Nė tekstet shkollore, nė shkrimet gazetareske dhe nė media tė ndryshme, historianėt tanė praninė e Islamit nė Ballkan dhe nė trojet shqiptare e shohin krahas pushtimeve Osmane.
Tė dhėnat dėshmojnė se gjurmėt e Islamit nė Ballkan dhe nė trojet shqiptare janė shumė mė tė hershme para shekullit XIV. Tė shkruhet pėr praninė e Islamit nė ballkan dhe nė trevat shqiptare kėrkon njė studim dhe hulumtim tė madh. Tė shumta janė faktet qė dėshmojnė pėr praninė e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe nė vend qė tė zbulohen nga holumtuesit tanė, janė meritė e tė huajve, por ne nė kėtė punim do tė cekim vetėm disa prej argumenteve tė historianėve.
Kėshtu, hulumtuesi perėndimor G.B. Pellegrini thotė se “shumė gjuhė nė Mesdhe edhe sot nė glosarin e vet kanė shumė fjalė arabe, qė gjithsesi nuk I kanė pėrhapur e sjellur vetėm turqit nė Evropė, por ato janė rrezulltat I kontakteve mė tė hershme tė Evropės me arabėt”.
Arabėt, pėrkatėsisht kultirėn arabo-islame e kemi tė pranishme nė Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e qė me ndėrprerje tė shkurtra do ta hasim deri nė fillim tė shekullit XI, apo nė vitin 1023, kur nga Sicilia ndėrmorėn sulmin e fundit nė bregun lindor tė Adriatikut. Nga kėto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth njė shekulli e gjysėm, kemi ndikime tė mėdha reciproke, e sidomos tė atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturė mė e avancuar e cilėsore. (Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182; shih Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliroshqiptare gjat shekujve, fq.208-209)
Prandaj, duke u nisur edhe nga hershmėria e tyre, kėto lidhje kanė lėnė gjurmė tė thella nė trevat ballkanike e mė gjerė. Kėshtu mund tė pėrmendim se nė disa fshatra tė Mostarit janė zbuluar monedha argjendi tė periudhės sė Mervanit II, El-Himarit (744-750), qė dėshmojnė se muslimanėt e atėhershėm kanė zhvilluar njė jetė aktive me popujt e ndryshėm, nė rastin tonė me iliro-shqiptare. Monedhat e gjetura nga njėra anė kanė tė shkruar suren “El-Ihlas” tė Kur’anit, nė mes maksimėn e teuhidit, monoteizmin: La ilahe il-lall-llah, ndėrsa nga ana tjetėr ajeti 33 tė surės Kur’anore “Et-Tevbe”. (Ali M. Basha, Islami nė shqiperi gjat shekujve, fq. 35)
Orientalisti serb R.Bozhoviq kontaktet islamo-evropiane, e veēanėrisht ato sllave-islame, por edhe ndikimet reciproke, i sheh se janė zhvilluar nė tri drejtime: 1) nėpėrmjet Bizantit, pėrkatėsisht kufirit bizantino-arab dhe luftėrat ndėrmjet dy perandorive, 2) nėpėrmjet Spanjės, Egjiptit dhe Siēilisė, nė tė cilat civilizimi arab ka arritur pėrmasa tė mėdha, 3) nėpėrmjet Hungarisė, pėrkatėsisht nėpėrmjet Veriut dhe luftėrat nomadė, peēenegėve.
Poashtu, mėsimet islame, kulturėn islame nė trojet tona I sollėn edhe peēenegėt, turqit vardarianė, poashtu edhe figura kryesore tė misionarėve, qė pėrmendet nė historikun e islamizimit tė viseve tona, ėshtė figura e Sari Salltėkut. Kėto misionarė dhe kėto grupe muslimanėsh e sollėn fen Islame nė trojet tona para ardhjes sė Osmanlinjve.
Nė librin “Historia e popullit shqiptarė I”, Grup Autorėsh fq. 148-149, tregon: “Kulturėn arabo-islame e kemi tė pranishėm nė trojet iliro-shqiptare edhe me peēenegėt qysh nė shekullin VIII, tė cilėt nė kėtė kohė I hasim tė kufizuar nė Jug me themėn e Maqedonisė, Strumės, nė Veriperendim me sllavėt, nė Lindje me Detin e Zi, nė Veri me Hungarezėt e Bizantin”. Kurse, sipas R. Bozhoviq “Peēenegėt musliman janė bartės tė mundshėm tė kulturės arabo-islame nė Ballkan”. Ai thotė: “Duke e marrė parasysh arsimimin e tyre tė shkėlqyeshėm, qė shumė historianė e theksojnė, gjithsesi se kanė qenė bartės adekuat tė kulturės dhe natyrės arabo-islame”. Edhe Viljem Tirski shprehimisht pohon se “cubat e popullit endacak qė bėhen synet (cirkumizohen) janė Peēenegėt”.
Poashtu pėr pėrhapjen e Islamit janė edhe Turqit Vardarianė tė cilėt nga Anadolli I shpėrnguli cari Teofil (829-842) pėr arsye se e pranuan Islamin dhe I vendosi nė Maqedoni. Franjo Raēki mendon se turqit vardarianė zanafillisht kanė qenė musliman.
Shkaku tjetėr I pėrhapjes sė Islamit ėshtė edhe prania e muslimanėve nė mbretėrinė Bullgare gjatė Mesjetės. Sipas historianit shqiptarė S. Rizaj, Bullgarėt depėrtuan pėrtej danubit nga fundi I shekullit VII. Kurse Shaban Demiri nė “Gjuhėsi Ballkanike”, 1994 fq. 194, sundimin e bullgarėve nė trojet iliro-shqiptare e vė gjatė viteve 815-1018. Poashtu Stephan Hill pohon se Bullgarėt nė fund tė shekullit IX depėrtuan gati deri nė Durrės. Kurse V. Klaiq thotė se “nė Bullgari dhe nė vendet fqinje ka pasur musliman”. (Pėr me tepėr shih N.Ibrahimi, vepėr e cituar fq. 210-211)
Ka tregues se tregtarėt, udhėpėrshkruesit, teologėt mistik ose jo, tė cilėt kanė luajtur rolin e misionarit, predikuesit tė besimit Islam, i kanė vizituar vendet tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare-qytetet shumė herėt. Mandej ka tė dhėna se kjo ka ndodhur shumė mė pėrpara, d.m.th. para ardhjes sė Osmanlinjėve nė trojet tona dhe nė ballkan. Fr. Raēki pohon se nė fund tė shekullit XI turqit qenė vendosur rreth liqenit tė Ohrit. (Ali M. Basha, vepėr e cituar fq. 39)
Kurse sipas gojėdhėnave tė qytetarėve tė vjetėr, rreth xhamisė sė Marinarėve nė Ulqin, thuhet se ka qen Xhamia mė e vjetėr nė kėto troje, tė cilėt turqit e kanė gjetur tė ndėrtuar kur kan ardhur nė Ulqin me 1571. (Gazeta Elif, nr.12, fq.9)
Kėto ishin disa nga shumė faktet e argumente tė cilat konfiromojnė se Feja Islame ka egzistuar edhe para ardhjes sė Osmanlinjėve nė Ballkan e veēanėrisht nė trojet tona shqiptare, kėto fakte hjedhin poshtė akuzat qė I bėhen Islamit, kinse feja islame ėshtė pėrhapur me dhunė dhe me ardhjen e osmanlinjve nė trojet tona. Pėr ta pėrfunduar ēėshtjen e ekzistencės sė Islamit nė trojet tona para ardhjes sė osmanlinjve, do tė thonim se ėshtė detyrė e historianėve, nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptere nė veēanti qė tė merren me kėtė ēėshtje. Kurse nė kėtė realitet, deri tash tė heshtur, tė parėve tanė musliman do t’u bėhet e padrejtė duke thėnė se kanė qenė katolik, por turqia I bėri me dhunė muslimanė! Parullat e tilla, si duket, do t’I pėrdorin vetėm mediokrėt dhe sharlatanėt shkencorė, por jo edhe shkencėtarėt e mirėfillt.
Kėtė punim po e pėrfundoj me fjalėn e All-llahut xh.sh. ku thotė nė Kur’anin Famėlartė nė suren Es-Saff ajeti 8:
“Ata duan ta shuajnė dritėn e Allahut me gojėt e tyre, por Allahu e plotėson (pėrhap) dritėn e Vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt”.


Selam Alejkum