Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Nė kėrkim tė fjalėve tė shqipes

    "Unė nuk jam gjuhėtar profesionist, kam mbaruar pėr Gjuhė-Letėrsi dhe gjithnjė kam qenė i dashuruar pas gjuhės". Mehmet Elezi, ambasador i Shqipėrisė nė Zvicėr e rrėfen kėshtu lidhjen e tij me gjuhėn. Njė djalosh qė shkruante poezi dhe ndryshe nga ata qė e shihnin gjuhėn si njė merimangė, atij i pėlqente tė endej me tė. Ky pasion i fshehur e ka shoqėruar vite me radhė, derisa nė njė moment kur u ndje vėrtet bosh brenda tij, vendosi tė bėnte njė udhėtim nėpėr fjalė. Nė ato kohė kur nisi udhėn nė kėrkim tė fjalėve tė reja qė kishin hyrė nė gjirin e shqipes, ai nuk mund ta mendonte se puna e tij mund tė ishte e vetmja tentativė serioze nė kėto vite, pėr sa i pėrket gjuhės. Pas tetė vjetėsh punė ai hartoi njė fjalor tė quajtur "Fjalori i Gjuhės shqipe".

    Dje, diplomati shqiptar nė Konfederatėn Zvicerane ėshtė bėrė protagonisti kryesor i njė takimi shkencor pėr gjuhėn, duke u nisur nga botimi i kėtij fjalori. Ky fjalor pėrmban rreth 41000 fjalė e rreth 54000 kuptime, tė cilat nuk gjenden nė fjalorėt e Akademisė sė Shkencave tė viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike.

    Numri i fjalėve - tituj, bashkė me Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe (1980), ky ėshtė fjalori shqip-shqip mė i madh i hartuar deri mė sot.
    Eshtė i vetmi fjalor shqip-shqip qė trajton edhe etimologjinė e fjalėve.
    Ėshtė po ashtu i vetmi fjalor shqip-shqip qė ilustrohet me mijėra vargje e shprehje tė marra drejtpėrdrejt nga krijimtaria e mbi 40 autorėve qė nga Gjergj Fishta e deri tek Anton Pashku, Anton Ēeta e Ismail Kadare; nga vepra madhore si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit e thesare tė tjera popullore.

    Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalė tė urta popullore; rreth 1000 gjėza, besėtytni e paragjykime, doke, lojė-fjalėsh, tė dhėna pėr barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumė prej tyre botohen pėr herė tė parė.

    Kjo vepėr nuk ėshtė njė fjalor alternativ i fjalorėve tė Akademisė sė Shkencave dhe nuk mund tė jetė i tillė, pasi lėnda e tij pėrbėhet prej fjalėsh ose kuptimesh tė tjera, pra pėrmban pasuri qė nuk gjinden nė ata fjalorė. Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit ėshtė njė vepėr voluminoze prej rreth 1700 faqesh, botim i entit botues poligrafik "Gjergj Fishta".

    Aktiviteti i djeshėm ishte i pari diskutim mbi kėtė punė voluminoze tė Elezit dhe pse libri ėshtė hedhur nė treg mė shumė se njė vit mė parė. Tė gjitha fjalėt e pėrfshira nė kėtė fjalor nuk gjenden nė fjalorėt e botuar deri tani nga Akademia. Autori thotė se i ka gjetur kėto fjalė nga burime tė ndryshme. Njė pjesė e fjalėve tė pėrfshira nė kėtė vepėr janė marrė nga librat e autorėve tanė tė njohur. Shtjellimi etimologjik dhe paskajorja janė njė risi nė botimet e fjalorėve

    Fjalori nuk pėrmban fjalė tė krahinave jashtė hapėsirės sė Shqipėrisė si Mal i Zi, Maqedonia, apo Kosova. Dhe pse gjuhėtarėt ende nuk e kanė thėnė fjalėn e duhur mbi kėtė fjalor, botimi i tij dhe takimi i djeshėm mes specialistėve tė gjuhės rihapi dhe njėherė debatin pėr riparjen e fjalorėve tė gjuhės shqipe dhe pėrfshirjen nė tė herė pas here tė fjalėve tė reja.

    Me fjalė tė reja nuk nėnkuptohen fjalėt e huaja. Elezi tregon se nė fjalorin e hartuar prej tij ai ėshtė munduar t‘i zėvendėsojė me fjalėn e pėrshtatshme nė gjuhėn shqipe tė gjitha ato fjalė tė huaja qė pėrdoren rėndom nė jetėn e pėrditshme.

    Tashmė qė fjalori ndodhet nė librari dhe ėshtė njė shembull sesi akademikė tė ndryshėm mund tė thellojnė kėrkimet e tyre nė fjalėt e reja tė shqipes, Elezi thotė se puna e tij me kėtė vepėr mbaroi kėtu.

    Tashmė angazhimi i tij diplomatik duket se nuk do t‘i lėrė shumė kohė pėr t‘u endur nė libra tė ndryshėm, apo nė vendet ku do tė gjendeshin fjalėt e duhura pėr ta bėrė mė tė plotė kėrkimin.

    I vetmi peng qė ai ka nga kjo punė, ėshtė fakti qė shumė fjalė qė i kishte gjetur gjatė kėrkimit dhe qė nuk i kishte pėrfshirė nė fjalorė, pasi nuk kishte gjetur tė gjitha kuptimet qė do ta bėnin ilustrimin mė tė plotė, i ka humbur. Nė atė kohė kur kėto fjalė i kishte nė dorė nuk e kishte dėgjuar ende kėshillėn e Ēabejt se "nėse nuk ia di kuptimin fjalės, merre dhe shėnoje diku se dikush tjetėr mė vonė do ta vazhdojė kėrkimin e saj".

    gazeta shqip 03-07-2008

  2. #2
    Lajm shume i mire !
    Barat, kjo veper ka dale ne treg, ku mund ta gjejme ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Zotni Mehmet Elezit,urimet ma te perzemerta, per kete veper te madhe qe po ia dhuron kultures dhe historise se gjuhesise shqiptare.Te uroj shendet e jete te gjate o burre i dheut.Emni yt,ka me kene, nder emnat e medhej te gjuhesise shqiptare,krahas Kristoforidhit,Fishtes,Mosit,Gurakuqit,Konitces etj.
    Nese,ka ndonje djale ose vajze shqiptare ,qe ka mundesine t`e na e paraqes ,ne kete Forum te nderuem shqiptar,kete veper madhore te kultures dhe gjuhesise tone kombetare, le ta baj sa ma shpejt, sepse, disa prej nesh, ma te moshuem, do t`u ishim mirenjohes perjete,sepse,nuk jemi aq te djathte ne kete pune teknikash mederne.I falemnderit zotnise,dhe gjithe atyne qe kontribuojne ne kete Univerisitet te Shqypnise( F.SH) dhe kultures se saj rreth gjuhes se saj hyjnore!...Mjesi,(drita) e Shqypnise,ashte ne dije e njerzi...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i lumte elezit..

    eshte vertet nje mendje e ndritur.. dhe nje atdhetar i mire..

    tropoja po nxjerr talente.. jo vetem geshtenja..

    apo jo liones..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Gjatė verės sė kaluar nė disa qytete tė Kosovės,s'kisha lėnė librari pa hy e pa e kėrkuar kėtė fjalor,sepse kishte disa muaj qė fjalori ishte botuar (2006) dhe tashmė kishte dalė nė shitje.
    Ishte shitė qė thuhet si "havėll e nxehtė",s'kishte kurkund.
    Nė ēdo librari merrje pėrgjigjen dhe thuhej se ėshtė ka kėrkohet jashtzakonisht shumė por,s'ka!!!Thonin se ėshtė ka pritet ribotimi i dytė sė shpejti!
    Ashtu edhe duel.
    Tek nė nėntor (2007 botimi i dytė) pas shumė porosive e "intervenimeve" mė ra nė dorė.

    Pak ndihmė pėr tė interesuarit:

    Enti botues
    "Gjergj Fishta"
    tel ++355 215 2661,fax+355 215 23 42
    e-mail:
    ebpfishta@yahoo.com

    Ēmimi 6000 lekė (55,00 euro)
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    I lumte autorit
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Intervista: E Update'ueme: Sep 14th, 2006 - 11:38:44

    Gjuha shqipe duhet tė nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit.
    Nga Sami Milloshi
    Sep 14, 2006, 10:29
    FJALOR I GJUHĖS SHQIPE ME 41.000 FJALĖ TĖ PĖRJASHTUAR

    Zoti Elezi, ju sapo keni botuar njė Fjalor tė Gjuhės Shqipe, njė realizim krejt i veēantė, po aq sa dhe i papritur, befasues. A mund tė na thoni diēka mė gjėrėsisht se njoftimet qė po japin gazetat shqipe nė Tiranė, nė Europė e nė SHBA ?

    Mehmet Elezi, studiues dhe Ambasador i Shtetit Shqiptar ne Zvicer

    MEHMET ELEZI: Nė kėtė Fjalor ėshtė pėrmbledhur njė pasuri gjuhėsore, pėrkah numri i fjalėve, e barabartė me atė qė ka Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademisė, i cili ishte vlerėsuar si mė i madhi fjalor shqip-shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjalė. Nė Fjalorin pėr tė cilin mė pyesni unė kam pėrmbledhur edhe 41.000 fjalė tė tjera, tė cilat nuk gjinden nė fjalorėt e akademisė. Shumica dėrmuese e kėtyre fjalėve mund tė quhen, pa metaforė, fjalė tė pėrndjekura. Janė pėrjashtuar nė pėrputhje me platformėn orwelliane, me tė cilėn u hartuan FGJSSH (1980) dhe poashtu Fjalori i 2002-shit, qė nė thelb iu pėrmbajt tė njėjtės platformė pėrjashtuese.

    Pra, ē’e dallon Fjalorin tuaj nga ata qė ka botuar Akademia e Shkencave e Tiranės mė 1980 e mė 2002?
    MEHMET ELEZI: Ka dallime nė konceptimin e gjuhės shqipe, ka edhe nė pėrpunimin shkencor tė lėndės. Dallimi nė konceptimin e gjuhės shqipe ėshtė thelbėsor. Konceptimi im ėshtė i kundėrt me konceptin mbi tė cilin u hartuan fjalorėt e akademisė. Unė i pėrmbahem gjithėpėrfshirjes nė gjuhė, jam kundėr pėrjashtimit tė vlerave vetėm pse ato nuk janė nga krahina e dikujt ose pse nuk pėrputhen me ideologjinė a paragjykimet e dikujt. Nė Fjalorin qė sapo doli kam fjalė e shprehje nga tė gjitha trojet shqiptare ose ku flitet shqip. Nga Veriu i Shqipėrisė, nga Kosova, nga Plava e Gusia, nga Tetova e Lugina e Preshevės, nga Ēamėria, nga arbėreshėt e Italisė. Por edhe nga katunde tė Vlorės, Gjirokastrės a Lushnjės. Gjen fjalė nga vepra e Fishtės dhe e Anton Ēettės, po edhe nga vepra e Konicės e e Kutelit.
    Pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj u pėrjashtuan nga standardi. Ato u prenė me sėpatė. Prej kėsaj sėpate tė madhe gjuha shqipe kullon gjak.

    Me sa duket mė shumė ka fjalė tė gegėrishtes.

    MEHMET ELEZI: Nuk mė interesojnė gegėrishtja e toskėrishtja, mė intereson gjuha shqipe. Nė fjalor ka mė shumė fjalė tė gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj, sepse pikėrisht pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj u pėrjashtuan nga standardi. Ato u prenė me sėpatė. Prej kėsaj sėpate tė madhe gjuha shqipe kullon gjak.

    Thatė se midis Fjalorit tuaj dhe fjalorėve tė akademisė ka dallime edhe nė pėrpunimin shkencor tė lėndės.

    MEHMET ELEZI: Po pėrmend dy kryesoret. Unė kam bėrė shtjellime etimologjike, nė FGJSSH kėto mungojnė. Fjalori qė sapo kam botuar ėshtė i vetmi fjalor shqip-shqip deri sot qė ka edhe etimologjinė e fjalėve. Duke ua ditur prejardhjen fjalėve, pėrkapet mė mirė kuptimi dhe krijohet natyrshėm vetėdija e pėrdorimit tė tyre.

    Etimologjia ėshtė njė rrugė plot kurthe e tė papritura, njė fushė e minuar pėr gjuhėtarin. Tė paktėn jam munduar tė dėshmoj se “djalli nuk ėshtė aq i zi sa thonė”, domethėnė me pak pėrkushtim nuk ėshtė e pamundur tė hartohet njė fjalor etimologjik i gjuhės shqipe me bashkėrendimin e tė gjitha forcave akademike shqiptare. Qysh mė 1952 Ēabej e shtronte nevojėn e njė fjalori tė tillė pasi, siē thoshte ai, “Fjalori i Meyerit botuar mė 1891, me gjithė meritat e mėdha qė ka, ėshtė sot i vjetruar nga shumė pikėpamje. Studimet e etimologjisė shqiptare qė nga ajo kohė e gjer mė sot kanė shkuar pėrpara pėr hir sidomos tė punės sė H. Pedersenit e N. Joklit”. Mė pas vepra e filluar prej tyre u thellua e u pasurua shumė prej Ēabejt vetė.

    Kanė kaluar mbi pesėdhjetė vjet, ka hyrė mijėvjeēari i ri e ne vazhdojmė tė jemi i vetmi popull i kontinentit me njė gjuhė kaq tė vjetėr e pa njė fjalor etimologjik tė saj. I vetmi “Fjalor etimologjik i gjuhės shqipe” ėshtė publikuar sė voni nė anglisht prej dijetarit Vladimir Orel. Me gjithė vlerat, ai nuk u ka shpėtuar disa pasaktėsive e mangėsive shpesh tė mėdha, pėr tė cilat besoj se nuk ėshtė vendi me u ndalė tashti.

    Dallimi i dytė ėshtė nė lėndėn qė shtjellon e saktėson kuptimin e fjalėve. Unė nuk jam prirur kah shembujt anonimė, siē ėshtė vepruar nė fjalorėt e akademisė. Njė numėr shumė i madh shembujsh janė fjali, vargje etj. nga vepra autorėsh tė njohur, tė cilėt citohen nė thonjėza, siē ndodh nė fjalorėt seriozė kudo nė botė. Fjalori ilustrohet me mijėra vargje e shprehje tė marruna drejtpėrdrejt:

    -nga krijimtaria e mbi 40 autorėve si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Anton Ēetta, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Adem Demaēi, Ali Podrimja, Kim Mehmeti e shkrimtarė tė tjerė tė traditės e bashkėkohorė tė krejt trevave shqiptare;

    -nga vepra madhore si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skanderbegut, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit dhe thesare tė tjera popullore.

    Ilustrohet edhe me:

    -5300 shprehje frazeologjike e rreth 5000 fjalė tė urta popullore;

    -rreth 1000 gjėza, bestytni e paragjykime, doke, lojė-fjalėsh, tė dhėna pėr barnatimin popullor, yshtje etj. Shumė syresh botohen pėr herė tė parė.
    Kam shfrytėzuar edhe pasuri tė fjalorit tė Gazullit, Bashkimit e tė disa fjalorėve tė tjerė mė tė vegjėl, tė mėvonshėm.

    ....ne vazhdim
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    E keni shfrytėzuar arkivin e Institutit tė Gjuhėsisė?

    MEHMET ELEZI: Nė se nuk gabohem, nuk kam shkelur nė dyerėt e atij instituti qysh kur kam qenė student. Kam lexuar diku se nė arkivat e tij ruhen rreth njė milion skeda. Nuk e kuptoj pėrse ruhen, ēfarė pritet, ato nuk janė shishe vere, qė t’u shtohet vlera me vjetrimin. Pėrse nuk pėrpunohen me u pasqyrue nėpėr fjalorė? Ėshtė njė institucion i tėrė, me mbėshtetje logjistike, financiare, profesionale, siē ėshtė Instituti i Gjuhėsisė. Nuk ėshtė pra njė njeri i vetėm, qė ngrihet nė tre tė mėngjesit e mbėshtillet me batanije qė tė mos mėrrė tė ftohur, duke bėrė gjithēka vetė.
    Lajmit pėr daljen ne dritė tė Fjalorit tuaj njė e pėrditshme i vuri titullin “Sfidė pėr Akademinė e Shkencave”. Si e komentoni kėtė titull.

    MEHMET ELEZI: Unė nuk jam nisur pėr tė sfiduar askėnd. Thjesht kam punuar.
    Tashti qė Fjalori ėshtė shpėrndarė nėpėr librari, a keni ndonjė peng?

    MEHMET ELEZI: Kam dy pengje. I pari: do tė kisha dashtė me punue edhe do kohė nė tė. Tė paktėn edhe nja dy vjet.
    Mbase mė mirė qė e hoqėt duarsh: njė fjalor njėgjuhėsh nuk mbaron kurrė.
    MEHMET ELEZI: Keni tė drejtė. Por, e para, doja me e kalue tė gjithin edhe njė herė nėpėr duar, pėr t’i bėrė disa krehje, plotėsime e lėmime. Dhe e dyta, doja me i shtue edhe do fjalė, pėr tė cilat pjesėrisht mund tė them se i kisha gjetur burimet e pjesėrisht do t’i gjeja, e dija pak a shumė ku me i kėrkue. Kam parasysh qindra e ndoshta mijėra fjalė, qė mund t’i kisha pėrfshirė edhe ato. Synimin e kisha me ba njė Fjalor me jo mė pak se 50.000 fjalė tė pėrjashtuara.

    Pse s’e vazhduat nė Bernė?

    MEHMET ELEZI: Pėr tė vazhduar punėn me Fjalorin mė duhej me pasė skaj vetes njė bibliotekė tė tėrė. Kėtu s’mund ta kem. Nė anėn tjetėr puna nė ambasadė nuk mė le shumė kohė tė lire, aq sa do tė mė duhej pėr Fjalorin. Ndryshe nga njė roman, pėr shembull, njė fjalor si ky kėrkon shumė kohė, ėshtė njė lloj vrime e zezė pėr kohėn. Kėto tetė vjet ai mė ka thithur energjitė e kohėn nė mėnyrė tė pabesueshme. Dhe m’i ka zhvendosur krejtėsisht disa plane tė tjera.

    Po pengu i dytė?

    MEHMET ELEZI: Kėtij s’kisha ē’t’i bėja, edhe po tė kisha ndenjė edhe dy vjet a pesė vjet. Mund tė them me dhimbje se kam lėnė pa vjelė njė numėr shumė tė madh fjalėsh tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit e tė disa autorėve qysh prej Fishtės e deri te Sh. Gjeēovi, E. Koliqi e M. Camaj. Edhe shumė fjalė tė Bashkimit, Gazullit e tė fjalorėve tė hartuar nė trevat shqiptare nė ish-Jugosllavi, ashtu dhe tė burimeve tė tjera qė pėrmenden nė bibliografi, i kam lėnė: emra bimėsh e kafshėsh, caqe teknike si dhe tė tjera. Kjo ka ndodhur sepse kėtyre fjalėve nuk arrija me ua pėrkapė kėnaqshėm kuptimet ose nuk arrija me u shprehė pėr etimologjinė e tyre.

    Pėr t’i kapėrcyer kėto vėshtirėsi, veē tė tjerash, do tė duhej me hulumtue nė viset ku ėshtė mbėshtetur mė shumė gjuha e kėtyre autorėve, ēka ishte jashtė mundėsive tė mia. Kėto fjalė nuk janė pak: tė tėra sė bashku bėhen mijėra.

    Mbetet me shpresue se njė ditė gjuhėtarė tė rinj tė pėrkushtuar e profesionistė do t’i hulumtojnė ato duke shkuar deri te pėrdoruesit. Nėse do tė vazhdojė me pasė pėrdorues mė, se ata po rrallohen shumė.

    Gjatė punės tetė vjet me Fjalorin a i jeni trembur ndonjėherė dėshtimit?

    MEHMET ELEZI: Po. Mund tė them nė dy raste, por qė pėrsėriteshin. Pikėsėpari tutesha se Fjalori mund tė mė mbetej pa botuar. Ju e dini, Kristoforidhi punoi njė jetė tė tėrė e s’e pa nė tė gjallė tė botuar Fjalorin e tij. Edhe mė keq: pas vdekjes Fjalori i tij u shit pėr tė larė borxhet e dikujt, kaloi nėpėr duar bakallėsh a tregtarėsh e ra nė dorė tė konsullit grek, pėr tė pėrfunduar pastaj nė ministrinė e jashtme tė Greqisė... Me ato rregatje mund tė thuash se vetėm vullneti i Zotit e shpėtoi atė vepėr. Tashti ėshtė kohė tjetėr, megjithatė shpesh jam trishtuar duke menduar se s’do tė gjeja sponsor. Nė Shqipėri e nė Kosovė ka shumė njerėz tė pasur, por sa ia dinė ata vlerat gjuhės shqipe e kulturės kombėtare nė tėrėsi? Ka parallinj qė japin njėqind mijė euro pėr njė spektakėl televiziv qė ik bashkė me erėn, brenda njė nate, ndėrkohė qė shumė vėshtirė e shtinė dorėn nė xhep pėr njė vepėr shkencore a artistike, qė mbetet. Pastaj shoqėria shqiptare, kultura e saj, pėr fat tė keq, sundohen prej njė oligarkie kulturore. Nėse nuk je i lidhur me qarqe tė caktuara politike, me qarqet qė kanė para, e ke shumė vėshtirė me botue, e edhe mė vėshtirė me i ba publicitet veprės sate. Ėshtė zonja PP, Politparja, qė, mjerisht, fut hundėt e vendos jo pak edhe nė krijimtari. Pėrfitoj nga rasti me i falėnderue edhe njė herė ata qė financuan botimin e Fjalorit. Disa prej tyre u treguan veēanėrisht dinjitozė, mė thanė menjėherė po dhe vepruan menjėherė.

    Folėt pėr dy raste. Cili ėshtė i dyti?
    MEHMET ELEZI: Ky i dyti ėshtė banal, pak pėr tė qeshur e pak pėr tė qarė… Gjatė punės mė ėshtė prishur shumė herė kompjutri (kompjutrat, duhet thėnė). Sidomos nga ndėrprerjet e shpeshta, tė paparalajmėruara tė rrymės elektrike. Druhesha se njė ditė tė bukur mund tė mė shkonte gjithēka dėm. Javė pėr javė e hidhja punėn nėpėr disqe. Nuk e printoja dot, ishin shumė faqe. Disqet ndodhte qė s’hapeshin...
    Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte njė forum i mirėfilltė shkencor. Nė Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarė lirie.
    Janė mbi tridhjetė vjet qė kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Ndėrkohė gjuha shqipe ka pėrjetuar zhvillime tė jashtėzakonshme. Cila ėshtė pikėpamja juaj si gjuhėtar rreth kėtyre zhvillimeve ?
    MEHMET ELEZI: Njė saktėsim. Nuk e quaj veten gjuhėtar, megjithėse studimet i kam bėrė pikėrisht pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės (profesor Shaban Demiraj qe pėrpjekur shumė tė mė mbante nė katedrėn e gjuhės shqipe ne fakultet). Mendoj se mė shumė jam njė njeri i letrave, me pėrkushtim tė veēantė ndaj gjuhės shqipe.

    Sa pėr Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte njė forum i mirėfilltė shkencor. Nuk mjafton pjesėmarrja e disa dijetarėve nė njė konferencė qė ajo tė quhet shkencore. Kryesore ėshtė tjetėrgjė: a kanė mundėsi me i shprehė lirshėm pikėpamjet e tyre kėta dijetarė, a ėshtė e njėjta hapėsirė edhe pėr mendimin ndryshe e pėr mendimin kundėr? Nė Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarė lirie. Aty mund tė hidhej e tė mbrohej vetėm pikėpamja e udhėheqjes politike tė Tiranės sė atėhershme. Ajo duhej mbėshtetur, vetėm pėr tė duhej duartrokitur. Shfletoni shtypin e kohės pėr tė kuptuar se ai kongres nuk dallonte shumė nga kongreset politike me presidiume tė kuqe e brohoritje histerike pėr diktatorin.

    Jeni pėr pėrmbysjen e atij kongresi?

    MEHMET ELEZI: Edhe sikur Kongresi i Drejtshkrimit tė kishte qenė njė forum i lirė debatesh, nė kushtet e reja tė shqiptarėve nė Ballkan, nė kushtet e lėvizjes e integrimeve tė shumanshme, gjuha ka pėsuar ndryshime e zhvillime tė mira e ndonjėherė jo tė mira. Pėr mė tepėr, ndodhet pėrballė sfidash tė njėmendta. Kėto ndryshime duhen ndjekur e pasqyruar. Gjuhėsia duhet tė zhvillohet me gjuhėn e gjallė e nė shėrbim tė saj, tė ecė bashkė me tė.

    Kongresi i Drejtshkrimit ia zinte frymėn gjuhės qysh atėherė, le mė tashti. Ai kullon ndryshk. Ndryshk ikonash tė njė kohe tė vdekur. Ai duhet rishikuar nė rrėnjė. Merrni mė tė madhin e gjuhės shqipe, Eqrem Ēabejn. As atėherė ai nuk ka qenė pėr zgjidhjen qė u bė. Kurrė, nė asnjė dokument, nė asnjė kumtesė a shkrim tė tij, nuk e ka mbėshtetur zgjidhjen qė bėri Kongresi i Drejtshkrimit. S. Riza e tė tjerėt dihet. Prandaj Kongresi nuk iu besua atij as shkencėtarėve tė tjerė tė shqipes. Kongresin e organizuan e e drejtuan gjuhėtarė pa vepra. Gjuhėtarėt me vepra ishin tepėr tė mėdhenj pėr tė hyrė nė kostumin e llamarintė tė atij tė ashtuquajturi kongres.
    Jeni pėr ndryshimin e standardit, pėr ndėrrimin e bazės dialektore tė tij?

    MEHMET ELEZI: Pse u dashka me i pa gjėrat prapė bardhė e zi? Ndėrmjet pėrmbysjes sė standardit e lėnies sė tij siē ėshtė, midis kėtyre dy alternativave tė skajshme, ka plot zgjidhje tė tjera, mė tė mira, mė tė dobishme, mė tė arsyeshme. Nuk jam pėr tė pėrmbysur, jam pėr tė riparuar. Gjuha shqipe duhet tė nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit. Rregullat e tij arbitrare duhet tė hapen, qė standardi tė pėrfshijė sa mė shumė prej pasurive tė pafundme qė ka gjuha. Kėto pasuri janė shumė mė tė mėdha e mė shprehėse se ato qė i kodifikon ai kongres. Duhet reformė e thellė edhe nė gjuhė. Por kjo nuk duhet bėrė me rrėmujė, me anarshi. Ashtu siē u vendosėn nė njė forum kėto rregulla, poashtu ndryshimet pėr reformimin e gjuhės duhet tė vendosen nėpėr forume shkencore, ku tė diskutohet me argumente shkencore e jo me slogane politike.
    Kjo punė kėrkon pėrgatitje, kėshillime, diskutime, kėrkime, pėrpara se tė shkohet nė forume vendimmarrėse tė gjuhėsisė. Nė forume tė shkohet me propozime tė studiuara.

    “Dreqshkrimi”

    Kam parė nė shtyp diēka pėr njė si komision a kėshill ndėrakademik. Sikur po merren me kėtė punė?
    MEHMET ELEZI: Nė shtyp s’kam parė asnjė propozim konkret tė kėtij kėshilli, asnjė platformė, asnjė hap qė premton fillimin e njė reforme nė gjuhė. Nė atė kėshill, pėr mė tepėr, s’kam parė asnjė emėr prej atyre qė mendojnė ndryshe nga sa mendohej tridhjetė a katėrdhjetė vjet mė parė. Janė pak a shumė tė njėjtėt emra qė i copėtojnė duart duke duartrokitur pėr Kongresin e Drejtshkrimit (“dreqshkrimit”, do te thoshte Selman Riza).
    Shtypi, radiot dhe televizionet. A mendoni se e bėjnė mirė detyren ndaj gjuhės sonė?

    MEHMET ELEZI: Mendoj se janė pak ato gazeta e gazetarė qė i ndihmojnė gjuhės shqipe dhe janė shumė ata qė nuk i ndihmojnė asaj, ose qė i ndihmojnė, pėrkundrazi, prishjes e shkatėrrimit tė gjuhės shqipe. Ashtu si shumica e politikanėve.
    Keni pothuaj njė vit ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Konfederatėn e Zvicrės. A ėshtė e vėshtirė gjetja e kohės sė lirė pėr punė krijuese kur je nė njė detyrė tė tillė?
    MEHMET ELEZI: Mendoj se gjithēka ėshtė vetiake, nuk ėshtė njėsoj si te njėri, te tjetri. Kohė ka kurdoherė, pėr gjithkėnd. Varet nga ngarkesa e punės, sigurisht, por varet edhe nga mėnyra si e organizon dhe e pėrdor kohėn.
    Njiheni si publicist, shkrimtar e poet. Diēka pėr krijimtarinė tuaj artistike?
    MEHMET ELEZI: Ndoshta pėr kėtė ėshtė mė mirė tė flasim njė herė tjetėr.

    Faleminderit pėr intervistėn

    Faleminderit juve.

    © by Gazetajava.com

    Kreu

    ...Pershendetje,njiherit dhe urime mbi LIBRIN e shkruar te AUTORIT te gjuhes shqipe-shqip...si dhe pershendetje per gjithe lexuesit e kesaj Interviste....Dhen nga vet AUTORI- Mehmet Elezi....Jufalemnderit

    me respekt
    Hajla
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 03-07-2008 mė 23:56
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    --

    Kė shqetėson Fjalori i Gjuhės Shqipe tė Mehmet Elezit?

    (04.07.2008)

    Nuk ėshtė fjala pėr njė gjuhė sekti, slang-u, apo pėr ndonjė strukturė paralele komunikimi ilegal. Pra nuk ėshtė fjala pėr njė kod mistik e hermetik qė lyp deshifrime. Ėshtė fjala pėr gjysmėn e matematikės tė fjalėve shqipe tė papėrfshira nė Fjalorin e “Gjuhės sė Sotme Shqipe” (FGJSSH, 1980), e cila ėshtė injoruar nga ekzistenca e saj, nė pjesėn dėrrmuese - fjalė, shprehje, kategori gramatikore e pėrftesa nga gojėfoljet e trevave tė Veriut, Maqedonisė e Kosovės, por edhe nga krahinat e skajshme tė Jugut tė Atdheut. Shkrimtari dhe filologu Mehmet Elezi ka tash dy vjet qė e ka nxjerrė nga harresa kėtė thesar tė gjuhės shqipe, duke bėrė njė punė kolosole e vetmitare, aq sa nuk kanė arritur tė bėjnė stafe me dhjetra shkencėtarė tė Akademisė sė RPSSH-sė ndėr disa dhjetėvjeēarė. Pėr Fjalorin e Gjuhės Shqipe tė Mehmet Elezit nuk ėshtė folur, edhe pse ka dy vite qė ndodhet nėpėr librari. Mė saktė, pėrveē njė shkrimi recensional tė njė gjuhėtari, ka patur edhe 3 shkrime tė tjera nga gazetarė, tė cilėt thjesht shtrojnė pyetjen nė 3 shkrimet e tyre: “Pse nuk shkruhet dhe nuk flitet mbi kėtė fjalor?”. Ndėrsa njė kanal televiziv shumė i fortė, me urdhėr nga drejtoria e ka hequr lajmin qė bėn me dije botimin e kėtij fjalori, duke marrė masė pėr gazetarin qė e ka pėrgatitur lajmin, duke e privuar nga puna. Ai farė burri paska thėnė: “gjatė gjithė historisė sė kėtij televizioni, nuk ėshtė dhėnė kurrė njė lajm mė i poshtėr dhe mė antishqiptar se ky!”. Shih ēfarė ekuivokėsh bėjnė vaki pėrmidis kėsaj Shqipnie! Megjithatė, unė do ta kundroj Fjalorin e Gjuhės Shqipe tė Mehmet Elezit, nga njė pikėpamje profesionale, tė lidhur ngushtė me zejen time tė shkrimtarisėė, nė lidhje me fjalėn dhe frymėn e gjallė, pa tė cilėn nuk do tė kishte, ndoshta, pikė rėndėsie ekzistenca ime. Dhe ajo qė mė ngazėllen e dėshpėron ėshtė fjala dhe fryma e shqipes, fjalė pėr fjalė shkronjė pėr shkronjė – anima et verbum. Nė punėn e tyre krijuese, origjinale apo pėrkthimore, pa pėrjashtuar kėtu edhe atė lloj recepienti tė hollė e tė apasionuar qė ėshtė lexuesi - (bashkėkrijues i pėrjetshėm i poetėve dhe shkrimtarėve) gjatė aktit krijues tė leximit, pra, tė dy kėto kategori qė i ndan njė kufi tepėr i hollė, nuk i kanė shpėtuar hartimit tė doracakėve me fjalė e shprehje qė kanė patur mė pėr zemėr. Nė qoftėse biem nė njė mendje, qė njė ndėr cilėsitė e poetit ėshtė aftėsia e tij pėr t’u habitur, atėherė shkallėn mė tė ndjeshme e mė emotive tė habisė e pėrbėn zbulimi i botės sė ēuditshme tė fjalėve nė pėrgjithėsi, dhe zbulimi i secilės fjalė tė marrė veēmas. Sepse “gėzimi i njohjes” sė poetit me fjalėn si kyē i njė radhe imazhezh dhe asociacionesh, ėshtė i ngjashėm me gėzimin e ndėrtuesit para materialit tė epshėm pėr ndėrtim. Fjala ka energjinė e shekujve dhe bart frymėn e pėrdoruesve paraardhės. Atė qė ia mohojnė fjalorėt, poeti e gjen nė ligjėrimin e gjallė, ndėr kontekste tė gjalla, tė cilėt nuk mund t’i ndryjnė fjalorėt e akademive, prandaj duhen alternativa shtesė, kėnveshtrime shtesė, pėr t’iu pėrafruar sadogrimė hartės prore elastikė tė fjalorėve kombėtarė leksikografikė. Fjalorėt leksikografikė janė tė ngjashėm me zgjerimin dhe rrudhjen e mundėsive, ashtu si ajo lėkura simbolike e shagrinit qė paraqet Balzaku. Po kush do ta ngrejė fjalėn dhe t’ia dėftejė atė kohės? Uria e poetit, nė rastin mė tė mirė e poetit-filolog pėr fjalėn nuk mund tė krahasohet me asnjė disiplinė tė kanonizuar shkencore qė vepron sipas projekteve dhe direktivave akademike, nė kohėra, ideologji dhe kontekste tė varura nga konjukturat politike dhe ideologjike. Ja pse “Fjalori i Gjuhės shqipe” i poetit, shkrimtarit dhe filologut Mehmet Elezi pėrbėn, pėrveē njė akti heroizmi dhe sakrifice, edhe habinė se sa larg mund tė tė shpjerė dashuria pėr fjalėn, si kusht i domosdoshėm i nevojės sė brendshme pėr krijim. Por nėse “nevoja pėr materialin ndėrtues”, apo uria e krijimit mund tė gjejnė zgjidhje tė karakterit individual, Mehmet Elezi e ka kapėrcyer kėtė kornizė, duke e bashkėpjestuar aktin e dashurisė dhe mahnisė me tė tjerėt. Sepse dashuria pėr krijim dhe vetė krijimi mė sė mbarami, e ka pashmangėsisht tė ndėrkallur vetinė bujare tė bashkėpjesėtimit me tė tjerė. Njė ndėr virtytet e Fjalorit tė z. Mehmet Elezi, pėrveē dyfishimit tė hartės tonė leksigrafike kombėtare, ėshtė pikėrisht qasja ndaj ligjėrimit, jo si inventarizues burokratik i shtrezave tė fosilizuara ndėr gojėfoljet e trevave shqiptare, por si krijues dhe vlerėsues i rafinuar i vetive tė fjalėve, duke i marrė ato nė mjedisin e gjallė organik, nė pikun e ligjėrimit kuvendues, folklorik apo letrar. Pėrfshirja e fjalėve bashkė me kontekstin e gjallė tė ligjėrimit, me kategoritė e anatemuara gramatikore tė shqipes, me pėrftesat, trajtat, ndjfoljet e pasthirmat e shumta, qė tė gjitha tė papėrfshira nė fjalorėt e deritashėm, e zhburgos debatin mbi gjuhėn shqipe, duke e nxjerrė atė nga pika e vdekur ku e pati ngallmuar shkenca e gjuhėsisė socialiste. Fjalori i Mehmet Elezit na dėshmoi edhe njėherė tjetėr, mė plotėsisht, se kufijtė e nocioneve gjeopolitike, puritanizmi gjuhėsor, projektet e utopisė sė keqe mbi njė vetėdije artificale tė “njeriut tė ri socialist” si folės, nuk pėrputhen me realitetet gjuhėsore tė etnisė, pavarėsisht dėmit dhe plagėve qė iu dhanė ligjėrimit tė gjallė tė shqipes. Nga tė gjitha meritat dhe pasuritė qė ka ky Fjalor (ma do mendja se intuitivisht harta e kėtij fjalori i parapriu nė njėfarė kuptimi edhe hartės politike tė shqiptarėve nė Ballkan me krijimin e shtetit tė Kosovės), do tė veēoj zgjedhjen e njėsisė sė fjalės nė pikėvlimin e ligjėrimit, kuvendimit gojor, folklorik apo ligjėratės artistike tė shkruar. Gjuha dhe kultura jonė nuk e kanė luksin tė paraqiten tė gjysmuara, duke hequr dorė nga gjysma e leksikut tė saj. Vetė fondi prej 41 mijė fjalėsh qė ringre Mehmet Elezi, njė njeri i vetėm pėrballė ekzistencės sė njė akademie ndėr dhjetėvjeēarė tė tėrė, flet mjaftueshėm pėr shkallėn e tėhujėsimit dhe alienimit ideologjik e rracist tė shqipes. Pėrvetėsimi i tė drejtės sė folėsit, se ēfarė fjalėsh duhet tė pėrdorė ai, ėshtė shkalla me skajshme e absurdit ideologjik dhe njėjtazi me tė sjell shprishjen e fizionomisė identitare tė kėtij folėsi. Por Mehmet Elezi e ka nxjerrė nga kthetrat e agonisė, pikėrisht potencialin e brendshėm tė fjalėve, akoma pa dhėnė frymėn e fundit tė shekujve, akoma pa shterruar semantikėn e konteksteve, energjinė e imazhit dhe domethėnies qė ruan fjala. Kjo qasje ėshtė bėrė nė momentin kritik, kur pėrballė ekspansionit tė realeve globalistė, kėto fjalė mund tė konsideroheshin si gjuhė e vdekur, akoma mė tė pashpresa se simotrat e tyre nė latinisht apo greqishten e vjetėr. Ėshtė punė e poetėve, krijuesve, pėrkthyesve dhe lexuesve, tė cilėt duke pirė nė ujin e gjallė tė kėsaj shqipje tė mohuar, tė kryejnė me gjedhin kombėtar trasfuzionin e pėrgjithshėm tė gjakut tė lodhur tė shqipes dhe t’i rezistojnė presionit tė gjithanshėm tė terminologjisė sė huaj. Vetėdija gjuhėsore e poetėve, krijuesve, atyre qė merren me mundimet dhe mahninė e fjalėve ėshtė pėrcaktuese nė mbijetesėn e gjallė tė njė gjuhe. Ne nuk duhet tė nisemi nga kritere tė keqkuptuara shkencore pėr tė zbatuar ligjėsi tė dyshimta mbi gjuhėn. Gjuha, kam bindjen, sillet me bartėsin e saj ashtu siē e bart ai. Sforcimi kolektiv pėr tė krijuar njė gjuhė tė re totalitare dėshtoi nė tė gjitha pėrpjekjet e saj pėrgjatė shek. XX. Ndėrsa tash gjuha rrezikon tė bėhet fir nė zgafellat e kulturės postmoderniste. Gjuha ėshtė njė armė e papėrsosur dhe shumė e rrezikshme. Ajo na tradhėton nė ēdo hap, lind prej vetes kundėrshti dhe konfuzion. Veēanėrisht e vėshtirė ėshtė bėrė gjuha, derisa kuptimi i saj real, pėrmbajtja e saj reale e fjalėve pothuajse ka humbur. Tani nė filozofi dhe filologji na takon tė grindemi e tė luftojmė pėr secilėn fjalė, tė bėjmė marrėveshje pėr domethėnien e saj mes fletėve tė vėllimeve tė shumta. Tė zbrazėta, me kuptimin e realeve tė humbura fjalėt shpesh nuk na lejojnė tė dialogojmė me njėri-tjetrin. Do tė donim t’i afroheshim njėri-tjetrit dhe tė filsnim me dorė nė zemėr, por fjalėt na mbajnė tė paralizuar nė distancė. Kėshtu vazhdojmė tė kushtėzohemi, tė biem nė ujdi se ēfarė nėnkupton fjala, kuptimi i drejtpėrdrejtė i sė cilės ka humbur kujtesėn. Ne na duhet tė rikthejmė mistikėn e fjalėve, jo magjinė, qė tė sugjestionon; mistikėn e fjalėve qė gjithnjė ēliron. Fjalėt janė ngulfatur nė ekzistencėn e mistershme tė botės, fjalt janė ontologjike. Sepse kuptimi real i fjalėve rikthehet kur fjala lidhet Logos-in. Atėherė nuk kemi tė bėjmė me racionalizmin, por me poezinė . Mos i kėrkoni poezisė lėndė diskrete, konkretėsi, materialitet. Kjo ėshtė po ai revolucion urie. Dyzimi i shėn Tomės. E pėrse qenka e domosdoshme tė ndjesh me gishta? Dhe kryesorja, pėrse u dashka tė identifikohet fjala me gjėrat, me sendin tė cilin ajo shenjon? Mos vallė gjėsendi na qenka zot i fjalės? Fjala ėshtė – Psikeja. Fjala e gjallė nuk e shenjon sendin, porse zgjedh lirisht, mu si pėr banesė bujtjeje kėtė apo atė kuptimėsi sendore, gjėsendi, - njė trup tė dashur. Dhe pėrreth sendit fjala bredh lirisht, njashtu si shpirti pėrreth kurmit tė braktisur, por tė paharruar . Ajo ēka thuhet pėr sendoren, kumbon disi ndryshe kur aplikohet ndaj imazheve: Prends l’eloquence et tords-lui son cou!* Shkruaj vargje pa imazhe, nėse mundesh, nėse ia del. I verbėri e njeh fytyrėn e dashur, memzi duke e prekur atė me gishtat qė shohin, dhe lotė gėzimi, gėzimi tė njėmėndėt i buisin syve pas njė ndarjeje tė gjatė. Poezia ėshtė e gjallė me imazhin e brendshėm, me atė plazmim kumbues tė formės, e cila parathotė poezinė e shkruar. Ende nuk ekziston asnjė fjalė, ndėrsa poezia kumbon tashmė. Kumbon kėshtu imazhi i brendshėm, tė cilin e pėrēik veshi i poetit. Fjala u bė jo shtatėgrykėshe, porse gajde njėmijėgrykėshe, e gjallėruar me frymėmarrjen e tė gjitha shekujve njėherėsh . Gjuha ėshtė mė e vjetėr se sa shkrimtari; gjuha zotėron njė energji centrifugale qė ia pėrcjell potenciali i saj kohor – d.m.th., gjithēka qė gjendet para kohės. Dhe ky potencial pėrcaktohet jo dhe aq me pėrbėrjen sasiore tė kombit qė e flet kėtė gjuhė. Dhe sidomos, gjuha sot nuk pėrcaktohet nga njeriu i rėndomtė, pa vetėdije gjuhėsore. Madje as nga teoritė shkencore qė e shihin gjuhėn si “njė produkt social, shumė e kushteve tė domosdoshme qė ka pranuar kolektivi, qė tė ndihmojė nė realizimin, funksionimin dhe mundėsimin e veprimtarisė ligjėrimore, e cila ekziston tek ēdo bartės i gjuhės ”. Fjala dhe gjuha i pėrshtaten imazhit qė ka skicuar poeti me fjalėn: “Para buzėve, ndoshta, pėshpėrima ka lindur, Fėshfėrima nė gjethnajė – mė parė se drurėt, Dhe atyre qė pėrvojėn ua blatojmė, Para pėrvojės i kanė gjetė konturet. (O. Mandelshtam) * Tekstualisht: “Merrė gojėtarinė dhe thyeja qafėn!” (fr, nga vargjet e P. Verlenit “Art poetique”).

    Marrė nga “gazetastart.com”


    Nga Agron Tufa

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk besoj

    nuk besoj se gjuha shqipe ka vetem 41000 fjale..kurrsesi..po keshtu eshte kur fjaloret i hartojne persona te informuar apo te painformuar e nuk i harton akademia e shkencave . nje institucion ky qe e ka per detyre. por me duket se ato veq me marre rrogen jane.keshtu qe ne do kenaqemi me fjalore te tipit elezi dhe pak dite me vone te nje tipi tjeter...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    une e kam ne bibloteken time kete fjalor
    ia vlen ta kesh dhe ta perdoresh

    urime z.M.Elezi per punen qe ka bere per kete fjalor dhe ne punen aktuale ne Zvicer

    nga nje lexuese dhe admiruese e shkrimeve te tij
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hope31 : 06-07-2008 mė 14:44
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  12. #12
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    i lumte elezit..

    eshte vertet nje mendje e ndritur.. dhe nje atdhetar i mire..

    tropoja po nxjerr talente.. jo vetem geshtenja..

    apo jo liones..
    Geshtenjat i kemi per koke te geshtenjeva. Kam vite pa i ngrene, se s'qelloj dot atje kur e kane vaktin. Por kesaj rradhe qe vajta, me dha tezja mjalt geshtenje qe eshte ilac . Me ka mbetur dhe ca akoma derisa te me vije nje tjeter shishe kete vere.

    Per temen, (megjithese parimisht kunder ca ideve te autorit) pervec shishes se mjaltit do t'u them prinderve te me dergojne fjalorin. Shpresoj te jete akoma ne qarkullim.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Jam duke lexuar hyrjen, rreth 130 faqe, njė punim madheshtor, mbetet te na hyje nė punė ose sė paku tė njihemi me vlerat e medha qe ka gjuha shqipe dhe mundet ende ta nxaje kete vones...Fjalori ka 1600 faqe..e keqja se shkurtesat si; (FGJSSH) me shkronja te medhaja duhej te zźvendesiheshin me shkurtesa tjera si psh; "gj.s=gjuha standarde apo letrare..
    Disa fjalź nuk mź duken qė nuk hyjnė nź fjalorin e shqipes edhe se janź gjetur tek autorź shqiptar nga viset jashtź Shqiperisė, si psh. fjala:
    =Lepith=
    =Lepiti= bashkimi i dy pikave nź horizont, qź pźr mendimin tim kjo źshtėr fjalė sllave, qź do thotź=lepiti=ngjiti, takoi, ngjiti me ngjites( ejo lepak) psh njź talon te kźpuces..etj..
    Nź gjuhen shqipe mjafton te ishte;
    =Ngjitja= vendtakimi i dy pikave ne horizont, bashkimi...e jo Lepitja apo lepithja...





    Uploaded with ImageShack.us
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Nje krahasim me fjalorin enciklopedik shqiptar;



    Uploaded with ImageShack.us



    Uploaded with ImageShack.us

    Me u =zhdjerg= prej bjeshkes, me zbrit, e kunderta me i ngjit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 24-03-2013 mė 13:59
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    ja 1 dhurate e domosdoshme per politikantet shqiptar dhe jo vetem

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    41000 fjalė
    nga sa fjale i kan fjaloret e "Akademisė sė Shkencave" ???
    Religion Is Curable

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Mendoj se duhet te ishte rreth 53000 fjalź, ai Konstandin Kristoforidhit ishte me 40 000 fjale, pra 15 000 me shume per keto 100 vite...

    Gjuha shqipe, sa e madhe eshte - Dardania.de
    www.dardania.biz/vb/upload/showthread.php?t... - Traduire cette page
    Interviste me nje nga bashkehartuesit e Fjalorit te Gjuhes Shqipe. ... me gjere per Fjalorin e gjuhes shqipe, qe mendohet te jete me rreth 60 000 fjale. ... E megjithate, departamenti i Fjalorit ka bashkepunetore te jashtem, pa pagese, thjesht ...

    Shkenca.org - Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe (Online)
    www.shkenca.org › Gjuhė shqipe › Leksikologji - Traduire cette page
    Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe (Online) ... Fjalė e urtė. Beli ka bisht. ... mund ta gjeni Fjalorin shpjegues tė gjuhės shqipe (online, nė rrjet) me rreth 40.000 fjalė.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    ... per Fjalorin e gjuhes shqipe, qe mendohet te jete me rreth 60 000 fjale. ...
    kush i ka njeh ?

    ku i ka njeh ?

    kur i ka njeh ?

    qysh i ka njeh ?

    cillat i ka njeh ?

    etj.
    Religion Is Curable

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Citim Postuar mė parė nga Skorpioni Lexo Postimin
    kush i ka njeh ?

    ku i ka njeh ?

    kur i ka njeh ?

    qysh i ka njeh ?

    cillat i ka njeh ?

    etj.
    haha haaaaa perēka eshte informatika .... Kristoforidhi nuk ka patur elektronik por ka arritur ti njehi..hahahha lol !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anėtarėsuar
    18-12-2010
    Postime
    206

    Pėr: Fjalori i M.Elezit sjell fjale te harruara te shqipes

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    haha haaaaa perēka eshte informatika .... Kristoforidhi nuk ka patur elektronik por ka arritur ti njehi..hahahha lol !
    perēka po jep pergjegjie palidhje e nuk po i len me u pergjegj ata qe dijne diēka ?


    PS.: ma spari t'duhet ty me i njoft tutona fjalt e gjuhes shqipe (dialetet/nendialektet shqipe ne mbare boten), pastaj t'duhet me i shkrue/shtype n'tastatur, per me mujt me t'i njeh ajo far "elektronika" e "informatika" jote
    Religion Is Curable

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  5. Gjuha: Fjalori i Toskėrishtes nga Pano Tase
    Nga Pasiqe nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •