Duhet tė ndihemi fajtorė
Hon. Joseph J. DioGuardi
Tek hapja faqet e gazetės New York Times javėn qė kaloi, u ndjeva ligsht duke lexuar pėrsėri rreth Shqipėrisė. Mė zuri koka kur shikoja Xhorxh W Bush nė Bukuresht tek i uronte para Shqipėrisė mirėseardhjen nė NATO Rumanisė sė varfėr. Dhe kjo, vetėm pak kohė pasi nė krye tė kartės kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesė e Serbisė, nė Kosovė, vazhdohej copėtimi i Mitrovicės me planin antishqiptar tė Shtajnerit, ndėrsa nė Maqedoni, u kthye nė pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorov.
Pa pėrmendur kėtu problemet e vazhdueshme tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, Preshevė, Camėria etj. Vėrtet qė mund tė kalosh nė depresion kur shikon retė e zeza qė kanė mbuluar kombin 7 milionėsh shqiptar nė Ballkan. Ku kemi gabuar? Nė krye tė murit tė turpit qė unė kam pėrmendur nė 1994, gjatė njė konference nė Stamboll, ėshte arkitekti kryesor i Ballkanit tė sotėm, djalli vetė: Sllobodan Milosheviē. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franjo Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unė hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker (i cili ka thėnė: ne nuk kemi marrė pjesė nė kėtė luftim) dhe Richard Holbrooke, arkitektin e marrėveshjes sė dėshtuar tė Dejtonit.
Njė tjetėr mur turpi po shfaqet. E kam fjalėn pėr planet qė synojnė ta mbajnė popullin shqiptar nėn varėsinė shoviniste greke dhe sllave pėr 100 vjet tė tjera. Kėtė radhė shqiptarėt nuk duhet tė bėjnė me faj askėnd veē vetvetes, dhe unė besoj se shkaktare e kėsaj situate ėshtė mungesa e aftėsisė drejtuese politike tek shqiptarėt. Po lejojmė lakun grek dhe sllav tė vazhdojė tė qėndrojė rreth qafės sė kombit shqiptar.
Pra ku kemi gabuar? Duhet tė fillojmė me shtetin nėnė Shqipėrinė: Ndonjė mund tė kthehet mbrapa dhe tė drejtojė gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 -vjeēar i Enver Hoxhės dhe pasuesit tė tij Ramiz Alia. Por ne duhet tė hedhim vėshtrimin nė 10 vitet e fundit pėr tė parė mundėsitė e humbura pėr mungesė ndershmėrie, guximi dhe aftėsie drejtuese largpamėse pėr Shqipėrinė dhe gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Sali Berisha ishte i pari qė hodhi njė hap tė gabuar nė fillim tė dekretit tė tij si i pari president demokrat i zgjedhur nė Shqipėri qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Ai lejoi qė Shqipėria multifetare tė bėhej, nė mėnyrė tė panevojshme, anėtare e plotė e Konferencės Islamike, duke u dhėnė mundėsi armiqve tė Shqipėrisė ta prezantonin vendin si njė shtet islamik, si njė bazė pėr fondamentalizmin nė Europė. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshmėrisht veprimet e shfrenuara tė skemave piramidale nė Shqipėri. Kėto dhe njė sėrė vendimesh tė gabuara nė politikėn e jashtme, ēuan nė rrėzimin e tij nga pushteti. Kėshtu qė z.Berisha, duhet tė ndihet fajtor qė nuk arriti tė kap momentin pėr tė futur njėherė e mirė Shqipėrinė nė rrugėn e Perėndimit.
Duhet tė ndiheni fajtor edhe ju z.Nano! Ju lejuat sistemin elektoral tė Shqipėrisė tė tretet nė njė shkatėrrim elektoral nė 2001 nė mėnyrė qė tė mbronit interesat personale dhe nė kėtė mėnyrė thelluat dėshtimet e brendshme dhe tė jashtme tė Partisė Socialiste. Ju lejuat politikėn e jashtme greke (nėpėrmjet ndikimit tė zyrtarėve grekė, biznesmenėve grekė, madje edhe tė drejtuesit tė lobit grek nė Amerikė, Nikolas Geixh) tė dominojė nė ēėshtjet ekonomike dhe politike (madje edhe fetare) tė Shqipėrisė. Duhet tė ndiheni fajtor z.Nano, qė lejuar helmimin e Tiranės me influencėn ultranacionaliste greke (pėr pasojė Serbe dhe Ruse). Nga ana tjetėr, opozita demokrate, e drejtuar nga i dobėti Sali Berisha, pranoi njė qeveri konsensuale, e cila po bėn shumė pak pėr tė zhvilluar Shqipėrinė dhe asgjė pėr tė mbrojtuar interesat e saj nė Ballkan.
Pas Shqipėrisė, janė veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarė, ato qė mbajnė mbi supe pėrgjegjėsitė pėr statusin e pasigurt tė Kosovės. Kėta drejtues janė fajtorė pėr papunėsinė e lartė, copėzimin de fakto tė Mitrovicės dhe rritjen e influencės serbe mbi liderėt perėndimorė. Kriza aktuale nė Kosovė duket qartė nė parathėnien e draftit konstitucional Serbia dhe Mali i Zi nė tė cilin Kosova, me njė pranim nė heshtje tė Europės dhe Shteteve tė Bashkuara, ėshtė riafirmuar si pjesė e Serbisė. Si mund tė ndodhė kjo, pas Aleancės sė NATO-s, pėr luftė kundėr Serbisė dhe pėr njė Kosovė tė lirė, pas burgosjes dhe akuzimit tė Milosheviēit, dhe mbas tre raunde zgjedhjesh model qė u zhvilluan nė Kosovė pėr tė stabilizuar demokracinė e stilit perėndimor?
Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, edhe ju duhet tė ndiheni fajtorė qė nuk keni pėrkrahur punėn e pastėr dhe historike tė lobit tonė shqiptar, i cili solli zėrin tuaj nė Uashington. Ju lejuat Departamentin e Shtetit tė mendojė se pėr Kosovėn mund tė ketė edhe mundėsi tė tjera, edhe pse drejtuesit kyē tė Kongresit, demokratė dhe republikanė, nė Shtėpinė e Pėrfaqėsuesve dhe Senatit tė Shteteve tė Bashkuara kanė punuar me Ligėn civile pėr tė nxitur zgjidhjet kongresionale pėr pavarėsinė e Kosovės. Rezolutėn e Gilman Lantos (H.Res.467) ju dhe partia juaj nuk mbėshtetėt. Duhet tė ndiheni fajtor z.Rugova, qė nuk pėrkrahėt hapur Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) si forcė ēliruese, e cila luftoi sė bashku me NATO-n pėr njė Kosovė tė lirė.
Ka edhe shumė drejtues tė tjerė tė politikės nė Ballkan dhe asaj ndėrkombėtare tė cilėt kanė gėrryer nė thellėsi ēėshtjen kombėtare shqiptare. Duhet tė ndihen fajtorė ata politikanė aktualė nė Greqi, Serbi dhe Rusi qė pėrpiqen tė barazojnė pėrpjekjet e shqiptarėve pėr pavarėsi, si fondamentalizėm islamik dhe terrorizėm. Duhet tju vijė turp edhe atyre drejtuesve aktualė nė Turqi, tė cilėt nuk ecėn nė hapat e guximshme tė plot kurajo tė Turgut Ozal, njė njeri i cili kurajoi politikanėt shqiptarė, pėrfshirė edhe shqiptaro-amerikanėt si puna ime, pėr tė vazhduar luftėn kundėr shovinizmit sllav dhe grek pėr lirinė dhe paqen e shqiptarėve nė Ballkan.
Duhet tė ndiheni fajtor edhe ju z.Javier Solana, pėr nxitjen e politikave pėr tė krijuar shtet tė ri jugosllav tė quajtur Serbia dhe Mali i Zi duke toleruar Kosovėn si pjesė tė Serbisė. Sanksionimi i kėtij dokumenti (kartės kushtetuese) thjesht do tė shkaktojė paqėndrueshmėri tė pėrkohshme nė Ballkan, dhe pėr pasojė edhe tė pjesės tjetėr tė Europės. Duhet tė ndihen fajtorė edhe politikanėt francezė qė vazhdojnė tė mbėshtesin politikėn e ndjekur nė Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftėra nė Ballkan qė nga 1990. Kjo politikė sdo tė bėjė asgjė tjetėr veēse do tė ruajė paqėndrueshmėrinė nė Europė. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe nėse Kosova dhe Mali i Zi nuk do tė lejohen qė tė ushtrojnė tė drejtat e tyre pėr vetėpėrcaktim nėn ligjet ndėrkombėtare, duke mbajtur referendume tė organizuara dhe tė monitoruara lidhur me statusin final qė dėshirojnė.
Dhe sė fundi, duhet tė ndihen fajtorė edhe zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit dhe Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, tė cilėt nuk mėsuan dot nga gabimet e bėra nė tė kaluarėn dhe qė janė shumė tė gatshėm tė dėgjojnė Rusinė dhe Europėn, teksa kėrkojnė mėnyra pėr tė braktisur rolin drejtues tė Amerikės nė vendosjen e paqes nė Ballkan qė nga 1990. A nuk arrini ta kuptoni se tashmė populli shqiptar ka besim vetėm tek Amerika, pėr sa i pėrket tė ardhmes sė tij? A nuk e dini se ndėrkohė qė njė numėr i madh serbėsh dhe grekėsh gjatė tragjedisė sė 11 Shtatorit nė SHBA hidhnin valle, shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Preshevės ndiznin qirinj dhe qanin teksa mbanin nė duar postera tė heronjve amerikanė tė cilėt humbėn jetėn gjatė kėsaj tragjedie? Zgjohu Amerikė shqiptarėt janė tė vetmit miq qė ke nė Ballkan!
Pasi investuam biliona dollarė pėr tė realizuar luftėn e NATO-s kundėr Milosheviēit; pasi investuam mė shumė se 200 milionė dollarė pėr ndėrtimin e njė qendre ushtarake nė Kosovė; pasi pamė serbėt, rusėt dhe ukrainasit qė i shitėn armė Irakut, tė cilat do tė pėrdoreshin kundėr ushtarėve tanė; pasi konfirmuam se nacionalistėt grekė nė tė vėrtetė vranė zyrtarėt amerikanė pėr arsye ultranacionaliste, tashmė ėshtė koha qė Shtetet e Bashkuara tė njohin legjitimitin e luftės sė gjatė shekullore tė popullit shqiptar pėr liri, duke mbėshtetur Pavarsinė nė Kosovė, si tė vetmen mundėsi tė vendosjes sė qėndrueshmėrisė dhe paqes nė Ballkan dhe nė tė gjithė Europėn, gjė e cila ėshtė kryesisht nė interes tė Shteteve tė Bashkuara
marre nga shekulli.
Krijoni Kontakt