Maku Pone

Tema: Maku Pone

  1. Maska e kolombi

    kolombi said:
    Tek drama e Maku Pones "Nje vajze e fyer" me regji te Dervish Bibes,kam luajtur nje rol te cilin akoma e dua.
    Mbaj mend ne cdo nate haja nje pellembe,po cfare pellembe nga aktori,me vone regjizor i Teatrit Kombetar Kico Londo.
    Ne kujtese mbetur per ne rinjte loja perkrah te madhes Hajrie Rondo,qe luante rolin e mesueses,servil dhe spiun i saj isha une si nxenes.

    Edhe me Ervinin djalin e Makut kemi lujtur ne dy spektalke shkollash.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE
     
  2. Maska e Brari

    Brari said:
    ore kolombos..
    po ku je mor djal..
    kam pyetur per ty po askush nuk tha gje..

    mir je?

    po me aristotel micin.. shkrimtarin tjeter myzeqar c'benet?

    gjanica vazhdon e zeze apo eshte zverdhur ndopak..
     
  3. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Ne shtepine e qoftelargut

    Nga ajo shpelle kur dola,
    e pashe: kisha ngecur ne vije te dyte
    dhe me te tmerrshme se e para
    dhe me te ftohte,me me lageshtire,
    Rezidence e largeqoftit.

    Atehere,thirra zotat ne ndihme
    dhe zotat m'u pergjigjen
    duke me nxjerre ne tjeter shpelle,
    ne te treten sipas radhes,
    ku,sic me shihni,ende rri
    jo aq i sigurte per te dale
    ngaqe e di qe prape eshte nje e katert,
    nje e peste,
    dhe nje e gjashte,
    po aq te tmerrshme sa te tjerat
    si gjithe shtepite e qoftelargut
    me te cilin e kemi nga nje pakt,
    domethene t'i sherbejme me zell
    sa here kthejme nga lufterat
    e duam paqe.
     
  4. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Guri

    S'do te di shume per gurin,
    gjersa s'eshte bere mur,
    gjersa s'eshte kthyer ne murane,
    per gurin
    qe do te me fshehe pas vetes tutje,
    ne nje rresht te trishte e te bardhe.

    Heperhe e di si perberje qelizash
    kuarci,qelqereje,uji dhe kohe,
    flas per gurin qe eshte gur
    dhe jo per gurin ne grushtin tend,
    gati syte per te me kerrere
    e per te me cuar tek nje murane,
    ne ate rresht te trishte e te bardhe.
     
  5. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Rrjeta

    Sa pa deshtuar me te paren
    lindte,behej gati deshtimi i dyte,
    keshtu a nuk ikennje jete
    ende pa dale nga shpergenjte ?

    Te gjitha si dy pika uji te ngjashme
    dashurite e mia.
    A si nineza ne dy sy te verber.

    Pastaj mendova te ecja mbrapshme
    per te zbuluar dashurine
    qe diku duhej te me priste.

    Mbrapsht,
    me dicka te ngjashme me gaforren,
    pavaresisht nga rrjeta,
    ku mund te bija me peshqit.

    Por rashe ne rrjeten tende te sermajte
    ku ende perpelitem
    peshk i arte fluturues.
     
  6. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    E cara e deres

    Me tremb kjo e care e deres
    ku hyn e del
    gjuha e eres,
    gjuhe e eres si gjuhee grave,
    ne mot te mbrapshte
    tek nje cezme e thare,
    ku ftillohej sic nuk pati qene,
    fill i prere i dashurise
    dhe meqe ato gjuhe se u prene,
    se u harruan a se u zhduken per diku,
    ja ku zgjatet kjo gjuhe e eres
    qe poshte deres,
    te me pertalle vetmine,
    qe dot s'u mbushka as me vete eren
    ne mungese te njeriut
    cka e paskeshin ditur ato gjuhe
    tek ato cezma pa uji.
     
  7. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Perrallat

    I kemi treguar perrallat
    aq sa nga zelli kemi shpikur dhe ndonje kafshe,
    kurre te paqene.

    Femijet here kane qeshur
    dhe here kane qare,
    por me teper kane qeshur,
    bashke me ta edhe ne kemi qeshur
    me dinakerine tone si te itakasit,
    qe veten kemi vene tek heronjte
    per te magjepsur femijet.

    Oi ! porse ardhka nje kohe
    bien,rrezohen perkrenaret,
    ndryshken e kalben shqytet e renda
    dhe heronjte mbeten sic kane qene
    te zhveshur,lakuriq.
    Ne,pra
    tashme rishtazi te krijuar nga perrallat,
    por s'jane me femije femijet
    te na armatosin koke e kembe
    me perkrenare me shqyte te rende.
     
  8. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Penelopa

    Dhe ti je gruaja e Odiseut,
    itakasit,dinakut,
    tek thurr e shthurr trikone
    e dimrit.
    Do ta keni nje pakt te fshehte,
    dimri dhe ti,
    ai te vije si te kesh mbaruar trikone
    dhe ti e tera t'i dorezohesh
    si Penelopa e bukur,
    mtonjesve.
    Dimrit te mbrame te dashurise
    qe me c'thone shtizat e tua ne duar,
    s'ka per te ardhur ndonjehere.
     
  9. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Koka e Gjon Pagezorit

    Mbi tabaka,koka e Pagezorit,
    Ne vend te nje eliziri.
    Ne vend te nje trendafili,
    koka rebele e Pagezorit.

    Qe te tunde vithet Herodiada.
    Qe te marroset e te shtrihet
    ne goje te seksit
    kjo zonje,
    lypsej
    koka jote Gjon.
    Koka jote e pergjakur
    ne gjak t'i hynte
    si elizir,
    a si leng trendafili te eger
    Herodiades kercimtare.

    Sa eshte thene dhe sa thuhet per mekatet
    mbi tabaka ne tabaka nen tabaka
    dhe po ajo pyetje: Kur
    gjaku rebel i Pagezorit
    do te qetohet me ne fund
    nen hingellima herodiadash

    Bri herodesh te tredhur ?
     
  10. Maska e Albmaster

    Albmaster said:
    Kryqi im

    Te thane te mbartje kryqin tend,
    ti se ku e gjete kryqin tim
    per t'u ngjitur lart ne Golgote.

    Gjak t'u bene supet,shpina,duart.
    Gjaku te rridhte curke neper kembe
    Sa ti harrove per kryqin tim,
    ndersa vajtoje per kryqin tend.