Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Eva Alikaj

  1. #1

    Eva Alikaj

    Pėr herė tė parė i ulur nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit mes shumė tė ftuarve nė natėn e ndarjes sė Ēmimeve Kult, ka qenė edhe njė djalosh krejt i panjohur dhe qė shkelte pėr herė tė dytė nė Shqipėri. Ėshtė 16 vjeē dhe ka njė nėnė vėrtet tė famshme nė Shqipėri. Por qė ai vetė nuk e ka njohur kurrė si tė tillė. Kjo pasi nėna e tij e la karrierėn nė mes njė vit para se ai tė vinte nė jetė. Ėshtė 16 vjeē dhe ėshtė lindur nė Vjenė (Austri). Quhet Xhino. Nėna e tij quhet Eva Alikaj.

    Motivi i vizitės

    Xhino ėshtė mjaft simpatik dhe e flet shqipen shumė mirė, edhe pse kontaktet me kėtė gjuhė i ka vetėm prej nėnės sė tij. Pėr herė tė parė nė Shqipėri ka qenė nė moshėn 6 vjeēare dhe tashėm pas dhjetė vjetėsh edhe ai e pohon se Tirana ka ndryshuar. "Ėshtė hera e dytė qė vij nė Shqipėri. Pėr herė tė parė kam qenė 5-6 vjeē dhe mė duket shumė mė mirė se atėherė", thotė ai. Por motivi i vizitės sė tij kėtė herė nuk ka qenė krejt rastėsor. Ndoshta nėna e tij qė ishte munduar gjithmonė t’i thoshte se ishte njė yll nė Shqipėri kėrkonte ta bindte me fakte. Prandaj nė ndarjen e Ēmimeve Kult ajo nuk ishte vetėm, por e shoqėruar nga djali i saj. i cili ēuditėrisht ka ngelur i befasuar kur ka parė nėnėn e tij tė marrė ēmimin si aktorja mė e mirė e vitit 2007.

    Emocionet e ēmimit

    "Isha shumė krenar se nuk e besoja se nėnė ime ishte aq e famshme kėtu pėr popullin. Po nuk e dija kėtė gjė qė ishte kaq e mirė. e besoja kur ma thoshte mami por jo kaq shumė. Edhe nė hotel kur erdhėm punonjėset dėgjonin zėrin e mamit dhe thoshin "Ua Eva Alikaj", edhe gazeta shitėsi kur blemė gazetėn nė mėngjes e njohu dhe e pėrshėndeti. Mė ēudit kjo kur e takojnė tė gjithė dhe e duan. E tė gjitha kėto mė bėn tė kuptoja se kam pasur njė nėnė tė famshme, por qė unė tani nė moshėn 16 vjeēe njoha pėr herė tė parė famėn e saj", rrėfen me sinqeritet Xhino pėr nėnėn e tij, ndėrsa ndan edhe emocionin qė mori kur Eva morri ēmimin. "I thashė "Bravo". Kur pashė emrat qė ishin kandiduar nuk isha i sigurt qė do tė fitonte apo jo, pasi ishin 17 vjet qė ajo nuk ishte mė nė Shqipėri dhe bėri njė rol qė e panė vetėm 600 veta nė sallėn e teatrit".

    Marrėdhėniet nėnė-djalė

    E konsideron njė nėnė meraklleshė, por qė kjo i ka shėrbyer jo pak atij pėr tė arritur rezultate tė mira nė shkollė. "Mamaja ka merak pėr mua dhe kur nuk kam qejf tė bėj detyrat e tė mėsoj pasi dua tė dal me shokėt mė thotė jo nuk ke mbaruar mėsimet s’ke pėr tė dalė. Por nga ana tjetėr kjo edhe mė ka ndihmuar pėr Violėn (instrumenti qė mėson Xhino). E pėrveē Evės, Xhino ėshtė po aq i lidhur edhe me gjyshen e tij, e cila e ka rritur dhe qė siē thotė ai vetė "mami i Evės ka qenė nė vendin e babit, unė atė kisha".

    Artisti i ardhshėm

    Xhino i bie instrumentit tė Violės dhe pėrveē shijimit tė spektaklit tė Kult ai gjithė kohės ka vėshtruar orkestrėn nė sallė dhe qė i ka bėrė jo pak pėrshtypje. Madje siē e pohon edhe vetė do t’i pėlqente qė edhe ai njė ditė tė ishte nė skenėn shqiptare tė interpretonte nė njė orkestėr, e pse jo edhe tė merrte tė njėjtat duartrokitjet si Eva. Ndėrkohė qė ėndrra e tij ėshtė tė jetė njė violinist dhe tė interpretojė nė Filamoninė e Vienės, qėllim qė ia ka vėnė vetes qysh tani.

    “Kam humbur teatrin pėr djalin, por s’jam pishman”

    Pas 24 vjetėsh ėshtė shpallur sėrish Aktorja mė e Mirė Shqiptare. Eva Alikaj, njė nga mė tė mirat e teatrit dhe filmit shqiptar nė vitet ’80-’90, i ėshtė rikthyer teatrit pas 17 vjetėsh. "Lola Blau", njė muzikal, qė e shfaqi Evėn jo vetėm si aktore, por edhe kėngėtare, i dha asaj ēmimin si Aktorja mė e Mirė e Ēmimeve Kult. Por nė kėtė vizitė tė saj, Eva ka qenė bashkė me tė birin, pėr tė cilin edhe hoqi dorė nga karriera. Nė kėtė intervistė ajo rrėfen marrėdhėniet e saj me tė, emocionet e ēmimit, por edhe harresėn e regjisorėve pėr tė...

    Xhino thotė se jeni njė nėnė meraklleshė. Ju vetė, ēfarė nėne do ta pėrkufizonit veten?

    Nėnė e rreptė shumė, por edhe e dashur. Jam nėnė e bezdisshme, por edhe jeta tė vėshtirėson kur nuk do tė dorėzohesh.

    Ju latė teatrin pėr djalin tuaj. A ju vjen keq pėr kėtė?

    Mė vjen keq qė e kam lėnė teatrin, por Xhino ėshtė gjėja mė e rėndėsishme dhe pėr tė ja ka vlejtur qė kam humbur teatrin. Pėr Xhinon lė gjithēka, ai ėshtė prioriteti im. Dhe nga ana tjetėr, nuk do tė mė pėlqente qė Xhino ta linte kohėn tė ikte dėm. Do tė doja qė ai tė bėnte maksimumin e ta shijonte dhe shfrytėzonte atė. Pėr mėnyrėn sesi ka ardhur jeta ime, nuk mė ka pėlqyer asnjėherė tė zgjedh njė rrugė tė ndėrmjetme. Mė mirė tė jesh luan nė jetė, se sa shumė mace. Gjithashtu, kėtė dua edhe pėr Xhinon. Nė rastin tonė me Xhinon, dua qė njėri nga ne tė dy tė fitojė, tė shpėrfaqė talentin e tij, me disiplinė, me ambicie, tė ketė shansin pėr ta shprehur talentin qė ka.

    Eva, arsyeja e vizitės tuaj kėtė herė ka qenė ndarja e Ēmimeve Kult, ku edhe ju morėt ēmimin si Aktorja mė e Mirė. E prisnit ēmimin?

    E dėshiroja kėtė ēmim. Megjithatė, mendoja qė duhet tė isha e qetė. Por fillimisht nuk isha fare e qetė. Kam dalė tri herė nga salla, sepse kisha emocione. Megjithatė, edhe me nominimin isha mirė. Po edhe dy vajzat e tjera qė ishin nominuar mendoj se ishin tė talentuara, ndėrsa Zamira Kitėn e njihja, se ishte pas meje nė shkollė dhe e dija qė ėshtė njė aktore e talentuar, sidomos nė komedi. Por kur u tha emri im, nuk e besova. Ndenja pak sekonda ta perceptoja. Nė fillim isha shumė e emocionuar, po mė pas fillova tė ndihesha mė e sigurt nė vetvete dhe publiku mė duartrokiste e mė jepte forcė. Dhe ajo qė mė bėri pėrshtypje dhe qė mė lumturoi, ishte se mė kanė duartrokitur pafund dhe e ndieja qė ishin tė sinqerta duartrokitjet e tyre dhe e ndjeva qė mė donin, e kjo mė bėri tė ndihesha dyfish mė mirė.

    A ju motivon ky ēmim pėr t’u rikthyer sėrish nė Teatrin Kombėtar?

    E ndiej veten shumė tė respektuar dhe tė vlerėsuar, mė tepėr se ē’e mendoja. Me ose pa ēmim, mė obligon dashuria qė kam pėr teatrin. Nėse pėr ata ėshtė mirė njė ēmim, pėr mua ėshtė dhjetėfish mė mirė.

    Ju u rikthyet pas 17 vitesh nė skenė me "Lola Blau". Duke qenė se kjo shfaqje pati vetėm premierėn nė Tiranė, keni menduar ta vini sėrish nė skenė?

    Kam dėshirė dhe do bisedoj me drejtorin e Teatrit Kombėtar, Kristaq Skrami, qė ta vė sėrish nė skenė, meqė u vlerėsuar dhe publiku e mirėpret. Them se do jetė me interes tė shikohet. Natyrisht, ėshtė edhe ana financiare, qė nėse e zgjidh mendoj qė ta vė sėrish nė skenė nė tetor.

    Po ndonjė projekt tjetėr, keni nė lidhje me teatrin?

    Kam disa ide nė kokė, por nuk e di a do tė realizohen. Mendoj se interesante do tė ishte njė mbrėmje poezie shqiptare me muzikė klasike.

    A keni pasur ndonjė ofertė nga regjisorėt shqiptarė gjatė kėtyre viteve qė keni qenė larg?

    Mė ka ardhur keq se nuk mė ka ardhur asnjė ofertė.

    Nė Tiranė keni gjithė vėmendjen. Sa e keni ndjerė nė Vjenė mungesėn e tė qenit personazh VIP?

    E kam ndjerė shumė gjatė kėtė mungesė. Dhe kur je i huaj nė njė vend tė huaj, e ndien kėtė, e aq mė tepėr tė jesh artist e ndien 100-fish kėtė. E kėrkon atė vėmendje qė ke gjetur dhe nuk e gjen. Dhėnia e ēmimit mė jep mundėsinė tė rikthehem kur tė dua dhe tė jem e mirėpritur.

    Nė memorien e shumė njerėzve ju vazhdoni tė jeni Elsa (roli tek komedia "Pallati 176"). Ju vetė, pėr cilin rol keni mė shumė afeksion?

    Elsa ėshtė njė rol i bukur dhe ndoshta ėshtė njė nga komeditė mė tė realizuara shqiptare. Nuk ėshtė njė shfaqje limonadė, ėshtė njė shfaqje e realizuar mirė. Ndėrsa roli im i parė, Vera, nė filmin "Njeriu i mirė", ku isha studente ende, para 24 vjetėsh dhe unė mora kupėn e festivalit si aktorja mė e mirė, ėshtė roli pėr tė cilin kam jo vetėm afeksion, por ėshtė roli qė unė dua mė shumė.

    Mendoni ndonjėherė tė ktheheni pėrfundimisht nė Tiranė?


    Gjithmonė e mendoj dhe qė sot do tė kthehesha, po tė ishte e mundur...


    Gazeta Shqiptare - Ilda Lumani
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Komplet jashte teme, po c'do i bente djalit emri "Gjino" ne vend te "Xhino"? Kish hall mos i taksej te martohej 14 vjec? .
    Na pataksen me keto emra, edhe nje brez e do behemi komplet si kembet e dhise. Do vemi ne Shqiperi, e cdo qoshe do na duket si oborri i OKB's, ose te pakten Keshilli i Sigurimit, (plus/minus Kinen.)

    Brenda temes: Eva Alikaj ka qene vertete aktore e talentuar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Eva Alikaj



    Pėrballė - Eva Alikaj

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Eva Alikaj



    N’kohė-Kush se do Eva Alikajn?

    Korrik 2022

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Eva Alikaj



    Eva Alikaj - Adi Krasta nė 'A Show'

    (30.05.2023)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 07-08-2022, 22:17
  2. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 10:06
  4. Mbėrrin hipermarketi i parė nė Shqipėri
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 05:13
  5. Portret TUTORI
    Nga erzeni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 13:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •