Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Pershendetje baby_bł....Du te baj ni pytje po perpara te informoj se nuk m'pelqen politika....N.q.se ne krye te pushtetit ne vitet 90 ne vend te Berishes do te ishte nje anti komunist i vertet, car menon se do ndodhte???....Un menoj se vetem ni kasphane, kasaphane qe nuk do i vite asniher funi....
    na doli edhe nje variant tjeter i emrimit ne pushtet te saliut - shmangia e e kasaphanes ...

    te keqen e arsyetimit ... i kane varur ujkut komunist melēite e kombit ne qafe, o skender ...

    mohoi pronen e ligjshme, zgjati (i hyri edhe ne dru) persekutimin e "kllases armike", mbajti te mbyllura (per tu ripunuar) dosjet e sigurimit, beri ēorap pronen shteterore, publike dhe ate te institucioneve fetare, i mbajti Shqiptaret mbyllur si dikur me kllon, mohoi te drejtat natyrore themeltare te shtetasve, ktheu "unin" sa edhe ramizi ia ka zili, beri partine demokratike repart pararoje te pislleqeve e kontrabandave me arme, karburant, cigare etj, ktheu dushkun ne mega- dhe giga-dushk, fitoi urrejtjen e nderkombetareve qe perkthehet kufizim ne kurriz te Shqiptareve, solli '97 e 98, nuk i mjaftuan, na solli edhe Gerdecin (qe nuk eshte e thene tia dinte emrin) ...

    di gje ti mo sa u vrane ne '97 ... di gje mos eshte vrare ndonje nomenklaturist apo byroist deri me sot ...

  2. #12
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga baby_bł Lexo Postimin
    Me fal pse kjo tani cfare eshte ? Nuk eshte kasaphane kjo ?

    Flasim e flasim per demokraci,por shqipetaret nuk e dine kuptimin e mirefillte te saj.

    Kur te hapim syte ne do te jete shume vone.
    Nuk po bej tifo per kto.....Thjesht du te them se do kishte pas luft civile, gjak pa fun, a m'kupton....Jo cdo gja llogjikohet ne menyre impulsive, kajher duhet me qen ma gjakftoht....

  3. #13
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    na doli edhe nje variant tjeter i emrimit ne pushtet te saliut - shmangia e e kasaphanes ...

    te keqen e arsyetimit ... i kane varur ujkut komunist melēite e kombit ne qafe, o skender ...

    mohoi pronen e ligjshme, zgjati (i hyri edhe ne dru) persekutimin e "kllases armike", mbajti te mbyllura (per tu ripunuar) dosjet e sigurimit, beri ēorap pronen shteterore, publike dhe ate te institucioneve fetare, i mbajti Shqiptaret mbyllur si dikur me kllon, mohoi te drejtat natyrore themeltare te shtetasve, ktheu "unin" sa edhe ramizi ia ka zili, beri partine demokratike repart pararoje te pislleqeve e kontrabandave me arme, karburant, cigare etj, ktheu dushkun ne mega- dhe giga-dushk, fitoi urrejtjen e nderkombetareve qe perkthehet kufizim ne kurriz te Shqiptareve, solli '97 e 98, nuk i mjaftuan, na solli edhe Gerdecin (qe nuk eshte e thene tia dinte emrin) ...

    di gje ti mo sa u vrane ne '97 ... di gje mos eshte vrare ndonje nomenklaturist apo byroist deri me sot ...
    Jam krejt dakort me ty, s'ke ba asni gabim ne arsyetimin tan, je krejt ok.......Por ti me jep ni emer qe mund te ndryshonte gjanat per ma mir..... O shoko njerzit me shkoll ishin ata se pjesa tjeter o kan qen naper burgje e kampe internimi, ose si dihet akoma varri se ku e kan, provo e meno najni prej ktyne ne pushtet ca do kishte nodh.

  4. #14
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Nje shembull me i mire eshte Rusia.Mos pretendoni qe do te zhduket kaq shpejt ajo fare e keqe.

  5. #15
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Nje shembull me i mire eshte Rusia.Mos pretendoni qe do te zhduket kaq shpejt ajo fare e keqe.
    Biles edhe ma gjat se Rusia.....se duke qen vend i vogel e "administrojn" ma mir.

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 12 Korrik, 2008

    Dallgėt e euforisė

    Nga VANGJUSH SARO

    Njė nga konfliktet mė domethėnėse tė shoqėrisė sė sotme shqiptare, ėshtė ai midis prirjeve vetėlavdėruese tė administratės dhe skepticizmit tė natyrshėm qė shfaqin qytetarėt e vet. Ky konflikt ka gjetur pasqyrimin e tij, nė mėnyrėn mė ekstreme, nė njė sėrė grevash (urie); sikundėr nuk ka munguar nė dhėnien e opinioneve (tepėr tė rezervuara) pėr njė sėrė mediash dhe sondazhe tė shoqatave jopolitike.

    Qytetarėt e kėtij vendi nuk janė nė “qiellin e shtatė”, ashtu si shumica qeverisėse. Madje qytetarėt iu druhen dallgėve tė euforisė. Mirėpo pikėrisht nė emėr tė tyre, kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka kėrkuar sakaq njė “mandat tė dytė” qeverisės; edhe pse i lodhur nga akuza tė cilave gjithnjė iu ikėn. Thelbi i ngutjes sė radhės tė numrit njė tė ekzekutivit shqiptar, ka tė bėjė kėtė herė me publikimin e disa shifrave, qė vende-vende janė tė stisura, e ndėrkaq, disa prej tyre edhe tė vėrteta.

    Njė pasqyrė e arritjeve ekonomike tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2008, e prezantuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, ka qenė e paralajmėruar nga Kryeministri, atėherė kur ai foli pėr “mandatin e dytė”. Sigurisht, edhe shefi i qeverisė sė shumicės, edhe ministri i tij, janė nė dijeni tė vlerave tė vėrteta qė ka prodhuar ekipi i vetėlavdėruar; sikundėr dinė shumė mirė edhe kushtet nė tė cilat disa shifra janė tejfryrė kėsisoj. Bie fjala, koeficienti i rritjes galopante tė ēmimeve, qė normalisht do tė duhej patur nė konsideratė, nuk merret nė sy asfare.

    Po ashtu, nuk vlerėsohen njė sėrė problemesh me biznesin; (vetėm me organet tatimore janė nė gjyq 400 subjekte). Nė tė njėjtėn kohė, harrohen krejt hallet e mėdha me ujin e pijshėm dhe me dritat; sikundėr ato nė fushėn e mjekėsisė, qė ėshtė pėrfshirė sė fundi nga disa skandale. Pas krahėve hidhen edhe ngėrēet e tjera sociale, si papunėsia, por edhe fenomenet tipike tranzicionaliste, si vjedhja e trojeve, trafiqet e armėve, shkeljet dhe abuzimet e rėnda financiare tė administratės. Nuk shihen nė mėnyrė realiste as performancat e tjera ekonomike jetike, qė jo pėrherė ngarkojnė me pėrgjegjėsi qeverinė, si rritja e inflacionit. Shumė prej kėtyre fakteve, janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen publike nga opozita dhe mediat. Por nė raportet optimiste tė qeverisė, argumente tė tilla dilematike nuk gjenden. Dhe kjo e thellon mė tej konfliktin e heshtur tė qeverisė me popullin e vet.

    Cilado tė ishte njė pamje mė pranė sė vėrtetės? Rrethe tė ndryshme tė vendit pėrballen me probleme tė rėnda, qė kryeqytetit ia fshehin deri diku luksi i rremė dhe gazetat (gjoja) serioze me foto femrash lakuriq. Ndryshe nga numri njė i ekzekutivit, sikundėr edhe ministrat e tij, qytetarėt shqiptarė pėrjetojnė vėshtirėsi tė mėdha jetike. Dhe rritja e premtuar e pagave, nuk arrin tė mbushė kurrsesi mungesat e tyre. E gjithė kjo ndodh nė njė kohė kur njė pjesė e madhe e zyrtarėve dhe tė privilegjuarve tė sotėm, lahen nė vaska floriri; tamam siē ka thėnė kryeministri. Qytetarėt shqiptarė e shikojnė kėtė skotė mėtonjėsish ashtu siē shikonte artistėt e filmave personazhi i “Moll’ e ndalueme” tė Migjenit.

    Por ka edhe institucione e drejtues tė tjerė politikė apo shtetėrorė, qė gjithashtu pėrpiqen tė jenė mė realistė. Presidenti i Republikės, z.Bamir Topi, duke iu tėrhequr vėmendjen e institucioneve legale tė kontrollit, u shpreh se burimet jopolitike vazhdojnė tė ngrenė me shqetėsim ekzistencėn e korrupsionit dhe tė mentalitetit korruptiv tek njė numėr zyrtarėsh tė tė gjitha niveleve.

    “Unė mund t’ju them, shtoi ai, qė raportet ndėrkombėtare shpeshherė kanė konstatuar dhe kanė shprehur, me tone kritike, qė nė disa sektorė ka problematika, ku korrupsioni ėshtė mė i ndjeshėm, ashtu sikurse edhe vetė qytetarėt po bėhen gjithnjė e mė shumė aktivė nė kėrkesat e tyre”. Dhe mė tej: “Konstatohet se ka nėpunės, madje 175 tė tillė, qė nuk zbatojnė ligjin dhe madje nuk deklarojnė as pasurinė apo nuk nėnshkruajnė deklaratėn e konfliktit tė interesit. Njė gjė e tillė, ėshtė sa e dėnueshme, aq edhe e papranueshme nė logjikėn e funksionimit tė administratės dhe tė shtetit. Nga modele tė tilla zyrtarėsh ėshtė e kotė tė presėsh zbatimin e ligjit nė raport me qytetarėt”.

    Kėta zyrtarė tė lartė nuk jetojnė as nė Hėnė, as nė Mars; shumica e tyre janė pjesė e ekipit qeverisės “mė tė suksesshėm”. Mė tej, nė fillim tė korrikut, Kontrolli i Lartė i Shtetit konstatoi njė sėrė shkeljesh dhe abuzimesh nė Zyrėn Qendrore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tiranė (ZQRPP); nė Zyrėn Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tiranė; nė Degėn e Tatim-Taksave, Tiranė; nė Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare. Ndėrkaq, nė Vlorė sapo janė akuzuar pėr shitje trojesh disa zyrtarė tė rėndėsishėm lokalė, midis tė cilėve edhe njė ish-kandidat pėr deputet i shumicės.

    Sigurisht, euforia, tė cilėn qeveria shqiptare e ka me shumicė, nuk gjendet nė sondazhet e organizmave ndėrkombėtare; nuk gjendet as nė raportet e institucioneve mė tė rėndėsishme tė botės; pėrkundrazi, nė to ka kritika dhe vėrejtje esenciale. Kėshtu, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pohon se investimet e huaja direkte kanė patur njė rritje gjatė vitit 2007 nė Shqipėri. Por ndryshe nga qeveria shqiptare, institucioni i huaj nėnvizon ndikimin e faktorėve tė tillė tė rėndėsishėm, si privatizimi i “Albtelecom”-it, pėr tė vazhduar me investimet nė industrinė e ēimentos dhe nė energjitikė.

    Nė faqen e internetit tė kėtij institucioni, nė rubrikėn “Indikatorė tė Tranzicionit”, vetėm treguesi “Liberalizimi i ēmimeve” paraqet pėrafėrsisht “standarde tė njė ekonomie tregu tė industrializuar”. Treguesit e tjerė, si privatizimet strategjike, siguria e tregjeve, politikat e konkurrencės, etj., janė nė kufij modestė. Nė tė njėjtėn hapėsirė, kujtohen problemet e rėnda energjitike tė vendit dhe grahma financiare e KESH-it. Nė njė nga raportet mė tė fundit tė Bankės Botėrore, thuhet se Vendet e Evropės Lindore e kanė kapėrcyer krizėn e viteve ‘90, por ato duhet tė jenė novatorė, tė pėrfshijnė qytetarėt nė zhvillimet e vendit tė tyre, si dhe tė integrohen me gjerė me ekonominė globale, nėse dėshirojnė tė ruajnė ritmet e rritjes. Por nuk ka kritikė e institucion qė tė kthejė me kėmbė nė tokė drejtuesit arrogantė tė shumicės, ca mė tepėr qė afrohet viti elektoral 2009.

    Edhe pse ėshtė keq e mė keq, qė tė shikosh pikėrisht mėtonjėsin, siē thoshte Fishta, “me mbajtė garuzhden mbrendė ndėr vorbat tona / e t’tanė yndyrėn ai me e zjerrė pėr vedi...” (Emancipimi i kombit shqiptar).

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    NE Shqiperi ka nevoje per nje revolucion te tipit francez, ku ish komunistet te ekzekutohen ne gijotine aty para Skenderbeut!

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    OPINION/ A mund ta ndalim trashjen e mėkatit?

    Nga Selim Belortaja
    Po mbyllet edhe ky sezon parlamentar dhe “hapja e dosjeve” duket se ja hodhi dhe kėtė herė. Pas njė ri-shpallje tė rradhės nga kreu i parlamentit, ēėshtja duket se ngeci pėrfundimisht, mpleksur diku mes axhendash e kalendaresh, pėrplasje variantesh e muhabete studiosh televizive.

    Njė situatė qė nuk qetėson askėnd. As vetė persekutorėt pa le viktimat. Por sidomos njė situatė qė nuk na shpėton nga njė e keqe kolektive: nga trashja e mėtejshme e mėkatit. Gjithsesi puna ėshtė pezull dhe pritshmėria publike qė ēėshtja tė zbardhet, po bie nė nivelin zero.
    Ē’po ndodh dhe ē’e pengon vallė kėtė reformė bazė tė tranzicionit tonė qė tė bėjė pėrpara?
    ***
    Pengesa mė e parė kėtu mė duket raporti me tė vėrtetėn. Njė e vėrtetė qė shtrihet qė nga nevoja e ndriēimit tėrėsor tė tablosė (jo pjesė-pjesė) e deri tek sinqeriteti i palėve “nismėtare”. Pėr ta bėrė vėrtet njė pastrim pėrmes hapjes. Apo pėr ta pėrdorur “hapjen” thjesht si njė sebep, pėrmes tė cilit tė zgjidhen halle tė tjera. Tė politikės sė lartė sigurisht. Pikpyetja e parė kėtu nis qysh me theksimin e fortė tė termit “nismė” e “nismėtar”. Flitet pėr njė “nismė tė kryeparlamentares Topalli”. Dje u fol madje edhe pėr njė nismė tjetėr tė saj. Pėr ta rifilluar nismėn. Po ē’nismė-zeza? Kur edhe fėmijėt e lagjes ka vite qė luajnė me “ta lashė dosjen!”. Si mundet qė akoma pas 18 vitesh me kėtė avaz nė gojė, tė pėrdoret njė term i tillė? Pėr vete them se gjithkush qė kėrkon ta shpallė “lustrimin” si njė “nismė”, s’bėn mė shumė se sa ai konferencieri qė anonēon rivėnien nė skenė tė njė pjese teatrale. Me titullin e shpifur: “karnavalet e ..dosjes”.
    E dyta barrierė, ndoshta mė e madhja e mė e konkretja, ėshtė gjendja e inventarit nė “magazinėn” e dosjeve. Dosje-dosje!-dėgjojmė gjithandej. Ndėrkohė qė askush s’po i hedh njė sy dollapit e tė shohė se ē’ka mbetur nė fakt atje. Ose e dijnė mirė dhe na mbajnė kot nė njė tension tė sajuar. Debatet e fundit, sidomos ato mes njohėsish tė sektorit e ish-pėrgjegjėsash qė i kemi aq dendur nė ekranet tona, na bėjnė tė qartė se ndėrsa njerėzit pėrleshen pėr kriteret e parimet e “lustrimit”, gjendja nė arshivėn dokumentare ėshtė ..pėr ibret. LLoj-lloj duarsh tė pushtetit janė futur dhe i kanė trazuar ato karta, herė me ligj e herė pa ligj. Lajmi mė befasues kėtu ėshtė ai se nė fillim vitet ’90 njė pjesė e “dosjeve” u pa e udhės .. tė asgjėsoheshin. Dhe cilat pa? Pikėrisht ato qė lidheshin me akuzėn bazė mbi tė cilėn rregjimi burgoste, internonte e likuidonte: agjitacion-propagandėn dhe tentativė-arratisjen!. Po,po, tė asgjėsoheshin. Njė mal dokumentash tė shtetit, kopsitur me vula e firma, pėrcjellė nė mėnyrėn mė strikte pėr dhjetra vjet nga njėra dorė nė tjetrėn, vendoset tė zhdukėn ..brenda njė jave. Kush e vendosi? Si u pranua? Kush pėrfitoi? Kush u “lehtėsua”? Dhe mbi tė gjitha ē’farė mbeti nė rafte pas kėtij mega-pastrimi? Pėr kėto askush s’ka folur e askush s’po flet deri mė sot. As shtetarėt aktualė, tė cilėt e kanė pėr detyrė, qė para se tė na shpallin e fryjnė kokėn me nismėn e ri-nisur kaq herė, tė bėjnė inventarin e saj e tė na thonė pėr ē’dosje e kanė fjalėn? Kjo natyrisht e bėn pluhur e hi gjithė strategjinė e lustrimit dhe sidomos e minon pėrfundimisht efektin pozitiv qė pritet prej tij.
    Dhe e treta, ėshtė njė taktikė edhe mė e sofistikuar. Por qė i heq pėrfundimisht shanset e ndonjė zbardhje pėr punė “dosje” e “spiunllėku”. Ėshtė fjala pėr pėrzierjen vend e pavend tė pėrgjegjėsisė konkrete tė dosje-mbajtėsit me pėrgjegjėsitė ideologjike tė pushtetit e tė sistemit. A ka bazė kjo pėrzierje? Sigurisht qė ka madje edhe shumė tė fortė. Por njė heqje e ēdo kufiri mes ideologjisė e pėrēuesve tė saj nga njėra anė, dhe bashkėpunėtorėve konkretė nė dėnimin e dhunimin e njerėzve konkretė, veēse i fsheh e i mbulon kėta tė fundit. Duke e katandisur nė hiēgjė vetė “nismėn”. Duke bėrė madje edhe njė zhvendosje tė vemendjes nė njė terren krejt abstrakt. Pėr tė cilin le tė shtojmė dy fjalė.
    Parapalėqehet p.sh. qė komenti mbi “dosjet e ish-spiunėve” tė ēelet me njė paralele tė fortė mes dy sistemeve ideologjike totalitare, atij nazi-fashist dhe atij komunist. Kjo nuk ėshtė pa vend sigurisht. Ashtu si nga ana tjetėr, kėtu mund tė ketė edhe pak debat me oponentėt, dhe kjo gjithashtu nuk ėshtė pa vend. Diferencėn na e bėn mjaft tė qartė rasti i nobelistit Günter Grass. Rrėfimi i tė cilit se kishte qenė pionier nazist nė fėmijėri, desh i kushtoi ēmimin e madh, fituar ..nė pleqėri. Po mė thoni ju, a do tė merakosej kush nė Shqipėri nga fakti qė edhe unė edhe ti, pėrfshi po tė duash edhe personalitetet mė tė zėshme antikomuniste qė u rritėn rrotull nesh, kanė qėnė nga pak pionierė me shall tė kuq rreth qafės?. Pra (me apo pavetėdije) “filiza” tė partisė komuniste. Qė pastaj u bėnė “fidanė”. Mė vonė “lastarė”. E kėshtu me rradhė. Derisa thuajse tė gjithė (ca nga qefi e ca nga zori), u bėnė drurė me gdhėnj e lėkurė tė ashpėr, tė kuqėrremė. Qė rriteshin a krasiteshin, ujiteshin a sharroheshin (sipas shenjės qė bėnte kryedruvari mbi lėvozhgėn e tyre) duke mbetur po atje. Brenda vijės sė verdhė tė ..pyllit tė kuq.
    Natyrisht roli i seksioneve “pa dosje”, tė atij sistemi s’ka si tė harrohet. Gjithashtu edhe fakti qė vetė hallkat e informacion-represionit s’ishin veēse armė tė partisė. Dhe se pa kėtė tė fundit ato s’do tė mundnin kurrsesi t’i punonin atė qė i punuan, jo thjesht kundėrshtarėve politikė (se me ata mbaruan punė shumė herėt), por edhe ēdo njeriu qė tentoi tė bėhej ...qytetar.
    ***
    Gjithsesi njė pėrzjerje e tepruar e spekulative e kartave, mes ideologjisė dhe ideologjizimit –nga njėra anė dhe hallkave direkte tė represionit –nga ana tjetėr, nuk ėshtė se ndihmon shumė nė zbardhjen e ēėshtjeve dhe pastrimin e shoqėrisė nga kėto rrėnjė tė se kaluarės. Kjo pėr arėsye se sistemi i gjykimit nė botėn civile ėshtė i tillė, qė ndjek vetėm zinxhirin e pėrfshirjes nė “dėmin” konkret, nė abuzimin e nė krimin konkret.
    Si i bėhet nė kėtė situatė? Ka mendoj, njė kriter tjetėr mė tė thjeshtė, i cili e shmang konfuzionin dhe njėkohėsisht nuk fsheh askėnd. Ky ėshtė raporti i tyre me aktin konkret tė goditjes, me dhunėn, me krimin e me genocidin. Pse jo edhe raporti me ligjin e kohės.
    Sidoqoftė vlen tė fillohet nga mė e lehta dhe mė e qarta. Qė ėshtė pėrsėri stiva e “dosjeve”. Arėsyeja se pėrse “dekomunistizimi” shpesh kuptohet si “hapje e dosjeve” e gati barazohet me tė, ka pikėrisht kėtė shpjegim. Qė faji i diktaturės lexohet mė lehtė tek njė dosje e shkruar, se sa tek vendimmarrėsit mė tė egėr por ..”pa dosje”. Pėr mė tepėr qė ne, ndryshe nga tė ngjashmit tanė, as kėtė hallkė kaq flagrante e kaq tė identifikueshme tė sė kaluarės, nuk e kemi sqaruar ndonjė grimė. Pa le pastaj ideologjinė e botėkuptimin, me tė cilat dihet qė demokracia ėshtė aq e gjerė e zemėrmadhe.
    ***
    “Dosjada” e radhės sivjet nisi mė herėt. Mė herėt me sa duket kanė filluar dhe sikletet e mazhorancės dhe nevoja e saj pėr tė zhvendosur vemėndjen, nga problemet e vėrteta tek tema mė zbavitėse e kėtij shekulli: “dosjet”. Ndėrkohė qė nėpėr kėmbė ndodhet Gėrdeci, reformat e pakryera (pėrfshi edhe atė zgjedhore), protesta sociale, si dhe “mosbindja civile” deri edhe e institucioneve mė tė larta tė shtetit.
    S’jam i vetmi qė them se kjo temė hapet e rihapet jo pėr ti dhėnė dum ēėshtjes (ata vetė i kanė ēelėsat e saj), se sa pėr t’i tundur e shkundur ato kėrcėnueshmė nė fytyrat e kundėrshtarėve sa herė qė situatat politiko-personale e kėrkojnė. Kur kemi ndonjė karshillėk mes institucioneve. Ose kur disa syresh tentojnė realisht pavarėsimin. Njė rast i tillė duhet tė jetė edhe ky qė na shtyn sivjet ta nisim mė herėt. Duke e mbyllur ..edhe mė herėt. Natyrisht pa asnjė dobi pėr ne.


    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb

  9. #19
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    NE Shqiperi ka nevoje per nje revolucion te tipit francez, ku ish komunistet te ekzekutohen ne gijotine aty para Skenderbeut!
    Pershendetje Edvin83.................PAQE, PAQE dhe vetem PAQE.........Nuk besoj se mund te durojm prap gjak............do mjaftote qe ligji te funksionote, dhe cdo gja do merrte per ma mir.

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO Skender, ti jeton ne milano, por pse nuk kthehesh te jetosh ne Shqiperi e pastaj flasim bashke.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •