Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Me nje fjale sdo te egzistoje me kurre nje epok kur do te sundoj komunizmi ne ballkan.
    Asaj si dihet shpresojme qe jo.Por mos harro ne te gjitha vendet ish komuniste nuk eshte zhdukur taman komunizmi,sic edhe ne Shqiperi.Keto vende karakterizohen nga prapambetje te medha ekonomike ne krahasim me perendimin,korrupsion i larte,krim te organizuar qe arrin majat.Shembuj si Serbia,Bullgaria,Ukraina,Moldavia e sidomos Bjellorusia qe vazhdon akoma komunismin me Lukashenkon jane vatra te lehta per ringjallje komunizmi,megjithse politika amerikane eshte kunder ketij fenomeni dhe shpresojm mos ndodhe gje,sidomos ne Ballkan qe eshte rajoni me i pa stabilizuar i Europes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 07-09-2008 mė 22:30

  2. #42
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Mos te harrojme superfuqite si Kina, Rusia
    Vendet nordike, Kanadane, Australine, vendet e Amerikes Latine.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    Skrapari behu me i qarte, ku ndryshon Berisha nga p.sh F.Nano? Ku ndryshon PD nga PS?

    p.s o Rapsoul shife kte shife.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Asaj si dihet shpresojme qe jo.Por mos harro ne te gjitha vendet ish komuniste nuk eshte zdhukur taman komunizmi,sic edhe ne Shqiperi.Keto vende karakterizohen nga prapambetje te medha ekonomike ne krahasim me perendimin,korrupsion i larte,krim te organizuar qe arrin majat.Shembuj si Serbia,Bullgaria,Ukraina,Moldavia e sidomos Bjellorusia qe vazhdojn akoma komunismin me Lukashenkon jane vatra te lehta per ringjallje komunizmi,megjithse politika amerikane eshte kunder ketij fenomeni dhe shpresojm mos ndodhe gje,sidomos ne Ballkan qe eshte rajoni me i pa stabilizuar i Europes.

    Asgje nuk eshte e sigurt 100% mirepo kur te gjithe e dime dhe ti e ke cekur tek shkrimi yt me larte se perendimi nuk perkrah ne asnje menyre levizjet e tilla, jemi 99% te sigurt qe pervec tentimeve te vogla qe do te shuhen gradualisht nuk do te kemi me perhapje te kesaj periudhe, meqe perendimi nuk do e lejoj nje gje te tille sot e pergjithmon, keshtu eshte mendimi im.
    Sui generis

  5. #45
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga zari Lexo Postimin
    Skrapari behu me i qarte, ku ndryshon Berisha nga p.sh F.Nano? Ku ndryshon PD nga PS?

    p.s o Rapsoul shife kte shife.
    Zari, Berisha me Nanon apo Meten e kompani jane si nata me diten.
    Berisha po vazhdoj me kete ritem do ngelet me emer si Qemal Ataturku; pra babai i kombit shqiptar.
    Te gjithe keta te krahut te majte vene interesat e tyre familjare ne dem te Shqiperise; keta ishin kunder ndertimit te rruges qe lidh Kosoven me Shqiperine, u bashkuan me janullatosin ne 97-en, jane shnderruar ne miliardiere duke bere kontrata ne dem te shqiptareve....
    Mjafton te vish ketu ne Skrapar te shofesh bizneset qe ben Iliri me firmat greke.
    Berisha eshte per nje kapitalizem te kontrolluar nga ligji, ndersa keta te majtes jane per dallavere, korrupsion dhe per nje kapitalizem qe nuk bazohet ne moralin shqiptar, per nje kapitalizem ku njeriu duhet te haje njeriun.
    Me ate foton me kenaqe....

  6. #46
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Zari, Berisha me Nanon apo Meten e kompani jane si nata me diten
    Mos ja fut kot o SKRAPAR se te gjithe njelloj jane.Nuk ishte Berisha qe bertiste do hap dosjet,do hap dosjet e ku i hapi?

    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Berisha po vazhdoj me kete ritem do ngelet me emer si Qemal Ataturku; pra babai i kombit shqiptar.
    Berisha eshte fatkeqsia e ketij vendi me gjithe kasten politike,pa perjashtim te gjithe.

    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Te gjithe keta te krahut te majte vene interesat e tyre familjare ne dem te Shqiperise; keta ishin kunder ndertimit te rruges qe lidh Kosoven me Shqiperine, u bashkuan me janullatosin ne 97-en, jane shnderruar ne miliardiere duke bere kontrata ne dem te shqiptareve....
    Sa per info SKRAPARI Janullatosi erdhi kur ishte Berisha ne pushtet.Ardhja e tij ka arsye te tjera te komplikuara por sdu me i hy se jane te gjata.

    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Mjafton te vish ketu ne Skrapar te shofesh bizneset qe ben Iliri me firmat greke.
    Po domosdo plehre eshte edhe ai.

    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Berisha eshte per nje kapitalizem te kontrolluar nga ligji, ndersa keta te majtes jane per dallavere, korrupsion dhe per nje kapitalizem qe nuk bazohet ne moralin shqiptar, per nje kapitalizem ku njeriu duhet te haje njeriun.
    Ja erdhi ne pushtet Berisha pse nuk i shkriu monopolet ne ekonomi,qe i kane marre frymen tregtise kapitaliste.

  7. #47
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ja nje artikull shume interesant



    Kundėr fajėsimit kolektiv
    Nga Celo Hoxha
    Nė emėr tė popullit janė bėrė shumė krime shtatėdhjetė vitet e fundit. Propaganda komuniste bėhej pėrmes “zėrit tė popullit”, diktatura u instalua nė emėr tė proletariatit (popullit), “armiqtė” gjykoheshin nga “gjyqi i popullit” dhe vendimet jepeshin nė “emėr tė popullit”; “Ē’thotė populli, bėn partia” ishte njė parullė qė shėmtonte fasada godinash e shpate malesh dhe e gjithė kjo bėhej vetėm pėr tė fshehur krimet e njė grupi tė ngushtė njerėzish.

    Pas falimentimit tė komunizmit, kjo lloj propagande duhet tė kishte marrė fund, por s’qenka e thėnė. Tashmė, me tė njėjtėn logjikė po arsyetojnė edhe pėrfaqėsues tė brezit tė ri, tė cilėt “nė emėr tė popullit” dėshirojnė t’iu vėnė kapak krimeve qė u bėnė po nė emėr tij.

    Debati pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nuk ėshtė bėrė asnjėherė me seriozitetin e duhur nė Shqipėri, ngaqė gati shumica e elitės politike dhe intelektuale shqiptare ose ka qenė e inkriminuar nė tė shkuarėn e vet komuniste, ose vazhdon tė pėrdoret nga ish-pushtetarėt komunistė, tė cilėt punojnė nė hije qė ta ruajnė politikėn dhe mjediset intelektuale “tė pastėr” nga njerėzit qė kėrkojnė tė bėjnė transparencėn e sė shkuarės.

    Nė njė shkrim tė ditės sė shtunė te “Panorama”, njė analist e kishte trajtuar problemin e dosjeve nė mėnyrė tė atillė qė do ta kishte zili ēdo sigurims, sidomos ata qė kanė qenė tė zhytur nė krime deri nė fyt.

    Sipas kėtij autori, “hapja e dosjeve jo vetėm qė nuk e ndan shoqėrinė tonė nga e kaluara, por hap njė derė, ku del dhimbshėm implikimi i saj nė sistemin komunist”; “sistemi komunist, mė shumė sesa njė sėmundje e importuar nga jashtė, ishte njė produkt i vetė shoqėrisė shqiptare”; “mė shumė sesa njė ideologji politike, komunizmi ishte edhe njė ideologji kombėtare. Vetė identiteti ynė kombėtar pėrcaktohej nėpėrmjet komunizmit”; “(komunizmi) ishte njė sistem qė nuk bazohej thjesht te mjetet e represionit, por mbi tė gjitha te bashkėpunimi i qytetarėve, intelektualėve, akademikėve dhe komunistėve, me apo pa ideale”; “natyrisht, nuk mund tė dėnohen zyrtarėt e Sigurimt, pasi, sikurse sekretari i partisė, mėsuesi apo akademiku, ata thjesht po bėnin detyrėn”; “shembujt e hapjes sė dosjeve nė Ēeki apo Gjermani nuk mund tė shėrbejnė pėr tė zgjidhur debatin shqiptar. Ndryshe nga Shqipėria, nė kėto vende komunizmi ishte jo vetėm mė pak represiv, por edhe mė i imponuar nga jashtė. Ndryshe nga Shqipėria, shoqėria e kėtyre vendeve ishte shumė mė pak e pėrfshirė nė sistemin komunist sesa ajo shqiptare. Ndryshe nga Shqipėria, nė kėto vende kishte njė disidencė tė organizuar qė mund tė legjitimonte dhe pėrcaktonte shoqėrinė post-komuniste. Prandaj nė to ndarja me tė kaluarėn mund tė bėhej me njė hapje masive tė dosjeve, e cila nuk kompromentonte shoqėrinė nė pėrgjithėsi.”

    Komunizmi, pėrkundėr asaj qė thotė autori i shkrimit, ishte tėrėsisht produkt importi. Ai erdhi nė Shqipėri nga Rusia, nėpėrmjet Jugosllavisė, dhe, edhe pas instalimit tė tij vazhdoi tė zhvillohej deri nė vitet `60, sipas direktivave direkte tė Moskės. Prishja me Hrushovin u bė, sepse Hoxha refuzoi tė bėnte destalinizimin e komunizmit shqiptar, refuzoi tė dėnonte krimet dhe tė braktiste politikat sipas modelit stalinist. Prishja me Bashkimin Sovjetik nuk e bėri komunizmin produkt shqiptar, ai vazhdoi tė zbatonte modelin stalinist. Ekzagjerimi kriminal qė komunizmi mori nė Shqipėri, mund ta dallojė atė nga komunizmi i vendeve tė tjera tė Evropės Lindore, por edhe kjo nuk e kthen atė nė prodhim autentik shqiptar, thjesht shqiptarėt qė e zbatuan, i veshėn atij karakteristikat e karakterit kriminal tė grupit tė tyre.

    Kthimi i komunizmit nė ideologji kombėtare, siē pretendon autori i shkrimti te “Panorama”, mund tė thuhet, nėse merr pėr referencė vetėm propagandėn zyrtare deri nė njė periudhė tė caktuar dhe, nėse nuk vėren faktin qė ajo ishte njė ideologji, e cila qėndronte nė kėmbė prej dhunės sė vazhdueshme qė prodhonte, ngaqė nuk ngjiste. Nė momentin qė qytetarėt shqiptarė gjetėn rastin, falė edhe rrethanave tė jashtme, e flakėn atė tutje. Ndėrsa pėrcaktimi i identitetit tonė kombėtar prej komunizmit, siē shkruan autori, ėshtė njė pėrkufizim i guximshėm pėr njė njeri, tė cilit nuk besoj se do t’i vinte mirė, po ta identifikonte dikush si komunist. Ai e ka pranuar si fakt tė qenėsishėm fuqinė e komunizmit pėr tė ndryshuar botėn dhe, nė kėtė rast, pėr tė ndryshuar pasurinė shpirtėrore dhe kulturore tė shqiptarėve qė prej qindra vjetėsh. Pasuria shpirtėrore dhe kulturore e shqiptarėve si pjesa mė vitale e identitetit nuk mund tė ndryshohen nga njė ideologji, sidomos nga njė ideologji kriminale e imponuar kundėr dėshirės, e cila pėrfaqėson identitetin e njė kombi, aq sa pėrfaqėson identitetin e individit njė kopsė e xhaketės, e cila mbahet aty e qepur me fije peri. Ėshtė e ēuditshme qė atij nuk i ka rėnė nė sy fakti qė shqiptarėt, tė cilėt dėshirojnė tė identifikohen me atė periudhė, janė vetėm njė tufė tė lajthiturish.

    Kur flasim pėr bashkėpunim tė intelektualėve, akademikėve me regjimin komunist, nuk duhen bėrė pėrgjithėsime maksimaliste, sepse, ata intelektualė dhe akademikė qė bashkėpunuan, janė pikėrisht ata qė prodhoi makina komuniste, fillimisht tė shkolluarit nė vendet e Lindjes, pastaj ata qė u klonuan nė shkollat bolshevike tė Shqipėrisė. Megjithatė, Martin Camaj nuk bashkėpunoi me komunizmin, ai u arratis, Arshi Pipa nuk bashkėpunoi, edhe ky pas burgut u arratis, Bilal Xheferi nuk bashkėpunoi, edhe ky iku jashtė Shqipėrisė, po kėshtu nuk bashkėpunuan shumė tė tjerė qė ose u vranė, u burgosėn, u internuan, pra, u gjet njė mėnyrė pėr t’iu mbyllur gojėn. Tė thuash se tė gjithė shqiptarėt bashkėpunuan me komunizmin, kjo do tė thotė mohosh luftėn civile nė Shqipėri, pėrplasjen e komunistėve me nacionalistėt antikomunistė, do tė thotė tė mohosh vrasjet e intelektualėve pa gjyq gjatė nėntorit tė 1944, do tė thotė tė mohosh vrasjen e deputetėve pas luftės, do tė thotė tė mohosh vrasjen, burgosjen dhe internimet e klerikėve tė tė tri besimeve, do tė thotė tė mohosh prishjen e dhunshme tė institucioneve fetare, do tė thotė tė mohosh shpronėsimet e dhunshme, do tė thotė qė ose tallesh me vuajtjet e kombit tėnd, ose je njė njeri qė sapo ke zbritur nga Hėna pėr tė shkruar ca gjepura nė lidhje me historinė e njė kombi, pėr tė cilin nuk di asgjė.

    Konstatimi i autorit se ish-sigurimsat bėnė detyrėn, lė tė kuptosh se autori e konsideron tė ligjshme vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Mirėpo, kjo nuk ėshtė e vėrtetė, komunizmi ėshtė vendosur nė Shqipėri me dhunė, zgjedhjet e para pas luftės civile, nė vitin 1945, u manipuluan, ato nuk shprehėn vullnetin e popullit. Kėshtu qė tė gjithė ata qė kanė bėrė “detyrėn”, kanė bėrė detyrėn e ngarkuar nga njė regjim i paligjshėm. Kjo ėshtė arsyeja, pėrse ėshtė i rėndėsishėm denoncimi i regjimit komunist si i paligjshėm fillimisht, pastaj e kemi mė tė lehtė tė kuptojmė se cila ka qenė vlefshmėria e tė gjitha veprimeve tė tjera. Megjithatė, edhe sikur regjimi komunist tė ishte vendosur me vullnet tė lirė tė popullit, pėrsėri ai do tė dėnohej sot nėse do tė zhvillohej siē u zhvillua, nuk ka argument mbrojtės pėr njė regjim gjenocidal.

    Ndėrsa tė thuash, siē thotė ky autor, se modeli ēek e gjermano-lindor nuk na pėrshtatet, sepse aty komunizmi ishte mė pak represiv, kėtu kemi tė bėjmė me njė absurditet tė kulluar. Pikėrisht sepse komunizmi shqiptar ishte mė represiv, edhe operacioni pėr ta zhdukur atė duhet tė jetė mė i thellė. Si veprohet nė mjekėsi, tumori qė ėshtė nė gjendje mė tė agravuar mjekohet mė pak, apo ndodh e kundėrta? Nė mjekėsi ka shembuj sa tė duash qė mjekėt i kanė prerė pacientit njė pjesė tė krahut pėr tė shpėtuar prej infektimit pjesėn e shėndoshė tė tij apo gjithė trupin.

    Me dosje nuk kanė qenė tre milionė shqiptarė, prandaj nuk mund tė inkriminohen tė gjithė shqiptarėt me hapjen e tyre, megjithėse te ēėshtja e dosjeve duhen sqaruar disa gjėra. Hapja totale e tyre nuk duhet tė shmanget, ngaqė kjo do tė shtojė dhimbjen e shoqėrisė, siē thotė autori i shkrimit tė pėrmendur, sepse ajo do tė jetė dhimbje qė shoqėron natyrshėm ēdo operacion nė tė mirė tė trupit. Ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit, pėr rrethana tė ndryshme, janė viktima: dikush ka pranuar tė bashkėpunojė pėr karrierė, dikush ėshtė futur nė kurth me ndonjė mėnyrė e dikush tjetėr ėshtė torturuar. Hapja e dosjeve do tė shėrbejė vetėm pėr tė njohur sesi funksiononte makina e Sigurimit, cilėt ishin personat qė rekrutuan dhe iu shkaktuan vuajtje mijėra tė tjerėve, kush i urdhėroi kėta tė rekrutonin, cili ishte qėllimi dhe cilat ishin mėnyrat. Tashmė dihet qė disa ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit e kanė pranuar publikisht kėtė, por, pse janė kundėr hapjes sė dosjeve, pėrse nuk i denoncojnė edhe personat, nga tė cilėt ata u rekrutuan, duke heshtur kėta ish-bashkėpunėtorė vazhdojnė tė mbrojnė dhunuesit e tyre. Ish-bashkėpunėtorėt duhet tė ishin nė ballė tė pėrpjekjeve pėr hapjen e dosjeve, qė tė kalonin pėrgjegjėsinė tek ish-shefat e tyre, nuk duhet tė frenohen prej frikės sė diskreditimit. Mbrojtėsit e tezės sė moshapjes po krijojnė opinionin se me hapjen e dosjeve do tė bėhet kasaphanė. Nė asnjė mėnyrė, ata qė kanė vuajtur tortura direkte, i kanė takuar torturuesit e tyre – unė di disa shembuj – dhe s’kemi parė asnjė rast hakmarrjeje. Shoqėria shqiptare ėshtė aq e tolerante, sa nė rrugėt e saj lėviz i lirė edhe diktatori i fundit komunist.

    Transparenca do tė bėjė dy gjėra: do tė mėsojmė kush bėri ēfarė dhe si punonte makina e diktaturės. Nuk ka faj kolektiv, sepse edhe me lugė floriri nuk hėngrėn gjithė shqiptarėt, megjithėse kėshtu premtohej nė kohėrat qė bėheshin krimet nė emėr tė popullit.

    Anėtarė tė Partisė sė Punės nuk kanė qenė tre milionė shqiptarė, prandaj nuk kanė faj tė gjithė pėr krimet e saj. Madje, edhe nė radhėt e partisė, shumica e anėtarėve kanė qenė njerėz tė pafajshėm.

    Nė administratėn e shtetit komunist nuk kanė qenė tre milionė shqiptarė, prandaj nuk janė fajtorė tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi pėr mbajtjen nė kėmbė tė regjimit. Madje, edhe brenda administratės, pjesa dėrrmuese e saj kanė qenė tė pafajshėm.

    Nė demokraci nuk mund tė ketė dėnime apo amnisti nė emėr tė tė gjithėve, ky ėshtė njė koncept demagogjik. Nėse tė kundėrtėn e kėtyre pohimeve e mbron njė djalosh jo bashkėpunėtor i Sigurimit, jo anėtar i PPSH, jo akademik apo jo intelektual i periudhės sė dikaturės, kjo nuk e bėn tė vėrtetė atė, por nxjerr nė pah njė demagog tė ri, qė, ndoshta pa e ditur, mbron komunizmin dhe individėt pėrgjegjės pėr njė mal me krime.

    Duke vazhduar tė mos dėnojmė krimet e komunizmit – hapja e dosjeve ėshtė njė detaj i vogėl – komunizmi vazhdon ende tė inkriminojė shoqėrinė. Me vonesėn pėr t’u shkėputur nga e kaluara, rasti i kėtij autori dhe tė ngjashmėve nė brezin e tij, tregon se po na shtohen pengesat. Nuk janė tė pakapėrcyeshme, por kohėn pėr t’i kaluar ato mund ta zhfrytėzonim pėr gjėra mė tė vyera.

  8. #48
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    BIJTĖ
    Nga Ali Podrimja


    Etėrit pėrbetoheshin se vetėm ata janė shtylla e kombit; se tutje, kupto lexues i nderuar, shqiptarėt – siē do tė thoshte njė shkrimtar, e bėnė luftėn, e bėnė Atdheun, thanė kėnetat vdekjeprurėse, vunė binarėt e parė tė hekurudhės, ndėrtuan uzina, spitale, shkolla, ēelėn rrugė deri te huduti, ngritėn universitetin, ēerdhe, apartamente; vunė gurin ku fillon e mbaron ajo e tyre. Dhe, atė qė e bėnė nisėn ta admirojnė xhelozisht, tė betohen e pėrbetohen, se atė qė e kanė bėrė, askush mė parė nuk e kishte bėrė. U lidhėn pėr to, si anteu pėr tokė.

    Besonin ata, pak mė shumė seē duhej, nė tė ashtuquajturėn fe komuniste. Mendonin se parullat ishin me vend dhe si ata mendojnė edhe fqinjėt. Shpesh, ata hoqėn dorė edhe nga ajo qė ishte e tyre tej gurit. Ishin tė kėnaqur me atė qė kishin arritur dhe ēdo gjė tej e tej ishte gati e humbur dhe bijve ua fshihnin tė vėrtetėn. Megjithėse ėndrrat e gjumin ua prishėn shpesh ata, tė cilėt e kishin nisur luftėn e madhe tė komunizmit dhe pa vetėdije kishin pranuar primitivizmin bizantin.

    Bijtė panė se mund tė bėhet mė shumė e mė bukur nga ato qė u linin etėrit, prandaj shtruan kėrkesat para vetes, se ajo qė ishte e tyre duhej inkuadruar edhe nė familjen e madhe tė Evropės dhe Ballkani nuk mund tė mbetet vrimė e fundit e kavallit. Erdhėn bijtė e thanė se duan tė flasin hapur pėr ēdo gjė shqiptare, madje edhe pėr ato tema tabu, siē ishin Ēamėria e Kosova. Thanė bijtė se duan tė sillen me tė tjerėt pak mė ndryshe se etėrit, se nuk ėshtė turp ta mbrosh atė qė ėshtė jotja, ėshtė imperativ kohe tė hysh nė Evropėn e re si popull i integruar.

    Bijtė pa kurrfarė kompleksi, tė etshėm pėr tė ditur edhe mė shumė pėr vetveten, i ngritėn perdet edhe mbi atė qė etėrit frikėsoheshin tė thoshin njė fjalė; ose e thoshin, por pak si turpshėm. E, historia nuk shikohet me syrin e njė miopi, as nuk mund ta shkruajnė vetėm ata qė gjenden nė krye tė vendit; historia nuk ka “hudute”, as kohė tė caktuara, ajo shėnon edhe tragjedinė kombėtare.

    Kėrkojnė bijtė pak mė larg ta qesin hapin. Nuk duan tė kėnaqen vetėm me atė qė po ua lėnė etėrit. Ajo ėshtė dialektikė: brezi-brezin plotėson, brezi-brezin e shtyn pėrpara dhe nuk ka vend frika se atė qė e bėnė etėrit, po zhduket si fluskė sapuni. Pėrkundrazi, ajo fiton pėrmbajtje tė re, bėhet mė madhėshtore se atė qė e gjetėn bijtė.

    Ndryshe pra duan t’i shikojnė gjėrat. Kėrkojnė t’i bėjnė mė tė begatshėm e mė sovranė vendin e shpirtin arbėror. Evropianēe tė jetojnė e mendojnė. Historinė nuk e duan tė ditės, as tė gjymtuar, secilit kėrkojnė t’i japin vendin meritor.

    Ē’tė keqe mund tė ketė nė kėrkesat e bijve? Asgjė.

    Pse etėrit e bijtė, fitoret e marshimet e reja, tė mos i bėjnė bashkė? Pse etėrit harrojnė se edhe ata ishin kėmbėngulės nė kėrkesat e tyrė?

    Tashti, pse tė mos respektohen bijtė, tė cilėt popullin dhe atdheun nuk duan ta shohin duke vrapuar pas do dogmave tė ēoroditura, po aty ku e ka vendin – midis familjes sė madhe tė popujve evropianė?

    Njė ditė, me kėrkesa, ide e pėrmbajtje tė reja; do tė sjellin ata edhe monumentet e veta: ca do tė shkėlqejnė mė gjatė e ca do t’i vendosin vetėm nė muzeume ku ruhet historia…

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Zari, Berisha me Nanon apo Meten e kompani jane si nata me diten.
    Berisha po vazhdoj me kete ritem do ngelet me emer si Qemal Ataturku; pra babai i kombit shqiptar.
    Te gjithe keta te krahut te majte vene interesat e tyre familjare ne dem te Shqiperise; keta ishin kunder ndertimit te rruges qe lidh Kosoven me Shqiperine, u bashkuan me janullatosin ne 97-en, jane shnderruar ne miliardiere duke bere kontrata ne dem te shqiptareve....
    Mjafton te vish ketu ne Skrapar te shofesh bizneset qe ben Iliri me firmat greke.
    Berisha eshte per nje kapitalizem te kontrolluar nga ligji, ndersa keta te majtes jane per dallavere, korrupsion dhe per nje kapitalizem qe nuk bazohet ne moralin shqiptar, per nje kapitalizem ku njeriu duhet te haje njeriun.
    Me ate foton me kenaqe....
    O Skrapar po a nuk tha vet Ataturku qe lekt tuaja jane te sigurta te firmat?

    Nga i pari te i fundit jane per korrupsion, po ngaqe te gjithe mbrojne nje ane te korrupsionit e shajne tjetren, te njejtat fytyra vazhdojne te ndrrojne postet ne qeveri.

  10. #50
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    lavdi berishes qe po e mban nomenklaturen ekonomikisht miliardere,, dhe kryeson komunistet e sigurimsat ne pushtet ...

    donte i shkreti qe te ishte kryeminister i pushtetshem kur te vinte 100 vjetori i datelindjes se babait te tij shpirtetor ...

    lavdi te dyve ...

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •