Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 244
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pres disa verejtje, pyetje, thellime.
    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 28-08-2008 mė 14:03

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 4.

    4) Njė mėnyrė veprimi me njė rėndėsi tė veēantė.(Vazhdim i pjesės sė IV).


    Tema: Metoda e pėrshtatshme pėr tė vėrtetat “morale”.

    Njė fushė e realitetit tė cilin mund ta kuptojė e ta pėrfshijė ndėrgjegjja jonė ėshtė pra lėmi e realiteteve ose e tė vėrtetave “morale”: morale nė vėshtrim etimologjik tė fjalės, pėrderisa ato pėrcaktojnė “sjelljen” njerėzore, “qėndrimin” njerėzor, qė nė gjuhėn latine quhet mores.

    Nė zbulimin e tė vėrtetave dhe tė sigurive nė lidhje me sjelljen njerėzore, arsyeja duhet pėrdorur nė njė mėnyrė tė ndryshme, pėrndryshe nuk do tė ishte mė e arsyeshme: pėr shembull, tė pretendosh ta pėrkufizosh sjelljen njerėzore me anė tė njė metode shkencore, do tė ishte njė veprim i papėrshtatshėm.

    Ta zėmė se unė sonte vete nė shtėpi dhe nėna mė shtron pėrpara njė pilaf tė mirė dhe unė, ashtu papritur ndalohem dhe nė vend qė tė filloj tė ha, i uritur, ia nguli sytė pilafit me dyshim, dhe ajo, e shqetėsuar, mė pyet: “Cfarė ke kėshtu…mos je gjė i sėmurė?”, dhe unė i them; “Jo, jo, veēse desha t’i bėj njė analizė kėtij pilafi qė tė sigurohem se mos ka brenda cianur”, nėna do tė mė thoshte: “Dashke tė bėsh shaka sonte?”; ama, po ta shihte se unė e kam seriozisht me atė kėrkesė tė ēuditshme, nuk do tė thėrriste njė kimist analizash, por njė psikiatėr.
    Siguria se nėna nuk ka fare ndėr mend tė mė helmojė ekziston, pavarėsisht nga mundėsia pėr t’i bėrė njė analizė kimike ushqimit tė pėrgatitur.

    Pėrsėri ta zėmė qė jemi dy miq qė gjendemi nė tė njejtėn ndales tė tramit. “Tungjatjeta”, “Tungjatjeta! Si vete?”. Tjetri hipėn nė tram, kurse unė qėndroj nė vend. Ndėrkaq trami vihet nė lėvizje dhe miku nxjerr kokėn nga dritarja dhe mė pyet: “Pėrse nuk hipe?”. Dhe unė ia kthej: “ Pėr derisa kėshilli bashkiak nuk e ka vizituar pėr ēdo ndalesė gjendjen psiko-fizike tė trenistit, unė nuk do tė hipi mė nė tram…”.
    Atij trami, pėr tė arritur nga Katedralja e Milanos (Duomo) deri te Porta Ticinese, do t’i duhej plot njė vit!

    Matematika, shkenca, filozofia, janė tė nevojshme pėr evolucionin e njeriut si histori, janė kushte themelore pėr qytetėrimin. Po ama, dikush do tė mund tė rronte fare mirė pa filozofinė, pa e ditur se toka rrotullohet rreth diellit: porse, njeriu nuk mund tė rrojė pa siguritė morale. Pa pasur mundėsinė qė tė japė gjykime tė sigurta pėr sjelljen e tjetrit ndaj tij, njeriu nuk mund tė rrojė.

    Aq e vėrtetė ėshtė se pasiguria nė marrėdhėniet ėshtė njė nga tė kėqijat mė tė tmerrshme tė brezit tonė: ėshtė e veshtirė siguria e marrėdhėnieve tė ndėrsjella, duke u nisur qė nga familja. Kalohet jeta si tė zėnė nga sėmundja e detit, me njė pasiguri tė tillė nė gėrshetimin e marrėdhėnieve, saqė nuk ndėrtohet mė aspekti njerėzor. Do tė ndėrtohen grataēele, bomba atomike, sisteme tepėr tė holla filozofike, por jo njerėzorja, sepse ajo qėndron nė marrėdhėniet.


    Torrkerry

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 4.

    4) Njė mėnyrė veprimi me njė rėndėsi tė veēantė.(Vazhdim e pjesės sė IV).

    Ja pėrse natyra ka krijiuar nė disa fusha njė metodė, njė rrugė, njė mėnyrė zhvillimi tė ngadalshėm: tė gjitha kalimet duhet bėrė nė njė farė mėnyrė, ose nuk jemi tė sigurt sesi duhet vepruar; kėshtu qė pėr disa gjėra arrihen rezultatet pasi kanė kaluar shekuj, madje mijėvjeēare. Pėrkundrazi, pėr tė arritur qė tė korrim siguritė nė marrėdhėnjet tona, na ėshtė dhėnė njė metode shumė e shpejtė, qė ėshtė mė tepėr njė intuitė sesa njė mėnyrė veprimi a njė process.
    Kjo metode e katert ėshtė shumė mė e afėrt me punėn e artistit sesa me atė tė teknikut dhe tė demonstruesit, sepse njeriu ka nevojė pėr tė jetuar nė cast.

    Njėra metodė tė jepet siguri matematike, njė metodė tjetėr sjell siguri shkencore, njė tjetėr tė pajis me siguri filozofike: metoda e katėrt tė shpie te siguritė pėr sjelljen njerėzore, sjell siguri”morale”.
    Thashė se, si metodė, kjo e fundit ėshtė mė e krahasueshme me metodėn e gjeniut dhe tė artistit: kėta nga shenjat arrijnė nė pėrceptimin e sė vėrtetės.
    Kur Njutoni pa tė binte atė mollėn e famshmė, kjo qe njė shenjė qė bėri tė shkrepte hipotezėn e madhe.
    Gjeniu nga njė shenjė e vogėl zbulon njė intuitė universale.
    Metoda, sipas sė cilės kuptoj se nėna mė do tė mirėn, qė mė jep sigurinė se shumė veta i kam miq, nuk ėshtė ngulitur mekanikisht, por ėshtė kapur me anė tė intuitės nga intelekti, si e vetmja ndjenjė e arsyeshme, i vetmi motiv i pėrshtatshėm pėr tė shpjeguar konvergjencėn e disa “shenjave” tė caktuar.
    Shumėzojini pa kufi kėto shenja, me qindra , me mijėra: pika ku ato puqen, ėshtė se nėna mė do tė mirėn. Me mijėra shenja konvergojnė nė kėtė pikė: i vetmi kuptim i sjelljes sė nėnės ėshtė ky: “Nėna ma do tė mirėn”.

    Demosnstrimi, prova, e njė siguri morale, ėshtė njė kompleks shenjash, i vetmi kuptim
    i tė cilave, i vetmi motiv i pėrshtatshėm (adekuat), i vetmi lexim i arsyeshėm qė mund t’u bėhet, ėshtė pikėrisht ajo siguri.

    Quhet jo vetėm siguri morale, por edhe siguri ekzistenciale (qė ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me jetėn), sepse lidhet me ēastin nė tė cilin ti lexon dukurinė, domethėnė kap me anėn tė intuitės tėrėsinė e shenjave.
    Pėr shembull: unė jam i qetė, sepse ai qė kam pėrpara nė kėtė ēast nuk ka nė mend tė mė vrasė; edhe pasi ta them kėtė, ky person nuk do tė mė vrasė, qoftė dhe nga dėshira pėr tė provuar se jam gabuar.
    Ėshtė njė sjellje , njė qėndrim, tė cilin pasi e lexoj, arrij nė kėtė siguri. Po ama, nuk do tė mundja ta pohoja njė siguri tė tillė nė njė kohė tė ardhme, pasi tė kenė ndryshuar tiparet e rrethanave!

    Dy gjėra tė rėndėsishme qė duhen tė vėnė nė dukje:

    E para: unė do tė kem mė shumė mundėsi tė kem siguri pėr ty, sa mė shumė qė e vezhgoj jetėn tėnde, domethėnė bėj njė jetė tė pėrbashkėt me ty. Nė kėtė mėnyrė shenjat shumėfishohen.
    Pėr shembull, nė Ungjill, cilėt qenė ata qė mundėn tė kuptojnė se duhej pasur besim tek ai njeri? Jo turma qė shkonte pėr t’u shėruar, por kush i vajti pas dhe jetoi bashkė me tė. Bashkėjetėse dhe fat i pėrbashkėt!

    E dyta. Anasjelltas, sa mė i fuqishėm tė jetė njė njeri aq mė shumė ėshtė i aftė qė nga disa shenja tė arrijė njė siguri nė lidhje me tjetrin.
    Kjo ėshtė ana gjeniale e njėrzores, ėshtė gjeniu i aftė pėr tė lexuar tė vėrtetėn e sjelljes, tė mėnyrės sė tė jetuarit tė njeriut.
    Sa mė i fuqishėm qė ėshtė dikush si “aftėsi njerėzore”, aq mė shumė ka mundėsi qė tė pėrceptojė me siguri.
    “T’i besosh dikujt ėshtė mirė, por tė mos i besosh, ėshtė akoma mė mirė”, thotė njė fjalė e urtė, dhe kjo ėshtė njė urtėsi mjaft e sipėrfaqshme, sepse mundėsia pėr tė pasur besim ėshtė veti e njeriut tė fuqishėm dhe tė sigurt nė vetvete,
    Njeriu i pasigurt s’i beson as nėnės sė vet.
    Sa mė burrė qė ėshtė dikush, aq mė shumė ėshtė i aftė tė ketė besim, sepse i kap me anė tė intuitės motivet e drejta pėr t’i besuar tjetrit.

    Atij qė e ka “dellin” pėr njė lėndė tė caktuar shkollore, i mjafton njė shenjė e vogel pėr ta hetuar zgjidhjen e problemit, ndėrsa tė tjerėt u duhet tė ecin me mundin hap pas hapi pėr tė gjetur zgjidhjen. Tė kesh “dell” pėr diēka ėshtė sikur tė kesh njė afri me tė.
    Delli i njerėzores do tė thotė tė kesh shumė humanitet (anė njerėzore) nė vetvete; atėherė, po, unė arrij tė zbuloj se deri nė ē’pikė mund t’i besoj humanitetit tėnd.

    Ėshtė sikur njeriu tė bėnte njė krahasim tė shpejtė me veten e vet, me “pėrvojėn e vet fillestare”, me “zemrėn” e vet dhe tė thoshte: deri kėtu puqet me mua, prandaj ėshtė e vėrtetė dhe mund tė kem besim.

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TA KOPJOJ KĖTU KAPITULLIN 2 NR 5 E SHLKOLLĖS TĖ KOMUNITETIT.

    5) Njė zbatim i metodės sė sigurisė morale: besimi.

    Ēfarė ėshtė besimi?
    Ėshtė tė bashkohesh me atė qė pohon dikush tjetėr.
    Kjo mund tė jetė diēka e paarsyeshme, po tė mos ketė motive tė pėrshtatshme pėr ta bėrė; ėshtė e arsyeshme po tė ketė motive tė tilla. Po tė kem arritur sigurinė se njė person di ēfarė thotė dhe nuk mė gėnjen, atėherė pėrsėritja nga ana ime me siguri e asaj qė ai e thotė me siguri, ėshtė njė koherencė me veten time.

    Po unė mund tė arrij sigurinė pėr sinqeritetit dhe aftėsinė e njė personi, pikėrisht duke vėnė nė veprim sigurinė morale.

    Pa metodėn e njohjes sė besimit nuk do tė kishte zhvillim njerėzor. Sikur e vetmja arsyeshmėri tė qėndronte nė ato gjėra qė duken qartė nė mėnyrė tė dretpėrdrejtė ose qė mund tė provohen personalisht (sikundėr do tė pretendonte ai profesori i filozofosė, pėr tė cilin kemi folur nė lidhje me Amerikėn), njeriu nuk do tė mund tė vepronte mė tej, sepse secili duhej t’i niste nga fillimi tė gjitha proceset e jetės, kėshtu qė do tė mbeteshim pėrherė trogloditė (banorė tė shpellave).

    Nė kėtė vėshtrim problemi i sigurisė morale ėshtė problemi qendror i jetės si ekzistencė, por pėrmes saj edhe i jetės si qytetėrim dhe kulturė, sepse i tėrė prodhimi i tė tri metodave tė tjera bėhet bazė pėr njė hov tė ri, falė kėsaj metodė tė katėrt.

    Besoj se del qartė pėrse e kam tematizuar kėtė premisė si domosdoshmėri tė arsyeshmėrisė. Objekti i njė studimi kėrkon realizėm, metoda imponohet nga objekti;
    Por krahas kėsaj dhe plotėsuese pėr tė, duhet qė puna ndaj objektit tė respektojė atė kėrkėsė tė natyrės sė njeriut qė ėshtė arsyeshmėria: duhet tė kesh motive tė pėrshtatshme (adekuate) gjatė hapave qė bėn drejt objektit tė njohjes. Ndryshueshmėria e metodave pėrcakton rendin e kėtyre motivave tė pėrshtatshme.
    Njė metode ėshtė vend pėr motive tė pėrshtatshme (adekuate).

    Tė pretendosh se pėr tė qenė tė sigurt pėr sjelljen e njeriut, duhet zbatuar metri shkencor, sepse pa e zbatuar kėtė, nuk arrike sigurinė. Kjo ėshtė diēka e paarsyeshme. Sepse ėshtė njė pozicioin qė nuk ka motive tė pėrshtatshme (adekuate) sikundėr e provon njė vėzhgim mbi pėrvojėn.

    Anasjelltas, arritja e sigurisė pėr sjelljen njerėzore, mund tė ketė fare mirė motive tė pėrshtatshme (adekuate) e prandaj mund tė ngjasė me njė arsyeshmėri tė skajshme. Jeta jonė pėrbėhet nga ky lloj arsyeshmėrie.
    E kam fjalėn pėr anėn mė interesante tė jetės sonė, atė tė marrėdhėnjeve, por, nė fund tė fundit pėr atė aspekt tė marrėdhėnjeve qė vendosin historinė dhe pėrmes tė cilave pėrēohen brez pas brezi gjetjet e zbulimeve tė bėra edhe me metoda tė tjera.

    Mė nė fund shėnojmė se njeriu mund tė gabohet gjatė pėrdorimit tė metodės shkencore, ose tė metodės filozofike, ose tė metodės matematike.
    Po aashtu mund tė gabohet edhe atėherė kur jepet njė gjykim sigurie mbi sjelljen njerėzore. Po kjo nuk do tė thotė se me metodėn shkencore nuk mund tė arrihen siguri; po ashtu mund tė thuhet edhe pėr metodėn e njohjes “morale”.

    Torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TA KOPJOJ TANI KAPITULLIN E TRETĖ TĖ SHKOLLĖS TĖ KOMUNITYETIT.


    PREMISA E TRETĖ: NDIKIMI I MORALITETIT MBI DINAMIKĖS E NJOHJES.



    Nė premisėn e parė ngulej kėmbė mbi nevojėn e njė realizmi: realizmi imponohet nga natyra dhe situata e objektit.
    Premisa e dytė ngul kėmbė te shqetėsimi dhe dashuria pėr tė qenė racional, dhe kjo do tė thotė tė hidhet dritė mbi subjektin e veprimit, mbi mėnyrėn e lėvizjeve tė tij.
    Porse, pėrballė njė pyetjeje tė tipit: “Si duhet vepruar pėr tė pasur besim te njė njeri?” mbetet i hapur problemi, jo sepse lidhet me dinamikės e saktė tė arsyes, po pėr faktin se tė kesh besim te njė person tjetėr hyn nė lojė njė factor qėndrimi i personit, qė ne e quajmė me termin e zakonshėm “moralitet”. Premisa e tretė kėrkon tė bėjė fjalė pėr ndikimin e moralitetit nė brendėsinė e dinamikės sė njohjes.


    1) Arsyeja ėshtė e pandashme nga uniteti i unit.

    Njė vaizė e vogėl ėshtė shumė e zonjė nė matematikė. Behet njė detuyrė nė klasė. Ka njė dhembje e fortė stokaku: atė ditė nuk e zhvillon mirė detyrėn e klasės: papritur ėshtė bėrė e prapambetur? Jo, vetėm se i dhemb stomaku dhe asgjė tjetėr.

    Njė djalė ėshtė shumė i aftė nė hartime, do tė bėhet gazetar. Vete i ftuar te disa miq ku i shtrojnė darkėn me mish dhe verė. Djali ka oreks tė mirė: han e pi sa mundet dhe gjatė natės bėhet shumė keq. Te nesėrmen, ka shumė gjasė qė hartimi i tij nuk do tė jetė njė nga “kryeveprat” e tij letrare. E zhvillon temėn ashtu sa pėr tė kaluar radhėn. A mos vallė e humbi tėrė aftėsinė e vet e mbeti bosh fare nga ana shpirtėrore? Jo, jo, ai gjori pati vetėm njė prishje stomaku nga ngrėnia pa rregull.

    Atėherė ekziston njė unitet i thellė, ka njė lidhje organike ndėrmjet veglės (instrumentit) tė arsyes dhe pjesės tjetėr tė personit tonė.
    Njeriu ėshtė njė, dhe arsyeja nuk ėshtė njė makinė qė mund tė shkėputet nga pjesa tjetėr e personaliteti pėr ta vėnė nė veprim tė vetmuar, sikur tė ishte mekanizmi ose zembereku i njė lodre.
    Arsyeja ėshtė pjesė e brendshme e pandarė (imanente) e tėrė unitetit tė unit tim,ėshtė lidhur me njė mėnyrė organike, prandaj, para njė dhembjeje fizike nuk shfrytėzohet mirė arsyeja, ose, kur kemi tė bėjmė me njė zemėrim ose me njė zhgėnjim ndaj dikujt qė nuk na kupton.
    Po ai djalė pėr tė cilin folėm pak mė lart, i mėrzitur qė prindėrit nuk po e kuptojnė, do tė arsyetojė mė pak mirė gjatės detyrės ne klasė.
    Pastaj sikur vajza e tij ta linte nė mėnyrė tė pabesė, pas tėrė asaj kohe qė ishin bashkė, vetėm pėr faktin qė ajo ka takuar njė tjetėr, ai djalė mbetet vetėm, i zbrazėt shpirtėrisht dhe si i ngrirė, dhe mund tė arrijė nė njė gjendhje tė tillė shpirtėrore sa tė mos jetė i zoti tė pėrdorė instrumentet e veta tė arsyetimit.

    Pra, pikėsėpari, pranojmė pohimin se arsyeja nuk ėshtė njė mekamizėm qė mund tė ēmbrehet nga pjesa tjetėr e kėti kali qė ėshtė njeriu nė vrapim e sipėr gjatė rrugės sė vet; ajo ėshtė e lidhur thellė dhe nė mėnyrė organike me pjesėt tjetra e unit.

    Torrkerry

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ĖSHTĖ PJESA E DYTĖ E KAPITULLIT TĖ TRETĖ TĖ SKOLLĖS SĖ KOMUNITETIT.

    2) Arsyeja e lidhur me ndjenjėn.

    Njė individ, duke rrėshqitur me ski, humbet ndjenjat pas njė rėnjeje tė rrezikshme. E sheh veten tė shtruar nė njė dhomė tė pastėr spitali dhe sapo zgjohet nga tronditja ndien menjėherė njė dhembje tė fortė: ka thyer kularthin (klavikulės).
    Nė klasė jepet tema: koha kalon pa rezultate. Pas tre ēerekė ore plot mundim, shkrep njė ide e papritur dhe gjeniale dhe studenti, i gėzuar, merr fletė dhe shkruan, shkruan pa pushim…
    Rasti i tretė: njė vajzė e vogėl ėshtė duke ecur dhe ndien prapa shpinės njė thirrje “pėss, pėss”.
    Ndodhet para tre rasteve: “Mos ėshtė vallė prapė ai personi qė i bie nė qafė?”, ose “Kush mund tė jetė vallė?”, ose nis t’i rrahė zemra mė me forcė, sepse ajo e di kush mund tė jetė personi qė e thėrret.

    Tani ka njė emėrues tė pėrbashkėt pėr tėrė ato dukuri: kemi tė bėjmė nė secilin rast me diēka qė ndėrhyn nė horizontin e pėrvojės sė individit.
    Nė pėrvojėn vetjake depėrton njė ngjarje, njė njarje fizike (kularthi i thyer), njė ngjarje mendore (njė ide qė vjen papritur), njė emocion (mėrzitje, kureshtje, pėlqim pėr diēka); diēka ndodh brenda horizontit tė pėrvojės sė njeriut, Brenda caqeve tė pėrceptimit nga ana e personit.
    Diēka ndodh, depėrton dhe prodhon nė mėnyrė tė pamėnjanueshme, mekanikisht, njė farė reagimi, domethėnė njė gjendje shpirtėrore, njė dhembje fizike, njė kėnaqėsi, njė kureshtje, etj…Ndodh diēka qė e prek personin, “e vė nė lėvizje” personin, njė emocion, njė mallėngjim.

    Lė ta zgjerojmė vėzhgimin tonė, ta pėrgjthėsojmė: ēdo gjė qė tė ndodhė nė horizontin e njohjes sė pėrsonit, prodhon njė reagim tė papėrmbajtshėm, nė pėrputhje me gjiallėrinė e temperamentit njerėzor tė atij personi.
    Mund tė jetė njė gjendje shpirtėrore indifference, simpatie, antipatie, sipas nuancave (ngjyrimeve) qė mund t’u jepen kėtyre fjalėve: porse nuk ekziston asgjė, qė pėrfshihet nė horizontin e njohjes sonė, prandaj edhe tė pėrvojės sonė, qė tė mos provokojė tė mos ngjallė, tė mos nxisė, tė mos pėrcaktojė e prandaj tė mos gjejė tek ne njė gjendje shpoirtėrore tė caktuar.

    Fjala qė e tregon kėtė gjendje shpirtėrore, kėtė reagim, kėtė emocioin, kėtė prekje nga gjėja qė ndodh, quhet ndjenjė. Nė pėrputhje me gjallėrinė njerėzore tė njė individi ēfarėdo (edhe njė fijė bari, edhe njė copė guri qė dikush e hedh tutje me kėmbė), duke hyrė nė brendėsi tė horizontit vetjak, mallėngjen, prek, sjel njė reagim, qė ka natyrė tė ndryshme, tip tė ndryshėm, por qė specifikohet si ndjenjė.

    Njeriu ėshtė ai nivel i natyrės, nė tė cilin natyra merr ndėrgjegje, merr vetėdije pėr veten e vet, ėshtė ai nivel i realitetit, nė tė cilin realiteti fillon tė bėhet ndėrgjegje e vetvetes, domethėnė fillon tė bėhet arsye.
    Do ta quajmė “vlerė” objektin e njohjes, pėrderisa ka tė bėjė me jetėn e arsyes.
    Vlera ėshtė realiteti i njohur pikėrisht sepse ngjall interes, sepse e vlen ta njohėsh.
    Po qė se dikush ėshtė mendjengushtė, ka njė zemėr meskine, vlera do tė ketė njė hapėsirė mė tė vogėl sesa pėr atė qė ėshtė zemėrgjerė dhe ėshtė njeri plot gjallėri.
    Ungjilli na kujton se pėr Zotin tonė edhe ajo lulja e vogėl e livadhit qė njeriu e shkel pa e vėnė re, ėshtė njė vlerė e madhe; dhe shton se Salomoni, me trėrė lavdinė e vet, nuk ka mundur tė vishet me atė shkelqim qė e ka veshur lulen e vogėl Ati ynė qė ėshtė nė qiell.

    Pra vlera e objektit tė njohur, e prek njeriun, sipas pozicionit dhe temperamentit tė tij, nė mėnyrė tė atillė sa tė provokojė atė emocion qė ne e kemi dalluar me fjalėn ndjenjė, Prandaj ndjenja ėshtė gjendja shpirtėrore e pamėnjamueshme qė vjen si pasojė e njohjes sė diēkaje qė pėrshkon ose depėrton horizontin i pėrvojės sonė.

    Porse kemi thėnė se arsyeja nuk ėshtė diēka qė mund tė shkėputet nga uni ynė; prandaj arsyeja lidhet me ndjenjėn, kushtėzohet prej saj.
    Ta lexojmė pėrfundimisht formulėn tonė: arsyeja, pėr ta njohur objektin duhet t’i
    bėjė llogaritė mirė me ndjenjėn, sidoqoftė ėshtė gėrshetuar me gjendjen shpirtėrore.

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 3 NR. 3.


    3) Hipoteza e njė arsyeje pa ndėrhyrje nga jashtė.

    Kėtu lind problemi mjaft i njohur i kulturės moderne, racionaliste dhe iluministe, por qė sjell me vete edhe njė pėrshtyrpje sipėrfaqėsore qė mund tė hetohet lehtė.
    Arsyeja mendohet si aftėsi njohėse qė zhvillohet pėrballė objektit, pa lejuar qė ndėrhyjė asgjė tjetėr, pra, ndėrsa ndėrhyn diēka tjetėr, siē ėshtė gjendhja shpirtėrore, ose ndjenja, atėherė nxjerr krye pyetja se a mund tė jetė njė njohje objective njė njohje e vėrtetė e objektit, apo pėrkundrazi kemi tė bėjmė me njė pėrshtypje tėrėsorė ose tė pjeshme nga ana e subjektit.

    Puna merr njė ngjyrim dramatik, po tė shtojmė edhe kėtė vėrejtje tjetėr. Ekziston njė tip objektesh qė pėrbėjnė cakun e njė interesi, tė cilin njeriu nuk mund ta shmangė: ky ėshtė interesi pėr domethėnjen e gjėrave.
    E kemi fjalė pėr kėtė tip objektesh ndaj tė cilėve personi ynė kėrkon njė domethėnje pėr vete ose pėr atė tip objektesh qė i parashtrohen personit tonė si njė pretendim domethėnje pėr tė: problemi i fatit tė njeriut, problemi i afekteve, problemi politik, mė duken tri kategori tek tė cilat mund tė pėrfshihet ky tip objektesh i njohjes.

    Sa mė shumė qė njė gjė i intereson individit, domethėnė sa mė shumė se ėshtė njė vlerė (“ia vlen mundimi” pėr jetėn e personit), dhe sa mė shumė qė ėshtė jetėsore (domethėnė sa mė shumė interes qė paraqet pėr jetėn), aq mė me fuqi pėrfton njė gjendje shpirtėrore, njė reagim simpatie ose antipatie, aq mė shumė pėrfton “ndjenjė”, dhe aq mė tepėr kushtėzohet arsyeja nga kjo ndjenjė pėr njohjen e asaj vlere.
    Atėherė kultura racionaliste mund tė thotė:ėshtė e qartė qė me atė tip objektesh nuk mund tė arrjhet siguria objective, sepse hyn nė lojė tepėr faktori ndjenjė.
    Nė lidhje me fatin e njeriut, me dashurinė, me jetėn nė bashkėsi dhe jetėn politike, “sa janė kokat aq dhe mendimet”; luan rol tepėr pozita vetjake nė aspektin e saj mekanik, si gjendje shpirtėrore, domethėnė si ndjenjė.

    Po ta quhajmė a (ose “arsye”) energjinė njohėse tė subjektit njerėzor dhe po ta quhajmė v (ose “vlerė”) realitetin qė duam tė njohim, pėr aq sa nė fakt depėrton nė horizontin e interesit njerėzor, a-ja nuik do tė mund tė ketė kurrė njė ide tė qartė dhe objective pėr v-nė, pėr shkak tė pranisė sė ndėrmjetme dhe tjetėrsuese tė faktorit n (ose “ndjenjė”).
    Kemi pra kėtė formulė:

    a > n < v
    Objekti i njohjes pėrderisa ka tė bėjė me v-nė, ngjall njė gjendje sentimentale n
    (ndjenjė); dhe kjo e kushtėzon aftėsinė njohėse a-en (arsyen).
    Pėrdorimi me seriozitet i arsyes, do tė kėrkonte si kusht mėnjanimin e n-ės (ose e “ndjenjės”) ose njė pakėsim nė minimum tė kėtij faktori.
    Vetėm pas njė eliminimi, ose tė themi, njė pakėsimi nė minimum tė faktorit n (ose “ndjenjė”), njohja do tė ishte vėrtetė njohje objective, njohje e vėrtetė e objektit.

    Po qysh mund tė ndodhė nė realitet kjo pėrkujdesje qė priret ta eliminojė atė factor qė mund tė ndėrhyjė?
    Njė gjė e tillė mund tė veprojė vetėm nė fushėn e shkencės ose tė matematikės.
    Prandaj kėshtu do tė argumentonte mbrojtėsi i hipotezės qė po shqyrtojmė – vetėm nė lėmin e shkencės dhe tė matematikės mund tė perceptohet dhe tė afrirmohet e vėrteta nė lidhje me objektin.
    Nė njė tip tjetėr – do tė pėrfundonte argumentuesi i mėsipėrm – nė problemin e fatit tė njeriut, nė problemin e afekteve, nė problemin politik, nuk do tė mund tė arrihet kurrė njė siguri objective, njė njohje e vėrtetė e objektit.
    Kėtu jemi nė lėmin e pakundėrshtueshėm tė opinionit ose tė pėrshtypjes subjective.

    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETI: KAPITULLI 3 NR. 4.

    4) Njė ēėshtje ekzistenciale dhe njė ēėshtje metode.

    Porse mbeten pėr t’u bėrė edhe dy vėzhgime.

    a)Nga pikėpamja ekzistenciale, kjo gjendje, po tė shtyhet mė thellė nė logjikėn e vet, duhej tė jepte kėtė rezultat sa mė shumė qė mė bėn natyra tė interesohem pėr diēka, prandaj sa mė shumė qė mė ngjall kureshtjen, kėrkesė dhe pasion pėr ta njohur, aq mė shumė mė ndalon ta njoh..
    Nė fakt natyra, nė ēastin qė mė bėn tė interesohem pėr objektin, e kushtėzon instrumentim tim tė njohjes me ndjenjėn qė nxit njėkohėsisht.
    Tani ėshtė e vėrtetė se Leopardi i mjerė ka thirrur: “O natyrė, o natyrė,…pėrse kaq shumė i gėnjen ti bijtė e tu?”, por ky ėshtė njė shpėrthim helmi, trishtimi ekzistencial; nuk mund tė merret si njė parim pozicioni filozofik; e tėrė qenia jonė ngre krye kundėr njė pasojė tė tillė.
    Sigurisht, natyra mund tė tregohet kontradiktore nė mėnyrė tė pariparueshme, por, para se tė arrihet nė kėtė pėrfundim, ėshtė e arsyeshme tė kėrkohet ndonjė zgjidhje tjetėr.
    Ėshtė njė zgjidhje e tillė drejt sė cilės po ecim.

    b) Ja vėrejtja e dytė: ėshtė gabim tė formulohet njė parim shpjegues sipas tė cilit, pėr tė zgjidhur ēėshtjen, duhet eliminuar njė factor nė lojė. Do tė thotė se parimi nuk qenka i pėrshtatshėm.
    Nėse natyra vepron kėshtu, pėrse vallė, pėr tė dhėnė shpjegimin ose zgjidhjen e enigmės, u dashka tė jemi tė dėtyruar tė themi: “Ta zhdukim njėrin nga elementet e problemit”?
    Nuk ėshtė i arsyeshėm njė gjest i tillė.
    E vetmja zgjidhje qėndron nė njė pozicion qė jo vetėm nuk e ndien nevojėn tė eliminohet njė factor, por nxjerr nė pah tė gjithė faktorėt dhe i vlerėson ata.

    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 3 NR. 5.


    5) NJĖ PIKĖPAMJE TJETĖR.

    Dhe vėrtetė, nė rastin tonė, duke hetuar mė tej, gjejmė fare lehtė kėtė pikėpamje tjetėr, kėtė qėndrim tė pėrshtatshėm (adekuat), tė ekuilibruar, qė vlerėson nė mėnyrė tė plotė dinamizmin njerėzor.

    Tė pėrfytyrojmė sikur gjendemi me pushime nė Val Gardena. Kemi arritur nė Qafėmalin Sella. Ėshtė njė ditė e mrekullueshme. Marr dylbinė, mundohem tė shikoj, po nuk shoh gjė prej gjėje, ēdo gjė ėshtė e errėt, e murme. Vė lenten nė focus dhe ja ku mė del pėrpara njė panoramė e jashtėzakonshme nė tė cilėn arrij tė dalloj personat qė rrėshqasin me ski mbi Marmolada-n.
    Lentja e dylbysė nuk ėshtė bėrė pėr tė penguar a pėr ta bėrė mė tė vėshtirė pamjen, po pėr ta bėrė atė mė e lehtė.
    Dhe si e bėn mė tė lehtė? Duke e sjellė, si tė thuash, Marmolada-n mė afėr bebės sė syrit, kėshtu qė energjia pamore e syrit tim e kap me lehtėsi.
    Natyra na ka dhėnė kėtė kristalin brenda syrit, jo pėr tė ndaluar qė energjia pamore e nervit optik ta kapė objektin, por qė kristalini, jo vetėm tė kėtė mundėsi, po ta kėtė edhe mė tė lehtė kapjen e objektit.
    Dhe vėrtet, kristalini vepron si diēka qė duhet t’i sjellė objektet mė afėr nė mėnyrė qė energjia pamore tė arrijė “t’i marr, t’i kapė”.

    Diēka analoge ndodh edhe pėr problemin qė na intereson.
    N-ja,domethėnė ndjenja, pėrfytyrohet si njė lente: objekti nga kjo lente drejtohet mė afėr energjisė njohėse tė njeriut; arsyeja mund ta njoh mė me lehtėsi e me siguri mė tė madhe. Atėherė, n-ja (ose ndjenja) qenka njė kusht i rėndėsishėm pėr njohjen; ndjenja qenka njė factor thelbėsor pėr pamjen.
    Jo nė kuptimin qė ėshtė ndjenja ajo qė sheh, por nė kuptim se pėrfaqėson kushtin, falė tė cilit syri ose arsyeja arrijnė tė shohin sipas natyrės sė tyre.

    Njė shopjegim i tillė jep vlerė tė tre faktorėve njėherėsh dhe mė duket diēka fare racionale (e arsyeshme), ndryshe nga shpjegimi i parė.
    Po qė se kristalini ėshtė me katarakt dhe shihet keq,; po qe tepėr i shtypur ose tepėr konveks dhe nuk shihet mirė nga afėr ose nga larg, problemi nuk ėshtė qė tė shkulet kristalini nga syri, po lenteja duhet vendosur nė focus.

    Pra problemi ėshtė qė tė mos mėnjamohet ndjenja, porse ndjenja tė jetė nė vendin e duhur.
    Qė, pėr tė gjykuar, njeriu duhet tė jetė absolutisht asnjanės (tė mbajė qėndrim neutral), domethėnė tė jetė absolutisht indifferent ndaj objektit qė gjykohet, mund tė duket diēka e drejtė, po tė shikohet ēėshtja nė mėnyrė abstrakte, po kjo nuk vete mirė pėr vlerat jetėsore.
    Nuk ėshtė njė utopi, po ama nė realitet ėshtė njė mistifikim tė mendohet se gjykimi, me anėn e tė cilit arsyeja kėrkon tė arrijė tė vėrtetėn nė lidhje me objektin, na qenka mė i pėrshtatshėm (mė adekuat), mė i vlefshėm e mė dinjitoz, atėherė kur gjendja shpirtėrore ėshtė nė njė ataraksi (sundim i plotė i ēdo ndjenjė e pasioni) tė pėrsosur, nė njė indiferencė tė plotė.

    Torrkerry

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Torrkerry me pelqen puna jote. Ngadalengadale dalin ne pah te gjitha paragjykime e mentalitetit moderne kunder fete.

    Me simpati: crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 10-09-2008 mė 11:02

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 3 NR 5 (vazhdim).

    Kjo ėshtė njė gjė e pamundur, kryesisht pėr hir tė vetė strukturės sė dinamikės njerėzore: ky ndikim i faktorit n (ndjenja) nuk pakėsohet, por shtohet aty ku objekti ngarkohet me njė domethėnjė mė tė madhe.
    Pastaj, propozimi qė jepet pėr tė shpjeguar domethėnjen e diēkaje jetėsore pėr jetėn e njeriut, ta gjykosh me indiferencė tė plotė, ėshtė ta trajtosh sikur ke tė bėsh me njė copė gur.
    Dhe normalisht nuk kuptohet mė asgjė.

    Tani le tė shohim ēdo tė thotė “ta vesh nė focus lenten” ose ē’do tė thotė “ndjenja nė vendin e vet”?
    Mbi tė gjitha ėshtė e qartė se njė problem i tillė nuk ėshtė njė problem shkencor, por ėshtė njė problem qėndrimi ose sjelljeje ndaj diēkaje, domethėnė njė problem “moral”, njė problem qė ka tė bėjė me qėndrimin qė marrim ne, me mėnyrė si e drejtojmė a si e “qeverisim” veten tonė, si i dalim pėrballė realitetit.
    Nuk ėshtė problem mprehtėsie mendore, as problem zgjuarsie.

    Dua tė bėj njė krahasim historik. Kristofor Kolombi, ose Galileo Galilei e kanė revolucionuar mėnyrėn e shikimit tė geografisė dhe tė astronomisė nga ana e njeriut: janė nga ato ēaste kulmore tė atyre kalimeve qė e shtyjnė pėrpara historinė, kulturėn, qytetėrimin.
    Njė emėr tjetėr i krahasueshėm me tė parėt ėshtė ai i Pastėrit (Pasteur): Zbulimi i rolit tė mikroorganizmave nė mjekėsi ka revolucionuar vėrtetė ēdo gjė.
    Pastėrit i ėshtė dashur t’i pėrsėriste vazhdimisht eksperimentet e veta, sepse dukej se askush nuk po ishte i aftė t’ua njihte vlerėn.
    Tė fundit qė arritėn tė njohin vlerėn shkencore tė eksperimenteve tė Pastėrit qenė profesorėt e Sorbonės, tė cilėt bėnin pjesė nė Akademinė e Shkencave tė Parisit.
    Pėr kėta profesorė, tė pranonin atė qė mbronte Pastėri, do tė thoshte se qė tė nesėrmen u duhej tė hypnin nė katedėr dhe tė pohonin se duheshin ndryshuar shumė gjėra.
    Kėshtu prekej krenaria, fama, paratė.
    Problemi i funksionimit tė mikrobeve, qė ėshtė njė problem objektiv, shkencor, pėr ata ishte njė problem jetėsor.
    Ēka duhej tė bėnin ata profesorė, qė tė ishin tė aftė pėr tė kuptuar vlerėn e atyre eksperimenteve, tė pakundėrshtueshme edhe nga profanėt, jo mė nga specialistėt!
    Atyre u duhej tė kishin ndershmėri, dinjitet moral, pasionin pėr objektivat e vėrteta shkencore.
    Porse kėto veti nuk mund tė fitoheshin menjėherė, nga njė ditė nė tjetrėn, por duhej tė ishin rezultati i njė edukimi pikėrisht moral.

    Shkurt fjala, po qe se njė gjė nuk mė intereson, unė nuk ia hedh sytė fare: po tė mos e shikoj, nuk kam sesi ta njoh.
    Pėr ta njohur atė, mė duhet ta pėrqendroj vėmendjen tek ajo. Vė-m,endje (it. Attenzione) vjen nga latinishtja (ėshtė fjala pėr italishten attenzione, F.L.) dhe do tė thotė “tė jesh i tendosur drejt…”. Po tė mė interesojė, po tė mė prekė diēka, atėherė do tė jem i tendosur drejt saj.

    Duhet vėnė nė dukje fakti se njeriu e studion me vėshtirėsi njė gjė qė nuk njall interes.
    Kjo mund tė jetė edhe shenjė mendjengushtėsie; porse, sigurisht qė do tė ishte padrejtėsi tė jepej ndonjė gjykim mbi kėtė ēėshtje.
    Ta zėmė se unė dhe Marku jemi duke ecur nėpėr trotuarėt e qytetit, sepse Marku mė ka shtruar njė problem tė rėndėsishėm pėr t’ia zgjidhur dhe unė po heq keq t’i jap shpjegime.
    Ai po ndjek pas, dhe unė gjithnjė e mė i nxuhur, gjithnjė e mė i qartė - ashtu mė duket mua - i paraqes ato arsyet e mia. “Pra, kuptove ēka tė thashė?”.
    “Po, po, deri kėtu tė kam kuptuar mirė”.
    Ecim me sytė e ngulur nė trotuar, duke diskutuar.
    Porse ai ngre sytė lart, ndėrsa nė anėn e kundėrt tė trotuarit kalon njė vajzė e hijshme dhe Marku thotė: “Po, po”, duke i pėrsėritur kėto fjalė gjithnjė e mė mekanikisht, pasi ia ka ngulur sytė bukuroshės nė kalim dhe duke e kthyer kokėn prapa ndėrsa ajo largohet.
    Mė nė fund, duke ia ndarė sytė me melankoli, sapo ajo ėshtė zhdukur nė horizont, kthehet nga unė pikėrisht nė ēastin kur unė kam nxjerrė pėrfundimin dhe i them: “Atėherė, je e njė mendjeje me mua, Mark?”.
    Dhe ai pėrgjigjet: “Jo, jo! Nuk mė mbushet mendja!”.

    Kjo nuk ėshtė e dtrejtė, sepse nuk mė ka dėgjuar me vėmendje.
    Ėshtė ai krimė qė shumica e njerėzve bėjnė pėrballė problemit tė fatit tė njeriut, tė besimit, tė fesė, tė kishės, tė krishterimit.
    Shumica dėrmuese e bėn kėtė lloj krimi sepse “e zėnė me punė krejt tė tjera”, truri i saj ėshtė “i vdekur dhe i varrosur”pėr gjėra tė tilla, megjithėse pastaj pretendon tė kėtė njė gjykim, tė shpreh njė opinion: njė bir e njė bijė, nuk ka sesi tė mos kenė mendimet e veta (opinionet) pėr babanė e nėnėn; po ashtu edhe njė njeri qė jeton, nuk mund tė shpėtojė pa pasur njė opinion rreth lidhjes qė ka e tashmja me fatin e tij.

    Nga shėmbulli me Pastėrin dhe nga shėmbulli i fundit mė rėndomtė, mė duket, del e qartė se thelbi i problemit njerėzor tė njohjes nuk qėndron te ndonjė afėrsi e veēantė zgjuarsie.
    Njė vlerė, sa mė shumė qė ėshtė jetėsore dhe themelore pėr rėndėsinė e saj – fati i njeriut, dashuria pėr njeriun, bashkėjetesa nė mes njerėzve – aq mė shumė natyra i jep secilit zgjuarsinė pėr tė njohur dhe pėr tė gjykuar.
    Qėndra e problemit ėshtė njė pozicion i drejtė i zemrės, njė qėndrim i saktė, njė ndjenjė nė vendin e vet, njė moralitet.

    Torrkerry

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    6) Moraliteti nė veprimin e njohjes.

    Nėse moraliteti qėndron nė pėrkufizimi qė i japim njė qėndrimi tė drejtė, edhe ky (moraliteti) pėrcaktohet nga objekti i trajtuar.

    Nėse dikush duhet tė japė mėsim dhe njė tjetėr ėshtė nė sportelin e njė zyrė postale, i pari duhet tė jetė i moralshėm nė dhėnjen e mėsimit, i dyti nė tėrheqjen e parave dhe nė derdhjen e tyre nė llogarinė rrjedhėse: janė dy dinamika tė mdryshme.
    Edhe moraliteti ka njė dinamikė tė dallueshme.
    Tani, pėr cilin zbatim tė moralitetit e kemi fjalėn?
    Kėtu ėshtė fjala pėr njė qėndrim tė pėrshtatshėm (adekuat) dhe tė drejtė nė dinamikėn e njohjes sė njė objekti.
    Duam tė tregojmė ku qėndron moraliteti nė lidhje me dinamikėn e njohjes.
    Nė qoftė se ky objekt nuk mė intereson, unė e lė mėnjanė,, dhe shumė-shumė kėnaqem me njė farė pėrshtypjeje qė mė pėrēon shikimi me bishtin e syrit qė e regjistron objektin.
    Porse, pėr tė pėrqendrtuar vėmendjen mbi njė objekt, saqė tė arrij tė jap njė gjykim pėr tė, unė duhet ta kem nė konsideratė (ta vlerėsoj).
    Pėr ta pasur nė konsideratė njė object, po ngul kėmbė kėtu, duhet ta jetoj interesin qė kam pėr tė.
    Po ē’do tė thotė interesi pėr objektin?
    Ėshtė njė dėshirė pėr ta njohur atė ēfarė ėshtė vėrtet objekti.

    Duket diēka e rėndonmtė, banale, por nuk ėshtė punė e lehtė pėr ta vėnė nė pratikė, sepse ne jemi tė interesuar me shumė lehtėsi pėr tė ruajtur dhe pėr tė pėrēuar opinionet tona qė tashmė i kemi formuar pėr objektet, sidomos pėr disa objekte.
    Pėr t’u shprehur mė me saktėsi, ne jemi tė prirur tė mbetemi tė lidhur pas atyre opinionevee qė tashmė i kemi pėr domethėnjen, kuptimin e sendeve dhe, po ashtu kemi prirje qė tė pretendojmė ta dokumentojmė qėndrimin tonė.

    Kur njė djalė ka rėnė nė dashuri me njė vajzė, nė qoftė se nėna, megjithėse pėrpiqet tė jetė objective dhe e sinqertė, i vė nė dukje ndonjė gjė tė papėrshtatshme, djali ka prirje tė mos e marrė nė konsideratė mendimin e sė nėnės dhe shprehet me tė nė mėnyrė tė atillė qė ajo ta pranojė opinionin qė ai tashmė ka formuar pėr vajzėn.

    Po tė zbatohet nė lėmin e njohjes, rregulli moral ėshtė ky: dashuria pėr tė vėrtetėn e objektit mė shumė sesa lidhja me opinioinet qė kemi pėr tė (objektin).
    Nė mėnyrė koncize mund tė thuhet “ta duam tė vėrtetėn mė shumė se veten tonė”.

    Ja njė shembull i bujshėm: Nė njė mjedis mendor, si ai qė krijohet nga pushteti dhe nga instrumenti mė i lartė i pushtetit qė ėshtė kultura sunduese, le tė pėrpiqemi tė mendojmė ēka ndodh me Zotin, me fetarinė ose me krishterimin e gjysmės sė dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e mė tej.
    Tė gjithė rritemi tė ngopur me opinionin nė lidhje me ato ēėshtje, qė kanė depėrtuar tek ne si pėr ozmozė ose me anė tė dhunės mė tė hapur, tė imponuara nga mjedisi (ambienti ku kemi jetuar).
    Tė japėsh gjykime tė vėrteta nė lidhje me kėto probleme, ēfarė shkėputjeje e fuqishme u dashka, sa liri e mundimshme duhet, pėr t’u shkėputur njė herė e mirė nga pėrshtypjet e fituara mė parė!

    Ky ėshtė njė problem moraliteti. Sa mė jetėsore qė ėshtė vlera, sa mė shumė qė ėshtė njė propozim pėr jetėn, aq mė shumė nuk ėshtė mė njė problem zgjuarsie (inteligjence), por njė problem moraliteti, domethėnė dashurie pėr tė vėrtetėn mė tepėr se pėr veten tonė.
    Konkretisht, ėshtė dėshira e sinqertė pėr ta njohur objektin nė fjalė nė mėnyrė tė vėrtetė mė shumė sesa jemi tė qepur pas opinionesh tė gatshme ose tė ngulitura tek ne nga jashtė.
    Nė njė vepėr tė tij, Dostojevski thoshte: “Krishti ėshtė e vėrteta, por, sikur tė mė thoshin se kėtu ėshtė Krishti dhe aty ėshtė e vėrteta, unė do ta braktisja tė vėrtetėn pėr pėr t’u bashkuar me Krishtin.”.
    Ėshtė njė frazė qė shpreh nė mėnyrė paradoksale lidhjen e fortė, nderimin dhe dashurinė e thellė qė kishte shkrimtari Dostojevski pėr figurėn e Krishtit. Porse, ashtu siē tingėllon ajo frazė fjalė pėr fjalė, nuk mund tė quhet e krishterė: unė jam me Krishtin sepse ėshtė e vėrteta.

    Nė Ungjill ėshtė njė frazė qė e shpreh nė mėnyrė tė magjepsėse tė njėjtin imperativ etik: “Lumė tė varfrit nė shpirt, se e tyre ėshtė mbretėria e qiejve”.
    Por cili ėshtė i varfri? I varfri ėshtė ai qė nuk ka asgjė pėr tė mbrojtur, qė ėshtė i shkėputur nga ato qė duket se ka, kėshtu qė jeta e tij nuk ėshtė pėr tė pohuar (afirmuar) pronėn e vet.
    Varfėria mė e lartė e shpirtit ėshtė ajo pėrballė sė vėrtetės, ėshtė ajo qė dėshiron tė vėrtetėn dhe i mjafton kaq, pėrtej ēdo lidhjeje qė jeton, provon, ndien dhe eksperimenton sipas pėrfytyrimeve qė i ka krijuar vetes pėr sendet.

    Zotynė na ka dhėnė njė shembull, njė paradigmė tė kėtij qėndrimi me dashuri pėr tė vėrtetėn: “Po tė mos jeni si fėmijė, nuk do tė hyni nė mbretėrinė qiellore”.
    Ky ėshtė njė idealizim i infantilizmit qė na ka propozuar, por i njė sinqeriteti veprues pėrballė reales, pėrballė objektit qė merret nė shqyrtim.
    Fėmijėt nuk i zgurdullojnė sytė dhe nuk thonė: “Porse…,sikur…, veēse…”. Ata i thonė “bukės bukė dhe verės verė”, ose siē thotė Krishti : “Thėnia juaj tė jetė “po”, “jo”; ēdo qėndrim tjetėr vjen nga gėnjeshtra”.

    Torrkerry

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 3 NR. 7.

    7) Paragjykim.

    Njė korolar i vogėl mbi “paragjykimin” vlen pėr tė shqaruar qė nė fillim njė argument qė do ta rimarrim mė tutje.

    Ėshtė e qartė se tė duash tė vėrtetėn mė shumė sesa idenė qė kemi krijuar pėr tė nė mendjen tonė, do tė thotė tė jemi tė lirė nga paragjykimet.
    Veēse , “mungesė paragjykimesh” ėshtė njė frazė e dyshimtė, sepse mungesa e ēdo paragjykimi, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės, ėshtė diēka e pamundur.
    Pėr vetė faktin se njėri lind nė njė familje tė caktuar, qė njėri frekuenton disa miq, pėr faktin qė ka pasur aksh mėsuese nė sdhkollėn fillore, se ndjek njė lloj shkollash sė mesme,, se vete nė lice, nė universitet, pėr faktin se sheh television, se lexon gazetėn, pėr vetė faktin se ėshtė njeri normal nė kushte normale, ėshtė i tėri i mbushur, si pėr hir tė ozmozės, me paragjykime, domethėnė me ide e pėrfytyrime mbi vlerat, mbi domethėniet e sendeve, sidomos nė ato tri fushat qė kam pėrmendur mė lart: fatin, jetėn afektive, politikėn.

    Atėherė, problemi i vėrtetė nuk ėshtė tė mos kesh paragjykime: pėrkundrazi, po e pėrsėrit, nė atė masė, qė dikush ėshtė njeri prodhues, i fuqishėm dhe me gjallėri, nė tė njėjėtin masė, sapo vihet pėrballė problemeve, ka menjėherė reagimin e vet, edhe si gjykim: i krijon vetes menjėherė njė pėrfytyrim tė sendeve.

    Pėrkundrazi, ėshtė fjala pėr atė process tė madh e fare thjeshtė tė shkėputjes nga vetvetja, tė cilin e trajton Ungjilli.
    Kur Ungjilli flet pėr “shkėputje nga vetvetja”, nuk pretendon qė tė shkėputemi nga vetvetja nė kuptim e fjalėpėrfjalshėm tė termit(Lk 17,33).
    Bėhet fjalė pėr njė qėndrim sipas tė cilit liria pasqyrohet (reflektohet) mbi vetveten, dhe kėshtu sundohet pėr ta shfrytėzuar energjinė e vet nė mėnyrė tė atillė qė tė pėrputhet me qėllimin.

    Nė fund tė premisės sė parė kemi thėnė se pėr tė arritur nė burimin e atij kriteri qė e kemi quajtur pėrvojė fillestare (elementare), duhet njė askezė (pėrvojė asketizmi), sepse kurdoherė duhet depėrtuar ajo kore e trashė qė jeta vė pėrmbi ne.
    Prandaj, po them kėtu se pėr ta dashur tė vėrtetėn mė shumė se veten tonė, pėr ta dashur tė vėrtetėn e objektit mė shumė sesa pėrfytyrimin qė i kemi krijuar vetes pėrmbi tė, pėr kėtė varfėri nė shpirt, pėr kėtė sy tė zgurdulluar pėrpara reales dhe sė vėrtetės, ashtu si syri i njė fėmijė, nevojitet njė proces dhe njė punė.

    Edhe kėtu procesi quhet “askezė” (pėrvojė asketizmi).
    Moraliteti lind si spontaneitet tek ne, si qėndrim origjinal, po pastaj, menjėherė, po tė mos rifitohet vazhdimisht nga njė punė, tjetėrsohet, prishet.
    Parabolės, qė priret nė mėnyrė tė pashmangshme tė prishet, i duhet vėnė vazhdimisht njė pritė.

    Po ēfarė duhet tė na bindė pėr tė ushtruar kėtė askezė, kėtė punė dhe kėtė stėrvitje?
    Nė tė vėrtetė njeriu vihet nė lėvizje vetėm nga njė dashuri dhe nga njė afekt.
    Dashuria qė mund tė na bindė tė bėjmė kėtė punė, pėr tė arritur qė tė bėhet zakon aftėsia pėr t’u shkėputur nga opinionet vetjake dhe pėrfytyrime vetjake (jo eliminim po shkėputje prej tyre), saqe ta vėmė tėrė energjinė tonė njohėse pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn e objektit, cilido qė tė jetė ai, ėshtė dashuria pėr veten tonė si fat i njeriut, ėshtė dashuria pėr fatin tonė. Ėshtė ky mallėngjim i fundit, ėshtė ky emocion suprem qė tė bind pėr virtytin e vėrtetė.

    Torrkerry

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 4.

    NDJENJA FETARE: PIKĖNISJA.

    Premisė

    Sa kemi thėnė deri tani nuk e kemi bėrė thjeshtė pėr kureshtje analize, po pėr tė tėrhequr vėmendjen tek kushtet qė duhen respektuar nė qėndrimin me tė cilin pėrballohet ēėshtja e ndjenjės fetare, kushtet qė mund tė pėrmblidhen nė njė gatishmėri pėr tė pranuar kėrkesat qė imponon vetė ēėshtja.

    Le tė hyjmė tani nė brendi tė thelbit tė argumentit tonė, duke pasur kurdoherė parasysh aspektin metodologjik.
    Ne jemi bėrė pėr tė vėrtetėn, duke kuptuar “pėr tė vėrtetė”, pėrkimin nė mes ndėrgjegjes dhe realitetit, sikundėr e pamė se ėshtė natyra e dinamizmit racional (tė arsyes).
    Nuk do tė jetė punė e padobishme tė themi edhe njė herė se problemi i vėrtetė, pėrsa i takon kėkikimt tė sė vėrtetės mbi kuptimet e fundit tė jetės, nuk ėshtė problemi i njė zgjuarsie tė posaēme qė nevoitet, ose i njė pėrpjekjeje tė jashtėzakonshme, ose i mjeteve tė nevojshme, qė duhen pėrdorur pėr ta arritur.
    E vėrteta e fundit ėshtė njėlloj sikur gjen diēka tė bukur nė rrugė e sipėr: shihet dhe njihet, po tė jemi tė vėmendshėm.
    Pra, problemi qėndron tek kjo vėmendje.

    Torrkerry

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 1.


    1. Si duhet vepruar

    Si duhet pėrballuar pėrvojėn fetare pėr t’i kapur faktorėt e saj pėrbėrės?
    Le ta pėrcaktojmė tani metodėn qė duam tė pėrdorim. Mund tė duket ende si diēka paraprake, megjithatė kjo shėrben tashmė pėr ta individualizuar objektivin.

    a) Nė qoftė se pėrvoja fetare ėshtė njė pėrvojė, nuk mund tė nisemi veēse nga vetja jonė pėr ta shikuar nė fytyrė dhe pėr t’ia kapur aspektet pėrbėrėse.
    Kujdes, se pohime tė tilla duken si diēka tepėr tė njohura, po unė shpresoj se pastaj faktet do ta provojnė se nuk janė tė tilla.
    Madje, pikėrisht kėto afirmime (pohime) kėrkohet tė fshihen tėrėsisht nga mendėsia e sotme.
    Pra : nėse ėshtė fjala pėr njė pėrvojė, pikėnisja ėshtė vetvetja.

    b) Porse “tė nisesh nga vetvetja” ėshtė njė propozim qė mund tė lėrė vend pėr dyshime. Le tė pyesim: si e identifikoj unė vetveten?
    Kjo “vetvete” mund tė pėsojė rrezikun qė tė pėrcaktohet me njė pėrfytyrim (imazh) qė kam pėr veten time, me njė paragjykim, pėrfytyrim dhe paragjykim abstrakt.
    Kur nisemi vėrtetė nga vetvetja?
    Tė nisesh nga vetvetja ėshtė diēka realiste, kur personi e sheh veten nė veprim; domethėnė vėzhgohet gjatė pėrvojės sė vet tė pėrditshme.
    Nė tė vėrtetė nuk ekziston njė “unė” ose njė person i abstraguar nga njė veprim qė kryen, veēse po tė flejė - “epohe-ja” e ēuditshme, humoristike, dramatike, nė tė cilėn njeriu duhet tė bjerė pėr njė kohė tė gjatė -; porse, veē po tė flejė, njeriu ėshtė kurdoherė nė veprim.
    Tė nisesh nga vetvetja do tė thotė tė vihesh nė lėvizje, tė nisesh nga personi yt i kapur brenda pėrvojės sė pėrditshme.
    Atėherė “lėnda” nga je nisur nuk do tė jetė mė njė paragjykim mbi vetveten, njė imazh artificial i vetvetes, njė pėrcaktim i personit tėnd i huazuar nga idetė nė qarkullim dhe nga ideologjia sunduese.

    Torrkerry

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 2.


    2. Uni nė veprim

    Pra, faktorėt nga tė cilėt pėrbėhemi, dalin nė sipėrfaqe, duke e vėzhguar veten nė veprim e sipėr.
    Pikėrisht kėtu duken elementet bazė tė atij qė ėshtė mekanizmi, subjekti njerėzor.

    Shėn Toma thotė nė veprėn De Veritate: “In hoc aliquis percipit se animan habere et vivere et esse, quod percipit se sentire et intellegere et alia huiusmondi opera vitae exercere”.
    Qė do tė thotė: “Nga kėto dikush e kupton se ekziston - se jeton -, nga fakti se mendon, ndien dhe kryen veprimtari tė tjera tė ngjajshme”.

    Sa shumė probleme nxjerr ky vėzhgim!
    Njė njeri nė pėrtaci tė theksuar, tė rėndė - jo nė kuptimin e asaj “paresse”, sė cilės i thur lėvdata Leclercq, po nė atė kuptim qė, kur ka mundėsi tė bėjė 10, dikush bėn 1 ose 0 -, ky njeri ėshtė nė kushte tė tilla qė nuk mund ta kuptojė dot vetveten, ose mund ta bėjė kėtė me vėshtirėsi shumė mė tė madhe.

    Le tė pėrfytyrojmė, pėr shembull, njė djalė, i cili, pėr arsye tė ndryshme, nuk e do aritmetikėn dhe prandaj nuk ėshtė vėnė asnjėherė pėr ta studiuar kėtė lėndė.
    Ai nuk do tė jetė nė gjendje ta marrė vesh nėse ka apo jo, qoftė dhe njė aftėsi minimale nė atė lėmė.
    Pėrkundrazi, nė qoftė se do tė impenjohej, ndoshta do tė arrinte tė e zbulonte se kishte njė aftėsi mbi normalen nė aritmetikė.
    Sepse, pikėrisht veprimi “e zbulon” talentin, faktorin njerėzor.

    Njė vajzė pesėmbėdhjetėvjeēare apo shtatėmbėdhjetėvjeēare,mund tė thotė nė mėngjes, sapo ka nisur ditėn e zakonshme: “Unė nuk vlej asgjė, nuk dij tė bėj asnjė lloj pune; porse, mu nė mbrėmjen e asaj dite, nėse njė djalė, pėr tė cilin ajo ndjen diēka, vjen dhe i thotė: “Unė tė dua ty”, pikėrisht atė mbrėmje ajo do tė zbulonte se ishte e ndryshme nga ato qė kishte menduar pėr veten e vet nga shkurajimi i mėngjesit.
    Tė ngacmuar nga njė ndėrhyrje e jashtme, faktorėt (pėrbėrsit) e personalitetit tė saj kanė dalė nė sipėrfaqe.

    Prandaj, nė njė shoqėri njerėzore, i papuni ėshtė njė njeri qė vuan nga njė atentat i rėndė ndaj ndėrgjegjės sė vetvetes: ėshtė nė kushte tė atilla nga tė cilat pėrceptimi i vlerave tė tij vetjake pėrfundon kurdoherė mė i mjegulluar.

    Porse, qėndrime tė ngjashme me atė “nuk jam e aftė” i vajzės sė shembullit tė mėsipėrm, nuk takohen vetėm si shprehje adoleshentėsh.
    Nėse njė njeri i rritur, pėrballė faktit tė fesė, merr njė qėndrim qė e shtyn tė thotė: “Nuk e ndjej Zotin, nuk kėrkoj ta pėrballoj kėtė problem”, ai e vė veten nė atė pozitė, i shtyrė nga njė varg kushtėzimesh centrifugale, shpėrqėndruese tė vėmendjes dhe jo i udhėhequr nga arsyeja, e cila, po tė vihej nė punė nė mėnyrė korrekte,nuk do tė mund ta eliminonte njė problem tė tillė. Nga ato kushtėzime - tė pėrdorura si alibi - nxirren pėrfundime qė s’kanė tė bėjnė fare me formulimin e arsyeshėm tė njė gjykimi qė lind nga njė impenjim i vėrtetė me faktin jetėsor.
    Faktorėt pėrbėrės tė njerzores pėrceptohen aty ku ata janė tė impenjuar nė veprim, pėrndryshe nuk mund tė nxirren nė pah, ėshtė sikur tė mos ekzistonin, zhduken fare. Prandaj, njė person qė nuk ka dashur asnjėherė, gjatė jetės sė vet, tė impenjohej me faktin e fesė, do tė kishte tė drejtė tė thoshte se ēdo gjė qė lidhet me kėtė fakt, nuk ka tė bėjė me tė, sepse, meqė nuk e ka marrė ndonjėherė nė konsideratė, nė njė pikė tė caktuar, ai fakt ėshtė pėr tė sikur nuk ekziston fare.
    Veēse, nga njėra anė ėshtė e vėrtetė se ai person merr kėtė qėndrim pa vėnė nė veprim mė parė, brenda horizontit tė arsyes sė vet, elementet e nevojshme pėr njė gjykim; nga ana tjetėr, pėr tė arritur deri nė atė pikė kushtėzimi i ėshtė dashur - sikundėr do ta shohim mė tutje - tė pėrshkojė njė rrugė tė tėrė, jo tė arsyeshme, plot me harresa.

    Torrkerry

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 3.

    3) Impenjimi me jetėn.

    Nga sa kemi vėnė nė dukje, del e qartė se sa mė shumė qė dikush impenjohet me jetėn, aq mė mirė i kap vetė faktorėt e jetės edhe nė njė pėrvojė tė veēantė.

    Jeta ėshtė njė ndėrthurje ngjarjesh e takimesh qė e ngacmojnė ndėrgjegjen, duke prodhuar tek ajo probleme nė masė tė ndryshme.
    Problemi nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse reagim pėrballė takimeve.
    Prandaj jeta ėshtė njė ndėrthurje, njė gėrshėtim problemesh, njė endje ngjarjesh plot mė reagime ndaj takimeve, qofshin kėto pak ose shumė ngacmuese (provokuese).
    Kuptimi i jetės - ose i gjėrave mė thelbėsore e mė tė rėndėsishme tė jetės – ėshtė njė pikėarritje e mundur vetėm pėr atė qė e merr jetėn seriozisht, prandaj dhe njarjet e takimet, pėr atė qė impenjohet me problematikėn e jetės.

    Tė jesh i impenjuar me jetėn, nuk do tė thotė njė impenjim i dėshpėruar me njėrin apo tjetrin aspekt tė saj: impenjimi me jetėn nuk ėshtė kurrė i njėanshėm.
    Impenjimi me njėrin apo tjetrin aspskt tė jetės, po tė mos jetohet si njė degėzim nga njė impenjim tėrėsor me vetė jetėn, ka rrezik tė shndėrrohet nė njė njėanshmėri ēequilibruese, njė fiksim dhe njė histeri.
    Mė kujtohet njė thėnie e shkrimtarit anglez G, Chesterton: “Gabimi ėshtė njė e vėrtetė qė ėshtė bėrė e ēmendur”.

    Prandaj impenjimi qė kėrkohet si njė premisė e ngutshme e mbajtjes njė qėndrim, nė mėnyrė qė procesa qė na intereson tė ecė pėrpara me tė vėrtetė, mos tė ngatėrrohet me impenjimin qė ka pėr objektivin njėri apo tjetri aspekt i ekzistencės.

    Kushti qė na jep mundėsi pėr ta hetuar tėk ne ekzistencėn dhe natyrėn e njė faktori bazė (mbėshtetės), vendimtar, siē ėshtė ndjenja fetare, ėshtė impenjimi me tėrė jetėn (me jetėn nė tėrėsi), nė tė cilėn pėrfshihet gjithēka, dashuri, studim, politikė, para, deri tek ushqimi dhe pushimi, pa harruar asgjė, as miqėsinė, as shpresėn as faljen, as durimin.
    Sepse ēdo gjest ka nė vetvete njė hap drejt fatit vetjak.

    Torrkerry

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 4.

    4. Aspekte tė impenjimit.

    a) Nga aspektet e jetės, pjesė tė impenjimit tonė me ekzistencėn nė tėrėsi, do tė nxjerr nė pah menjėherė njėrin qė ėshtė thelbėsor.
    Zakonisht ai aspekt nuk pėrfillet, harrohet, tė paktėn si ndėrgjėgjesim pėr tė, edhe nė praktikė keqtrajtohet dhe shtrembėrohet shumė pėrsa i takon vlerės sė tij: e kam fjalėn pėr traditėn.

    Ky faktor i jetės ka lidhje tė forta me problemin e fesė.
    Sepse, vlera e fesė, vlera fetare, njėson (unifikon) tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen dhe, me autenticitetin e vet (vėrtetėsinė e vet) ėshtė thellėsisht mike dhe vlerėsuese e ēdo ngjyrimi tė sė kaluarės, ashtu silundėr ėshtė e gatshme pėr ēdo rrezik pėr tė ardhmen, dhe qėndron i paepur pėr tė tashmen, pa gjumė, syhapur, sipas shprehjes sė Ungjillit (Khr Lk 21,36).

    Secili prej nesh lindi nga njė traditė.
    Natyra na hedh brenda dinamikės sė ekzistencės, duke na armatosur me njė instrument tė ndėrlikuar pėr ta pėrballuar mjedisin qė na rrethon.
    Ēdo njeri e pėrballon realitetin pėrreth i pajisur, nga vetė natyra e tij, me ato elemente qė i ka nė vetvete si tė dhėna, tė ofruara.
    Prandaj tradita ėshtė ajo pajisje e ndėrlikuar me tė cilėn natyra armatos pėrsonin tonė.

    Jo sepse duhet tė fosilizohemi brenda saj (traditės), por sepse duhet ta zhvillojmė – qoftė dhe pėr ta ndryshuar thellėsisht – vetė atė qė na ėshtė dhėnė.

    Po pėr tė ndyshuar atė qė na ėshtė dhėnė, duhet mė parė tė veprojmė “me” atė qė na ėshtė dhėnė, duhet ta pėrdorim atė.
    Ėshtė pėr hyr tė vlerave dhe tė pasurive qė kam marrė, qė mund tė bėhem edhe unė krijimtar, i aftė pėr tė zhvilluar atė qė mė ka rėnė nė dorė, dhe pikėrisht falė vlerave dhe pasurisė qė mė ėshtė dhėnė, unė arrij t’ia ndryshoj (traditės) rrėnjėsisht kuptimin dhe bazėn.

    Ne themi se tradita ėshtė si hipoteza e punės me tė cilėn natyra na vendos nė kantierin e madh tė jetės dhe tė historisė.
    Vetėm duke shtėnė nė pėrdorim kėtė hipotezė pune, ne mund tė fillojmė, jo pėr tė ngatėrruar, por pėr tė ndėrhyrė me arsyetime, me projekte, me figura kritike nė lidhje me mjedisin, prandaj pėr tė ndikuar mbi atė mjedis tepėr interesant qė jemi ne vetė.

    Ja pra pėrse kėrkohet me ngut (me urgjencė) njė sinqeritet, njė qėndrim luajal ndaj traditės: kjo urgjencė kėrkohet nga njė impenjim tėrėsor me ekzistencėn.

    Nėse njė njeri del nė jetė me traditėn e vet nė dorė, por e flak tutje para se ta ketė provuar me tė vėrtetė, njė qėndrim i tillė ndaj njė instrumenti kaq origjinal tė natyrės, dėshmon njė qėndrim jo tė ēiltėr (luajal) ndaj aspekteve tė tjera tė jetės, po mbi tė gjitha ndaj vetvetes dhe fatit vetjak.
    Dhe qė sinqeriteti ndaj traditės tė mund tė realizohet si njė hipotezė pune vėrtetė vepruese, duhet qė pasuria e traditės tė zbatohet nė praktikėn e jetės pėrmes shoshitjes kritike tė asaj qė, nė premisėn tonė tė parė, e kemi quajtur pėrvojė fillestare (elementare).

    Nė rast tė kundėrt – domethėnė duke e pėrjashtuar atė shoshitje kritike – subjekti, ose ėshtė i tjetėrsuar dhe i fosilizuar brenda traditės, ose, duke iu shitur dhunės sė mjedisit, do tė pėrfundojė duke braktisur atė.
    Kėshtu ndodh nė ndėrgjegjen fetare tė shumicės: dhuna e ushtruar nga mjedisi vendos pėr ata.

    Po ngul kėmbė: ta pėrdoresh nė mėnyrė kritike kėtė faktor tė jetės, nuk do tė thotė tė krijosh dyshime pėr vlerat e saj – edhe sepse njė gjė e tillė sugjerohet nga mendėsia nė qarkullim, porse do tė thotė tė shfrytėzohet ajo hipotezė pune shumė e pasur, nėpėrmjet shoshitjes sė njė parimi kritik qė e kemi brenda nesh, tė lindur bashkė me ne, sepse na ėshtė dhėnė si njė zanafillė dhe qė ėshtė pėrvoja fillestare.
    Po qė se tradita do tė pėrdoret kėshtu, nė mėnyrė kritike, ajo bėhet faktor personaliteti, lėndė pėr njė fytyrė specifike, pėr njė identitet nė botė.
    Thoshte poeti dhe shkrimtari i madh gjerman, W. Goethe: “Atė qė ti trashėgon nga etėrit e tu, rifitoje pėr ta bėrė pronėn tėnde”.

    Torrkerry

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 4.

    4. Aspekte tė impenjimit.( pjesa e dytė).

    b) Njė aspekt i dytė themelor i impenjimit tė unit, pėr tė zbuluar faktorėr nga tė cilėt pėrbėhet, ėshtė vlera e sė tanishmes.
    Tė nisesh nga e tanishmja ėshtė diēka e pashmangshme.
    Pėr ta zhytur shikimin tonė thellė nė tė kaluarėn – e largėt ose tė afėrme – nga cila pikė nisemi?
    Nga e tanishmja.
    Pėr tė marrė guximin pėr t’u futur nė pėrfytyrime tė rrezikshme tė sė ardhshmes, nga se nisemi?
    Nga e tanishmja.

    Kjo e tanishme mezi e kapshme, qė nga njė pikėpamje para syve tanė, duket njė hiē, njė ēast i vetėm, po tė vėshtrohet me mė pak ankth, duket aq e ngarkuar dhe e mbushur plot me tėrė ato gjėra qė kanė qenė para nesh.
    Nė masėn qė unė jam vetvetja, unė jam i pasur me gjithēka ka qenė para meje.
    Toma nga Akuini thoshte: “Anima est quodammodo omnia”. “Shpirti i njeriut, nė njė farė mėnyrė, ėshtė gjithēka”.
    Sa mė shumė se dikush pėrqafon dhe rron nė ēastin e tanishėm, ēdo gjė qė ka qenė para tij dhe qė e rrethon, aq mė shumė ėshtė person, ėshtė njeri.

    E tanishmja ėshtė kurdoherė nė veprim, pavarėsisht nga tėrė plogėshtia, lodhja, hutimi i mundshėm i protagonistit tė saj.
    Njė nga frazat vėrtetė revolucionare qė ka nxitur tronditjet e para tė kontestimit tė vitit 1968, lexohej nė muret e Sorbonės sė Parisit: “De la presence, seulement de la presence” (prani, vetėm prani), njė frazė qė e lexuar nė vėrtetėsinė e saj, nuk tregon thjesht aktualitetin e ēastit, porse, me emrin “prani, pjesėmarrje”, sugjeron tėrė dimamizmin qė pulson (rreh si puls) nė atė ēast tė caktuar dhe qė e ka prejardhjen e vet si “lėndė” nga e kaluara dhe, si nizmė misterioze, nga liria.
    Sepse e tanishmja ėshtė vendi, enigmatik dhe plot shkėlqim, nė tė njėjtėn kohė, i lirisė, energjia qė e manipulon pėrmbajtjen e sė kaluarės, duke ēliruar njė krijimtari tė pėrgjegjshme (me pėrgjegjėsi).

    Kemi thėnė se njeriu, pėr tė kuptuar faktorėt nga tė cilėt pėrbėhet, duhet tė niset nga e tanishmja.
    Do tė ishte njė gabim i rėndė perspektive tė niseshe nga e kaluara pėr tė njohur tė tanishmen e njeriut.
    Sikur, pėr shembull, pėr tė hetuar mbi se mbėshtetet pėrvoja ime fetare, tė thosha: “Tė studiomė historinė e feve, tė analizojmė format primitive tė fetarisė:kėshtu do t’i nxjerrim nė dritė faktorėt e vėrtetė tė pėrvojės fetare”, njė pretekst i tillė niseje nga e kaluara, sodoqoftė, do tė thoshte se nuk ėshtė e mundur tė shmanget njė imazh i “sė tanishmes”, dhe kėshtu do tė rrezikohej tė identifikohej kjo (e tanishmja) me njė konceptim tė ndėrtuar nė tė sotmen.
    Vetėm pėrballė vetėdijes se tanishmes sime kam mundėsi tė vihem nė dijeni pėr fizionominė njerėzore nė elementet dhe nė dinamikėn e saj natyrore – e prandaj edhe tė identifikueshme nė tė kaluarėn.

    Po t’i kap (t’i kuptoj) tani faktorėt e pėrvojės sime si njeri, mund tė hidhem nė tė kaluarėn dhe tė dalloj po ata faktorė qė nxjerrin krye nė vargjet eHhomerit, tė Virgjilit, ose tė Dantes, dhe kjo vlen pėr ta pėrforcuar unitetin e madh tė farės njerėzore, do tė bėhet vėrtetė njė pėrvojė qytetėrimi qė rritet dhe pasurohet vazhdimisht.
    Po tė nisem nga e tanishmja, pė tė hetuar nė vlerat e saj pėrbėrėse pėrvojėn e njerėzores, atėherė studimi i sė kaluarės do ta ndriēojė pėrherė e mė shumė kėtė shikim qė hedh mbi vetveten.
    Porse, para se tė hyj tek enigma e sė kaluarės duhet tė kem nė dorė, qoftė dhe sapo tė cekur, faktorėt e ndritur tė pėrsonalitetit tim tė tanishėm.

    Torrkerry

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT NR. 5.

    5. Realitet i dyfishtė.

    Po tė vėshtrojė me kujdes pėrvojėn e vet, njeriu zbulon dy tipe realitetesh.

    a) Njė tip realiteti, qė e gjen nė vetvete, ėshtė i gjatė ose i gjerė, i rėndė ose i lehtė, i pėrshkrueshėm nga pikėpamja sasiore. Le tė pėrdorim njė fjalė mė tė saktė, i matshėm.

    Qė kur isha fėmijė nė shkollėn fillore mė kanė thėnė se tė matesh do tė thotė tė krahasosh tė tėrėn me njė pjesė tė saj, tė ngritur nė njėsi matjeje.
    Atėherė, nė qoftė se tė matėsh do tė thotė tė krahasosh tė tėrėn me njė pjesė tė saj, do tė thotė se e tera ėshtė e ndashme, se e matshme ėshtė ajo qė mund tė copėzohet, tė pjesėtohet.
    Pra, njė karakteristikė tjetėr themelore e njė realiteti tė matshėm ėshtė karakteristika mė e thellė e ndashmėrisė.

    Mė nė fund, vetė ajo lloj dukurie qė ėshtė vėrtetuar si e ndashme dhe e matshme, pas njė analize tė vėmendshme shfaqet, nė thelb, e ndryshueshme.
    Sikur tė lija njė copė shkėmb, edhe nga mė i qėndrueshmi, mbi njė tryezė, dhe sikur pas njė miliard vitesh dikush tė mund ta vėzhgonte, do ta gjente thellėsisht tė ndryshuar (tė modifikuar).
    Sikur unė tė kisha syrin e Zotit, do tė mund ta kapja nė ēastin qė kalon, ndryshimin infinitezimal (pafundėsisht tė vogėl) nė veprim e sipėr.

    Tipi i realitetit qė paraqet karakteristikat qė sapo treguam, do tė mund tė pėrcaktohej me njė term tė pėrgjithshėm: material (lėndor). Ėshtė materialiteti (aspekti lėndor).

    b) Porse kur njeriu ėshtė i impenjuar tėrėsisht nė atė ēast meditimi mbi vetvete, do tė vėrė re nė “unin” e vet njė tip pėrmbajtjeje qė nuk identifikohet me sa kemi pėrshkruar deri tani.

    Pėr shembull, ideja e mirėsisė, ai kriter qė e gjejmė brenda nesh dhe qė na bėn tė themi pėr dikė: “Ėshtė i mirė”, kjo ide nuk mund tė matet, tė shprehet nė sasi dhe nuk do tė ndryshonte me kalimin e kohės.
    Kur, nė fėmijėrinė time, shikoja nėnėn “ndija” –qoftė edhe pa reflektuar – sa e mirė ishte. “Nėna ime ėshtė e mirė” them edhe tani,dhe pa shikuar ndėrgjegjėsimin e ndryshėm, tė thelluar, ėshtė e njejta ide mirėsie qė e pėrcakton pohimin tim.
    Gjendem plotėsisht identik (i njėjtė) pėrsa i takon pėrmbajtjes sė ndėrgjegjes sė fėmijėrisė sime: jo i ndryshueshėm.

    Po tė them: “Kjo ėshtė njė fletė letre”, kjo frazė mbetet e vėrtetė edhe pas njė miliard shekujsh.
    Ėshtė njė gjykim, dhe nėse gjykimi nuk ėshtė i gėnjeshtėrt, ai mbetet pėrjetėsisht i vėrtetė, po ashtu si, nė tė kundėrtėn, do tė mbetej pėrjetėsisht i gėnjeshtėrt.
    Njė identifikim tjetėr pandryshueshmėrie, pėrveēse nė idenė dhe nė gjykimin, takohet nė dukurinė e vendimmarrjes (decisione).
    Kur them: “E dua kėtė person”, pėrcaktimi i marrėdhėnies (raportit) qė zgjedh liria ime, qėndron si i tillė; koha dhe matja nuk hynė fare nė pėrcaktimin strukturor tė kėtij veprimi.

    Pra dalin si tė pandryshueshėm ideja, gjykimi, vendimmarrja.
    Janė dukuri me njė pėrmbajtje realiteti qė nuk ėshtė e matshme, e pjesėtueshme.

    Pikėrisht kėtu metoda e pėrafrimit me realitetin njerėzor vetjak, tregon madhėshtinė e vet, pikėrisht kėtu del nė pah fakti sesi pėrvoja ėshtė burim njohjeje.
    Po qė se kriteri i vlerėsimit ėshtė diēka thelbėsisht e brendshme (imanente) e personit, nė rast se subjekti nuk ėshtė i tjetėrsuar dhe nuk i shtrembėron gjėrat, ai, duke vėzhguar vetveten nė ēastin e veprimit, do tė shohė, duke dalė nė sipėrfaqe, njė tip faktoresh me disa karakteristika dhe njė tip faktoresh qė ka ca tė tjera, tė pareduktueshme me tė parat.
    Vėzhgimi qė subjekti i bėn vetvetes nė veprim e sipėr, i zbulon, pra, atij faktin se uni i tij pėrbėhet nga dy realitete tė ndryshme: tė pėrpiqesh t’i thjeshtėsosh njėrėn me tjetrėn, do tė ishte njėlloj sikur tė mohosh pėrvojėn qė na i paraqet tė ndryshme.
    Kėto dy realitete me karakteristika tė papajtueshme, mund tė queshin nė shumė mėnyra: i kanė quajtur materie dhe shpirt, trup dhe shpirt. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė tė mbahet mirė e palėkundur shkrirja (pareduktueshmėria) e njėrės me tjetrėn.

    Torrkerry

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •