Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1

    Unhappy A eshte ērrenjosur vertet komunizmi ne Shqiperi?

    18 vjet pas revoltave popullore qe sollen ne renien e qeverise komuniste, Shqiperia eshte akoma ne nje periudhe tranzicioni, pra ne nje ndryshim te ngadalte te menyres se qeverisjes. Me vendosjen e qeverise se re demokratike ne vitin 1992 shume prej shqiptareve menduan se tashme ia hodhen! U vendos demokracia. Te gjithe gezuan dhe festuan ardhjen e qeverise demokratike dhe largimin e figurave te regjimit qe persekutoi shume njerez. Disa njerez, nga gezimi i madh, u turren drejt gjithēkaje qe ishte ndertuar nga regjimi komunist dhe shkaterruan shumicen e tyre. Shume fabrika dhe uzina te ndertuara nga vete populli u bastisen dhe dolen jashte funksionit te tyre, ēka detyroi qeverine demokratike ti mbyllte. Tokave te mbjella me peme frutore, perime, grure, etj, iu vu kazma ose u dogjen ne masen me te madhe. Serrat prane qyteteve u vodhen dhe u shkaterruan. Ekonomia shqiptare arriti nivelin 0 (zero), ēka permbushi edhe deshiren e nje personi, te ndjere tashme, qe gjate kohes se revoltave u beri thirrje popullit te shkaterronin ēdo gje qe ishte ndertuar nga komunizmi. Dhe populli nuk ia beri fjalen dysh, pasi sapo kishte arritur te shijonte ditet e para te lirise nga nje regjim i eger dhe censurues ne masen me te larte te lirive themelore te njeriut.
    Por u harrua diēka! Kush ishin ata qe ndalonin mendimin e lire? Kush ishin ata qe persekutuan me mijera shqiptare vetem sepse shprehen nje pakenaqsi ne nje moment deshperimi ne ndonje rradhe per qumesht, apo se kishin levizur pak antenen per te pare ndonje program tjeter televiziv ndryshe nga programet monotone te TVSH e cila ne ate kohe ishte nje ekran qe drejtohej nga regjimi? Sa prej tyre vuajne denimet per ato qe kane bere? Sa prej tyre ndodhen jashte administrates se larte shteterore?
    Me rezulton se trungu i regjimit qenka prere, por rrenjet vazhdojne te thithin gjakun e atyre qe e prene kete trung. U shkaterruan me mijera objekte ku punesoheshin me qindra e mijera persona, nderkohe qe asnje nga persekutoret nuk eshte denuar. Madje as dosjet e tyre nuk jane hapur, ne menyre qe ata te vazhdojne ta perpijne kete vend akoma me shume. Populli i pervuajtur vazhdon te jete po ne te njejten grade qe ishte gjate periudhes komuniste. Dikur rrinin ne rradhe per ushqime, sot nuk mund te blene ushqime se te ardhurat jane te ulta. Dikur shteti nuk lejonte qe populli i tij te dilte jashte, sot vendet e huaja nuk e pranojne popullin e ketij shteti te vizitoje vendet e tyre dhe vizat jane mjaft te kufizuara.
    Rrenjet e komunizmit akoma nuk jane thare. Edhe per sa kohe.....

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    A eshte ērrenjosur komunizmi ne Shqiperi??? No way. Thjeshte kane nderruar kostum komunistet dhe tani quhen me emra te tjere, per shembull PS, PD, LSI, etj...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    M'vjen keq me t'than, por s'do thahen kurr!!! Do transformohen ne forma te tjera, ku gjithmon i pershtaten kohes ne menyren me perfekte.....Por dicka po e them me siguri, ishalla nuk hapen dosjet, se do vritet vellai me vella, kjo eshte e sigurt, sepse sistemi i ka impliku thujse te gjith ....... Ti thu komunizmi, e jam dakort me ty, por kto jan persona, qe nuk kan ideale, dhe zgjedhin formen me te eger ku rregulli i vetem eshte "te jetosh me fatkeqesin e te t'tjerve" nuk nalen para asgjeje, vec para ZOTIT, aty do japin llogari dhe per ket jam i sigurt

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin

    M'vjen keq me t'than, por s'do thahen kurr!!! Do transformohen ne forma te tjera, ku gjithmon i pershtaten kohes ne menyren me perfekte.....Por dicka po e them me siguri, ishalla nuk hapen dosjet, se do vritet vellai me vella, kjo eshte e sigurt, sepse sistemi i ka impliku thujse te gjith ....... Ti thu komunizmi, e jam dakort me ty, por kto jan persona, qe nuk kan ideale, dhe zgjedhin formen me te eger ku rregulli i vetem eshte "te jetosh me fatkeqesin e te t'tjerve" nuk nalen para asgjeje, vec para ZOTIT, aty do japin llogari dhe per ket jam i sigurt
    une nuk e shikoj kaq pesimiste gjendjen, si e paraqet ti skender - nje nga qellimet e tyre te mbrapshta eshte te vrasin shpresen ...

    hapja e dosjeve sjell lehtesimin e ndergjegjes kombetare, lirimin prej medyshjeve dhe dyshimeve ... perforcon bindjen se eshte me mire ne udhen drejt sistemit te demokracise perendimore se sa ne anadollakizmin e kuq ...

    nuk e gjeti ndonje "hata" nomenklaturen komuniste, nuk u shkrep as edhe nje pushke kunder ndonjerit prej tyre ... perkundrazi, ata arriten qe Shqiptaret te shprehin "shprehin" dufin e tyre nepermjet kallash '97 ...

    jam plotesisht dakord qe komunistet e konvertuar dhe sigurimsat profesioniste jane njerez pa ideale ... por nuk ma thote mendja se do te shpetojne pa u ndeshkuar ketu ne toke ... ndersa ne jeten e pertejme, shpagimin e kane te garantuar ...

    thua ti coquistador se

    Rrenjet e komunizmit akoma nuk jane thare. Edhe per sa kohe.....
    ky eshte shqetesim i vertete, sepse akoma ne krye te vendit jane komunistet, punisto-nomenklaturistet si saliu e gramozi, ashtu edhe sajesa zombiste si xhuvel, imam ...

    por ky eshte nje proces, i cili prej ketyre me lart, po behet me i gjate se ne vendet e tjera ish-komuniste ... nga ana tjeter, nuk duhet harruar se mentaliteti punisto-nomenklaturisto-sigurims nuk hiqet dot, mbase edhe me kalimin e ketij brezi ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Komunizmi ishte ne gjunje gjat Hoxhes tani eshte ne kembe.
    Se tere Shiperine ekonomike ata e kane.
    Kane bertitur shume burra te mencur o shqiptare ju bene Katovicen aty asnje se ve ujin ne zjarr.
    Mir tja bejne ketij populli kaq indiferent. Rri e ngordh e prape nuk cohet ti jape dermen komunsiteve e spiuneve te qebur qe kane zaptuar prona njesi prodhimi, banka e cdo lloj pasurie.
    Shqiptaret me mire preferojne te hane ndonje kacidhe nga ta se sa ti vene fshesen komunisteve.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Hapja e dosjeve do te sjelli ate qe te gjthe e dinim.
    Mbi 90% e shqiptareve ishin fuksa.Jasht kategorise qendronin ata qe ishin familjare te armiqve te regjimit,qe numeroheshin me gishta.
    Per ēfare motivi hapen dosjet dhe kush po i hap?
    Ne Shqiperi ka shume budallenj qe jane ne pushtet dhe po i ngjisin kete semundje edhe popullit.
    Sa dosje kane mbetur,sa jane zhdukur?
    Do nxjerrin ndonje kollovar qe ka nje pune shteti vari lesht e do ta ndeshkojne si spiun.Kokat e medhaja si prek njeri,o popull.Do te kete proēese,do flitet per disa kohe e do harrohet.
    Se prek njeri Salen e Tosin dhe pjellat e tyre.

    Jemi i vetmi vend ku komunizmi dorezoi ēelesat e pushtetit.Kjo eshte e pamundur,nuk eshte natyrale qe te ndodhi.
    Cilat jane ndryshimet nga koha e diktatures?
    Thjesht na kane dhene lirine e fjales vk,nje demokraci te rreme,nje sistem te semure,nje popull qe ska te ardhme dhe pa shprese,qe nder mungesa eshte ajo me vdekjeprurese per moralin dhe ndergjegjen e nje populli.E ardhmja ka ngjyra shume te erreta per ne.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Pershendtje Duaje Siveten....Kur shprehem ne ket menyre, mbeso qe nuk esht e leht , por duhet te jem realist perballe do gjanave. Po te argumentoj. Para 4 vitesh vendosa per me ba 1 investim ne Shqipni, e kisha me shum qejf, ishte ni nga andrrat e mija. Per me vu n'kam ket biznes kam arrit t'shoh me syt e mi, se e gjith infrastrutura shqiptare eshte e ktyne personave qe me shum fanatizem rujn bizneset e tyne duke monopolizu thujse te gjith ekonomin shqiptare. Per me te blloku ty i kan te gjitha mjetet, dhe i perdorin ne driten e dilellit, pa problemin ma t'vogel. Kam ngel teper i zhgenjym. N'Shqipni eshte shum e veshtire qe keta persona te ikin nga skena, t'pakten kshtu e mendoj un. Parashkruesi permendi edhe Gatovicen, eshte shum domethenese, per menimin tim eshte kjo fjal e vetme qe i kthen pergjigje pytjes te kesaj teme.....por shpresen s'mund ta vrasin sepse ata jetojn ne menyren e tyne, kurse ne mbijetojm ne menyren ton.....dhe mbeso, skisha me i nrru rolet, nihem se kam Zotin afer meje.

  8. #8
    i/e larguar Maska e baby_bł
    Anėtarėsuar
    19-10-2007
    Vendndodhja
    A la isla bonita
    Postime
    278
    "Komunizmi" ka nje koncept shume te gjere te fjales .....

    Mendoj se kemi per kryeminister nje KRYE "komunist" ...

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar mė parė nga baby_bł Lexo Postimin
    "Komunizmi" ka nje koncept shume te gjere te fjales .....

    Mendoj se kemi per kryeminister nje KRYE "komunist" ...
    Pershendetje baby_bł....Du te baj ni pytje po perpara te informoj se nuk m'pelqen politika....N.q.se ne krye te pushtetit ne vitet 90 ne vend te Berishes do te ishte nje anti komunist i vertet, car menon se do ndodhte???....Un menoj se vetem ni kasphane, kasaphane qe nuk do i vite asniher funi....

  10. #10
    i/e larguar Maska e baby_bł
    Anėtarėsuar
    19-10-2007
    Vendndodhja
    A la isla bonita
    Postime
    278
    Me fal pse kjo tani cfare eshte ? Nuk eshte kasaphane kjo ?

    Flasim e flasim per demokraci,por shqipetaret nuk e dine kuptimin e mirefillte te saj.

    Kur te hapim syte ne do te jete shume vone.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •