Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Dështakët e këtij kampionati

    10 dështimet me te mëdha te Evropianit.

    10 - Transmetimi i gjysmëfinales

    Një stuhi në Vjenë bëri që transmetimi televiziv i ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë të ndërpritet në mbarë Evropën. Së paku 10 minuta të takimit nuk janë transmetuar, duke përfshirë këtu edhe golin e Miroslav Klose.

    9 - Karim Benzema

    Sulmuesi francez erdhi në Euro 2008 me një reputacion në rritje. Tifozët e shihnin atë si një nga futbollistët me perspektivë më të madhe, por ai dështoi të impresionojë me paraqitjet e tij në Kampionatin evropian.

    8 - Adrian Mutu

    Ish sulmuesi i Chelseas ka mundur ta ndihmojë Rumaninë drejt realizimit të befasisë më të madhe në Euro 2008. Ai pati rastin të shënojë golin e fitores ndaj Italisë, që mund t’ ua siguronte çerekfinalen rumunëve, por goditjen e tij nga penalltia e priti Gianluigi Buffon.

    7 - Mikpritësit e EURO’s

    Austria dhe Zvicra, dy organizatoret e Euro 2008, u eliminuan në fazën e grupeve, duke i zhgënjyer tifozët e tyre. Austriakët fituan vetëm një pikë, ndërsa Zvicra realizoi një fitore kundër Portugalisë, e cila më parë e kishte siguruar kualifikimin në mesin e tetë më të mirëve.

    6 - Mario Gomez

    Gjermania nuk impresionoi në fazën e grupeve, ndonëse ishte konsideruar si favorite në Grupin B. Sulmuesi Gomez nuk pati kurrfarë kontributi gjatë kësaj periudhe, prandaj selektori Joachim Low e la atë jashtë formacionit bazë, që nga ndeshjet çerekfinale.

    5 - Thierry Henry

    Edhe Thierry Henry ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në Euro 2008. Goli i tij kundër Holandës ishte vetëm një maskim i formës së tij të dobët, që rezultoi edhe me eliminimin e hershëm të Kombëtares franceze.

    4 - Greqia

    Duket paksa e papëlqyeshme që kampioni i fundit evropian është në mesin e dështimeve më të mëdha, por tri humbjet në fazën e grupeve ishin më të vërtetë zhgënjyese. Madje rivalët e tyre në eliminatorët e Euro 2008, turqit, arritën më lartë duke u radhitur në mesin e katër ekipeve më të mira.

    3 - Eric Abidal

    Të luash kundër kampionëve të botës në një ndeshje që ka karakterin “të jesh apo të mos jesh”, kurrë nuk është lehtë. Por, mbrojtësi Abidal me ndërhyrjen ndaj Luca Tonit, jo vetëm që shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, por edhe përgatiti fundin e Kombëtares franceze.

    2 - Petr Cech

    Duke qenë se ishte në epërsi 2-1 kundër Turqisë kur kishin mbetur vetëm edhe dy minuta deri në fund, Çekia ishte me një këmbë në çerekfinale. Por, gabimi fatal i portierit Cech fillimisht ua siguroi turqve barazimin e rezultatin para se një gol tjetër t’i dërgonte ata në shtëpi.

    1 - Luca Toni

    Sulmuesi italian erdhi në Euro 2008 pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Bayern Munich, duke shënuar 31 gola në Bundesliga. Por, ai dështoi të realizojë gol në portat kundërshtare, edhe pse pati shumë raste për shënim në ndeshjet e Azzurëve. Madje as mustaqet, për të cilat u përkujdes me shpresë se do ta ndihmojnë të shënojë gol, nuk patën kurrfarë efekti.



    GazetaExpress.com
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Deshtaket e Euro2008

    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Nº10: The Host Broadcaster


    Nº9: Karim Benzema


    Nº8: Adrian Mutu
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Nº7: The Co-Hosts


    Nº6: Mario Gomez


    Nº5: Thierry Henry
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  5. #5
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Nº4: Greece


    Nº3: Eric Abidal


    Nº2: Petr Cech
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  6. #6
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Nº1: Luca Toni
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #7
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Surprizat dhe zhgënjimet e Euro 2008

    Surpriza, konfirmime, zhgënjime. Kampionati Evropian i pati të gjitha gjatë 31 ndeshjeve të zhvilluara në harkun e 22 ditëve, që kulmuan me fitimin e titullit nga Spanja, i dyti në historinë e saj, pas atij të vitit 1964.


    SURPRIZAT



    Por, edhe pse mesfushori spanjoll Xavi Hernandez u zgjodh të hënën si lojtari më i mirë i Euro 2008-s, padyshim që Evropiani pati një numër të madh lojtarësh që mund ta meritonin atë çmim. Një nga këta mund të ishte edhe rusi Andrei Arshavin.

    Me aftësinë e tij të jashtëzakonshme në përkëdheljen e topit, por i larguar nga Europiani vetëm pas dy ndeshjesh, kur Rusia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, ai mundi të jetë në vëmendjen e gjithë botës sportive me vetëm 180 minuta të luajtura. Ylli i Zenit St. Petersburgut e vendosi nën këmbët e tij Evropën falë sensit të tij të driblimeve dhe shpejtësisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin e majtë rus Yuri Zhirkov, më i mirë i turneut në rolin e tij.

    “Unë kam katërfishuar vlerën time në merkato”, tha Luka Modric, i mbiquajturi “Cruijff kroat’, i blerë nga Tottenhemi. Një artist i vërtetë me topin, por që nuk mundi të shmangë eliminimin e ekipit të tij në çerekfinale kundër Turqisë.

    KONFIRMIMET



    Janë të shumta. Më të famshmit janë dy holandezët e Realit të Madridit, Arjen Robben e Wesley Sneijder, autorë të dy golave të jashtëzakonshëm kundër Francës. Edhe skuadra turke pati konfirmimet e saj: Hamit Altintop dhe sulmuesi i Fenerbahçes, Semih Senturk, golashënuesi më i mirë i Turqisë në kampionat.

    Vlerat e tij i dëshmoi edhe gjermani Bastian Schweinsteiger, autor i dy golave, por që u shfaq edhe si një lider teknik në një skuadër totalisht të dominuar nga Michael Ballack.

    Një tjetër konfirmim i madh është edhe Iker Casillas, pa dyshim portieri më i mirë në botë, i cili tani ka marrë rolin e padronit të përfaqësueses së tij, deri atëherë të mbajtur nga Raul. Madrileni arriti të presë dy penallti kundër Italisë. I vetmi që mund ta ndajë titullin e portierit më të mirë është holandezi Edvin van der Sar. Influencën e tyre në ekip e konfirmuan edhe dy spanjollët Senna, një lojtar shumë inteligjent në mesfushë, por dhe David Villa, një vrasës i pamëshirshëm para portës.

    ZHGËNJIMET



    “Les Flops” (zhgënjimet) është një term që ka hyrë gjerësisht në terminologjinë e futbollit, për të përkufizuar me një fjalë të vetme, të gjithë ata yje që nuk shkëlqejnë, që mbeten te një performancë të varfër dhe nuk lënë gjurmë, edhe pse fillimisht etiketohen si lojtarët që mund të vendosin edhe vetëm fatin e një ndeshje.

    Pirlo, Benzema, Toni, Ibrahimovic, Chivu, por edhe Cristiano Ronaldo mund të përfshihen në këtë grup. I paralajmëruar si një nga yjet e Euro 2008-s, sulmuesi i Mançester United u duk se bëri diçka në fazën e grupeve, por ishte në hije në çerekfinale kundër Gjermanisë. Rezultati Cristiano Ronaldo nuk figuron në listën e 23-lojtarëve, apo ekipit ideal të UEFA-s.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Francezet.....
    Sui generis

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Francezet jane Deshtimi.

  10. #10
    France dhe LLUKA TONI.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Tema të Ngjashme

  1. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  2. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  3. Kampionati kombëtar unik i Shqiperisë dhe Kosovës!
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 09:44
  4. Kampionati i Shqipërise: "Superliga" - (2005-06)
    Nga Bledari në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 02:18
  5. Përgjigje: 439
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 19:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •