Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 129
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjet e konfirmuara nga MPJ

    Në këtë faqe paraqiten reagimet ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Bashkimi Evropian deklaroi se njohja e Pavarësisë së Kosovës varet nga shtetet në veçanti, pra, shtetet do të vendosin individualisht rreth pranimit të Kosovës si shtet. Në këtë rast shumica e shteteve u deklaruan se janë të interesuara për njohjen e Republikës së Kosovës, por disa shtete si Rumania, Sllovakia, Spanja e Qiproja vendosën të mos e njohin Kosovën si shtet për një të ardhme të afërt.

    Nga 5 shtetet, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia e kundërshton haptazi, dhe Kina qëndron në pozicion të paqartë, që më shumë ka gjasa se do të abstenojë.

    Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ja edhe Lista e Shteteve qe e Kane Njohur Pavarsine E Kosoves:

    Muchas gracias!!! Costa Rica (February 17, 2008)
    Thank you very much!!! United States (February 18, 2008)
    Merci beaucoup!!! France (EU) (February 18, 2008)
    Tashakkur! Merci!!! Afghanistan(February 18, 2008)
    Faleminderit shumë!!! Albania (February 18, 2008)
    Çok tesekkür ederim!!! Turkey (February 18, 2008)
    Thank you very much!!! United Kingdom (EU) (February 18, 2008)
    Thank you very much!!! Australia (February 19, 2008)
    Merci! Jërëjëf!!! Senegal (February 19, 2008)
    Dankeschön!!! Germany (EU) (February 20, 2008)
    Liels paldies!!! Latvia (EU) (February 20, 2008)
    Mange tak!!! Denmark (EU) (February 21, 2008)
    Tänan!!! Estonia (EU) (February 21, 2008)
    Grazie Mille!!! Italy (EU) (February 21, 2008)
    Merci! Danke!!! Luxembourg (EU) (February 21, 2008)
    Muchas gracias!!! Peru (February 22, 2008)
    Dank u! Merci! !!! Belgium (EU) (February 24, 2008)
    Dziekujemy!!! Poland (EU) (February 26, 2008)
    Danke! Merci! Grazie! Grazia figt!!!! Switzerland (February 27, 2008)Dankeschön!!! Austria (EU) (February 27, 2008)
    Go raibh maith agat! Thank You!!! Ireland (EU) (February 29, 2008)
    Tack så mycket!!! Sweden (EU) (March 4, 2008)
    Dank u wel!!! Netherlands (EU) (March 4, 2008)
    Takk fyrir!!! Iceland (March 5, 2008)
    Hvala lepa!!! Slovenia (EU) (March 5, 2008)
    Kiitos! Tack!!! Finland (EU) (March 7, 2008)
    どうも有り難うございます!!! Japan (March 18, 2008)
    Thank You! Merci!!! Canada (March 18, 2008)
    Merci beaucoup!!! Monaco (March 19, 2008)
    Nagyon köszönjük!!! Hungary (EU) (March 19, 2008)
    Hvala lijepa!!! Croatia (March 19, 2008)
    Много Благодаря!!! Bulgaria (EU) (March 20, 2008)
    Dankeschön!!! Liechtenstein (March 25, 2008)
    국민들에계 고맙습니다!!! Korea, Rep. (March 28, 2008)
    Tusen takk!!! Norway (March 28, 2008)
    Kommol tata!!! Thank You!!! Marshall Islands (April 17, 2008)
    Itûba!!! Nauru (April 23, 2008)
    Merci beaucoup!!! Burkina Faso(April 24, 2008)
    Labai ačiū!!! Lithuania (EU) (May 6, 2008)
    Grazie Mille!!! San Marino (May 11, 2008)
    Děkujeme vám!!! Czech Republic (EU) (May 21, 2008)
    Thank you very much!!! Liberia
    Tenki ya!!! Thank you very much!!! Sierra Leone(June 13, 2008)
    Muchas gracias!!! Colombia (August 6, 2008)
    Thank you very much!!!Belize (August 7, 2008)
    Grazzi hafna!, Thank you very much!!!Malta (EU) (August 21, 2008)
    Fa'afetai tele! Thank You!!!Samoa(September 15, 2008)
    Muito obrigado!!!Portugal (EU) (October 7, 2008)
    Mnogo Hvala! Faleminderit shumë!!!Montenegro (October 9, 2008)
    Многу Ви благодариме!!! Faleminderit shumë!!!Macedonia (October 9, 2008)
    !!!شكراً جزيلاً United Arab Emirate (October 14, 2008)
    erima kasih!!!Malaysia (October 30, 2008)
    Thank you very much! Kili so chapur! Kelangan! Kulo maluhlap! Kam magar!!!Micronesia, Fed. Sts. (December 5, 2008)
    Muchas gracias!!!Panama (January 16, 2009)
    Varah bodah shukriyyaa!!!Maldives (February 19, 2009)
    Thank You! Sulang! Haparu ma hatawahi!!!!Palau (March 6, 2009)
    Thank you very much!!! Gambia, The(April 7, 2009)
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 08-04-2009 më 05:55

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Fakte dhe statistika të njohjes së Republikës së Kosovës

    Është njohur nga 42 (nga gjithsej 192) shtete anëtare të OKB-së, apo nga 21.88% e tyre.
    Është njohur nga 3 (nga gjithsej 5) shtete anëtare të përhershme të KS të OKB-së, apo nga 60% e tyre.
    Është njohur nga 5 (nga gjithsej 10) shtete anëtare të përkohshme të KS të OKB-së, apo nga 50% e tyre.
    Është njohur nga 20 (nga gjithsej 27) shtete të Bashkimit Evropian, apo nga 74.07% e tyre.
    Është njohur nga 21 (nga gjithsej 26) shtete të NATO-s, apo nga 80.77% e tyre.
    Është njohur nga 31 (nga gjithsej 56) shtete të OSBE-s, apo nga 55.36% e tyre.
    Është njohur nga 29 (nga gjithsej 47) shtete të Këshillit të Evropës, apo nga 61.7% e tyre.
    Është njohur nga 5 (nga gjithsej 57) shtete të Konferencës Islamike, apo nga 8.77% e tyre.
    Është njohur nga të gjitha vendet e G7.
    Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 69.48% të GDP-së botërore.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Shtetet që kundërshtojnë vendosmërisht njohjen e Republikës së Kosovës

    Rusia
    Serbia
    Sllovakia
    Argjentina
    Spanja
    Rumania
    Azerbajxhani
    Bosnja dhe Hercegovina
    Bjellorusia
    Qipro
    Gjeorgjia
    Kazakistani
    Moldavia
    Sri Lanka
    Vietnami

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Me te Kaltert Shtet qe e Kane Njohur Kosoven , Shtetet qe E Kundeshtojne Pavaresine e Kosoves me te Potokallet te Mbyllt

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e lexuar ne parlament

    17-02-2008


    Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

    Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

    Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

    Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

    Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

    Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

    Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

    Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

    Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

    Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

    Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

    Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

    Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

    Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

    2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

    3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

    4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

    5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

    6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

    8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

    9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

    11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

    12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 10-04-2009 më 13:42

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-07-2006
    Postime
    25
    Kisha Deshira Tu A Beja Nje Pyetje Sa Shtete Na Kan Njohur

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga Naidra Lexo Postimin
    Kisha Deshira Tu A Beja Nje Pyetje Sa Shtete Na Kan Njohur
    43 Shtete na kan njoftur.

    Vizito nihiere,

    http://www.rtklive.com/etc/shtetet.php
    http://www.kosovothanksyou.com/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    Qendi rrnofsh keto te dhena jan shum te kjarta
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Shtetet qe kan pranuar Republiken e Kosoves

    Pasi çdo dite Kosovën e njohin shtete te reja dhe duhet hapur tema te reja, po e hapi këtu një teme dhe për cdo shtet te ri te shkruajmë këtu.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    United States
    United Kingdom
    Germany
    France
    Italy
    Albania
    Afghanistan
    Australia
    Costa Rica
    Latvia
    Luxemburg
    Peru
    Senegal
    Turkey
    Denmark
    Estonia
    Poland
    Switzerland
    Austria
    Belgium
    Ireland
    Sweden
    Netherland
    Iceland
    Slovenia
    Finland
    Japan
    Canada
    Monaco
    Croatia
    Hungary
    Bulgaria
    South Korea
    Norway
    Lichtenstein
    Marshall Islands
    Nauru
    Burkina Faso
    Lithuania
    San Marino
    Czech Republic
    Liberia
    Siera Leone
    Belize
    Columbia
    Malta
    Samoa
    Portugalia
    Montenegro
    Macedonia
    United Arab Emirates
    Malaysia
    Micronesia
    Panama
    Maldives
    Palau
    Gambia
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 10-04-2009 më 13:43
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Gambia njeh pavarësinë e Kosovës



    Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, ajo kishte paralajmëruar dhe premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj. Ky premtim është realizuar dhe Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur sot, ambasadës së Kosovës në Uashington, nga ambasada e Gambias po në Uashington.
    Republika e Gambias është shteti i 57 që e ka njohur Kosovën.
    Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përpos daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin, njofton Zyra për informim pranë MPJ të Republikës së Kosovës. /RTK/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Njohje te reja te shtetit te Kosoves

    Gambia njeh Kosovën

    Nga Shpend Limoni më 07.04.2009 në ora 19:04
    "…Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës…"
    Republika e Gambisë ka njohur pavarësinë e Kosovës duke e ngritur në 57 numrin e njohjeve.

    Njohja nga ky shtet i vogël i Afrikës është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila e ka radhitur atë në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë.

    Kjo njohje është paralajmëruar para disa ditësh në New York gjatë takimit të Ministrit Hyseni me ambasadoren e Gambisë në OKB Susan Waffa-Ogoo.

    Në një njoftim për media nga MPJ thuhet se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet i është i bërë i ditur të martën ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias atje.

    “Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, Susan Waffa-Ogoo, kjo e fundit kishte paralajmëruar dhe njëherazi premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj. Ky premtim është realizuar dhe Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur të martën, ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias po në Uashington.

    Republika e Gambias është shteti i 57 që e ka njohur Kosovën. Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përpos daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin.




    http://kosovothanksyou.com/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kerkoi falje nga antari MmEeTtIi qe e ka hap ket tem
    me par se une dhe une se kam vrejtur
    dhe kerkoi nga moderatoret qe ta mbyllin ket temen time

    tema e hapur pak ore me pare nga antari me nofken MmEeTtIi
    http://www.forumishqiptar.com/showth...63#post2219863
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    "…Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës…"


    Binjaku i Kosovës
    Republika e Gambisë bëhet shteti i 57 që njeh pavarësinë. Ky shtet duket si një binjak afrikan i Kosovës. Madhësia territorit, numri i popullsisë, dhe përkatësia fetare janë disa karakteristika gati krejt të përafërta me ato të Kosovës

    Nga Shpend Limoni më 07.04.2009 në ora 19:02


    Kosova është njohur të mërkurën nga Republika e Gambisë e cila ka njohur ngritur në 57 numrin e njohjeve.

    Gambia e cila ndodhet në Afrikën perëndimore kufizohet me Senegalin i cili po ashtu ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ky shtet afrikan ka disa karakteristika të cilat e bëjnë shumë të ngjashëm me Kosovën. Gambia është ish-koloni e Britanisë së Madhe që ka fituar pavarësinë më 1965, madhësia e territorit të saj është pak më e vogël se e Kosovës sikurse edhe numri i popullsisë.

    Shumica e rreth 1 milion e 700 mijë banorëve (rreth 90 përqind) të Gambias janë myslimanë.

    Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës njohja e Gambisë i atribuohet një takimi të Ministrit të Punëve të Jashtme Skënder Hyseni me Ambasadoren e Gambisë në OKB Susan Waffa-Ogoo.

    “Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, znj. Susan Waffa-Ogoo, kjo e fundit kishte paralajmëruar dhe njëherazi premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj”, thuhet në njoftim.

    Por, MPJ ka njoftuar se vendimi për njohje i është bërë i ditur ambasadës së Kosovës në Washington nga ambasada e Gambias atje, të mërkurën.

    “Ky premtim është realizuar dhe Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur sot, ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias po në Washington”

    Kosova deri më tash është njohur nga 57 shtete. Njohja e fundit ka ardhur nga Palau-shtet ishull në Pacifik.

    Çështja e njohjeve për një kohë të gjatë është pjesë e debateve se kush është meritor për njohjen e vendit nga shtete të ndryshme të botës.

    Gambia e njeh Kosovën

    Republika e Gambisë ka njohur pavarësinë e Kosovës duke e ngritur në 57 numrin e njohjeve.

    Njohja nga ky shtet i vogël i Afrikës është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila e ka radhitur atë në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë.

    Kjo njohje është paralajmëruar para disa ditësh në New York gjatë takimit të Ministrit Hyseni me ambasadoren e Gambisë në OKB Susan Waffa-Ogoo.

    Në një njoftim për media nga MPJ thuhet se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet i është i bërë i ditur të martën ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias atje.

    “Në një takim të veçantë dhe mjaft të frytshëm që ministri Hyseni pati më 26 mars me ambasadoren e Republikës së Gambias në OKB, Susan Waffa-Ogoo, kjo e fundit kishte paralajmëruar dhe njëherazi premtuar njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga qeveria e vendit të saj. Ky premtim është realizuar dhe Republika e Gambias e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës i është i bërë i ditur të martën, ambasadës së Kosovës në Uashington nga ambasada e Gambias po në Uashington.

    Republika e Gambias është shteti i 57 që e ka njohur Kosovën. Gambia ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës. Përpos daljes në Oqeanin Atlantik, Gambia është e kufizuar me Senegalin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    Po mire o Qendi, po ato ngjyrat me bojeqielli, si Arabia Saudite dhe Irani me Bangladeshin, pse jane me ngjyra te ndryshme..., po ato me ngjyre gri ?
    Si ta kuptojme kete harte, pra njohesit e pamvaresise se Republikes se Kosoves jane te ndare ne klasifikime, pra kategori...?!

  16. #16
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Citim Postuar më parë nga Qendi Lexo Postimin
    Me te Kaltert Shtet qe e Kane Njohur Kosoven , Shtetet qe E Kundeshtojne Pavaresine e Kosoves me te Potokallet te Mbyllt
    nuk i ke qartesuar ngjyrat??? po ngjyra gri per cilat vende eshte?
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  17. #17
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Ngjyra gri e dallon token, nga deti
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  18. #18
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Behgjet Pacolli: Komoret njohin Kosovën



    Behgjet Pacolli thotë se është njoftuar që Unioni i Komoreve ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli thotë se njohja pritet t'i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Unioni i Komoreve ka vendosur ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kështu i ka thënë gazetës lideri i AKR’së Behgjet Pacolli duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Më vonë do të njoftohet edhe Ministria e Jashtme e Kosovës por është definitive që Republika e Komores na njeh” ka thënë Pacolli.

    Pacolli thotë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme. “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh nuk e di”

    Pacolli ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë të këtij vendi gjatë qëndrimit në Doha para disa ditësh por pohon të ketë vizituar këtë shtet dy herë tjera.

    “Kjo është rezultat i punës sime 100 përqind këta të Ministrisë dyshoj se as kërkesë nuk i kanë bërë për njohje” ka thënë ai. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian. (Kospress)



    Hajde ishalla eshte e vërtete
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën




    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka marrë konfirmim nga autoritetet e shtetit të Komorës për njohjen e shtetit të Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 58 që njeh pavarësinë e vendit. Ky konfirmim ditëve në vijim do t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, ndërsa sipas tij edhe kjo njohje është rezultat i angazhimit për lobim në Konferencën e Ligës Arabe.

    Republika e Komores është shtet islamik ishullor që gjendet në Oqeanin indian, dhe kufizohet nga ujërat e Mozambikut dhe Madagaskarit. Kryeqyteti i saj është Moroni, ndërkaq përbëhet prej tre ishujve me sipërfaqe mbi 1.862 kilometra katror. Ajo ka një popullatë prej 800 mijë banorë, dhe është vendi i gjashtë për nga madhësia më e vogël e shteteve afrikane. Emri i saj rrjedhë nga fjala arabe qamar, që do të thotë hënë. Vendi zyrtarisht përbëhet nga tri prej katër ishujve kryesorë, Ngazidja, Mwali, Nzwani dhe Mahoré. Kryetari i AKR-së, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa në të gjitha takimet me autoritetet atje po lobon për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende.

    -----------------------------


    Pacolli: Komoret njohin Kosovën
    Behgjet Pacolli thotë se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli thotë se njohja pritet t'i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.

    Nga Shpend Limoni më 10.04.2009 në ora 19:02
    "…Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës…"
    Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu i ka thënë Gazetës Express lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Më vonë do të njoftohet edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, por është definitive që Republika e Komores na njeh”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli thotë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme.

    “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”
    Pacolli ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë të këtij vendi gjatë qëndrimit në Doha para disa ditësh, por pohon të ketë vizituar këtë shtet dy herë tjera.

    “Kjo është rezultat i punës sime 100 përqind. Këta të Ministrisë dyshoj se as kërkesë nuk i kanë bërë për njohje”, ka thënë ai.

    Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën




    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka marrë konfirmim nga autoritetet e shtetit të Komorës për njohjen e shtetit të Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 58 që njeh pavarësinë e vendit. Ky konfirmim ditëve në vijim do t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, ndërsa sipas tij edhe kjo njohje është rezultat i angazhimit për lobim në Konferencën e Ligës Arabe.

    Republika e Komores është shtet islamik ishullor që gjendet në Oqeanin indian, dhe kufizohet nga ujërat e Mozambikut dhe Madagaskarit. Kryeqyteti i saj është Moroni, ndërkaq përbëhet prej tre ishujve me sipërfaqe mbi 1.862 kilometra katror. Ajo ka një popullatë prej 800 mijë banorë, dhe është vendi i gjashtë për nga madhësia më e vogël e shteteve afrikane. Emri i saj rrjedhë nga fjala arabe qamar, që do të thotë hënë. Vendi zyrtarisht përbëhet nga tri prej katër ishujve kryesorë, Ngazidja, Mwali, Nzwani dhe Mahoré. Kryetari i AKR-së, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa në të gjitha takimet me autoritetet atje po lobon për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende.

    -----------------------------


    “Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Pacolli: Komoret njohin Kosovën
    Behgjet Pacolli thotë se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli thotë se njohja pritet t'i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.

    Nga Shpend Limoni më 10.04.2009 në ora 19:02
    "…Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës…"
    Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu i ka thënë Gazetës Express lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
    Më vonë do të njoftohet edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, por është definitive që Republika e Komores na njeh”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli thotë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme.

    “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”
    Pacolli ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë të këtij vendi gjatë qëndrimit në Doha para disa ditësh, por pohon të ketë vizituar këtë shtet dy herë tjera.

    “Kjo është rezultat i punës sime 100 përqind. Këta të Ministrisë dyshoj se as kërkesë nuk i kanë bërë për njohje”, ka thënë ai.

    Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •