Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën në një shtet unik

    Përshëndetje anëtarë të nderuar.


    Shqiperia si mëmëdheu i të gjithë shqiptarëve, ka qenë i vetëm, mirëpo në skemën botërore u shfaq edhe Kosova si shteti më i rri në botë.

    Punët rrjedhin të gjithat ashtu sipas planeve (behet fjalë për Kosovën) dhe të gjithë shpresojmë dhe e dimë se është shumë afër pranimit nga shumica e shteteve të botës si shteti më i rri, si shtet sovran dhe i pavarur.

    Duke qenë i zënë me cështjet mbrendashtetërore, jo vetëm intelektualët e lartë kosovar por edhe i gjithë populli, me sa duket ka anashkaluar ose harruar, se të gjithë jemi një komb dhe duhet të mbahemi për njëri tjetrin.

    Në kushtetutën e Kosovës e cila para disa ditësh u miratua, Kosova është shtet me vete dhe pa asnjë lidhshmëri direkte me shtetin shqiptar. E gjithë kjo vjen nga faktori ndërkombëtar i cili don ta kryej misionin e tij duke e lënë Kosovën si një shtet me vete dhe sovran.

    Mirëpo lind një problem ose pyetje si të doni quajeni, që duhet diskutuar, dhe atë shumë thellë në detaje.

    Mendoni vallë se një ditë kufijtë e dy shteteve tashmë, shqiptare mund të bashkohen dhe të krijohet një forcë, një shtet unik Shqiptarë, edhe pse zyrtarët e lartë shqiptarë të të dy shteteve deklaruan se këta dy shtete do të funksionojnë si dy shtete me vete, mirëpo që në raste të nevojshme do të bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Mendoni se vërtet këto fjalë do të qëndrojnë kështu edhe pas disa vitesh, kur Kosovën ta kemi në BE dhe NATO?

    Ka shumë për tu diskutuar andaj ju ftoj të gjithëve të shprehni mendimet tuaja, reth një shteti ose nje force të ardhshme unike Shqiptare, e realizueshme?



    Rapsoul
    Sui generis

  2. #2
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Ne te Maqedonise a te flasim ketu pasi e verej se behet fjale vetem per Kosoven dhe Shqiperina. Nese nderohet titulli ;Te gjithe shqiptaret ne nje shtet; atehere do te mundohem edhe une te jap mendimin tim personal.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Ne te Maqedonise a te flasim ketu pasi e verej se behet fjale vetem per Kosoven dhe Shqiperina. Nese nderohet titulli ;Te gjithe shqiptaret ne nje shtet; atehere do te mundohem edhe une te jap mendimin tim personal.

    Të kuptoj, edhe unë jam i Maqedonisë, mirëpo ky problem është më aktual, ne këtu në Maqedoni ende nuk jemi shtet në vete, ose si thonë Sjena zot në shtëpi (shtëpin e sllavit), andaj mendova se duhet të diskutohet njëher për bashkimin e dy forcave shqiptare sovrane dhe të pavarura. Ndërsa për bashkimin mbarëkombëtarë duhet të diskutohet në një kohë tjetër.


    Besoj se më kupton...


    Rapsoul
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kur merret dhe Rrapi me kete ceshtje, vajhallit kujt i ka ngel me u mor.

    Stick to CTRL + C and CTRL + V, that's all your good at.

    P.S. Per tu marre me problemet Shqiptare, meso te flasesh e te shkruash Shqip tamam njehere.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Kur merret dhe Rrapi me kete ceshtje, vajhallit kujt i ka ngel me u mor.

    Stick to CTRL + C and CTRL + V, that's all your good at.

    P.S. Per tu marre me problemet Shqiptare, meso te flasesh e te shkruash Shqip tamam njehere.

    Mos i fut edhe njëher hundët të më gërditish temat nëpër forum, se do e kalosh verën me 100 nike të tjera duke u regjistru, dhe pastaj duke ia bashkuar këtij muhahahhaha
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Paske msu dhe presionin kinez

  7. #7
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Ne lidhje me temen:

    Kadare: Jo Shqipëri e Madhe, por Natyrale

    Shkrimtari i madh flet për Kosovën e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropën, politikën, letërsinë

    Gazeta Shqip

    Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, thotë se e ashtuquajtura Shqipëri e Madhe ka qenë prej kohësh një motiv i preferuar për të justifikuar një prapambetje të çështjes shqiptare, një ngecje në vend. “Shqiptarët nuk thonë Shqipëri e Madhe. Asnjëherë. Thonë Shqipëria Natyrale ose Shqipëria Etnike. Pra, as e madhe as e vogël, por ajo që është dhe që duhet të jetë. Në fund të fundit Shqipëri e Madhe, apo siç kanë thënë Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, këto terma ndryjnë në vetvete një koncept negativ, pra nënkupton një shtet i bërë i madh me dhunë, pa të drejtë, dmth duke uzurpuar të drejtën e të tjerëve”, shprehet Kadare, gjatë një interviste ku flet për Kosovën e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropën, politikën, letërsinë.

    Zoti Kadare, bisedën po e zhvillojmë në një kohë kur shqiptarët në Kosovë, në Kushtetutën e re të sapohyrë në fuqi, vendosën themelet e një shteti të ri. Pra shqiptarët arritën ta realizojnë ëndrrën e tyre për një Kosovë shtet të pavarur. Sa i rëndësishëm është ky fakt për kombin shqiptar?

    Sigurisht që përgjigjja ime, si e çdo shqiptari, do të jetë pozitive. Shqiptarët, kombi shqiptar, sigurisht që nuk ka marrë një favor, por është rregulluar diçka që ishte çrregulluar në vite, në shekuj. Tashmë shqiptarët kanë hapësirën e tyre në Ballkan, shumë të rëndësishme me atë shtet që ata e meritojnë prej kohësh. Prandaj është gjetur një drejtpeshim, një ekuilibër për një drejtpeshim të prishur, pra është zëvendësuar ky i fundit që ka qenë. Dhe kjo është në radhë të parë për të mirën e kombit shqiptar dhe për të gjithë Ballkanin.

    Pra, kjo rigjetje e ekuilibrit natyrisht që kjo do të luajë rol të madh ndaj të gjitha pikëpamjeve, si nga pikëpamja politike, ekonomike, psikike e kombit shqiptar, do të ndryshojë gradualisht, dalëngadalë vetëndjesia e tij. Dhe kur ndjesia e një kombi ndryshon për të mirë, siç është në këtë rast, atëherë pesha e tij e brendshme do të reflektojë në peshën e tij të jashtme. Sigurisht që kështu ndodh në gjithë popujt. Pra, psikologjia shqiptare do të ndryshojë nga kahu i mirë i saj, në të gjitha pikëpamjet.

    JO SHQIPERI E MADHE, POR NATYRALE

    Tani kemi dy shtete shqiptare. Por pse disa i i tremben një Shqipërie të Madhe dhe nuk u tremben dy shteteve shqiptare? Si e shpjegoni ju këtë?

    Mendoj se është thjesht një frikë. Në botë, zakonisht ka frika që kanë një bazë të vërtetë, por shpesh ato kanë një bazë virtuale. Një bazë të shpikur, siç janë edhe irikët e fëmijërisë që krijohen nga fantazmat, nga gogoli, dhe me sa duket këto mbeten edhe në jetën politike ndërkombëtare disa herë. E ashtuquajtura Shqipëri e Madhe ka qenë prej kohësh një motiv i preferuar, për të qenë një lloj alibie, për të justifikuar një prapambetje të çështjes shqiptare, një ngecje në vend. Në fakt, prej shumë e shumë vitesh shqiptarët e kanë bërë të njohur vetë në gjuhën shqipe, në formën e të menduarit shqiptar, që kjo shprehje takohet shumë rrallë.

    Shqiptarët nuk thonë Shqipëri e Madhe. Asnjëherë. Thonë Shqipëria Natyrale ose Shqipëria Etnike. Pra, as e madhe as e vogël, por ajo që është dhe që duhet të jetë. Në fund të fundit Shqipëri e Madhe, apo siç kanë thënë Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, këto terma ndryjnë në vetvete një koncept negativ, pra nënkupton një shtet i bërë i madh me dhunë, pa të drejtë, dmth duke uzurpuar të drejtën e të tjerëve. Prandaj, të përdorësh këtë shprehje në këtë rast për atë që quhet Shqipëri e natyrshme, cenohet e vërteta. Kjo shprehje ka qenë një tingëllimë negative dhe është e përjashtuar për ne brenda vendit.

    Zoti Kadare, kohë më parë ju keni zhvilluar një debat të gjatë lidhur me identitetin e shqiptarëve. A ka ndryshuar në parim identiteti i shqiptarëve pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës, pra të shqiptarëve si komb me dy shtete?

    Besoj, shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit evropian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, as identitet shqiptar të gjymtuar ose të modifikuar, për shkak të një robërie të gjatë. Ne kemi njohur si të thuash një robëri klasike të jashtme që ka qenë robëria otomane dhe një robëri të brendshme që ka qenë me dy fytyra: robëria komuniste shqiptare në Shqipëri dhe robëria komuniste serbe, bashkë me robërinë e mbretërisë jugosllave në Kosovë. Ekziston një teori e keqe, do të thosha unë, që pretendon nga këto aksidente të rënda historike (njëra 5 shekuj e tjera më shumë se gjysmë shekulli) se identiteti shqiptar është modifikuar, është ndryshuar.

    Të thuash këtë gjë për një popull është t‘i bësh fyerjen më të madhe. Një popull që i ndryshohet identiteti prej robërisë është mjeran, është thellësisht fatkeq dhe ka mungesa në dinjitetin e tij. Përse popujt e tjerë të Ballkanit nuk e ndryshuan identitetin dhe përse i paska rënë popullit shqiptar kjo fatkeqësi dhe ky cenim i rëndë? Pra, nuk është e vërtetë. Identiteti shqiptar, pavarësisht nga të gjitha ndikimet që kanë pasur të gjitha vendet e Ballkanit nga robëria e gjatë otomane kanë mbetur ata që janë, të pamodifikuar. Pra, të gjitha ato përrallat për identitetin e modifikuar mbeten vetëm përralla, dhe jo vetëm kaq, por ato janë edhe të dëmshme. Një popull mund të jetojë në dy shtete. Por tani flitet për një problem tjetër që ka dalë.

    A ka Kosova identitet tjetër apo ka identitetin klasik shqiptar?

    Bëhen shumë përpjekje për këtë gjë, ka shumë doktrina dhe lloj-lloj teoricienësh që tentojnë për të vërtetuar se Kosova ka identitet tjetër. Kjo nuk është gjë tjetër veçse, versioni që thashë më parë, versioni se një populli, robëria mund t‘ia ndryshojë identitetin. Në qoftë se ne pranojmë që Kosova, për shkak të një qëndrimi 70-vjeçar nën sundimin jugosllav paska krijuar identitet tjetër, ky është përsëri, siç thashë më sipër, një mjerim i madh për popullin tënd. Përse e paska ndërruar? Kosova ka qenë e bashkuar me Shqipërinë përpara. Ka qenë vazhdimi i hapësirës shqiptare. Nuk ka pasur kufij gjatë pesë shekujve që fola unë. Gjatë perandorisë otomane ka qenë e njëjta zonë, zonë që administrata turke e quante me emra të ndryshëm, por ka qenë kjo zonë qe është sot.

    Pra, përse ndryshoi ky identitet për këto 70 vjet? Përse? Ku janë arsyet, ku është ndryshimi? E folmja? E folmja në Kosovë është absolutisht më e afërt disa herë me gjuhën që flitet në përgjithësi në Shqipëri, sesa në shumë pjesë, zona të Shqipërisë që kanë dialekte shumë të larguara nga pjesa e përgjithshme shqiptare. Unë, kur flas me kosovarët apo kur lexoj shtypin kosovar, gjuha është shumë më e afërt sesa disa gazeta në Shqipëri, si në Gjirokastër, në Shkodër, në Kukës në Elbasan. Pra, është tepër natyrale kjo, e megjithatë do të shtoja se nuk është vetëm gjuha që përcakton identitetin, edhe pse është një nga faktorët themelorë. Identiteti është edhe historia e përbashkët, është të ndjerit e përbashkët, janë emocionet e përbashkëta si komb, të cilat janë të krijuara gjatë shekujve, të mijëvjeçarëve. Prandaj, nuk e kuptoj këtë këmbëngulje për ta deformuar identitetin e shqiptarëve. Një popull mund të jetojë në dy shtete, kjo nuk do të thotë asgjë. Në radhë të parë është e rëndësishme si ndjehet vetë kombi, çfarë kombësie ndjen ai në ndërgjegjen e vet historike, në moralitetin e vet historik. Kjo këmbëngulje me duket përsëritje e tezave që nuk të çojnë askund.

    Po cilat janë vlera shqiptare dhe a janë ruajtur ato edhe sot? Ju këmbëngulni për ruajtjen e tyre. Ka të bëjë kjo edhe me identitetin e shqiptarëve?

    Sigurisht, identiteti i një kombi ka të bëjë me vlerat që bart kombi, por njëkohësisht edhe me gjenet e tij. Por nuk duhet të kemi frikë t‘i themi, siç flasim për vlerat me shumë të drejtë, me kurajo duhet të flasim edhe për gjenet e tyre, për t‘i korrigjuar ato, ashtu sikurse njerëzit e fortë janë më të aftë t‘i gjejnë mungesat e tyre sesa njerëzit e dobët, të cilët nuk flasin kurrë për mungesat e tyre.

    EVROPA PO BEN MJAFT PER SHQIPTARET

    Ju shpesh keni bërë vërejtje ndaj Evropës, e cila i ka qëndruar larg shqiptarëve,nuk i ka afruar sa duhet, bile në rastin e dramës së Kosovës shpesh ka qenë e shurdhërose dhe e verbër, sipas jush. Sot, ajo duket se është më afër se kurrë pranë shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. A mjafton kjo apo fati për të hyrë në familjen e Bashkimit Evropian e kanë vetë shqiptarët?

    Kjo është një pyetje interesante dhe shumë e rëndësishme. Unë jam vetë një evropianist i vendosur, ashtu si dhe shumica e shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë se, unë çdo gjë që kam bërë ose bën Evropa e shoh në mënyrë të pakushtëzuar, në mënyrë pozitive gjithmonë. Dhe gjithmonë njeriu i bën vërejtje në radhë të parë vendit të vet, zonës së vet ku është shteti i tij dhe kontinentit të vet. Prandaj, ne kur i bëjmë vërejtje Evropës, të gjitha këto janë vërejtje që ia bëjmë kontinentit tonë, kontinentit mëmë, ku bën pjesë edhe populli shqiptar në familjen e popujve evropiane. Pra, këtu nuk kemi ndonjë ndjesi të keqe, as ndonjë kompleks. Kjo është e natyrshme.

    Evropa dihet që për një kohë të gjatë ka pasur një qëndrim, që është gjykuar përfillës ose shpërfillës, zakonisht për gjithë Ballkanin, sidomos për Shqipërinë. Për fat të mirë, prej vitesh ajo është bërë e ndërgjegjshme, ka korrigjuar mjaft gjëra në këtë qëndrim, ka korrigjuar gjërat themelore. Evropa, Aleanca Atlantike, SHBA-ja e ndihmuan kombin shqiptar në mënyrë jashtëzakonisht të vendosur në një luftë të armatosur për t‘i mbrojtur të drejtat e tij. Pra, më duket se epoka që ne duhet të ankoheshim në përgjithësi për Evropën ka mbaruar. Sigurisht që tani populli shqiptar ndjehet gjithmonë e më tepër evropian, sepse në njëfarë mënyre kemi qenë të përjashtuar nga ky kontinent, disa herë jemi përjashtuar nga fati dhe disa herë kemi përjashtuar veten, Shqipëria komuniste në programin e saj kishte përjashtimin absolut të Evropës dmth të quheshe evropian në atë kohë do të thotë të ishe mik me botën perëndimore, dmth me botën armiqësore.

    Prandaj për gjysmë shekulli ka qenë faji i Shqipërisë. Sot epoka ka ndryshuar tërësisht për të mirën tone dhe tani marrëdhëniet me Evropën janë themelore për mbarëvajtjen e vendit. A mund të bëjë Evropa akoma? Evropa po bën mjaft kuptohet, aksione të tilla, si rivendosja e ekuilibrave në Ballkan është një aksion kolosal, që kushtëzohet nga shumë faktorë dhe Evropa i ndjek hapa pas hapi. Nuk është e lehtë, por dhe nuk është kaq e vështirë, mjafton të respektohen disa parime bazë të së drejtës universale, të lirisë universale.

    Evropa e ka këtë detyrë. P.sh. në Shqipëri vazhdon agonia politike, zvarriten reformat, mungesë përgjegjësie në plotësimin e kritereve që kërkojnë standardet e BE-së e tjerë? Cila është detyra e politikës shqiptare në këtë drejtim?

    Kjo tregon që në Shqipëri ka mbeturina që e trajtojnë Evropën si një hapësirë jomiqësore, ose si një hapësirë të huaj, ose si një hapësirë që na ka borxh gjithmonë dhe duhet të na rregullojë punët tona. Në qoftë se pretendojmë që të jemi një vend evropian, në radhë të parë e ndërtojmë ne vetë Evropën, brenda nesh dhe pastaj në mënyrë të natyrshme të integrohemi në Evropë.

    Zoti Kadare, veprat tuaja madhore janë krijuar në kohën e një regjimi diktatorial. A ndikojnë te krijuesi regjimi, sistemi politik? Pra, cilët janë raportet e shkrimtarit me sistemin politik të vendit?

    Mendoj se teprohet gjithmonë ndikimi i një regjimi politik i një shteti, i një diktature apo i një demokracie mbi krijimtarinë letrare. Studiuesit, kritikët e kanë shumë komode të thonë që ndikon. E vërteta është ndryshe. E kam thënë shumë here se letërsia ka ligjet e saj të cilat nuk përputhen me ligjet shoqërore. Letërsia është shpërfillëse për sistemet shoqërore, politike. Letërsia lind dhe zhvillohet në çdo kohë, në çdo regjim sado i ashpër të jetë, sado i butë të jetë, nuk luan ndonjë rol të madh në zhvillimin e saj.

    Shumë njerëz e teprojnë me këtë gjë dhe kanë shumë qejf edhe të kapen pas kësaj, pas sistemit shoqëror për të shpjeguar një letërsi. Letërsia mund të jetë e fortë ose e dobët në çdo sistem shoqëror. Mund të jetë e fortë në një regjim të keq dhe mund të jetë e dobët në një regjim demokratik. Shumica e librave që botohen sot, si këtu në Gjermani ku jemi, ku kemi një sis¬tem demokratik dhe ka letërsi të mirë dhe të keqe apo edhe më të keqe, mediokre fare edhe pse është një sistem nga më të përparuarit në botë. Dhe po të ishte ashtu, që letër-sia varet nga sistemj, ateherë gjithë sistemet e përparuara duhet të kishin letërsi të mrekullueshme dhe art të mrekullueshëm dhe sistemet e prapambetura duhet të kishin të kundërtën. Por nuk është kështu, shpesh ndodh e kundërta.

  8. #8
    Kosova dhe SHQIPERIA nuk bashkohen,KOSOVA eshte Shqiperi, e vetmja gje qe mund te ndodhe se shpejti eshte RI-Bashkimi.

    Ne te Maqedonise do presim edhe pak se ka thene Rapsoul

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Do behet nje dite nje Shqiperia po jo sot per sot. Me Kosove e gjith viset e tjera se ashtu ka qene.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Kosova dhe SHQIPERIA nuk bashkohen,KOSOVA eshte Shqiperi, e vetmja gje qe mund te ndodhe se shpejti eshte RI-Bashkimi.

    Ne te Maqedonise do presim edhe pak se ka thene Rapsoul
    Ne të gjithë e dimë se Kosova është Shqiperi dhe gjithmon ka qenë, mirëpo kohët e fundit anashkalohet gjithcka duke e mohuar në mënyrë indirekte këtë të fundit, pra se Kosova është Shqipëri. Këtë desha ta diskutojmë, është problem e gjys ky për të gjithë ne që e ndjejmë veten Shqiptar.


    ps: Ndërsa për ne të Maqedonisë, kemi edhe një rrugë të gjatë përpara deri sa të arimë qëllimin që e kemi dekada me radhë.


    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Do behet nje dite nje Shqiperia po jo sot per sot. Me Kosove e gjith viset e tjera se ashtu ka qene.

    E dimë se ashtu ka qenë, mirëpo aktualisht nuk është ashtu, dhe një gjë e tillë që dikur ka qenë, ditëtë e sotme anashkalohet, dhe secili nga 2 shtetet shqiptare, ka shprehur dëshiren dhe vendosshmerinë të funksionojnë gjithmonë shtete më vete dhe asnjëher të bashkuar. Këtë dua ta diskutojmë, do të qëndroj kjo kështu apo do të ndryshojë pas një kohe të pacaktuar, si mendoni ju?
    Sui generis

  11. #11
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Sa te kem faktorin nderkombetar mbi kry nuk mendoj se do te mund bashkimi .
    Per tu bere realitet kjo enderr e shum gjeneratave duhet qe se pari keta politikajt tone te reformohen apo te zevendesohen me te rinje .

    Keta asgje skan bere vetem ate qe ju kan shku per shtati te huajve edhe pse ne shum raste kan mundur ti kundershtojn dhe shum gjera do te ishin ne rregull tashti si psh veriu i Kosoves , por politika jone ka qen ne gjume dhe tashti o vuajm pasojat e kti "gjumi" .

    Pra perderisa ne si popull te qohemi te gjith ne kam ose politikanat tone te mos ndryshojn kurr nuk mendoj se do te arrihet bashkimi i shum pritur jo vetem i Kosoves po i te gjitha trojeve shqiptare

    Dite te mire

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •