Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Lexoheni tani te perkthyer ng z.Eduard Dilo te cilin e falnderoj publikisht


    SOTIR DILOGJIKAKohe me pare, Sotir Dilogjika ,eshte lindur pikerisht ne Hoshteve ,(1900-1990),Shqiperi,afer Permetit ,dhe harrin von ne USA,gjate viteve 1930. Si nje artist i formuar,ishte mjeshter per psalmet bizantine, dhe zotesi e pranueshme ne predikimet e tij per gjuhet shqip- anglisht. Qe nga viti 1953,ai ka sherbyer ne Kishen e Shen' Peter dhe Paul ne Rochester, NY ku gjithashtu ai ka pikturuar Ikonat e Shejtoreve. Nga viti 1963 deri 1972, ai ka sherbyer ne Katedralen tone Boston( Dean Cathedral - Boston), ku dhe drejtoi funeralin e Peshkop Fan Noli me 1965,si dhe sherbeu si Peshkop ne ate kohe.Ka sherbyer me von gjithashtu si Prift(meshtar),ne St Mary's te Worcester deri me 1981. Paskesaj , kthehet ne Shqiperi me gjithe gruan e tij Priftereshen Agathi Mboqe,nje grua qe kish fituar zemren e gjithe besimtareve. Kur Kishat Shqiptare filluan te hapen perseri,von me 1989,eshte keshilltar dhe ai ka dhene intervista ne radio e TV , ne vendin e tij, duke i quajtur keto si kujtimet e Peshkop Nolit.Te tri keta klerike,Peshkop Stefan,Papa Iia, dhe Papa Dilogjika, secili ka dhene kontributin e vet dhe dhurata

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    BEHET FJALE PER BOTIM FJALORIT TE KRISTOFORIDHIT
    Njė shėrbim tė madh nė kėtė botim ka dhėnė Diogjen Harito nga Zagoria qė nė atė kohė punonte nė Misintrine e Arsimit te Greqisė, i cili bėri recesionin pėr vlerat shkencore tė fjalorit. Ai dha mendimin pėrfundimtar, qė ja vlen e duhet tė botohet fjalori i Kristoforidhit. Diogjen Harito ishte nga Zagoria, ku sic shprehet dhe Ismail Qemali, bėri njė punė tė madhe pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe duke botuar Abetaret e ndryshme por dhe ndihmoi nė botimin e fjalorit tė Kristoforidhit e tė tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hoshteva : 08-10-2008 mė 12:25

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    KETE FUND VITI NE ZAGORIE RA JO PAK BORE DUKE BLLOKUAR PERKOHESISHT DHE RRUGET POR ME RENIEN E SHIRAVE TE PARDJESHME THUAJSE SHKRIU E GJITHA.por sot perseri bie bore e temeratura eshte ne nivelet e zeros

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    KUR TE JENI TE LIRE LEXOENI DHE KETE POEZI TE TE MADHIT JORGO TELO

    (Satirė politike)

    Nga Jorgo S. TELO



    Eh, moj Shqipėria jonė,

    Ē'ke qė stepesh,

    moj e gjorė?

    Tė pėrngjajnė ditėt – muaj…

    Ndihna, Zot,

    Zot, na ruaj!



    Pret tė gjendesh nė Evropė.

    Ec e ngec

    e s'arrijm' dot…

    Pse na sheh si mish i huaj?

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Moj Evrop', ti je melhemi

    Kemi qenė tė tutė

    dhe jemi.

    S'dimė, pse jemi distancuar.

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Dikur fliste veē njė Zė.

    Qe njė Zė,

    Qė s'ėshtė mė.

    Pra, me ne Evrop,'mos luaj!

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!





    Na ka mike Amerika,

    E kur do,

    Na jep shumė "pika"…

    Ne tė duam, ti na duaj!

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Drejt Evropės me vaporė

    Me hejbe

    E presh nė dorė.

    Na janė grirė goma e shuaj.

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Amerikė, Evrop' – e dimė:

    Kryefjalė

    Kanė lirinė.

    Ne me tė… sikur po luajm'…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Uf, Evropė, ta dish ti,

    Kemi plot

    Njėqind parti.

    Bėjmė mitingje… bluaj-bluaj…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!







    Heu, ne kemi burra shteti

    Vota e verbėr

    Ku i gjeti?

    Politikė – ēudi e quaj…!

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Dėshirojmė ne Evropėn.

    Siē na do,

    S'e vrasim kokėn.

    Nuk na dashka pa prodhuar…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Shkojnė vitet, ne nė provė…

    Boll po lozim

    Si aktorė…

    Mendjehollė veten quajm';

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Kjo Evropė sqimėtare

    Korrupsion

    nuk honeps fare.

    As dhe plolitiksit – buaj…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!









    Nuk na dashka me mashtrime,

    As me pensionet

    Thėrrime.

    Nuk i do lėmenjt' pa duaj…

    Ndihna,Zot,

    O Zot, na ruaj!





    S'na do Perėndimi, Veriu

    Pa tė drejtat

    e njeriut…

    As prej vendit tė larguar…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Na vėshtron Evropa mirė

    Kafeneve

    Se si rrimė.

    Si "vrapojmė" shtruar – shtruar…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Bėrė vendi tejembanė

    Gjithe blerės

    E tregtarė…

    Na mbuloi prodhini huaj;

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!









    Goxha tokė e mbetur djerrė

    Kėlthet rėndė

    Me poterė…

    Driza e ferra e kan' mbuluar.

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    E ka marrė uratėn droga,

    Nuk arrijnė

    Pensioni, roga.

    E stomaku s'ka ē'tė bluaj.

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!





    Sa tė duam ty, K.E.!

    Ndaj jasht' Teje

    Mos ne le!

    Sa ende kėshtu do vuajm'?

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Jemi ne pjella epike

    T'etur pėr

    Duartrokitje

    Veē pėr brohoritje shquajm';

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!







    Armė e drogė japim pėr botėn

    Politika

    Na deh kokėn…

    Kėt' "hashash" pėr vete e ruajm'

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Ju pėr neve s'ua ka ėnda.

    Na lėshoni

    Nėpėr ėndrra…

    … Sikur jemi "gejs" me kuaj…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!





    Politiksit "Don Kishotė"

    I miklojmė

    Pėr jet' e mot.

    Por ata pėr ne "s'e kruajn'."

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Na gėnjejnė… qenkan socialė.

    E na bėjn'

    Pėr nė spital.

    U ėshtė bėrė lėkura shuall…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!









    Le atje ku pleksen ligje!

    Hapen shtigje.

    Mbyllen shtigje…

    Paguaj, popull, paguaj!

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Kėshtu nuk na qas Evrop':

    Thur ligj sot

    edhe ēthur mot…

    Lėr sot mjekėr, nesėr rruaj…

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!





    Mes partish shpėrthen rrebeshi.

    Njėra – tjetrėn

    zėn' pėr leshi.

    Komedi nė Kuvend luajn.

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Partit' shkojnė: "hiq, mos kėput!

    Po ma fute,

    Do t'ta fut."

    Popull, na voto! Mos gjuaj!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!









    Le pa le kemi dhe huqe

    Si njė ish

    Kėshtjell' e Kuqe

    Kemi foshnja tė ngujuar;

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Rendim pėr tek Ty, Evropė,

    Me trafik armėsh

    Dhe drogė.

    Aksidentet kemi shtuar…

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!







    Pėr drejt teje kemi joshje

    Do tė vimė

    Me gjithė "DOSJE"

    Pėrmbi dosje… "shuaj-shkruaj!"

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Ndėnė sqetull – plot gazeta.

    Ē'thotė njėra,

    S'e thot' tjetra.

    Ndaj na duket dita – muaj…

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!







    Rrėzėllejn' syt' e Shqiponjės

    Pėrmbi hartėn

    E Evropės:

    "Jam a s'jam e dėshiruar?

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    "Sa do mbetem krahėprerė?

    Si mė dashka

    Bota e gjerė?

    Bijt' e mi kushedi "ē'gjuajn'"!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    As nuk mė ka hedhur Zoti

    Nė Evropė

    Qysh qėmoti?

    Bijt' e mi, ē'i bėn tė vuajn'?

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!





    Gara e ēmendur mes partive:

    Kush te dali

    Lart – nė krye!

    Seē na nxjerr nė botė…"zbuluar"…

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!









    Rėnė ndėn zhgėnjim Liderėsh

    Duan "Fronin"

    Pėrnjėherėsh.

    Luaj, konkurrencė, luaj!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Ēdo shqiptar bėn gafė pas gafe

    Kur hedh votėn

    Veē pėr llafe…

    Vallė, pėr ē'demokraci vuajm'?

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!



    Jam unė Populli qė flas.

    Unė e di,

    Si s'po pėlcas…

    Vetė prej kokės sime vuaj..

    Ndaj, tė lutem,

    Zot, mė ruaj!





    Sa here vijn' zgjedhjet tek ne,

    Vuu –Premtimet -

    Pėrmbi re…

    Bufonadė po e quaj…

    Ndihna, Zot,

    O Zot, na ruaj!









    Me ē'po shoh kėt' fillimshekull,

    Unė si popull

    s'jam nė rregull…

    Me votė paskam abuzuar…

    Ndaj, tė lutem,

    Zot, mė ruaj!





    Nga e majta tek e djathta

    Herė zė ngrica,

    Herė zė vapa…

    Mahu, mendje, e mos luaj!

    Ndaj, tė lutem,

    Zot, na ruaj!



    Pa na del dhe ēėshtja e pronės

    Ēelės pėr dyert

    E Evropės…

    Thikė me dy presa… thuaj

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!





    Pėr KE na shkojnė mornica.

    Se u dashkan

    Sakrifica…

    O sa ēėshtje e ngatėrruar!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!







    Me tė vyerat tradita

    Na shkon nata,

    Na shkon dita…

    Po traditat ikėn, shkuan

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Pėr bashkim qe Kastrioti

    Nėnė Tereza

    Si bijė Zoti…

    Qė tė dy nė botė u shquan.

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Kėmb' mbi kėmb' – persekutorėt

    Si tė jenė

    Mė hyjnorėt…

    Prap' tė vuajturit po vuajn';

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Thuhet dhe flitet pėrditė:

    Pėr mė tepėr

    Ujė e dritė.

    Na hidh shi, qiell i bekuar!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!











    Thuhet, flitet…egėr…butė,

    Se s'pėrfillet

    Kushtetutė…

    Eh, kur shkel ligjet, sa vuan!

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Flitet: "Kemi internet."

    Po sinjali?

    Pėr ibret…!

    Dhe durojmė si tė duruar..

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    E paqart' mbetet shumėcka

    Nė BE

    S'po shkojm' ala…

    Komb i ndarė… a duhet shkuar?

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!



    Hop nga NATO nė KE.

    Kėtė ėndėrr

    Kemi ne…

    Qė t'na qasin pa u shpenguar,

    Ndihna, Zot!

    O Zot, na ruaj!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    bore e madhe ra duke u gdhire e premte ne zagorie deri 70 cm ne kohen kur kujtuam se erdhi behari.te shpresojme se do te iki shpejt se tani veshtiresohen gjerat per bagetine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hoshteva : 21-03-2009 mė 06:29

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    PER PASSURIM SHPIRTI (Poezi nga Jorgo TELO

    PRINDĖRIT ZAGORITĖ
    =Motiv popullor kurbeti=

    (Dedikim pėr hoshteviatėt
    Perikli e Ngjelina Hila
    e pėr gjithė tė tjerėt,
    qė i ka kapluar i njėjti hall…)

    Karshi njėri- tjetrit
    Tė menduar rrinė.
    Dy filxhan’ kurbeti -
    gati pėr t’u pirė.

    Pak mė tutje arra
    me gjethe e kokrra
    Syri sheh pėrpara
    pyje, male, kodra.

    Ē’mendon Perikliu
    me gishtin te buza?
    Ngjelina seē ngriu
    me sytė nga udha.

    Tė dy ndėnė hije
    diē duan tė thonė…
    Zhytur nė mendime
    vitet po kujtojnė…

    Te pragu shtėpisė
    porsi roje rrinė.
    “Ku janė fėmijtė?
    Ē’na e thanė synė?”

    Ja, pranė sinisė
    pėrgjon celulari.
    Qėndron si nė pritė;
    njė sinjal tė marri…

    “U plakėm, o burrė!
    “U zbardhėm, moj grua!
    Nuk e prisnim kurrė,
    tė rrinim vetmuar…”

    Malli qė djeg zemrat
    ka kapur ēdo derė.
    Gjaku nėpėr rrėmba
    diē kėrkon pėrherė…

    Ēfarė i mungon syrit?
    zemrės ē’i mungon?
    S’ndihen qetė prindėrit
    Shpirti bubullon…

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Hidhuni Te Tema: "kush Ka Mall Per Zagorine"

    Citim Postuar mė parė nga hoshteva Lexo Postimin
    bore e madhe ra duke u gdhire e premte ne zagorie deri 70 cm ne kohen kur kujtuam se erdhi behari.te shpresojme se do te iki shpejt se tani veshtiresohen gjerat per bagetine.
    Te nderuar bashkekrahinas, kudo qe gjendeni, sic e kini vene re tema e meparshme ku trazonim mendimet eshte kycur, prandaj, per te mos i mbajtur brenda vetes c'kemi per te thene le t'i shprehim ketu se mnev te njejtin e per te njejtin truall kuvendojme. Njoftoni njeri - tjetrin.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2007
    Postime
    79
    Le te rifillojme se shume u larguam, fillimisht UROJ te gjithe te jeni mire.
    Kam pershtypjen se dollia e Zagories eshte e vecante dhe nuk ngjan me asnje zone tjeter te shqiperise per nga rregullat e permbajtja.Pa pretenduar se e zoteroj shume mire kam deshire te shkruaj per te.
    Me kete rast u bej nje kerkese zagoriteve qe lundrojne ne kete bote te madhe te shkruajne cfare dine per te perfshire ketu dhe nuancat qe ekzistojne nga fshati ne fshat ne qofte se ka.faleminderit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •