Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ceremonia e varrimit të premtimeve të qeverisë Thaçi

    AAK-ja mbajti “ceremoninë e varrimit të premtimeve të qeverisë Thaçi”

    Aleanca e te Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me disa organizata studentore dhe të shoqërisë civile kanë protestuar sot me moton “Ceremoni e Varrimit të premtimeve të Qeverisë Thaçi”. Protestuesit kanë parakaluar në rrugën “Nëne Terezë” që nga “Sheshi i Zahir Pajaziti”, deri të ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku simbolikisht e kanë varrosur arkivolin me premtimet e qeverisë Thaçi.
    Kujtim Selmanaj, udhëheqës i Aleancës së të Rinjve të Kosovës dhe i protestës së sotme, tha se “kjo varrosje simbolike e arkivolit me premtimet e qeverisë Thaçi ka të bëjë më tërheqjen e vërejtjes si për këtë qeveri, ashtu edhe për institucionet e tjera të vendit për premtimet të cilat ata nuk po i realizojnë, si dhe veprimet e tyre të pa matura”.


    Sipas tij, këto premtime kanë të bëjnë ato të cilat Thaçi i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.
    “24 orë rrymë, si dhe ngritja e pagave dhe pensioneve, krijimi i vendeve të reja të punës”, ka sqaruar Selmanaj.

    Ndërkaq, veprimet të cilat po i ndërmerr qeveria Thaçi, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas Selmanajt janë të papranueshme, dhe kanë të bëjnë eliminimin e datave më të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë më çështjen tonë kombëtare.

    “Fuqizimin e SHIK-ut, njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës nga 100 shtete për 30 ditë, Dita e flamurit, çlirimit ”, ka theksuar Selmanaj.

    Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se a janë varrosur më këtë arkivol edhe disa nga premtimet e qeverisë së mëparshme të AAK-së, Selmanaj tha se ajo qeveri të paktën ka mbajtur premtimin sa i përket furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së verës.

    “Sot nuk jemi këtu përfaqësues të Aleancës, por edhe përfaqësues të organizatave studentore, si dhe te shoqërisë civile”, ka thënë Selmanaj.

    Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi kthen besimin e qytetareve

    Raporti i UNDP-se paraqet rritje te kenaqshmerise qytetare me punen e institucioneve

    Keto rritje te kenaqshmerise qytetare me punen e institucioneve jan ne rritje ne periudhen maj 2008 ne krahasim me dhjetirin e 2007




    Thaçi kthen besimin e qytetareve


    71 % per qind eshte shkalla e kenaqshmerise per punen e Kryeministrit Hashim Thaçit

    14 % per qind rritet besimi per Sejdiun

    15 % per qind me shum besim per punen e Kuvendit tani rretn 52 %

    Te kenaqur me Flamurin

    sa i perket flamurit te ri te Kosoves ne raport eshte then se 74 %per qind te shqiptarve dhe 91 % te tierve mendoin se jan te perfaqsuar mire ne flamurin e ri
    dhe rreth70 % te serbve mendoin se nuk jan perfaqesuar mire ne flamurin shtetror te Kosoves

    marr nga gazetat
    Epoka e re dhe Infopress
    te dates 27 .05.2008
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Wednesday, April 16, 2008
    Ushtari i panjohur

    Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi

    Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

    Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

    Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

    Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

    Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

    Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

    Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

    Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

    Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

    Juve na keni borxh te verteten.

    Sinqerisht,

    Ushtari i panjohur

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    AAK-ja e ka pas kënaqë sa ishte në pushtet.

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •