Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    PO Skender, ti jeton ne milano, por pse nuk kthehesh te jetosh ne Shqiperi e pastaj flasim bashke.
    Jam dakort me ty qe eshte e veshtir, por ligji eshte rregullatori ma i mir e s'duhet me deviju prej ksaj llogjike.................nryshe do t'bishim ne t'njajtin nivel me ata..................Nuk eshte justifikim gjaku qe esht derdh, me derdh prap tjeter, do ishte ni histori qe do u perseriste........Sepse edhe sistemi i kalum vriste e prishte jet njerzish ne emer te dickaje........E pranoj, sado deshire te kesh, jeta ne Shqiperi eshte e veshtire.......por ndryhime per mir ka.

  2. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qe ligji nuk zbatohet kete e dime. Qytetaret nuk e zbatojne, ata qe e hartojne nuk e Zbatojne, atehere si do te behet mire? Mos duhet qe vijne UFOt qe te imponojne ligjin.

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb.com 07/09/2008

    Spiunėt thėrrasin: “kapni spiunėt
    Nga Ilir Dhima

    Shumė vite mė parė, teksa bėja disa kėrkime nė Arkivin Qendror
    tė shtetit, rasti e solli qė tė njihesha edhe me njė dokument,
    qė tregonte...

    ...njė ngjarje, tė cilėn po ua rrėfej shkurtimisht mė poshtė,
    pėr aq sa e mbaj mend, nga shkaku i kohės sė gjatė qė ka
    kaluar.

    Aty nga vitit 1914, kur trupat ushtarake tė Perandorisė sė
    Austro – Hungarisė hynė nė qytetin e Shkodrės dhe rrethinat e
    tij, njė nga veprimet e para qė kryen ishte ngritja e njė
    administrate shqiptare me drejtori tė sektorėve tė ndryshėm.
    Pėr shembull, Drejtor pėr arėsimin u caktua i mirėnjohuri
    Luigj Gurakuqi, kurse pėr financat njė farė Kristaq Kote me
    origjinė nga Korēa. Ky, pasi hartoi dhe dorėzoi zėrat e
    buxhetit tė administratės u urdhėrua tė shkonte nė Sarajevo
    dhe tė paraqitej atje pėrpara komandantit tė armatės, pjesė e
    sė cilės ishin edhe trupat e dislokuar nė veri tė Shqipėrisė.

    Komandanti austriak i turret Z. Kote, se pėrse ky nuk kishte
    planifikuar shpenzime pėr informacionin, por e kishte
    shpėrndarė gjithė shumėn e caktuar midis zėrave tė tjerė.
    Pėrgjigja e financierit shqiptar ishte se, nuk e shihte tė
    nevojshme tė bėheshin shpenzime nė fushėn e informacionit,
    sepse siē e njihte ai vendin dhe njerėzit e tij, mund tė
    gjendeshin informatorė vullnetarė. Kur, pas gjashtė muajsh
    trupat austro – hungareze po largoheshin nga Shkodra,
    gjeneralit qė komandonte armatėn me qendėr nė Sarajevo dhe qė
    po inspektonte tėrheqjen e trupave tė veta i ra nė sy, se pas
    rrjeshtave tė ushtarėve vinte njė vargan civilėsh tė veshur nė
    ditė tė hallit. “Ē’janė kėta?” – pyeti fort i habitur. Dhe nga
    pėrgjigja qė mori e kuptoi, se vėrtet nuk paskej qenė e
    domosdoshme qė tė bėheshin shpenzime nė fushėn qė ai e kishte
    shumė pėr zemėr, ngaqė nuk kishte buxhet qė tė financonte tėrė
    ata informatorė qė kishin spiunuar njeri – tjetrin dhe qė
    prandaj kėrkonin tė gjenin strehė nėn ēadrat e ushtrisė sė
    huaj.

    Kur filluan tė hidheshin bazat e shtetit shqiptar,
    informatorėt erdhėn gjithnjė duke e shtuar numrin e tyre, por
    pa i rėnė nė qafė buxhetit tė varfėr tė tij. Ashtu sikurse ky
    numėr mori progresione gjeometrike nė periudhėn e komunizmit,
    krimet e tė cilit te ne deri tani janė dėnuar vetėm me llafe.
    Duke u deklaruar pėr luftėn kundėr kėtyre krimeve, qysh nė
    periudhėn e parė tė pluralizmit politik, Partia Demokratike
    erdhi nė pushtet. Ajo ngriti, sipas shembullit tė vendeve tė
    tjera tė ish Lindjes komuniste, njė strukturė tė veēantė pėr
    hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė ish Sigurimit tė
    Shtetit nė regjimin e Hoxhės. Por, vėrtet qė nė vendet e tjera
    u bė e mundur qė tė hapeshin dosjet, por nuk u lejua nė asnjė
    mėnyrė qė kėto dosje tė manipuloheshin ose tė masakroheshin,
    siē ka ndodhur te ne.

    Tani, edhe pas kaq vitesh vazhdon avazi i ējerrė i hapjes sė
    dosjeve. Njė tjetėr projektligj pėr kėtė punė nisi tė trazojė
    ujėrat e politikės. Pas njė viti e gjysmė qė ai qėndronte nė
    sirtarėt e Kuvendit tė Shqipėrisė, Kryetarja e tij, Jozefina
    Topalli ēuditėrisht mori flamurin e miratimit tė kėtij
    projektligji, duke deklaruar se do tė ketė tolerancė zero ndaj
    bashkėpunėtorėve dhe oficerėve tė ish Sigurimit tė Shtetit.

    Them ēuditėrisht, sepse ajo asnjėherė mė parė nuk
    pėrgėnjeshtroi shtypin, kur i pėrmendte vazhdimisht
    pseudonimin ‘dizenjatorja’, qė ajo kishte mbajtur nė vitet
    ’80. Apo se tani ėshtė e sigurt qė dosja e saj ėshtė zhdukur
    nga faqja e dheut?!

    Krahas saj, edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha bėri tė
    ditur para disa ditėsh, se projektligji i ri pėr hapjen e
    dosjeve ėshtė mbėshtetur nė variantin ēek tė ‘lustrimit’, me
    disa modifikime tė diktuara nga koha dhe qė, sipas tij,
    normale janė. Mirėpo, ai nuk sqaroi se deri ku ka shkuar ky
    modofikim, edhe tani qė shumėkush e di se ai, kur u zgjodh
    President i Shqipėrisė qė mė 1992, vuri dorė personalisht mbi
    dosjet, duke i shfrytėzuar ato, veē tė tjerash, pėr tė
    pėrhapur nė ekipin politik tė tij frymėn e diktimit tė njėsh-it.

    Njėherazi, ende rrojnė plot nga oficerėt e ish Sigurimit, tė
    cilėt kur shohin nė ekrane tė ndryshme ca politikanė demagogė,
    me vete buzėqeshin, duke kujtuar edhe pseudonimet qė ata
    mbanin. Madje, disa prej tyre, nė kundėrshtim edhe me parimet
    e profesionit qė patėn zgjedhur, nuk nguruan t’ua bėjnė tė
    njohura kėto pseudonime shumė vetėve dhe sidomos pėrfaqėsuesve
    tė shtypit. Nė kėtė mjedis tė mjerė moral e material, ēfarė
    efekti mund tė kishte miratimi i njė projektligji tė ri pėr
    hapjen e dosjeve?

    Nė vlerėsimin e autorit tė kėtyre radhėve, diskutimet midis
    pozitės dhe opozitės politike pėr miratimin e kėtij projekti,
    nė fund tė fundit do tė mbeteshin shterpė, njė lojė e fėlliqur
    me spiunė, qė do ta zhvendoste vėmendjen kurioze tė
    shqiptarėve nga tėrė ato probleme tė mprehta qė pėrjeton
    vendi. Por, sidoqoftė ka njė mėnyrė pėr tė treguar seriozitet
    nė kėtė fushė.

    Nė vend qė tė miratohet njė projektligj me dispozita tė
    formuluara nė mėnyrė krejt tė dyshimtė, le tė hartohet njė
    tjetėr projekt, i shkurtėr dhe pa ndėrlikime, me anė tė tė
    cilit tė mund tė shfletohet, nė mėnyrė publike apo
    konfidenciale, regjistri i bashkėpunėtorėve tė ish Sigurimit
    gjatė periudhės sė komunizmit. Ky regjistėr ėshtė i vetmi
    dokument i plotė, i pa cenuar. Mos u habit i dashur lexues; ai
    pėrmban tė dhėnat kryesore (gjeneralitetet) pėr rreth 600 mijė
    njerėz qė i shėrbyen regjimit tė kaluar, ca nga halli e ca nga
    malli. Gjenden aty emri, atėsia, mbiemri, vendlindja,
    datėlindja dhe pseudonimi pėr secilin prej tyre. Kėta 600 mijė
    emra ėshtė e qartė se nuk u pėrkasin vetėm tė gjallėve. Madje,
    kėta tė fundit pėrbėjnė mė tė paktėt numra rendorė tė
    regjistrit. Por, gjithashtu, pikėrisht kėta nuk duhen lejuar
    kėtej e tutje qė tė punojnė nė institucionet dhe entet e tjera
    publike, pėr tė mos u ushqyer apo majmur nga taksapaguesit
    shqiptarė. Fundja, Kushtetuta jonė e parashikon nė njė
    dispozitė tė veēantė, se nė Shqipėri veprimtaria ekonomike
    ėshtė e lirė. Pra ka vend pėr tė tėrė qė tė jetojnė me punėn e
    tyre, me dinjitet dhe jo nė kurriz tė tjetrit.

    Kėshtu, nuk do tė diheshin hollėsira pėr veprimtarinė konkrete
    tė kėtyre njerėzve, pėr tė cilėn ėshtė kaq nė merak njė
    deputet i Partisė Demokratike, qė megjithėse e ka pohuar edhe
    vetė bashkėpunimin me ish Sigurimin dhe pseudonimin qė mbante,
    merr kurajo dhe flet publikisht pėr kėtė temė(?!). Kėshtu, do
    tė lihej tė vdiste i qetė nė krahėt e sė shoqes edhe ai qė
    kurrė s’e mori vesh, se ishte pikėrisht ajo qė me denoncimet e
    saj e shpuri prapa hekurave si tė dėnuar politik dhe qė tani,
    po ajo, si shumė tė tjerė, vazhdon tė ulėrasė kundėr ish
    sigurimsave. Kėshtu... Me pak fjalė, kėshtu njė herė e mirė
    spiunėt nuk do tė thėrrasin mė: “Kapni spiunėt!”

  4. #24
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Pershendetje baby_bł....Du te baj ni pytje po perpara te informoj se nuk m'pelqen politika....N.q.se ne krye te pushtetit ne vitet 90 ne vend te Berishes do te ishte nje anti komunist i vertet, car menon se do ndodhte???....Un menoj se vetem ni kasphane, kasaphane qe nuk do i vite asniher funi....
    Nuk e mendoj si puna jote, Thjeshte nuk kishte njerez te tjere te rrahur me politiken sic ishin ish komunistet, prandaj si ne cdo vend edhe tek ne po komunistet u shnderruan ne demokrate, socialiste (qe eshte sinonim i komunizmit vetem me pak i zbukuruar LoL).

    Sa per temen komunizmi eshte c'rrenjosur shyqyr zotit, maksimumi do kene ngel kockat e ndonjerit qe s'jane tret mire:P

    E vertete eshte qe tek ne periudha e tranzicionit, dmth kalimi nga komunizmi ne demokraci ka zgjatur shume, por nuk duhet te harrojme te gjitha perparimet qe po behen, perfshire edhe pranimin ne NATO e hyrjen si pjesetar fuqiplote ne marsin qe vjen ne te.
    Ne te vertete ne s'kemi qene tamam ne komunizem, ne kemi qene pre e nje diktatori si Enver Hoxha me shoke te cilet per te mbajtur nen fre pushtetin na kane shtrydhur me te gjitha mundesite per 40 vjet.
    Populli direkt sa u clirua trasformoi cdo gje qe mundte e si mundte ne lek pa pyetur me njeri as per vellane e motren. "Secili per vete e zoti per te gjithe" jemi shnderruar ne. Po a mund te hecet perpara kollaj per nje Shtet te ri e te vogel si Shqiperia me nje mentalitet individual si i joni, pa pike bashkimi, pa pike frymezimi per te bere dicka per vendin tone.
    Ndryshimi e problemi nuk duhet pare tek asnje politikan, qe fundja ben thjeshte punen e tij e kur i kerkohet llogari vepron mire, ndersa kur i jepet "dore e lire" ben cti doje qejfi. Llogarine duhet ta kerkojme tek ne; jemi ne qe zgjedhim politikanet, jemi ne qe duhet te perveshim menget e te punojme e perse jo edhe te mesojme duke filluar te bejm ndryshimin. Ne demokraci ndryshimi nuk behet nga pakica, nga nje grusht politikanesh pra, por nga gjithe popullsia qe me masat qe kane ne dore mund te arrijn gjithcka, mjafton nje drejtim i duhur, mjafton nje ze i duhur, por gjithmone nje ze bashkimi e jo nje ze mediokriteti. Nuk arrihet fuqija nqs te gjithe ne mendojme ne menyre individuale duke u munduar per interesat private e duke korruptuar cdo gje per te arritur ate qe i duhet.
    Une jam optimiste per ate qe po krijohet dita dites e jam mese e sigurte qe komunizmi nuk ka me vend ne Shqiperi, por do ishte gjithcka me e lehte nqs te gjitha ne do beheshim me pak gjykues te keqinj drejt politikaneve e politikes perderisa nuk jemi me te zote se ata po te ishim ne vendin e tyre e te ndihmonim ne menyre solidare arritjen e dickaje me te madhe, per te kthyer vendin tone te vogel nga toke e harruar e pergjakur ballkane ne nje Shqiperi Lule, demokrate e me njerez per t'i pasur nder te flasesh e te ulesh ne nje tavoline. Une enderroj nje identitet qe te na beje krenar per te qenit Shqipetar e te jemi kokelarte per te mirat e per arritjet e vendit tone, jo vetem per dy shembuj sporti apo aktrimi e poezie por ne kompleks))
    La vita č bella...

  5. #25
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Komunizmi nuk eshte zhdukur dhe ska per tu zhdukur derisa te hapen dosjet.Dosjet skane per tu hapur kete e dine te gjithe se shumica jane djegur dhe shume po digjen sepse jane te gjithe te implikuar.Atehere zgjidhja tjeter eshte derisa te vije ne pushtet nje rregjim "ushtarak" i djathte qe ti denoi te implikuarit me gjygje ushtarake.Zgjidhje tjeter nuk shoh sepse "koka" eshte shume e qelbur

  6. #26
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Komunizmi nuk eshte zhdukur dhe ska per tu zhdukur derisa te hapen dosjet.Dosjet skane per tu hapur kete e dine te gjithe se shumica jane djegur dhe shume po digjen sepse jane te gjithe te implikuar.Atehere zgjidhja tjeter eshte derisa te vije ne pushtet nje rregjim "ushtarak" i djathte qe ti denoi te implikuarit me gjygje ushtarake.Zgjidhje tjeter nuk shoh sepse "koka" eshte shume e qelbur
    Je i sigurte per ate qe thua. E di ti zoteri i nderuar qe nuk ka regjim me te keq se sa ai ushtarak. Nuk mund te krahasohet as komunizmi per krime e per keqtrajtime me nje rregjim ushtarak. Mjafton te interesohesh per ate qe ndodh ne disa nga shtetet Afrikane ne te cilat ushtrohen rregjime te tilla edhe do ta kuptosh rendesine (ne menyre te kundert) te asaj qe pohon.
    Rregjimi ushtarak eshte rregjim i pameshirshem. Ndoshta mund te duket i drejte ne nje kendveshtrim abstrakt, por nqs fillon korruptimi eshte shume e veshtire te dalesh e jo me te permiresohesh si Shtet nga nje rregjim i tille.
    La vita č bella...

  7. #27
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Je i sigurte per ate qe thua. E di ti zoteri i nderuar qe nuk ka regjim me te keq se sa ai ushtarak. Nuk mund te krahasohet as komunizmi per krime e per keqtrajtime me nje rregjim ushtarak. Mjafton te interesohesh per ate qe ndodh ne disa nga shtetet Afrikane ne te cilat ushtrohen rregjime te tilla edhe do ta kuptosh rendesine (ne menyre te kundert) te asaj qe pohon.
    Rregjimi ushtarak eshte rregjim i pameshirshem. Ndoshta mund te duket i drejte ne nje kendveshtrim abstrakt, por nqs fillon korruptimi eshte shume e veshtire te dalesh e jo me te permiresohesh si Shtet nga nje rregjim i tille.
    Jo per mua nuk ka regjim me te keq se komunizmi dhe kur e kisha fjalen per rregjim ushtarak nenkuptova rreptesine por me sa duket me ke keqkuptuar.Qe duhet rreptesi per te crrenjosur komunizmin kjo sdo mend.Cfare beri SHBA-ja qe mbahet si simboli i demokracise ne vitet 50 kur ndjeu rrezikun komunist?Cfare bene rumunet ne vitet 90 kur e hodhen Causheskun nga pushteti?Ndonjehere zjarri shuhet me zjrarr kur nuk ka rruge tjeter.Me vone do jete akoma me e veshtire sepse bijte e komunisteve po shkollohen dhe do vazhdoje edhe me shume rrenjosja e komunizmit jo c rrenjosja.Prandaj me duket e arsyeshme perdorimi i ashpersise ne zhdukjen e kesaj kolere

  8. #28
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Po qfare te zhdukni hej nuk eshte zhduk enverizmi as te ne ne Kosove e le me ne Shqiperi , te ta ende eshte partia komuniste me duket , per pak vite me heret e di kurse per tash ne kete vit se di .
    KOSOVA E MADHE

  9. #29
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Jo per mua nuk ka regjim me te keq se komunizmi dhe kur e kisha fjalen per rregjim ushtarak nenkuptova rreptesine por me sa duket me ke keqkuptuar.Qe duhet rreptesi per te crrenjosur komunizmin kjo sdo mend.Cfare beri SHBA-ja qe mbahet si simboli i demokracise ne vitet 50 kur ndjeu rrezikun komunist?Cfare bene rumunet ne vitet 90 kur e hodhen Causheskun nga pushteti?Ndonjehere zjarri shuhet me zjrarr kur nuk ka rruge tjeter.Me vone do jete akoma me e veshtire sepse bijte e komunisteve po shkollohen dhe do vazhdoje edhe me shume rrenjosja e komunizmit jo c rrenjosja.Prandaj me duket e arsyeshme perdorimi i ashpersise ne zhdukjen e kesaj kolere
    Komunizmi beri te vuante nje popull i tere, jo vetem ne qe ishim ne burg.
    Pse nuk gjen shkaqet e komunizmit ti si intelektual qe je?
    Kush e solli komunizmin ne Shqiperi? Kush e mbeshteti? Ishin Vllehet, Ruset ne bashkepunim me kushurinjte e tyre ne Shqiperi, apo jo? Vete ata qe e sollen filluan te hanin njeri-tjetrin vetem nga etja per pushtet.
    Si luftohet komunizmi duke u ul ne tavoline me ata qe kane heshte perpara krimeve te tij?
    Duhet luftuar komunizmi nuk duhet luftuar Berisha.
    Ne fund te fundit duhet pare e ardhmja nuk pare e shkuara. Mos harro qe Shqiperia nuk eshte me nje vend komunist por eshte nje vend i eger ku ha njeriu-njerin.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Berisha ca eshte o skrapari?

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •