Nuk i trëmbem natës

Tema: Nuk i trëmbem natës

  1. Maska e riza2008

    riza2008 said:

    Ndarja.........

    Me shikim verbues nuk të ndoqa
    Dhe xheloz , s’u bëra ta dish,
    Por, e pashë,papritur e poqa,
    Largesën,që t’i, s’do të më vish.


    Ajo shprehje nga doli pa ngjitur?
    Ajo sjellje mbi syçka nga ra?
    Ajo ditë si ditë e habitur,
    Më shikonte dhe as gjë s’ më tha.


    Përpiqesha…..Ku ishte gabimi?!
    Gabimi që ndarje po sillte,
    Në ndihmë më vinte mashtrimi,
    Mashtrimi që s’donte t’ja dinte.


    Ç’më duhen, faktet me fjalë?
    Ndarjen e shikoja në sy.
    Edi! Nuk jam më, si më pare,
    U ndamë….,por arsyet, si di…..?!
     
  2. Maska e Besoja

    Besoja said:
    Përshëndetje Riza!
    Po hedh edhe unë nja dy vargje që besoj se nuk do të të rëndojnë në faqen tënde.

    Eh..më ka ndodhur
    Të jem me një bukuroshe
    Por ah...qënkam 'të lodhur'
    Tani jam veç për në 'qoshe'

    E ashtu ofshaj në shpirt
    Si them dot dy fjalë
    Veç kur i shikoj syt
    I shikoj si djalë
     
  3. Maska e INDRITI

    INDRITI said:
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Unë jam shok me bredhat nëpër male,
    Që ngjyrën s'e ndryshojnë në as një stinë.
    S'tundem nga acari e tufane,
    As nga bora e shiu me suferinë.


    Ajër i pastër shkëmb i fortë,
    Vallë u jep kaq forcë e kaq rini?!
    Ku ta dish,natyra ka ligje qe ne s'i dimë sot
    Dhe prej nesh i fsheh me xhelozi.


    Unë jam shok me bredhat në ç'do stinë
    Dhe në dimër mbi supe mbaj borën i heshtur.
    Pranverën e pres me gaz e dëshirë,
    Që si qershizë t'i nxjerr sythet i zhveshur.
    THjesht je i madh Riza, me pelqeu shume kjo qe citova.
    Krejt miqesisht
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top
     
  4. Maska e bili99

    bili99 said:
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ecia,ecia rrugës i nxituar
    Dhe pa dashje shtyj me krah një gocë.
    Ajo kthehet krej e revoltuar,
    Hej plakush! Kërkon të më ngacmosh?

    Shtanga nga gabimi dhe u skuqa.
    -Jo i thashë;kalova me nxitim,
    Krejt pa dashje krahun tënd e puqa
    Dhe s'kam karshi teje,as një qëllim.

    Bukuroshia shpejt ndryshoi pamje,
    Buzëqeshi si me xhelozi.
    Mir' plakush- Un' jam një vajzë çame,
    Dhe në jetë ,ç'do gjë më duket pabesi.

    Bukuri e çames më qetsoi
    Dhe gabimin e harrova shpejtë.
    S'di pse një hutim, krejt më pushtoi,
    Tiktaku i zemrës, s'ndihej më i qetë.

    Sytë e saj s'më quajnë më të vjetër
    Dhe për dashuri nuk pretendojnë.
    Diçka midis nesh na lidh pa tjetër,
    Ne jemi Shqiptarë folëm një gojë.


    Na kenaqe poeti im i dashur Riza, s'ka se si mos te jeshe shok me bredhat se vete je nje bredh i larte i poezise.
    Pac gjithmone motive qe ti i shendrron ne vargje kenaqesie per te gjithe .

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete
     
  5. Maska e riza2008

    riza2008 said:
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Përshëndetje Riza!
    Po hedh edhe unë nja dy vargje që besoj se nuk do të të rëndojnë në faqen tënde.

    Eh..më ka ndodhur
    Të jem me një bukuroshe
    Por ah...qënkam 'të lodhur'
    Tani jam veç për në 'qoshe'

    E ashtu ofshaj në shpirt
    Si them dot dy fjalë
    Veç kur i shikoj syt
    I shikoj si djalë
    Faleminderit Beso!Ne faqet e mia mund te shkruash sa here qe ti e shikon te arsyeshme dhe s'i rendon aspak,por i zbukuron shume.Respekte Beso.
     
  6. Maska e riza2008

    riza2008 said:
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    THjesht je i madh Riza, me pelqeu shume kjo qe citova.
    Krejt miqesisht
    Indriti.
    Indrit faleminderit qe merr pjese ne faqet e mia.Respekte.
     
  7. Maska e riza2008

    riza2008 said:

    Thinjat....

    Të bukura janë thinjat e mia
    Si flok dëbore përmbi gjeth.
    Ua them me shpirt s’ka ndodh’ çudia
    Krenohem,mburrem,kur i qeth.

    Pasqyra them se e ka fajin
    Ajo çdo ditë më informon
    T’u shtuan thinjat,s’po të hap namin
    Ae kupton si po ndryshon!

    Dhe balli s’ndihet i vetmuar
    Brezaret radhën e kanë zënë.
    Ajo fytyrë kaq e lëmuar,
    U tha, u rreshk ashtu pa thënë.

    Thinjat shtohen, unë rinohem
    Ka dhe rini në pleqëri.
    Të shkretat thinja që tërbohen,
    Se si vë re, si shoh me sy.
     
  8. Maska e e panjohura

    e panjohura said:
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të bukura janë thinjat e mia
    Si flok dëbore përmbi gjeth.
    Ua them me shpirt s’ka ndodh’ çudia
    Krenohem,mburrem,kur i qeth.

    Pasqyra them se e ka fajin
    Ajo çdo ditë më informon
    T’u shtuan thinjat,s’po të hap namin
    Ae kupton si po ndryshon!

    Dhe balli s’ndihet i vetmuar
    Brezaret radhën e kanë zënë.
    Ajo fytyrë kaq e lëmuar,
    U tha, u rreshk ashtu pa thënë.

    Thinjat shtohen, unë rinohem
    Ka dhe rini në pleqëri.
    Të shkretat thinja që tërbohen,
    Se si vë re, si shoh me sy.
    Thinjat mbulohen
    Rrudhat mund te flaken
    Ndjenjat dhe zemra
    Ato kurr nuk plaken!

    Pra mik i nderuar
    Thinjat i ngjyros
    Po si ta sheron zemren
    Nese eshte plagos??
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
     
  9. Maska e riza2008

    riza2008 said:
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    Na kenaqe poeti im i dashur Riza, s'ka se si mos te jeshe shok me bredhat se vete je nje bredh i larte i poezise.
    Pac gjithmone motive qe ti i shendrron ne vargje kenaqesie per te gjithe .

    me nderime,
    bili99
    Mik i nderuar ju falenderoj per çfar shkruani ne temen time.Respekte
     
  10. Maska e riza2008

    riza2008 said:

    Sot....

    Sot mali dëborën,
    Zbriti dhe pak.
    Lisi i gjorë
    u bë më plak.

    Larg një zog
    Zë e kërkon,
    Folenë e prishur,
    Që dëbora mbulon.

    Unë bëj roje,
    Bora të shkrijë.
    Që zogu i mallit,
    Sërisht të vijë.