Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 439 prej 439
  1. #421
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    S'di çfar pata në memorje

    Ecje rrugës si fllad ere,
    Ledhatove ballin tim,
    Unë dremitur kësaj vere,
    Nga vapa s'gjëja shpëtim.

    Ktheva sytë ashtu pa pritur,
    U zgjova nga gjumi i thellë
    Të pashë ty sa ishje rritur,
    Më ngjasove me një perlë.

    Mjaftoj kaq dhe nisa vargun,
    Në mes rrjeshtash ty të futa,
    Nisa të ta gjëja pragun,
    Si poet futem në skuta.

    S'di se ç'pata në memorje,
    Vite shumë u ktheva pas,
    Kur të merrja ty përdore
    Dhe të puthja plot me gas.

    Tashti jam pak i dremitur,
    Pak i lodhur nga kjo jetë,
    Kur ti pashë dy sytë e ndritur,
    Si djalë u hodha përpjetë.

    U rinova,u rinova,
    Në shpirt ndjeva lumturi,
    Përsëri u dashurova
    Dhe thërrita : Perëndi !

  2. #422
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    M'a preu rrugën një kosovare

    M'a preu rrugën një kosovare,
    Si për inat të syrit tim,
    Kaq desh zemra,hyri në valle
    Dhe vetja po më dukej trim.

    Kjo shtatëlastonjë, rritur në stepa,
    Ta rrëmben zemrën me një fjalë,
    Në mes të rrugës,si një gur mbeta
    Dhe askush s'po ma qante hallë.

    Ti flisja : "Ndal"!,urdhër ushtrije,
    S'besoj se zbaton këtë urdhër.
    Ndaj pas ju qepa,si një hije,
    I futa xhepit një kokër hurdhër.

    Se bukuroshet të përshyshin,
    Nga syri thërmohet dhe guri,
    Pastaj më kot ,ishim ku ishim,
    Aspak s'të mbetet hije burri.

    Do ta ndaloj çfar do më bëj'?!
    Njeri me zemër është dhe kjo,
    S'besoj pa gjë do të më lëri,
    Them se do t'ja vjedh një : Po !

    Më kot u lodha në këtë vapë,
    Pas kosovares si i marrë,
    Ka faj mëndia që ishte tapë
    Dhe dashurohet me një të parë.

    M'a preu rrugën një kosovare,
    Një shtatlastonjë,një perri.
    Për pak më degdisi në varre,
    Me surin e saj plot bukuri.

  3. #423
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    S'di çfar pata në memorje

    Ecje rrugës si fllad ere,
    Ledhatove ballin tim,
    Unë dremitur kësaj vere,
    Nga vapa s'gjëja shpëtim.

    Ktheva sytë ashtu pa pritur,
    U zgjova nga gjumi i thellë
    Të pashë ty sa ishje rritur,
    Më ngjasove me një perlë.

    Mjaftoj kaq dhe nisa vargun,
    Në mes rrjeshtash ty të futa,
    Nisa të ta gjëja pragun,
    Si poet futem në skuta.

    S'di se ç'pata në memorje,
    Vite shumë u ktheva pas,
    Kur të merrja ty përdore
    Dhe të puthja plot me gas.

    Tashti jam pak i dremitur,
    Pak i lodhur nga kjo jetë,
    Kur ti pashë dy sytë e ndritur,
    Si djalë u hodha përpjetë.

    U rinova,u rinova,
    Në shpirt ndjeva lumturi,
    Përsëri u dashurova
    Dhe thërrita : Perëndi
    !


    Riza, faleminderit qe na dhuron vargun e lire. Shpesh me duket si melodia e valeve te Vjoses , ne nje ritem te bute te lehte qe vazhdon pa ndaluar kurre.
    Urime ne krijimtari miku im i mire .
    What goes around---comes around

  4. #424
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Pershendetje Meli ! Ju uroj gjithe te mirat ne jeten tuaj Respekte !

  5. #425
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Sejfulla Malëshova

    Nuk e mendoj, se jeta ime vdes, pa u kuptuar
    Se unë jam djalë i lindur në Malëshovë.
    Kjo trevë ka ngelur pa u eksploruar,
    Jo nga vëndallinjtë,po nga ca syqorrë.

    Akoma mendojnë,se s'ka vdekur Sejfullau,
    Ky kollos në Malëshovë,s'besoj të vdesi kurrë.
    Më kot kërkojnë lutje tek Allahu,
    Se Sejfullahu do ngelet gjithmonë burrë.

    Një urë Vjose që bashkon dy brigje,
    Bashkon dy zemra,që askush s'i kupton.
    Ky Limarjot, nuk thyente kurrë ligje,
    Vetëm këndonte, vazhdon dhe cicëron..

    Ky emër zemre,m'a ktheu nostalgjinë,
    I ndante shekujt, si lugina e Vjosës.
    Njeri i lidhur fortë me Shqipërinë
    S'besoj se mund ti besonte kosës.

    Po kosat presin e shfarosin kombe
    Askush nuk pyet e mban përgjegjësi.
    Jo më tej, kur jeta shfaqet rombe,
    Kur jeta vjen e ikën ligësi.

    Nëse beson e je bir Malëshove
    Se Limarjot ka qënë dhe mbetet Sejfullau.
    Unë s'kam besuar kurrë në dashnore,
    Se Arkimedin kam si levë tek krahu.

    Ky Arkimed një shkencë e aplikuar,
    Një Sejfullah,fanar i Shqipërisë.
    Ndaj them gjithmonë jam djalë i dashuruar,
    Se Sejfullahu qe bir i Perëndisë.

    Me Perëndinë s'kam patur kurrë probleme,
    Ashtu dhe me të madhin Sejfulla.
    Se Malëshovitët bazohen në kaleme.
    Dhe pse të vegjël,shkruajnë gjëra të mëdha.

    Po kush ka shkuar qoftë edhe njëherë,
    Tek ato zona ku strehohet dielli.
    Do puthi gurin,si flori në vlerë,
    Dhe në përjetsi mik do të ket qiellin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 20-08-2013 më 17:48

  6. #426
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Të fola tani

    Të fola tani në të ikur,
    Tani ku dielli po puth perëndimin,
    Tani ku kandili është në të fikur,
    Tani ku shpresa bën shokë harrimin.

    Të fola të mirën fjalë : Lamtumirë !
    Fjalë e respektuar e çasteve të fundit,
    Ta thashë apo jo me dëshirë,
    Quaje fjalën e mallit të mundimit.

    Të fola tani në këto çaste pa frymë,
    Ku ajëri ka ikur mbi maja malesh,
    Ku ndjenja është kthyer e tëra brymë
    Dhe rruga është mbytur prej hallesh.

    Dhe pse të pa kuptimta këto fjalë,
    Diçka ky shpirt e pranon dhe e do.
    Ti mund të ikësh e rrëshqasësh si ngjalë,
    Ti mund të ikësh si erë,mos harro.

    Të fola tani ku diejt s'kanë më lindje
    Dhe vetë orjentimin e kam humbur,
    Të fola që të mos më hash me grindje,
    Të fola që jetën mos ta kesh të trumbull.

    Të fola tani në të ikur,
    Ikjet gjithmonë i quaj humbje,
    Kandilat e shpirtit për ty s'kanë të fikur
    Edhe pse jam kthyer i tëri sëmundje.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (15-09-2013)

  8. #427
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    S'më shkon mëndja hiç për Ty.

    S'më shkon mëndja hiç për Ty,
    Iluzionare je në shpirt,
    Të gënjen i miri sy,
    Të thotë je si perënditë.

    Syri im ka misjon tjetër,
    Ta shoh botën bardh' e zi.
    Poezinë ta kthejë në vepër,
    Lapidar në dashuri.

    Ti mendon se syri yt,
    Mund të çmëndi gjithë dynianë,
    Por harron që perëndit,
    Edhe mua më kanë pranë.

    Perëndi me perëndi,
    Kuptohen me një të parë,
    Ndaj s'kam frikë nga ai sy
    Dhe pse ngjan si fik i bardhë.

    S'më shkon mëndja hiç për Ty,
    Dikë tjetër po "legos".
    Atë e kam perëndi,
    Si fëmi me të unë los.

  9. #428
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Po iki

    Po e mbyll këtë ditë me buzëqeshje koti,
    Pa shije,pa adresë dhe tinzare.
    Ndoshta kjo ka lidhje dhe nga moti,
    Që vetëm qan me lotë nëpër dritare.

    Po iki dhe nga puna,po dal vetëm,
    S'dua shoqëri nga askush.
    Lajkatarët që aty më mbetën,
    Po i lë në të ftotin dush.

    Le të lahen se ju bën mirë,
    Ndoshta u vinë mëntë nga uji i ftotë.
    Unë po e mbyll ditën me një buzëqeshje këllirë,
    Që cmirrëzinjtë të mos më shajnë dot.

  10. #429
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Më mirë se sot

    Më mirë se sot, jam midis jush,
    Pa veshje fine,pa kullare.
    Unë jam ai,që s'jam askush,
    Ai që në xhep, s'ka dy pare.

    Por prapë jetoj e nuk mundoj,
    As varrmithsin më të plakur.
    Them se duhet të jetoj
    Dhe pse mund të jem i mangur.

    Ndaj më duket jeta ndryshe,
    Pa mantelin e saj të zi.
    Si poet jam dallandyshe,
    Si njeri,pa vesh e sy.

    Nuk do vdes pa marrur leje,
    Nuk do flas pa avukat.
    Unë do zgjedh, diçka veç teje,
    Që jetës t'ja jap dhurat.

    Çfar do bëj e di veç unë,
    Llafazan, jo s'bëhem kurrë.
    Poezia,lë veç gjurmë,
    Ndaj poet do vdes pa zhurmë.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (05-12-2013)

  12. #430
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Mos më thirr

    Mos më thirr më,mos më thirr,
    Mjafton kaq për tu larguar.
    Gur u ktheva,gjë e ngrirë,
    Një i vrarë,një i lënduar.

    Krahët përplas nëpër re,
    Zog u ktheva,fluturova.
    Puthem shpesh me çdo rrufe,
    Jo me ty, s’u dashurova.

    Asgjë prapa dot s’ më kthen,
    Nëpër zjarre,gjak i ngrirë,
    Për mua asgjë nuk vlen,
    Ngela një oxhak i nxirë.

    Mos më thirr më,mos më thirr.
    Mjafton kaq për tu larguar
    Dhe pa pirë,njeri i pirë,
    Një agim i pa aguar.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (11-01-2014)

  14. #431
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Ëndërr e mëngjesit

    Në prag të agimit,rashë në gjumë të thellë,
    Ëndrrat s’po më ndaheshin nuk e di se si.
    Sikur në një pus brenda kisha ngelë
    Dhe planeti tokë, kishte njerëz pa sy.

    S’di pse këta njerëz, m’u shfaqën pa pritur
    Dhe po ndjeja frikë,po ndjeja trishtim.
    Si mure të nxirë, si gjë e uritur
    Dhe pa dashjen time,buzëqeshja më ngrin.

    Në ato momente,mendje çakorduar,
    Për as gjë s’mendoja,more as për Ty.
    Po flisja me vete : Këta të uruar,
    Kur të ndjejnë dhimbje,lot do kenë në sy?!

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (14-04-2014)

  16. #432
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Sot e mësova

    Jetoj e rroj në këtë botë,
    Pa frikë e plot shaka.
    Sot e mësova ç’do të thotë,
    Për mua vdekje s’ka.

    Edhe kur vdekja më shënoi,
    Unë thashë : S’është e vërtetë !
    Poeti sot ju u tregoi,
    Jeton ka vetëm jetë.

  17. #433
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Nuk merrem me gjer të kota

    Betohem shpesh,gjithmonë betohem,
    Se as njeriu s'i jap besë.
    Po kjo s'ka vlerë, se rebelohem,
    Se dikush më del shpesh në kthesë.

    Më del dikush që nuk honepset,
    Njeri që s'ka fytyrë njeriu.
    Me krimin çdo sekondë plekset,
    Në pamje një, surrat ariu.

    Kjo puna ime, s'di ku soset,
    Si vet ai ku do gjakosi.
    Sa turp,sa keq që nuk rrudhoset,
    Jetën e ti ku do ta sosi.

    Kjo gjë e kotë,pupac në vreshta,
    Të trembi galat edhe sorrat.
    Mushtin e vreshtit e pi vjersha,
    Dhe i largon nga koka morrat.

    Po koka zë vërtetë dhe krimba,
    Kush s'e kupton një gafë e gjallë.
    Unë e di mirë se kush është rima,
    E di shumë mirë kush është i marrë.

  18. #434
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Malli i vjetër

    Do kthehem prapë tek malli i vjetër,
    Me buzëqeshje do ta prek.
    Jo si ky mall nuk dua tjetër,
    Ky të më dali në çdo shteg.

    Për këtë mall unë përgjërohem,
    Me të në rrugë,me të në jetë.
    Me të kur fle e me të zgjohem,
    Me të i devijoj rrufetë.

    Ky mall i lag brigjet e gurta,
    Ky e lind diellin për çdo ditë.
    Ky mall m’i fal fjalët e urta,
    Ky më përul,në majë më ngjit.

    Do kthehem prapë tek malli i vjetër,
    Me të do puthem buzë më buzë.
    Ky më çmall si askush tjetër,
    Ky më fal çdo orë një muzë.

  19. #435
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..



    Jeta idiote s’ka frikë

    Qyteti bosh ! Bosh dhe zemrat janë.
    Vetmia më bëri për vete.
    Fletët një nga një mbi baltë ranë,
    Ti si një rrudhë mbi ballë mbete.

    Era hakmerrret mbi pishë,
    Boçet i rrëzoi pa pse.
    Ditët e mija bishë
    Dhe kthehem në re.

    Jeta idiote s’ka frikë,
    S’pyet pse ju vodhën lirit.
    Dielli pa turp më thotë : Ik !
    Braktisi partitë.

    Qyteti bosh! Bosh dhe shpirtrat janë.
    Asgjë s’më bën për vete.
    Këta i kam quajtur pa frikë : Sharlatanë !
    Kuçedra që thajnë dete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 27-02-2014 më 17:37

  20. #436
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Nuk di ç'mendon ?!

    Nuk di ç'mendon,ke kapur qiellin,
    E gjithë kjo botë është veç për ty?!
    Mik më të mirë kam pasur qiellin,
    Qielli dhe unë të njëjtin sy.

    Unë shikoj natën pa sy miopi,
    Nevojë për hënë,jo nuk kam hiç.
    S'jam mburrur kurrë,të them i zoti,
    Por s'mund të them që jam ogiç.

    Jam pyll i heshtur,njeri pa fjalë,
    Mendus i thellë,ku sonda s'shkon.
    Kështu kam qenë,kur isha djalë
    Me një shikim,të eksploron.

    Po ja nuk fola,s'u përshëndeta,
    Kjo fatkeqësi nuk mund të jetë.
    Shyqyr që s'linda nga epruveta,
    Se mund të vdisja i pa vërtet.

    Më mirë me kaq, se llafe horri,
    Se horrat s'dinë se ku jetojnë.
    Shyqyr që kurrë s'kam thënë i gjori,
    Por rrofshin ata që dashurojnë.

  21. #437
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    E ftohtë

    E ftohtë kjo orë në këtë mbrëmje,
    Acarin e saj ky shpirt po e pi,
    Ti më sjell vërdall nëpër mëndje,
    Se me kë më ngatërron nuk e di.

    Përballë teje s'ka njeri tjetër,
    Shikimet mi vjedh e s'flet me gojë,
    Filxhanin e kafesë rrotullon si letër,
    Portretin tim e quan lojë.

    Rrugët boshatisen,nata po zbret,
    Pemët besnike qëndrojnë me ne,
    Bashkë rrimë të dy nuk di kë po pret,
    S'i dhash dot përgjigje kësaj pyetjes : Pse!.

    E ftohtë kjo orë në këtë mbrëmje,
    Shikimet e tua kallkani vet.
    Jo s'munda të hyja në zemrën tënde
    Nuk munda të ti largoja ret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-04-2014 më 16:16

  22. 2 antarët më poshtë falenderuan riza2008 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    e panjohura (14-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (14-04-2014)

  23. #438
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    S'e di pse ke lindur ?!

    Mos ke ndër mend që ti vësh zjarrin botës,
    Moj bukuri që sfidon çdo të gjallë?!
    Unë gishtin ja kam venë me kohë kokës,
    Po kjo s'mjafton se ka edhe të marrë.

    Ndaj them të ruhesh,jo vetëm nga unë,
    Se unë të ruaj pa më thënë asgjë.
    Ti e sfidon dhe frutin e thënë ftua,
    Ti më sfidon pa figurë dhe zë.

    Ti pse ke lindur akoma s'e di,
    Ashtu si ti edhe unë po vuaj,
    Por them të drejtën si kjo bukuri,
    As hënë,as diell s'kam për se ta quaj.

    E bukur e mirë,s'di të të përshkruaj,
    Bukuri të tilla lajthisin dhe Zotin .
    Shpesh kam ëndërruar në shpirt të të ruaj,
    Por tradhëtar syri ka pas lotin.

    Ti s'je për t'u qarë, se lëshon aromë,
    Ndaj i lëshoj shqisat për të eksploruar,
    Nëse ndodh një ditë mbyllemi në dhomë,
    Ti do jesh e para që kam dashuruar.

    Nuk di pse ke lindur,s'i jap dot përgjigje,
    Se kjo bukuri mund të shpalli luftë,
    Veç me ty jam lidhur me gjak e me inde,
    Se ti më ke bërë më shumë se të urtë.

    Aman po të lutem,mos hap fronte lufte,
    Se nuk di ku shkon kjo fotografi.
    Unë të them më duaj,po deshe me lutje,
    Se do të të mbaj si zemrën në gji.

    Them mos e tall botën,
    Se bota është tallur,
    Ti mos e hap luftën,
    Se s'ka më të ndalur.

    Bota edhe unë kanë nevojë për ty,
    Se kjo bukuri rrit veç trendafila.
    Nëse ndodh ti puth të dy ata sy,
    Bota s'ka më luftë,s'ka dhe as çudira.

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    zANë (26-04-2014)

  25. #439
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Shyqyr Zotit nuk qe lojë

    Dhe ashtu pa fjalë në gojë,
    Ngela trung dhe u habita.
    Mos mendove se është lojë,
    As shaka me fortë thërrita.

    E mendova çfarë s'mendova,
    Hyra thellë në mendjen tende.
    Asnjëherë nuk gabova,
    Ngeli prapë e njëjta gjendje.

    Shoh tek sytë e tu të kaltër,
    Një shkëlqim të pa zakont,
    Si kongjilli në një vatër,
    Si ushtar zbulues në front.

    Dhe ashtu pa fjalë në gojë,
    Më gozhdoi portreti yt,
    Shyqyr Zotit nuk qe lojë,
    Por qenë dashuruar sytë.

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •