Nga Erjon Kaēorri

Prej 10 vitesh, njė vajzė Shqiptare ėshtė kthyer nė kantautoren mė tė kėrkuar nga tė gjithė ata qė me tė drejtė i quajmė yjė tė skenės hollivudiane. Kara DioGuardi, vajza e kongresmenit tė njohur i cili ka luftuar aq shumė pėr ēėshjten Shqiptare, Joseph DioGuardi, ka arritur tė realizojė plotėsisht ėndrren Amerikane, duke u kthyer nė njė emėr tė nderuar nga kritika dhe shumė tė dashur pėr tė rinjtė nė tė gjithė botėn. Eshtė pikėrisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua nė njė nga universitetet mė prestigjioze Amerikane, vendosi t’i japė njė kthesė tė rėndėsishme jetės sė saj, duke nxjerrė nė pah talentin qė kishte tė fshehur brenda saj prej disa vitesh. DioGuardi, ėshtė personi qė ka shkruar, kompozuar dhe orkestruar super hitet qė ne i dėgjojme kudo dhe i shohim nė MTV, VH1 apo BET. Kara DioGuardi ėshtė talenti qė ka realizuar plotėsisht 12 kėngėt e albumit tė fundit tė Christina Aguilera, “Back to basics” duke perfshirė edhe suksese tė tilla si, “Ain’t no other man”, Oh Mother, apo Hurt. Kur Celine Dion vendosi t’i kthehet realizimit tė albumeve pas njė periudhe tė gjatė koncertesh live nė Las Vegas, ajo i telefonoi mikes sė saj, Kara DioGuardi. Kjo e fundit realizoi kėngėn qė do tė prezantonte albumin e kėtij viti tė Celin Dion, “Taking Chances” qė ėshtė renditur nė vendet e para tė klasifikimeve botėrore. DioGuardi ėshtė fituesja e ēmimit prestigjioz BMI 2007 si kantautorja mė e mirė e muzikės pop, por kėtė ēmim vajza e talentuar e ka fitur edhe katėr herė tė tjera. Kandidate e ēmimit grammy disa here me rradhe dhe produksionet e saj janė publikuar nė mė shumė se 100 milion albume.
Gjatė tre viteve tė fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kėngė tė cilat janė renditur nė vendet e para tė klasifikimeve Amerikane dhe Europiane. Edhe Britney Spears vendosi qė rikthimin e saj me albumin “Blackout” ta realizojė me Shqiptaren e famshme DioGuardi. Santana, Pink, Backstreet Boys, Gwen Stefani, Kelly Clarkson, Avril Lavigne, Ricky Martin, Natasha Bedingfield, Daddy Yankee, Jessica Simpson, Mark Anthony, Anastacia, Eros Ramazzoti, Thalia, Laura Pauzini, Jewel, apo Enrique Iglesias, janė vetėm disa prej emrave tė cilėt preferojne tė realizojnė albumet nė studiot e Kara DioGuardit, por ajo nuk ndalet me kaq, duke qene se ka realizuar njė sėrė kolonash zanore pėr filma tė suksesshem tė tillė si “Raise your Voice”, “Last Holiday”, “A cinderrella Story:, “Scooby Doo 2” etj. Nė njė ditė tė zakonshme, kantautoren dhe producenten e njohur Shqiptaro-Amerikane Kara DioGuardi, do ta gjeni nė shoqėrinė e kitaristit tė njohur tė Eurythmycs, Dave Stewart, por edhe nė atė tė Bon Jovit, ndėrsa njė pjesė tė mire tė kohės sė saj e kalon nė studiot e saj muzikore, “Arthouse Entertainment” me qendėr nė Los Anxhelos. Kara DioGuardi ka dhėnė njė intervistė ekskluzive pėr Gazeta Shqiptare tė cilėn ju ftojmė ta lexoni.

Kara, ēfarė dini pėr Shqipėrinė? Ndonėse keni lindur dhe jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ēfarė do tė thotė pėr ju tė jeni Shqiptare?
Kur isha e vogėl, kisha informacion tė kufizuar pėr Shqiptarėt, deri nė momentin kur im atė, filloi tė mė edukonte mua dhe vėllain tim pėr kombin tonė. Njė gjė e tillė ndodhi 20 vjet mė parė dhe jam vėrtet e lumtur pėr kėtė. Do tė doja shumė ta vizitoja Shqipėrinė dhe kėtė kam pėr ta realizuar njė ditė. Kam takuar shume Shqiptarė gjatė kėtyre viteve dhe do tė mė pėlqente qė edhe tė bashkėpunoja me ta nė fushėn e muzikės.
Ju jeni vajza e Joseph DioGuardit, ish kongresmenit dhe kryetarit tė komitetit Shqiptar per veprim politik. Cili ėshtė opinioni juaj pėr punėn e babait tuaj lidhur me ēėshtjen Shqiptare?
Jam krenare pėr kontributin qė ai ka dhėnė pėr tė krijuar njė botė mė tė mirė pėr Shqiptarėt. Jam krenare qė babai im ka bėrė aq shumė pėr t’i treguar botės padrejtėsitė qė i janė bėrė atij rajoni.
Si nisi karriera juaj dhe kur e kuptuat se ishit e talentuar?
Mė kujtohet qė kam kėnduar qė e vogėl. Edhe nė familje kėndohej gjithmonė dhe kjo mė bėri tė rritesha me shumė dashuri pėr muzikėn. Sapo mbarova universitetin, vendosa tė bėhesha artiste. Arrita tė nėnshkruaj njė kontratė me njė shtėpi diskografike nga fundi i viteve ’90. megjithatė albumi nuk doli asnjėherė nė treg, por njė nga kėngėt qė kisha realizuar u bė e preferuara e njė producenti tė njohur i cili mu lut qė kėngėn e albumit tim t’ia jepja njė kėngėtari Britanik me tė cilin po bashkėpunonte. Kėnga u bė hit ndėrsa unė njė kantautore e suksesshme brenda natės.
Ju keni shkruar hite tė mrekullueshme pėr artistė tė mėdhenj tė skenės botėrore duke u shndėrruar nė njė prej kantautoreve dhe producenteve mė tė mira nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Si ndiheni tashmė qė jeni e rrethuar mė sukses dhe me yje tė vertetė?
E rėndėsishme ėshtė qė tė mos humbasėsh sensin e realitetit. Sa pėr tė tjerat, tė gjithė njerėzit janė njėsoj, si ata qė realizojnė koncerte nė stadiume botėrore pėr 90 mijė vete, si ata qė shkojnė dhe punojnė tetė orė nė njė ndėrmarrje.
Ēfarė ndjesie ju japin ēmimet e fituara?
Ndihem vėrtet e bekuar sepse mbi tė gjitha bėj punėn qė gjithmonė kam ėndėrruar. Ēmimet jane rezultati.
Ē’mund tė na tregoni pėr eksperiencen tuaj nė realizimin e kolonave zanore?
Njė nga gjėrat qė mė pėlqen tė bėj mė sė shumti ėshtė tė shkoj nė kinema. Eshtė ndjesi e jashtėzakonshme tė shohėsh njė film dhe gjatė njė sekuence tė dėgjosh muzikėn qė ke krijuar me aq shumė dashuri. Eshtė njė ndjenjė triumfi, sepse nė atė askush nė kinema nuk e di se personi qė ka realizuar kolonėn zanore tė filmit ndohet nė sallėn e kinemasė. Kėtė fakt e di vetėm unė.
Ēfarė ėshtė kompania “Arthouse Entertainment?
“Arthouse Entertainment” ėshtė kompania muzikore qė e kam themeluar sė bashku me Stephen Finfer. Nė kėtė kompani kemi njė sėrė emrash tė njohur si Snoop Dog apo Britney Spears, por edhe tė rinj qė sapo kanė nisur bashkėpunimin me ne si Britaniku Mika dhe grupi One Republic.
Cilat janė bashkėpunimet mė tė fundit?
Bashkėpunimi mė i fundit ėshtė me Justin Timberlake dhe Timberland. Gjithashtu po punoj me Chad Kroeger, Will I Im, Lil’ Jon, Paris Hilton, dhe shumė artistė tė tjerė.

BalkanWeb