Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 129
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pacolli zyrtarizon njohjen nga Komoret

    Nga Express më 18.05.2009 në ora 18:18
    Kosova është njohur sot edhe nga Republika e Komores. Kjo njohje ka ardhur nga lobimi i liderit të AKR`së, Begjet Pacolli, i cili ka mbajtur sot një konferencë për media. Pacolli pati konfirmuar para disa javësh për Express se është njoftuar që Unioni i Komoreve (Union of the Comoros) ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Pacolli ka shpjeguar se njohja pritet t’i konfirmohet edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.


    "…Republika e Komores praktikisht ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës…Unioni i Komoreve ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë për Express Pacolli, duke theksuar se atij i është konfirmuar njohja, ndërkohë që pritet që njoftimi t’i shkojë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Pacolli ka thënë se njohja nga Komoret është rezultat direkt i punës së tij me autoritet e atjeshme. “Ky është edhe rezultat i vizitës time në Ligën Arabe dhe gjatë qëndrimit në Doha. Kjo është vendosur kur do të vijë njoftimi në Ministri nuk e di. A do të ndodhë nesër apo pas disa ditësh, nuk e di”, ka thënë ai.

    Unioni i Komoreve ndodhet në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian, është 1862 km katrorë dhe ka 800 mijë banorë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Thaçi mirëpret ndihmën e AKR-së për njohje

    Nga Express më 15.05.2009 në ora 15:49
    Kryeministri Hashim Thaçi tha të premten se do të ndodhte mrekullia nëse partitë politike vetëdijesohen dhe afrohen për bashkëpunim për të lobuar për pavarësinë e vendit.

    Numri një i qeverisë tha se në këtë çështje personalisht është i gatshëm të bashkëpunojë me secilin lider të partive opozitare.

    Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj Aleancës Kosova e Re, e cila të enjten ka kritikuar qeverinë për mungesë të bashkëpunimit rreth lobimit për njohjen e pavarësisë së vendit.

    “U bëj thirrje të gjithë liderëve të partive, të japin kontributin e tyre në mënyrë që numri i njohjeve për vendit të jetë sa më i madh”, tha Thaçi.

    Kreu i qeverisë tha se lobimi duhet të jetë përkushtim i të gjithëve. Ai u shpreh se në këtë aspekt kontributi duhet të shkojë përmes institucioneve shtetërore. (KosovaLive)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Pacolli sjell dokumentin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ishujt Komore


    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka sjellë dokumentin zyrtar të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Ishujve Komore, për të cilën ka thënë se është një njohje pas një fushate lobuese të tij në këtë vend jugo-afrikan. Pacolli ka njoftuar edhe më herët për njohjen e Kosovës nga Ishujt Komore, ndërkaq kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.
    Pacolli ka paralajmëruar fushatë lobuese të mëtejme, ndërkaq ka njoftuar se së fundi ka zhvilluar takime në Lesoto, në Afrikën e Jugut, Keni, në Tanzani dhe në vende të tjera.

    Ditë më parë zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci, deklaroi se “Kryetari Pacolli gjatë turneut të fundit në El Salvador, në takimet me kryetarin e këtij vendi ka marrë premtimin se në datën e inaugurimit të presidentit, shteti i Kosovës do të njihet nga El Salvadori, më 1 qershor. Po ashtu Jordania në koordinim me Egjiptin do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por mbreti Abdullah, ka premtuar se edhe nëse Egjipti këmbëngulë për mosnjohje, Jordani do ta bëjë një gjë të tillë”, pat deklaruar zëdhënësi Geci.

    Zëdhënësi Geci po ashtu pat deklaruar se prioritet në agjendën dhe punën e zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re, mbetet lobimi dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, u tha sot në një takim për media të këtij subjekti politik. Zëdhënësi, Arbër Geci, bëri të ditur se lideri i AKR-së, po e vazhdon me sukses obligimin e tij kombëtar në lobimin për njohjen e Kosovës shtet. Ai njoftoi edhe për premtimet që i ka marrë lideri Pacolli për njohjen e Kosovës shtet nga vende të ndryshme të botës. /rtk/
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 27-05-2009 më 17:06
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    MPJ vërteton njohjen e Kosovës nga Ujdhesa e Komores

    Paralajmërimi i kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit për njohjen e shtetit të Kosovës, nga ana e Ujdhesës së Komores, është konfirmuar edhe zyrtarisht nga MPJ e Republikës së Kosovës.

    Prishtinë- Lobimi i kreut të AKR-së, Bexhet Pacolli dhe paralajmërimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ujdhesa e Komorëve është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës. Pacolli ia ka dorëzuar kësaj ministrie, notën verbale të njohjes së Kosovës nga Ujdhesa e Komores. “Unë nuk jam postier për të sjellë njohje, por kam punuar dhe kam insistuar që të marr njohjen e mos të lë aspak që dikush të mund të mendoj ndryshe”, tha Pacolli për mediat vendase.Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se është duke e vërtetuar notën e verbale të Komoros, e cila sot i arriti përmes personelit të Behxhet Pacollit.Pacolli e pranon se nota verbale i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, por insiston se Ishujt Komore atë e kanë pari si adresën më të mirë për ta sjellë në Kosovë edhe një njohje më shumë për Kosovën.

    Kjo nuk është hera e parë që Behxhet Pacolli publikisht shpall lajmin për njohjen e Kosovës. Ndërkohë, ai thotë se së shpejti do të sjell edhe njohje të reja. Kosova deri tash është njohur nga 59 shtete, duke përfshirë edhe Ujdhesën e Komores.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Estakfurulla. Rujem zot prej dyfytyrëshave.

    !!!شكراً جزيلاً
    Merci beaucoup!
    Marahaba mendji!
    Comoros


    !!!شكراً جزيلاً
    Bahrain

    Bahraini na paska njoft.

    MANAMA, MAY 19, (BNA)--BAHRAIN RECOGNIZED TODAY THE REPUBLIC OF KOSOVO AS AN INDEPENDENT STATE, A FOREIGN MINISTRY STATEMENT SAID.
    IT WISHED THE GOVERNMENT AND PEOPLE STABILITY, PROGRESS AND PROSPERITY. AOQ 19-MAY-2009 19:40
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #46
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Bahreini e njeh Kosovën e pavarur


    bahrain-flag Bahreini ka konfirmuar se e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë kështu vendi i 60 që e njeh Kosovën shtet. Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bahreinit që është postuar në agjencinë shtetërore të lajmeve BNA thuhet se duke marrë parasysh lidhjet kulturore dhe fetare në mes të popujve të të dy vendeve dhe respektit për dëshirën për pavarësi të popullit të Kosovës, mbretëria e Bahreinit njofton se ajo e njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur. / Shqipmedia/ /kosovathanksyou.com/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #47
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Llapi : Per mosnjohjen e Kosoves nga Egjipti , Mehmet Ali Pasha i ka fajet!
    Haj se behet mire, ngadale por sigurt se jemi lidh ku duhet dhe ka kush i shtyen keto pune tani.


    Me nderime per te gjitha shtete qe kane njohur Kosoven,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Bahrain njeh Kosovën

    Nga Express më 19.05.2009 në ora 22:18

    Në fundin e ditës kur Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi se Ishujt Komore e kanë njohur zyrtarisht Kosovën, erdhi edhe një njohje.

    Bahrain u bë vendi 60-të që njohu shtetin e Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Bahrain News Agency (BNA).

    “Duke u bazuar në lidhjet fetare dhe kulturore që i lidhin popullin e Mbretërisë së Bahrainit dhe popullin e Kosovës dhe duke e respektuar dëshiren e tij për pavarësi, Qeveria e Mbretërisë së Bahrainit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Bahrainit, transmeton BNA.

    “Bahrain i uron Qeverisë dhe popullit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet”, thuhet më tej.

    Mbretëria e Bahrainit është shtet në Lindjen e Mesme, me kryeqytet Manama (Al Manamah)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Faleminderit Bahreinit , pavarsin e Kosoves e ka pranu cdo musliman ne zemren e tija , andaj patjeter qe cdo shtet me popullsi shumic muslimane do ta pranon Kosoven.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Faliminderit Pacollit qe po lobon me shume se qeveria,kurse ministria e jashtme si duket per detyr e ka me u perla me pacollin

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Miliband: Njiheni Kosovën e pavarur

    Nga Express më 22.05.2009 në ora 9:34
    Pas mbështetjes që dha nënpresidenti amerikan, Joe Biden, për pavarësinë e Kosovës, një tjetër mik i Kosovës, kësaj radhe nga Evropa, Sekretari i Jashtëm Britanik, David Miliband, i ka kërkuar publikisht vendeve me popullsi shumicë myslimane për ta njohur Kosovën shtet të pavarur.

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Divid Miliband, këto i ka thënë gjatë një fjalimi me temën “Bashkëpunimi i jonë në të ardhmen; ndërtimi i koalicioneve dhe fitoret në të ardhmen” të mbajtur në Qendrën për Studime Islamike në Oxford, ku ka theksuar se duhet të këtë një bashkëpunim më të madh në mes botës perëndimore dhe asaj myslimane.


    Ai ka thënë se Britania fuqishëm mbështet reformat për një sistem ndërkombëtarë që institucionalizon marrëdhëniet e ngushta politike në mes vendeve perëndimore dhe atyre myslimane.

    APP ka raportuar se sekretari Miliban po ashtu ka kërkuar një bashkëpunim me të thellë në mes perëndimit dhe vendeve myslimane për rastin e Kosovës, i cili vend ka një popullsi myslimane prej 90 për qind.

    “Dhe ka rëndësi shumë të madhe që të jemi të involvuar dhe të sigurojmë pavarësinë e Kosovës dhe kështu të largohemi nga armiqësia e viteve ‘90 dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore dhe me perspektivë. Ne shpresojmë shumë që në Konferencën e Islamike që do të mbahet javën e ardhshme të mbështetet me një deklaratë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës”.

    Kosova deri me tani është njohur nga shteti më i madh arab, Arabia Saudite dhe njohje të tjera pritet që të vinë nga vendet që i takojnë besimit islam, sidomos nga vendet me shumicë myslimane që gjendet në bregun e Gjirit Persik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu e Thaçi mirëpresin kontributin e Pacollit

    Dy udhëheqësit e lartë të Republikës së Kosovës, Sejdiu e Thaçi, nuk kanë mohuar punën e Pacollit në çështjen e lobimit për Kosovën, ndërsa theksuan se pavarësia nuk është monopol i askujt, por është vullnet i qytetarëve të Kosovës.

    Prishtinë-Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi mirëpresin ndihmën e secilit lider politik për të ndihmuar në procesin e shtetndërtimit, duke konsideruar se secili ka obligim të punojë në të mirë të vendit. Ata nuk kanë mohuar punën e Pacollit në çështjen e lobimit për Kosovën, ndërsa theksuan se pavarësia nuk është monopol i askujt, por është vullnet i qytetarëve të Kosovës. Ditë më parë zyrtarët e lartë të AKR-së kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të autorizojnë kryetarin e këtij subjekti politik, z. Behgjet Pacollin, për ta përfaqësuar Kosovën në inaugurimin e presidentit të ri të El Salvadorit, shtet ky i cili sipas zyrtarëve të ARK-së ka paralajmëruar njohjen e Kosovës më 2 qershor. Presidenti Sejdiu tha se institucionet e Kosovës kanë takuar përfaqësuesit e El Salvadorit dhe kanë marrë mbështetjen e tyre dhe janë në angazhim të përhershëm dhe në kontakte me të gjitha vendet, në mënyrë të nxitjes për njohjen e Kosovës. Duke mos dhënë përgjigje definitive nëse do ta autorizojnë Pacollin për të përfaqësuar Kosovën në El Salvador, kryeministri Thaçi mirëpret angazhimin e gjithë lidershipit në Kosovë për të ndihmuar procesin e shtet ndërtimit. Ai tha se pavarësia nuk është monopol i askujt, por është vullnet i qytetarëve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum respekt Berish bashes.. per punen e madhe qe bejne per Kosoven..

    Basha kaq i ri dhe ka hyre ne Histori..

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hyseni: Shumë shpejt do të ndodhin njohje të reja për Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, gjatë agjendës vizitore në Nju-Jork,(gjatë takimeve me burrështetas) vlerëson se ka marrë premtime se shumë shpejt mund të ndodhin njohje të reja për shtetin tonë.

    Nju Jork, Republika e Kosovës është përfshirë nga një valë e re njohjesh të shtetësisë, ku në të njëjtën kohë janë dhënë sinjale për vazhdën e këtij procesi mjaft të rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë kontekst, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni po qëndron në Nju Jork, në një vizitë me karakter lobimi. Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Nju Jork, ministri Hyseni ka realizuar disa takime me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Skënder Hyseni ka pasur një takim të frytshëm me Përfaqësuesin e Përhershëm të Jemenit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah M. Alsaidi. Gjatë takimit, Ministri Hyseni ka folur për përparimin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë dhe ka kërkuar që Qeveria e Jemenit të shqyrtojë sa më parë njohjen e Republikës së Kosovës. Ambasadori Alsaidi, nga ana e tij, e ka siguruar Ministrin Hyseni se do të punojë personalisht që të përshpejtohet procesi i njohjes nga Qeveria e Jemenit. Gjatë takimit, Ambasadori Alsaidi ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk ka pasur alternativë dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ai gjithashtu ka thënë se rasti i Kosovës është një rast i pakrahasueshëm. Ministri Hyseni ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Timorit Lindor, Ambasadorin Nelson Santos. Ai e ka siguruar Ministrin Hyseni se çështja e Kosovës është lartë në agjendën e Qeverisë së Timorit Lindor, duke thënë se çështja e njohjes së Republikës së Kosovës nga Qeveria e Timorit Lindor është vetëm çështje kohe" dhe se është e qartë që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Një nga takimet që ministri Hyseni ka pasur në ditën e parë të qëndrimit në nju Jork, ka qenë edhe ai me përfaqësuesin e përhershëm të Egjiptit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Maged A. Abdelaziz. Gjatë këtij takimi, ministri e ka njohur ambasadorin Maged A. Abdelaziz me zhvillimet historike të Kosovës, duke u ndalur veçanërisht të konteksti i përgjithshëm i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, te trendët e njohjes së Republikës së Kosovës, te anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare dhe aspekte tjera të rëndësishme të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Nga ana e tij, Ambasadori Abdelaziz ka thënë se Egjipti është duke i përcjellë nga afër zhvillimet në dhe rreth Kosovës. Gjithashtu, Ambasadori egjiptian ka thënë se herët apo vonë Egjipti do t'i bashkohet vendeve që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Pakistanit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abdullah Hussain Haroon, Ministri Hyseni e ka falënderuar për mbështetjen e Pakistanit dhe votimin e rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike për Kosovën, si dhe ka përsëritur kërkesën e tij që Qeveria pakistaneze të shqyrtojë njohjen sa më parë të Republikës së Kosovës. Lidhur me qëndrimin e Qeverisë së Pakistanit, Ambasadori i këtij vendi është shprehur se ata përfundimisht e përkrahim kauzën e Kosovës. Në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Haitit në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Léo Mérorës, Ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Qeveria e Hatitit. Gjatë këtij takimi, Ministri Hyseni po ashtu ka folur për zhvillimet më të fundit dhe të arriturat në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke e njohur bashkëbiseduesin me progresin e gjithanshëm të shtetit më të ri të botës. Nga ana e tij, Ambasadori i Haitit shprehu bindjen e tij se Qeveria e Haitit shpejt do të vlerësojë drejtshmërinë e kërkesës për njohjen e Republikës së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #55
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    AKR: El Salvadori do ta njohë Kosovën më 2 qershor
    Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi ka bërë të ditur se El Salvadori do të njohë Kosovën më 2 qershor të këtij viti.

    Gashi, në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ka bërë të ditur se këtë lajm e ka marrë nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Nënkryetari i AKR-së ka thënë se Pacolli është ftuar në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, ku do të takohet edhe me presidentë të vendeve të ndryshme, ndërkohë që ka theksuar se do të ishte e udhës që Pacolli të autorizohet nga institucionet e Kosovës që ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në këto takime.

    AKR-ja me këtë rast ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, respektivisht Ministrinë e Punëve të Jashtme për pasivitet në lobimin për njohjet e pavarësisë së Kosovës.
    Ju lutem qe ne teme te sjellin nje shkrim vetem atehere kur te jete bere zyrtare nje njohje per shkak te ruajtjes se autenticitetit te temes
    Pra vetem kur te kete njohje zyrtare
    Per me shume mund te shkruani teke tema Lajmet e përditshme nga Kosova
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 27-05-2009 më 17:17

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ministri Hyseni dhe Ambasadorja e El Salvadorit Carmen Hernandez

    Hyseni vazhdon lobimin në New York
    Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka vazhduar fushatën e tij lobuese në Selinë e OKB’së në New York. Të enjten, ai është takuar me përfaqësuesit e El Salvadorit, Guyanës dhe Kenias.

    Nga Express më 28.05.2009 në ora 20:44
    Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, gjatë qëndrimit të tij në New York, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues në vendeve të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa përsëriti kërkesën për njohje të shtetit të Kosovës.

    Në një komunikatë për media të MPJ’së thuhet se Ministri Hyseni në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Arabisë Saudite në OKB, me ambasadorin Khalid Abdalrazaq Al Nafisee, e falënderoi për njohjen e shtetit të Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

    Hyseni i shprehu ambasadorit të Arabisë Saudite në OKB përkushtimin e Kosovës që në afat optimal të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve.

    Në serinë e takimeve në New York, Ministri Hyseni njoftohet se ka pasur një bisedë shumë përmbajtjesore me përfaqësuesen e përhershme të El Salvadorit në Kombet e Bashkuara, ambasadoren Carmen Hernandez.
    Në këtë takim, Hyseni ka përsëritur kërkesën për njohje, duke i bërë thirrje qeverisë së re që të marrë vendimin për njohje sa më parë që të jetë e mundur.

    Ndërsa, ambasadorja Hernandez ka njoftuar se çështja e njohjes së Kosovës ka qenë në agjendën e qeverisë së kaluar dhe është edhe në agjendën e qeverisë së re.

    Ministri Hyseni edhe në takimin tjetër me përfaqësuesit e përhershëm të Bangladeshit dhe Guyanës në Kombet e Bashkuara, kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga këto vende.

    Ministri, gjithashtu, ka folur në hollësi për zhvillimet dhe përparimin që ka bërë Kosova si dhe për rëndësinë e njohjes nga sa më shumë shtete dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    Ndërsa, nga takimi i ministrit Hyseni me përfaqësuesin e Kenias në Kombet e Bashkuara, Zachary D. Muburi Muita, ky i fundit ka shprehur besimin se “Kosova meriton të zërë dhe një vend në familjen e kombeve,” dhe e siguroi ministrin Hyseni se do t’ia përcjellë kërkesën për njohje qeverisë së tij. Ambasadori i Kenias në OKB është shprehur se e drejta për vetëvendosje është një e drejtë e patjetërsueshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jordani ёshtё duke shqyrtuar seriozisht njohjen

    Ministri i Punëve të jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, i cili po qëndron në Nju - Jork, në një vizitë me karakter lobues, në ditën e tretë ka vazhduar serinë e takimeve, me përfaqësues të vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

    Në këto takime ministri Hyseni, përpos se i ka njohur bashkëbiseduesit e vet me zhvillimet aktuale në Kosovë, me progresin që ka mbërritur Kosova në vitin e parë të pavarësisë, ka ripërsëritur gjithashtu kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Nё ditёn e tretё tё takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, Ministri Hyseni ka takuar pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Jordanit nё OKB, Ambasadorin Mohammed F. Al-Allaf.

    Ministri ka falёnderuar Ambasadorin jordanez pёr votёn nё mbёshtetje tё rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn. Ministri Hyseni, po ashtu ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohje nga Mbretёria e Jordanit.

    Ambasadori Al-Allaf, nga ana e tij, ёshtё shprehur se çёshtja e njohjes ёshtё çёshtje kohe, dhe e ka siguruar Ministrin Hyseni se, pavarёsia e Kosovёs “ёshtё duke u shqyrtuar seriozisht nga Qeveria e Jordanit”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ministri Hyseni u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Amr Moussa

    Në një takim të përzemërt dhe përmbajtësor në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, z. Amr Moussa. Në këtë rast, Ministri Hyseni i tha Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe se Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon.
    Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës. Sekretari i Përgjithshëm Moussa mirëpriti kërkesën e Ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt. Ministri Hyseni i kërkoi Sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj, njofton Zyra për informim pranë MJK.


    |/s.b & RTK staff /
    30 maj 2009 - 08:41:40
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pacolli pret njohjen nga Salvadori

    Aktiviteti i Pacollit është vlerësuar lartë nga dy udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të cilët çmojnë përpjekjet e liderit të AKR-së për sigurimin e sa më shumë njohjeve për shtetin e ri.

    Prishtinë-Kryetari i Aleancës Kosova e Re,(AKR) Behxhet Pacolli vazhdon lotimin për njohje të reja për shtetin e Kosovës.

    Në këtë kontekst, kreu i AKR-së, Pacolli, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të El Salvadorit, Mauricio Funes.

    Duke shfrytëzuar promovimin e presidentit të ri, z. Pacolli do të kërkojë nga kreu i këtij shteti që të njohë pavarësinë e vendit tonë.

    Sipas zëdhënësit të AKR-së në Prishtinë, Arbër Geci, i cili vlerëson se pritet që Pacolli të kthehet me letrat kredenciale për njohjen e shtetit të Kosovës nga El Salvadori.

    “Gjatë kësaj vizite kryetari i AKR-së do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues shtetesh të Amerikës Latine nga të cilët do të kërkojë njohjen e republikës së Kosovës”, vlerëson zëdhënësi Geci, duke shtuar se angazhimi i aktivitetit kombëtar të kreut të AKR-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Sipas z. Geci, AKR-ja nuk është në rivalitet më Ministrinë e Jashtme se cila vazhdon angazhimin e vet institucional për lobim duke siguruar më shumë njohje të Republikës së Kosovës.

    Aktiviteti i Pacollit është vlerësuar lartë nga dy udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të cilët çmojnë përpjekjet e liderit të AKR-së për sigurimin e sa më shumë njohjeve për shtetin e ri. Vet zëdhënësi i AKR-së, Arbër Geci thekson se në prill Pacolli kishte marrë një dokument zyrtar nga kryeministri Thaçi, me të cilinë edhe kishte kërkuar nga El Salvadori që ta njihte Republikën e Kosovës.

    Njohja e sa më shumë shteteve për pavarësinë e Kosovës është mjaft e rëndësishme për faktin se vendi ynë, pas anëtarësimit në FMN, do të aplikojë për anëtarësim edhe në institucione tjerë ndërkombëtare, të cilat paraprakisht kushtëzojnë anëtarësimin me numrin e njohjeve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tash shtohen njohjet

    Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se pas anëtarësimit në FMN dhe në Bankën Botërore, edhe shumë shtete tjera do ta njohin pavarësinë e Kosovës

    Nga Express më 06.06.2009 në ora 8:21

    Kryeministri Hashim Thaçi është shfaqur optimist të premten në lidhje me procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

    Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ai ka thënë se pas pranimet të Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe pas raportit pozitiv të Transparency International - siç e quajnë ata - do të pasojë një vlug i njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

    Kryeministri tha se rezultatet e fundit pozitive në dobi të çështjes së Kosovës, janë rezultat i punës së madhe që po bëjnë institucionet kosovare, në veçanti diplomacia kosovare.

    “Ky është sukses i jashtëzakonshëm i institucioneve tona, që kemi aplikuar vetëm para 10 muajsh. Anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB e së shpejti edhe në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim Europian është dëshmia më e mirë e përkushtimit të institucioneve në rrugën e suksesit të pandalshëm”, tha Thaçi.

    Anëtarësimi në BB, siç tha Thaçi, do t’i ndihmojë Kosovës të ketë përfitime në kuptimin edhe financiar, edhe në rritjen e mirëqenies sociale, edhe në marrjen e kredive afatgjate me kamata shumë të ulëta. Ndërkaq, brenda këtij muaji, ai tha se një delegacion i lartë shtetëror do të udhëtojë për në Washington, për të nënshkruar zyrtarizimin e pranimit të Kosovës në FMN dhe BB.

    Thaçi ndërkaq është optimist se njohja nga këto dy institucione si dhe vlerësimi i fundit i Transparency International lidhur me uljen e shkallës së korrupsionit, do të ndikojnë që Kosova të njihet edhe nga një numër i madh i shteteve.

    “Është duke u bërë një angazhim i shumanshëm për njohjet e reja që do t’i ndodhin Kosovës”, tha ai.

    Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni ishte më i drejtpërdrejt sa i përket njohjeve të reja. Ai madje i quajti freza demagogjike ato që i ka lëshuar diplomacia serbe, se gjoja kjo e fundit ka arrit të bllokojë njohjen e Kosovës nga disa shtete.

    “Diplomacitë e vendeve kundërshtare të pavarësisë së Kosovës, në rend të parë ajo serbe, duke sajuar tregime fantastike të njohjeve në bllok, përpiqet të krijojë alibi për të thënë vetëm një ditë më vonë se patëm një sukses të jashtëzakonshëm diplomatik, sepse penguam 20 apo 30 njohje të shtetit të Kosovës. Dua ta them publikisht se kjo është e pasaktë dhe nuk ndodh asnjëherë”, tha Ministri Hyseni.

    Diplomacia serbe, sipas tij, nuk ka shënuar asnjëherë sukses. I vetmi sukses që shënon ajo, siç tha Hyseni, është bllokimi i Kosovës në disa institucione ku Kosova ende nuk e ka krijuar pozicionin e domosdoshëm.

    “Prandaj qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë krenarë sepse nuk ka triumfe diplomatike në dëm të Kosovës dhe në kurriz të saj, siç preferohet të thuhet”, deklaroi Ministri Hyseni, sipas të cilit, anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB, janë të arritura fantastike.
    Ndërkaq pas ministrit Hyseni, Hashim Thaçi kërkoi nga ministrat e të gjitha dikastereve që të rrisin përgjegjësinë në punë.

    “Qytetarët janë duke na besuar, ndërkombëtarët janë duke na besuar dhe duke na përkrahur dhe ne duhet të bëjmë punë edhe më efektive dhe të çmuar”, tha ai.

    Qeveria e Kosovës të premten miratoi edhe Propozimin e MPJ’së që në strategjinë legjislative të vitit 2009 të përfshihet Projektligji për marrëveshjet ndërkombëtare dhe Projektligji për zbatimin e sanksioneve të OKB’së si dhe u miratua Projektligji për financimin e programeve të veçanta të banimit. Gjithashtu u mor vendim për formim e një Komisioni, i cili do të udhëhiqej nga Ministria e Ambientit dhe ajo e Bujqësisë, për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore në komunën e Gjilanit. Ndërkaq edhe pse ishin në rend dite, Qeveria nuk ka shqyrtuar propozimin e MTPT’së për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •