Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Peshëngritje; Briken Calja, medalje bronzi në peshëngritje

    Emri: Briken
    Mbiemri: Calja
    Vendlindja: Shterrmen
    Lindur: 19.02.1990




    Briken Çalja ka mundur të fitojë medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj (i 34-ti) e të reja (i 14-ti) që po zhvillohet në Kali të Kolumbisë.

    Peshëngritësi shqiptar, i cili merr pjesë në peshën deri në 69 kg, ngriti në stilin e shkëputjes 136 kg, duke zënë në vendin e tretë. Në stilin e shtytjes ngriti 164 kg duke zënë vendin e katërt, të njëjtin vend që arriti edhe në dygarësh.

    Kampionati i 34-t i Botëror i të rinjve dhe i 14-ti për të reja, që është duke u zhvilluar në Kali të Kolumbisë, ka nisur me medalje për kombëtaren tonë. Gjithçka ka ardhur nga shpatullat e shtërmenasit Briken Calja, i cili në stilin e shkëputjes, me 136 kg, ka zënë vendin e tretë në peshën 69 kg.
    Është medalja e bronztë e para ndërkombëtare në grupmoshën e të rinjve për Briken Caljen, i cili dhe me shtatëmbëdhjetëvjeçarët, të paktën në Landskrone të Suedisë më 2006-ën, ka qenë i tillë. Prezantimi i mirë i shtërmenasit ka vazhduar dhe në stilin e shtytjes, teksa me 164 kg ka zënë vendin e katërt.
    Dhe në total me 300 kg në dygarësh është renditur po i katërt. Ndoshta Shqipëria do të kishte dhe një tjetër medalje në peshën 69 kg, por ka munguar Gerti Trasha, i cili, me vendin e tetë në Europianin e të rriturve në Linjano të Italisë, është kualifikuar për në Lojërat Olimpike "Pekin 2008".
    Ka munguar, sepse ka patur një dëmtim të lehtë, dhe për të mos u rënduar më shumë, kur janë Lojërat Olimpike përpara, Trasha e ka parë të arsyeshme të refuzojë vajtjen në Botërorin e të rinjve.
    Sot pritet prova e kampionit të botës në fuqi në peshën 77 kg, Erkand Qerimajt, prejt të cilit Shqipëria kërkon medalje. Pas tij janë dhe Elvis Tabaku në peshën 85 kg, Endri Karina në peshën 94 kg dhe Maria Veli në peshën 63 kg. Gjithsesi ajo që është e rëndësishme, Briken Calja e ka marrë medaljen e parë të bronztë për Shqipërinë.
    Ps: Kush me ndihmon me nje foto sepse s'po e gjej dot, vetem te iki t'ja marr te shtepia .

  2. #2
    Briken Calja, medalje argjendi në lojrat Mesdhetare


    Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti të fitojë një medalje argjendi në Lojrat Mesdhetare që po zhvillohen në Peskara nga 26 qershori deri në datën 5 korrik. Briken Calja arriti të dalë i dyti në stilin e shkëputjes në kategorinë 69 kg duke ngritur 142 kg, pas francezit Dabaya që arrti të ngrinte 150 kg.
    Ndërsa në stilin e shtytjes Calja nuk shkoi dot më tepër sesa vendi i katërt pasi ngriti 163 kg, po aq sa spanjolli i vendit të tretë Martin, i cili u rendit më mirë pasi kishte peshë trupore më të vogël.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    eLbaSanLLi Mor bAb! Maska e SeveN
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Vendndodhja
    Anës detit i palarë,Anës dritës i paparë,Pranë sofrës i pangrënë,Pranë dijes i panxënë!
    Postime
    216
    Ja dhe fotoja e ndarjes se medaljeve! Briken Calja se bashku me Francezin Dabaya-Tientcheu Vencelas dhe Egjyptianin Abdelbaki Mohamed!

    Urime dhe suksese te metejshme peshengritesit tone! Vazhdo te na nderosh! (Dhe ishalla po te japin ndonje shperblim se kur vjen puna ketu nuk i vjen goja atyre te federates )






    ShoCk e shef kushon eee?! Rri ti rri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Si je t’adore par crainte de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle!

Tema të Ngjashme

  1. Medalje, Vula, Urdhëra, Dekorata, Stema
    Nga glaukus 001 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 18:49
  2. "Fiera del Levante" medalje biznesit
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2002, 13:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •