NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT: KOROLAR.
Nė lidhje me kėto, do tė doja tė beja njė vėrejtje qė mė duket sė ėshtė njė pasojė tepėr kuptimplotė.
Dukuria vdekje – ashtu siē del nga pėrvoja nė Bibėl –shoqėrohet shpesh me njė shprehje shumė tė efektshme: prishje, shpėrbėrje (latinisht = corruptio).
Nė kompleksin e njė njėsie, tė pėrcaktuar nga rrėnja cum (co), papritur ēdo fragment, ēdo pjesė ruit (ikėn, tutje), ndahet nga fragmentet e tjera, ose thyhet (latinisht=rumpitur), shkėputet.
Ėshtė pikėrisht prishja, shpėrbėrja (de-compositio).
Ky lloj shpėrqėndrimi marramendės, zbatohet pra nė ato gjėra qė nga vetė natyra e tyre mund tė pėrcelizohen, tė maten, tė modifikohen.
Porse nė qoftė se tek unė ėshtė njė realitet qė nuk ėshtė i pjesėtueshėm, i matshėm, apo thelbėsisht i ndryshueshėm, tek ai nuk mund tė zbatohet ideja e vdekjes, dhe kėtė ma tregon pėrvoja ime.
Duhet tė kemi guxim tė mos frikėsohemi nga kjo logjikė.
Realiteti tėrėsor i unit, ashtu siē del nga pėrvoja, nuk mund tė reduktohet tėrėsisht me dukurinė e prishjes, e shpėrbėrjes; uni nuk e shteron qenien (konsistencėn) e vet, me aq sa shihet tek ai dhe konstaton se vdes.
Ka tek uni diēka jo-tė vdekshme, tė pavdekshme!
Thashė se duhet guxim, sepse vihet re te njeriu njė dobėsi e madhe, prandaj do t’i nevojtet njė mbėshtetje qė ta ngushėllojė nė frikėn endemike qė e godet, pėrderisa imazhi tėrėsor i jetės sė tij pėson tundimin qė tė trajtohet nė aspektin e saj tė dukshėm dhe materialisht tė eksperimentueshėm.
Torrkerry
Krijoni Kontakt