Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. po e cojne drejt ferit. as feri nuk eshte besoj si shqiperia. shqiperia eshte nje vend kunshullimi per vendet e tjera, tregon qe keqja eshte e pafund, shqiperi eshte shembulli i ksaj. e ne keqesin e pafundesin e saj e tregojme e vertetojme cdo sekond.
    me shume respekt
    eda

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Shqiperia po shkon ne Shqiperi

    As qe mos shpresoni se do ndodhe mrekullia
    Shqiptaret e kane treguar tere kohen se jane me te zotet per te gjetur zgjidhjet me te dhjera te mundeshme

  3. #13
    Shqipe Maska e gunman
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Londėr
    Postime
    37

    Ne kthese

    Duhet te merret nje kthese 180`G,se kjo rruga eshte e gabuar me plot kuptimin e fjales "gabuar"

    Me respekt : gunman
    You only get one shot, do not miss your chance to blow
    This opportunity comes once in a lifetime yo

    EMINEM - Lose Yourself

  4. #14
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Nuk esht Shqiperia sikur pershkruhet ketu!

    Mendoj se sikur te ishte Shqiperia, sikur pershkrueht ketu ne forum, as nje vit nuk behet dhe shuhet me ka krejt!

    Nje fjale e lasht thot: kur je i pezmatuem, mos shkruej, se plaga qe len fjala asht a e rande se plaga qe len shpata!

    Keto shkrime sikur i gezojne mergimtaret, qe nuk jane ne atdhe!

    Nuk esht ky as vet realiteti!

    Deshiroj te dij, ka ketu ne forum ndonje qe shkruan direkt nga Shqiperia?

  5. #15
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386

    Per Eda H

    ke nevoje te kurohesh e dashur. tek e fundit cfare mund te prese shqiperia nga nje "intelektualeshe" si puna jote qe nuk di akoma as te shkruaje gjuhen shqipe?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Shqiperia dhe Realiteti

    Realiteti eshte nje rezultante e aktiviteteve te individeve ne shoqeri, porse menyrat e interpretimit te tij te ndryshme

    Pohimi i mesiperm eshte i implementuar ne sistemet politike
    Ne kohen e Xhaxhit kishte vetem nje menyre te ligjshme interpretimi dhe kjo ishte menyra marksit-leniniste

    Ne shqiperine e sotme ku ka pluralizem politik ka te pakten dy menyra interpretimi

    Njera eshte menyra qeveritare, pra ajo e atyre qe kane pushtetin
    Nje menyre tjeter eshte ajo opozitare, pra ajo e atyre qe nuk e kane pushtetin

    Ka edhe menyra te tjera por qe perqindja e tyre eshte e praktikisht e pakonsiderueshme

    Duke u nisur nga sa me lart del se qendrimi i atyre qe i shohin gjerat me optimizem buron ne fakt nga pikepamja e tyre e njejte me politiken qeveritare

    Po pesimistet nga e kane kete burim
    Po nje pjese jane pesimiste sepse nuk shohin qe pikepamjet e tyre per perparimin te gjejne rrugen e zbatimit dhe kjo sepse e shohin se opozita nuk ka fuqi qe te vije ne pushtet dhe keshtu te marrin drite idete e tyre

    Ndersa nje pjese tjeter qe eshte shume e vogel nuk sheh shprese tek ndonjera nga palet vec e vec porse mungon dicka e ndermjetme qe nuk ekziston ne jeten shqiptare

    Veprimtaria e njerezve eshte e perditeshme dhe kjo ben qe realiteti ne fakt si rezultante e ketyre aktiviteteve te ndjeke keto ndryshime

    Keshtu qe njerezit ne fakt me veprimet e tyre e kane ne dore realitetin e tyre
    Pra ata mund ta bejne qe realiteti i tyre te prodhoje sherbim per nje shumice te themi 90%, ose psh 60% ose psh 20%

    Duke pare te kaluaret e larget dhe te afert te shqiperise dhe duke bere krahasime me ketej nga perendimi une them se nga realiteti shqiptar ka perfituar nje pjese shume e vogel shqiptaresh

    Pjesa me e madhe perkohesisht ka menduar se ka perfituar por pas ca kohe i ka dale ne te kundert

    Duke u nisur nga keto njeriu fiton largpamesi ne nje shkalle te caktuar

    Sa me shume te njohesh ligjesite e nje fenomeni aq me shume rritet perqindja e suksesit ne parashikimin e se ardhmes

    Ja lete marrim nje shembull

    Zgjedhja e presidentit

    Ne baze te kushtetutes ajo i takon shumices ne parlament
    Dhe deri ketu po te mos degjoje se cpo ndodh brenda mazhorances ska asgje te keqe

    Porse kur lexon perdite se u zune e u pergjaken ne mbledhje, apo se jane korruptuar ketu e korruptuar atje, fillon e lekundet besimi se keta jane te qarte midis tyre per ate se si duhet qeverisur

    Me cpo shoh une PS nuk eshte me nje parti porse ka dy klane

    Njeri i Nanos dhe tjetri i Metes dhe keta e kane treguar se kane divergjenca

    Prandaj them une se mire do ishte qe te merreshin vesh me opoziten per nje president qe t'e mos e kundershtonin te dyja palet

    Do digjej ndonjeri si psh Nano po per te miren e te gjitheve ska pse te mos behej

    Porse shoh qe Nano nuk po terhiqet dhe loja mund te perfundoje keq

    Se kush mund te garantoje se Nano me te marre pushtetin do e rregulloje shqiperine

    Nano ka qene kryeminister edhe dy here te tjera dhe ka hapur krahun se nuk e ka perballuar dot

    Po kur shikoj une se Nano i vuri shkelmin familjes se vet 30 vjecare, si mund te mendoj une se nuk do i vere shkelmin shqiperise

    E them me plot besim se ata qe perfitojne nga qeverisja kane aresye te madhe te thone se realiteti shqiptar eshe nje fushe e lulezuar

    Une e kam thene dhe me pare Nano sukses te qeverise se tij ka per te konsideruar moskrijimin e urise dhe firmave piramide. Ata qe duan vetem kaq mire e kane imoralin Nano

    Kur dikush i sheh gjerat me pesimizem kjo nuk do te thote se ai mendon se shqiperia do zhduket ore jo

    Kjo do te thote se shqiperia nuk do jete ashtu sic e mendon ai po shqiperi do kete, ashtu si do iu dale shqiptareve.

    Nuk zhduket kombi pse deshtoi Nano miq te dashur

    Iken Nano vjen nje tjeter, kombi dhe shqiperia vazhdojne rrugen

    Problemi eshte i shtruar si te jetosh dhe jo te jetosh apo jo

    Se ka jete edhe dukeu zvarritur e duke u qurravitur porse ka edhe jete duke punuar dhe gezuar

    Po te shihnim ne se shqiptaret iu perveshen punes dhe i lane tregetite e prostitutave, kurdeve dhe kanabisit do thoshim se PS eshte e mire dhe se kjo eshte rruga qe duhet ndjekur

    Nuk na duhet perpjekja na duhet suksesi



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 24-05-2002 mė 13:07

  7. #17
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. vete vrasja mendoje se nuk ka shume lidhje me gjendjen ne shqiperi pasi vete vrasja eshte nje semundej mendore, eshte grada e fundit qe arin jeriu ku cdo gje esthe e erret e nuk ka rrugezgjidhje, vetet vrasja mund te kete motive te ndryshme, motive personale pa patur ndoje lidhje me gjendjen shteterore por me gjendjen shpirterore mendore e shoqerore.. por ama tergetia e vajzave ne shqiperi kjo ka te beje se ku po shkon shqiperia. ka te beje me gjendjen e shqiperise, e rrungen qe ajo po ndjek. sa e fort eshte qeveri e sheti. po ne shqiperi eshte me i forte deri tani femija se sa qeveria e policia. ligji ndryshon e varet nga tipi i personit. sheti e mafja jan nje, qeveritaret nuk jan ne pune per te bere detyren po si te vjedhin e si ti mbushin xhepat. pra mafja = qeverin & shetin . me e keq ja eshte se nuk na ka ardh as greku as italiani por vete shqipetari shkateron shqiperine, shqipetari shet shqipetarin. eshte turp me te vertet per ne shqipetaret.
    me shume respekt
    eda

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Zaloshnja

    shkruan ne Shekulli..

    --------
    A do tė lejojnė politikanėt njė katastrofė ekonomike?
    Nga Dr. Eduard Zaloshnja

    Megjithė qeverisjen mjerane tė Shqipėrisė nė 10 vjetėt e fundit, situata makroekonomike e saj ėshtė mė e mirė se e shumė vendeve tė tjera tė varfėra qė ndihmohen nga FMN-ja. P.sh, sipas raportit tė fundit mbi Shqipėrinė te "The Economist Inteligence Unit - EIU", borxhi total publik i qeverisė shqiptare nė fund tė vitit 2001 ishte afėrsisht nė nivelin 70 % tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, (PBB pėrfaqėson vlerėn totale tė tė gjithė mallrave dhe shėrbimeve qė realizohen gjatė njė viti brenda kufijve tė njė vendi). Ky nivel ėshtė poshtė mesatares sė vendeve tė varfėra qė ndihmohen nga FMN-ja. Aktualisht kjo mesatare ėshtė rreth 88%. Defiēiti buxhetor pėr vitin 2001, qė pėrfaqėson sasinė e shpenzimeve qė qeveria nuk i mbulon dot nga tė ardhurat e saj, ishte vetėm 9.1% e PBB-sė (EIU). Inflacioni, qė pėrfaqėson rritjen mesatare tė ēmimeve tė mallrave tė konsumit dhe shėrbimeve, ėshtė mbajtur vitet e fundit nė kufijtė 2-4% nė vit (EIU). Leku, pas traumave makroekonomike tė viteve 1992 dhe 1997, ėshtė stabilizuar nė shkėmbimet me valutat kryesore. Ndėrkohė, rezervat valutore nė Bankėn e Shqipėrisė nė fund tė vitit 2001 mjaftonin pėr tė pėrballuar importin e mallrave pėrreth 4 muaj (EIU). Pasqyra e mėsiperme makroekonomike do tė kishte qenė e admirueshme pėr ēdo vend tė varfėr qė nė vitin 1992, ishte nė kushte tė pėrafėrta me Shqipėrinė. Fatkeqėsisht, nė qoftė se qeverisja e Shqipėrisė nuk do tė ndryshojė pėr mirė, faktorėt qė kanė kontribuar pėr arritjen e kėsaj gjendje makroekonomike nuk do tė jenė nė gjendje tė garantojnė njė tė ardhme tė ngjashme. Faktori kryesor qe ka ndikuar nė stabilitetin makroekonomik gjatė 10 vjetėve tė fundit ka qenė transferimi i kursimeve tė
    rreth 600.000 emigrantėve shqiptarė nė drejtim tė familjarėve tė tyre nė Shqipėri. Sipas vlerėsimit qė bėn EIU, dėrgesat e emigrantėve arrijnė nė rreth 460 milionė dollarė nė vit. Kėto dėrgesa janė shumė tė rėndėsishme pėr stabilitetin makroekonomik po tė kihet parasysh qė me tė ardhurat nga eksporti i mallrave shqiptare mund tė blihet vetėm 24% e mallrave qė importohen nga jashtė, ndėrsa 460 milionė dollarėt e sipėrpėrmendur, mbulojnė rreth 44% tė importeve (EIU). Nė qoftė sė kjo shumė do tė mungonte, rezervat valutore do tė shkonin drejt zeros dhe leku do tė zhvlerėsohej nė njė masė tė tillė qė shumė shqiptarė nuk do tė ishin nė gjendje tė pėrballonin blerjen e mallrave tė importit. Nė njė situatė tė tillė, qeverisė do t'i duhej tė rriste pagat dhe pensionet nė mėnyrė tė ndjeshme. Por kjo rritje do tė duhej tė mbulohej ose me emetimin e parave, ose me njė rritje deri nė maksimum tė huave qė qeveria merr nga bankat shqiptare. Nė rastin e parė, spiralja e inflacionit do tė njihte vetėm rritje, ndėrsa nė rastin e dytė, do tė shuhej edhe shpresa mė e vogėl pėr kreditimin e biznesit privat, qė ėshtė burimi kryesor i krijimit tė vendeve tė punės dhe i tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit.
    Ndėrkohė qė nuk mund tė pritet qė dėrgesat e emigrantėve tė zhduken menjėherė nga skena e ekonomisė shqiptare, ėshtė e arsyeshme tė presupozohet qė dėrgesat e emigrantėve do tė vijnė duke u pakėsuar. Historia e emigracionit tė popujve tė tjerė ka treguar qė nė vitet e para lidhjet me vendin dhe familjen janė tė fuqishme. Mė pas, emigrantėt stabilizohen nė vendet ku kanė emigruar dhe kujdesen kryesisht pėr tė ardhmen e tyre financiare nė ato vende. Nė rastin e Shqipėrisė, duke parė edhe situatėn gjithnjė tė pastabilizuar politike, emigrantėt jo vetėm qė do tė pakėsojnė gradualisht dėrgesat e tyre pėr familjarėt nė Shqipėri, por do tė shpenzojnė qė kėta familjarė tė bashkohen me ta nė emigracion (autori i kėtyre rreshtave ėshtė njė shembull konkret i kėtij fenomeni). Njė faktor tjetėr stabilizues gjatė 10 vjetėve tė fundit kanė qenė dhurimet financiare dhe kreditė me kushte favorizuese nga komuniteti ndėrkombėtar. Por edhe ky burim do tė vijė duke shterruar. FMN-ja parashikon qė nė vitin 2004 financimet nga komuniteti ndėrkombėtar do tė jenė nė nivelin 1.9% tė PBB-sė, krahasuar me 2.3% qė ishin nė vitin 2001 (EIU). Ndėrkohė, pagesat pėr shlyerjen e borxhit tė huaj tė akumuluar deri mė sot, do tė rriten nga viti nė vit. P.sh. gjatė vitit 2002, qeverisė do t'i duhet tė paguajė 20 milionė dollarė pėr shlyerjen e pjesshme tė borxhit tė huaj, krahasuar me 9 milionė dollarė qė pagoi nė 2001.
    Dhe sė fundi, por jo mė sė pakti, njė burim i rėndėsishėm pėr valutėn e huaj gjatė 10 vjetėve tė fundit ka qenė trafiku ilegal i tė gjitha llojeve. Nė qoftė se qeverisja e vendit nuk ndryshon pėr mirė, ky burim ka prespektivėn qė tė rritet me ritme tė shpejta. Por ėshtė njė rritje kjo qė jo shumė shqiptarė do t'a dėshironin. Njė rritje e tillė, nė vend qė tė na ēojė drejt Europės, na ēon me siguri drejt Kolumbisė. Megjithėse pasqyra e mėsipėrme nuk i ezauron tė gjitha shtigjet e mundshme nėpėr tė cilat mund tė kalojė ekonomia shqiptare nė tė ardhmen, ajo ėshtė mėse e mjaftueshme pėr tė dhėnė idenė se e ardhmja ekonomike e Shqipėrisė do tė ishte shumė e zymtė nė qoftė se politikanėt e pozitės dhe tė opozitės, nuk do tė nėnshkruanin njė pakt politik, objektiv i tė cilit tė ishte thirrja e dhjetorit 1990 "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa!". Nė themel tė kėtij pakti do tė duhej tė ishte njohja nga ana e opozitės e faktit qė zgjedhjet e fundit i fitoi Partia Socialiste, dhe nga ana e pozitės, njohja e faktit qė nuk fitoi realisht aq vota sa ē'i nevojiten pėr tė zgjedhur Presidentin e Republikės nga radhėt e veta.
    Pas pranimit tė kėtyre dy fakteve, tė dy palėt do duhej tė gjenin mirėkuptimin e duhur pėr tė caktuar nė krye tė shtetit njė njeri qė ėshtė mbi partitė, dhe qė ka kredibilitetin e mjaftueshėm, si nė sytė e opinionit
    tė brendshėm, ashtu dhe atij tė jashtėm. Ky do tė ishte njė sinjal pėr investitorėt shqiptarė dhe tė huaj, si dhe pėr qeveritė dhe institucionet perėndimore, qė na ndihmojnė financiarisht, se gjėrat po ndryshojnė pėr mirė nė Shqipėri. Nė vazhdim, ky pakt do tė duhej t'i jepte opozitės njė rol real nė mbikėqyrjen e qeverisjes socialiste nėpėrmjet mekanizmave parlamentare dhe jashtėparlamentare. P.sh. opozitės mund t'i jepet mė tepėr peshė nė komisionin parlamentar qė mbikėqyr luftėn qė bėn qeveria ndaj trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar. Ndėrsa kalimi i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nėn varėsine reale tė opozitės dhe rritja e kompetencave tė tij, do t'a bėnin atė njė nga mekanizmat mė efikas jashtėparlamentar, pėr pėrmirėsimin e qeverisjes, kufizimin e korrupsionit, dhe pėr eliminimin e trajtimeve preferenciale ndaj njė grushti oligarkėsh. Pakti politik midis pozitės dhe opozitės do duhej gjithashtu tė pėrcaktonte njė grafik kohor pėr disa ndryshime institucionale nė infrastukturėn zgjedhore dhe nė administratė, me synimin qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė pakontenstueshme dhe, nė rast tė njė fitore tė opozitės, transferimi i pushtetit tė bėhet pa trauma pėr administratėn. Eshtė e qartė pėr kėdo qė njė pakt i tillė ėshtė shumė mė i lehtė tė paraqitet nė letėr, sesa tė arrihet nė realitet. Por duket se jo pėr ēdo njeri ėshtė e qartė se arritja e tij ėshtė ndoshta e vetmja shpresė qė ekonomia shqiptare tė mos rrėshkasė prapė mbrapsht drejt 1997-ės.
    ------------------

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Shqiperia sot po i drejtohet Europes ndonese me hapa te ngadalte.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •