Te genjesh konsiderohet sot ne shoqerine tone si dicka e pamoralshme.Qe kur kemi qene te vegjel jemi edukuar dhe rritur me nje fryme te tille,te mos genjejme kurre,te perpiqemi te themi gjithnje te verteten.Mirepo te thuash qe genjeshtra eshte e pamoralshme eshte si te jesh kunder baktereve qe jane jetike per organizmin e njeriut.
Sot shkencetaret mendojne se te genjesh eshte e moralshme,nese nuk kalohet kufiri moral:dmth nqs duke genjyer ne nuk lendojme apo demtojme dike tjeter.Ata e shohin genjeshtren si hallke te domosdoshme per vazhdimesine e marredhenieve njerezore dhe jetesen e perbashket me njeri-tjetrin.Cfare do te ndodhte nese ne me qellimin e mire do ti thonim shoqes sone se prerja e saj e re e flokeve i shkon shume,edhe pse ne te vertete nuk eshte keshtu?A nuk do ta lendonim ate dhe egon e saj nese do ti thonim te verteten?Po nese do ti thonim nje te semuri qe cerja e tij nuk eshte e mire,a nuk do ti hiqnim atij shpresen dhe forcen per tu sheruar?
Keshtu "genjeshtrat e mira" kane funksion psikologjik dhe social.Te gjithe genjejme nga pak ashtu si veten dhe te tjeret,pavaresisht se se pranojme.Mesatarisht studimet tregojne se thuhen 100 deri ne 250 genjeshtra ne dite,nga secili prej nesh.Kjo shifer eshte e asociuar edhe me spektrin e bisedave ne jeten e perditshme.Kampione genjeshtrash jane femrat.Ato me te shpeshtat te thena prej tyre lidhen me moshen dhe peshen.Meshkujt genjejne persa u perket makinave qe posedojne,gjendjes financiare madje edhe aftesive te tyre.Aspak jomorale sipas shkencetareve!Kjo na ben te ndihemi me te sigurte ne bisede,na ndihmon te krijojme kontakte te reja dhe rrit vetvleresimin.
Por te genjesh nuk eshte kaq e lehte dhe te pakte jane ata qe ia dalin."Te genjesh pa u dalluar" kerkon nje sinkronizim te funksioneve te trupit:ngjyres se zerit dhe gjuhes se trupit.Kush genjen ka luhatje ne intonacion,shmang kontaktin me sy,thote shume "E" dhe "OH", "leviz shpeshhere kembet poshte tavolines".Muskulatura e fytyres eshte nje tregues per ata qe genjejne,vetem se jane levizje ne te qindat e sekondes qe kerkojne aparatura per t'u matur.
Do te doja te dija mendimin tuaj lidhur me temen.
Si e gjykoni ju genjeshtren?
Do t'ia fshinit dikujt te verteten nqs do te ishte per te miren e tij?
Sa genjeni ju dhe per cfare genjeni me teper?
Ps: Ritregim i origjinalit ;p (e kam pas provim,por m'u duk dicka e interesante per t'u diskuatuar.)
Krijoni Kontakt