Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjurmet e besimit te popullit shqiptar ne gjuhen shqipe

    Gjuha shqipe eshte e mbushur me nje trashegimi sa te rralle edhe pak te njohur e vleresuar nga shqiptaret. Behet fjale per dallimin e gjurmeve te besimit ne gjuhen shqipe. Kjo manifestohet me qindra here dhe me shume menyra, por duket me qarte dhe me hapur tek tradita shqiptare.

    E hapa kete teme per te sjelle disa shembuj gjuhesore dhe praktike qe i hasim perdite ne zhargonini e shqipes kudo:

    Zot - E keni vene re se si shqiptaret perdorin fjalen Zot per tiu drejtuar jo vetem te Plotfuqishmit por edhe njeri-tjetrit?

    Faleminderit - Falem me nderim. Kur i thua dikujt faleminderit, je duke i thene: "Te falem me nderim". Fjala falem perdoret ne shqip si sinonim i lutem Zotit.

    Falje - Falem ne Kishe/Xhami/Teqe. Perseri, shume shqiptare thone "do shkoj te falem ne kishe/xhami/teqe" por ne te njejten kohe e perdorin kur kerkojne te falur njeri tjetrit. Te me falesh. Shkuarja ne kishe shihet si nje gjest i kerkimit te faljes per mekatet drejtuar Perendise. Dhe nga ky kontekst kishtar, aplikohet edhe ne shoqeri ne raportet me njeri-tjetrin.

    Te trashegohesh - Nje nga urimet me popullare me raste fejesash dhe martesash eshte edhe te trashegohesh. Trashegimi nenkupton vazhdimesine e jetes pas vdekjes, lindjen e femijeve, lenien e trashegimtareve. Interesant ne kete lloj urimi eshte konteksti ne te cilin behet, se si ne nje nga ditet me te gezuara per nje cift, gezimi shfaqet si nje triumf mbi vdekjen.

    Urata - Urata eshte nje fjale tjeter e vjeter e me shume interes. Ajo perdoret here si sinonim i fjales prift e here si sinonim i fjales bekim. Te bie ne sy ngjashmeria me fjalen Ura qe lidh dy brigjet e nje lumi, dhe qe shume mire mund te jete rrenja e kesaj fjale. Ura-ta (ura qe na u shfaq) qe mund te kete nje simbolike si ne aspektin kishtar: personifikimi i priftit me Krishtin, ku vete Krishti pershkruhet si nje Ure e Shfaqur qe lidh natyren hyjnore me ate njerezore. Aspekti tjeter eshte ai njerezor, kur shqiptaret ngushellojne njeri-tjetrin me rastin e vdekjes se prindit: "Te te kete lene uraten nena/babai" ose kur nje i moshuar i thote nipit e mbeses: "Pac uraten mor bir" si nje menyre falenderimi. Urata ne te tilla raste simbolizon uren qe lidh boten e te vdekurve me boten e te gjalleve. Ashtu sic deshmon se sa e rendesishme ka qene dhe vazhdon te jete nderimi i prinderve dhe pleqve si nje menyre per te marre uraten/bekimin e tyre para vdekjes. Dhe kjo ka nje vlere kur mendon se urata nuk eshte dicka materiale apo fizike, por shpirterore.

    Besa - Fjala besa eshte nje fjale e vjeter e gjuhes shqipe kuptimi dhe aplikimi primar i se ciles eshte sinonim i fjales fe. Besa e Krishtere/Myslimane/Bektashiane etj. Besa ne shqip, ndryshe nga kuptimi qe merr ne gjuhe dhe popuj te tjere, nenkupton nje kontrate midis njerezve dhe Perendise. Pra te jesh i beses se krishtere, nenkupton qe i ke dhene besen Krishtit. Te jesh i beses muhamedane, nenkupton qe i ke dhene besen Muhamedit. Ne popujt e tjere, feja ka nje kuptim me te pergjithshem dhe nuk perkufizohet ne aspektin e dedikimit personal karshi Perendise. Nga ky aplikim primar i fjales bese sot e gjejme kete fjale edhe ne raportet e njerezve me njeri-tjetrin. Kur dikush thote "te jap besen" nuk eshte vetem duke te dhene fjalen, eshte duke te thene, "Perendia le te jete deshmitar, qe une nuk kam per te te dale nga fjala".

    Ka me dhjetra fjale te tjera ne gjuhen shqipe qe nxjerrin ne pah gjurmet e thella e te vjetra te besimit tek shqiptaret si popull dhe si keto gjurme kane mbetur jo vetem ne boten shpirterore te shqiptareve por edhe ne traditen, gjuhen e cdo aspekt te jetes se tyre.

    Vazhdoni te sillni ne kete teme shembuj te tjere nga gjuha shqipe qe ju kane bere pershtypje brenda kontekstit fetar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2008 mė 16:24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    ke harruar njė fjalė tjetėr shumė tė shenjtė qė ua ka lėnė Zoti shqiptarėve: Tungjatjeta!
    Nė asnjė gjuhė tė botės nuk urohet mė mirė se nė gjuhen shqipe. me njė" Tungjatjeta" po i deshiron tjetrit " njė jetė shumė tė gjatė"!
    Po e uron: TU zgjatė jeta!
    pa shqiptone njė herė: Tu-ngja-tje-ta!
    Sa bukur tingellon dhe sa melodi tė bukur qė ka!
    E jo ata pershendetjet arabe qė tingellojnė Vullgare!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė asnjė gjuhė tė botės nuk urohet mė mirė se nė gjuhen shqipe. me njė" Tungjatjeta" po i deshiron tjetrit " njė jetė shumė tė gjatė"!
    Tungjatjeta - Tu ngjat jeta mund te interpretohet fjale per fjale si nje urim per nje jete te gjate mbi toke. Por une nuk mendoj se ky eshte kuptimi i plote i saj. Kjo fjale pershendetese nuk nenkupton vetem nje urim per nje jete te gjate mbi toke, ajo shume mire mund te nenkuptoje edhe nje vazhdimesi te jetes pas vdekjes. I uron dikujt qe Perendia ta coje ne parajse pas vdekjes, ku parajsa ne kete rast nuk eshte gje tjeter vecse nje vazhdimesi e jetes. Ajo mund te kete edhe nje kuptim tjeter, qe jepet ne formen e nje nderimi ne pavdekesi, ku emri i nje njeriu te mire e te shquar eshte i gjalle e nderohet edhe nga brezat ne vazhdim edhe shume kohe pas vdekjes.

    Interesant ne kete fjale eshte fakti qe edhe pse ne zhargonin e perditshem perdoret si nje forme pershendetje e thjeshte, ajo ne vetvete eshte nje lutje apo bekim. I lutem Perendise qe te jetosh gjate.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    pastaj kemi Fjalėt tjera qė asnjė gjuhė e botės nuk i ka si personifikim qė Gjuha shqipe ėshtė gjuhė PerendieØ
    Psh.
    Qofshė faqebardhė = e uron tjetrin qė jetė gjithnjė i ndritur, i mirė, i papėrlyer qoftė nė kėtė jetė qoftė nė amshim

    Puna e mbarė= e uron tė ketė gjthnjė tė mbara nė ato qė bėnė.
    RRuga e mbarė = I dėshiron tjetrit kudo qė niset njė rrugetim pa telashe pa qoftė ai rrugetim edhe nė botėn tjetėr!
    Do tė sjellė edhe ca fjalė tjera tė cilet vetėm gjuha shqipe i ka por jo edhe tė tjerėt!
    le t'ma thotė njeri se nė cilėn gjuhė, aty ku jeni, vje ndonjeri dhe tė thotė " Puna e mbarė " ose kur nisesh " Rrugė tė mbarė"?

    Gjuha shqipe - Gjuhė perendie bre!

    Si thoshte Naimi?
    " Ty Shqiperi tė qofsha falė ( Shqiperia emri i dashur i perendisė)
    Tė kam nėnė e mė ke djalė".
    Sepse Zoti qė ėshtė i gjinisė Mashkullore e deshi gjithnjė Shqiperinė qė i dha emėr femėror!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Besa - Fjala besa eshte nje fjale e vjeter e gjuhes shqipe kuptimi dhe aplikimi primar i se ciles eshte sinonim i fjales fe. Besa e Krishtere/Myslimane/Bektashiane etj. Besa ne shqip, ndryshe nga kuptimi qe merr ne gjuhe dhe popuj te tjere, nenkupton nje kontrate midis njerezve dhe Perendise. Pra te jesh i beses se krishtere, nenkupton qe i ke dhene besen Krishtit. Te jesh i beses muhamedane, nenkupton qe i ke dhene besen Muhamedit. Ne popujt e tjere, feja ka nje kuptim me te pergjithshem dhe nuk perkufizohet ne aspektin e dedikimit personal karshi Perendise. Nga ky aplikim primar i fjales bese sot e gjejme kete fjale edhe ne raportet e njerezve me njeri-tjetrin. Kur dikush thote "te jap besen" nuk eshte vetem duke te dhene fjalen, eshte duke te thene, "Perendia le te jete deshmitar, qe une nuk kam per te te dale nga fjala".

    Ka me dhjetra fjale te tjera ne gjuhen shqipe qe nxjerrin ne pah gjurmet e thella e te vjetra te besimit tek shqiptaret si popull dhe si keto gjurme kane mbetur jo vetem ne boten shpirterore te shqiptareve por edhe ne traditen, gjuhen e cdo aspekt te jetes se tyre.

    Vazhdoni te sillni ne kete teme shembuj te tjere nga gjuha shqipe qe ju kane bere pershtypje brenda kontekstit fetar.
    Kuriozitet . jasht teme

    Fjala -- BESE .. do te thote MBAJ FJALEN e dhene, apo jap fjalen, pra BESEN.

    Kur shkuan shqiptaret per here te pare ne Itali (Skenderbeu dhe me pas)
    perdornin shpesh mes tyre Besen dhe kur ja u shpjeguan kete italianeve pra qe do me thene te mbash fjalen e dhene (Mbaj fjalen ) ata e shkurtuan dhe e adoptuan ne gjuhen e tyre duke e kthyer ne ( MAFJA ) qe ne te vertet eshte nje organizate kriminale e bazuar mbi kete kuptim pra mbi besen e dhene midis tyre .

    Fjala "Mafia " eshte perdorur ne fillim ne jug te Italise dhe me pas ne veri e ne te gjth boten por kjo fjale ka kuptim vetem ne shqip ( mbaj fjalen )
    pra Besa e dhene qe mund te perdoret per qellime te mira ose te keqia .

    Por ky gjykim mund te jete edhe i gabuar prandaj gjykoni sipas llogjikes suaj.
    larguar forever

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Ju uroi pėr temėn e paqit faqen e bardhė.

    Vetėm tema tė kėtilla tė zgjedhura e faleminderit pėr shtejllimin e drejt tė fjalėve tė gjuhės sonė tė shenjėt.

    Jungjatjeta o njerėz tė mirė!

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KILI MERTURI : 09-06-2008 mė 18:22
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Se Gjuha shqipe ėshtė Gjuhė e perendisė dhe e preferuar nga perendia s'do mendė shumė pėr ta kuptuar kėshtu qė pėrdorimi i ciles do gjuhė tjetėr gjatė Lutjeve, pėrshendetjeve, urimeve, ėshtė njėkohsishtė fyerje pėr vet perendinė!
    Populli ynė falė ndihmės sė Zotit pėrdorė shprehje tė bukura qė lidhen me besimin e tij pėr Zotin dhe ekzistencen e tij gjatė pėrshendetjeve ose duke uruar njėri tjetrin.

    Kėshtu kur dy njerez Takohen i pari mund t'i thotė:

    " Mirėmėngjez! Mirėmbrėma! Mirė se tė gjeta!"
    " Tungjatjeta!"

    I dyti ia kthenė:

    " Mirėmbrėma! Mirėdita! Mirė se erdhe! Tungjatjeta!"

    Kur dy Njerez largohen nga njėri tjetri i thonė:

    " Mbetsh me shendet" Mirėmbetsh! Mirupafshim! Naten e mirė! Ec me shendet! Mirė u pjekshim! Mirė tė gjetsha! Udha e mbarė! Vafsh e ardhsh shendoshė!"

    Po nė cilėn gjuhė tė botės ka kaq shumė Pėrshendetjesh dhe me plot kuptim se nė gjuhėn Shqipe? Nė asnjėren! A, nuk ėshtė ky shembull i mjaftueshėm pėr tė kuptuar qė; Gjuha shqipe dhe shqiptaria janė tė zgjedhurit e Perendisė!

    Me raste Feste thuhen kėto shprehje:

    " Pėr shumė vjet! Gėzuar! Mot mė mirė!"

    Tjetri pėrgjigjet:

    " [B]Gėzuar! Gjithė bashkė!"

    Nė dasėm njė palė urojnė:

    " U trashėgofshi! urime! Me bukė tė ėmbėl!

    Pala tjetėr pėrgjigjet:
    " gaz paē"!

    Njė tė sėmuri i thuhet:

    " Tė shkuara! me ditė e pa zarar!"

    Nė rast vdekjeje:

    " Ngushllime! vetė shėndoshė!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Varr - Eshte interesant fakti qe fjala varr, vendi ku varroset dikush, eshte ne te njejten kohe edhe nje folje ne gjuhen shqipe: "varr veten" ose "varr rrobat". Varri te sjell nder mend varrjen e Jude Iskariotit, apostullit qe tradhetoi Krishtin, i cili "varri veten". Dhe duke varrur veten ai u vetedenua per te jetuar ne ferr, i ndare nga prania e Perendise.

    Pagezim Pagezimi eshte nje nga misteret e Kishes qe simbolizon larjen e mekateve dhe rilindjen shpirterore ne Krisht te besimtarit qe pagezohet me uje. Fjala page-zim ose pagez-im ka si rrenje fjalen page (rroge) dhe prapashtesen -zim ose -im qe nenkupton ne shqip permbushjen, kryerjen, konfirmimin e fjales pararendese. Kjo fjale nenkupton shlyerjen e pages, pagimin per ndjesen e mekateve.

    Vaj - Interesante per fjalen vaj eshte perdorimi i saj si fjale me shume kuptimi. Vaj gjelle apo vaj makine, dhe si vajtim kur ndahesh nga nje njeri i dashur. Ne kete perdorimin e dyte, vajtimi sherben si nje sinonim me lotet, ku lotet bien si pika vaji mbi fytyre. Vajtoj, lotoj, qaj ne shqip jane sinonime. Nga kendveshtrimi fetar, lotet jane vaji i shpirtit, dhe vaji ne Kishe sherben edhe si nje sherrues i mistershem i shpirtit te njeriut.

    Shenjt - Fjala shenjt qe eshte rrenja e fjaleve shenjteri apo shenjtor, ne shqip tingellon shume ngjashem me fjalen shenje. Mbase nenkupton "njeri me shenje", njerez te zgjedhur/shenuar nga Perendia?

    Qortoj - Folja qor-toj tingellon sikur i flas nje te qori, nje te verberi, e i tregoj ate qe ai nuk arrin dot ta shikoje pasi i ka ikur drita e syve. Te sjell nder mend ate proverbin biblik: "Mos kerko te heqesh halen ne syrin e shokut, kur nuk heq dot trarin nga syri yt" ose "Mos trego me gisht tek hala ne syrin e shokut, kur nuk arrin te shikosh dot trarin ne syrin tend".

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Shenjt - Fjala shenjt qe eshte rrenja e fjaleve shenjteri apo shenjtor, ne shqip tingellon shume ngjashem me fjalen shenje. Mbase nenkupton "njeri me shenje", njerez te zgjedhur/shenuar nga Perendia?

    Faktikisht, kam besuar qe rrjedh nga latinishtja 'santo', por kjo alternative me duket me e besueshme.

  10. #10
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670

    Varr ose vorr, prej lat. urna

    Pagėzoj, prej lat. baptizare

    Vaj, prej lat. oleum

    Shėnjt, prej lat. sanctus, (shėnjė, prej lat. signum)

    Qortoj, prej qartoj dhe kjo prej lat. certare

    Uratė, prej uroj dhe kjo prej lat. orare

    Trashėgoj, prej lat. transigare
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  11. #11
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    hahahaha sa i paafte qe je o derezi.

    Ne keshillin e Nikeas nga pjesemarresit u ngrit pyetja:
    Po cfare bente Zoti para krijimit te Botes ? -Pyetje qe ngeli pa pergjigje.

    Nje shekull me vone shen Agostini me ne fund e gjeti nje pergjigje:
    Zoti para krijimit po krijonte nje ferr te posacem ku te fuste ata persona qe bejne pyetje te tilla .

    Faltore>kishe>xhami

    Gjithe fjalet shqip qe kane te bejne me hyjnoren jane qartesisht parakristiane,do apo sdo zoti albo.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  12. #12
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    Varr ose vorr, prej lat. urna

    Pagėzoj, prej lat. baptizare

    Vaj, prej lat. oleum

    Shėnjt, prej lat. sanctus, (shėnjė, prej lat. signum)

    Qortoj, prej qartoj dhe kjo prej lat. certare

    Uratė, prej uroj dhe kjo prej lat. orare

    Trashėgoj, prej lat. transigare
    Po shpikje shume te bukura.

    Pagezoj vjen nga Page-pagese e ska lidhje me baptizare. Kuptimi fillestar i pagezoj vjen nga oferta qe i behet hyjnise,pastaj me kristianizmin mori kuptimin e pagezimit.

    Vaj vjen prej shqipes Uj. si Vaji i ullirit ashtu edhe Vaji ne kuptimin qaj.

    Shenjte vjen prej shenje e vete fjala shenje vjen prej sheh-shoh e sheh vjen prej sy.

    Urate vjen prej Ur e perdorej per prifterinjte pagane te cilet ishin lidhja e njeriut me Hyjnoren,pra ura e njeriut per te shkuar tek Hyjnorja.

    Keto jane qartesisht shqiptare e nese ka ngjashmeri me siguri kane kaluar nga shqipja ne greqishten e vjeter e prej saj ne latinisht e jo sipas mendyres apo me sakte menxyres tende.

    se harrova. Biblen nga greqisht ne latinisht e ka perkthyer Hieronimi i Ilirise, dmth vendas i Ilirise e nuk eshte aspak cudi qe fjale te ndryshme te kene kaluar ne fjalorin liturgjik latin prej shqipes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 11-06-2008 mė 15:46
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  13. #13
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Po shpikje shume te bukura.

    Pagezoj vjen nga Page-pagese e ska lidhje me baptizare. Kuptimi fillestar i pagezoj vjen nga oferta qe i behet hyjnise,pastaj me kristianizmin mori kuptimin e pagezimit.

    Vaj vjen prej shqipes Uj. si Vaji i ullirit ashtu edhe Vaji ne kuptimin qaj.

    Shenjte vjen prej shenje e vete fjala shenje vjen prej sheh-shoh e sheh vjen prej sy.

    Urate vjen prej Ur e perdorej per prifterinjte pagane te cilet ishin lidhja e njeriut me Hyjnoren,pra ura e njeriut per te shkuar tek Hyjnorja.

    Keto jane qartesisht shqiptare e nese ka ngjashmeri me siguri kane kaluar nga shqipja ne greqishten e vjeter e prej saj ne latinisht e jo sipas mendyres apo me sakte menxyres tende.

    se harrova. Biblen nga greqisht ne latinisht e ka perkthyer Hieronimi i Ilirise, dmth vendas i Ilirise e nuk eshte aspak cudi qe fjale te ndryshme te kene kaluar ne fjalorin liturgjik latin prej shqipes.

    Terminologjia kishtare shqiptare nė pjesėn dėrmuese tė saj, pėr tė mos thėn TĖRĖSISHT ėshtė e HUAZUAR prej latinishtes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 11-06-2008 mė 17:38
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  14. #14
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Etimologjia e segno-shenje

    http://www.etimo.it/?term=segno&find=Cerca

    sa interesante.
    Signum nuk ndahet ne sign-um sikunder eshte logjike por ne sig-num e gjithe kjo pse behet?
    Per ta lidhur me indoeuropianishten Sak qe do te thote ,them ,shfaq nje tjeter mendon se vjen nga sang- te jesh te formosh.

    Pra bordello per te evituar logjiken. Signum vjen nga shqipja shenj apo s(c)egn si shkruhet shenj me alfabetin e vjeter latin e ate te sotem italian.

    She-nj ne shqip vjen nga She(h),dicka qe sheh ,dicka qe dallohet me ane te shikimit. Marr ne shenje, apo shenoj,shenim pra te gjitha koncepte qe lidhen me shikimin ,qe shquhen me ane te shikimit.
    e vete she,sho(h),shi(ko) e shi(h)vjen nga sy(si ne jug) pasi eshte logjike qe me sy njeriu sheh apo shikon.

    E verteta ska nevoje per mbrojtes, pasi ajo nuk eshte e dobet e pambrojtur. Genjeshtra ka nevoje per mbrojtes.
    Kushdo qe ka 2 pare tru e shi-kon me si(y) se fjala sheh-nje eshte shqip e paster .
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Bamiresi - Ba-mire-si Mund te interpretohet fjale per fjale si bej mire. Pyetja lind, bej mire si kush? Ashtu sic e ka urdheruar Perendia.

    Ndje - Nje tjeter sinonim i fjales fal eshte edhe fjala ndje "me ndje mekatet" qe do te thote, me fal mekatet. Ndje eshte rrenja e foljes ndjej, qe perdoret vetem per te pershkruar ndjesine e shpirtit te nje njeriu.

    Zjarr - Nje tjeter fjale interesante ne shqip eshte edhe fjala zjarr. Zja-rri (Zoti-ja-rri) eshte pershkrimi i shfaqjes se Perendise Moisiut ne mal ne si nje shkurre e zjarrte. Nese ky interpretim do te ishte sadopak me baza, shqiptaret ne zjarrin shohin vete Perendine.

    Kupa - Ku-pa Ne kishe, fjala Kupe pershkruan Kupen e Shenjte qe mban trupin dhe gjakun eukaristik te Krishtit. Interesant me kete fjale eshte fakti, se kupa ne shqip e rrokezuar do te thote "(atje) ku pa" dhe Kupa e Shenjte do te thote "(atje) ku (u) pa i shenjti". Marrja e kungates nga i krishtere simbolizon marrjen e mistershme te gjakut dhe trupit te Krishtit, pra nje perjetim te misterit te Perendise.

    Meshiro - Me-shi-ro ne shqip do te thote "me shero" ku sherimi nenkupton clirimin nga e keqja qe me ka zene. Perdoret shpesh nga te krishteret ne lutjet e tyre: Meshiro o Zot, Meshiro o Zot, Meshiro o Zot!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-06-2008 mė 01:51

  16. #16
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ndje - Nje tjeter sinonim i fjales fal eshte edhe fjala ndje "me ndje mekatet" qe do te thote, me fal mekatet. Ndje eshte rrenja e foljes ndjej, qe perdoret vetem per te pershkruar ndjesine e shpirtit te nje njeriu.

    Kupa - Ku-pa Ne kushe, fjala Kupe pershkruan Kupen e Shenjte qe mban trupin dhe gjakun eukaristik te Krishtit. Interesant me kete fjale eshte fakti, se kupa ne shqip e rrokezuar do te thote "(atje) ku pa" dhe Kupa e Shenjte do te thote "(atje) ku (u) pa i shenjti". Marrja e kungates nga i krishtere simbolizon marrjen e mistershme te gjakut dhe trupit te Krishtit, pra nje perjetim te misterit te Perendise.

    Meshiro - Me-shi-ro ne shqip do te thote "me shero" ku sherimi nenkupton clirimin nga e keqja qe me ka zene. Perdoret shpesh nga te krishteret ne lutjet e tyre: Meshiro o Zot, Meshiro o Zot, Meshiro o Zot!

    Albo
    Ndje, prej lat. indulgere

    Kupa, prej lat. cuppa

    Mėshiro, prej lat. miserere
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  17. #17
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Albo, a kane ndonje baze keto qe thua me larte, apo jane interpretime te tuat?Jam kurioz.

  18. #18
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kup=qyp fjale e fondit indoeuropian qe nenkupton perkulje. Kupa e gjurit sepse eshte pika e perkuljes se kembes.

    Meshire fjale me prejardhje latine. Paganizmi nuk e njihte konceptin e meshires, o ishe bujar o falje dicka, meshire nuk i perket fondit parakristian. Zoti te ndjen e te fal kur ti i falesh,nuk te meshiron.

    Ndje prej shqipes Ndiej e biles perdoret si sinonim ne shqip, Me ndje ose me ndiej, ne kuptimin 'kuptome pse(e bera) e me fal'
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    Terminologjia kishtare shqiptare nė pjesėn dėrmuese tė saj, pėr tė mos thėn TĖRĖSISHT ėshtė e HUAZUAR prej latinishtes.
    Kjo teze eshte e parendesishme ne kete teme per dy arsye. Si nga kendveshtrimi shkencor, gjuha shqipe ne trungun e gjuheve indo-europiane eshte dega e pare e dale nga trungu, dhe gjuhet me prejardhje latine jane disa dege me lart. Llogjika te shtyn te besosh se ekzsiton edhe nje mundesi qe latinishtja te kete huazuar nga shqipja e jo anasjelltas. Ajo qe shtyn ty dhe shume studies te tjere te dilni ne perfundimin e mesiperm eshte thjeshte fakti qe latinishtja ka qene nje gjuhe shume here me e mirenjohur se shqipja.

    Por edhe sikur teza e ngritur qe shqipja ka huazuar nga latinishtja dhe jo anasjelltas te ishte e vertete, kjo eshte e parendesishme ne kete teme pasi interesi im ne kete teme nuk eshte eksplorimi i fjaleve te nxjerrja plotesisht, por eksplorimi i tradites. Shqiptaret i perdorin keto fjale ne traditen e tyre shume ndryshe nga italianet.

    Zvicra mbahet si vendi ku prodhohet cokollata me e mira ne bote, gjithe bota e njeh kete fakt si te vertete, por shume pak veta e dine qe materiali baze per prodhimin e cokollates nuk rritet ne Zvicer, por ne Afrike. Zvicerianet e importojne kete material dhe e bejne per vete duke prodhuar dicka qe embelson gojen e gjithe njerezve te kesaj bote.

    Albo, a kane ndonje baze keto qe thua me larte, apo jane interpretime te tuat?Jam kurioz.
    Keto jane kryekeput observime/interpretime te miat pa asnje baze "shkencore". Vlera e kesaj teme nuk jane se sa te verteta apo te gabuara jane interpretimet e mia me siper, por eksplorimi i gjuhes shqipe ne kontekstin e tradites shqiptare.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-06-2008 mė 12:14

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Zoteri - Zoti-ri, qe po ta marresh rrokje per rrokje do te thote "atje ku ri Zoti". Edhe ne gjuhe te tjera te botes gjejme perdorimin e ngjashem te fjales Zot edhe tek burrat, ajo qe eshte e vecante ne shqip, eshte fakti qe burri nuk krahasohet me Zotin, por eshte nje "Zot-mbartes" pasi ne te ri Zoti. Eshte tipike kjo me traditen e krishtere per "per te pare ikonen e Jisu Krishtit ne fytyren e cdo njeriu te kesaj bote".

    Zonje
    - Zo(t)-nje Fjala zonje ben dallim te dukshem nga fjala Zoteri, por ne trung te fjales eshte po Zoti. Kur e shqipton si fjale te duket sikur je duke thene "Zoti nje". Mesazhi qe percjell si fjale mund te jete i dyfishte "Zoti na beri nje" qe nenkupton krijimin e Eves nga brinja e Adamit, ose mesazhin tjeter "burre e grua jane nje". Pak a shume eshte i njejti mesazh pare nga dy kendveshtrime te ndryshme.

    Besim - Fjala besim rrjedh nga trungu i fjales besa dhe te le pershtypjen sikur eshte krijuar nga shkrirja e "besa ime".

    Tregoj - Tre-goj eshte nje sinonim i fjales rrefej. Kur e ndan ne rrokje do te thote "tre goje". Interesant eshte numri tre, mbase nje simbolike e Trinise se Shenjte? Apo nje ndjesi e shqiptareve per te mos genjyer perpara Trinise se Shenjte?

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  3. Pastėrtia e gjuhės shqipe nė media
    Nga murik nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •