Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    GENTIAN, i dashur Poet!

    Mire se na u riktheve me shkrimet e Tuja, IKONA E LETERSISE SHQIPE!

    Me ke munguar shume...

    Jane emocione te pa fundeshme, bukuria e shkrimeve qe na i sjell...!
    Poezia qe citova...me preku thell ndjenjen time!

    Shume rrespekte Miku Ynė...!
    Miku im ! Lumturia e njeriut eshte kru ndan me miqte pjesen e jetes, frymen, fjalen, dhe kur ato jane pjese e jona perbashket. Athere njeriu, individi, une, ti, te gjithe, me respekt per njeri-tjetrin ngreme syte nje cast themi...."sa e bukur miqesia" dhe jeta merr gjithashtu ritmin e kendshem te fjales miredashese, te perqafimit vllazeror, te fjales ngueshelluese per shpirtrat tane te etur per qetesi e amshim...

    Te pershendes i dashur mik, edhe pse vone, dashuria dhe miqesia nuk kane kurre kufijte kohes njerezore.
    Miqesisht, Genti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 18-02-2012 mė 15:04

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Miq te forumit ! Ju pershendes me nje varg te ngrohte poetik. "Pa ty",shkeputur nga cikli "MAria e klater", vellimi poetik, "IKONA TE THYERA" recituar gjate punes me emisonin "POETICUM" ne TV Apollon, Janar 2012,



    http://www.facebook.com/video/video.php?v=3005946239101
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 18-02-2012 mė 15:14

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Ju pershendes me nje recitim dhe fjalez te ngrohte erotike (poetike). Ajo ,dashuria e saj eshte ekzistenca ime e dyshuar, por fryma e saj , fjala, trendafili, buzeqeshja jane qenesia ime ne thelbin tim..gjithnaja...

    /plus.google.com/106221437472675808567/posts

  4. #64
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    Miq te forumit ! Ju pershendes me nje varg te ngrohte poetik. "Pa ty",shkeputur nga cikli "MAria e klater", vellimi poetik, "IKONA TE THYERA" recituar gjate punes me emisonin "POETICUM" ne TV Apollon, Janar 2012,



    http://www.facebook.com/video/video.php?v=3005946239101
    Gento me ke lene pa fjale. U cova ne kembe dhe duartrokita. Desha dhe te vi te te dhuroj nje lule por................ ja qe afer s'te kam .......

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    GENTIAN, i dashur Poet!

    Mire se na u riktheve me shkrimet e Tuja, IKONA E LETERSISE SHQIPE!

    Me ke munguar shume...

    Jane emocione te pa fundeshme, bukuria e shkrimeve qe na i sjell...!
    Poezia qe citova...me preku thell ndjenjen time!

    Shume rrespekte Miku Ynė...!
    Mik i dashur ! Ju perqafoj dhe ju uroj gjithe te mirat e botes ne zemren dhe jeten tuaj. Nuk jam larguar asnjehere, por ky dreq mbinjeriu e vret nga pak shpirtin artistik cdo dite dhe jemi te detyruar ta mbushin kohen me punen qe te na siguroj ekzistencen e pasardhesve.
    ju falenderoj perzemersiht, Genti

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Gento me ke lene pa fjale. U cova ne kembe dhe duartrokita. Desha dhe te vi te te dhuroj nje lule por................ ja qe afer s'te kam .......
    I Dashur Kujtim ! Ju pershendes ! Jemi vetem nje telofonate larg, nje mesazh urimi dhe keto nuk na kane munguar. D he sidoqofte kjo perkrahje shpirterore ndaj njeri tjetrit na e ben jeten me te bukur. Ju roj gjithe te mirat dhe ju pershendes perzemersisht.
    Miqesisht Genti

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Poeti dhe miku im ANDI MECAJ ka medituar mbi poezine "Femije te lagjes sime" dhe ka dedikuar kete kritike te botuar ne revisten letare "ADMET". Ju falenderoj miq te dashur, Hiqmet dhe Andi Mecaj !



    DISA MENDIME PĖR POEZINĖ E GENTJAN BANAJT
    (rreth vėllimit poetik: “Ikona tė Thyera”, 2008.)







    Nga ANDI MEĒAJ



    1. (ab imo pectore*)



    Nė librin poetik tė Gentjan Banajt “Ikona tė Thyera” ėshtė edhe poezia “Fėmijė tė lagjes sime”:



    Luanin tė qeshur ata fėmijė
    Vraponin
    Nė rrugicėn e ngushtė tė shtėpisė time tė vjetėr.


    Ishte mė e gjerė kjo rrugicė dhe
    S’kishte kufij me mure tė larta sa ditėt e fėmijėrisė time.


    Kėta fėmijė vrapojnė mbi njė karrocė bebesh.


    Atje ėshtė dhe buzėqeshja jote e dlirė dashuria ime
    Dhe s’kishte kufij dhe mure
    Tė gjerė sa humbja dhe ndarja jonė.


    Ē’kam njė dėshirė t’i shtyj tė gjithė kėta djem
    Me njė klithmė trumcaku mbi kėtė lojė
    Tė mbetur si relike e fjalėve tė tua
    Kur unė me pantallona tė shkurtra pasditesh
    Dėgjoja qeshjen dhe thirrjen tėnde... “shoku im, shoku im”,


    Por kam frikė se do ta vras lojėn
    Me shpatullat prej burri
    E duart e mbushura me lot nga malli pėr ty.


    S’kishte gardhe dhe kufij midis shtėpive.


    Nė muret e ronitur tė shtėpisė sė vjetėr
    Me njė gurėz pragu e kam gdhendur emrin tėnd
    Dhe aromėn tėnde nė kėtė kopsht tė vogėl ėndrrash
    E kam ruajtur
    Dhe pėrqafimin tėnd
    kur ti rrije si njė verore nė qafėn time.


    Dhe s’kishte mure fėmijėria...
    Tė larta sa ky shtat i trishtė burri.


    Ja dhe dera ku ėshtė shkruajtur dita e fundit.


    Tani ėshtė harruar, bashkė me fjalėt e gjyshes
    “mos e hap atė derė bir... tė ikėn fėmijėria, birooo”.


    Por ika unė prej asaj dere dhe sėrish nuk guxoj ta prek
    ...se ikin kėta fėmijė qė vrapojnė
    ikėn dhe ti
    dhe fjalėt e tua
    “shoku im... shoku im”
    e bėhem sėrish ky trishtim,
    I gjerė sa mungesa jote,
    I lartė sa ky mur qė nuk mė lė tė tė shoh.


    Po kalbet kjo derė,
    Ndoshta nga lotėt
    Dhe ca nga flokėt e tu tė verdhė
    Kanė mbetur si ditėt tona
    Nė tė ēarat e saj.


    Dhe e shkruaj pėrsėri emrin tėnd dhe emrin tim
    Nė njė gur tė djegur...
    ...e nuk rritem kurrė pėr ty,
    Moj shtėpiza ime e vjetėr!


    Gentjan Banaj nė kėtė poezi gjithė nota lirike e melankolike, si njė “SY” i sprovuar e mjeshtėror, na kap pėrdore, na ēon kah asaj kthine, jo tė errėt, por diellore, jo tė harruar, por tė fshehur me kujdes, jo tė pluhurosur, por tė mirėmbajtur nė kujtesė, FĖMIJĖRISĖ.

    Fėmijėria na paraqitet apo shfaqet herė si: “Rrugica e ngushtė e shtėpisė sime tė vjetėr”, “Pantallona tė shkurtra pasditesh”, e herė me: “Rrije si verore nė qafėn time”, “Nė muret e ronitur tė shtėpisė sė vjetėr” e herė nė paralajmėrimin e gjyshes (tė gjitha gjysheve tė botės), “Mos e hap atė derė bir... tė ikėn fėmijėria, birooo!”
    Dhe ajo (FĖMIJĖRIA) e kėmbyer nė dritė na del sysh pėrmes detajeve aq bukur tė spikatura prej poetit G.Banaj, nė formė lodre, tė qeshure, regėtimash tė para tė zemrės, britmash tė hareshme tė shoqeve e shokėve, duke na hipur sėrish mbi ato karrot e sajuara me kushineta, apo duke na rikthyer tė luajmė me kaēolet e shtypura tė birrave, tė ngulim e tė hedhim pinca** nė baltė, tė luajmė kukafshehtas nė lulishten para pallatit apo tė “luftojmė” me shpata e shigjeta me rrugicėn pėrkarshi e tė sakatojmė sėrish gjunjėt tanė tė vegjėl nė “futbollin e lagjes”.

    Ndihet njė nostalgji e magjishme, njė fluiditet, njė pafajėsi qė i rri mbi “kokė” kėsaj poezie, por aq sa tė ngazėllen e tė pėrthith me hirin e bukurisė sė saj, aq edhe tė ngashėren, tė fut nė njė melankoli, por s’do ta quaja njė melankoli trishte, por njė trisht “tė mirėdashur’ gati gati shpresėndjellės, se dikur, diku, kemi qenė ca krijesa tė gėzuara, pa vramendje pėr atė qė do tė vijė, plot hare dhe mbi tė gjitha e mbi tė gjitha, KEMI QENĖ DIELL, NJĖ DIELL RRĖZĖLLITĖS, qė me dritėn e tij, na e ngroh shpirtin e fytyrėn sa herė e kujtojmė atė (FĖMIJĖRINĖ).



    2.(veritas odium parit***)


    Ndėr poezitė e tjera tė bukura tė kėtij libri mund tė pėrmend disa, por pėr tė mos ia hequr kėrshėrinė lexuesit, po citoj: TRIPTIK PA KOKĖ (Me ato vargje aq mbresėlėnėse e metafizike: .../kasapi puth gurin pas vdekjes /qengji qesh pas vdekjes... /); PA TY (Me atė vetmi tė sendėrtuar si sende qė bien: .../Nė heshtjen time /sendet e tua /Bien si copa tė flakta /qė zhurisin mall... /); IKJE (Me atė “perėndim” aq mallėngjyes e nostalgjik: .../Shoh flokėt ku lind dielli /Dhe kuptoj qė jam perėndim... /); KUR UNĖ (Me atė varg aq sendshpirtėzues: .../Njė qiri dha shpirt... /); UNĖ DHE TRĖNDAFILI (Me atė tė kuqe trėndafili qė na hedh rrėnjė sa herė presim dikė qė e duam: .../Ti ndoshta ke ikur /Por mua mė ngacmon e kuqja e trėndafilit /Qė i ka rrėnjėt tek unė... /); ĖSHTĖ AG (Me atė dashuri qė shfaqet e konsumohet, por si gjithnjė lė pas pamjaftueshmėri, vetmi nė vetėshuarje: .../Ėshtė ag, por prapė errėsirė. /Ti shfaqesh nazike /Dhe sfumohesh vetmi... /); IKONA TĖ THYERA (Me atė blicin e jetės sonė qė herė herė na ndriēon e herė herė na lė nė errėsirė: .../Tė pashė nė blicin e njė kohe /Dhe ti mė pe si bust tė anuar /Tek zgjasnim duart marramendsh /si arna tė kohės sonė tė arnuar... /); TEMPULL (Mjaftojnė pak metra katror /Pėr ta parė tė ngujuar, /Brenda katėr faqesh /Ėndrrėn. /Tatuazh mbi mure! /); EMBLEMĖ (.../Gur qė digjet qiri. /Gur-njeri,... /); KUR JAM ME TY (.../Ėndėrr e bukur pas syve tė tu /Mė thotė ik, mė lodhe, mjaft /E prej sysh tė rrjedh si lot /Edhe ėndrra bėhet ankth. /) e shumė tė tjera...



    3.(ubi mel ibi apes****)


    Poezia e Gentian Banajt (1974), ėshtė herė lirike, herė meditative e herė filozofike. Ajo lėndėn poetike e mban nė baraspeshė tė ndjenjės e tė mendimit filozofik duke mos rėnduar as nga njėri e as nga tjetri krah. Metafora dhe simbolika pėrdoren nė shėrbim tė asaj qė do tė shprehė autori, pa shpėrdorim dhe duke ruajtur gjithnjė gjuhėn poetike tė kthjellėt e me domethėnie tė reja.

    Ky mendoj se duhet tė jetė funksioni i poezisė, tė ndėrtojė imazhe dhe jo t’i errėsojė ato. Edhe kur poezia e tij shkruhet me varg tė rregullt, ajo na vjen me ngjyra tė kohės, sepse brenda vetė poetit ėshtė ngjizur edhe tradita edhe pėrditshmėria me pėrjetimet e saj moderne.

    Tipar dallues i kėsaj poezie ėshtė se nė thellėsi tė vargėzimit krijohet njė amalgamė mes sė kaluarės sonė poetike dhe tė ardhmes (moderniste), e cila na shfaqet mes pėrthyerjesh, realitetesh dhe “historish tė vogla” njerėzore qė na krijojnė befasi dhe emocione estetike tė veēanta.
    Poeti Gentjan Banaj, vjen me librin e tij tė dytė poetik pas dhjetė vjetėsh.

    A ia ka vlejtur kjo pritje kaq e gjatė?

    Mendoj se ia ka vlejtur pėr dy arsye: 1) pėr vetė autorin qė u shfaq nė letrat shqipe nė vigjilje tė mijėvjeēarit tė ri si njė shpresė e re avangardė, ku ai, si dhe ne tė brezit tė tij, nuk e pėrjetuam si krijues atė periudhė kohore, se bashkė me lirinė e tė shprehurit prej ndrydhjes e ndalimit tė regjimit komunist, vėrshuan edhe libra (sa letėr e pemė tė shkuara dėm!!!), shumė lumenj librash, shkruar nga njerėz qė s’kishin botuar, qė s’kishin folur, qė bile as qė kishin arritur tė radhisnin aq rreshta sa tė mundnin tė mbushnin njė faqe e jo mė tė botonin lloj lloj vėllimesh, sa t’i mbulonin kokė e kėmbė, por ia ka vlejtur edhe pėr njė arsye tjetėr mė tė fortė se: 2) ėshtė njė libėr qė ia vlen ta lexosh, e ta rilexosh. Na duhen tė tillė, tė na shėrbejnė si shtylla orientuese nė kėtė larushėsi antivlerash poetike e prozaike, qė na serviren kudo: nė TV, nė librari, nė rrugė, nė kafene, nė promovime, ku nuk ndihesh mirė mes lavdeve tė pamerituara drejtuar bejtexhiut tė radhės.

    Dhe tė gjithė ne tė brezit tonė na duhet ta mbrojmė poezinė e vėrtetė siē ka filluar tė bėjė edhe Gentjan Banaj.

    Libri ka rreth 90 poezi. Ėshtė nga tė paktėt vėllime poetike qė do tė mund tė udhėtojė drejt zemrave tė lexuesit poezidashės shqiptar, bile do tė ankorohet e do tė hedhė spirancėn aty pėr njė kohė qė s’njeh kohė.

    Poeti Gentjan Banaj ėshtė njė vlerė nė kėto kohėra tė kėqija pėr “VLERAT”, ku vlerėsohen fasadat, pasuritė, sa pehlivan je, sa “tė fortė” tė ndjekin pas, sa miq politikanė ke, ē’kostum ke veshur a ē’makinė nget, pra besoj fort se ky poet sjell atė lloj poezie cilėsore e bashkėkohore qė ishte e pakėt, jo se para viteve ’90-tė s’bėhej poezi cilėsore, por sepse u hoqėn ato ndrydhje e barriera censuruese. Duke u bazuar nė traditėn mė tė mirė poetike shqiptare e bashkėkohore dhe nė stilin e tij tė veēantė, presim qė Gentjan Banaj tė na dhurojė emocione tė reja poetike.



    15/12/2011


    ---------------------------------------------------------------------------

    ab imo pectore* - (lat. me ēiltėrsi, me zemėr tė hapur.)
    Pinca** - (lodėr e sajuar, njė copė dru i vogėl me njė gozhdė nė majė, qė hidhej duke e ngulur nė baltė.)
    veritas odium parit*** - (lat. e vėrteta lind urrejtje.)
    ubi mel ibi apes**** - (lat. ku ka mjaltė atje janė bletėt.)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Jeni tė kėnaqur me qeverinė e Berishės?
    Nga RaPSouL nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:22
  2. Akuzat e oficereve te policise per ministrine e rendit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-06-2004, 05:32
  3. Enet e thyera
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2004, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •