Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Bledi Llangozi

    LARG PERĖNDIMIT

    Cikėl poetik nga Bledi Llangozi

    Ishte njė ēast krejt i veēantė. Ēast ngjethės, prekės, ēast qė tė shtang. Prindi nxjerr nga ēanta dorėshkrimet e tė birit. Ishte krijuesi Thanas Llangozi, i cili mbart nė shpirt plagėn e madhe tė ndarjes nga jeta e tė birit nė njė moshė kur ndiqte ngjyrat fluturake tė pranverės. Njė fletore e shkruar me kujdes, me njė shkrim tė bukur, tė qartė, me ndonjė korigjim ku dhe ku, i cili mė kujtoi fletoret e mia tė ndaluara, tė fshehura deri nėpėr purtekat e plevicės nė njė kohė tė frikėshme. Paēka se iku shpejt, Bledi 18- vjeēar la pas pavdekėsinė e tij: vėllime tė tėra me poezi dhe piktura tė mrekullueshme. Me plot bindje them se ishte njė talent i mrekullueshėm, qė perėnditė, ndoshta e patėn zili dhe e muarėn pranė tyre. Shpresa e tij pėr t’u kthyer nė atdhe, tė cilit i kėndoi me njė dashuri e frymė ėngjėllore, humbi pėrgjithnjė njė ditė papritur nėn dallgėt e detit tė brigjeve tė begata tė Halkidhikisė.
    Ziko Ll. Kapurani.



    Ē’ ishte?

    Ē’ishte vallė ai mendim?
    Nga erdhi e ku mė gjeti,...
    Ishte shpresė, apo besim,
    Pse mė dha njė rrugė derti?

    Ah, ti hije e varfėrisė,
    Pse mė ngre nga vėndi im,
    Nga pragu im i dashurisė,
    Nga gjej prehje dhe gėzim?

    Pse mė hedh nė shtegėtim,
    Mė ēon atje ku s’ka mėshirė,
    Ku s’ka shpresė, as besim,
    Ku humbas nė shkretėtirė?!...

    Tokės

    U dehėm prej tokės,
    Prej nektarit, aromės,
    I biem nė gjunjė,
    Ajo ėshtė Zoti ynė.

    Dhe ajo fort na deshi,
    Nėnė princeshė ish
    Djersėn ne i derdhim,
    Na e kthen shumfish.

    Njė ēast

    Dimė si t’i bėjmė ballė jetės,
    Furtunės qė rrugėn na pret,
    Jemi nė shteg tė sė vėrtetės,
    Dhe pas tij njė ēast solemn.

    * * * *

    Nė aromėn e zjarrtė tė trendafilit,
    Ti shkel ngadalė si sorkadhe,
    Zgjon e ngre nga ēerdh’ e bilbilit
    Tinguj e diell pėr fush’ e male.

    Mė pas futesh nė pyll mė thellė
    Tė ngresh ēdo degė e ēdo fletė,
    Dritė e jetė pėr tė mbjellė,
    Dhe njė nektar me hap tė lehtė.

    Pika e lotit

    Pika e lotit m’u kėput
    Si thikė nė zėmėr u fut.
    Pėrmbi gjoks mė rrėshqiti
    Shpirtin thellė mė goditi.

    Zgjata dorėn qė ta kap
    Por gjithė trupit iu hap.
    As nuk munda qė ta prekja
    Lot’ i jetės ishte vdekja.

    U thye ėndra jonė

    U thėrres perėndive me zė, fuqishėm:
    “Ku ėshtė drita, buka e premtuar?”
    Ndoshta pėrgjigjen dhe ata s’e dinė
    Dhe mbetem mes rrugėsh i harruar.

    M’u vra, endra ime, e ndjej, u thye,
    I kthyem shpinėn si njė tabele tė rrėnuar,
    Sa me dhimbje, aq dhe me vdekje u lye,
    Me njė bojė tė errėt gjer nė grykė mbuluar.

    Fshatit

    Ka dalė aroma e tokės sė punuar,
    Mes parmėndės qė kali heq sertė,
    Mes djersės qė plaku i pėrvėluar
    Fshin ballin me shaminė rreckė.

    E gjitha si puhizė fluturake, e lehtė
    Mbuluar nga mundi e qielli i majit,
    Bujku ndajnatė nget rrugėn pėrpjetė,
    Aromėn e tokės t’i shpjerė fshatit.

    Endrat pėr atdhe

    Drejt asaj jam nisur
    Ku s’gjej yll shpėtimi,
    Nė shpirt jam i grisur
    Krejt nga pikėllimi.

    Ku do tė vete i ēartur?
    Njė zot ndoshta e di,
    Di vetėm se i pėrmallur
    Do tė qaj pėr ty, Shqipėri!

    Njė dhimbje kam zėmrės,
    E nga rruga mė nxjerr,
    Vjen ti atdhe, dor’ e nėnės,
    E pėr krahu mė merr.

    Trishtimi e ka pushtuar

    Mbi trupin e vogėl tė njomzakut
    Shtrihet i hapur ēarēafi i vdekjes,
    Duart e tij si petalet e zambakut
    Duket se kėrkojnė dritėn e heshtjes.

    Dhe lotėt e thara duken tė qarta,
    Buruar nga zgavra e thellė e syve,
    Nė buzėt e mavijosura, tė akullta,
    Njė vjesht’ e trishtė rrjedh mes tyre.

    Endėr e plagosur

    Mė mbėshtjell, mė ngre nga vendi
    Ajo erė qė tymin e cigares mori,
    Sikur mė mallkoi nga plepi gjethi,
    E njė rrugė nė njė mall mė nxorri.

    Mė rėndon njė pyetje mbi shpinė
    Tok me njė ēantė mbushur djersė:
    Tė rri kėtu, nė tym tė shtyj ditėt,
    Apo t’ia mbath gjetkė me shpresė?

    * * *

    Nga pėrshkrimi i njė fytyre
    Dalin hallet njė nga njė.
    Mendimi e shpresa e tyre
    Janė ėngjėllorė pa zė.

    Kėtė mbrėmje

    Sa dua sonte me rrugėt e Korēės,
    Tė ngjitem gjer lart e tė zbres,
    Shtėpit’e ulta, me qiellin mbi kokė,
    T’i puth njė nga njė, tė qaj, tė qesh...

    Njė letėr

    Mė hodhi fati nėpėr rrugė,
    Pa adresė nėpėr udhėkryqe,
    Ndėrsa dera ime e drunjtė,
    Priste letėr, a trokitje.

    Gjyshes

    Krrusur mbi krevat me tespie nė duar,
    Ndjek me sy si lėvizin akrepat e orės,
    Sonte nga mėrzia aq shum’ e munduar
    Pėr uratėn e saj s’i vjen kush sė gjorės.

    Ngrihet ēalė ēalė dhe shkon nė dritare
    Hedh sytė gjer larg e mes thinjėsh hesht,
    Pėr ēudi, si vallė s’kujtohet njeri fare...,
    Mes njė psherėtime tė thellė pret e pret.


    I rraskapitur

    I raskapitur nga pesha e kohės
    Mė duket boshe bota pėrqark,
    Mė lėviz mbi zjar kafk’ e kokės,
    Dhe qetėsi nuk gjej dot aspak.

    Pėrpėlitem si zog i goditur,
    Nga njė ėndėr zgjohem sakaq.
    Dal jashtė me natėn e ligur,
    Tė endem me ‘tė posht’ e lart...

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Poezi te shkelqyera. Sa shume jete e dashuri per te. Sa thjesht e bukur, pa asnje maniere per tu perdredhur mes fjalesh pa kuptim. Lirike e holle, e mencur. Dhe vetem 18 vjec.
    ngushellime te thella babait qe ka humbur kete djale te rralle. I lehte i qofte dheu.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mondi,ke kryer nje mision te bukur.
    Blendi duhet te jetonte,por paska qene shkruar qe te humbiste jeten padrejtesisht dhe tani me keputet dicka brenda ne shpirt, teksa shoh Elmazin e shkrete cdo dite,se si i varet pikellimi ne sy e ne trup. Po behet cope qe te shohin driten e botimit te gjitha veprat e te birit,e po ja arrin qellimit pa ndihmen e kerrkujt. Zoti ia lehtesofte dhimbjen e te birit,duke i lexuar shpirtin e tij te bukur lirik,plot pasion e shprese per jeten....cdo dite.

    Mrekullueshem Mondi,bravo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •