Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Dri tani Goli i Roben ne ndeshjen kunder Frances.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  2. #22
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Golat më të bukur të Evropianit

    Gjatë këtij Evropiani janë realizuar 76 gola në 30 ndeshje, po aq sa katër vite më parë në këtë fazë, dhe mund të thuhet se kanë të njëjtën cilësi si në Portugali 2004. Kandidatët për golin më të bukur të Evropianit janë:


    Filp Lahm Gjermani-Turqi 3-2 gjysmëfinale, 25 qershor

    Goli i barazimit për skuadrën turke në minutën e 86-të, realizuar nga SemihShenturk, mund të kishte hedhur përtokë një skuadër të vogël, teksa kishinmbetur vetëm katër minuta lojë, por jo Gjermaninë. Goli i minutës së fundit i Filip Lahmit, jo vetëm që do të mbahet mend për rëndësinë e tij, por edhe përbukurinë e realizimit. Pasimi i Tomas Hilsperger çau mbrojtjen turke dhe Lahm edërgoi topin mbas shpinës së portierit Rushtu, duke i siguruar kështu Gjermanisë një biletë për në gjysmëfinale.

    Roman Pavljuçenko Holandë-Rusi 1-3, gjysmëfinale, 21 qershor

    Çdo top i kapur nga Andrei Arshavin po bëhej vërtetë i artë. Kur kishin mbetur edhe 11 minuta nga përfundimi i kohës shtesë në gjysmëfinalen e Bazelit, ku rusët po përballeshin me Holandën, ylli i skuadrës së Gus Hidinkut nisi një aksion të pakapshëm për mbrojtësit kundërshtarë, duke futur në zonë një top, i cili u shfrytëzua shkëlqyeshëm nga Roman Pavljuçenko. Një gol që eliminoi Holandën dhe që tregoi se Rusia nuk është vetëm një surprizë në këtë Evropian.

    Bastian Shvajnshtaiger Portugali-Gjermani 2-3 çerekfinale, 19 qershor

    Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, i kishte thënë Bastian Shvajnshtaigerit se i kishte një borxh shokëve të skuadrës, pasi kishte dalë me karton të kuq në ndeshjen kundër Kroacisë. Mesfushori nuk vonoi të shlyente gjithçka. Në stadiumin “St. Jakob-Park” ai ngriti në këmbë të gjithë tifozerin e tij, kur arriti të devijojë mjaft saktë një top të ardhur nga krahu i majtë nga Lukas Podolski. Një aksion spektakolar dhe një finalizim prej profesionisti.


    Mikael Balak Austri-Gjermani 0-1 Grupi D, 16 qershor

    Pasi humbi ndaj Kroacisë, presioni mbi Gjermaninë ishte më i madh. Gjithsesi, djemtë e trajnerit Joakim Lëv nuk dyshuan për asnjë çast për suksesin. Atyre u duhej vetëm frymëzimi nga kapiteni Mikael Balak. Një gjë e tillë erdhi pikërisht katërt minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, kur Balak bëri një gjuajtje të jashtëzakonshme nga një goditje dënimi, që ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri kundërshtar Jurgen Maço, i cili u dorëzua para madhështisë së kapitenit gjerman.

    Nihat Kahveci Turqi-Çeki 3-2 Grupi A, 15 qershor

    Turqia vazhdoi të godiste në momentet e fundit edhe në ndeshjen ndaj Çekisë. Mbas një pasimi tepër preciz nga ana e Hamit Altintop, sulmuesi Nihat Kahveci arriti të gjuante fort dhe saktë, duke mundur kështu portierin Peter Çeh. Një gol ky që emocionoi të gjithë sportdashësit, pasi i dha fitoren skuadrës së Fatih Terimit, pavarësisht se po humbitnin me rezultatin 2-0 deri në minutën e 74-t të lojës.

    Arjen Roben Holandë-Francë 4-1 Grupi C, 13 qershor

    Në një ndeshje të mbushur me gola dhe spektakël, Arjen Roben shënoi njërin prej tyre, duke i dhënë edhe më tepër bukuri lojës. Mesfushori holandez tregoi eksperiencën dhe klasin e tij, duke shënuar një gol nga një pozicion mjaft të vështirë. Ishte pikërisht goli i tretë, i cili vulosi edhe fitoren e “tulipanëve” përballë nënkampionëve të botës, pikërisht Francës.

    Robin van Persi Holandë–Francë 4-1 Grupi C, 13 qershor

    Një tjetër gol i shkëlqyer nga ana e Holandës. Gjithçka nisi në mesin e fushës, kur Rud van Nistelroi pasoi sak të për Arjen Robenin, i cili vrapoi shpejt në krahun e majtë dhe krosoi fort një top në brendësi të zonës kundërshtare, që u gjuajt menjëherë në ajër nga Van Persi. Një gjuajtje kjo që nuk u kontrollua dot nga portieri Gregori Kupe. Goli i katërt në një fitore me rezultatin 4-1 ndaj Francës së Rejmond Domenekut.

    Zlatan Ibrahimoviç Greqi-Spanjë 0-2 Grupi D, 10 qershor
    Ndeshja qe mjaft e mërzitshme, aq sa dukej se do përfundonte në një barazim pa gola, deri në momentin kur sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç shfaqi klasin e tij. Pas një kombinimi me veteranin Henrik Larson, në afërsi të zonës kundërshtare, Ibrahimoviç gjuajti fort një top që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Nikopolidis. Një gol i shkëlqyer, që i dha besim suedezëve, të cilët e mbyllën takimin me rezultatin 2-0.

    David Vila Spanjë-Rusi 4-1 Grupi D, 10 qershor

    David Silva i rrëmbeu një top kundërshtarit, duke pasuar te Joan Kapdevila, i cili u kombinua mjaft saktë me Andres Iniestën, duke dalë në një kundërsulm të shpejtë. Ky i fundit pasoi bukur për David Vilën, i cili pas një sprinti të gjatë, konkretizoi ashtu si duhet aksionin, duke mundur portierin e ekipit kundërshtar, Igor Akinfejev.

    Uesli Shnajder Holandë-Itali 3-0 Grupi A, 9 qershor

    Xhovani van Bronkhorst nisi një aksion për skuadrën e tij, pas një goditje këndi të Italisë. Ai dha një pasim për Dirk Kajt, që nuk hezitoi aspak për ta krosuar pikërisht te Uesli Shnajder, i cili në brendësi të zonës kundërshtare arriti ta kthejë topin në një mënyrë spektakolare, duke shënuar kështu padyshim një nga golat më të bukur të këtij kampionati evropian, me një aksion vërtetë mbresëlënës.



    Marr nga Panorama.com.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 29-06-2008 më 05:20
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #23
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Si ekip i vleresuar ne forumin shqiptar qe ka hyre ne finale me breke neper kembe, nuk qenkemi keq, nga 10 gola 3 i paskemi bere ne me te bukur ne kete kampionat. Ehhhhhhh po kujt ia thua se
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  4. #24
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Mua me ka mbetur ne mendje goli i ibrahimovich
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  5. #25
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    per mua e merr sebastien shvajshtajger tek goli i pare kundra portugalise !!! ishte aksion model mure te papame te ekipit gjermon !!! megjithse jam me italine ky gol e meriton te quhet goli me i bukur i europianit !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #26
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    gili i pare i Gjermanise kunder Portugalise ka qene nje nga golat me spektakulare, jo ndoshta nga finalizimi i Schweinsteiger, por nga menyra e organizimit te aksionit, ishte nje aksion i ushtruar perfekt dhe kete mund ta bej vetem nje superskuader si Gjermania!

    Be the change you want to see in the world!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Postime
    3
    gola te bukur kan bere ruset po ku dini gje ju nuk merrkeni vesh nga sporti

  8. #28
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Gjermania ka shënua 10 Gola gjithsejte

    3 Gola Podolski
    2 Gola Klose
    2 Gola Schweinsteiger
    1 Gol Lahm

    ======
    8 Gola vetem nga lojtaret e bayern münich
    + 2 Gola te Ballack ish-lojtari i bayern

    Mua po me doket se po luan sot Bayern München vs. Spanjë
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-06-2006
    Postime
    56
    Tre golat me te bukur per mendimin tim :

    1):Wesley Snejider (Holand 4 - 1 France)
    2):Zlatan Ibrahimovich (Sweden 2 - 0 Greece)
    3)Michael Ballack (Austri 0 - 1 Gjermani)

  10. #30
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Tre Golat me te Bukur te Kampionatit :


    1.L.Podolski (Germany 2:0 Poland)
    2.A.Robben (Holand 4:1 France)
    3.W.Snejider (Holand 4:1 France)

  11. #31
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Gol spektakel ishte ai i ndeshjes Finale,nga Torres!
    Feel the pump √

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Lukather
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    239
    Ky Europian na dhuroi shume spektakel dhe nje gol fantastik te Ballack kunder Austrise!
    Time is the enemy of a young man's dreams

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •