per aq sa mund te thuash se njeriu sot po jeton me te njejtat parime me ato te dinozaurit, atehere mund te thuash se njeriu po jeton ne gjendjen e natyres.
baza e arsyes se sotme eshte paradigma subjekt-objekt. kete e kam permendur edhe ne vend tjeter, dhe eshte teori e njohur gjeresisht. Shih teorine kritike te marksit, weberit, edhe autore te tjere te shkolles se teorise kritike si adorno, horkheimer, lukacs, etj etj. Arsyeja e sotme eshte ajo e paradigmes se descartes (I think, therefore I am), dmth une jam subjekti, dhe universi e natyra jane objekte te cilat duhen pare si instrumente per tu manipuluar e dominuar. ne kete menyre jo vetem natyra, por edhe njerezit, jane thjesht objekte, te cilat une duhet ti manipuloj e dominoj.
Kjo paradigme eshte produkt i revolucionit francez dhe revolucionit te shkences (Enlightenment project). Para tij paradigma ishte subjekt-subjekt (une, dhe shpirti, ose zoti), pra asnje nuk dominonte. me vdekjen e zotit paradigma u be subjekt-objekt... (I think therefore I am). Ne kete paradigme nuk ka vend per subjekt tjeter pervec vetes.
projekti i moderintetit ka marr shtrember. te gjithe e dine kete, te gjithe e kuptojne. kjo sepse askush nuk arriti te kuptoj se versioni i arsyes qe u zbulua me kete projekt ishte i gabuar. Ky variant i gabuar u be me teper i mundshem fal revolucionit industrial dhe me pas fal kapitalizmit, dhe me pas nepermjet gershetimit te psikoanalizes e hipnozes ne mase me kapitalizmin, fale konsumerizmit. Njesia baze e shoqerise nuk eshte njeri, por konsumues. Kto zhvillime kane mbajtur pang arsyen, dhe nuk kan lajuar te kuptohet se faktikisht arsyeja vjen ne dy variante. (Shih habermas). Varianti te cilin projekti i modernitetit ndoqi ishte ai i arsyes instrumentale... ai i bureokratizimit... (weber e quajti kafazi i hekurt)...
http://en.wikipedia.org/wiki/Iron_cage
Por ky eshte nje variant pervers i arsyes, sepse arsyeja eshte nje qellim me vete... eshte 'pure' reason, dhe jo mjet i nje qellimi tjeter, kete kerkoi te gjente Hegeli por nuk ja arriti... po ashtu Adorno kerkoi te gjente arsyen puro ne fakultetet e mendjes, dhe vdiq duke besuar se aty duhej te kerkohej... i fundit prej ksaj shkolle eshte Habermas i cili mendon se varianti puro i arsyes ka qene perhere aty, ne jeten e perditshme, por nuk e kemi pare, dhe se gjendet ne komunikim (Theory of communicative action), dhe se komunikimi ka ne radhe te pare qellim intersubjektiv (subjekt-subjekt), dhe kjo eshte nje menyre per te shpetuar shoqerine prej paradigmes Karteziane, Cogito Ergo Sum.
http://en.wikipedia.org/wiki/Theory_...icative_Action
ate qe kerkon te gjej habermas ne komunikim marksi kerkoi ta gjej tek proletariati... dmth ndergjegjen e klases. por ky ishte thjesht nje artikull fetar, dhe marksi asnje here nuk e shpjegoi se si proletariati do te ngrihej e do te ndergjegjesohej... pra mund te thuash se eksperiemneti me i madh e me i deshtuar i historise se njerezimit (komunizmi) ishte i bazuar ne premisa fallco dhe se ishte nje atentate e shtrenjte per ti shpetuar paradimes subjekt-objekt te arsyes instrumentale te revolucionit te dijes e vdekjes se zotit.
Krijoni Kontakt