Postuar më parë nga
kolombi
Hej bela,na duket vetja si delegat ne Kongres te Grave............
Nejse.
I thuaj babit qe Brazili dhe loja e tij magjike kane vdekur ketu e 14-vjet pra ne 1994.
Ne kete Europian po luhet futbolli me i bukur i 20 viteve te fundit,pra qe nga vitet llahtare te 1988,kur Evropa u perkul para fantazise tulipaneske te Hollandes te Van BastenmGullit,Rajkard,te Gjermanise se disiplinuar te Mattheus,Klinsman,te Bashkimit Sovjetik te Protasov,Zavarov se Spanjes se Butraguenos dhe Mitchell.
Pasuan vite te varfera me nje Brazil qe u be me italian se italianet ne 1994 .Hollanda duke vecuar ndeshje te vecanta harroi futbollin qe e beri te sukseshem te pakten ne sy te tifozerise,Italia harruarr tek vitet e Rosit,dhe golat qe e ribene kampione,Gjermania pas 90-tes nje burim i thare talentesh,Spanja gjithmone enderruese,Argjentina hengri mijera talente ne kerkimin iluzionar te rilindjes se nje Maradone te re,Rusia iku dhe erdhi si perestroika e Gorbacovit,Frances ju deshen nje dekade e gjysem te shkelnin ne monopatet fituese te Platinise,Tigana.Belgjika e Schifo dhe Colemans e zdhukur kete 20-vjecar.
Kur te medhenjte rane u ngrite,u rriten te vegjlit,Turqia e treta ne bote,po ashtu Kroacia,Danimarka fiton nje Europian ,po ashtu edhe Greqia.
Dhe fatmiresisht erdhi ky europian te shikonin nje futboll te bukur,Hollanda-Rusi do ngelet nje ndeshje mozaik,ne futbollin boteror,shtesa e kesaj ndeshje do ngelet ne perjetesine futbollistike si ajo midis Italise-Gjermanise Perendimore 4-3 me 1970,dhe ajo midis Frances dhe Gjermanise perendimore me 1982 3-3.Turqia,Kroacia,Gjermania,Spanja,Portugalia demostruan futboll terheqes.Rusia e Hidding eshte ekip seminaresh.
Evropianet e medha nga ato te dobeta vecohen nga ndeshje te paharruarra,dhe supriza.Dhe ne kete kampionat kishim supriza por edhe disa ndeshje qe me kohen munt te zene vend ne top 10 te historise futbollistike.
Kolombi i veshur Lenka Cuko.
PS I thuaj Babit qe Brazili eshte katandisur me keq se Apollonia ,u rraf nga Paraguaj 2-0 ,duke luajtur si ekip plazhi nga ato te Copa Cabana.Vetem nese Babi yt ka ngelur ne kohet e arta te Zikos,Falkao,Eder,Sokrates,Junior.
Krijoni Kontakt