Nga Bedri ĒOKU - Nuk e vė mė nė dyshim njeri nė Shqipėri, pse tranzicioni tek ne po zgjatet kaq shumė.Madje, edhe fėmijėt e shkollės, tė cilėt nuk e kanė idenė mė tė vogėl se ēka ndodhur nė diktaturėn komuniste, nga bisedat e tė rriturve thonė edhe ata se, nė Shqipėri po qeverisin spiunėt dhe tė korruptuarit. Kaq! Ata nuk e dinė ta shtjellojnė mė tej temėn, por ama, rrudhin buzėt vetvetiu sapo pėrmendin spiunėt. Ndėrsa pėr intervistėn e shkrimtarit tonė tė madh, Ismail Kadare, botuar nė gazetėn e pėrditshme Ballkan, nė dy data 7 dhe 8 Qershor 2008, me titull Pritet njė Ushtri e Shenjtė pėr rimėkėmbjen shpirtėrore tė Shqipėrisė, ēuditėrisht titull, qė ėshtė i denjė pėr kryeartikull i tė gjitha gazetave tė lira, qė botohen nė Shqipėri nuk jepet as nė faqen e parė, kaq shumė nė siklet i kishte vėnė botuesit e kėsaj gazete, pėr tė cilėt kam pėr tė thėnė fjalė shumė tė mira, sidomos pėr botimin e disa temave veēanėrisht tė ndjeshme, por njėkohėsisht edhe tė bezdisshme pėr qeveritarėt e tė gjitha ngjyrave gjatė kėtij tranzicioni, siē ėshtė ajo e tė persekutuarėve dhe tė burgosurve politikė nga regjimi komunist. Unė, Bedri Ēoku, ish i burgosur politik, kam pasur kritika dhe insinuata nga bashkėvuajtėsit e mi pse them fjalė tė mira pėr shkrimtarin Ismail Kadare, kur dihet qė ai ka qenė njė shkrimtar oborri nė diktaturė. Zotėri, unė jam nga ata njerėz, qė e dua Shqipėrinė dhe shqiptarėt me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre. I dua tė gjithė ata qė, siē thotė filozofi amerikan: Nuk ėshtė i mirė sepse ka qenė i mirė dhe ėshtė bėrė i keq, por ėshtė i mirė sepse ka qenė i keq dhe ėshtė bėrė i mirė. Pėr mua, shkrimtari ynė i madh dhe i nderuar nė tė gjithė botėn (kėto dy meritat skemi pse tia mohojmė, edhe nėse e kemi inat), me pėrmbysjen e diktaturės ėshtė i vetmi, nga e gjithė elita e nomenklaturės komuniste, qė i thotė gjėrat siē kanė qenė dhe siē fatkeqėsisht, ato janė. Ndaj e nderoj dhe e pėrgėzoj pėr kėtė gjė. As Lubonja, as Ngjela, as ndonjė tjetėr qė ka vuajtur nėpėr burgje dhe internime, tė cilėt, po si ai janė zogj klloēkash nga furriku i Bllokut komunist nuk e trajtojnė temėn e diktaturės, tė kriminelėve dhe tė viktimave tė saj siē e trajton shkrimtari Ismail Kadare. Kujtoni parathėnien e poetėve tė pushkatuar, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės, apo thirrjet e tij tė herėpashershme pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, duke filluar sefte me demaskimin dhe dėnimin e njerėzve qė drejtuan dhe menaxhuan tė gjitha krimet monstruoze nėpėrmjet sigurimit famėzi tė shtetit. Ndėrsa pėr artikullin nė fjalė, unė po pėrpiqem tė jap disa pasazhe tė tij, duke menduar se nė kėtė rast bėj mirė pėr ata, qė nuk kanė proftasur ta lexojnė, por edhe bėj mirė pėr ēėshtjen e madhe qė Kadare e ngre me guxim dhe shqiptarizėm nė kėtė intervistė tė rrallė e shumė tė ēmuar pėr shqiptarėt e lodhur e tė sfilitur gjatė kėtij tranzicioni tė stėrmundimshėm. Ja ēna thotė Ismail Kadare, pikėrisht kur, shqiptarėt po pėrgatiten ethshėm tė hyjnė nė NATO dhe BE, si asnjė komb tjetėr me kaq andralla dhe armiqėsia ndėr vete. Pyetjes se: A krijon probleme hapja e dosjeve (e bodrumeve tė errėta tė arshivės) nė Shqipėri?, ai i pėrgjigjet me shumė shqetėsim. Natyrisht qė krijon, thotė ai, por....Ky ėshtė njė problem serioz, me shumė peshė e pėrgjegjėsi. Ndaj, askujt nuk i lejohet qė pozitėn e tij superiore(thėnė ndryshe, pa dosje) ta pėrdorė nė mėnyrė abuzive pėr tė terrorizuar sikur tė ishte prokuror inferiorėt, (thėnė ndryshe, me dosje). Ndėrsa, pyetjes shumė tė rėndėsishme dhe me peshė tė madhe humanitare e patriotike, se: A mund tė ketė qasje njerėzore pėr ēėshtjen e errėt tė ish-spiunėve?, shkrimtari i nderuar i pėrgjigjet si njė at i dhimbshėm pėr bijtė dhe bijat e tij qė kanė braktisur rrugėn e zotit. Natyrisht qė ka, thotė me keqardhje. Por, sduhet harruar kurrė se kjo ushtri e trishtuar e ka dramėn e saj tė brendshme. Sepse, ėshtė rekrutuar me mėnyra mė ēnjerėzore qė mund tė pėrfytyrohen. Ėshtė kapur shumica e saj nė gracka nga mė makabret. Dhe, pėr tė qenė i drejtė me veten dhe ndėrgjegjen e tij, shkrimtari shton: Qasja njerėzore ėshtė ajo kur, sa mė shumė tė ndjeshėm tė jemi ndaj kėsaj katastrofe tė ndėrgjegjes, aq mė tė pandjeshėm na lejohet tė jemi ndaj atyre qė e kryen kėtė punė me zell, e aq mė tė ashpėr ndaj atyre qė e kryen tė njėjtėn punė pa i detyruar kush. Ndėrsa pėr ata qė e krijuan kėtė mjerim dantesk, qė pėrbėnin kupolėn e nomenklaturės sė kuqe, ata ska pse tė presin mirėkuptim. Sa mė i lartė ka qenė posti (i tyre), aq mė i madh bėhet faj, pėr tė arritur deri te maja e kupolės. I ndėrgjegjshėm, si shumica e shqiptarėve patriotė edhe ai ėshtė i bindur se: Nė Shqipėri duhet tė shkulet njė herė e pėrgjithmonė ideja e gabuar se, ishin si ishin udhėheqėsit, punėt e pista i bėnin vetėm spiunėt profesionistė. E vėrteta ėshtė fare ndryshe, sqaron ai. Mbi tė ashtuquajturit udhėheqės, jo vetėm rėndon krimi madhor, ai i krijimit tė kėsaj murtaje, por edhe nė njė rrafsh tė rrokshėm, kjo e ashtuquajtura elitė, i ka bėrė gjithmonė punėt e pista tė spiunimit. Qysh mė 1941, nė lindjen e partisė, krerėt e saj, u mėsuan tė denonconin njeri-tjetrin te Stalini, te Titoja, te jugosllavėt, te rusėt. Ndaj mė pas spiunimi u bė diēka familjare pėr ta , gjersa u kthye nė njė sistem zotėrues. Dhe pėr tė dhėnė mė qartė tablonė e kėsaj goditje me pėrgjegjėsi tė madhe kombėtare, ai shton: Nuk ėshtė fjala pėr dosje tė rėndomta spiunėsh, e as pėr denoncime tė vogla lagjesh, por pėr makinėn kryesore tė pėrgjimit e tė terrorit kundra letėrsisė dhe arteve. Ėshtė fjala pėr zyra tė Komitetit Qendror, pėr anėtarėt e tij, pėr anėtarė tė Byrosė Politike, pėr kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve e tė Artistėve tė Shqipėrisė, pėr gruan e diktatorit, pėr vetė diktatorin nė zyrėn e tė cilit pėrfundonin denoncimet. Dhe, i qartėsuar pėr vete se pse kėto gjėra nuk po marrin dėnimin e merituar nė njė shtet, siē thuhet, demokratik, pėr tu kumtuar tė tjerėve atė qė e mendon vetė, ai shton me vendosmėri: Mesa duket, pikėrisht kjo kapje pėr brirėsh e problemit, ky vizion nga lart, qė nuk i lė mundėsi nomenklaturės tė fshihet pas spiunėve tė thjeshtė, ka qenė njė nga arsyet e reagimit tė keq. As (tė pėrdorė) legjendėn aq shumė tė pėrhapur se ushtruan terror ngaqė ishin tė keqinformuar. As drejtuesit e institucioneve kryesore tė terrorit intelektual, nuk mund tė justifikohen se ishin tė detyruar nga lart tė bėnin ato qė kanė bėrė. Prandaj, tė dyja palėt janė tė pėrlyera gjer nė grykė, tė pleksura nė njė aleancė monstruoze, rrallėherė tė ndeshur nė histori.... Pastaj ngrihet vrullshėm mbi vete dhe na thotė: Kėtė vizion tė qartė, tė tablosė nuk mund ta jap, veē bota e dokumentacionit. Natyrisht, qė njė botė e ngritur mbi mashtrim dhe mjegull mbulese mė fort se ēdo gjėje i trembet dokumentacionit. Nė kėtė ndeshje oralitetit (thėnė ndryshe mjegullės mashtruese) nuk i mbetet veē humbja. Ky ėshtė edhe shkaku i panikut. Dhe shpjegon sesi shkrimtari i madh rus, Dostojevski, nė romanin e tij Djajtė e profetizoi makinėn e ardhshme tė terrorit komunist. Nė pėrmbajtjen e tė cilėt bėhet fjalė pėr katėr revolucionarė rusė qė mbytėn tė pestin, shokun e tyre pėr tu lidhur pastaj, pas kėsaj ngushtėsisht me njėri-tjetrin me anė tė tė fshehtės sė kėtij krimit. Ishte pikėrisht kjo lidhjeje nga sot e tutje qė do tė pėrcaktonte qelizat e revolucionit tė cilat do tė mbytnin botėn me gjak, ishte thelbi i romanit tė shkrimtarit tė madh rus, thotė Ismail Kadare. Dhe i dėshpėruar shton: Kori i bashkuar kundėr hapjes sė arkivave tė fshehta, ato qė janė kusht i domosdoshėm pėr ēdo demokraci e ēdo qytetėrim, tregon qartė sesa larg qytetėrimit ndodhet ende sot njė pjesė e shoqėrisė shqiptare....E keqja mė e madhe ėshtė kur kori i solidaritetit ai qė, jo vetėm ėshtė shpėrfillės ndaj viktimės, por haptas bėhet kundra saj, duke marrė nė mbrojtje shtypėsit. Merret me mend se nga ēnjerėz pėrbėhet ky kor. Sė pari, janė bashkėpunėtorėt nė krim ata qė, sipas profecisė sė Dostojevskit, i lidh e fshehta e denoncimit. Me kėta bashkohen njė tufė zyrtarėsh tė mesėm e tė lartė, tė cilėt dje ishin buka dhe kripa e diktaturės, e qė ende sot i gjen aty-kėtu nė jetėn e sotme politike, deputetė tė majtė e tė djathtė, kryetarė partish, anėtarė tė qeverisė, shefa, mbi-shefa e nėn-shefa pa fund. Njė shoqėri me ndėrgjegje tė gjymtuar, thotė shkrimtari, siē ėshtė sot njė pjesė e shoqėrisė shqiptare, gjėja e parė qė bėn kur dikush i vė pėrpara pasqyrėn pėr tė parė vetveten, ėshtė refuzimi i pamjes. Njė reagim i dytė dhe mė i keq, thotė ai, ėshtė pėrpjekja pėr ta thyer pasqyrėn. E mėsuar gjatė kėtyre 17 vjetėve me mjegullėn e mashtrimit dhe me dokrrat e kafeneve kjo shoqėri e ndjen veten kaq keq e tė pambrojtur pėrpara saktėsisė sė pamėshirshme tė dokumenteve. Dhe, do tė bėnte tė pamundurėn pėr tė penguar daljen e tyre apo pėr tė kufizuar veprimin e tyre shėlbues. Do tė donte shumė qė nė vend tė tyre, nė vend tė sė vėrtetės sė arkivave, tė vazhdonte nė Shqipėri surrogati i sė vėrtetės. Ky surrogat ėshtė njė mjet i vjetėr, i pėrdorur shumė herė nė periudha pas-tiranike. Mbulimi i drejtpėrdrejt i krimeve, zhdukja, djegia e dokumenteve, ėshtė pa dyshim mėnyra mė e ngutshme e kryer shpesh nė rrethana paniku. Dhe, qė surrogati thėnė ndryshe, mashtrimi, tė ngadhėnjej, i duhet patjetėr pushtimi i hapėsirės mediatike. Vėrshimi nė shtyp nėn pasaportėn e kujtimeve, i njė vale nostalgjie pėr kohėn e pėrmbysur dhe pėr personazhet e saj, ka shqetėsuar me tė drejtė pjesėn mė tė shėndosh tė opinionit shqiptar. Sdo tė kishte asgjė tė keqe nėse kėto dėshmi tė njerėzve tė ish nomenklaturės, qofshin edhe ata tė kupolės komuniste, qofshin rojet e tyre, hetuesit, madje torturuesit, do tė tregonin tė vėrtetėn. Mirėpo, me pėrjashtime tė rralla, rrėfimet e tyre skanė lidhje fare me tė. Tabloja rozė, qė del prej tyre ėshtė fyerje e rėndė pėr vuajtjet e kėtij populli. Sė fundi, duke qenė njė intervistė e gjatė, shumėfaqėshe unė mendoj se ēka mė interesonte nga thėniet e Kadaresė, ndoshta jo tė gjitha ato qė atij do ti kishin pėlqyer mė shumė, i thashė. Gjithsesi dėshira ime ėshtė kjo qė ėshtė dhe kėrkoj ndjesė nėse nuk pėrmenda tė gjitha mendimet e tij shumė tė vyera, megjithatė po e mbyll kėtė shkrim me fjalėt pėrmbyllėse tė intervistės sė tij. Me kėtė gjendje tė frikshme morale, Shqipėria nuk mund tė quhet sot njė vend i lirė dhe sovran. Nė kėto kushte liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund tė jenė veēse virtuale. Brezit tė ri shqiptar qė po hyn nė jetė, i bie barra historike e njėmendėsimit tė tyre. Me fjalė tė tjera: Ta rifitojė Shqipėrinė! Jo ēdo brezi mund ti bjerė njė shans i tillė.
Krijoni Kontakt