Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Kjo teze eshte e parendesishme ne kete teme per dy arsye. Si nga kendveshtrimi shkencor, gjuha shqipe ne trungun e gjuheve indo-europiane eshte dega e pare e dale nga trungu, dhe gjuhet me prejardhje latine jane disa dege me lart. Llogjika te shtyn te besosh se ekzsiton edhe nje mundesi qe latinishtja te kete huazuar nga shqipja e jo anasjelltas. Ajo qe shtyn ty dhe shume studies te tjere te dilni ne perfundimin e mesiperm eshte thjeshte fakti qe latinishtja ka qene nje gjuhe shume here me e mirenjohur se shqipja.
    Ai degėzimi ėshtė njė paraqitje grafike proēesit tė krijimit tė gjuhėve me njė renditje alfabetike (ose gjeografike nė shumė raste) dhe jo kohore. Duhet ta kuptosh mė shumė si njė flow chart ku tė gjitha gjuhėt janė tė barabarta pėr nga shkėputja nga gjuha protoindoeuropiane - mėmė. Pėr tė treguar vektorin e huazimit ka njė shkencė tė tėrė qė quhet gjuhėsi dhe njė disiplinė shkencore qė quhet gjuhėsi krahasimtare me ligje e kompetencė. Njė fjalor etimologjik i shqipes do tė tė ndihmonte shumė.

    Por edhe sikur teza e ngritur qe shqipja ka huazuar nga latinishtja dhe jo anasjelltas te ishte e vertete, kjo eshte e parendesishme ne kete teme pasi interesi im ne kete teme nuk eshte eksplorimi i fjaleve te nxjerrja plotesisht, por eksplorimi i tradites. Shqiptaret i perdorin keto fjale ne traditen e tyre shume ndryshe nga italianet.
    Interesi yt tregon kryekėput njė kabalizėm nė interpretimin e traditės.

    Tregoj - Tre-goj eshte nje sinonim i fjales rrefej. Kur e ndan ne rrokje do te thote "tre goje". Interesant eshte numri tre, mbase nje simbolike e Trinise se Shenjte? Apo nje ndjesi e shqiptareve per te mos genjyer perpara Trinise se Shenjte?
    Tregoj, prej treg dhe kjo prej sllav. trЪgЬ
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  2. #22
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin



    Tregoj, prej treg dhe kjo prej sllav. trЪgЬ

    TRG - eshta huazim i sllaveve nga emertimi latin i qytetit Terg-[este], (qyteti i sotem i Trieshtes), qytet ilir i njohur per tregti.

    Bile, shkiet nese nuk jam gabim e kane edhe nje trajte me te gjate trzhishte

    ( - fjale qesharake - trzhishte)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 12-06-2008 mė 09:28

  3. #23
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    TRG - eshta huazim i sllaveve nga emertimi latin i qytetit Terg-[este], (qyteti i sotem i Trieshtes), qytet ilir i njohur per tregti.

    Bile, shkiet nese nuk jam gabim e kane edhe nje trajte me te gjate trzhishte

    ( - fjale qesharake - trzhishte)
    Po, ky ka qėnė mendim i Joklit.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  4. #24
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Madje, kur mendova me mire, treg mund te jete fjale shqipo-ilire, e te tjeret e kane huazuar prej nesh

  5. #25
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Madje, kur mendova me mire, treg mund te jete fjale shqipo-ilire, e te tjeret e kane huazuar prej nesh
    Sigurisht qe eshte shqipe e paster e vjen prej foljes me derg-u . terg-esht ,ishte emri i triestes sepse ishte qytet i njohur tregtar sidomos i tregtise se qelibarit ne kohet me antike. terg u be treg.

    Folja treg-oj nenkupton llafe tregu,lajme e thashetheme sepse tregu ka qene vazhdimisht vend informacioni.

    Leri llogjet e bizantinit,ai perfaqeson nje shkolle te vdekur tashme.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #26
    Mahnitem nganjėherė se si arrini ti shpjegoni shumė fjalė tė huaja nė shqip dhe tu nxirrni prejardhjen.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Lindje - Eshte interesant fakti qe shqiptaret perdorin te njejten fjale, lindje, si per te simbolizuar lindjen ne jete edhe per te simbolizuar nje orientim gjeografik. Atje ku "lind dielli" eshte Lindja.

    Perendim - Fjala perendim eshte shume me interes ne shqip si per nga forma edhe per nga mesazhi qe percjell. Perendimi i diellit perfaqeson Perendimin. Te bie ne sy qe ne rrenje te kesaj fjale eshte fjala Perendi, qe do te thote Zot. Kur e shqipton te krijohet pershtypja sikur thua "Perendia im". Po c'lidhje ka Perendia me perendimin e diellit? Ne syte e shqiptareve, perendimi i diellit mund te kete simbolizuar zbritjen e diellit nga kupa e qiellit, ne toke. Perendia mes nesh?

    Veri - Jug Interesant per fjalet veri jug ne shqip eshte aplikimi i tyre ne forme koordinatash hapesinore, por edhe ne raport me eren. Shqiptaret thone "po fryn veriu" qe nenkupton nje ere te forte e te ftohte, ose "po fryn juga" qe nenkupton nje ere te lehte e te ngrohte. Nje observim interesant qe behet ne shqip eshte fakti se Lindja dhe Perendimi jane fjale te dala nga konteksti esencial/qiellor i Zotit, kurse Veriu dhe Jugu jane ne kontekstin e veprimit te forcave te plotfuqishmit. Ne kopshtin e Edenit kur Perendia ecte ne prani te Eves dhe Adamit keta te dy nuk e shihnin me sy por e ndjenin pranine e Tij ne formen e eres qe u perplasej ne fytyre.

    Lumi - Ne fjalorin fetar te shqipes, gjejme edhe fjalen "lumerimet" qe eshte sinonim i fjales bekimet. Bie ne sy qe lumerimet ka ne rrenje te vete fjalen lume. Lumerimet biblike jane te lidhura me Hirin e Perendise me ane te te cilit shenjterohet jeta e nje besimtari. Interesant eshte koincidenca me profecine biblike te lumit me uje te kulluar qe buronte nga Tempulli i judenjve te Jeruzalemit dhe qe u perhap ne mbare boten. Ky vegim iu shfaq nje profeti para lindjes se Krishtit, dhe parashikonte ardhjen e Krishtit dhe permbytjen e kesaj bote jo me uje por me Hirin e Perendise. Lumerimet nuk jane gje tjeter vecse shuarja e etjes me ujin e ketij lumi. A e gjejme "lumin" ne fjalen lumerimet ne gjuhet e tjera te botes?

    Albo

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Ndihme Fjala ndihme eshte interesante pasi e gjejme te perdorur shpesh ne traditen fetare te krishtere mes shqiptareve. Kryesisht ne urimin "te qofte ndihme". Ky urim i jepet besimtarit qe sapo ka kunguar apo ka bere nje akt bamiresie ndaj Kishes apo ndaj komunitetit. Te bie ne sy ngjashmeria e fjales ndihme me fjalen ndjeme. Me ndihmo dhe me ndje, tingellojne shume ngjashem. Te krijohet pershtypja se ndihma per te cilen flasin shqiptaret brenda tradites eshte ndjesa e mekateve nga Perendia.

    Trinia Fjala Trini perdoret per te identifikuar Perendine Triun, Atin Birin dhe Shpirtin e Shenjte. E gjejme ne forme te ngjashme edhe ne gjuhe te tjera te huaja, por ajo qe e vecon kete fjale ne shqip eshte se si shqiptaret kane dale me fjalen Trini per te pershkruar te parrefyeshmin, Zotin. Tri-ni tingellon si Tri-Nji qe nese do te guxonim ta shqiperonim ne kontekstin theologjik: Tri ne Nji, tre personat e Trinise se Shenjte qe ndajne nje esence, nje natyre dhe jane te pandare nga njeri-tjetri.

    Grua - Fjala grua ne shqip eshte shume unike dhe te vetmen fjale te ngjashme ne shqip kemi fjalen "grure". Te kete valle ndonje urre lidhese ose ngjashmeri midis ketyre dy fjaleve? Simbolika eshte shume e goditur ne fakt. Gruri simbolizon jeten ne dy forma: mbajtjen gjalle te frymes me ane te miellit e bukes qe behet nga gruri; shumimi i njerezve, lenia e pasardhesve te shumte: "u shtofshi si grure" eshte nje nga urimet qe pleqte e moshuar shqiptare ende urojne nje cift te ri apo nje grua qe sapo lindi. Gruaja nga ana e saj eshte mbartese e jetes, ajo lind dhe sjell nje jete te re ne kete bote. Ajo kujdeset, ushqen dhe gezon burrin dhe familjen me femijet qe sjell ne jete. Ashtu si nje kokerr e vogel gruri rritet e jep nje kallep plot me fara gruri, ashtu edhe nje grua e vetme sjell ne jete shume femije.

    Burri - Ne pamje te jashtme, eshte paksa e veshtire te gjesh nje fjale te ngjashme apo origjinen e fjales burri. Nje fjale e ngjashme me te ne shqiptim ne shqip eshte edhe fjala "burim", qe nenkupton nje pikenisje, nje origjine, nga ku buron/rrjedh uji. Ka ndonje simbolike te dallueshme midis burrit dhe burimit? Duke qene si burimi i ujit per shqiptaret eshte pare si nje burim i jetes, pasi pa uje nuk ka jete rreth e perqark, po ashtu edhe roli i burrit ne familjen shqiptare eshte primar dhe qendror. Ashtu si te gjithe njerezit shkojne ne burim per te shuar etjen, ashtu edhe te gjithe pjesetaret e familjes perplasen tek burri/babai i tyre per cdo problem.

    Albo

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gjurmet e besimit te popullit shqiptar ne gjuhen shqipe

    Gjuha shqipe ėshtė gjuhė relativisht e varfėr pėrsa i pėrket fjalorit. Kjo ėshtė tipike e ēdo gjuhe tė lashtė, jo detyrimisht vetėm gjuhės shqipe. Por ajo qė bie nė sy, ėshtė krijimi i fjalėve tė reja nga bashkimi i dy ose mė shumė fjalėve. Pra fjalėt e reja qė i shtohen fjalorit tė gjuhės shqipe janė bashkime fjalėsh primitive tė shqipes. Ajo qė bie shumė nė sy ėshtė pikėrisht roli parėsor qė botėkuptimi shpirtėror i popullit ka luajtur nė krijimin e kėtyre fjalėve.

    Mirėnjohje - kjo fjalė pėrbėhet nga bashkimi i dy fjalėve, e mira + njohja. Pra kuptimi qė pėrcjell ėshtė: njohja e sė mirės. Ēfarė na mėson Shkrimi i Shenjtė nė Bibėl: "Vetėm Zoti ėshtė i mirė, askush tjetėr." Pra kjo fjalė nėnkupton qė personi qė tregon mirėnjohje ndaj ndihmės sė dikujt tjetėr, dėshmon qė ėshtė njohės i sė mirės, njohės i Zotit. Zoti jeton brenda tij. Cilėt njerėz janė mosmirėnjohės? Ata qė nuk e njohin Zotin.

    Mosmirėnjohje - Mos - mirė - njohje. Njeriu qė zgjedh tė mos e njohi apo shohi tė mirėn qė dikush tjetėr bėn pėr tė. Kjo fjalė pėrdoret nė raportin mes njerėzve nė shoqėri, por pėrdoret edhe pėr tė pėrshkruar raportin e njeriut me Zotin. Njeriu mosmirėnjohės ėshtė njeriu qė nuk e njeh Zotin. Zoti nuk jeton e nuk strehoet brenda zemrės sė tij/saj.

    Mirėkuptim - Mirė - kuptoj. E kuptoj tė mirėn. E kuptoj atė qė Zoti mė mėson. Kėtu shpirtėrorja, njohja e Zotit me anėn e zemrės, arrin tė ndriēojė edhe mendjen e njeriut. Drita e Zotit nė zemėr ndriēon edhe mendjen e njeriut qė ai tė kuptojė tė mirat e mėsimet e Zotit.

    Keqkuptim - Keq - kuptim. Nė zhargonin e pėrditshėm tė shqipes, kjo fjalė pėrdoret pėr tė pėrshkruar njė mosmarėveshje mes dy apo mė shumė njerėzish. Por ajo qė bie nė sy nė kėtė fjalė, ėshtė botėkuptimi i shqiptarėve i ngritur mes konfliktit tė sė mirės dhe sė keqes. Pėrsėri, njė shembull mė shumė ku vetėdija shpirtėrore e kėtij populli, manifestohet edhe nė botėkuptimin e botės sė jashtme tė tyre, e vetė gjuhėn shqipe.

    Mosmarveshje - Mos - marrje - vesh. Pėrsėri, shqiptarėt krijojnė njė fjalė tė re nga bashkimi i tre fjalėve primitive tė shqipes. Por edhe ky proēes nuk ėshtė i pakuptimptė. Pėr shqiptarėt, mosmarrveshja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse proēesi i mos kuptuarit i fjalėve qė hyjnė nė vesh. Ky ėshtė kuptimi primitiv i fjalės, por kuptimin shpirtėror tė saj e gjeni nė fjalėt e Jisu Krishtit: "Do tė dėgjojnė e nuk do tė kuptojnė!" apo "Ata qė kanė veshė, le tė dėgjojnė!". Kuptimi shpirtėror i fjalės nėnkupton: tė mos kuptosh atė qė Zoti tė tregon me fjalė.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (12-12-2022)

  11. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gjurmet e besimit te popullit shqiptar ne gjuhen shqipe

    Fryma - Rrenja e kesaj fjale eshte folja "fryn" qe shqiptaret e perdorin per eren: fryn era, fryn nje fllad, fryn veriu, fryn juga. Pra fryma eshte si era, leviz, e ndjejme por eshte e padukshme nga syri ne balle. Fry + ma. Rrokja tjeter "ma" mund te interpretohet si versioni i shkurter i fjales mama, ose edhe si mal. Fryma mund te interpretohet si "era e malit". Ne traditen judeo-kristiane, Zoti jeton ne malin Sion. Per shqiptaret, fryma vjen si era nga Mali i Zotit. Nė traditėn shqiptare gjejmė edhe shprehje idiomatike si "mu bė zemra mal", qė do tė thotė, u gėzova pa masė. Zemra ėshtė vendtakimi i shpirtit tė njeriut me Zotin nė lutje, sipas traditės sė krishterė.

    Frymėmarrje - Proēesi i marrjes frymė nė shqip quhet frymė-marrje. Kjo nxjerr nė pah njė aspekt tjetėr tė frymės, faktin qė Fryma e Zotit ėshtė jetėdhėnėse pėr njeriun. Jetojmė me frymėn e Zotit. Marrim frymė nga Fryma e Shenjtė e Zotit.

    Frymėzim - Kjo fjalė ėshtė gjithashtu shumė kuptimplotė pasi e ndarė nė rrokje frymė-zim tė lė tė kuptosh qė jemi zėnė/pushtuar nga Fryma e Shenjtė. Dhe kjo na bėn tė mundur qė tė ushtrojmė fuqinė tonė shpirtėrore krijuese si njerėz. Interesant nė botėkuptimin shqiptar ėshtė se fuqia krijuese nuk shihet thjeshtė si talent i lindur i njeriut, por si njė frymėzim shpirtėror, si njė dhuratė e hirshme e Frymės sė Shenjtė jetėdhėnėse e Zotit.

    Frikė - Fjala frika apo frikė, po ta ndash nė rrokje, duket sikur tė lė tė kuptosh qė "fryma + iku". Kur ėshtė njeriu i frikėsuar? Vetėm kur Fryma e Shenjtė e Zotit e ka braktisur atė.

    Ferr - Kjo fjale pershkruan vendin e tmerrshem ku perfundojne shpirtrat e njerezve pas vdekjes qe nuk besuan ne Zot dhe nuk u penduan e kerkuan meshiren e Perendise per mekatet e tyre ne kete jete. Interesant ne traditen shqiptare eshte qe kjo fjale ka edhe kuptimin e ferrave me gjemba. Ferrat nė pyll janė pengesa pėr levizjen e njeriut. Pra ferri pėr shqiptarėt ėshtė njė vend ku shpirtrat e njerėzve janė kapur e nuk lėvizin dot nga ai vend.

  12. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Gjurmet e besimit te popullit shqiptar ne gjuhen shqipe

    - Fjala zė ėshtė njė fjalė e lashtė origjinale e gjuhės shqipe, dhe ka dy kuptime tė ndryshme nė pėrdorimin e saj. Zėri qė del nga goja e njeriut. Dhė zė si sinonim i kap, pushtoj. Mė zė frika, mė zė gjumi, mė zė dhimbja. Ajo qė mė bie nė sy ėshtė qė shumė pak fjalė nė shqip fillojnė me shkronjėn Z. Dhe nė krye tė listės ėshtė fjala Zot. A ka lidhje vallė fjala "zė" me Zotin? Le ti hedhim njė sy se si shqiptarėt e pėrdorin kėtė fjalė.

    Zėri - kjo fjalė tingėllon si "Zoti im ri". Mėsojmė nga Bibla se njė nga format se si Zoti (Ati i Trinisė sė Shenjtė) iu shfaq njerėzve ishte pikėrisht si njė zė nga qielli. Kur Krishti u pagėzua nga Joan Pagėzori nė lumin Jordan, njerėzit e pranishėm dėgjuan njė zė qė erdhi nga qielli: "Ky ėshtė Biri im i dashur me tė cilin jam i kėnaqur!" Forma me tė cilin Zoti komunikoi me njerėzit ishte zėri i tij.

    - Ajo qė bie nė sy nė kuptimin e dytė tė kėsaj fjale, kapjen, ėshtė se pėrdoret vetėm nė raport me njeriun. Mė zė frika, mė zė gjumi, mė zė dhimbja, mė zė meraku, janė tė gjitha atribute tė brendshme apo tė jashtme tė njeriut; ana shpirtėrore dhe ana fizike/trupore e tij. Dhe kėto shqiptari gjithmonė i ka parė si veprime tė energjive tė Zotit mbi tė: afrimi apo largimi i Zotit prej shpirtit tė tij. Unė nuk njoh ndonjė gjuhė tjetėr ku e njėjta fjalė qė pėrdoret pėr zėrin tė ketė edhe kuptimin tjetėr tė kapjes apo pushtimit nga njė ndjenjė/dhimbje/gėzim. Kjo na mėson se tė parėt tanė e kanė parė zėrin si njė manifestim tė fuqisė sė Zotit nė jetėn e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-06-2023 mė 22:13

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  3. Pastėrtia e gjuhės shqipe nė media
    Nga murik nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •