Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: - email =

  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    - email =

    E-mail!

    E kam pa tė pėrkthyer si adresa elektronike, posta elektronike, apo tė shqipėruar me shkrim edhe si imejll.

    Po si mund tė shqipėrohet fjala EMAIL?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    E ke pėrkthyer mirė.

    E-mail = electronic mail nė shqip: postė elektronike.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    Mesazh elektronik.
    Ka shume fjale te huaja qe nuk mund ti gjesh nje fjale te sakte ne shqip..
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    e-mail => Poste elektronike eshte perkthimi i duhur.
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2006
    Postime
    35
    "Posta elektronike" eshte ne rregull.

    Si shkurtim une perdor "posta-e"; te kuptohemi, kur e dua diēka teresisht shqip, sepse e-maili ngelet e-mail, sadoqe te duam ta ndryshojme.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2007
    Postime
    45
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    E ke pėrkthyer mirė.

    E-mail = electronic mail nė shqip: postė elektronike.
    Perkthim perfekt.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Postel

    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    E-mail!

    E kam pa tė pėrkthyer si adresa elektronike, posta elektronike, apo tė shqipėruar me shkrim edhe si imejll.

    Po si mund tė shqipėrohet fjala EMAIL?
    Ka kohė qė e vras mendjen, si mėsues gjuhe, se si do tė ishte mė sė miri qė pėr kėtė nocion tė ri tė ditėve tona tė gjendej njė term i pėrshtatshėm, kuptimplotė dhe i pranueshėm, qoftė si "shpikje", qoftė si kalk ( ndonėse kalkėzimet nuk parapėlqehen nė gjuhėsi si neologjizma), dhe, m'u ka forcuar bindja se, nė vend tė togfjalėshit "POSTĖ (ADRESĖ) ELEKTRONIKE'', por edhe tė termave tė tjerė tė anglishtes, nė gjuhėn tonė, s'do tė kishte qenė keq ta pėrdorim sajimin "POSTEL":shfletoj postelin, dėrgoj me postel, komunikoj me postel, si fjalė e pėrbėrė nga POSTĖ dhe ELEKTRONIKE. Si ju duket propozimi?

    Me respekt,
    Vesel Hysa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vesel Hysa : 10-02-2010 mė 04:48

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    fjalen FAX kurre nuk e kemi perkthy ne gjuhen shqipe, e edhe fjala E-Mail do te mbetet e tille si fjala FAX. Apo perdor njeri [kopje e distances] ne vend fjales FAX?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Faksi

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    fjalen FAX kurre nuk e kemi perkthy ne gjuhen shqipe, e edhe fjala E-Mail do te mbetet e tille si fjala FAX. Apo perdor njeri [kopje e distances] ne vend fjales FAX?
    Po edhe fjala FAX vjen nga njė gjuhė tjetėr, nga latinashtja: FAC SIMILE( bėje tė ngjashme, riprodhoje saktėsisht nėnshkrimin, dokumentin, dorėshkrimin), nė fillim e pėrdorur me parashtesėn TELE(telefax), mė vonė e shkurtuar nė FAX, pa TELE. Pra edhe nė gjuhė tė tjera kanė ndodhur (e ndodhin) sajime tė ngjashme me POSTELIN. Pastaj fjala FAX e anglishtes nė gjuhėn shqipe duhet tė shkruhet e tė shqiptohet FAKS e jo FAX, nė pajtim me Rregullat e drejtshkrimit e tė drejtshqiptimit tė shqipes. Ēėshtjet gjuhėsore trajtohen prore mbi bazėn e konventave shkencore, tė marrėveshjeve, pėr t'i bėrė ato lehtėsisht tė pėrdorshme dhe sa mė mirė tė kuptueshme pėr pėrdoruesit e gjuhės, nė rastin tonė, tė gjuhės shqipe. Gjuha jonė edhe ashtu si ėshtė aktualisht rėnkon mjaft nėn ngarkesa tė shumta, si barrė tė panevojshme, nga gjuhė tė huaja, prandaj, mendojmė, njėfarė "atdhetarizmi" gjuhėsor(jo i skajshėm, ekstrem( jo extrem) na ėshtė i nevojshėm, madje i dobishėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vesel Hysa : 22-02-2010 mė 03:15 Arsyeja: Plotėsimi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    I nderuari gjuhetar i gjuhes me te embel ne bote, gjuhes shqipe,


    Mua, si nje amater i gjuhes me te embel, fjala FAKS sadokudo me duhet pak me normale dhe i afrohet fjales origjinale FAX per nga ana e shkrimit.

    Por si do te duhej te shkruhej fjala E-Mail ne gjuhen e embel shqipe? - Imejll!?

    Citoj Davius ..apo tė shqipėruar me shkrim edhe si imejll...

    Me te vertete mua personalisht po me nevrikosin dhe po me shtyejne te ignoroj keto terme gjuhesore, ku shqiperimet e fjaleve te huaja si ne shembulin e fjales FAKS, e posaqerisht fjalet qe kam hase ne te shkruar dhe te perdorura ne media si: imejll, stajll, kulleri, imixhi, interfejsi, etj., me duken si krijim i fjaleve qe nuk mund te gjejme fjale adekuate per ti pershkruar ne gjuhen shqipe dhe per ta pasuruar gjithsesi fjalorin tone te embel shqiperojme, fonetiken e fjalis se huaj e kthejm bukvalisht ne fjale te re te gjuhes shqipe.

    Ne kete rast p.sh. fjala imejll jo vetem qe nuk eshte direkt ekuivalente me origjinalin fjalen E-Mail por as edhe qe e spjegon kuptimin e termit ne gjuhen shqipe, dmth eshte nje asgje. Cfare po bejme ne ne kete menyre, po mbushim gjuhen tone me terma te pakuptimte derisa ta kthejme gjuhen tone ne nje gjuhe te pakuptimte.

    Pse nuk veprojme si gjuhet tjera te huaja, nese nuk gjejne ndonje fjale adekuate ne gjuhen e tyre, ne gjuhen e shkruar marrin komplet fjalen e huaj si origjinale duke ia shtuar eventualisht si ndihmese ne kllapa pershkrimin apo fonetiken e asaj fjalie. Ne keto raste fjala FAX, do te duhej te shkruhej FAX (FAKS). Dmth. gjithmone fjala origjinale duhet te shkruhet ekzakt si origjinali. Fonetika e termave te huaj duhet te spjegohet ne kllapa e jo ta zavendesoje nje fjale te re me fonetiken e shkruar, per arsye te mirekuptimit te termave internacionale ne gjuhe te ndryshme.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Edhe njė herė pėr termin POSTEL

    Kuvendimi ynė pėr ēėshtje gjuhėsore leksikografike, fjalėformuese, terminologjike-shkencore e shqiptimore, i nderuar Hotprinc(hot prinz), mbase do tė duhej tė mbaronte, sepse dy kuvendarė mund tė pajtohen e tė kuptohen vetėm nėse janė afėr njėri-tjetrit me njohuri, me pikėpamje e me mendime, mirėpo, meqė nė raste tė ngjashme diskutimesh janė lexuesit ata qė mund tė pėrfitojnė mė shumė, prapėseprapė vendosa t'i them edhe pak fjalė pėr problemin e ngritur nga Daviusi.
    Juve si amator(ju e shkrueni "amater", por kėshtu thuhet e shkruhet serbokroatisht) i "gjuhės mė tė ėmbėl nė botė, gjuhės shqipe", fjala FAKS ju duket "sadopak mė normale dhe i afrohet fjalės origjinale FAX pėr nga ana e shkrimit".Po a s'ju bėri fare pėrshtypje dėshmia pėr origjinėn e FAX-it? Nė gjuhė, Hotprinc i nderuar, njė edhe njė kurrė s'bėjnė dy. Gjuha ėshtė dukuri dinamike shoqėrore qė ndryshon e zhvillohet nė varėsi nga shumė faktorė: gjuhėsorė tradicionalė, kulturorė, historikė,psikologjikė, sociologjikė, madje edhe politikė. Leksiku i njė gjuhe pasurohet, rritet e ndryshon varėsisht nga nevojat praktike nė jetėn e pėrditshme tė pėrdoruesve tė saj, por disa fjalė tė reja, qė quhen HUAZIME, mund tė inkorporohen nė fondin e saj leksikor vetėm nėse u pėrshtaten rregullave morfologjike, fonetike dhe ortografike tė gjuhės marrėse. Qė tė bindeni pėr kėtė le ta analizojmė pikėrisht termin E-MAIL(electronic mail). Elementin MAIL anglishtja e ka huazuar dikur nga gjuha frėnge.Nė "origjinal"(si thoni ju), nė frėngjisht e kishte formėn MALLE(lexo: "mal") dhe emėrtonte njė kuti, arkė apo valixhe. Rreth vitit 1793 nė frėngjisht u krijua termi "malle-poste" me kuptimin "karrocė pėr bartjen e dėrgesave postare". Nė gjuhėn angleze, me trajtėn e ndryshuar nga "malle" nė "mail" ka hyrė si fjalė e re rreth vitit 1860. Pra, anglofonėt nuk e huazuan ashtu si ishte nė frėngjisht, por ia pėrshtatėn natyrės sė anglishtes dhe qė atėherė termi "malle" (origjinal) i frėngjishtes, as nuk shkruhet, as nuk shqiptohet si mė parė nė frėngjisht, por sipas nevojave praktike tė anglofonėve "meil". Tani frankofonėt e kanė huazuar nga anglishtja me trajtėn "mail", por as kėta nuk e shqiptojnė "meil", por "mel" sipas sistemit fonetik e fonologjik tė frėngjishtes, ku "ai" japin tingullin "e". Mirėpo frankofonėt kanadezė, kuebekasit, e pėrdorin pėr kėtė kuptim termin "courriel"(lexo: kuriel), sepse janė mė fanatikė nė kultivimin e ruajtjen e gjuhės sė tyre amtare pėr t'iu shmangur ndikimeve tė anglishtes. Ne albanofonėt (shqipfolėsit), po tė ishim AMATORĖ (tė vėrtėtė, ė?) tė gjuhės sonė, s'do tė pėrdornim kaq shumė fjalė tė huaja pa kurrfarė nevoje duke i pasur nė pėrdorim termat dhe shprehjet aq tė pėrshtatshme e tė kuptueshme, si: staf, nė vend tė personel; pėr momentin, nė vend tė hėpėrhė,ose tani pėr tani; draft pėr projekt; spostoj pėr zhvendos; sensibėl pėr i ndjeshėm;surprizė pėr befasi; menaxher pėr drejtues; monitoring pėr mbikėqyrje; impenjim pėr zotim; fokusim pėr pėrqendrim e shumė e shumė tė tjera( do tė mbusheshin disa dhjetėra faqe me shembuj tė ngjashėm). Dhe kush e bėn kėtė? Pa dyshim prirjet snobiste tė individėve pa kulturė e vetėdije tė mjaftueshme kombėtare.
    Dhe meqė u pėdor kėtu fjala snobist, le tė merremi pak edhe me tė, pasi qė si ndėrkombėtarizėm pėrdoret edhe nė gjuhėn shqipe. Fjala SNOB e anglishtes e ka prejardhjen nga latinishtja, nga togfjalėshi SINE NOBILITATE( pa fisnikėri, pa bujari). Po si u krijua kjo? Ja "sa pa lidhje":S(ine) NOB(ilitate) = SNOB. Tani kjo fjalė e re merr kuptim tė ri: mendjemadh, qė i pėrbuz njerėzit e thjeshtė, qė e konsideron veten tė zotin pa qenė vėrtetė i tillė. Po shqip? Shqip i pėrshtatet sistemit gramatikor tė gjuhės sonė: snobi, snobėt, snobėve, snobin, e tė tjerė.
    A nuk shihet e kuptohet nga gjithė sa u tha mė sipėr se ėshtė e mundshme dhe e lejueshme, madje edhe e pėlqyeshme,tė krijojmė terma tė rinj pėr nocione tė reja, ashtu si veprohet edhe nė gjuhė tė tjera, pėr nevojat tona praktike gjuhėsore? Ē'tė keqe ka po u pėrdor POSTEL-i ynė sipas analogjisė me COURRIEL-in dhe SNOB-in?
    Natyrisht se s'do tė ngulim kėmbė qė ideja jonė duhet tė ngulitet menjėherė si zė nė Fjalorin terminologjik tė informatikės. Ne vetėm bėmė njė propozim duke e arsyetuar, tani, jo pak bindshėm.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •