Gjuha shqipe eshte e mbushur me nje trashegimi sa te rralle edhe pak te njohur e vleresuar nga shqiptaret. Behet fjale per dallimin e gjurmeve te besimit ne gjuhen shqipe. Kjo manifestohet me qindra here dhe me shume menyra, por duket me qarte dhe me hapur tek tradita shqiptare.
E hapa kete teme per te sjelle disa shembuj gjuhesore dhe praktike qe i hasim perdite ne zhargonini e shqipes kudo:
Zot - E keni vene re se si shqiptaret perdorin fjalen Zot per tiu drejtuar jo vetem te Plotfuqishmit por edhe njeri-tjetrit?
Faleminderit - Falem me nderim. Kur i thua dikujt faleminderit, je duke i thene: "Te falem me nderim". Fjala falem perdoret ne shqip si sinonim i lutem Zotit.
Falje - Falem ne Kishe/Xhami/Teqe. Perseri, shume shqiptare thone "do shkoj te falem ne kishe/xhami/teqe" por ne te njejten kohe e perdorin kur kerkojne te falur njeri tjetrit. Te me falesh. Shkuarja ne kishe shihet si nje gjest i kerkimit te faljes per mekatet drejtuar Perendise. Dhe nga ky kontekst kishtar, aplikohet edhe ne shoqeri ne raportet me njeri-tjetrin.
Te trashegohesh - Nje nga urimet me popullare me raste fejesash dhe martesash eshte edhe te trashegohesh. Trashegimi nenkupton vazhdimesine e jetes pas vdekjes, lindjen e femijeve, lenien e trashegimtareve. Interesant ne kete lloj urimi eshte konteksti ne te cilin behet, se si ne nje nga ditet me te gezuara per nje cift, gezimi shfaqet si nje triumf mbi vdekjen.
Urata - Urata eshte nje fjale tjeter e vjeter e me shume interes. Ajo perdoret here si sinonim i fjales prift e here si sinonim i fjales bekim. Te bie ne sy ngjashmeria me fjalen Ura qe lidh dy brigjet e nje lumi, dhe qe shume mire mund te jete rrenja e kesaj fjale. Ura-ta (ura qe na u shfaq) qe mund te kete nje simbolike si ne aspektin kishtar: personifikimi i priftit me Krishtin, ku vete Krishti pershkruhet si nje Ure e Shfaqur qe lidh natyren hyjnore me ate njerezore. Aspekti tjeter eshte ai njerezor, kur shqiptaret ngushellojne njeri-tjetrin me rastin e vdekjes se prindit: "Te te kete lene uraten nena/babai" ose kur nje i moshuar i thote nipit e mbeses: "Pac uraten mor bir" si nje menyre falenderimi. Urata ne te tilla raste simbolizon uren qe lidh boten e te vdekurve me boten e te gjalleve. Ashtu sic deshmon se sa e rendesishme ka qene dhe vazhdon te jete nderimi i prinderve dhe pleqve si nje menyre per te marre uraten/bekimin e tyre para vdekjes. Dhe kjo ka nje vlere kur mendon se urata nuk eshte dicka materiale apo fizike, por shpirterore.
Besa - Fjala besa eshte nje fjale e vjeter e gjuhes shqipe kuptimi dhe aplikimi primar i se ciles eshte sinonim i fjales fe. Besa e Krishtere/Myslimane/Bektashiane etj. Besa ne shqip, ndryshe nga kuptimi qe merr ne gjuhe dhe popuj te tjere, nenkupton nje kontrate midis njerezve dhe Perendise. Pra te jesh i beses se krishtere, nenkupton qe i ke dhene besen Krishtit. Te jesh i beses muhamedane, nenkupton qe i ke dhene besen Muhamedit. Ne popujt e tjere, feja ka nje kuptim me te pergjithshem dhe nuk perkufizohet ne aspektin e dedikimit personal karshi Perendise. Nga ky aplikim primar i fjales bese sot e gjejme kete fjale edhe ne raportet e njerezve me njeri-tjetrin. Kur dikush thote "te jap besen" nuk eshte vetem duke te dhene fjalen, eshte duke te thene, "Perendia le te jete deshmitar, qe une nuk kam per te te dale nga fjala".
Ka me dhjetra fjale te tjera ne gjuhen shqipe qe nxjerrin ne pah gjurmet e thella e te vjetra te besimit tek shqiptaret si popull dhe si keto gjurme kane mbetur jo vetem ne boten shpirterore te shqiptareve por edhe ne traditen, gjuhen e cdo aspekt te jetes se tyre.
Vazhdoni te sillni ne kete teme shembuj te tjere nga gjuha shqipe qe ju kane bere pershtypje brenda kontekstit fetar.
Albo
Krijoni Kontakt