Lexo ne forumin tend ortodoks Temen me titull "Nena e Zotit" e hapur nga Albo.Si Nena e Zotit po te pyes une ty?Ka Zoti Nene.Cmenduri Njehere thoni Zoti eshte tre.Ati Biri fryma e shenjte. Tani nxirrni dhe Nenen e Zoti.(O Zot i paster je nga cdo e mete dhe nga cdo emertim qe ste takon)
Kjo eshte tjeter gje. E kemi sqaruar kush e di e sa here.
Ajo qe the ti dhe qe e mohova une eshte kjo fjali e jotja:
Zoti ka femije, nene, grua, apo se ka mare forma njerezish, shpendesh, sendesh.
Kjo fjali, qe Zoti ka nene, mohohet, sepse, ne rastin e Krishtit, ne nuk themi qe Krishti si Perendi ka nene, apo se Ati e lindi Birin me ane te marredhenieve njerezore.
Ne perdorim per Marien termin "Mema e Zotit" per te treguar se Biri i Perendise u be me te vertete njeri, duke mos cenuar aspak te qenit e Tij Perendi. Pra, Krishti ishte edhe Perendi edhe Njeri. Keto dy natyra ne Krishtin nuk u PERZIEN me njera tjetren, pra qe te rezultonte ne hyjnizimin e te krijuares. Ato qendruan te dallueshme, por njekohesisht te bashkauara e te pandashme NE NJE PERSON, i CILI PERSON eshte Perendia Bir.
Kjo dmth, qe Maria u be NENA e Perendise Bir ne natyren e tij njerezore, dmth, duke qene se Krishti qe lindi Maria si njeri nuk eshte vecse Biri i Perendise, Maria mund te quhet me te drejte Mema e Perendise apo Hyjlindese.
Nje shembull analog eshte: Ti si shqiptar, i lindur prej nje nene shqiptare, neser behesh edhe amerikan. Diten qe ndodh kjo, nena jote shqiptare, mund te quhet automatikisht nena e amerikanit (arrnub) edhe pse nuk ka te beje fare me amerikanet, sepse Arrnubi shqiptar dhe ai amerikan eshte i Nje-jti person.
Ndryshe, po te mos mund te quhej keshtu, do te dilte qe Arrnubi shqiptar eshte nje person tjeter nga Arrnubi amerikan. Por kjo do te ishte vec te tjerash, skizofreni.
Krijoni Kontakt