rrjedhoja, mund tė ndodhė vetėm duke u mbėshtetur mbi kėtė tufė fillestare qartėsish dhe kėrkesash origjinale.
    Le tė hipotizojmė atė bblokun e shėnimeve tė fanshėm tė shembullit tė dhėnė mė parė. Po tė na afrohej dikush dhe tė na thotė seriozisht: “Je i sigurt qė ėshtė njė bllok shėnimesh? Po sikur tė mos jetė njė gjė e tille?”, reagimi ynė do tė ishte njė ēuditje e pėrzjerė me frikė, sikur tė gjendeshim pėrballė njė njeriu qė nuk ėshtė nė vete.
    Aristoteli thoshte nė mėnyrė tė mprėhtė qė ėshtė njė ēmenduri tė kėrkosh arsyet e atyre gjėrave qė janė tė qarta si fakt.
    Askush s’do tė mund tė jetojė gjatė e nė mėnyrė tė shėndetshme, po tė ndiqte
    vijėn e atyre pyetjeve.
    Mirė atėherė, ky tip qartėsie evidente ėshtė njė aspekt i asaj qė kemi quajtur pėrvojė elementare apo fillestare.
    Do tė doja tė propozoja njė shembull tjetėr grotesk, por plot me kuptim. Nė njė Lice profesori i filozofisė shpjegon: “Djema, tė gjithė ne e kemi tė qartė se ky blloku i shėnimesh ėshtė njė objekt jashtė nesh. Asnjeri nuk mund t’i shmanget pranimit tė faktit se ideja e tij nė lidhje me tė ėshtėė ajo e diēkaje qė ėshtė jashtė vetes.Supozoni ama, qė unė nuk e njoh kėtė objekt: do tė ishte sikur ai tė mos ekzistonte”. Ja njė profesor “idealist”, le ta quajmė kėshtu.
    Le tė mendojmė qė ky profesor sėmuret shumė rėndė dhe zėvendėsohet. Zėvendėsuesi, pasi studentėt e kanė lajmėruar pėr programin qė kanė bėrė, vendos tė marrė parasysh pėrsėri shembullin e bllokut tė shėnimesh. “Tė gjithė ne jemi tė njė mendjeje –thotė – qė gjėja e parė e qartė ėshtė se ky objekt ėshtė jashtė nesh. Po sikur tė mos ishte kėshtu? Provomėni qė ekzxiston si objekt jashtė nesh, nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme”. Ja njė profesor qė ngre probleme, sofist dhe skeptik.
    Le tė mendojmė atėherė qė pėr arsye rrethanash tė paparashikueshme, vjen nė atė klasė njė tjetėr zėvendėsues filozofie dhe fillon tė bėjė mėsim duke u nisur nga shembulli i lėnė nga tė tjerėt. Thotė: “ Tė gjithė ne e ndjejmė se ky ėshtė njė objekt jashtė nesh: ėshtė njė qartėsi e parė, origjinale. Po nėse unė nuk e njoh? Do tė jetė sikur tė mos ekzistojė. E shikoni atėherė qė njohja ėshtė takimi i njė energjie njerėzore dhe i njė pranie. Ėshtė njė ngjarje tek e cila energjia e ndėrgjegjes njerėzore bėhet njė me objektin. E shikoni atėherė, djemtė e mi, qė kemi nevojė pėr dy gjėra pėr tė njohur diēka: energjinė e ndėrgjegjes sonė dhe objektin. Si prodohet ky unitet? Ėshtė njė pyetjė tėrheqėse pėrballė sė cilės kemi fuqi deri nė njėfarė pike. Eshtė e qartė ama, qė njohja pėrbėhet nga dy faktorė”. Ky ėshtė njė mėsues “realist”.

    Kemi parė tri interpretime tė ndryshme tė tė njejtit argumentit. Cili do tė jetė ai i drejtė? Secili nga ata ka tėrheqjen e vet, shpreh njė pikėpamje tė vėrtetė. Me cilėn metodė do tė arrimė tė vendosim? Duhet tė shqyrtojmė tri opinionet dhe t’i krahasojmė me kriteret e asaj qė kam quajtur pėrvojė elementare: me kriteret qė kanė vendin brenda natyrės sonė, me atė tėrėsi kėrkesash, qartėsish, me tė cilat na ka lindur nėna jonė. Nga tė tre profesorėt, cili pėrdor metodėn qė pėrputhet mė tepėr me pėrvojėn origjinale?
    I treti tregon njė pozicion mė tė arsyeshėm, sepse merr parasysh tė gjitha elementet qė janė nė lojė; ēdo metodologji tjetėr bie nė njė kriter kufizues.
    Propozoj kėtė shembull pėr tė ngulmuar pėr domosdoshmėrinė qė reflektimi mbi veten tė jetė shoshitur, pėr tė arritur tek njė gjykim, nėpėrmjet ballafaqimit midis pėrmbajtjes sė vetė reflektimit dhe kriterit origjinal me tė cilin tė gjithė jemi tė pajisur. Njė nėnė eskimeze, njė nėnė e Tokės sė Zjarrit, njė nėnė japonese, nxjerrin nė dritė qenie njerėzore, qė janė tė gjitha tė njohura si tė tilla, si nga ana e jashtme ashtu dhe nga gjurma e brendshme. Kėshtu, kur ato do tė thonė “unė”, do ta pėrdorin kėtė fjalė pėr tė treguar njė shumicė elementesh qė vijnė nga historia, nga rrethana dhe tradita tė ndryshme, por s’ka dyshim se do tė thonė “unė” duke e pėrdorur kėtė shprehje edhe pėr tė treguar njė fytyrė tė brendshme, njė “zemėr” do tė thoshte Bibla, qė ėshtė e njejtė pėr secilėn nga ato, edhe nėse paraqitet nė mėnyrat mė tė ndryshme.
    Identifikoj nė kėtė “zemėr” atė qė kam quajtur pėrvojė elementare: diēka qė me njė fjalė priret drejt tregimit nė mėnyrė tė plotė tė hovit origjinal me tė cilin njeriu kėrkon tė pėrfshijė realitetin, duke tentuar tė bėhet njė me tė, nėpėrmjet realizimit tė njė projekti qė realitetit t’i japė njė pėrfytyrim ideal qė e stimulon nga brenda.

    torrkerry

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shkollėn e komunitetit e bėjmė pėr tė na pėrgatitur pėr njė jetė tė krishterė, qė tė jemi “gjithmonė tė gatshėm t’ i japim pėrgjegje gjithsecilit qė prej nesh kėrkon arsyen e shpresės qė ėshtė nė ne, por me butėsi dhe nderim tė duhur, me ndėrgjegje tė mirė...” (khs.1Pt. 3, 15-16).


    f) Njeriu, gjykata e fundit.

    Kemi thėnė se kriteri pėr tė gjykuar raportin me veteveten, me tė tjerėt, me gjėrat, e me Misterin ėshtė krejtėsisht diēka e brendėshme (imanent) e njeriut, qė ia sugjeron struktura origjinale.
    Por nė bashkėjetesėn njerėzore janė miliarda individė qė krahasohen me gjėrat dhe me misterin: si do tė jetė e mundur tė shmanget njė subjektivizėm i pėrgjithshėm? Me njė fjalė, njė njeri i vetėm do tė kishte tė gjithė fuqinė tė pėrcaktojė kuptimin e vet tė fundit, prandaj edhe tė veprimeve qė synojnė pėr atė kuptim: a nuk do tė ishte kjo njė rritje e anarkisė, e kuptuar si idealizmi i njeriut, si gjyqi i fundit?

    Nga ana tjetėr mendoj se, ashtu si panteizmi nga njė kėndvėshtrim kozmologjik, edhe anarkia nga njė kėdvėshtrim antropologjik, ėshtė njė nga joshjet mė tė mėdha dhe mė tėrheqėse tė mendimit njerėzor. Nė fakt, sipas meje, vetėm dy tipa njerėzish mund ta shpėtojnė krejtėsisht pėrmasėn (lartėsinė) e qenies njerėzore: anarkisti dhe fetari i vėrtetė. Natyra e njeriut ėshtė marrėdhėnje me pafundėsinė: anarkisti ėshtė pohimi i vetvetes nė pafundėsi dhe fetari i vėrtetė ėshtė pranimi i pafundėsisė si kuptim i vetvetes.

    Personalisht e kam kuptuar kėtė me qartėsi shumė vjet mė parė: kur njė djalosh erdhi tė rrėfehet tek unė, i shtyrė nga nėna e vet. Ai nė tė vėrtetė nuk kishte aspak besim. Filluam tė diskutojmė, dhe nė njė farė pike, pėrballė njė orteku arsyetimesh tė mia, mė thotė duke qeshur: “Shikoni, e gjithė kjo qė ju pėrpiqeni tė shprehni, nuk vlen si kjo qė po ju them. Ju nuk mund tė mohoni qė lartėsia qė i pėrket me tė vėrtet njeriut, ėshtė ajo e Kapaneut tė Dantes. Ky gjigant, i lidhur me zinxhirė nga Perėndia nė ferr, por qė i therret Perėndisė: - Unė nuk mund tė lirohem nga kėta zinxhirė, sepse ti po mė gozhdon kėtu. Ama, ti nuk mund tė mė pengosh tė tė blasfemoj, dhe po tė balsfemoj”. Pas disa sekondash bllokimi, thashė me qetėsi: “Nuk ėshtė ndoshta diēka mė e madhe tė duash Pafundėsinė?”.
    Djali iku. Pas katėr muajsh u kthye tė mė thotė qė kishte dy javė qė po kungohej vazhdimisht sepse kishte qenė “si i brejtur nga krimbi”, gjatė gjithė verės, nga ajo frazė e imja. Ky djalė do tė vdiste aksidentalisht pak muaj mė vonė.

    Realisht anarkia pėrbėn joshjen mė tėrheqėse, por ėshtė aq tėrheqėse sa ėshtė gėnjeshtare. Dhe forca e njė gėnjeshtre tė tillė ėshtė pikėrisht nė tėrheqjen e saj, qė tė shtyn tė harrosh se njeriu nė fillim nuk ishte dhe nė fund vdes. Prandaj ėshtė njė dhunė e vėrtetė ajo qė e bėn tė thotė: “Unė afirmoj, kundėr tė gjithėve dhe kundėr ēdo gjėje, veten time”. Ėshtė gjė shumė mė e mahe dhe e vėrtetė tė duash Pafundėsinė, pra tė pėrqafosh realitetin dhe qenien, mė parė sesa tė pohosh vetveten pėrballė ēdo realiteti.

    Sepse, nė fakt, njeriu e pohon veteveten me tė vėrtetė vetėm duke pranuar realen, dhe kjo ėshtė aq e vėrtetė sa njeriu fillon tė pohojė vetveten duke pranuar qė ekziston: duke pranuar pra, njė realitet qė nuk ia ka dhėnė ai vetvetes.

    Ja pse kriteri themelor me tė cilin pėrballohen gjėrat ėshtė kriteri objektiv me tė cilin natyra e hedh njeriun nė krahasim me gjithēka, duke e paijsur me atė bėrthamėn e kėrkesave origjinale, me atė pėrvojėn origjinale me tė cilat tė gjitha nėnat i paijsin fėmijėt e vet nė tė njėjtėn mėnyrė. Vetėm kėtu, nė kėtė identitet tė ndėrgjegjes sė fundme, qėndron kapėrcimi i anarkisė.
    Kėrkesat e mirėsisė, e drejtėsisė, e sė vėrtetės, e lumturisė, janė pamja e fundit, energjia e thellė me tė cilėn tė gjithė njerėzit e tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjitha racave krahasojnė gjithēka, deri nė atė pikė qė ata mund tė bėjnė ndėrmjet tyre njė shkėmbim idesh, pėrveē shkėmbimit tė gjėrave, mund t’i pėrēojnė njėri-tjetrit pasuri me distanca shkujsh... Kėshtu, ne lexojmė me emocion fraza tė krijuara mijėra vjet mė parė nga poetėt e lashtė, me njė pėrshtypje sugjerimi qė i japin sė tashmes sonė sugjerime nė mėnyrė tė atillė qė nganjėherė nuk buron as nga marrėdhėniet e pėrditshme.
    Po tė ekzisdtojė njė pėrvojė pjekurie njerėzore, ajo ėshtė pikėrisht kjo mundėsi pėr t’u thelluar nė tė kaluarėn, pėr t’iu afruar sė largmes sikur tė ishte e afėrme, sikur tė ishte pjesė e vetvetes.
    Pėrse ėshtė e mundur kjo? Sepse kjo pėrvojė elementare, sikundėr thamė, ėshtė nė thelb e njėjtė pėr tė gjithė, edhe nėse pastaj do tė pėrcaktohet, do tė pėrcillet e do tė realizohet nė mėnyra shumė tė ndryshme, qė arrijnė tė duken edhe tė kundėrta.

    Torrkerry

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    g) Ngritje pėr njė ēlirim.

    Atėherė do tė thosha: nėse duam tė rritemi pa qenė tė mashtruar, tė tjetėrsuar, shkllevėr tė tė tjerėve, tė pėrdorur si mjet, dubet tė mėsohemi tė bėjmė gjithmonė krahasim me pėrvojėn elementare, me “zemrėn” tonė.
    Nė tė vėrtetė kėshtu propozojmė njė dėtyrė tė vėshtirė dhe jo shumė tė pranueshme nga shumica. Nė fakt, normalisht, gjithēka pėrballohett sipas njė mendėsie tė zakonshme: tė pėrkrahur, tė propaganduar nga ata qė kanė pushtetin nė shoqėri.
    Kėshtu qė tradita familjare, ose tradita nė kontekstin mė tė gjerė nė tė cilin jemi rritur, i mbulojnė kėrkesat tona origjinale dhe ndėrtojnė njė si kore tė fortė qė e tjetėrsojnė qartėsinė e atyre domethėnje tė para, e atyre kritereve, dhe nėqoftėse dikush do ta kundėrshtojė njė mbulesė a kore tė tillė, tė diktuar nga bashkjetėsa nė shoqėri dhe nga mendėsia e krijuar aty, do t’ i duhet tė sfidojė opinionin e pėrgjithshėm.

    Sfida mė e guxishme kundėr asaj mendėsie qė e zotėeron dhe e dikton tek ne ēdo gjė – nga jeta shpirtėrore deri nė veshjet – ėshtė pikėrisht ajo qė na shtyn tė bėjmė tė zakonshėm nė vbetvete tonė gjykimin mbi ēdo gjė nėn dritėn e kėrkesave tona tė para, dhe jo nėn mėshirėn e disa reagimeve mė tė rastėsishme.

    Edhe kėta mendime tė rashtėsishėm ndikohen nga njė kontekst dhe nga njė histori, edhe ja pėrse ata duhet tė tejkalohen, nė mėnyrė qė nevojat tona origjinale tė jenė tė arritshme.
    Pėr shembull, mėnyra me tė cilėn konceptohet raporti ndėrmjet burrit dhe gruas, edhe pse i parė si njė fakt intim dhe vetjak, ėshtė nė realitet gjerėsisht i pėrcaktuar, si nga instikti i secilit, qė krijon njė vlerėsim qė nuk ka tė bėjė shumė me kėrkesėn origjinale tė ndjenjės, ashtu dhe nga pėrfytyrimi i dashurisė qė ėshtė krijuar nė opinionin publik.

    Duhet tė shohim gjithmonė pėrtej kėtyre pėrfytyrimeve, tė provokuara nga klima kulturore nė tė cilėn gjendemi, tė zbresim dhe tė marrim nė dorė kėrkesat dhe qartėsitė origjinale tė secilit dhe nė bazė tė kėtyre tė gjykojmė dhe tė shqyrtojmė ēdo propozim, ēdo sugjerim eksistencial.

    Pėrdorimi i pėrvojės elementare, ose i “zemrėz”, ėshtė kėshtu jo shumė i pranueshėm edhe pėrballė vetvetes, sepase pikėrisht kjo “zemėr” ėshtė zanafilla e njė shqetėsimi tė papėrcaktuar qė na pushton, kur pėr shembull, trajtohemi si objekt interesi ose kėnaqėsie.
    Kėrkesa si burrė ose si grua del si diēka e ndryshme: ėshtė kėrkese pėr dashuri, dhe gjithashtu, mjerisht, ėshtė punė e lethė tė tjetėrsohet. Le tė nisim tė gjykojmė: ėshtė fillimi i ēlirimit.
    Rifitimi i asaj qė ėshtė ekzistenciale nė mėnyrė tė thellė, qė lejon kėtė ēlirim, nuk mund tė shmangė lodhjen e vajtjes kundėr rrymės.
    Mund ta quajmė punė asketike, ku me fjale askezė (qėndrim asketik) tregohet vepra e njeriut nė kėrkim tė pjekurisė se vetvetes, pėr faktin se pėrqėndrohet drejtėpėrdrejtė nė rrugėn e fatit tė caktuar.
    Kjo ėshtė njė punė dhe nuk ėshtė njė punė qė dihet si bėhet, ėshtė diēka e thjeshtė, por jo e njohur mė parė.

    Ajo qė kemi thėnė deri tani ėshtė diēka qė duhet fituar pėrsėri, por ne jetojmė ne njė epokė nė tė cilėn kėrkesa e n jė rifitimi tė tillė ėshtė mė e qartė se kurrė, megjithėse nė ēdo kohė njeriut i ėshtė dashur tė punojė pėr tė rifituar vetveten.
    E shprehur me fjalė tė krishtera kjo lodhje ėshtė pjesė e asaj qė mund ta quajmė “METANOIA”, ose konversion a kthim.

    Torrkerry

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kapitulli i dytė tė shkollės sė komunitetit.

    Premisė e dytė: arsyeshmėri.

    Nė premisėn e parė –nevoja pėr realizėm –kemi parė se ka mbizotėruar objekti: prandaj, metoda, me tė cilėn pėrballohet diēka, pėrcaktohet nga vetė objekti dhe nuk ėshtė diēka qė pėrfytyrohet nga trillet e subijektit.
    Pėrkundrazi, premisa e dytė nxjerr nė plan tė parė subjektin qė vepron, domethėnė njeriun.
    Me arsyeshmėri unė kuptoj atė fjalė qė shpreh pėrvojėn e zakonshme (e pėrbashkėt) qė edhe filozofėt janė tė dėtyruar ta pėrdorin nė marrėdhėniet e tyre tė pėrditshme, po tė duan tė jetojnė nė mes tė njerėzve.
    Nė kėtė vėshtrim arsyeshmėria pėrputhet me vlerėn qė ka arsyeja kur i duhet tė veprojė.
    Veēse edhe fjala arsye mund tė vihet nė diskutim me lehtėsi. Me fjalėn arsye unė kuptoj faktorin dallues tė atij nivelin tė natyrės qė e quajmė njeri, domethėnė aftėsinė pėr ta marrė vesh realitetin sipas tėrėsinė sė faktorėve nga tė cilėt pėrbėhet.
    Pra, fjala arsyeshmėri parfaqėson njė mėnyrė tė vepruari qė ėshtė e aftė ta shprehė dhe ta realizojė arsyen – kėtė aftėsi pėr tė marrė vetėdije pėr realitetin.

    1) Arsyeshmėria: kėrkesė strukturore e njeriut.

    Pikėsėpari, le t’i bėjmė pyetjen vetes: si arrijmė faktin nėse njė qėndrim ėshtė i arsyeshėm ose jo?
    Meqė kemi tė bėjmė me njė veti tė pėrvojės sonė, pikėrisht nga vrojtimi i pėrvojės sonė ne do tė arrijmė tė zbulojmė ēfarė pėrmban nė vetevete ajo pėrvojė, nė analogji me sa kemi vėzhguar nė premisėn e parė.
    Sikur, pėr shembull, njė miku ynė na dilte pėrpara i mbėrtyer me pėrkrenare dhe koracė si njė kalorės i mesjetės, nė njė ēasht tė vitit larg kanevaleve, dhe pas disa pyetjeve plot me ēudi qė i kemi bėrė, tė na pėrgjigjejė seriozisht se dyshonte qė ndonjėri prej nesh kishte qėllime agresive ndaj tij, prandaj ai e kishte quajtur me vend tė merrte masa para njė rasti tė tillė, do ta ndjenim veten pėrballė njė anormaliteti.
    Sigurisht qė qėndrimin e mikut nuk do ta pėrcaktonim si tė arsyeshėm.
    Sikur nė njė sallė plot me njerėz tė paraqitesha me njė ēantė, ta vendosja mbi njė tryezė dhe papritur, ta merrja me vrull nga tryeza e ta hidhja me forcė jashtė dritarės, shikuesit e mi, qė nuk dinė si ta shpjegojnė ndryshe kėtė gjest, do ta quanin tė paarsyeshėm.
    Nė secilin nga shembujt qė pėrmendem, veprimet e ndryshme duken tė paarsyeshme, sepse nuk tė japin mundėsinė pėr t’i shpjeguar me ndonjė arsye.
    Po sikur edhja e ēantės tė kishte ndodhur pasi ishin futur nė sallė katėr veta tė armatosur me kallashnikovė tė drejtuar tė pranishėmve, publiku do t’i bėnte pyetje vetes, ēfarė kishte brenda vallė ajo ēantė dhe veprimi im nuk do tė dukej i paarsyeshėm. Po pastaj, sikur unė t’u shpjegoja se nė ēantėn kisha njė thesar tė madh, publiku do ta kishte tė qartė arsyeshmėrinė e veprimit tim.
    Formalisht ishte njė veprim identik me tė mėparshmin, porse publiku, falė pėrvojės sė vet, do ta perceptonte si tė arsyeshėm.
    Dhe nuk mjafton me kaq. Sikur unė, duke folur po nė atė sallė plot me dėgjues, tė paraqitesha me njė megafon nė dorė, tė madh, nga ata qė pėrdoren nė anijet transoqeanike, dhe tė justifikohesha duke thėnė se mė ėshtė ngjirur zėri dhe atė vegėl tė stėrmadhe e kam marrė si ilaē, ky veprim i imi nuk do tė quhej i arsyeshėm.
    Sado qė unė po e tregoja arsyen qė kisha pėr ta pėrdorur – domethėnė se kisha humbur zėrin - prapėseprapė dėgjuesit e mi nuk do ta pėrceptonin si njė arsye tė pėrshtatshme; vegla nuk ishte nė pėrpjesėtimin e duhur pėr njė sallė konferencash.
    Pėrkundrazi, pėrdorimi po atij mjeti nė njė transoqeanik, nuk do tė krijonte probleme. Arsyeja do tė ishte po ajo, veēse nė pėrputhje me rethanat.
    Tė bėjmė njė pėrmbledhje. I njėjti gjest, nė shembullin me valixhėn, nė rastin e parė duket i paarsyeshėm, domethėnė i bėrė pa pasur ndonjė arsye, kurse nė rastin e dytė duket i arsyeshėm, sepse kuptohet se ka disa arsye.
    Nė shembullin e dytė, pėrdorimi i megafonit nė njė auditor gjykohet si i paarsyeshėm, sepse, megjithatė ekziston njė arsye, ajo duket e papėrshtatsdhme, kurse nė hipotezėn e transoqeanikut ekziston e njėjta arsye, veēse nė pėrpjesėtimin e duhur dhe nė pėrputhje me situatėn.
    Pra, sipas pėrvojės qė kemi, “e arsyeshmja” na duket e tillė atėherė kur qėndrimi i njeriu shfaqet sipas arsyeve tė pėrshtatshme.
    Nėse arsye do tė thotė tė marrėsh parasysh realitetin, kjo marrėdhenje njohėse me atė ēka ėshtė reale, duhet tė zhvillohet nė mėnyrė tė arsyeshme.
    Dhe ėshtė e arsyeshme atėherė kur hapat qė bėhen pėr tė arritur atė marrėdhėnje njohėse pėrcaktohen nga motive tė pėrshtatshme (adekuate).
    Ky ėshtė aspekti, qė i pėrgjigjet nga pikėpamja e subjektit, asaj qė kemi thėnė mė parė nė lidhje me objektin, domethėnė qė ky i fundit e pėrcakton metodėn.
    Kėtu mund tė themi se ėshtė natyra e subjektit ajo qė pėrcakton mėnyrat sipas tė cilave pėrdoret kjo metodė. Dhe natyra e subjektit ėshta ajo qė ka arsyen!

    Torrkerry

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nr. 13 e Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.


    Arsyeja pėrballė misterit.


    13. Nuk duhet tė arrojmė, pra, qė Zbulimi mbetet plot me mister.
    Sigurisht me gjithė jetėn e tij, Jezusi zbulon fytyrėn e Atit, duke qenė se ai ka ardhur pėr tė shpjeguar tė fshehtat e Zotit; megjithatė njohja qė ne kemi pėr njė fytyrė tė tillė ėshtė e shenjuar gjithnjė nga copėzimi dhe nga caku i kuptimit tonė.
    Vetėm besimi lejon tė hysh nė brendėsinė e misterit, duke i dhėnė pėrparėsi njė inteligjence koherente (tė misterit).

    Koncili na mėson se “Zoti qqė zbulohet, i detyrohemi me dėgjesėn e besimit”.
    Me kėtė pohim tė shkurtėr, por e dendur, tregohet njė e vėrtetė themelore e krishtėrimit.
    Thuhet, parasėgjithash, qė besimi ėshtė njė pėrgjigje dėgjese ndaj Zotit. Kjo sjell qė Ai tė pranohet nė hyjninė e tij, qė ėshtė pėrtejshmėri dhe liri supreme.
    Zoti qė lejon tė njihet, nė autoritetin e pėrtejshmėrisė sė tij absolute, mbart me vete besueshmėrinė e pėrmbajtjeve qė zbulon.
    Me anė tė besimit njeriu jep pėlqimin e tij ndaj njė dėshmie tė tillė hyjnore.
    Kjo do tė thotė se pranon plotėsisht dhe krejtėsisht tė vėrtetėn e asaj qė ėshtė zbuluar, sepse vetė Zoti ėshtė ai qė garanton.
    Kjo e vėrtetė e dhuruar njeriut dhe qė ai nuk mund tė mėtojė, hyn nė kontekstin e komunikimit ndėrpersonal dhe e shtyn arsyen t’i hapet dhe tė pranojė kuptimin e thellė tė saj.
    Pėr kėtė arsye, akti me tė cilin i besohet Hyjit, gjithnjė, ėshtė parė nga Kisha si momenti i njė zgjedhjeje themelore, nė tė cilėn njeriu ėshtė i pėrfshirė krejtėsisht.
    Intelekti dhe vullneti ushtrojnė nė shkallėn mė tė lartė natyrėn e tyre shpirtėrore, nė mėnyrė qė t’i lejojnė subjektit tė kryejė njė akt, nė tė cilin liri personale ushtrohet plotėsisht.
    Nė besim, pra, liria nuk ėshtė thjesht e pranishme: ajo kėrkohet.
    Madje, ėshtė besimi ai qė i lejon gjithėsecilit qė tė shprehė mė sė miri lirinė e tij.
    Me fjalė tė tjera, liria nuk realizohet nė zgjedhjet kundėr Zotit.
    Si do tė mund tė vlerėsohej pėrdorim autentik i lirisė, refuzimi i hapjes drejt asaj ēka lejon realizimin e tė vetvetes?
    Nėpėrmjet besimit personi kryen aktin mė domethėnės tė ekzistimit tė tij; kėtu nė fakt liria arrin sigurinė e tė vėrtetės dhe vendos tė jetojė nė tė.

    Nė ndihmė tė arsyes qė kėrkon inteligjencėn e misterit, vijnė edhe shenjat e pranishme nė Zbulim. Ato shėrbėjnė pėr ta ēuar mė thellė kėrkimin e sė vėrtetės dhe pėr tė lejuar qė mendja tė mundet, nė mėnyrė autonome, tė huluntojė edhe brenda misterit.
    Kėto shenja megjithatė, nėse nga njėra anė i japin njė fuqi mė tė madhe arsyes, sepse e lejojnė tė kėrkojė nė brendėsi tė misterit me mjetet e saj, pėr tė cilat me tė drejtė ėshtė xheloze, nga ana tjetėr shtyjnė nė tejkalimin e realitetit tė tyre, si shenja pėr tė kapur domethėnjen e pėrtejme qė ato mbartin.
    Nė ta, ndėrkohė, ėshtė tashmė e pranishme njė e vėrtetė e fshehur qė mendja duhet ta kėrkojė dhe nga e cila nuk mund tė shkėputet pa shkatėrruar vetė shenjėn qė i ofrohet.

    Nė njė farė mėnyrė, na paraqitet horizonti sakramentor i Zbulesės dhe nė mėnyrė tė veēantė shenja eukaristike, ku bashkimi i pandashėm, ndėrmjet realitetit dhe domethėnjes sė tij, lejon tė hapet thellėsia e misterit.
    Krishti nė Eukaristi ėshtė me tė vėrtetė i pranishėm dhe i gjallė, vepron me Shpirtin e tij, por sikurse e ka thėnė mirė Shėn Toma: “Ti nuk shikon, nuk kupton, por besimi tė vėrteton, pėrtej natyrės”.
    “Ėshtė njė shenjė ajo qė shfaqet: fsheh brenda misterit realitete sublime”.
    I bėn jehonė edhe filozofi Pascal: “Sikurse Jezu Krishti mbeti i fshehur ndėrmjet njerėzve, ashtu e vėrteta mbetet midis opinioneve tė zakonshme, pa ndryshim jashtėsor. Kėshtu mbetet edhe Eukaristia ndėrmjet bukės zė zakonshme”.
    Njohja e besimit nuk e asgjėson misterin, vetėm se e bėn mė tė pranishėm dhe e shfaq si njė fakt ekzistencial pėr jetėn e njeriut: Krishti Zot, “duke zbuluar misterin e Atit dhe tė dashurisė sė tij i zbulon plotėsisht njeriun njeriut dhe i bėn tė njohur thirrjen e tij shumė tė lartė”, qė ėshtė ai pjesėmarrjes nė misterin e jetės trinitare tė Zotit.

    Torrkerry

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Vazhdojmė me tekstin e shkollės sė komunitetit, kapitulli 2, pjesa 2.


    2. Pėrdorimi me kufizime e arsyes.

    Ka rėndėsi qė tė mos pakėsohet (kufizohet) shtrirja e arsyeshmėrisė.

    a) Shpeshherė ajo qė ėshtė racionale, njėtėsohet me atė “qė mund tė demonstrohet”, nė kuptim e ngushtė tė fjalės.
    Porse, nuk ėshtė e vėrtetė se pėrvoja njerėzore nė lidhje me “tė arsyeshmen” pėrmbahet nė kėtė njėtėsim a identifikim. Ėshtė i vėrtetė fakti se “e arsyeshmja” kėrkon, pyet, dėshiron, ka aspirata dhe ėshtė kureshtare tė demonstrojė ēdo gjė, por nuk ėshtė e vėrtetė se gjithēka qė ėshtė e arsyeshme, ėshtė edhe e njėjtė me atė qė ėshtė e demonstrueshme.
    Aftėsia pėr tė demonshtruar, ėshtė njė aspekt i arsyeshmėrisė, por “e arsyeshmja” nuk ėshtė aftėsia pėr tė demonstruar. Sepse, ēdo thotė tė demonstrosh? Do tė thotė tė pėrshkosh pėrsėri tė gjitha hapat qė janė bėrė pėr tė nxjerrė nė pah diēka.
    Nė shkollė kur pėrsėritej demonstrimi i njė teoreme dhe kapėrcehej njė pjesė, mėsuesi e ndėrpriste shpjegimin, duke thėnė: “Kjo pjesė nuk demonshtrohet”.
    Ē’ ėshtė e vėrteta, tė gjitha pjesėt pėrbėrėse tė njė realiteti pėrshkohen qė tė mund tė thuash se gjendesh pėrpara njė demonstrimi.

    Porse me kaq nuk shterohet “e arsyeshmja”, sepse pikėrisht aspektet mė origjinale tė realitetit nuk janė tė demonstrueshme.

    Domethėnė se pėr ato nuk mund tė zbatohet ajo procedurė qė pėrmendem pak mė parė. Pėr shėmbull, njeriu nuk mund tė demonstrojė nė ē’mėnyrė ezsistojnė sendet, dhe pėrgjigja pyetjes qysh eksistojnė sendet, paraqet njė interes tepėr tė madh pėr njerėzit. Edhe sikur dikush tė arrijė tė demonstrojė se kjo tryezė pėrbehet nga njė lėndė, dhe ka njė ndėrtim tė caktuar, prapėseprapė kurrė nuk do tė mund t’i pėrshkojė tė gjitha fazat kalimtare, falė tė cilave ekziston kjo tryezė.

    b) Po ashtu e arsyeshmja nuk njėtėsohet me “tė logjikshmen”.
    Logjika ėshtė njė ideal koherence: jepni disa premisa pėr tė formuar njė hipotezė, zhvillojeni ato me koherencė, dhe do tė kemi njė “logjikė”.
    Nė qoftė se premise janė tė gabuara, logjika e pėrsosur do tė japė njė rezultat tė gabuar.

    Problemi vėrtet me interes pėr njeriun nuk ėshtė logjika – njė lojė magjepėse -;
    Problemi qė i intereson njeriut ėshtė tė lidhet mirė me realitetin, ta kuptojė realitetin.
    Ėshtė, pra, njė “kogencė” (diēka qė tė detyron, tė shtrengon), jo njė koherencė.
    Fakti qė njė nėnė e do tė birin, nuk mund tė shėrbejė si gjymtyrė e njė veprimi logjik:
    ėshtė diēka qė kuptohet ose diēka e sigurt, njė propozim qė na e bėn vetė realiteti, dhe ekzistenca e tė cilit duhet pranuar nė mėnyrė “kogente” (tė detyrueshme).
    Fakti qė ekziston tryeza ku punoj, qė ekziston dashuria e nėnės pėr mua, edhe pse nuk janė pėrfundime tė nxjerra nga njė zbėrthim logjik, janė realitete qė i pėrgjigjen sė vėrtetės, dhe ėshtė punė e arsyeshme qė tė pohohen.

    Aftėsitė pėr logjikė, pėr koherencė, pėr demonstrim, nuk janė gjė tjetėr veēse vegla tė arsyeshmėrisė, vegla nė shėrbim tė njė dore mė tė madhe, tė gjerėsisė sė njė “zemre” qė i vė nė pėrdorim.

    Torrkerry

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI I DYTĖ, PJESA E DYTĖ (vazhdim).

    VINI RE. Kam dėshirė ta pėrqendroj mė tepėr tek termi “e arsyeshme” sesa termi “arsye”. Sepse, nė tė vėrtetė, edhe ky termi i fundit (arsye), kjo aftėsi pėr ta kuptuar realitetin, mund tė pėrdoret nė mėnyrė tė paarsyeshme, domethėnė pa synime tė pėrshtatshme.

    Sidoqoftė, nė rrėnjė, problemi qėndron tek koincepti arsye. Dua tė kujtoj kėtu njė ngjarje qė mė ka ndodhur shumė vite mė parė, nga e cila kam mėsuar shumė.
    Ishte hera e parė qė pėrballoja njė orė mėsim feje si mėsues nė njė lice klasik. Sapo zura vend nė katedėr, pa filluar akoma tė flas, vė re se nga banka e fundit ngrihet njė dorė. E pyes studentin se pėr ēfarė do tė pyesė. Pėrgjigja qe pak a shumė kjo: “Mė falni, profesor, po ėshtė e kotė tė vini e tė na flisni kėtu pėr besimin, tė arsyetoni pėr besimin, sepse arsyeja dhe besimi pėrfaqėsojnė dy botė krejtėsisht tė kundėrta; ēka mund tė thuhet pėr besimin, nuk ka tė bėjė fare me ushtrimin e arsyes dhe anasjelltas, prandaj tė arsyetosh pėr besimin ėshtė njėlloj sikur tė bėsh njė falsifikim”.
    Atėherė e pyeta studentin ēfarė ishte pėr tė besimi dhe pasi nuk mora ndonjė pėrgjigje, ia drejtova pyetjen tėrė klasės dhe pata tė njėjtin pėrfundim.
    Nė atė pikė pyeta nxėnėsin e bankės sė fundit ēfarė ishte arsyeja, dhe, pėrpara eshtjes sė tij, ju drejtova pyetjen tė gjithė nxėnėsve, por prapė pėrfundimi qe eshtja.
    Atėherė u thashė: “Si mund tė jepni njė gjykim pėr besimin dhe arsyen, pa bėrė pėrpjekje mė parė tė kuptoni ēfarė janė ata? Pėrdorni fjalė tė cilave nuk ua zotėroni kuptimin”.
    Ėshtė e qartė se pohimet e mja shpėrthyen njė debat dhe unė po hetoja pėrherė e mė shumė se profesori i filozofisė kishte ushtruar njė farė ndikimi mbi klasėn.
    Duke dalė nga klasa, sapo mbaroi ora e mėsimit, u ndodha pėr ballė me atė mėsues.
    Aty pėr aty i thashė se isha i ēuditur qė nė atė klasė quhej si diēka e ditur nga kushdo se besimi nuk kishte tė bėnte me arsyen. Ai reagoi duke thėnė se edhe Kisha e kishte pohuar kėtė nė Koncilin Arausicanum II. Ia kujtova faktin se ēdo pohim duhet tė interpretohet brenda kontekstin historik nė tė cilin ka lindur, duke shprehur konceptimet dhe shqetėsimet e atij konteksti.
    Tė shkėputesh njė frazė nga konteksti i saj kulturor dhe letrar e ta lexosh pikė pėr pikė sikur tė ishte formuluar pardje, sigurisht qė ėshtė diēka antihistorike dhe pengon kuptimin e drejtė tė saj.
    Ndėrkaq grindja ishte shtrirė mė tej, grumbulli i nxėnėsve rreth nesh po bėhėj gjithnjė e mė i dendur. Atėherė, megjithėse kishte ardhur koha pėr tė hyrė nė njė klasė tjetėr, desha t’u jap tė kuptonin nxėnėsve ku qėndronte thelbi i diskutimit nė mes meje dhe profesorit tė filozofisė. E pyeta: “Profesor, unė nuk kam qenė ndonjėherė nė Amerikė, por mund t’iu them me siguri se Amerika ekziston. E them kėtė me po atė siguri me tė cilėn pohoj se ju gjendeni para meje nė kėtė ēast. A ju duket e arsyeshme kjo siguri ime?”

    Pas disa ēastesh heshtjeje dhe ngurrimi qė dukej sheshit, pėrgjigja e tij qe: “Jo!”.
    Pikėrisht kėtė desha t’u bėja tė qartė atyre nxėnėsve dhe qė e pohoj edhe tani. Unė kam njė mėnyrė arsyetimi, sipas sė cilės tė pohosh se Amerika ekziston mund tė jetė punė shumė e arsyeshme, nė kundėrshtim me atė profesor, tė cilin mėnyra (konceptimi) i tė arsyetuarit e bėn tė thotė se nuk ėshtė e arsyeshme.

    Pėr mua arsyeja ėshtė hapje ndaj realiteti, aftėsi pėr ta kapur dhe pėr ta afirmuar nė tėrėsinė e faktorėve pėrbėrėse tė tij. Pėr atė profesorin arsye do tė thotė “masė” e sendeve, dukuri qė vėrtetohet kur ka njė mundėsi demonstrimi tė drejtpėrdrejtė.

    Torrkerry

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 3.

    3) Ndryshim nė mėnyrė e tė vepruarit.

    Ēfarė do tė them tani nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ilustrim me shmbuj i mėnyrės sistematike qė pėrdor arsyeja e njeriut pėr ta njohur realitetin.

    Kur them: (a + b) (a – b) = a2 – b2 unė pohoj njė vlerė algjebrike ose matematike, domethėnė njė vlerė qė i pėrket lėmit tė tė vėrtetave matematike. Por qė tė arrij tė them se (a + b) (a – b) = a2 – b2, si duhet tė veproj? Kryej njė farė rruge nė fillim, bėj ca hapa si nėpėr njė rrugė plot me mjegull, hap pas hapi, dhe ja mė nė fund mjegulla rrallohet dhe mė del pėrpara shfaqja e sė vėrtetės, e qartėsisė, e njėjtėsisė (identitetit). Unė bėj njė rrugė, arrij nė njė farė pike dhe kam qartėsinė, shfaqjen e sė vėrtetės. Ėshtė si njė tunnel qė nė njė pikė tė caktuar tė nxjerr nė diēka si tarracė dhe tė zbulon pamjen e natyrės.

    Le tė marrim njė shembull tjetėr: uji ėshtė H2O. Nuk po caktoj njė rrugė si pėr matematikėn: marr njė lambik dhe mbledh atė qė mbetet nga distillimit.

    Njė shembull tjetėr: “Gruaja, ēfarė tė drejtash ka nė krahasim me burrin?”. Njė qenie njerėzore ka disa tė drejta, gruaja ėshtė njė qenie njerėzore, pra, ka tė njėjta drejta me burrin. Nuk u ndala tė ndėrtoj dhe tė zgjidh formula matematike pėr tė kuptuar se gruaja ka tė njėjtat tė drejta me burrin; nuk e vura gruan nėn njė lambik! Kam ndjekur njė rrugė tjetėr dhe nė njė pikė tė caktuar silogjizmi ma bėri tė qartė problemin.

    Nė greqishten rruga quhet odos dhe “gjatė rrugės” ose “pėrmes rrugės” thuhet meta-odon, nga e cila buron fjala “metodė”.
    Metodė pra ėshtė njė fjalė qė rrjedh nga greqishtja; po ta pėrkthenim, do tė thoshim “mėnyrė veprimi” a “proces”. Nėpėrmjet njė mėnyrė veprimi (ose procesi) arrij ta njoh objektin.

    Atėherė, arsyeja si aftėsi pėr tė kuptuar realen ose vlerat, domethėnė atė reale qė e pėrfshin horizonti i njeriut, pėr tė njohur disa vlera ose tipa tė vėrtetash, ndjek njė metodė tė caktuar, pėr njė tipė tjetėr tė vėrtetash, prapė ndjek njė tjetėr metodė: pra, janė tri metoda tė ndryshme. Pikėrisht sepse arsyeja e pėrballon objektin, sipas pjesesh ose motivesh tė pėrshtatshme (tė caktuar), duke ndjekur rrugė tė ndryshme sipas objektit (metoda imponohet nga objekti!).

    Kėshtu arsyeja nuk ėshtė e paralizuar, nuk ėshtė e mpirė, siē e ka pėrfytyruar tėrė ajo filozzofi moderne, qė e ka kufizuar nė njė lėvizje tė vetme, “logjikėn” ose nė njė tip dukurie tė vetme, nė njė farė aftėsie pėr “tė demonstruar nė mėnyrė empirike”.
    Ėshtė shumė mė e gjerė, arsyeja; ėshtė jetė, ėshtė njė jetė e tėrė pėrballė ndėrlikimeve dhe anėve tė shumta tė realitetit, pėrballė pasurisė sė reales. Arsyeja ėshtė e shkathėt dhe lėviz nga ēdo anė, pėrshkon shumė rrugė. Unė solla ca shembuj duke i thjeshtuar gjėrat.

    Kėshtu pėrdorimi i arsyes ėshtė njė epje (fleksion) e aftėsisė qė ka njeriu pėr tė njohur, qė pėrfshin nė vetvete metoda tė ndryshme, ose mėnyra veprimi, ose procese, sipas tipit tė objekteve. Njerėz tė specializuar pėr njė metodė filozofike ose teologjike, po tė kenė pretendime pėr tė shtjelluar njė tė vėrtetė qė i pėrkėt lėmit shkencor, mund tė bien nė gabimin e disa zotėrinjve tė Inkuizicionit ndaj Galileo Galileit.

    Disa ekspertė nė ēeshtje teologjike kanė pretenduar ta bėjnė Biblėn tė thotė ato gjėra qė Bibla nuk ka pasur fare nė mendje t’i thoshte, sepse Bibla nuk donte aspak tė pėrkufizonte stukturėn (ndėrtimin) e kozmosit, dhe fliste sipas mundėsisė sė njerėzve tė kohės sė vet; ajo qė i interesonte asaj ishte tė pohonte vlera fetare dhe etike (morale).

    Torrkerry

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 4.

    4) Njė mėnyrė veprimi mė njė rėndėsi tė veēantė.

    Pėrfytyroni Pjetrin, Gjonin dhe Andrenė pėrpara Jezusin tė Nazaretit; njihnin nėnėn, babain dhe farėfisin e Tij; me tė dilnin nė det tė peshkonin, hanin sė bashku. Nė njė farė pike e kuptuan mirė se pėr atė njeri mund tė thuhej: “Po tė mos i besoj kėtij njeriu, atėherė nuk duhet t’u besoj mė as syve tė mi”.
    Kjo siguri a mund tė tė jetė e arsyeshme? Nėse mund tė jetė e tillė, cila ėshtė metoda qė mė shtyn nė kėtė drejtim?
    Le tė kujtojmė edhe njė herė se metoda nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrshkrimi i arsyeshmėri nė raport me objektin. Metoda pėrcakton motivet e pėrshtatshme me tė cilat bėhen hapat drejt njohjes sė objektit.

    Edhe kėto. Unė mund tė them me siguri: “Nėna ime mė do mua”. Ky ėshtė tipari mė i rėndėsishėm i amėsisė, sepse edhe sikur dikush tė ishte braktisur dymuajsh dhe pastaj tė merrej nga njė grua tjetėr, nėna e tij ėshtė ajo qė e ka marrė me vete, nė rast se e do si nėnė. “Nėna ime ėshtė njė grua qė mė do”: pėr kėtė jam i sigurt
    Si pėr dritėn e diellit, madje edhe mė shumė, sesa pėr faktin se toka sillet rreth diellit, sepse ajo mė intereson mė shumė dhe ka mė rėndėsi pėr jetėn time.
    Ka mė rėndėsi pėr pėrceptimin e reales nga ana ime, pėr marrėdhėniet e mia me fatin, qė kjo grua do tė mirėn time, sesa fakti qė toka sillet rreth diellit.
    Ėshtė punė shumė e bukur qė ėshtė zbuluar se toka sillet rreth diellit dhe jo anasjelltas, sepse ky ėshtė njė aspekt i sė vėrtetės.
    Veēse pėr sa i takon jetės, domethėnė problemit tė marrėdhėnieve tė mia me fatin, qė mė pret, nuk ėshtė gjithēka, madje lidhet fare pak me problemin tim tėrėsor.

    Kam parasysh edhe persona pėr tė cilėt do tė thosha: “Ja, kėta njerėz i kam me vėrtetė miq pėr kokė”. Po tė mė thoshte dikush: “Ma provo kėtė qė thua?”, me ēfarė metodė duhet t’ia provoj? Duke bėrė arsyetime pėr kėtė? Duke u pėrpjekur tė zbatoj formula gjeometrie tė ēuditshme? Duke pėrdorur ndonjė metodė shkencore? Jo. Kėshtu duhet tė thuhet pėr dashurinė e nėnės ndaj meje.

    Ka disa realitete, disa vlera, qė pėr t’i njohur, nuk mund tė pėrdoren ato tre metoda pėr tė cilat kemi folur mė lart. Janė vlera qė kanė tė bėjnė me sjelljen njerėzore, jo me aspektin e saj mekanik, tė identifikueshėm me sociologjinė ose psikologjinė, por nė aspektin e kuptimit tė saj, siē del nga shembujt e sipėrcituar.
    Nėse ti mund t’ia kesh besėn ose jo atij njeriu; deri nė ē’pikė mund t’i besosh; ēfarė mund tė vlerėsosh te njė tjetėr; nėse dikush ėshtė i sinqertė apo jo: njohja e saktė e kėtyre vlerave nuk mund tė arrihet me ato metoda pėr tė cilėt kemi folur.
    Megjithatė, askush nuk mund ta mohojė se mund tė jetė e arsyeshme njė siguri e fituar pėr sa thamė mė lart.

    Torrkerry

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •