Close

Rezultati i Sondazhit: A mendoni se termat informatike duhen perkthyer ne gjuhen shqipe?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    30 63.83%
  • Jo

    17 36.17%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    E lexova te gjithe temen dhe serish desha te flas disa konkluza te mia.

    Po filloj nga fundi duke ju pergjigjur disa nenpyetjeve qe dolen nga ketu.

    Apollon ti the se nese perkthehet kompjuteri ne shqip nuk do ta kuptoje. Kjo dmth se ti di me mire anglishten se shqipen dhe prandaj munde ta mbash windowsin Anglisht dhe nuk do te kesh asnje problem ( u zgjidh problemi yt), mirepo kjo nuk ta jep te drejten ty qe te thuash se ata qe nuk kuptojne anglishten duhet te mos e kuptojne as kompjuterin.

    Borix, ndermjet fjaleve te tua kuptova se ketij populli me shume i duhet dije se patriotizem, ndoshta do te pajtohesha ne disa pika me ty, mirepo une nuk mendoj se populli yne e dijne 100% anglishten dhe prandaj pse duhet te ua ndalojme edhe kuptimin e kompjuterit, apo pse duhet tu vendosim kusht anglishten. Do te zgjatem ketu pak per te dhene nje kuptim asaj qe dua te them. Anglishtja vertete quhet gjuhe nderkombetare, mirepo ate nuk e flasin gjith bota, bile nuk e flasin shumica e botes, bile nuk e flasin as shumica e evropes. Une kam menduar perpara se po te dish anglishten kupton boten, kam gabuar. Une derisa kam qene ne kosove kam studiuar shkenca kompjuterike ne gjuhen angleze, si rrjedhim e di mjaft mire anglishten, dhe informatiken. Me pastaj kam ardhe ne gjermani me mendimin se di gjithcka, por ne fakt nuk dija asgje. Gjermanet nuk kuptojshin anglisht, bile as termat kompjuterike te gjuhes angleze (boterore) qe dija une ata nuk i kuptojshin. Une thosha hard disk ata nuk kuptojshin, me vone kuptova se hard disku quhet ne gjermani festplate. Cka dua te them me kete??? Me fal qe po te zhgenjej por kam ardhe ne perfundimin se gjuha angleze nuk eshte "asgje". Eshte nje gjuhe e mesin e gjuheve te botes. Nje shokut tim ngjarja ime i ka ndodhur ne France. As atij nuk ia kuptonin hard diskun. Prandaj ne fund e kuptova se gjuha angleze te nevoitet vetem nese jeton ne angli, ose amerik, ose Australi ose KOSOVE, sepse aty te gjithe e dijne cka eshte Hard Disku. Me vjen turp nga gjuha jone qe kemi momentalisht, e dij tani se kam mesuar anglishten kot vetem sepse studioja informatiken. Une tani punoj me kolege gjerman qe nuk dijne anglishte dhe jane specialiste te informatikes.

    Dua te them, eshte jo vetem e nevojshme, por eshte e domosdoshme te perkthehet gjithcka, Edhe fjala TELEVIZION ne gjuhen shqipe sepse keshtu po humbasim kulturen tone, po humbasim gjuhen tone, dhe fatkeqesisht nuk jemi serish me te menqur se gjermanet qe nuk dijne anglishten, Une nuk e njoh me mire kompjuterin se koleget e mi.

    Une e zgjata teper, dhe nuk fola me terma komplekse, u mundova te flas thjesht me shembuj konkret, dhe vetem per arsyen se kam kuptuar se te jesh komplex, dmth Je me i nderlikuar dhe jo me i menqur.

    Ju faleminderit

  2. #22
    Pasioni për shkencën Maska e rm_renald
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Postime
    170
    Megjithese e vleresoj punen e moderatoreve te froumit te Informatikes, mendoj se perkthimi i termave te informatikes nga anglishtja ne gjuhen shqipe eshte dicka sot per sot e padobishme. Se pari sepse gjithe suportet jane ne anglisht dhe se dyti shqipja nuk ka fjale qe perkojne me ato te teknikes apo informatikes ne anglisht psh. messenger = mesazhier apo ku ta di une cfare. Termat ne anglisht jane me se te perdorshme dhe te kuptueshme keshtu qe ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga rm_renald : 16-07-2008 më 18:12 Arsyeja: Gabime drejtshkrimore...

  3. #23
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Amballazhimet e produkteve hardware jane te gjitha anglisht,specifikat e kompjuterave ne anglisht.Librat jane ne anglisht shumica...Sa kohe kerkohet te merren vesh dhe kuptohen keto terma.Jo me shume se 2 muaj per nje person qe blen kompjuter dhe se ka perdorur asnjehere kompjuterin.Perkthimi fjaleve sja vlen,gjuhe teknke eshte sidoqofte.Edhe sikur te perkthehen shumica e termave do dalin te shpifura...
    Te lexosh anglisht ne libra googel per informatiken,nuk e harron shqipen,pa merak..
    Standarti komunikimit ne fushen e kompjuterave eshte anglisht.Termat e perdorura anglisht kuptohen ne cdo forum ne internet nga cdo perdorus ne cdo cep te botes.
    Nqs termat do perkthehen shqip,disa do i perkthejne ndryshe dhe disa te tjere ndryshe,do behet corap si ne kullen e Babelit(legjenda persiane) ku njerzit filluan te flisnin me njeri tjetrin ne gjuhe te ndryshme dhe asnje se kuptonte tjetrin se cfare fliste.
    Mbase mund te jete problem anglishtja per tipa te trashe qe se arrijne ta mesojne anglishten dot,te pakten bazat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-07-2008 më 23:43
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #24
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Ne fillim kur e pashe kete teme votova po pasi kisha tjeter kuptim per permbajtjen e temes por tani qe pashe kuptimin e vertete te temes ndryshova mendje, ose te jem me I sakte votoj po nese behet fjala per standartizimin e nje gjuhe teknologjike shqiptare jo nje perkthim I fjaleve teknologjike apo me ne vecanti te informatikes ne gjuhen shqipe. Ajo qe I duhet shqiptareve per mendimin tim eshte nje standartzim ose nje pershtatje e termave anglisht ne gjuhen shqipe. Dikush ketu ka permendur nje perkthim te fjales televizor nga gjuha gjermane ne shqip qe ka thene "largshikues" si mund te dukej ajo ne gjuhen shqipe si fjale e perdorur per televizorin ku fjala largshikues me teper I afrohet dylbive. Pergjigje si puna e ksaj apo edhe koncepti I perkthimit te fjaleve teknologjike ne shqip si ato shakate qe beheshin dikur me fjalet turke si "gulldum kazan apo kallkan dollap" qe benim kur ishim te vegjel. Dikush tjeter qe kemgul kete perkthim thote qe si u perkthyen librat e mjekesise apo matematikes apo me the te thashe ne te vertete keto libra nuk jane perkthyer po ato kane perdorur standartizime te fjaleve si psh. Tangjent, sinus, kosinus etj etj jane fjale qe jane pershtatur ne gjuhen shqipe jo perkthyer fjale per fjale. E njejta gje edhe me mjekesine shume terma mjekesore jane ne gjuhen latine sikunderse ne shume vende te botes. Ndikush tjeter kemgul ne arsyetimin e fjales hard disk. Po he nese ne e perkthejme kete fjale ne shqip disk I ngurte/forte ku fjala ngurte/forte nuk ka te beje fare me kete term informatik apo sic eshte bere perkthimi I fjales desktop nga ajo pakoja e famshme shqip per windows xp ne tryeze tavoline apo "shortcut" ne shkurtore. Per keto arsye une mendoj se duhet bere nje pershtatje ose standartizim jo nje perkthim I flaleve te informatikes ne shqip. Persa I perket patriotizmit te futet ne kete mes eshte per mendimin tim gabimi me I madh qe mund te behet ne kete diskutim pasi kjo nuk eshte nje loje patriotizmi po eshte nje gje estetike per gjuhen shqiptare.....mos e vazhdoj me gjate se kjo do fshihet nga moderatoret sikunderse temat e tjera qe une kam patur

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Amballazhimet e produkteve hardware jane te gjitha anglisht,specifikat e kompjuterave ne anglisht.Librat jane ne anglisht shumica. Standarti komunikimit ne fushen e kompjuterave eshte anglisht.Termat e perdorura anglisht kuptohen ne cdo forum ne internet nga cdo perdorus ne cdo cep te botes.
    Kjo nuk eshte e vertete, ne Gjermani asnje nga keto qe thua nuk jane ne anglisht, te gjitha jane ne Gjermanisht.

    Ardi e permendi qe largshikues nuk i pershtatet televizor por me shume dylbive, pajtohem me kete ( Une thjesht e kam permendur si e kane perkthyer gjermanet). Por edhe une jam kunder qe termat te perkthehen "fjale per fjale" sepse shpesh humbin kuptimin. Pra duhet nje standardizim.

    Ne fund te cdo filmi me titra shkruan "E perktheu dhe pershtati ..." Pra duhet perkthyer dhe pershtatur cdo fjale.

    Pershendetje

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Paramendoje si do te ishin udhezimet e instalimit të një programi në gjuhën shipe të pasuruar me terme anglishte:

    1. Kape Si-Di dhe fute në Si-Di-ROM.
    2. Shiko në Kompjutër Skrin
    3. Kape Maus dhe Dabëllklik në Setup.exe
    4. Zgjidhe drajvin për installejshën
    5. Shtype Batën OK.
    6. Shtype Batën Finish.

    Nëse truri juaj ka vështirësi që ti zotoj 2 gjuhë, mos pengoni ata që kanë e këtë aftësi.

    Le të përkthehen të gjitha termet në gjuhën shqipe. Deri sa ka amerikan e anglez gjallë ju gjithmonë do ta keni mundësinë që të gjeni një sistem operativ në anglisht. Dhe atë pa u munduar fare.

    Po për ne, ne duhet të punojmë shumë natë e ditë që ti krijojmë sistemet e reja operative në shqip.

    Neve na duhet përkrahje, inspirim, ndihmë. Nëse mund të na jepni këto, mirë. Por pengesat nuk na duhen fare.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2009
    Postime
    2
    Votova JO. Nuk duhet perkthyer per arsyje se termat qe jan ne gjuhen angleze nuk do mund te perktheheshin me termat e duhur ne gjuhen shqipe dhe kshtu do i'a humbnin kuptimin atij termi kundrejt funksionit qe ka!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga erblinz Lexo Postimin
    Votova JO. Nuk duhet perkthyer per arsyje se termat qe jan ne gjuhen angleze nuk do mund te perktheheshin me termat e duhur ne gjuhen shqipe dhe kshtu do i'a humbnin kuptimin atij termi kundrejt funksionit qe ka!
    Sipas teorisë tënde të gjitha kombet që i kan përkthyer softuerët nga gjuha angleze në gjuhët e tyre duke filluar prej Gjermanëve, Italianëve, Francezëve,Spanjollëve, Hebrejve etj. paskan gabuar Dhe na si shqiptar të mirë duhet që softuerët ti përdorim të papërkthyer....

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Ne radh te pare ju pershendes te gjithe pjesemaresve te kesaj teme. Jam moderator i ri ne kete nen forum, dhe tani jam duke eksploruar dhe lexuar te gjitha mendimet. Do mundohem dhe une te ndjek rrugen e edspace dhe moderatoreve te tjere qe kan qene pergjegjes per kete nen forum. Vertet eshte kryer nje pune madheshtore nga edspace, dhe kerkon perkushtim e kohe te madhe per te bere pune te tilla.

    Sa per pershtatjen e termave ne gjuhen Shqipe, jam plotesisht dakord, dhe do mundohem te jap kontributin tim nga njohurit qe mbart. Nuk eshte aspak e thjesht, pasi kemi nje terminologji te varfer te gjuhes Shqipe te termave teknologjike apo informatike, ne krahasim me disa vende qe jan permendur per pershtatjen e tyre ne gjuhen mem.

    Ju uroje te kaloni sa me mire, dhe shpresoj te bejme nje pune te mire.

  10. #30
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga PÆON Lexo Postimin
    Nuk eshte aspak e thjesht, pasi kemi nje terminologji te varfer te gjuhes Shqipe te termave teknologjike apo informatike, ne krahasim me disa vende qe jan permendur per pershtatjen e tyre ne gjuhen mem.

    Jo vetem ne informatike,por ne te gjitha fushat.

    ps urime per graden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga E=mc² : 24-04-2009 më 16:39

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    E pashe kete sondazh dhe mendova te them disa fjale.

    Me se pari nuk mendoj se do te kishte ekzistuar fare kjo dileme as ky sondazh nese do te duhej perkthyer termat e informatikes.

    Gjuha nga cka perbehet? Vetem nga lidhesat apo nga te gjitha fjalet, nese do te merrnim te gjitha fjalet e huaja te te gjitha teknologjive te kohes nuk do te mbetej asgje nga gjuha shqipe, edhe, dikur eshte zbuluar rrota psh, pastaj kemi kaq shume zbulime gati asnje nga keto nuk e kemi bere ne, atehere cfare do te ishte gjuha jone. Une kete nuk e kuptoj si do te ekzistonte kjo gjuhe. Kompjuteri nuk eshte asgje, nje zbulim i radhes, shume me pak i rendesishem se zbulimi i rrotes ne parahistori, eshte absurde te mos u gjindet kuptimi te gjitha gjerave te reja qe dalim. Neve prandaj edhe sot flasim ( edhe une po perdori ) shume fjale te huaja, pikerisht per kete sepse si kemi tonat apo si kemi zhvilluar si duhet.

    Dikush me lart "drague" tha nje gabim shume te madh, ( Edhe gjermanishtja i paska shume fjale te huaja"

    Si quhet kompjuteri ne gjermanisht - Rechner dmth Llogarites

    Si quhet televizori ne gjermanisht - Fernseher dmth Largshikues

    Si quhet treni ne gjermanisht - Bahn - sdi si ta perkthej ne shqip se fjale nuk kemi

    Prandaj eshte absurde te thuhet se gjermanishtja ka shume fjale te huaja, Dmth ka teper pak fjale te huaja, por edhe ato qe perdoren nga populli nuk jan ashtu ne gjermanishten zyrtare.

    Pra duhet absolutisht te perkthehet cdo fjale e huaj dhe te futet ne fjalorin e gjuhes shqipe, qofte nga teknologjia informatike qofte cdo aspekt tjeter.

    Perndryshe ata qe vijne pas neve do te mirren vesh ndermjet vete por nuk do te flasin shqip.

    zbulim i radhes po po rri nja 12 ore aty te kompjuteri sa ske koh per tu marr me rrotat e trunit tat

    edhe po edhe jo duhet te perthehen

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    243
    Në bazë të mundësisë PO, çdo gjuhë tenton të i përkthejë ato
    në gjuhë të vet, kur është vështirë atëherë pëdoret termi origjinal!

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    243
    Citim Postuar më parë nga zoomen15 Lexo Postimin
    Votova per JO,se kur nis e perkthen termet se dime se per ca behet fjale.
    Po kjo lehtë është! E mëson!

    Se në gjuhët e huaja i kemi me të lindur?

  14. #34
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Mendoj se po.Sigurisht jo perkthim fjale per fjale por pershtatje.Edhe ketu ne Itali termat jane te perkthyera ne gjuhen vendase.Nuk ka asgje te keqe pse mos ti pershtasim edhe ne ashtu sic ben gjithe bota.Duhet nje pune e madhe e gjuhetareve tone qe me duket se vitet e fundit kane ngelur pak mbrapa pasi gjuha jone eshte "pasuruar" shume me terma te huaj.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Pershendetje

    Une deri me tani kam perdore pakot e ndërfaqes së gjuhës te Windows Xp dhe Vista-s ne shqip dhe me padurim po pres pakon per Windows 7. Shfrytezoj edhe thuajse te gjitha programet tjera te perkthyera ne shqip, dhe me duhet te them se jo vetem qe eshte lehtesi por edhe kenaqesi e vecant.
    Eshte per te te ardhur keq qe "akademiket" e Institucionit Gjuhesor te Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Kosoves kane rene ne gjume dhe thuajse nuk bejne asgje ne kete drejtim.
    Mendoj se nuk eshte e arsyeshme te thuash jo kesaj nisme vetem se jeni mesuar ne nje gjuhe tjeter.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2010
    Postime
    24

    Për: A mendoni se termat e informatikës duhen përkthyer në shqip?

    Përshëndetje. Që informatika duhet të flasin Shqip është një hap I domosdoshëm. Nuk ka të bëjë me patriotizëm por me dëshirën që të hecim njësoj me kombet e tjera. Mos përkthimi i përshtatshëm thjesht bën të zhdukemi si gjuhë.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: A mendoni se termat e informatikës duhen përkthyer në shqip?

    termat duhet te ekzsitojne dhe ne anglsht dhe ne shqip ku eshte e mundur.
    psh fjala kompjuter si duhet bere llogaritesi/ llogaritari (nuk shkon)
    por fjala download shkarkim shkon.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  4. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  5. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •