Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Gjykatësit e komunizmit, fajtorë si të nazizmit

    Gjykatësit e komunizmit, fajtorë si të nazizmit


    Nga: Bashkim KOPLIKU

    Disa nga firmëtarët e varjes së poetit Havzi Nela, kanë mbushur gazetat këto ditë, duke u justifikuar për krimin e tyre, sepse paskëshin qenë “shërbëtorë të ligjit”, apo se “Havzi Nela nuk duroi dot komunizmin”, dhe ata, gjykatësit që e vranë, sot ju ardhka keq, por në 1988, ishin fare në rregull, sepse thjesht po “zbatonin ligjet me saktësi”. Mendoni, veç disa muaj më vonë, veç disa qindra kilometra larg nesh, pushkatohet në Rumani, sekretari i parë i vendit, Çaushesku.

    Natyrisht, gjykatësit e komunizmit duhet t’ua dinë për nder karrierat e tyre pas vitit 1991, kolegut të tyre në parti, sekretarit të partisë komuniste (kryeministri i sotëm!), Sali Berisha, si dhe disa shokëve të tij, sepse përndryshe, së paku do t’i linin funksionet, në mos do t’u duhej të përgjigjeshin para ligjit, njësoj si u përgjigjën në gjyqet e Nurembergut, gjykatësit nazistë.

    Teoria e nxjerrjes të pafajshëm të gjykatësve (por edhe shumë pushtetarëve të tjerë të komunizmit), me kusht që ata të kenë zbatuar ligjet e kohës, ka qenë varka e shpëtimit, më e diskutueshmja në fillimet e viteve ’90. Këtë teori e induktonin me intensitet shumica e pushtetarëve komunistë me të cilët filloi të mbushet PD-ja, sidomos pasi fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992.

    Kështu, rekomandohej të ndiqeshin “gjykatësit, apo hetuesit komunistë” që kishin shkelur ligjet e kohës. P.sh., thuhej: “Hajde të gjejmë ata që kanë dhënë dënime më të rënda sesa kërkonte ligji”, apo “hajde të gjejmë ata që kanë rrahur dhe torturuar në hetuesitë”, sepse edhe ligji komunist nuk i lejonte këto. Kjo bëhej qëllimisht për të mos dalluar njeri prej tyre, qoftë sepse shumica kishin vepruar sipas ligjeve perverse komuniste, qoftë sepse dokumentet e arshivuara, ishin përpiluar sikur vërtetë të ishte zbatuar ligji komunist, edhe në rastet kur ai ishte shkelur me të dy këmbët. Kush mund t’iu kthehej me mijëra proceseve gjyqësore dhe të identifikonte shkeljet e ligjit?! Ishte një absurditet ta mendoje se mund të realizohej dot.

    Krahu tjetër i PD-së, që anatemohej si radikal, kërkonte që të kufizoheshin të drejtat e atyre gjykatësve, në karrierën në shtetin post-komunist. Bëhej fjalë për ata gjykatës që kishin dhënë dënime politike të rënda në komunizëm (si dënime me vdekje, apo me shumë vite), pavarësisht se ishin bërë “konform ligjeve dhe rregullave të kohës” së komunizmi.

    Sa për ata që edhe i kishin shkelur ligjet e kohës, ata duhej të gjykoheshin dhe të dënoheshin reptësisht. Nga sa lexuam në dëshminë që Gazeta Shqiptare i kishte marrë policit që kishte plagosur poeti Nela, si dhe në vendimin e gjykatës, duket sikur prokuroria ka rastin të fillojë një procedurë për krimin e vrasjes. Kjo sepse duket sikur plagosja e policit është kryer në kushtet e tronditjes së lartë psikike, dhe jo siç shprehet vendimi i gjykatës, me paramendim e “pikërisht tek polici si njeri me uniformë”. Jo, sepse personi tjetër që ishte prezent kur kish ndodhur incidenti, kishte qenë kushëriri i poetit, e jo një kushdo, siç shkruhej në vendim. Nejse, me hollësitë le të merret zonja prokurore e përgjithshme.

    Natyrisht që kërkesa e “radikalëve” të PD-së, ishte tejet njerëzore dhe e butë, për sa u përket gjykatësve që nuk i kishin shkelur fare ligjet e kohës. Thjesht “radikalët” kërkonin që këta gjykatës komunistë vrasës, të ndaloheshin me ligj që të punonin në gjykata, apo të mos lejoheshin të zinin pozita shtetërore. Vende të tjera, shumë më demokratike se ne, kishin pushkatuar dhe dënuar me mijëra vite burgim, gjykatës që kishin zbatuar ligjet e vendit, por që këto ligje nuk kishin qenë demokratike.

    Shembulli që është përmendur sa e sa herë, kanë qenë gjyqet e Nurembergut (12 gjyqe), pas luftës së dytë botërore, që u zhvilluan në periudhën 1945-49 (por që u përgatitën dhe u ndoqën në periudhën 1944-51). Një nga gjyqet e famshme, është ai i 16 gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve të ministrisë naziste të drejtësisë (The Justice Trial), ku 4 prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm. Gjykatësit nazistë u konsideruan me përgjegjësi penale (kriminale) sepse “zbatuan ligje të pamoralshme” (enforced immoral laws). Është krejt i qartë qëndrimi perëndimor krejt i kundërt me qëndrimin shqiptar post-komunist.

    Ata që zhvilluan gjyqet e Nurembergut, ishin kampionët e demokracisë, si Amerika, Anglia dhe Franca. Pothuaj të gjithë hitlerianët që u pushkatuan apo u dënuan rëndë nga ajo gjykatë, kishin zbatuar ligjet e kohës, ligjet e nazizmit. Edhe shumë prej atyre nazistëve, pas rënies së nazizmit u vinte keq për sa kishte ndodhur. Por megjithatë, ata u pushkatuan.

    U dënuan rëndë në Nuremberg, pavarësisht se kishin zbatuar ligjin, sepse ligji që zbatonin ishte i keq, dhe ata nuk duhet ta zbatonin. Ishin ligje që shkelin arritjet njerëzore të kohës, pra që zbatoheshin në vende të tjera të botës së lirë, në fushën e lirisë së njeriut.

    Ky mesazh vlente edhe për ofiqarët tanë komunistë, e aq më tepër për juristët, të cilët e dinin mirë, kur pushkatonin njerëzit sipas urdhrave të hierarkëve komunistët tanë, se ligjet që po zbatonin, ishin krejt anti-demokratike. Për gjykatësit tanë komunistë, edhe sot ia vlen të përsërisim thënien e famshme të kryeprokurorit të Nurembergut, Robert Xhekson (Rober Jackson): “Do të dënojmë ato akte, të cilat janë konsideruar kriminale, që nga koha e Kainit, dhe që janë pjesë e çdo kodi ligjor të vendeve të civilizuara”.

    Tani lind pyetja: Kush e ka gabim, gjykatësit tanë të komunizmit në post-komunizëm, politikanët tanë që i përkrahën, apo gjykatësit amerikanë, anglezë e francezë në vitet 40 të shekullit të kaluar, kur i dënuan soziat e gjykatësve tanë komunistë, ata nazistë. Ne themi se e kanë keq tanët.

    Por puna nuk ishte fare në një tolerancë të z. Sali Berisha me shokë. Jo, puna ishte se atij, z. Berisha, i duheshin këta njerëz të përlyer rëndë me komunizmin, sepse kishin të gjithë, një veti shumë të çmuar për diktatorin e ri që po i vinte Shqipërisë. Ata ishin të bindur deri në servilizëm, deri në mohimin e moralit elementar, ndaj udhëheqësit të partisë. Atyre thjesht u dilte detyrë që në mendjen e tyre të zëvendësonin Enver Hoxhën me Sali Berishën, dhe të tjerat bëheshin automatikisht.

    Mjerimi thellohet sot, kur këta gjykatës komunistë po i dekorojnë edhe të klasifikuarit si anti-komunistë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkrimi i koplikut si gjithmone..hipokrizi.. dhe vetem hipokrizi..

    bashkimi eshte vene ne sherbim te pikerisht atyre qe krijuan shtetin enverist..gjykatat enveriste qe ben krimin enverist.. e qe nga sekonda e pare e deri me sot luftojne demokracine..
    nuk eshte bashkimi kundershtari i abdive..por berisha..
    nuk eshte bashkimi armiku i abdive..por berisha..

    qe minister i brendeshem bashkimi..dhe beri ate pune qe do ta kish bere dhe ruci..
    nuk denoncoj asnje krim te komunizmit.. perkundrazi i mbrojti.. krimet e kriminelet..

    nuk i mbron berisha abdij-te por partia socialiste sepse aty jane krejt kriminelet e kohes enveriste dhe kelyshet e tyre..
    por ne shkrimet e bashkimit nuk flitet kurre per strehen e vertete te ketyre krimineleve..

    bashkimi shkruan cdo dite me porosi ne gsh..
    e gsh nuk eshte tjeter vec nje zp..
    e kte e di cdo shqiptar..

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Po te kishte hequr Berisha ata gjykatesit e kohes se komunizmit ne Shqiperi do kishte plase lufta civile.
    Ata drejtojne edhe sot Shqiperine.
    Edhe po te largohen ata, c`do behet me femijet e tyre; ata te gjithe kane studiuar per drejtesi.
    Ndaj shqiptaret ne ditet e sotme preferojne te emigrojne sa me larg.

  4. #4
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Po te kishte hequr Berisha ata gjykatesit e kohes se komunizmit ne Shqiperi do kishte plase lufta civile.
    Qe komunizmi vazhdon akoma te jetoje afer nesh ne Shqiperi ky eshte nje fakt.Kjo duket qarte nga menyra se si u nderruan pushtetet ku Shqiperi ishte vendi i vetem ne Europen Lindore qe i dogji te gjitha fabrikat(a te ngjan si revolucion afrikan)Kjo ndodhi qe ''bijte e Enverit ta kishin me te lehte qe te infiltroheshin thelle ne ekonomoine e plagosur Shqiptare(kush jane investuesit dhe biznesmenet me te medhenj shqiptar?)Nqs komunizmi do kishte rene me te verte do ishte bere ajo qe ndodhi ne Rumani ku lideri komunist u ekzelutua ne publik me gjithe bashkshorten e tij nga vete populli i thjeshte ose si ne ndonje vend tjeter ish komunist europian ku ish lideret komunist vazhdojne te jene akoma prapa hekurave.Ne Shqiperi munguan akuzat qe te pakten ti mbante ish lideret per nje kohe te gjate pas hekurave por kishte edhe akuza idiote si vjedhja e fondeve te shtetit per libra personal ne vend qe te akuzohej per genocid.Gjykatesit jane thjesht nje pjese e ketij sistemi te gjakosur komunist.Nje sistemi qe do vazhdoje te jetoje gjate sepse i ka instaluar thelle fare tentakulat.Ku ishte Berisha kur akuzonte me zerin e opozites: "padrino i krimit" ti je "hajduti i Bagdatit","djali i ketij sjell anije me droge",e shume akuza te tjera dhe ja ku e ka ne dore pushtetin qe keto akuza ti vertetonte dhe pse nuk e beri?
    Ne fillim jane lideret pastaj vijne gjykatesit si vegel e tyre besnike.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    kaluan vitet qe nga korriku in 90tes dhe duke lexuar pas 18 vjetesh kujtimet e shume prej ish komunisteve apo pushtetareve2demokrate te sotem" üpyes veten a u ndryshua ndonje gje dhe ne c drejtim?
    lexoj emrat nano, berisha, kopliku, duke mabruar se lexuari intervistat e nexhmije hoxhes, te ramiz alise e te tjereve dhe pyes serish veten a u ndryshua ndonje gje?
    Nlexoj gazetat dhe shikoj shqiptaret qe jene kaq hakmarres sa qe te vrasin per nje te shikuar, apo pse i shan nga nena apo motra....lexoj gazetat dhe me kujtohen te thenat e para 90tes kur shume thonin: a mos na ardhte dita se do ja u tregojme qejfin komunisteve......dhe serish pyes veten c ndodhi, cu ndryshua: ASGJE
    Nje Francez i shquar ka thene cdo popull ka rregjimin qe meriton........kete regjim kishim per 40vjet dhe kete regjim kemi merituar dhe keto 18 vjet sepse :sI KOMB NUK ISHIM TE ZOTE TE NDRYSHOJME ASGJE!

  6. #6
    Asgje s'ka per te ndryshuar deri kur shqiptaret te mbarojne se krahasuari se kush i ka bolet me te medhaja, dhe ti hyne punes per ti shkulur pleherat nga ai vend ku ndodhen prej me shume se 60 vjetesh.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Kritika 8/09/2008

    Ligj për Pastërtinë e Figurave!?
    Të Kujt Regjimi?

    Shumë zhurmë po bëhet së fundi për të ashtuquajturin projektligj të pastertisë së figurave publike, apo sic njihet ndryshe, ligji i ish spiunëve të rregjimit të kaluar. Prej rreth 20 vitesh tashmë, vazhdimisht është përfolur nevoja e përpilimit të një ligji të tillë, por ai kurrë nuk u bë, megjithëse fill pas rënies së komunizmit, ishte mëse i domozdoshem e determinant për demokracinë e brishtë shqiptare.

    Por tani, pas gjithë këtyre viteve të gjata të një tranzicioni të pafund e tmerrësisht të vështire, pyetja që shtrohet është: A ka më vlerë praktike bërja e një ligji të tillë për pastërtinë e figurave publike të implikuara me rregjimin e kaluar komunist, ndërsa shohim cdo dite maskaradën e zyrtarëve të rregjimit të sotëm "demokrat"? E shtroj këtë pyetje, sepse sic është edhe evidente tashmë, aktoret e rregjimit të sotem ja kanë kaluar cilësisht, nga bëmat dhe aksionet, aktorëve të rregjimit të kaluar, apo e thënë më shqip e më shqeto, këta të sotmit po bëjne "kasaphanë" krahasur me të djeshmit.

    A ju kujtohet gjyqi qesharak kundër Nexhmijes dhe grupit të byroistëve? Ata u dënuan për kafe dhe shpenzime udhëtimi.

    Këta të sotmit i kanë lënë në bisht shpenzimet e pushtetarëve të djeshëm byroistë e komunistë. Sot nuk bëhet më fjalë për kafe (me qumësht) e udhëtime me avion jashtë vendit, apo për bllok udheheqje e vila luksoze në plazh (keto facilitete po shfrytëzohen ne maksimum edhe nga byroistët e sotëm; pyesni psh Berishën, Topin, Ramën, etj se në c'vilë të ish byrosë politike i kaluan pushimet e kësaj vere).

    Por sot bëhet fjalë për miliona dollarë përfitime të paligjshme e pasuri tjetër përallore të byroisteve post-diktaturë. Sot bëhet fjalë për valixhe plot me para të mara nën dorë në zyrat shteterore, e jo për kafe turke të tipit Nexhmije e caj kine të tipit Ramiz... Sot janë në lojë 10% -shat e famshëm të parave, "dhuratë" e ndërtuesve kriminelë të objekteve publike, për bosët e tyre mafiozë të administratës shtetërore, e jo gjelat e detit e qingjat e stanit që korruptonin zyrtarët e djeshëm.

    Sot është në skenë Argita dhe brezi i "famshëm" i fëmijëve të "byroistëve demokratë", me miliona dollarë të vëna në disa muaj, e me dhjetra shtëpi të rregjistruara në hipotekë etj. Sot janë në skenë ata që në më pak se 20 vite qeverisje, bënë të mundur vrasjen e mijra shqiptarëve nga armët e luftës civile, dhe mijra të tjerëve duke u arratisur nëpër detra e kufij.

    Sot janë në skenë frymezuesit e piramidave që u rropën shqiptarëve miliona para e pasuri. Sot janë në skenë masakruesit e urbanistikës së qyteteve, që përfitojne miliona dollarë bakshish nga ndërtimet e pallateve shumëkatëshe (pa projekt), që po i mbysin për së gjalli njerëzit... etj, etj, etj...

    Mendoj se nuk është nevoja të përmenden (bëmat) e byroistëve të sotem shqiptarë. Ato dihen e njihen mirë tashme, madje edhe botërisht. Por problemi që shtrohet këtu është, që sot ka lindur nevoja imediate e përpilimit të një ligji për përjashtimin nga zyrat publike të zyrtarëve që qeverisën Shqipernë e pas '90-ës.

    Kjo është sfida e brezit të sotëm të shqiptarëve (cdo brez "hakmerret" për qeverisjen e keqe, ashtu sic bëri dhe brezi i '90-ës me qeveritarët e mëparshëm).

    Me fjalë të tjera, ligji për pastërtinë e figurave publike duhet të përfshijë edhe periudhën nga '90 deri më sot (që të jetë koherent), për të larguar nga skena politike shqiptare edhe shkatëruesit e Shqipërisë së sotme. Përndryshe precedenti penal "i kafeve të Nexhmijes" do të përsëritet edhe për këtë brez politikanësh.

Tema të Ngjashme

  1. Gjunjëzimi i mazhorancës para Abdijve të komunizmit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 22:42
  2. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. Ilaz Kodra
    Nga ARIANI_TB në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 22:25
  4. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •