Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 244
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT: KOROLAR.

    Nė lidhje me kėto, do tė doja tė beja njė vėrejtje qė mė duket sė ėshtė njė pasojė tepėr kuptimplotė.

    Dukuria vdekje – ashtu siē del nga pėrvoja nė Bibėl –shoqėrohet shpesh me njė shprehje shumė tė efektshme: prishje, shpėrbėrje (latinisht = corruptio).

    Nė kompleksin e njė njėsie, tė pėrcaktuar nga rrėnja cum (co), papritur ēdo fragment, ēdo pjesė ruit (ikėn, tutje), ndahet nga fragmentet e tjera, ose thyhet (latinisht=rumpitur), shkėputet.
    Ėshtė pikėrisht prishja, shpėrbėrja (de-compositio).
    Ky lloj shpėrqėndrimi marramendės, zbatohet pra nė ato gjėra qė nga vetė natyra e tyre mund tė pėrcelizohen, tė maten, tė modifikohen.

    Porse nė qoftė se tek unė ėshtė njė realitet qė nuk ėshtė i pjesėtueshėm, i matshėm, apo thelbėsisht i ndryshueshėm, tek ai nuk mund tė zbatohet ideja e vdekjes, dhe kėtė ma tregon pėrvoja ime.

    Duhet tė kemi guxim tė mos frikėsohemi nga kjo logjikė.
    Realiteti tėrėsor i unit, ashtu siē del nga pėrvoja, nuk mund tė reduktohet tėrėsisht me dukurinė e prishjes, e shpėrbėrjes; uni nuk e shteron qenien (konsistencėn) e vet, me aq sa shihet tek ai dhe konstaton se vdes.
    Ka tek uni diēka jo-tė vdekshme, tė pavdekshme!

    Thashė se duhet guxim, sepse vihet re te njeriu njė dobėsi e madhe, prandaj do t’i nevojtet njė mbėshtetje qė ta ngushėllojė nė frikėn endemike qė e godet, pėrderisa imazhi tėrėsor i jetės sė tij pėson tundimin qė tė trajtohet nė aspektin e saj tė dukshėm dhe materialisht tė eksperimentueshėm.

    Torrkerry

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT, NR. 6.

    REDUKTIMI (THJESHTĖZIMI) MATERIALIST.

    Ekziston njė kundėrshtim i pėrhapur nė lidhje me praninė tė personi njerėzor i kėtyre dy realiteteve qė nuk mund tė shkrihen tė njėri-tjetri.

    Nė kohėt e fundit ai objeksion lind nga njė vėzhgim qė do tė kisha dėshirė ta pėrshkruaj.
    Sidoqoftė ėshtė njė objeksion (vėrejtje) qė mund tė lind me lehtėsi tek secili nga ne, nė atė masė qė personaliteti nuk ėshtė ende fryt e njė pune, si ecje pėrpara drejt sė vėrtetės.

    Imaxhinoni njė grafik: njė vijė e drejtė horizontale nga e cila nė njė pikė tė caktuar, del njė vijė tjetėr nė njė drejtim tjetėr.
    Ky grafik pėrshkruan trajektoren e njė jete njerėzore nė aspektin e saj qė shihet drejtpėrdrejtė.
    Jeta njerėzore, ashtu si edhe jeta e ēdo frymori, lind nga njė element mashkullor dhe nga njė element femėror dhe, nė zhvillimet e saj mė tė para, diēka qė mund tė pėrshkruhet dhe tė analizohet si jeta e ēdo frymori tjetėr.
    “A shikoni, pra, - do tė thoshtė materialisti – se ajo qė duket mė vonė, domethėnė shpirti (mendja), zgjuarsia, mendimi, dashuria, ėshtė njė pasojė e tė dhėnave materiale fillestare.
    Edhe i ashtuquajturi shpirt ėshtė fryt i materies; njeriu, nga vetė natyra e tij, ėshtė materie”.

    Ėshtė e qartė se askush nuk mund ta mohojė qė – sikundėr e tregon edhe grafiku pėr tė cilin kemi folur – tek njeriu del nė sipėrfaqe njė nivel shprehės, qė shkėputet nga aftėsia shprehėse e jetės frymore, qoftė dhe asaj mė tė zhvilluarės.
    Veēse, materialisti do tė shėnonte se ēdo shprehje qė duket e lirė nga pozicionet e kohės dhe tė hapėsirės, domethėnė qė shkėputet nga vija horizontale, e cila tregon nivelin e jetės materiale, sidoqoftė e ka zanafillėn nga e njėjta pikė dhe prandaj ėshtė njė shfaqje, thjesht mė e zhvilluar, e tė dhėnave materiale.

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    REDUKTIMI (THJESHTĖZIMI) MATERIALIST (vazhdim).

    Pasojat e njė vizioni tė tillė tė gjėrave njihen mirė pėr thjeshtėsimin banalizues qė u bėjnė edhe shprehjeve mė fisnike tė pėrvojes njerėzore: kėshtu, e tėrė dukuria e dashurisė, me njė pafytyrėsi tė hidhur, trajtohet si njė fakt biologjik.

    Porse, duke dashur tė reagojmė nė mėnyrė racionale ndaj pozitave materialiste, le tė vėmė nė dukje pikėsėpari njė kontradiktė me pėrvojen.
    Nėse nė tė vėrtetėn, siē e kemi parė, pėrvoja tregon se tek unė ekzistojnė dy tipe realitetesh qė nuk mund tė shkrihen, tė reduktohen njėra tek tjetra, nuk mund t’i bėj qė tė pėrputhen, sepse tė shpjegosh dryshimin nė mes tyre duke e zhdukur fare, do tė thotė ta shtrėngosh, ta dhunosh pėrvojen, do tė thotė ta mbulosh pėrvojėn me njė paragjykim.

    Kėrkesa pėr unitet ėshtė vėrtet njė kėrkesė madhore e arsyes, kėrkesė nga e cila merr shkas tėrė zelli, tėrė fuqia e dinamikės sė zgjuarsisė (inteligjencės); porse kjo etje pėr unitet nuk mund tė vihet nė lojė deri nė atė pikė sa tė veprohet me hile; domethėnė deri nė atė pikė sa tė mohohet fare ose tė lihet nė harresė diēka, pėr tė krijuar mundėsinė qė tė shpjegohet gjithēka nė mėnyrė unitare.

    Ka thėnė filozofi gjerman Karl Jaspers: “Tė gjitha shkakėsitė (lidhjet, shkak-pasojė) empirike dhe proceset biologjike tė zvillimit, duken si tė zbatueshme pėr nėnshtresėn materiale tė njeriut, porse jo pėr vetė njeriun”.
    Njeriu nuk mund tė reduktohet tek ato procese.
    Vetė Krishti e kishte thėnė nė njė mėnyrė edhe mė tė drejtėpėrdrejtė dhe aktuale: “Jo vetėm me bukė rron njeriu”.

    Sė dyti, nė rrėnjė tė kėsaj harresė, domethėnė tė kėtij falsifikimi, meqė nė emėr tė njė “a priori” ecet kundėr dėshmisė sė qarte tė pėrvojės, qėndron njė gabim metode.
    Kemi parė tashmė se njeriu e kap (e kupton) vetveten vetėm nė ēastin e pranishėm.
    Pra, nė qoftė se nė kėtė tė tanishme, dalin nė dritė dy faktorė qė nuk shkrihen nė mes tyre dhe nėse duke iu drejtuar sė kaluarės duhet tė vė re se, duke e bėrė rrugės sė prapthi, tė dy faktorėt dallohen mė pak deri sa puqen nė mes tyre, pikėrisht pėr kėtė dukuri unė duhet tė gjej njė shpjegim, porse duke u nisur nga pohimi (afirmimi) i dy tė dhėnave qė hetoj nė ēastin e pranishėm.

    Unė shoh ēka ėshtė njė farė nė atė tė tanishme nė tė cilėn zhvillohet nė pemė.
    Pėrpara pemės do tė them: “Ėshtė plep”, dhe, pasi ta kem njohur plepin, do ta analizoj mė mirė farėn, kėshtu qė sot njė botanist mund tė thotė qė nė shikimin e parė: “Kjo ėshtė njė farė plepi”.
    Ēka ėshtė njė njeri, shihet qė nė tė tanishmen e njė zhvillimi mė tė pjekur tė faktorėve (pėrbėrėsve) tė tij: ēka ėshtė njė njeri kuptohet mė mirė te Sokrati ose te Danteja sesa nė masėn e paarsimuar.

    Po tė kisha njė piano me bisht tė mrekullueshme dhe tė kisha mundėsinė tė ftoja Benedetti Michelangeli-n, do tė dehesha menjėherė nga muzika qė ekzekutuesi i madh do tė nxirrte nga pianoja: unė e dėgjoj me vėmendje tė madhe e me tension; aftėsia e tij artistike dhe instrumenti material formojnė njė trup tė vetėm, njė gjė tė vetme.
    Por, sikur dikush ta sabotonte instrumentin para koncertit dhe t’ia lironte kordat (telat), ai instrument nuk do tė ishte i pėrshtatshėm pėr tė shprehur muzikėn dhe Benedetti Michelangeli nuk do tė munte ta paraqiste artin e vet.

    Mund tė eksperimentohet nė mėnyrė tė pėrsosur, prandaj racionale (tė arsyeshme), njė unitet i pėrbėrė nga dy faktorė qė nuk shkrihen njėri tek tjetri, porse nė atė unitet dalja nė sipėrfaqe e faktorit tė dytė kushtėzohet nga njė farė zhvillimi i faktorit tė parė.
    Kėshtu trupi i njeriut duhet tė zhvillohet deri nė atė shkallė sa tė arrijė “tė akordohet”, ashtu siē duhet pėr shprehjen gjenjale tė shpirtit njerėzor.

    Ky pėrfundim i jep vlerėn qė i takon aspektit tė dyfishtė, tė pareduktueshėm nė diēka tė vetme, tė faktorėve, ashtu siē dokumentohen nė pėrvojėn e sė tanishmes, pa hequr dhe pa thjeshtėzuar asgjė.

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 5.

    NDJENJA FETARE: NATYRA E SAJ.



    E kemi motivuar tashmė se nga pikėpamja metodologjike pikėnisja pėr tė bėrė njė anketė, si ajo qė na intereson, duhet tė jetė nga pėrvoja vetjake, nga vetvetja-nė-veprim.
    I kemi nxjerrė nė pah, duke reflektuar qė nė fillim, faktorėt qė hyjnė nė lojė nė pėrvojėn tonė, tė cilėt na kanė treguar se nuk ka njėzėshmėri (uniovocita’) nė pėrbėrjen njerėzore, prandaj kemi aspektin material dhe shpirtėror tė jetės sonė.
    Tani le tė vėzhgojmė faktorin fetar si aspektin themelor tė faktorit shpirtėror.


    1. Niveli i disa pyetjeve.

    Tė shohim si mund tė afrohemi nė vija tė pėrgjithshme pėr tė kuptuar thelbin e kėtij faktori.

    Faktori fetar pėrfaqėson natyrėn e unit tonė, pėrderisa shprehet me disa pyetje: “Cili ėshtė kuptimi i fundit i ekzistencės?”. “Pėrse, vallė, ekziston dhembja, vdekja,, nė fund tė fundit, pėrse ia vlen mundimi qė tė jetohet?”
    Ose nga njė pikėpamja tjetėr: “Nga se dhe pėr ēfarė qėllimi ėshtė bėrė realiteti?”.
    Ja, pra, ndjenja fetare zė vend brenda realitetit tė unit tonė, nė nivelin e kėtyre pyetjeve: Puqet me atė impenjim rrėnjėsor tė unit tonė me jetėn, qė dokumentohet nė kėto pyetjeve.

    Njė nga copat letrare mė tė bukura ėshtė ajo ku “Bariu endacak i Azisė”, i poetit Leopardi, i parashtron hėnės, qė duket sikur sundon pafundėsinė e qiellit dhe tė tokės, pyetjet qė dalin nga horizonti, edhe ky i pafund:

    “Shpesh, kur unė tė kundroj
    Si rri kaq e heshtur mbi fushėn e shkretė,
    Qė nė hapsirėn e saj kufizohet me qiellin;
    ose, kur me tufėn time,
    ti mė ndjek gjatė udhėtimit pak e nga pak,
    dhe kur shoh nė qiell si flakėrojnė yjet;
    mendoj e them me vete:
    pėrse vallė tėrė kėto shkėlqime?
    Ēfarė bėn ajri i pafund dhe ajo e thellė
    Qetėsi e pafund? Do tė thotė kjo
    Vetmi e paanė? Dhe unė ēfarė jam?”

    Qė nė kohėt mė tė lashta, njė nga krahasimet mė tė pėrdorura pėr tė shembėllyer brishtėsinė dhe enigmėn e fundit nė lidhje me jetėn njerėzore, ėshtė bėrė me gjethet e thata qė bien nė vjeshtė.
    Ja, do tė mund tė thoshin se ndjenja fetare ėshtė ajo karakteristikė qė cilėson nivelin njerėzor tė natyrės dhe qė identifikohet me intuitėn e zgjuar (inteligjente) dhe emocionin dramatik, me tė cilin njeriu, duke shikuar jetėn e vet dhe tė njerėzve tė tjerė si ai, thotė:

    “Jemi si gjethet...,
    Larg nga dega jote,
    O gjethe e gjorė e brishtė,
    Ku vete, kėshtu?”.

    Megjithatė, rimarrja nga Leopardi e temės sė trajtuar nga poeti francez Arnault, ka paraardhės shumė tė njohur, jo vetėm nė letėrsinė greke dhe shfaqet nė tė gjitha letėrsitė e botės.

    Ndjenja fetare ėshtė e pranishme aty, nė nivelin e kėtyre emocioneve, qė sikundėr thashė mė parė, janė inteligjente dhe dramatike, tė pashmangshme, pavarėsisht se zhurma dhe topitja e jetės shoqėrore, duken se duan t’i bėjnė tė heshtin:

    “Dhe ēdo gjė pėrbetohet tė heshtė pėr ne,
    paksa, sikur lihet nė heshtje
    njė turp; ndoshta,paksa, sikur lihet nė heshtje
    njė shpresė e pashprehshme”.

    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 2.

    2. Nė fundin e qenies tonė.

    Kėto pyetje i ngjiten pas fundit tė qenies sonė: janė tė pashkulshme, sepse pėrbėjnė pėlhurėn nga e cila ėshtė ndėrtuar kjo qenie.

    Shėn Pali, nė ligjėratėn para Areopagut, kur bisedon me athinasit nė kėrkim tė njė pėrgjigjeje pėr pyetjet e fundit qė bėjnė tė flasė fundin e qenies sonė, i identifikon ato pėrgjigje me atė energji qė mbisundon, duke e nxitur, duke e mbėshtetur, duke e ripėrcaktuar vazhdimisht, tė gjithė lėvizhmėrinė njerėzore, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė ato lėvizje qė bėjnė popujt, atė endjen e tyre poshtė e lart nėpėr botė “ne kėrkim tė Zotit”, tė atij “qė secilit i jep jetėn, frymėn, gjithēka”.

    Ēdo lėvizje e njeriut ka kėtė burim, ka kėtė rrėnjė energjike, ėshtė dytėsore dhe e varur nga ky burim i fundit, origjinal, rrėnjėsor dhe enigmatik.


    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 3.

    3. Kėrkesa pėr njė pėrgjigje tėrėsore.

    Nė ato pyetje aspekti vendimtar jepet me anėn tė mbiemrave dhe tė ndajfoljeve: cili ėshtė kuptimi i fundit i jetės, nė fund tė fundit nga se pėrbėhet realiteti? Pėr ēka e vlen vėrtetė mundimi qė unė tė jem, qė realiteti tė jetė?

    Janė pyetje qė e shterojnė energjinė, tėrė energjinė kėrkuese tė arsyes. Janė pyetje qė kėrkojnė njė pėrgjigje tėrėsore, qė mund ta mbulojė tėrė horizontin e arsyes, duke e shteruar tė gjithė “kategorinė e mundėsive”.

    Nė tė vėrtetė ekziston njė koherencė e arsyes qė nuk ndalet, veēse kur arrin nė njė shterim tėrėsor nė kėtė pikė.

    “Nėn kaltėrsinė e dendur
    tė qiellit ndonjė zog deti ikėn;
    dhe kurrė nuk ndalon:
    sepse tė gjitha imazhet mbajnė kėtė shkrim:
    ‘pėrherė mė tutje’”.

    Sikur, vetėm duke iu pėrgjigjur njė mijė pyetjeve tė mund tė shpjegohej nė mėnyrė shteruese kuptimi i realitetit dhe njeriu tė merrte pėrgjigje pėr nėntėqind prej tyre, do tė ishte i shqetėsuar dhe i pakėnaqur si nė fillim. Nė Ungjillin ka diēka qė lidhet me sa thamė:

    “Ēfarė i duhet njeriut qė tė ketė nė dorė tėrė botėn, nė rast se humbet kuptimin e vetvetes? Ose ēfarė do tė japė njeriu nė kėmbim tė vetvetes?”

    Kjo “vetvete” nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveēse kėrkesa e bujshme, e pashkatėrrueshme dhe substancore pėr tė afirmuar kuptimin e gjithēkaje. Dhe pikėrisht nė kėtė mėnyrė ndjenja fetare e pėrcakton unin: vendi i natyrės ku afirmohet kuptimi, domethėnia e gjithēkaje.

    Duket punė e drejtė tė zbatohet pėr kėtė afirmim, me njė analogji tė zbuluar, ajo qė thotė Leopardi pėr ndjenjė njerėzore tė dashurisė nė poezinė Mendimi mbisundues.

    “Shumė i ėmbėl, i fuqishėm
    Sundues i mendjes sime tė thellė,
    E tmerrshme, por e dashur
    Dhuratė e qiellit; shoqėrues
    I ditėve tė mia tė hobshme,
    Mendim qė kaq shpesh mė del pėrpara.

    Pėr natyrėn tėnde tė mistershme
    Kush nuk flet? Fuqinė e tij ndėr ne
    Kush nuk e ndien?...

    Sa e vetmuar ėshtė bėrė
    Mendja ime, qėkur
    Ti zure vend tek ajo.
    Shpejt, krejt porsi vetėtima,
    Mendimet e tjera
    Tė gjitha m’u larguan. Si njė kullė
    Nė mes tė fushės sė vetmuar,
    Veē ti qėndron, vigan, nė mes tė saj".

    Torrkerry.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 4.

    4. Shpėrpjesėtim ndaj pėrgjigjes tėrėsore.

    Sa mė shumė qė dikush thellohet nė pėrpjekjen pėr t’iu dhėnė njė pėrgjigje atyre pyetjeve, aq mė shumė e pėrcepton fuqinė e tyre, aq mė shumė zbulon shpėrpjesėtimin e vet pėr tė kthyer njė pėrgjigje tėrėsore.
    Ėshtė argumenti dramatik i Mendimeve (Pensieri) tė Leopardit.


    “Tė mos arrish tė jesh i kėnaqur nga asnjė tokėsore, dhe si tė thuash, as nga bota e tjerė; tė shikosh gjerėsinė e pamatshme tė hapėsirės, numrin dhe madhėsinė e mrekullueshme tė botėve, dhe tė zbulosh se ēdo gjė ėshtė e paktė dhe e vockėl pėr aftėsinė e shpirtit tėnd; tė pėrfytyrosh numrin e botėve si tė pafund, dhe gjithėsinė e pafundme, dhe tė ndiesh se shpirti dhe dėshira jonė do tė ishte edhe mė i madh se kjo lloj gjithėsie; dhe pėrherė t’i akuzosh sendet si tė pamjaftueshme dhe hiēgjė, dhe tė pėsosh tė fikėt dhe zbrazėtirė tė brendshme, prandaj mėrzitje, mė duket mua shenja mė e lartė e madhėshtisė dhe e fisnikėrisė qė mund tė shihet nė natyrėn njerėzore”

    Pyetjet pa fund nxjerrin nė pah kundėrshtime (kontradikta) ndėrmjet vrullit tė kėrkesės dhe kufizimeve qė ka matja njerėzore, kur kėrkon tė zgjidhė diēka. Megjithatė, ne e lexojme me kėnaqėsi njė tekst, pėrderisa drithėrimi i atyre pyetjeve dhe dramaaciteti i atij shpėrpjesėtimi, nėnkuptojnė tematikėn e trajtuar.

    Nėse na prek fuqia dhe mprehtėsia e ndjeshmėrisė sė Leopardit, kjo ndodh sepse i jep zė diēkaje qė jemi ne, njė kundėrshti (kontradiktė) e pazgjidshme: “misteri i pėrjetshėm/ i qenies sonė” i kėngės Mbi portretin e njė gruaje tė bukur.

    “Dėshira tė pafundme
    Dhe vegime krenare
    Krijon nė mendimin e vagėlluar,
    Falė njė vetie tė natyrshme,
    Njė armoni e thellė;
    Kėshtu mbi detin e kėndshėm, plot mister
    Endet spirti njerėzor;
    Siē bėn pėr kėnaqėsinė e vet
    Notari i guxishėm nė oqean;
    Por, kur njė tingull i ēakorduar
    Lėndon veshin, nė asgjė
    Kthehet nė ēast tėrė ajo parajsė.

    O natyrė njerėzore, sa e brishtė dhe e ulėt je nė ēdo gjė,
    Pėrderisa je pluhur dhe hije, pėrse ndien kaq lart?
    Meqė ke dhe diēka tė njerėzishme,
    Si ndodh qė mendimet dhe ndjenjat e tua mė tė denja
    Kaq me lehtėsi ndizen dhe shulen
    Pėr shkaqe kaq tė ulėta?

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 5.

    5) Shpėrpjesėtim strukturor.

    Pėrgjigja e pashterueshme ndaj kėrkesave qė pėrbejnė unin tonė ėshtė strukturore, domethėnė kaq e pandarė (inherente) me natyrėn tonė, saqė pėrfaqėson karakteristikės e tė qenit.

    Po ta quajmė pėrkohėsisht “zot a perėndi” termin e papėrcaktueshėm tė kėsaj thirrjeje tė shkruar brenda nesh, poeti Rilke e shpall si tė pėrhershėm, si pėrfundimtar, nė njė poezi tė veten tė mrekullueshme:

    “Shuajma dritėn e syve, dhe unė ende tė shoh,
    mė bėj tė shurdhėr dhe dėgjoj zėrin tėnd;
    m’i pre kėmbėt, dhe unė vrapoj nė rrugėn tėnde,
    pa gojė, pėr ty do tė thurja lutje.

    M’i kėput krahėt, dhe unė tė shtrėngoj
    me zemrėn time, tė bėrė papritur, dorė;
    po ta ndalosh zemrėn, rreh mendja ime;
    digje dhe kėtė, atėherė, gjaku im
    do tė tė presė, o Zot, nė ēdo pikė tė tij”

    Pas njė milion vitesh, ēėshtja e shtruar nga ato pyetje, kushedi, do tė jetė e acaruar, por pa pėrgjigje.

    “Ndoshta, po tė kisha krahė
    do tė fluturoja pėrmbi retė,
    dhe yjet t’i numėroja njė nga njė
    ose si bubullima tė endesha skaj mė skaj,
    mė i lumtur do tė isha, o grigja ime e dashur,
    mė i lumtur do tė isha, o e bardha hėnė”.


    150 vjet pas Leopardit, “njeriu endet si bubullima, skaj mė skaj tė qiellit me aerooplanėt e vet reaktivė dhe i “yjet i numėron njė nga njė” me satelitėt e vet. Po a mund tė thuhet qė ndėrkaq njeriu ėshtė bėrė, qoftė edhe njė thėrrime, mė i lumtur se mė parė? Sigurisht qė jo. Ka diēka qė pėr vetė natyrėn e saj, qėndron “pertej” ēdo mundėsie tė njeriut.

    Nė njė kapitull tė librit tė vet Nga shkenca te besimi, matematikani i madh Francesco Severi, mik i ngushtė i Einsteinit, thotė se sa mė shumė qė thellohej nė kėrkimin shkencor, aq mė shumė i bėhej e qartė se ēdo gjė qė zbulonte, dora-dorės qė ecte pėrpara, “ishte nė funksion tė diēkaje absolute qė kundėrvihet si njė pritė, njė digė elastike...kur do ta kapėrcesh me mjete njohėse”.
    Sa mė shumė qė ecte pėrpara puna e tij kėrkimore, aq mė shumė horizonti qė arrinte, i shfaqej si njė shpėnie te njė horizont tjetėr i mėtejmė, duke e bėrė qė ta pėrceptonte arritjen e vet vetėm si njė funksion qė e shtynte mė tutje kah njė x , njė quid (njė diēka) qė ishte pėrtej kushteve nė tė cilat vepronte.
    Kur puna kėrkimore arrinte nė njė farė caku, objekti i veprimit, X-i, zhvendosej.
    Mund tė shėnohej kėshtu ky proces:

    r > I . . .x > I . . .x > I x. . . .

    r-ja ėshtė energjia kėrkuese e arsyes njerėzore dhe ėshtė liri; dhe x (iksi) ėshtė pikarritja e pėrkohshme, qė priret kurdoherė kah njė e panjohur e mėtejme.

    Nėse dikush impenjohet seriozisht tė zbatojė kėtė dinamikė, sa mė shumė qė ecėn pėrpara, aq mė shumė i bėhet e qartė pafundėsia dhe shpėrpjestimi ndėrmjet objektit nė studim dhe thellėsisė sė pyetjeve qė dalin pėrpara.
    Ėshtė njė pėrvojė e tillė qė e ka kthyer te feja Francesco Severin – e thoshte me gojėn e vet – pas pesėdhjetė vjetėve pėrvojė tė lartė shkencore.
    Nė njė bisedė qė pati me Einsteinin, pak ditė para vdekjes sė kėtij tė fundit, dhe pėr tė cilėn tregoi pastaj nė faqen e tretė tė gazetės “Corriere della sera”, diskutoi edhe me fizikanin e madh nė lidhje me temėn fetare.
    Einsteini, nė njė farė pike tė bisedės i tha: “Kush nuk pranon misterin e padepėrtueshėm, nuk mund tė jetė as shkencėtar”.
    Nė tė vėrtetė ajo qė e karakterizon shkencėtarin ėshtė impenjimi i thellė dhe i hapur nė punėn e tij kėrkimore pėrballė ēdo dukurie (fenomeni) dhe rrethane.
    Po nuk e pranoi atė x (iksi) tė pamatshėm, po nuk e pranoi hapėsirėn e pafund ndėrmjet horizontit tė fundit dhe aftėsisė sė hapave njerėzore, njeriu e eliminon kategorinė e mundėsisė, qė ėshtė pėrmasa mė e lartė e arsyes; sepse vetėm njė objekt i pamatshėm mund tė pėrfaqėsojė njė ftesė tė pakufishme pėr njė hapje strukturore te njeriu.
    Jeta ėshtė uri dhe etje e pasion pėr njė objekt tė fundit qė i shfaqet nė horizontin e vet, por qė qėndron kurdoherė pėrtej atij horizonti.
    Dhe kjo e bėn njeriun njė kėrkimor qė s’njeh pushim.

    Thotė Sakespear-i nė Hamletin: “O Horac, ka mė shumė gjėra nė qiell e nė tokė sesa nė filozofinė tėnde”.
    Gjithmonė do tė ketė mė shumė gjėra nė qiell e nė tokė – domethėnė nė realitetin – sesa nė perceptimin dhe konceptimin tonė te realitetit – domethėnė nė filozofinė.

    Prandaj, filozofia duhet tė ketė pėrvujtėrinė e thellė qė tė jetė njė pėrpjekje tėrėsisht e hapur dhe plot dėshirė qė tė pėrshtatet, tė plotėsojė, tė ndreqė: duhet tė sundohet nga kategoria e mundėsisė.
    Dhe aty ku mungon kategoria e mundėsisė, bllokohet ecja pėrpara.
    Ecja nė kėtė mėnyrė, paracaktohet nga projekti i pushtetit ose nga projekti i interesit vetjak.
    Ē’ ėshtė e vėrteta, njė shoqėri ideologjike (e ideologjizuar) ka prirjen tė ngrijė ēdo punė kėrkimore tė vėrtetė: e pėrdor pushtetin si njė vegėl pėr ta pėrmbajtur kėtė lloj veprimtarie kėrkimore brenda ca kufinjve realizmi dhe manifestimi.
    Njė diktaturė nuk ėshtė e interesuar kurrėn e kurrės qė puna kėrkimore rreth njeriut tė jetė e lirė, sepse njė veprintari kėrkimore rreth njeriut ėshtė caku mė i rrezikshėm pėr pushtetin, ėshtė burim i pakontrollueshėm mundėsish pėr t’iu kundėrvėnė.

    Aty ku mungon njė qėndrim i pėrvuajtur ndaj mundėsisė pėr njė reformim thelbėsor tė konceptimit njerėzor, metamorfoza nis patjetėr: filozofi bėhet ideologji.
    Dhe metamorfoza kryhet nė atė masė, sipas secilės mund tė quhet si diēka “normale” qė konceptimi pėr jetėn tė ketė prirje pėr t’u imponuar.
    Kėshtu del nė skenė dhuna e pushtetit.

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 6
    6. Trishtim.


    Mendhjamadhėsisė sė pushtetit, plot me censura dhe ndalesa, i pėrgjigjet tek individi, te njeriu real, trishtimi i madh, tipar themelor i jetės sė vetėdijshme pėr veten, “dėshirė pėr njė tė mirė qė mungon”, thoshte Shėn Toma.

    Pafundėsia (tė qenėt i pamasė) e objektit qė kėrkohet me tė vėrtetė nga aftėsia njerėzore pėr “tė hapur”, bėn qė tė jetohet pėrvoja e njė zotėrimi, qė pėr vetė natyrėn e tij ėshtė diēka qė tė ikėn.

    ‘Ēdo gjė qė ti thua ose bėn
    ėshtė njė thirrje brenda:
    nuk ėshtė pėr kėtė, nuk ėshtė pėr kėtė!

    Dhe kėshtu ēdo gjė e shpie
    tė njė pyetje e fshehtė:
    veprimi ėshtė njė pretekst...
    Nė afėrsinė e Zotit
    jeta grabit
    nga reservat jetėshkurtra,
    ndėrsa secili kapet,
    pas njė tė mirė tė vet qė i thotė: lamtumirė!”(C. Rebora).

    Kėshtu, trishtimi lind nga ajo “fuqi vepruese qė na lodh nga njėra lėvizje tek tjetra”; dhe “lodhja” e Foscolo-s bėhet “shqetėsimi, sėkėlldia”, paqėtėsia leopardiane e shkarguar nga

    “...njė shpor [qė} gati mė ther
    aq shumė, sa duke qėndruar ulur, jam mė larg se kurrė
    nga mundėsia pėr tė gjetur paqe ose vend”.

    Tė jemi tė vetėdijshėm pėr vlerėn e kėtij trishtimi, do tė thotė tė identifikohemi me ndėrgjegjjen e lartėsisė sė jetės dhe me ndjenjėn e fatit tė saj.
    Kėshtu nė veprėn Demonėt shkrimtari rus F. Dostojevskij mund tė tregojė me fisnikėri:

    “...kishte ditur tė prekte nė zemrėn i mikut tė vet ata telat mė tė ndjeshėm dhe tė nxiste tek ai ndjenjėn e parė, ende tė papėrcaktuar, tė atij trishtimi tė shenjtė e tė pėrjetshėm, qė ndonjė shpirt i zgjedhur, pasi e ka shijuar dhe e ka njohur njė herė, nuk do ta kėmbėjė kurrė, pastaj, mė njė kėnaqėsi me ēmim tė lirė (ka dhe ca amatorė tė ndėrtuar nė atė mėnyrė qė kėtė tishtim e pėlqejnė pėrmbi ēdo kėnaqėsi tjetėr mė rrėnjėsore, po ta pranojmė se ėshtė e mundur njė kėnaqėsi e tillė).

    Nė qoftė se trishtimi ėshtė ajo shkėndijė qė ndizet nga pėrvoja jetėsore e ndryshimit tė potencialit “ndėrmjet fatit (destinacionit) ideal dhe papėrfundimit historik, sheshimi i atij ndryshimi, i asaj “diferencė) potenciali – sido qė tė ketė ndodhur – krijon tė kundėrtėn logjike tė trishtimit, domethėnė dėshpėrimi.

    “Vetėm ideja e qėndrueshme, e parheshtur, se ekziston diēka pafundėsisht mė e drejtė dhe mė e lumtur se unė, oh! Sa mė mbush plot mallėngjim dhe lavdi, cilido qė tė jem unė, ēfarėdo qė tė kem bėrė! Pėr njeriun, shumė mė e nevojshme se lumturia vetjake, ėshtė tė dijė dhe nė ēdo ēast tė besojė se ekziston, diku nė njė farė vendi, njė lumturi e pėrsosur dhe e qetė, pėr tė gjithė dhe pėr gjithēka...I tėrė ligji i ekzistencės njerėzore qėndron vetėm nė kėtė: qė njeriu tė mund tė pėrkulet kurdoherė pėrpara diēkaje pafundėsisht tė madhe.
    Sikur njerėzve t’u hiqej kjo pafundėsisht e madhe, ata nuk do tė mund tė jetonin mė tej dhe do tė vdisnin duke u bėrė pre e dėshpėrimit”.

    Ndoshta, edhe komenti i njė vajze tė re drejtuar njė miku, nuk ka rėndėsi mė tė paktė se intuita e shkrimtarit tė madh rus: “Sikur punėt tė ishin vetėm ajo qė shohim, do tė ishim tė dėshpėruar”.

    Porse, ndoshta, nė asnjė faqė tė letėrsisė, nuk shprehet struktura filozofike dhe dinamizmi ekzistencial i pėrditshėm i atij trishtimi, me aq forcė si nė pjesėn e fundit tė poezisė sė Leopardit Mbrėmja e ditės sė festės.

    “...Ah, nėpėr rrugė
    Dėgjoj, jo larg, kėngėn e vetmuar
    Tė zejtarit, qė kthehet natėn vonė,
    Pas zbavitjeve, nė shtrehėn e vet tė varfėr;
    Dhe zemra mė rrudhet nė gjoks,
    Kur mendoj si kalon ēdo gjė nė kėtė botė,
    Gati pa lėnė gjurmė fare. Ja si iku
    Dita e festės, dhe pas ditės sė festimit
    Vjen dita e zakonshme, dhe koha merr me vete
    Ēdo punė njerėzore. Ku ėshtė tani jehona
    E atyre popujve tė lashtė? Ku ėshtė fama
    E tė parėve tanė tė pėrmendur, dhe perandoria e madhe
    E Romės sė dikurshme, e armet, e rropama
    Qė u pėrhap nė oqean e nė tokė?
    Ēdo gjė ėshtė paqe e heshtje, ēdo gjė e lė prapa
    Bota, dhe s’bėhet mė fjalė pėr to.
    Nė moshėn time tė njomė, kur e pret
    Me shumė dėshirė ditėn e festės, tani
    Qė ajo u shua, unė plot me dhembje, zgjuar,
    Nė shtrat pėrpėlitesha; dhe natėn vonė njė kėngė qė dėgjohej ndėr rrugica, dhe u larguar venitej pak nga pak,
    Po ashtu ma ndrydhte zemrėn”.

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 7.



    7. Natyra e unit si premtim.

    “Ēka kėrkon njeriu nė kėnaqėsitė e jetės ėshtė njė pafundėsi, dhe askush nuk do tė hiqte dorė ndonjėherė nga shpresa pėr tė arritur kėtė pafundėsi”.
    Kjo vėrejtje e Pavesė-s shoqėrohet me pohime tė tjera dramatike nė ditarin e tij.
    Pasi shkrimtari fitoi ēmimin e njohur pėr letėrsinė, ēmimin Strega, bėri kėtė koment: “Fitove edhe ēmimin e prodhimtarisė. Je zot i vetes, i fatit tėnd. Je i famshėm ashtu si ai qė nuk kėrkon tė jetė i tillė. Megjithatė, tėrė kjo do tė marrė fund. Ky gėzim yt i thellė, kjo ngopje e zjarrtė, pėrbėhet nga ca gjėra qė ti nuk i ke llogaritur. Tė ėshtė dhėnė [nga tė tjerėt]. Kė, kė, kė tė falėnderosh? Kė duhet tė blashfemosh atė ditė kur ēdo gjė do tė zduket pa lėnė gjurmė? Ditėn e ēmimit Strega: “Nė Romė, apoteozė. E pastaj?”.

    Porse, tashmė, qė nė shėnimet e para tė ditarit tė tij kishte nxjerrė krye njė vėrejtje me vlerė themelore: “Sa i madh ėshtė mendimi se, vėrtet, pėr asgjė nuk na detyrohet ndokush (askush nuk na ka borxh diēka).
    A mos na ka premtuar vallė ndokush diēka ndonjėherė?
    E atėherė, pėrse rrimė duke pritur?”.
    A nuk ka menduar, ndoshta, se pritja ėshtė vetė struktura e natyrės sonė? Ajo nuk ėshtė njė llogaritje: ėshtė diēka e dhėnė. Premtimi ėshtė qė nė zanafillė, qė nė vetė zanafillėn e pėrbėrjes sonė? Kush e ka bėrė njeiun e ka bėrė si “premtim”.
    Nga pikėpamja strukturore njeriu ėshtė njė pritje, nga ana strukturore ėshtė njė lypės: nga ana strukturore jeta ėshtė premtim.

    Mė kujtohet njė pjesė dialogu nga njė “blues” i Jamės Baldėin-it:

    Richard-i: Edhe ti, kur ishe vajzė e vogėl, ishe e bindur sė dije mė shumė se babai yt dhe nėna jote, ėshtė e vėqrtetė kjo? Vė bast se, thellė-thellė, brenda vetės sate, kėshtu mendoje, moj plaka ime.

    Nėna Henry: Aspak. Pėrkundrazi, mendoja se do tė njihja shumė gjėra, sepse njerėzit e mi kishin lindur sklevėr dhe unė kisha lindur e lirė.

    Richard-i: Dhe, a ke njohur shumė gjėra?

    Nėna Henry: Kam njohur ato qė duhej tė njihja: tė kujdeshesha pėr burrin dhe tė rissja fėmijėt nė frikėn e Zotit.

    Richard-i: Ti e di se unė nuk besoj Zotin, moj gjyshe.

    Nėna Henry: Ti s’di ēfarė thua; s’ėshtė e mundur qė ti tė mos besosh nė Zotin. Nuk vendos ti pėr kėtė.

    Richard-i: Kush tjetėr mund tė vendosė?

    Nėna Henry: Jeta; vendos jeta, qė ėshtė brenda teje. Ajo e di se nga vjen dhe beson nė Zotin”

    Ruaj, nė mes tė kujtimeve tė kohės kur jepja mėsim nė lice, zhdukjen tragjike tė njė profesori latinishtes dhe tė greqishtes sė vjetėr: vdiq papritur ndėrsa jepte mėsim nė katedėr.
    Nė varrim qėndroja disi mėnjanė, ndėrsa merrnin arkivolin; ktheva kokėn dhe pashė afėr meje njė profesor filozofie, qė njihej nė shkollė si ateist.
    Fytyrėn e kishte shumė e tendosur, dhe unė, ashtu si pa kujtuar, isha ndalur njė sekond mė tetėr pėr t’i hedhur njė vėshtrim.
    Atėherė, e ndieu veten si tė pyetur dhe thirri: “Vdekja ėshtė fakti qė qėndron nė tėrė zanafillėn e filozofisė”.

    Horizonti, tek i cili arrin njeriu, ėshtė si njė shenjė varri; vdekja ėshtė zanafilla dhe stimuli (nxitja) i tėrė kėrkimeve, sepse padepėrtueshmėria e pyetjes njerėzore pikėrisht aty gjenkontradiktėn mė tė fuqishme dhe mė tė pacipė. Veēse, kjo kontradiktė nuk e zhduk, por e acaron mė shumė pyetjen.

    Dikur nė tė kalurėn, nė Garbagnate, afėr Milanos, ishte njė sanatorium ku kisha shkuarpėr tė takuar njė person. Kur po dilja, mė erdhi pas njė infermier : njė i sėmurė ishte duke vdekur dhe kapelani i spitalit nuk ndodhej aty. Ishte njė djalosh pak mė i madh se njėzet vjeē, shumė i thjeshtė dhe i ēiltėr: mė ka lėnė pėrshtypje, sepse nga qėndrimi i tij dukej sikur numėronte, i qetė, rrahjet e zemrės dhe thoshte me vete: “Edhe njė.. “ Disa vdekje janė kaq tė kthjellta deri nė fund. Ai djaloshi vdiq i qetė. Dhe kam menduar sikur dikush tė ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr vdekjen qė po i vjen, vetėdija e tij a do ta ndiente si tė dėshpruara? Kur njė energji ėshtė e tendosur, po ndeshi nė nje pengesė, tendoset akoma mė shumė nuk shtendoset.

    Torrkerry

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 8

    8. Ndjenja fetare si pėrmasė (dimension).

    Zelli rrėnjosur, i pamėshirshėm, nga i cili ēlirohet ajo lėvizje e pashterueshme njerėzore nė kėrkim tė fundit tė mbramė tė sendeve – zanafillė dhe fat i fundit – pėrshkruhet me njė figurė tė mrekullueshme nė faqen e parė tė veprės sė Thomas Mann-it: Zefi dhe vėllezėrit.

    “I thellė ėshtė pusi i sė kaluarės, a nuk mund ta quajmė tė padepėrtueshėm? I padepėrtueshėm, dhe ndoshta mė shumė se kurrė kur bėhet fjalė pėr tė kaluarėn e njeriut: tė kėsaj qėnije enigmatike, qė ndryn nė vetvete ekzistencėn tonė, qė pėr nga natyra e saj ėshtė e gėzuar, por pėrtej natyrės , e mjeruar dhe e dhemshme. Ėshtė fare e kuptueshme qė misteri i saj arrin tė formojė alfėn dhe omegėn e tė gjitha ligjėrimeve dhe tė gjitha pyetjeve tona, qė i jep zjarrė dhe tension ēdo fjale tonė, urgjencė ēdo problemi tonė. Sepse pikėrisht nė kėtė rast, ndodh ajo qė sa mė shumė gėrmojmė nė botėn e nėndhemshme, tė sė kaluarės, [...] aq mė shumė fazat e para tė njerėzore, tė historisė sė saj, tė qytetėrimit tė saj, shfaqen krejtėsisht tė padepėrtueshme.
    Dhe, megjithėse zbresim nė ca thellėsi pėrrallore, thellėsimatėsi vetė duke u sprapsur gjithnjė e mė tepėr drejt humnerash pa fund. Me tė drejtė pėrdorėm shprehjen “vetėm duke u sprapsur” dhe “gjithnjė mė shumė”, sepse e padepėrtueshmja zbavitet duke lodruar me pasionin tonė kėrkimtar, i ofron caqe dhe pikarritje tė gėnjeshtėrta, prapa tė cilave, sapo kemi arritur, kapen para nesh rrugė tė tjera tė sė kaluerės , siē i ndodh atij, qė duke ecur pėrgjatė brigjeve tė Detit tė Veriut, nuk e gjen kurrė fundin e rrugės qė ka ndjekur, sepse, prapa ēdo ndarjeje tė formuar nga dunat e rėrės, ku donte tė arrinte, hapėsira tė tjera mė tė gjera e tėrheqin pėrpara, drejt dunash tė tjera”.

    “Misteri – thotė Mann-i – i jep zjarr dhe tension ēdo fjale tonė”.
    Ėshtė po ajo metaforė qė pėrdor Cesare Pavese nė letrėn drejtuar njė profesoreshe, pėrkthyesė e Iliadės dhe e Odisė pėr serinė e botuesit Einaudi, tė drejtuar nga shkrimtari i madh. Urimit qė i bėnte profesoresha,qė njė shenjė kėrkese nė drejtim tė fesė, - e cila nėpėr dukje nė librin e tij tė fundit “Para se tė kėndojė gjeli”, tė mund tė zvillohej dhe tė kryhej, Pavese i pėrgjigjet:

    “Pėrsa i takon zgjdhjes qė mė uron tė gjej, unė besoj se me vėshtirėsi do tė vete pėrtej kapitullit XV tė “Gjelit”. Sidoqoftė, nuk jeni gabuar kur e keni ndier se kėtu ėshtė pika e zjarrtė, locus-i i tėrė ndėrgjegjes time”.

    Ndjenja fetare ėshtė aftėsia qė ka arsyeja pėr tė shprehur natyrėn e vet tė thellė nė pyetjen problematike tė fundit, ėshtė locus-i i ndėrgjegjes qė ka njeriu pėr ekzistencėn.

    Njė pyetje e tillė e pashmangshme gjendet tė ēdo individ, dhe brenda shikimit tė tij pėr tė gjitha gjėra.

    Filozofi amerikan Alfred N. Ėhaitehead e pėrcakton kėshtu fenė: “Ajo qė bėn njeriu nė vetminė e vet”.
    Pėrkufizimi ėshtė me interes, megjthėse nuk e thotė tėrė vlerėn nga e cila niset intuita qė e ka pėrfituar atė pėrkufizim
    Nė tė vėrtetė, kjo pyetje e fundit ėshtė diēka pėrbėrėse e individit, dhe nė kėtė vėshtrim individi ėshtė tėrėsisht vetėm: si vetė ėshtė ajo pyetje problematike, dhe asgjė tjetėr.
    Prandaj po e shikojmė njė burrė, njė grua, njė mik, njė kalimtar rrugės, dhe tė mos bėjė jehonė te ne pasqyrimi i asaj pyetjeje, i asaj etjeje pėr fatin nga i cili pėrbėhet, marrėdhėnia jonė nuk do tė ishte njerėzore nė ēdo nivel: sepse nuk do tė respektonte dinjitetin e tjetrit, nuk do tė ishte nė pėrputhje me pėrmasėn njerėzore tė tjetrit.
    Porse, e njejta pyetje, po nė atė ēast qė pėrcakton vetminė time, lėshon rrėnjėt e shoqėrisė sime, sepse do tė thotė qė unė pėrbėhem nga diēka tjetėr, qoftė dhe e mistershme.

    Prandaj, po tė duam ta plotėsojmė pėrkufizimin e dhėnė nga filozofi amerikan, feja ėshtė me tė vėrtetė ajo qė njeriu bėn nė vetminė e vet, po ama ėshtė edhe ajo nė tė cilėn zbulon shoqėrinė e vet thelbėsore.
    Pastaj, kjo shoqėri ėshtė mė origjinale se vetmia, pėrderisa ajo strukturė e pyetjes nuk pėrftohet nga dėshira e vullneti im, por ėshtė diēka qė mė ėshtė dhėnė.Prandaj,me parė se vetmia,ėshtė shoqėria,e cila pėrqafon (pėrfshin) vetmin time,kėshtu qė ajo nuk ėshtė mė vetmi e vėrtetė,por njė britmė thirrjeje qė i drejtohet shoqėris sė fshehur.
    Njė jehonė mbresėlėnėse takohet nė poezin e ēmimit Nobėl pėr letėrsin nė vitin 1951, Par Lagerkvist:

    Njė i panjohur ėshtė miku im, njeri qė nuk e njoh.
    Njė i njohur i largėt,i largėt.
    Pėr te zemra ime ėshtė mbushur me mall.
    Sepse ai nuk ėshtė pran meje.
    Sepse,ndoshta,ai nuk egziston fare?

    Kush je ti ,qė mbush zemrėn time me mungesėn tėnde?
    Qė mbush tėrė tokėn me mungesėn tėnde?

    Torrkerry

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 5: PĖRFUNDIMI

    Pėrfundim

    Vetėm hipoteza e Zotit,vetėm afirmimi i misterit si realitet ekzistues pėrtej afėrsis sonė pėr vrojtim,i pėrgjigjet strukturės origjinale tė njeriut.
    Nėse natyra e njeriut ėshtė nė kėrkim tė pandalshem pėr tė marrė njė pėrgjigje;ne qoftė se struktura e njeriut ėshtė ,pra ,kjo pyetje e palėkundshme,e pandalshme dhe e pashterueshme,mbytet pyetja,po tė mos pranohet. Ekzistenca e njė pėrgjigje.
    Edhe kjo pėrgjigje nuk mund tė jetė tjetėr veēse e padepėrtueshme.Vetėm ekzistenca e misterit pėrputhet me strukturėn e lypjes qė ka njeriu.Ky ėshtė njė lypje e pangopshme dhe ajo qė pėrgjigjet ėshtė diēka qė nuk ėshtė vetvetja, qė nuk mund tė jepet,qė nuk mund tė matet,qė Njeriu nuk di ta zotėroj.
    “Bota pa Zotin do tė ishte njė pėrrallė e treguar nga njė idiot nė njė shpėrthim tėrbimi; janė fjalėt qė Shakespeare-i i ve ne gojė tė njė personazhi,dhe asnjėherė nuk ėshtė pėrcaktuar me mirėthuerja e shoqėris ateiste.Jeta do tė ishte ;njė pėrrallė’’, njė ėndėrr e ēuditshme, pra; njė ligjėrim abstrakt ose njė imagjinatė e acaruar, e treguar nga njė idiot’’; prandaj,pa mundėsi lidhjesh , me segmente tė coptuara,pa njė rend tė vėrtetė,pa njė mundėsi parashikimi; ‘’nė njė shpėrthim tėrbimi’; domethėnė,aty ku e vetmja metodologji e mardhėnies (raportit) ėshtė dhuna,ose iluzioni pėr zotėrim.

    Ky saktėsim i gjatė ekzistencial ka dashur tė nėnvizoj faktin se ndjenja fetare ėshtė brenda nesh,sesi del nė sipėrfaqe nga ndėrgjegja jonė;kėrkesė tėrėsishtė pėrbėrėse e ndėrgjegjes sonė,domethėnė e afėrsisė qė ka njeriu pėr njohjen ,e hapjes sė tij pėr t’u thelluar dhe pėr ta pėrfshirė gjithnjė e mė shumė realitetin.
    Nga vetė fakti qė njeriu jeton, shtron kėtė pyetje, kėtė kėrkėse, sepse ėshtė rrėnja e ndėrgjegjes qė ka pėr realen. Dhe, jo vetėm qė shtron pyetjen, por edhe pėrgjigjet, duke afirmuar njė;diēka tė fundit’’;sepse , pėr vetė faktin qė dikush rron pesė minuta, pohon ekzistencėn e njė quid-i,pėr tė cilin, nė fund tė fundit, ia vlen mundimit tė e jetosh ato pesė minuta. Ėshtė mekanizmi strukturor i arsyes,ėshtė njė ndėrlikim i pashmangshėm.Ashtu si syri, qė kur hapet, forma dhe ngjyra, po ashtu dhe arsyeja, pėr vetė faktin se vihet nė lėvizje, afirmon ’’diēka tė fundit’’, njė realitet tė fundit, nga i cili pėrbėhet ēdo gjė ; njė fat tė fundit, qė ėshtė kuptimi ēdo gjėje.
    Prandaj, atyre pyetjeve pėrbėrse( konstitutive) ne u japim njė pėrgjigje; nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme dhe tė qartė; ose nė mėnyrė praktike dhe tė pavetėdijshme. Pohimi se ekziston pėrgjigja, si e ngėrthyer, e pėrfshirė, nė vetė faktin e pyetjes, mund tė simbolizohet nė leximin e formulės:

    A>A1

    Kjo formulė tregon se A kalon nė A1, domethėnė ėshtė emblema e lėvizjes, e ndryshimit. Njė lexim me zgjuarėsi i formulės nėnkupton se njė element i tretė pėrfshihet aty, njė element i tretė nė dukje jo i saktėsuar, mėgjithėse formulae pėrmban atė. Nė fakt; po tė mos pranohej ekzistenca e njė X, pėrveē ekzistenca e A me A1 siē na e tregon qartė pėrvoja. Qė njė gjė tė arrijė tė kalojė nga njė pozicion te njė tjetėr, do tė thotė se “ diēka tjetėr” e bėn tė mundur kalimin. Tė thuash “ njeriu zhvillohet” ose “jeta kalon”, ngėrthen ekzistencėn e diēkaje tjetėr; pėrndryshe, do tė ishte njė pohim qė mohon vetėveten, sepse, pa pranuar qė ėshtė njė faktor i fshehur ai qė pėrcakton kalimin, do tė duhej pranuar- siē e kemi thėnė tashmė- identiteti ndėrmjet A dhe A1, ēka do tė sillte mohimin e formulės sė lartėpėrmendur, qė ėshtė pėrshkrim i pėrvojės nė veprim.


    Torrkerry

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.


    Do tė donim tani tė rreshtonim, qoftė dhe nė mėnyrė tė pėrmbledhur, ato qė do t’i quaja qėndrime “tė paarsyeshme” nė pėrballim e atyre pyetjeve qė pėrbėjnė ndjenjėn fetare.

    Pėrse po pėrdor fjalėn i paarsyeshme? Sepse i paarsyeshėm ėshtė njė qėndrim, i cili pretendon ta shpjegojė njė dukuri (fenomen) nė njė mėnyrė qė nuk pėrputhet me Tė gjithė faktorėt qė ngėrthen nė vetevete ajo dukuri.
    Nuk mund t’i jepet kėsaj vėrejtjeje njė vlerė e pėrgjithshme, duke pohuar se njė gabim shfaqet si i tillė, kur jemi tė detyruar nga logjika e tij tė harrojmė ose tė mohojmė diēka.

    I quaj edhe “ēnjerėzore” kėto qėndrime, pikėrisht sepse janė tė paarsyeshme.

    Po rendit gjashtė qėndrime (pozicione).
    Dhe kėtė nuk po bėj nga meraku pėr tė bėrė lista, por sepse, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, kėto qėndrime janė tundime (ngasje), po nuk qenė bėrė tashmė gjėra tė jetuara, pėr tė gjithė ne. “Humani nihil a me alienum puto” (asgjė njerėzore nuk e quaj tė huaj pėr veten time); nuk mendoj se nuk mund tė mė ndodhė edhe mua diēka qė i ka ndodhur njė njeriu tjetėr.
    Sidoqoftė, kėto qėndrime pėrcaktojnė statikisht, tė paktėn, qėndrimin praktik tė shumicės.

    Torrkerry

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    1. Mohim i pyetjeve teorikisht (nė mėnyrė teoretike).

    Pikėsėpari quaj mohim teoretik i pyetjeve faktin se ato pyetje madhore, ato pyetje problemore, pėrcaktohen si “pa kuptim”.
    Frazat qė shprehin pyetje tė tilla paskan vetėm pėrbėrje formale.

    Nuk paskan kuptim: ja pra, qenka njėlloj sikur tė thuash se ekzistoka njė gomar me fletė, me njė makinė Jaguar nė vend tė kėmbės sė djathė, njė valltare tė operas nė vend tė syrit, etj. Mund ta shumėfishoni figurėn sipas fantazisė suaj.

    Porse, ato fraza do tė kishin njė tė metė akoma mė tė madhe: ata nuk pėrbėjnė as njė figurė, janė vetėm fjalė, vetėm tingull e asgjė mė tepėr.

    Po citoj kėtė ēast, nė tė cilin kam zbuluar kėtė qėndrim, si njė pozicion sistematik.
    U kisha dhėnė nxėnėzve njė detyrė gjatė mėsimit tė fesė, nė njė klasė tė tretė tė liceut klasik, dhe disa nxėnėsit shkruanin, unė lėvizja nėpėr klasė, nė mes tė bankave.
    Si u ktheva nė rreshtin e parė,mora librin e parė qė mė ra nė dorė dhe po e hidhja njė sy sa pėr tė kaluar kohėn.
    Ishte Disegno storico della letteratura italiana (Pėrshkrim historik i letėrsisė italiane) i Natalino Sapegno-s. Si e hapa, qėlloi rasti qė mė vajtėn sytė pikėrisht te ajo faqe ku pėrshkruhej jeta e Leopardit. Atėherė fillova ta lexoi me interes, por gjysmė minutė mė vonė thashė: “Djema, ndėrpriteni detyrėn e klasės. Po ju, me tėrė ato pretendimet tuaja, me tėrė vullnetin qė tregoni pėr pavarėsi, qysh i lexoni kėto gjėra dhe i pranoni si pa tė keq, sikur po pini njė gotė ujė?; ja cili ishte teksti:

    “Pyetjet, tyek tė cilat pėrqendrohet dėshira e adoleshentėve pėr tė medituar, dėshirė e turbullt dhe pa fuqi dalluese, filozofia e tyre primitive dhe e pėrshpejtuar (Ēfarė ėshtė jeta? Pėr se vlen? Cili ėshtė qėllimi i gjithėsisė? Dhe pėrse tė jetė dhembja?), kėto pyetje, tė cilat filozofi i vėrtretė dhe i rritur i largon nga vetja si absurde dhe pa ndonjė vlerė tė vėrtetė spekulative, dhe si tė atilla qė nuk mbartin kurrfarė pėrgjigjeje, as mundėsie zhvillimi, pikėrisht ato u bėnė ideja plot ankth e Leopardit, tėrė pėrmbajtja e filozofisė sė tij”.

    Po. Po, e mora vesh! – U tashė nxėnėsve tė mi – Homeri, Sofokliu, Virgjili, Dante-ja, Dostojevskij, Beethoveni, paskan qenė gjithė adoleshentė, sepse e tera shprehja e tyre pėrcaktohet nga ato pyetje, thėrret pėr ato kėrkesat qė – sikundėr thoshte Thomas Mann-i – i japin “zjarr dhe tension ēdo fjalės sonė, unrgjencė ēdo problemi tonė”. Unė jam shumė i lumtur qė jam nė shoqėrinė e tyre, sepse njė njeri qė e anulon kėtė ēeshtje, nuk ėshtė njeri “njerėzor”.


    Nė Cronache di filozofia italiana (Kronika filozofie italiane) E. Garin porosit qė mendimi “tė jetė pa fluturime nė ‘pėrtejqiell’ (iperuranio)...Sepse njeriu ėshtė, sigurisht, qendra dhe zoti i botės, por me kusht...qė t’i japė trup dhe pėrmbajtje atij zotėrimi tė tij tė lirė”.
    Ēfarė zoti a zoteruesi i botės ėshtė njeriu, kur ai fryt i tėrė punės sė vet pėrfton frikėn e tmerrshme se mos do ta rrėnojė me kulm e themel shtėpinė e vet tė mjerė, kėtė ‘lulistė qė na bėn aq tė egėr”? “Zotėrimi i lirė” i thėnkan atij, qė tė detyron tė mendosh sipas mendėsisė (mentalitetit) nė fuqi, pėrndryshe tė mėhjanojnė nga shoqėria dhe kur munden, tė mbyllin nė ēmendinė, si nė Rusi!

    Pėrse qenkan tė pamundura ato “pėrtejqiella” (iperurani)? Sepse kėshtu na thotė zoti Garin?

    Nė qoftė se natyra mė ka dhėnė nė brendėsi njė shtytje shumė mė tė fuqishme se ajo e njė rakete, njė shtytje aq rrėnjėsore, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse ime, pėrse vallė pėrgjigja qė duhet t’i jap asaj (natyrės) u dashka tė pėrfaqėsojė njė cak tė pamundur, aq sa tė jetė e kotė tė bėhet fjalė pėr tė?

    Nė mėnyrė tė ngjashme, njė nga pėrgjegjėsit mė tė mėdhenj tė asaj pedagogjie qė ka formuar tashmė tėrė ata breza nė Amerikė dhe qė arrin te ne si valė zbatice pas tridhjetė vjetėsh, John Dewey pohon:

    “Tė hiqėsh dorė nga kėrkimi i realitetit dhe i vlerės absolute dhe tė pandryshueshme, mund tė duket si njė sakrificė, por kjo heqje dorė ėshtė kushti pėr t’u angazhuar pėr njė thirrje mė jetėsore.
    Kėrkimi i vlerave qė mund tė sigurohen dhe tė pranohen si tė drejta nga tė gjithė, sepse lidhen me jetėn shoqėrore, ėshtė njė punė kėrkimore nė tė cilėn filozofia nuk do tė ndeshet nė rivale, por do tė gjejė bashkėpunetorė nė njerėzit vullnetmirė”.

    Porse, tė heqėsh dorė nga kėrkimi i realitetit, i vlerės absolute dhe tė pandryshueshme, ėshtė njė sakrificė e tillė pėr tė cilėn njerėzit edhe mund tė vriten.
    Nė tė vėrtetė do tė duhej tė braktisej diēka drejt sė cilės na shtyn natyra: dhe kjo ėshtė diēka e paarsyeshme, diēka ēnjerėzore.
    Ėshtė njė qėndrim (njė pozicion) qė nuk pėrputhet me gjymtyrėt (termini) e problemit.

    Dewey kėshillon qė tė lihen pas dore gjėrat e pamundura dhe tė vihemi tė gjithė sė bashku tė ndėrtojmė njė jetė shoqėrore: veēse, nė kėtė mėnyrė nuk merret parasysh fakti se uniteti ndėrmjet njerėzve, dhe prandaj vetė mundėsia e njė bashkėpunim vėrtetė konstruktiv, kėrkon njė faktor qė e kapėrcen, e tejkalon (trascende) njeriun. Pa kėtė faktor, mund tė zėsh vend pranė njėri-tjetrit pėrkohėsisht dhe nė mėnyrė fare tė dyshimtė sepse nuk mund tė kesh siguri pėr asgjė.

    Deri dhe dashuria ndėrmjet burrit e gruas arrin nė njė lidhje tė thellė, jo nė vrullin e moshės sė re: forcimi i asaj dashurie qėndron nė diēka “tjetėr”, qė objektivizohet te fėmija, te biri, ose le ta themi nė mėnyrė mė tė pėrgjithshme, te njė detyrė.
    Po kur nė mes ėshtė njė fėmijė, cila ėshtė detyra? Fati i fėmijės ėshtė pak a shumė i paqartė, pak a shumė i mjegullt, ose ėshtė e vetėdijshme rruga e tij si burrė; pikėrisht kjo ndjenjė shtyn dhe dikton qėndrimin pėr njė emocion real, pėr njė impenjim tė sigurt, pėr njė ndjenjė dashurie nė thjeshtėsinė dhe tėrėsinė e saj.
    Pa diēka tjetėr, qė e kapėrcen marrėdhėnien, marrėdhėnia nuk do tė qėndronte.

    Duhet njė arsye pėr marrėdhėnien, dhe arsyeja e vėrtetė e njė marrėdhėnieje duhet ta lidhė me tė tėrėn.

    Torrkerry

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    2. Zėvendėsim vullnetarist i pyetjeve.

    Po tė hiqet energjia nxitėse e “pėrvojės fillestare”, ajo “mamuze qė gati na ther”; po tė hiqet energjia dinamike qė pėrcaktojnė ato pyetje, lėvizja qė i japin natyrės tonė njerėzore; po tė zbrazen nga pėrmbajtja ato pyetje qė pėrbėjnė pikėrisht shprehjen e mekanizmit thelbėsor, motorin e personalitetit tonė, cila mund tė jetė vallė ajo energji tjetėr qė mund tė na bėjė tė veprojmė?

    Energjia qė na bėn tė veprojmė reduktohet (thjeshtėzohet) nė njė afirmim tė vetvetes.
    Instrumenti i afirmimit tė vetes sonė ėshtė vullneti; prandaj mund tė bėhet fjalė vetėm pėr njė energji, pėr njė afirmim vullnetarist (volontaristico).

    Ajo energji mund tė marrė shkas: 1) nga shija pėr tė vepruar nė mėnyrė vetjake; 2) nga njė ndjenjė e ushqyer nga utopia; 3) nga njė projekt shoqėror.

    Unė nuk besoj se mund tė shėrbėjė vetėm si shembull ky dallim i trefishtė. Po ju sjell ndonjė ilustrim:

    1) Ja njė poezi e Jevtushenkos:

    “Tė shumtė janė ata qė nuk mė duan,
    mė vėnė shumė faje,
    dhe mė gjuajnė,
    me rrufe, shigjeta, bubullima.

    Nė mėnyrė tė zymtė dhe ējerrėse,
    qeshen pėr kėngėn time,
    dhe shikimet e tyre tė pabesa
    i ndiej mirė mbi kurriz.

    Tė gjitha kėto mua mė pėlqejnė.
    Dhe jam krenar qė ata
    nuk arrijnė tė mė nėnshtrojnė,
    dhe nuk fitojnė asgjė.

    Me kryelartėsi pėrbuzėse
    i shikoj grindjet e tyre,
    me gėzim prej guri,
    me qėllim unė i ngacmoj.

    Por shumė i njohur nga tė gjithė,
    mėzi lėviz nganjėherė:
    i pavendosur, i sfilitur,
    pėr pak sa nuk rrėzohem.

    Pa njė buzėqeshje tė gėnjeshtėrt
    e kuptoj me ankth
    se jam mendjemadh,
    se jam tepėr i shkathėt.

    Nė thellėsi tė shpirtit
    e di se jam njė tjetėr.
    Po pėrse vallė mė kanė zili,
    kėtė nuk e kuptoj dot.

    Eci i heshtur
    nėpėr rrugicėn me borė
    dhe dėshiroj me zjarr
    tė jem mendjemadh.

    Pėrtej kuptimit, me anė tė intuitės, tė vetmisė sė rėndė qė e mundon, projekti i tė jetuarit ėshtė njė veprin vullnetarist.

    Torrkerry.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    2) Zėvendėsim vullnetarist i pyetjeve.

    2) Ose kjo energji vullnetariste, si e verbėr, i vė vetes njė qėllim: nuk tėrhiqet nga ndonjė cak, ndonjė pikėarritje e pranuar si objektive; ia vė vetes cakun, pikėarritjen. Bertrand Russell-i, profeti i kulturės radikale, shkruante nė fillim tė shekullit tė kaluar (XX):

    “Ja pra, unė e kam provuar papritur diēka tė atillė si ajo qė populli fetar e quan “kthim” a “konversion”...Papritur, u bėra gjallėrisht i vetėdijshėm pėr vetminė nė tė cilėn rrojnė shumica e njerėzve dhe u mbusha me dėshirė e pasion pėr tė gjetur disa rrugė pėr ta pakėsuar kėtė veēim (izolim) tragjik...Jeta e njeriut ėshtė njė marshim i gjatė pėrmes natės e rrethuar nga armiq tė padukshėm e munduar nga sfilitja dhe vuajtja shpirtėrore. Njė nga njė, nė rrugė e sipėr, shokėt tanė tė udhėtimit zhduken para syve tanė...Fare e shkurtėr ėshtė koha nė tė cilėn mund t’i ndihmojmė. Le tė hedhė koha jonė njė dritė diellore nė shtegun e tyre, pėr t’i dhėnė zemėr guximit qė venitet, pėr t’u dhėnė besim nė orėt e dėshpėrimit”.

    Cili besim? Besim nė ēka? Ėshtė sikur dikush qė i fryn muskujt, ashtu si bėnim kur ishim fėmijė pėr tė treguar forcėn tonė, pėr tė pėrballuar kohėn me njė ndjenjė ideale, tė prodhuar po nga ajo pėrpjekje . Ėshtė njėlloj sikur t’i forcosh muskujt e vullnetit nė mėnyrė boshe, ose si njė vel anijeje i fryrė nga era, por pa liman si pikėarritje.

    Ja njė copė tjetėr tipike e Russell-it, e nxjerrė nga Misticizėm dhe logjikė:

    “Gjė e shkurtėr dhe e brishtė ėshtė jeta e njeriut; mbi tė dhe mbi tėrė llojin ku bėn pjesė, bie e ngadaltė dhe e sigurt dora e pamėshirshme e njė fati tė errėt. E verbėr para sė mirės dhe sė keqes, pa pėrfillur shkatėrrimet, materia e gjithpushtetshme vazhdon pamėshirshme rrugėn e vet. Njeriut, tė dėnuar pėr tė humbur sot atė qė ka mė shumė pėr zemėr, dhe pėr tė kapėrcyer nesėr ai vetė pragun e errėsirės, nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė kultivojė me dashuri, para se t’i bjerė mbi kokė goditja fatale, mendimet e larta qė fisnikėrojnė ditėn e tij tė shkurtėr: tė vihet e tė adhurojė para altarit tė ndėrtuar me duart e veta, duke mohuar frikėsimet e urryera tė atij qė ėshtė shkllav i fatit; indiferent ndaj pushtetit tė fatit, duke ruajtur mendjen e shpirtin tė lirė nga tirania e ēmendur qė mban nėn sundim rrethanat e jashtme tė jetės sė tij; duke sfiduar me krenari forcat e papėrmbajtura qė mezi durojnė, veē pėr njė ēast, qė tė njihen dhe tė dėnohen prej tij, tė mbajė i vetėm mbi shpatulla, - Atlas i lodhur po i panėnshtrueshėm - , botėn, tė cilėn idealet e tij kanė ditur ta farkėtojnė, qoftė dhe nėn shtyrjen e njė dhune tė pavetėdijshme, qė ecėn pėrpara duke shkelur ēdo gjė”.

    Ėshtė e paarsyeshme, sepse i duhet tė mbytė dhe tė lėrė mėnjanė gjerėsinė e kėrkesave qė e bėjnė tė shkruajnė kėto rreshta.
    Pėr tė akuzuar nė atė mėnyrė, do tė thotė se ka diēka “brenda”, qė ekziston objektivisht, qė thėrret dhe kėrkon tjetėr gjė nga situata nė tė cilėn gjendet.
    Nuk mund tė pėrgjigjet me njė ftesė pa breg, sė cilės a priori i ėshtė mohuar njė liman.

    Torrkerry.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    2.Zėvendėsim vullnetarist i pyetjeve.

    3) Dalim tani te projekti shoqėror. “Tendosni muskujt, fryni faqet, pėr tė realizuar projektin e njė shoqėrie tė ndryshme”.
    Njė projekt i bėrė nga kush? “Nga unė – do tė thoshte Marksi. “Nga ne” –do tė thoshin disa tjerė.
    Ėshtė njė emfazė vullnetariste qė harron pėrmbajtjen mė tė mprehtė e mė objektive, atė vetjaken, e vetmja qė ėshtė edhe burim i interesit shoqėror.
    Ėshtė njė thjeshtėzim, njė reduktim qė abstragon, njė harresė shoqėrore.
    Jo mė kot prodhimi filozofik nė BRSS i kushtohet pothuajse tėrėsisht etikės: njė moralizėm gjithpushtues.

    Torrkerry

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    3. Mohimi praktik i pyetjeve.(pjesa e parw)

    Nėse qėndrimi i parė pohon se pyetjet janė pa kuptim, nuk kanė kurrfarė domethėnieje tė kuptueshme, tani ėshtė fjalė pėr njė qėndrim thjesht ekzistencial, pėr njė konceptim tė jetuar.
    Madje, pyetjet janė therėse, tė shkaktojnė dhembje. Atėherė, u dashka ta organizojmė jetėn nė mėnyrė tė atillė qė ato pyetje tė mos dalin nė sipėrfaqe.

    Kėshilla e parė ėshtė ajo e pėrgjithshmja, e njohur nga tė gjithė, edhe nga ne: “Mos e mendo fare! Hiqe mendjen!”.
    Ashtu si nė dramėn e Shakespeare-it Henriku IV , kur Dora i thotė Falstafit: “O derrkuci im i kėndshėm i panairit tė shėn Bartolomeut, kur do tė pushosh sė luftuari ditėn e tė pėrdorėsh shpatėn natėn, dhe do tė fillosh ta arnosh trupin tėnd tė vjetėr pėr ta bėrė gati pėr qiellin?”.
    Falstafi i pėrgjigjet: ‘Mbylle atė gojė, moi Dora ime e mirė, mos fol si njė kokė tė vdekuri, mos ma kujto fundin tim!”.
    Kjo ėshtė urtėsia mė e lartė e shumicės.


    Por njė ngjyrim tjetėr hetohet pėr shembull, tek Kazimierz Brandys: Shoqėria sajon interesa pėr tė errėsuar interesin e madh tė pyetjes thelbėsore, tė pyetjes pėr kuptimin e gjėrave. Por nuk ia del dot. Dhe atėherė, jeta nė shoqėri zėvendėsohet nga alkooli (ose, sot, nga droga).

    “Nė rruget e qytetit tonė turma lėviz nė trotuare tė zgjeruara, nėn ndėrtesa tė larta si asnjėherė mė parė. Nė njė shqetėsim tė shurdhėr e tė dhembshėm kėrkon tė shijojė ditėn e pranishme.
    E etur pėr eksitime tė forta, leshohet ndėr kinema, ndėr stadiume, ndėr pijetore. Nuk ėshtė e kėnaqur me motivimin shoqėror tė ekzistencės,megjithse i ėshtė dashur ta pranojė logjikėn e saj, tė ilustruar ēdo ditė me njė mijė argumentime.
    Argumentet, nė pėrgjithėsi, e bindin: turma nuk pėrbėhet nga tė ēmendur; ajo e ka kuptuar rėndėsinė e punės nė jetėn e vet, e merr seriozisht pėrpjekjen e organizuar, ka nderim pėr energjinė materiale, burim i sukseseve tė saj nė tė ardhmen. Veēse, tė tėra kėto, nuk davaritin shqetėsime e saj. Parimet dhe qėllimi nuk i kėnaqin nostalgjitė. E munduar nga njė dėshirė e paqartė, duke lakmuar qė ta harrojė programin e realizimeve tė veta, turma kėrkon tė zbulojė lezetin e jetės, qė ta lejojė tė shijojė kėnaqėsinė e hapėsirės sė ekzistencės. Nuk ėshtė aq kėrkuese nė kėtė pikė, merr atė qė i japin. Alkooli pėrmban garancinė mė tė sigurt pėr t’u pajtuar me tė tanishmen, njė shishė gjysmėlitėrshe pėrmban pėrqindjen e dėshiruar tė irracionales”

    Nė dramėn e Shakespeare-it ‘Stuhia’, nė njė farė vendi thuhet:
    “nė gabim, qėllimi i fundit i harron premisat”; “Duhet ndėrtuar njė shoqėri mė e drejtė, etj...”; ky mund tė ishte qėllimi i fundit.
    Ku qėndron gabimi i kulturės sė sotme? Kjo harron premisat: ato janė nė ndėrgjegjen e njeriut, nė njeriun qė i bėn me zė tė lartė ato pyetje.
    Dhe ato pyetje depėrtojnė marrėdhėniet qė kemi me bijtė tanė, me miqtė, me tė huajt; depėrtojnė nė punėn dhe nė mbajtjen; depėrtojnė nė mėnyrėn e tė shprehurit: “Sa ditė e bukur ėshtė sot!”; depėrtojnė nė mėnyrėn me tė cilėn dikush pėrballon jetėn shoqėrore.
    Madje, tėrheqja qė ushtron problemi shoqėror, nuk jepet pikėrisht nga logjika e problemit shoqėror si i tillė, por nga ajo urgjencė, nga ai pasion a etje pėr drejtėsi qė nuk do tė gjejė kurrė metra e masa tė mjaftueshme, shteruese; kurrėn e kurrės.

    Nė fazėn fillestare tė Beats-ve, njė nga parullat mė tė njohura ka qenė kjo: “Duhet tė vemi”.
    Tė bėsh, pėr tė mos dėgjuar, pėr tė mos thelluar njė shqetėsim, edhe atėherė kur duket sheshit.


    Njė ngyrim skeptik ėshtė nė themel tė kėtij qėndrimi, qė nėnkupton papėrgjegjshmėrinė e mė tė shumtėve (sepse skepticizmi kurdoherė puqet me ikjen nga njė impenjim me realitetin nė tėrė faktorėt e tij, pa pėrjashtim).
    Nė njė libėr apokrif tė Biblės, Libri i katėrt i Ezdras, thuhet: “Ēfarė dobi kemi qė tė na premtohet shpresa e pavdekshme, pėrderisa nė kėtė botė jemi tė hedhur nė mes tė mjerimit!”
    “Prandaj – do tė dilte si pėrfundim – t’i lėmė mėnjanė ato pyetje tė fundit dhe tė pėrpiqemi tė jemi mirė kėtu!”.

    Torrkerry

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    3. Mohimi praktik i pyetjeve.(pjesa e dytė)




    Porse, aspekti mė fisnik, mė i formuar, mė i motivuari filozofikisht, e vetmja alternativė me dinjitet pėr t’u impenjuar pėr njė jetė sinqerisht fetare, domethėnė njė impenjim i vėrtetė me ato pyetje, ėshtė ideali stoik i ataraksisė, i qėndrimit tė patundur para ēdo situate.
    John Falstaf-i jepet pas dueleve me shpatė, njė tjetėr pas alkoolit, tjetri nis drogėn, dhe prapė, dikush tjetėr merr drogėn e skepticizmit; por ekziston edhe njė qėndrim tjetėr mė i ndėrlikuar e mė dinak. Atyre pyetjeve nuk ėshtė e mundur t’u japėsh pėrgjigje: prandaj duhet tė anestetizohemi pėrballė tyre. Ja njeriu me dinjitet dhe i urtė, qė ushtrohet me sundimin e vetvetes dhe ndėrton pėr vete njė ekuilibėr tėrėsisht racional, tė pėrfytyruar dhe tė realizuar prej tij, dhe ky ekuilibėr e bėn tė qėndrueshėm, tė patrembur, pėrballė tė gjitha peripecive tė jetės.

    Ky ėshtė ideali mė i lartė ku arrin konceptimi i njeriut, pavarėsisht cila filozofi e mbron, pėrveē asaj fetare.

    Le tė shohim mė sė pari njė poezi tė Jevtushenkos, njė shembull ataraksie, e jetuar nė mėnyrė pragmatike dhe e ndier estetikisht:

    “Nė tramvaje tė stėrngarkuara,
    duke u shtyrė njėri pas tjetrit,
    duke u pėrpėlitur sė bashku,
    sė bashku na merren kėmbėt.
    Tė barabartė na bėn
    njė lodhje e barabartė.
    Herė pas here na pėrpin
    pastaj nga goja, metroja,
    me tym na pėshtyn pėrjashta.

    Nėpėr rrugė tė pasigurta,
    nė mes vorbullash tė bardha
    ecim ne, njerėz pėrmbri njerėzish.
    Frymėt tona pėrzihen ndėrmjet tyre,
    shkėmbehen dhe pėrzihen gjurmėt.

    Nga xhepat nxjerrin duhanin,
    pėshpėritim nėpėr dhėmbė
    ndonjė kėngėz tė modės.
    Duke u shtyrė me bėrryla,
    kėrkojmė tė falur – ose nuk themi asgjė.

    Bora pėrplaset nė faqet e qeta,
    fjalė tė kursyera, tė shurdhėra kėmbėjmė.
    Dhe pikėrisht ne, tė gjithė ne, ja kėtu,
    tė gjithė sė bashku, jemi
    ajo, qė jashtė shterit e quajmė Moskė!

    Ne qė ecim kėtu me ēantat tona
    nėn sqetull, me pakot e plaēkurinat tona,
    jemi ata qė nė qiej lėshojmė anijė kozmike
    dhe mahnitin mendjet e zemrat.


    Secili, pėr llogari tė vet, pėrmes
    Sadovieve, Lebiazieve, Trubnieve tona,
    Duke ndjekur itinerarin e vet
    e pa u njohur njėri me tjetrin
    ne duke cikur njėri-tjetrin
    shkojmė...”.

    Padepėrtueshmėri, thatėsi e plotė.

    Po pikėrisht ky po bėhet ideali i tėrė asaj letėrsie bashkohore.
    Do tė dėshiroja tė ftoj tė lėxohet finalja e Lamtumirė armė e shkrimtarit amerikan Hemingway: Njeriu qė e mposht dhembjen pėr vdekjen e gruas sė vet “duke fishkėllyer” ndėrsa largohet – ky ėshtė njeriu racional, zot i vetvetes!

    Nė rubrikėn Italia domanda (Italia pyet) tė sė pėrjavshmes “Epoca” tė 15 janarit 1961 Augusto Guerriero kishte pėrfshirė kėrkesėn e njė lexuesi dhe i kthente pėrgjigje:
    “Po ju drtejtohem juve, si i vetmi Person qė mund tė mė ndihmojė.
    Nė vitin 1941, kur isha vetėm 17 vieē, e kisha marrė seriozisht parullėn “fashist i pėrsosur, libėr dhe pushkė”. Lashė shtėpinė dhe studimet dhe hyra nė Batalionet M. Luftova nė Greqi kundėr partizanėve, u plagosa, pastaj mė kapėn gjermanėt dhe mė ēuan rob nė Gjermani. Gjatė robėrisė u sėmura me tuberkuloz. Kur u ktheva nga robėria ua mbajtja tė fshehur tė gjithėve sėmundjen time, edhe njerėzve tė familjes.
    Dhe kėtė e bėra i ndikuar nga mendėsia meskine e pėrghithshme se njė i sėmurė nga tbc, edhe atėherė kur sėmundja nuk ėshtė ngjitėse (si nė rastin tim) ėshtė qenie pėr t’i qėndruar larg, pėr t’u mėshiruar, pėr ta afruar, kur nuk vepron dot ndryshe, vetėm pasi ke marrė njė mijė masa paraprake. Dhe unė nuk e doja njė gjė tė tillė. E dija se nuk jam i rrezikshėm pėr tė tjerėt dhe doja tė jetoj edhe unė si tė gjithė njerėzit, sė bashku me njerėzit e tjerė.
    Nisa pėrsėri studimet, mora diplomėn dhe gjeta njė nėpunėsi tė vogėl. Kam jetuar vite tė tėra pa e vrarė mendjen, shpesh duke harruar fare se kisha qenė ndonjėherė i sėmurė.
    Veēse, tani, sėmundja po pėrparon dhe po mė tėrheq zvarrė drejt fundit.
    Ditėn, pėrpiqem tė harroj duke kėrkuar tė rroj nė mėnyrė sa mė intensive. Por, natėn, nuk mė zė gjumi dhe mendimi se pas pak nuk do tė jem mė, mė shkakton djersė tė ftotha.
    Nganjėherė mė duket sikur do tė ēmendem. Po tė kisha ngushėllimin e besimit do tė kisha njė strehė aty; tek ai do tė gjeja nėnshtrimin e nevojshėm. Por, mjerisht, besimin e kam humbur me kohė.
    Dhe leximet e shumta, ndoshta tė tepėrta, lexime qė mė kanė bėrė ta humb, nuk mė kanė dhėnė si shkėmbim atė qetėsi, atė siguri, atė gjakftohtėsi qė i lejon tė tjerėt ta pėrballojnė qetėsisht atė kalim. Kam mbetur pėrfundimisht i zhveshur dhe i pafuqishėm...Prandaj po ju drejtohem juve.
    E admiroj qetėsinė tuaj shpirtėrore, qė tejduket nga tė gjitha shkrimet e juaja, dhe jua kam zili. Njė letėr juaja do tė ishte njė ngushėllim i madh pėr mua dhe do tė mė jepte fuqi. Ju lutem, po tė mundeni, mė ndihmoni”.

    Po pėrgjigjem.
    ...Mė thoni:ēfarė mund tė bėj pėr ju? T’ju shkruaj njė letėr? Pėr se mund t’ju shėrbėjė njė letėr? Unė shkruaj vetėm pėr politikė, po ēfarė do t’ju vlente sikur do t’ju shkruaja pėr politikė? Ju keni nevojė t’ju flas pėr gjėra tė tjera, po unė nuk shkruaj kurrė pėr ato gjėra tė tjera, madje as qė mendoj fare, dhe pikėrisht pėr tė mos i menduar, shkruaj pėr politikė dhe pėr punė, pėr tė cilat, nė fund tė fundit, nuk mė bėhet vonė fare. Kėshtu arrij tė harroj veten time dhe mjerimin tim. Ky ėshtė problemi: tė gjesh mėnyrėn pėr tė harruar vetveten dhe mjerimin tėnd”.

    Torrkerry

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 6:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRPARA PYETJES SĖ FUNDIT PROBLEMATIKE: HUMBJE E KUPTIMIT TĖ PYETJES.

    3. Mohimi praktik i pyetjeve.(pjesa e tretė)


    Nuk ėshtė punė e urtė tė pohosh: “Ditėn, pėrpiqem tė harroj, duke kėrkuar tė rroj nė mėnyrė sa mė intensive”, nuk mund tė jetė urtėsi njė sugjerim qė tė mėson tė harrosh. A je i sigurt se po jeton nė mėnyrė intensive, si njeri, nė mėnyrė tė arsyeshme, kur pėrpiqesh tė rrosh duke harruar? Nuk janė qėndrime qė pėrputhen me atė qė jemi.
    Ideali i ataraksisė, ideali i vetvetes, pėrveēse ėshtė i papėrshtatshėm dhe i gėnjeshtėrt, sepse nuk qėndron, tė lė kurdoherė nė mėshirėn e fatit.
    Ti mund tė kthehesh nė njeri tė patundur dhe tė pasulmueshėm, porse kėtė do ta arrish nė atė masė sa je i thatė shpirtėrisht, nė atė masė sa je i fuqishėm nga pikėpamja njerėzore.
    Sidoqoftė, atė ngrehinėn tėnde, qė e ke mbajtur me kėmbė pėr vite tė tėra jete asketike reale, mjafton njė frymė pėr ta shembur.

    Kėtė ma ka treguar, me ngyra tė forta, njė nga vovelat e rinisė tė Thomas Mann-it.
    Gjeniu i madh shpreh vėrtetė kulturėn mbisunduese, por ėshtė e pamundur qė tė mos lėrė tė depėrtojė shqetėsimin qė mbetet tek ajo dhe tė metat qė e karakterizojnė. Titulli i asaj novele ėshtė Zotėria i vogėl Friedemann.

    Protagonisti ishte djali i katėrt i njė familjeje tė pasur fisnike, diku nė njė qytet gjerman.
    Njė fatkeqėsi qė kishte pėsuar sapo kishte lindur, ja kishte shtypur trupin pėrpara dhe i kishte shkaktuar njė gungė prapa, nė kurriz, kokėn e kishte tė futur brenda, pra i tėri rakitik. Natyra e kishte shumėfishuar tek ai ndjeshmėrin e vetėmbrojtjes, kėshtu qė ai vėnte nė zbatim instiktivishtė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, tėrė zgjuarsinė e vet, tėrė forcėn e vullnetit, pėr tė ndėrruar njė modus vivendi( mėnyrė tė jetuarit), nė tė cilėn, pėrplasjet e instiktit, tė tėrheqjeve, tė propozimeve tė jetės, tė mos e shqetėsonin dot: e kuptonte, me intuitė, se nuk t’i lejonte vetes ato qė u lejoheshin njerėzve tė tjerė. Kėshtu, ishte rritur nė mes tė njė monotonie tė madhe, por me njė stil rregulli, me njė ekuilibėr tė plotė. Njerėzit nė qytet e rrespektonin, sepse shihej se ishte njeri qė e zotėronte veten me zgjuarsi. Nuk e donin,por e respektonin. E vetmja gjė, pas sė cilės ishte dhėnė, si tė thuash i vetmi hobby i tij, ishte teatri. Simbolikisht, asnjėherė aktor nė jetė, por spektator: nė tė vėrtetė, ideali i kėsaj ataraksie ėshtė qė tė bėhesh sa me shumė spektator i zellit tė dyshimtė dhe tė rrezikshėm pėr ta jetuar jetėn. Porse, njė rėnie nė dashuri krejt absurde, fare e papritur dhe pa vend, e shkatėrron atė rend jete, pak mė parė tė sunduar nė mėnyrė tė pėrsosur; dhe tėrė kjo ndodh brenda pak ditėve, madje nė njė ēast tė vetėm. Dhe tėrė ajo energji e ataraksisė, tėrė zgjuarsia dhe forca me tė cilėn e kishte pėrmbajtur veten, tė shpartalluara menjėherė, pėrfundojnė duke e shndėrruar nė njė vetėvrasės gjakftohtė. Pėrgjigja pyetjeve tė jetės nuk qėndron nė kėtė zotėrim, nė kėtė sundim tė vetėvetes.
    Bulkthat, qė heshtin pėr njė ēast nga zhurma qė bėn uji pas rėnies sė zotit Friedemann qė kėrkon tė mbytet, tė sjellin ndėr mend indiferencėn e “ gomarit tė hirtė”poezisė Davanti San Guido( Pėrpara San Guidos) tė poetit G.Carducci, ose tė romanit Dhe yjet rrijnė e vėshtrojnė tė Cronin-it( ose tė Il libro tė Pascali-t); janė simboli i natyrės, qė edhe ajo, e thatė, e pandjeshme, e braktis njeriun nė vetminė e tij tė plotė, atėherė kur vetė njeriu e le tė bjerė poshtė, nė ēfardo mėnyre qė tė jetė, shtytjen drejt misterit, tek i cili e shpien me autoritet, ato pyetje qė janė pjesė pėrbėrse e zemrės sė tij.
    Dhe “ qeshjet e mbytura” tė njerėzve gjatė rrugės kallėzojnė njė qėndrim tė huaj dhe tė pamerakosur pėr etjen tragjike pėr dashuri e lumturi nė zemrėn e zotėrisė sė vogėl Friedmann, pikėrisht ashtu siē ėshtė indiferenca e pavetėdijshme e bulkthave.

    Torr kerry

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •