Dy mėsueset
Nga Dr. Orhan Sakiqi
Kujtime nga Shallvarja, nr. 23
Dy mėsuese, nga tė parat e arsimit shqiptar. Mė parė se dy mėsuese, dy bashkėnxėnėse nė Institutin shqiptaro-amerikan tė Kavajės, pėr tu bėrė pas disa vjetėsh dy kunata dhe shoqe tė pandara pėr vite e vite. Mėsuese nė shkollat nė Tiranė dhe duke banuar pėr mė shumė se njėzet vjet aty, nė Shallvare.
Kėto dy mėsuese ishin nėna ime, Nevrez Sakiqi (Kėlliēi) dhe gruaja e dajės, Reshat Kėlliēi, Bediha Kėlliēi (Sulo). Vajza tė reja 15-16-vjeēare, ato u njohėn nė shkollėn amerikane, siē i thoshin ato ndėrmjet tyre. Kjo shkollė ishte hapur nė vitin 1926 nga misionari dhe dashamirėsi i madh i vendit tonė, amerikani Erikson. Nė takimin qė Eriksoni pati me kryetarin e Republikės, Ahmet Zogu, ai mori kėtė porosi: Unė dėshiroj qė ju tė ēelni sa mė parė e qysh tani, brenda njė muaji, themelimin e njė shkolle pėr vajza. Nevoja pėr njė shkollė tė tillė ėshtė mė e madhe se ajo pėr shkolla mashkullore, sepse ne nuk mund tė bėhemi njė shtet modern pa gra tė pajisura me arsim. Asnjė komb nuk mund tė ngrihet mė lart nga niveli qė kanė gratė. (Iljaz Gogaj, Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajės dhe Charles Telford Eriksoni, Tiranė, 2006 fq. 36).
Kujtimet pėr shkollėn e tij ēdo njeri i ka tė paharruara, sepse ato janė tė lidhura me rininė e tij, me shokėt e shoqet, por shoqet nė fjalė kishin njė gjė tė veēantė, sepse dy mėsueset e ardhshme kishin vazhduar njė shkollė konvikt amerikan me rregulla dhe metoda mėsimore tė caktuara, qė me sa kam mundur tė kuptoj, ėshtė pak a shumė e njėjta qė ushtrohet edhe sot nė Amerikė. Nxėnėset e shkollės ishin nga familjet intelektuale qytetare, por nuk mungonin edhe bursiste nga shteti pėr fėmijė qė nuk kishin mundėsi ekonomike.
Mė kujtohet, kur sė bashku, por nganjėherė edhe me bashkėnxėnėsen tjetėr, Afėrdita Asllani, kujtonin shkollėn, mėsuesit e tyre e mė shumė miss. Smith, njė punėtore e palodhur dhe fetare qė i priste flokėt tė shkurtėra, mbante berretė dhe vishte pantallona. Ajo jepte lėndėn e matematikės dhe nuk mund tė dilte kush nga klasa pa mėsuar. Ajo nuk falte asnjė gabim apo parregullsi. Shkonte tryezė mė tryezė pėr tė kontrolluar ushqimin. Buka qė nuk pėrdorej sot, tė nesėrmen, e mbėshtjellė, ishte pėrsėri nė tryezėn tėnde, derisa tė konsumohej. Kujtonin anėn praktike tė shkollės, kur mėsuesja e para shkarkonte makinėn me dru ose niste punėn nė parcelėn e shkollės. Kujtonin mėsimin e gjeografisė dhe vizatimin e hartės sė Amerikės, foljet e parregullta tė gjuhės angleze, etj. Disa herė bisedat zhvilloheshin nė anglisht. Anglishtes sė Afėrditės nuk mund ti afrohemi, - thoshte nėna ime. Procesi i orės 18 ishte dėgjimi i Zėrit tė Amerikės, ku tė pėrkulura mbi radio dėgjonin ēka thuhej nga vendi i lirisė, vendi ėndrrave tė vajzėrisė. Nė memorialin e Rusveltit nė Uashington ishte njė statujė e titulluar: Nė vendet pas perdes sė hekurt, duke dėgjuar Zėrin e Amerikės. Nė statujė ishin dy burra tė pėrkulur mbi radio, thuaj tė bėrė njė trup me tė. Kur e kam parė, mu duk e njėjta tablo e jona.
Shumė herė, kur donte ta lėvdonte njė person pėr punėn dhe sensin praktik tė gjėrave, nėna ime thoshte: Sa i ngjan miss Smithit! Ato kujtonin gjithashtu njė nga themeluesit e shkollės, vėllain e Afėrditės, Reshat Asllanin, si edhe shumė mėsuese e bashkėnxėnėse.
Nė shkollėn e Kavajės nėna ime i fliste shoqes sė saj, Bedihasė, pėr njė vėlla tė saj qė ishte larguar mė 1924 nga Shqipėria me Fan Nolin pėr tė pėrfunduar nė Rusinė e largėt. Ku ta dinte ajo qė pas disa vitesh ky vėlla i saj do tė vinte dhe do tė bėhej pikėrisht i fejuari i saj. Kėshtu qė kjo lidhje nuk i ndau ato pėr gjithė jetėn.
Bedoja, pas fillimit tė karrierės nė fshatin Gazdare pranė shkollės, nė vitin 1935 punon si mėsuese nė disa shkolla tė Tiranės si Naim Frashėri, Kosova, Kristoforidhi, etj. Bedoja qe mėsuese shumė e suksesshme. Ajo dha mėsim nė shkollėn ushtrimore, ku bėnin praktikė mėsuesit e rinj. Ajo punoi pėr mė shumė se 35 vjet nė arsim, pa u vlerėsuar kurrė sa duhej. Shkak pėr kėtė ka qenė desidenca e tė shoqit qė idetė e komunizmit, tė mėsuara nė vendin e lindjes sė tij, i pėrdori si desidencė pėr regjimin. Mė kujtohen qė nė fėmijėri fjalėt e Bedos: Arsimi duhet tė ēlirohet nga politika. E Bedoja kishte punuar jo pak pėr pėrhapjen e ideve tė reja nė grupet ilegale, kishte punuar pėr njė jetė tė drejtė shoqėrore, pėr njė arsim ku tė mos tė dominonte lufta e klasave. Komunizmi ishte njė zhgėnjim i plotė pėr tė. Ajo kishte edhe gjuhėn e gjatė dhe vetėm ndėrhyrjet e miqve inspektorė e shpėtonin.
Nėna ime e filloi karrierėn mė 29-03-1935 me Dekretin nr. 40 tė firmosur nga ministri Mirash Ivanaj. Nė dekret ėshtė edhe shkolla Princesha Sanije Zogu qė ishte emėrimi i parė. Fotoja tregon pikėrisht vitin e parė tė punės.
Punoi pastaj nė Durrės e Shkodėr mbas tė shoqit qė ishte oficer i rojes sė financės. Pas pushkatimit pa gjyq tė tė shoqit mė 28 tetor 1944, punoi nė arsim deri nė vitin 1951. Nė fakt, paralajmėrimi pėr pushim kishte ardhur mė parė. Nė vitin 1946, ishte transferuar nė Ballsh. Vetėm ndėrhyrja e Sejfulla Malėshovės, ministėr i Arsimit dhe mik i dajės, mundi ta anulojė kėtė urdhėr. Por, kjo pėr disa vjet, se mė 1951 do tė vinte pushimi i vėrtetė. Nuk mund tė edukonte brezin e ri e shoqja e njė tė pushkatuari. Dikush qė i komunikoi vendimin, i shtoi edhe shkollėn amerikane.
Filluan vitet e vėshtira tė punės sė krahut nė ndėrtim, nė zdrukthtari e gjetiu. Si do tė rriteshin dy fėmijė tė vegjėl?! Nė kėtė kohė tė vėshtirė shoqja e shkollės dhe kunata iu gjetėn pranė me triska buke, por mbi tė gjitha duke ndarė fatin e tė deklasuarit.
Kėshtu shpjegohet qė Bedo nuk u nderua kurrė me ndonjė medalje, derisa doli nė pension. Vetėm nė vitin 1995 ajo u nderua nga Presidenti i Republikės me Urdhėrin Naim Frashėri, tė klasit tė parė, kurse nėna ime, tė klasit tė dytė. Nė qoftė se ka nė jetė shembull shoqėrie, dashurie e mirėkuptimi, ato janė tė tilla. Pėr afro 70 vjet ato ishin bashkė, ndanė gėzimin dhe hidhėrimin. Ato edukuan me qindra nxėnės qė vazhdimisht i kujtonin. Ato kishin dashurinė dhe respektin pėr punėn e nderuar tė arsimtarit, respektin pėr detyrėn, tė edukuara nga familja dhe nga shkolla amerikane qė kishin kryer.
Pak orė para se nėna ime tė ndėrronte jetė, erdhi nė shtėpi pėr vizitė z. Iljaz Gogaj, autor i librit qė pėrmenda mė sipėr. Ai solli disa foto nga shkolla amerikane pėr tė identifikuar disa persona. Nėna i njohu tė gjithė personazhet, ndėrmjet tė tjerėve dhe z. Asllani. Me kėto kujtime tė bukura dhe mbase tė rralla tė jetės sė saj, kėrkoi tė pushojė pėr tė kaluar pas njė ore nė pushimin e pėrhershėm, ku pas disa muajsh do ti vinte edhe shoqja e saj.
tema
..
Krijoni Kontakt